Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 25
  1. #11
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Per mendimin tim interneti, jo vetem forumi, shpeshhere nuk eshte nje medium real i vleresimit te autoreve. Se pari ne rastin me te keq ndonje syresh mund te hyje me kushedi sa nofka dhe te lavderoje vepren e vet.

    Se dyti, te dashurat, miqte, te afermit, shoket e autorit ne fjale, deri edhe mamaja e vet ta zeme, me anonimitetin qe ju ofron interneti teorikisht mund te futen dhe te japin vleresimet e tyre aspak objektive.

    Sikur kjo te mos mjaftonte, dikush me te cilin autori ka nje inat personal ne jeten e tij private, mund te hyje ketu dhe te perpiqet t'i ule poshte ne anonimat, me cdo kusht, shkrimet e autorit ne fjale.

    Dhe sigurisht per te mos i thjeshtesuar aspak gjerat kemi edhe faktorin e popullaritetit te autorit ne kliken e vet ne forum, si edhe te tjeret qe permend Eagle, te cileve mund t'ju duket vetja te liq nqs. thone mendimin e tyre te vertete kur nje shkrim ju duket i pavlere... keshtu qe me mire heshtin.

    Nje menyre me e thjeshte per te matur vlerat e nje autori eshte te shohesh sa te gatshem jane profesionalet, amatoret, apo njohesit jo te siperfaqshem te letesise te paguajne para per te blere vepren e autorit ne fjale. Them njohesit e letersise pasi shpresoj se ata kane me pak mundesi te influencohen nga reklamat pompoze tip "Xhunga".

    Ne perfundim, kush nuk ka krijuar ende nje "reputacion" per arsye te ndryshme, mund ta perdore internetin si nje mjet reklamimi. Si e perdor ky autor internetin pastaj, ne menyre te ndershme apo me skema te fshehta, eshte pune tjeter, por te dyja mundesite ekzistojne.

    Kush eshte i kenaqur me reputacionin e tij, si ata "te medhenjte" ta zeme, s'di pse mund te drejtohet nga forumet kur te tjeret mund te paguajne per te lexuar shkrimet e tij. Cfare, futen ne forum se kane kohe te tepert neper duar? Por a kane te suksesshmit kohe te tepert? Jane keto disa pyetje qe ja drejtoj vetes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angeldust : 15-03-2005 mė 00:36
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  2. #12
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    shume nga ju keni permendur pika te mira, ne vecanti me pelqyen komentet e angeldust.

    pa dashur te kritikoj njeri, po shpreh dy fjale:

    Mendoj qe nje krijues i vertete nuk e lodhe shume koken per reputacionin por thjesht mendon te krijoj.

    Per krijuesit e vertete forumi nuk duhet te jete gje vecse nje fletore dhe nje lapse ne ditet e sotme.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar mė parė nga Veshtrusja
    shume nga ju keni permendur pika te mira, ne vecanti me pelqyen komentet e angeldust.

    pa dashur te kritikoj njeri, po shpreh dy fjale:

    Mendoj qe nje krijues i vertete nuk e lodhe shume koken per reputacionin por thjesht mendon te krijoj.

    Per krijuesit e vertete forumi nuk duhet te jete gje vecse nje fletore dhe nje lapse ne ditet e sotme.
    Nuk jam dakord me ty Veshtruese. Kenaqesia me e madhe per dike qe shkruan mendoj se duhet te jete te qenit i lexuar dhe vleresimi nga lexuesit. Nuk mendoj se reputacioni eshte detyrimisht nje tregues i cilesise, meqenese ai kushtezohet shume nga rrethanat dhe kjo e dyta (cilesia) eshte shume relative, por te thuash qe nje "krijues i vertete" nuk e lodhe shume koken eshte nje zhveshje nga tiparet njerezore. Apo, me "krijues te vertete" ti kupton nje mbinjeri, qe s'ka ego, qe s'gezon suksesin dhe vleresimin e punes? Do me behej qejfi nese merr mundimin te me sqarosh se ēfare do te thuash me fjaline e fundit...


    Une jam dakord me ato qe ka thene crazy old baby.

    Mendoj se Forumi nuk ia ul vlerat shkrimtarit, perkundrazi ia rrit (nese ka kuptohet).

    Per Eagle: Te gjithe Krijuesit Te Vertete jane.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [xeni] : 15-03-2005 mė 13:57

  4. #14
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar mė parė nga [xeni]
    Nuk jam dakord me ty Veshtruese. Kenaqesia me e madhe per dike qe shkruan mendoj se duhet te jete te qenit i lexuar dhe vleresimi nga lexuesit. Nuk mendoj se reputacioni eshte detyrimisht nje tregues i cilesise, meqenese ai kushtezohet shume nga rrethanat dhe kjo e dyta (cilesia) eshte shume relative, por te thuash qe nje "krijues i vertete" nuk e lodhe shume koken athere ti e zhvesh ate nga tiparet njerezore. Apo, me "krijues te vertete" ti kupton nje mbinjeri, qe s'ka ego, qe s'gezon suksesin dhe vleresimin e punes? Do me behej qejfi nese merr mundimin te me sqarosh se ēfare do te thuash me fjaline e fundit...

    Mendoj se Forumi nuk ia ul vlerat shkrimtarit, perkundrazi ia rrit (nese ka kuptohet).
    xeni, per mendimin tim, kenaqesia e pare per ate qe krijon duhet te jete te aftesia qe zoteron ne vetvete per ta shprehur ate qe ndien dhe nuk duhet te jete ne vend qe te kenaqi x-in apo y-psilonin (ne baze te kesaj besoj mund te kuptosh me mire ate qe kisha une ndermend kur thash "krijues te vertete")

    pikerisht se jam dakort qe reputacioni nuk eshte detyrimisht nje tregues i cilesise prandaj dhe thashe se nje krijues nuk duhet te mendoj per reputacionin.

  5. #15
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    my pleasure...M`sieu :)

    Citim Postuar mė parė nga Eagle
    nga tre arsye qe ke paraqitur, e katerta me duket me e sakta.

    arsyeja e pare ngjan pak naive...s'duhet ndonje mencuri e madhe te hysh neper forume.

    kufijte territoriale me shpikjen e internetit jane zhdukur. prandaj kur them te "njohur" nuk kam parasysh vetem komunitetin letrar ne Shqiperi..ka gjasa qe ky i fundit ka njohje empirike mbi cfare ndodh ne te vertete. pra arsyeja jote e dyte bie poshte

    te treten s'e mora vesh mire..

    thanks miss korca
    te paren: thashe qe eshte me teper konceptuale sesa aftesore, veri veshin.

    E dyta: ketu s'te mora vesh mire. A jane te gjithe shqipetaret (emigrante) te njohur nga komuniteti letrar shqiptar? Se besoj! dhe ketu nuk po zgjatem shume me arsyet, pasi mund ti kini prekur dhe me lart.

    E treta: per kete mos e vraj mendjen shume. Fakti qe ti nuk e ke kuptuar do te thote qe nuk eshte per ty (ne te vertete, ta kisha shkoqitur une ty, madje me shembuj konkrete, po kam frike se demtoj reputacionin e pseudonimit tim)

    Perfundimisht, besoj se reputacioni (ne fushen profesionale flas) nuk eshte dicka qe merret for granted. Shkrimtari duhet ta fitoje ate, dhe kjo arrihet pas shume vitesh pune te mundimshme. Forumet e tipit FSH i sherbejne vetem nje gjeje - argetimit. Nje shkrimtar (s'ka rendesi ne eshte i njohur apo jo) mund te shpenezoje kohe te kendshme ne forum, njesoj sikur ta kishte shpenezuar ne nje bar apo kafene. Njohja, suksesi (dmth reputacioni qe po flasim ne) varen nga institucioneve te tjera, qe s'ka nevoje te zgjatem shume. Kjo nuk do te thote aspak qe krijuesit e forumit tone nuk kane reputacion apo nuk jane ne nivelin e duhur. Gjithashtu, ka plot krijues te talentuar per te cilet te shkruarit nuk eshte profesion; shkruajne thjesht per qejf, apo hobby si i thone, dhe ne kete rast, forumi eshte nje mjet qe i sherben me se miri qellimit te tyre.

