Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Thyerja e heshtjes sė Simone de Beauvoir

    Si e shihte Simone veten

    Kanė krijuar pėr mua dy imazhe. Jam njė e ēmendur, gjysėm e ēmendur, njė ekcentrike. Kam zakonet mė tė shthurura; njė komunist tregonte se nė vitin '45, qė nė Rouen, nė rininė time, mė kanė parė tė kėrceja lakuriq mbi ca fuēi; i kam praktikuar tė gjitha kėto sjellje me zell tė madh, jeta ime ishte njė karnavale.

    Me kėpucė tė sheshta, me topuz, njė grua qė merrej me bamirėsi, njė mėsuese (nė kuptimin e keq qė e drejta i jep kėsaj fjale). E kaloj jetėn nėpėr libra dhe pėrpara tavolinės sė punės, me trurin e pastėr. Asgjė nuk ju pengon tė kėshilloni tė dyja portretet. Kryesorja ėshtė qė tė paraqitem si njė anormale.

    Fakti qė jam shkrimtare: njė grua shkrimtare nuk ėshtė njė grua qė shkruan nga brenda, por njė njeri tėrė qėnia e sė cilės ėshtė e dėnuar nga tė shkruarėt. Shkrimtarja ka arsyet e saj, rregullin e saj, qėllimet e saja pėr tė cilat mund ta quash ekstravagante vetėm nėse nuk arrin ta kuptosh.

    Pėrse zgjodha tė shkruaj? Arsyeja e parė ėshtė admirimi qė kam pėr shkrimtarėt, librat e tė cilėve gjithė bota i lexon: ata prekin imagjinatėn, zemrėn; ata meritojnė lavdinė mė universale dhe mė intimen. Si grua kėto maja mė dukeshin mė tė arritshme. Duke shkruar njė vepėr qė frymėzohet nga historia ime, e krijoj veten time nga e para dhe do tė justifikoja ekzistencėn time. Nė tė njėjtėn kohė i shėrbeja njerėzimit: A ka dhuratė mė tė bukur se librat? Sinqeriteti letrar nuk ėshtė ai qė ne imagjinojmė rėndom: nuk bėhet fjalė tė transkriptosh emocionet, mendimet qė ndodhin ēast pas ēasti, por tė tregosh horizonte qė ne nuk i prekim, qė nuk vihen re menjėherė, por qė nė fakt janė aty; ja pėrse pėr tė kuptuar sipas veprės personalitetin jetėsor tė njė shkrimtari, duhet shumė mundim.

  2. #2
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Kush eshte Simone

    Simone de Beauvoir lindi nė vitin 1908, nė Paris ku dhe merr njė edukim borgjez, konformist dhe fetar. Ajo rrjedh nga njė familje e pasur, pasi i ati ishte avokat. E ėma, e cila qe njė katolike e devotshme, ngulmonte qė t'i rriste dy vajzat nė njė mėnyrė strikte dhe tradicionale. Nė moshėn 14-vjeēare, Simone bėhet ateiste dhe vendos qė t'i pėrkushtohet tė shkruarit. Ajo studion pėr filozofi nė Sorbon ku takohen me Jean-Paul Sartre. Nė vitin 1943 fillon karrierėn letrare. Mrojtėse e zjarrtė e ekzistencializmit, ajo ngre pyetje derisa t'i gjejė njė kuptim jetės nė absurditetin e njė bote qė nuk e kemi zgjedhur vetė qė tė lindim. Fiton ēmimin Goncourt me "Mandarins". Udhėton nė Azi, Afrikė, Europė, Kinė e Brazil. Filozofe, eseiste, romaniciere dramaturge, Simone de Beauvoir, e ka mbizotėruar letėrsinė femėrore tė kohės sė saj. Veprat e saja autobiografike bėjnė qė breza tė tėrė tė rijetojnė edhe njė herė. E indinjuar nga fakti qė femra trajtohej si njė objekt erotik, ajo nuk ka reshtur sė luftuari pėr lirinė e saj. "Seksi i dytė" ėshtė shndėrruar nė biblėn e lėvizjes feministe botėrore. Duke filluar nga viti 1980, pas vdekjes tė sė shoqit, shėndeti i saj fizik dhe mendor u pėrkeqėsua pėr shkak tė varėsisė sė saj ndaj alkoolit dhe amfitaminės. Vdiq nė moshėn 78-vjeēare dhe u varros nė njė tė njėjtin varr me Jean-Paul Sartre.

    Marie Jo-BONET

    Botimi i Gazetės sė Luftės tė Simone deBeauvoir, dhe publikimi i letėrkėmbimit tė saj me Sartrin, nė lib rin "Kujtimet e njė vajze tė rritur mirė", nga Bianca Lambin, na kanė lejuar tė zbulojmė njė heshtje kurioze tė autores sė "Seksit tė dytė": raportin e saj intim me lesbizmin.

    E dimė tashmė qė Simone de Beauvoir ka pasur marrėdhėnie intime me femra, "pasione organike", tė pėrjetuara kryesisht me nxėnėset e saj tė hershme. E dimė gjithashtu se jeta e saj ishte ndėrtuar rreth njė trioje dhe jo rreth dyshes, njė trio qė nėnkuptonte nga njėra anė "dashuri tė nevojshme" me Sartrin dhe nga ana tjetėr ato qė ajo i quante "dashuri tė rastit"? me femra. Por pyetja qė shtrohet pas kėtyre zbulimeve tė vona ėshtė se pėrse filozofja e ekzistencializmit e ka fshehur biseksualitetin, kur ajo e vendoste tė vėrtetėn nė bazė tė moralit tė autenticitetit.

    Kėtu duhet tė shohim njė reagim ndaj homofobisė sė shoqėrisė franceze, tė cilėn e vuri re qė kur ishte adoleshente nėpėrmjet vdekjes sė mikes sė saj Zazasė, pėr tė cilėn ajo ndjente emocione tė pakodifikuara. Po kėshtu gjatė luftės, Simone de Beauvoir ėshtė viktimė e ideologjisė sė Vichy-sė, tė motos Punė-Familje-Atdhe. Nėse ajo flet pėr homofobinė nė "Seksi i dytė" duke i paraqitur lesbiket si ato qė zgjedhin rrugėn e dėnueshme, vėmė re se ajo nuk bėn njė analizė. Ajo kėnaqet duke ndrequr sigurinė e psikanalizės mbi lesbiket burrėrore dhe femėrore, duke u fokusuar nga ėndja lesbike nė njė zvogėlim tė saj duke e mbylluar kapitullin: Asgjė tjetėr nuk jep ndjesinė mė tė keqe tė mendjengushtėsisė dhe tė gjymtimit sesa klanet e femrave tė dala nga skllavėria.
    E shohim se si filozofja Simone de Beauvoir nuk ishte gati tė shfaqej si lesbike. Gjithēka ngrihet rreth kėsaj ideje, duke nisur qė nga konceptimi i saj pėr emancipimin e femrės, qė ėshtė pėr tė para sė gjithash njė aventurė intelektuale e mbajtur nė bashkėvllazėrinė mashkullore dhe e konsoliduar nga pavarėsia ekonomike. Erosi lesbik dhe mbretėria e mendjes kundėrvihen aq shumė mes tyre brenda saj, saqė edhe gjatė viteve kur lesbiket e morėn fjalėn publikisht, Simone de Beauvoir nuk do tė thojė asnjė fjalė nė mbėshtetje tė tyre, duke preferuar tė merrej me luftėn pėr abortin, se sa pėr lirinė homoseksuale. E kam takuar shpeshherė asokohe, nė kuadrin e njė grupi historianėsh qė pėrgatisnin emisione, pikėrisht nė emisionin Sartri nė shekull e nuk folėm asnjėherė pėr kėtė, dhe pse e kisha pyetur pėr Violette Leduc, nė momentin kur nisa edhe tezėn time pėr dashurinė mes femrave.

    Kjo heshtje pėr homoseksualizmin ka njė arsye qė e shpjegoj me idetė e saj filozofike pėr njė frikė nga bushtėrīa franceze. Materializmi ekzistencial qė formon analizėn e saj tė shtypjes sė gruas, mbyll ēdo ankorim tė dashurisė lesbike nė njė dinamikė emancipuese. Nėse gruaja ėshtė Tjetra e burrit, nėse feminiteti ėshtė ndėrtuar nė mėnyrė sociale, nėse dashuria ėshtė njė tjetėrsim i konceptuar lirshėm, si mundet qė njė grua tė ndėrtojė identitetin e saj nėpėrmjet dashurisė pėr njė grua tjetėr? Eshtė e pamundur dhe e kuptojmė se pėrse njė vizion i tillė i femrės relative nuk mund tė ēojė nė njė analizė tė homofobisė. Duhet qė esenca tė mos ndjekė ekzistencėn, tė paktėn tė jenė me njė origjinė tė njėjtė, ashtuqė dėshirat homoseksuale tė pėrfshihen si njė dimension i identitetit njerėzor.

    Tek "Seksi i dytė", fjalia hyrėse nė kapitullin pėr lesbiket ėshtė domethėnės. Kėtė pozicion identiteti qė nuk mund tė mbrohet, Beauvoir e pati qė nga paslufta deri nė vdekje. gruaja ėshtė gjithnjė e frustruar duke qenė edhe individ aktiv, shkruante ajo. Pėr mashkullin femra nuk ėshtė organ zotėrimi, por ėshtė gjahu i tij. Ja njė fjali shumė domethėnėse pėr marrėdhėnien e saj me gruan qė donte dhe me botėn mashkullore. Gruaja ėshtė gjahu seksual, njė objekt konsumimi, gėlltitjeje, madje edhe metafora qė ushqehen nė penėn e saj kur sjell ndėrmend netėt e kaluara me njė nga tė dashurat e saj tė reja, nė vitin 1939, kohė kur ajo shkruante: "Natė patetike " e pasionuar, e neveritshme si mėlēi me dhjam

    E marrim me mend se me ē'kontradikta i ėshtė dashur tė ndeshet Simon de Beauvoir-it. Njė pangopėsi ekzistencialiste pa kufi qė pėrfshin ėndjen fermėrore, njė pasion absolut pėr Satrin qė i ofron atij tė dashura, tė cilat i ndan me tė. Nė fund njė neveri pėr feminitetin e konceptuar si njė prodhim i pastėr i dominimit, nuk e kanė ndihmuar qė tė thyente heshtjen mbi praktikat lesbike. Por mė shumė se kėto ėshtė sistemi i saj filozofik qė e ndalon, po aq sa ėshtė e vėrtetė se mendja ėshtė qendrimi i vetėm i emocioneve tona tė pakodifikuara.



    (Materiali eshte marre nga "MILOSAO", perkthyer nga AIDA HARKA)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dikeafajtore : 12-03-2005 mė 14:01

Tema tė Ngjashme

  1. Simone De Beauvoir (Gruaja: Miti dhe Realiteti)
    Nga Cupke_pe_Korce nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-05-2004, 11:45
  2. FEMINIZMI (Simone de Beauvoir)
    Nga Dritusha nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 01-05-2003, 19:27
  3. Spiralja E Heshtjes Kėrcėnon Opinionin Shqiptar
    Nga Albanino nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2002, 06:54
  4. Tuneli i heshtjes...
    Nga dikeafajtore nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 18-07-2002, 01:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •