Si e shihte Simone veten
Kanė krijuar pėr mua dy imazhe. Jam njė e ēmendur, gjysėm e ēmendur, njė ekcentrike. Kam zakonet mė tė shthurura; njė komunist tregonte se nė vitin '45, qė nė Rouen, nė rininė time, mė kanė parė tė kėrceja lakuriq mbi ca fuēi; i kam praktikuar tė gjitha kėto sjellje me zell tė madh, jeta ime ishte njė karnavale.
Me kėpucė tė sheshta, me topuz, njė grua qė merrej me bamirėsi, njė mėsuese (nė kuptimin e keq qė e drejta i jep kėsaj fjale). E kaloj jetėn nėpėr libra dhe pėrpara tavolinės sė punės, me trurin e pastėr. Asgjė nuk ju pengon tė kėshilloni tė dyja portretet. Kryesorja ėshtė qė tė paraqitem si njė anormale.
Fakti qė jam shkrimtare: njė grua shkrimtare nuk ėshtė njė grua qė shkruan nga brenda, por njė njeri tėrė qėnia e sė cilės ėshtė e dėnuar nga tė shkruarėt. Shkrimtarja ka arsyet e saj, rregullin e saj, qėllimet e saja pėr tė cilat mund ta quash ekstravagante vetėm nėse nuk arrin ta kuptosh.
Pėrse zgjodha tė shkruaj? Arsyeja e parė ėshtė admirimi qė kam pėr shkrimtarėt, librat e tė cilėve gjithė bota i lexon: ata prekin imagjinatėn, zemrėn; ata meritojnė lavdinė mė universale dhe mė intimen. Si grua kėto maja mė dukeshin mė tė arritshme. Duke shkruar njė vepėr qė frymėzohet nga historia ime, e krijoj veten time nga e para dhe do tė justifikoja ekzistencėn time. Nė tė njėjtėn kohė i shėrbeja njerėzimit: A ka dhuratė mė tė bukur se librat? Sinqeriteti letrar nuk ėshtė ai qė ne imagjinojmė rėndom: nuk bėhet fjalė tė transkriptosh emocionet, mendimet qė ndodhin ēast pas ēasti, por tė tregosh horizonte qė ne nuk i prekim, qė nuk vihen re menjėherė, por qė nė fakt janė aty; ja pėrse pėr tė kuptuar sipas veprės personalitetin jetėsor tė njė shkrimtari, duhet shumė mundim.
Krijoni Kontakt