    Ah se mos harroj: qe nje shkrimtar te arrije lartesite per te cilat behet fjale, ai duhet te jete son of a gun (me falni per anglishten). E kam fjalen, duhet te kesh ego te madhe...edhe mend ne koke domosdo Nese nuk je i zoti te dalesh ne shesh dhe te kafshosh dike, harroje famen miku im! te rralle jane ata njerez te njohur qe jane tremendously nice. Gjithsesi, gjerat nuk jane te prera me thike.
    Summertime, and the livin' is easy...

  6. #16
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Unė mendoj qė njė krijues i vėrtetė nuk ėshtė njė ofrues krijimesh apo propozues temash diskutimi. Njė krijues i denjė pėr kėtė emėr ėshtė dikush qė vetėm krijon, dhe ky krijim duke i ardhur krejtėsisht nga shpirti i tij, dmth pa lidhje me mendjen. Aty ku hyn pėrllogaritja, aty ka mbaruar krijimi. Krijimet me porosi janė krijime tė tėrhequra pėr fije flokėsh. Kėshtu qė njė krijues i vėrtetė nuk ka nevojė pėr miratimin e publikut. Publiku mund tė mendojė ē'tė dojė, kjo nuk duhet tė shkojė deri tek veshėt e krijuesit. E gjithė ajo qė ėshtė e kondensuar nė njė ēast tė dhėnė nė shpirtin e krijuesit dhe qė materializohet nė njė krijim, e gjitha kjo vepron sipas tė tjera ligjesh sesa atyre qė qeverisin jetėn reale mbi tokė. Kėshtu qė njė krijuesi tė vėrtetė as i shtohet as i pakėsohet reputacioni nga pjesėmarrja nė forume, sepse kemi pranuar qė ai shkruan vetėm nė atė moment kur shpirti i tij ia dikton kėtė. Krijimet e tjera nuk janė gjė tjetėr veēse mėnyra tė papastra pėr tė veshur njė petk tjetėr nga ai qė meritohet nė tė vėrtetė : ato janė mjete jetese dhe tė kėrkuara vetėm pėr kėtė qėllim.

  7. #17
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Meqe nuk shkruan kadare , agoll, zhiti , etj neper forume, automatikisht te tjeret qe shkruajne as "nuk jane krijues te vertete" ose nuk u plas per reputacioni".
    Nuk e di pse shkrimtari u dashka te shqetesohet per reputacion e te tjera?
    Ka mjaft arsye te tjera shqetesimi, dhe krijimi ose shkruaja neper forume , vetem e qeteson. Kush e vertetojise neper forume nuk hyjne edhe disa nga ata me reputacion, pervec ndoshta Kadarese? Une i kam pare disa nga keta te "medhenjte" neper forume. (pasi ka edhe forume te tjera perve ketij FSH).
    Madje disa prej tyre kane website personale, ku mund tu shkruash , pse jo edhe tu shtrosh pyetje te tilla, si keto qe shtrohen ketu.
    Gjithashtu ka edhe forume me shkrimtare e autore mjaft te njohur amerikane , qe veprat e tyre i botojne se pari ne kato forume. (kur te kem kohe do te sjell edhe adressat).
    Krijuesi (pa reputacion) shkruan thjesht per kenaqesi, ai "profesionisti" e shfrytezon profesinonin e te shkruarit per para. Sepse edhe fama ka dale disi prej modes.(pervec tek ne shqiptaret, qe para se te mendojme se cdo te shkruajme , perfytyrojme zhurmen dhe famen qe do te beje emri yne ( them emri, pasi vepra shkruhet pa u menduar dhe aq mire, mjaft te mendojme per famen ne fillim).
    Ndersa "te medhenjte" letersise shqipe, dhe sidomos letersise se sotme shqipe , i mungojne, keshtu qe disa me te njohurit i quajmete medhenj. (kjo nuk eshte gje e keqe).
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Pėrse shkruajnė ata?

    [QUOTE=Eagle a nuk mendoni se forumet jane thjesht vende ku shkrimet e paraqitura nuk kane shume nivel...se atyre qe shkruajne u mungon pergjegjesia....dhe mos thoni qe s'eshte keshtu, ne shumicen e padiskutueshme te rasteve
    krijohen ca klane te njohurish qe bejne elozhe pas cdo postimi, dhe shume te tjere qe se thone nje fjale per arsye etike ose indiference.

    cfare i permireson let shqipe aktivizimi virtual..ja kjo eshte pyetja...
    [/QUOTE]

    George Orvell nė eseun e tij "pėrse shkruaj ?" nxjerrė 4 motive pėr tė cilat shkruan:

    1.Egoizmi i thjeshtė
    2.Entuziazmi estetik
    3.Pėrgjegjėsia historike
    4.Qėllimet politike

    Unė si konsumator i letėrsisė nuk dyshoj se autorėt e sotėm shqiptarė dhe tė huaj(tė njohur apo mė pak tė njohur) nuk i kanė shumicėn e kėtyre atributeve tė Orvelli-t.Por problemi qėndron se pėr tė lexuar diēka tė bukur tek forumi duhet ti lexojmė edhe 100 postime tė tjera tė parėndėsishme qė na kontaminojnė edhe vlerat qė sapo kishim lexuar apo qė kemi ndėrmend t'i lexojmė. Duke na humbur edhe kohėn tonė tė ēmuar.
    Ata (shkrimtarėt) nuk publikojnė nėpėr forume sepse rreziku i plagjiatit tė tyre rritet(kjo mė ėshtė thėnė nga poeti italian G.I). Kanė tė bėjnė me turma anonime(pėrfshirė dhe mua kėtu)qė nuk kanė guxim as emrin e tyre tė vėrtetė ta thonė dhe mund tė kontestohen nė format mė tė ndryshme. Pėr ē'arėsye ahere do tė duhej tė shpalosnin ndjenjat dhe estetikėn e tyre?
    Pėr nevoja komunikimi me lexuesit nganjėherė edhe marrin guximin tė dalin me emėr...por jam i sigurtė se do preferonin sallat me lexues tė apasionuar e kritikė letrarė tė paanshėm e jo tifozė tė ndezur stadiumesh e forumesh...qė mė shumė u ngjajnė fantazmave se lexuesve "normalė"
    Prandaj ata pak qė kemi nė forumin tonė t'i ruajmė aq sa kemi mundėsi. Tė shkruajmė rreth tyre apo poezive tė tyre vetėm kur kemi dashurinė ndaj letėrsisė dhe kompetencat e duhura letrare. Pėr aq sa ėshtė e mundur...ndryshe na kanoset rreziku tė lexojmė hermafroditė vetėelozhues apo poezi anonime qofshin ato edhe tė bukura por duke qenė anonime humbin qėllimin e tyre primar dhe kthehen nė rrjeta tė dyshimta peshkimi, ujėrave tė turbullta tė forumit...
    laguna blu

    P.S. Mė pėlqeu qasja e Eagle dhe angeldust ndaj problemit...dhe nuk shoh se si do tė mund tė materializohej poezia nė forume si ky i yni. Ajo ėshtė dhunti qė konsumohet vetėm nga njė kategori e ngushtė njerėzish. Tė ishte prozė apo gazetari edhe do kisha besuar...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga laguna blu : 16-03-2005 mė 21:31 Arsyeja: Vėnje titulli
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  9. #19
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Duke mbėshtetur kėtu D_D, COB dhe macen, do tė doja tė shtoja se Agim Doēi ėshtė shembulli mė i pastėr i krijuesit tė vėrtetė shqiptar, tė cilin nuk e tut frika e dėmtimit tė reputacionit nga pjesėmarrja e tij nė forum.


    xxx

  10. #20
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Pavarsisht se forumistat nuk e ndjene veten kaq mendjemedhenj e te besojne se marrin pjese pikerisht ne kete kategorine e ngushte njerezish konumatore te poezise. Atashkruajne ne rrjeshta te ngushte pa ndonje bindje absolute se po shkruajne PoEZI e kategorise se ngushte....etj etj

    Shumica e atyre qe po shkruajne ne kete teme, po shprehin paragjykimet e tyre, dhe po shpalosin here inate e here mbivleresime per veten, packa se edhe ata si krijuesit jane vecse anonime.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 17-03-2005 mė 16:57
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  2. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  3. Marrdhėniet Izraelo-Palestineze hyjnė nė njė erė tė re.
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 181
    Postimi i Fundit: 29-10-2003, 12:19
  4. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •