Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28

Tema: Mallengjimi

  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Mallengjimi

    Mallengjimi

    Botim i <<Ballit Kombetar>> Nr. 1

    Edicion i Mergimit

    1946

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Shqiperija e Shqiptarevet
    Vdekje trathtarevet

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Miqvet te mij

    Mallengjimi! Me pelqen ky emer. Njeriu, ne mes te cilesivet 'tij, ka ndjenjen e zemres, ka mallengjimin ne radhen e pare. Cdo mengjes, pa lathitur as nje here, kemi ngritur drejt Qiellit lutjen tene, i kemi kerkuare te Madhit Zot <<Ti neve na ndihmo, bashkimin na forco, dhe dashurin na shto per Shqiperi!>>

    Cili ka mundur te mos ndjeje, perpara ketyre strofave, mallengjimin e shpirtit, nje lot qe i esht' derdhur ne zemer. Lot jo dishprimi, jo hidhrimi, por nostalgji e ketij Atdheu, dhempshuri e kesaj Meme; nje lot qe zgjuan regretin, dhe, se bashku, vullnetin e perpjekjes, perspektivat e nje aktiviteti, me gjalleri, me hov. Pra, nje lot jo shterpe, por pellor, plot avenir.

    Vandaku i kengevet qe permban ky botim i Mergimit, eshte nje grusht gure te cmuare. Kjo librez eshte nje kuti me xhevahire. Dhe kengetoret e cdo mengjezi, ju miqt' e mij te dashur, me enthusiazmen tuaj dhe me zerin tuaj, u jipni nje shkelqim te vecante atyre xhevahireve. Mirenjohja jone vete drejt juve, drejt Korit, qe, kur shkrep dielli, na kujtoni udhen e detyres, shtegun e sakrifices, dhe dini te kurorezoni cdo gje me nje shprese te re.

    E di qe jini modeste. S'kini pretendime. Ju punoni se jini destinuare te punoni. <<Detyr' e djalerise eshte lufta per Atdhe, per nderim te Shqiperise cdo Shqiptar duhet te vdese. Ju jini sherbestare, sherbetore te Shqiperise. Dhe ju dua me tepr' akoma.

    Lumo Skendo
    Reggio Emilia
    25 Dhjetor 1945

  4. #4
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Lutje

    O Zoti fuqi-madh
    Ndihmona ne tani.
    Te lutemi.
    ............Ti neve na ndihmo
    ............Bashkimin na forco
    ............Dhe dashurin na shto
    ............Per Shqiperi.
    Per Ty flet qiell' e toke,
    Nga Ti gjithshka ka dale,
    Zot t'qofshim fale.
    ............Ti neve na ndihmo etj.
    Ban, Zot, po Atdhen t'one,
    Qi n'duer anmiqsh ka ra
    Shpejt t'lir' m'e pa.
    ............Ti neve na ndihmo etj.

    (Muzika e Hymnit englez <<God save the King>>)

  5. #5
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Flamurit

    N'nji shesh njyr' gjaku nen rreze t'diellit
    Zbriti Shqiponja pushoi mbi tise;
    Nji flak' e kuqe n'hapsin' te qiellit
    Dha drit' e zjarrin hapi n'kto vise.
    ...........................Perhidhu Flamur
    ...........................Mbi Kshtjelle t'ueja,
    ...........................Cerdhen e t'parvet
    ...........................Shqipeve rueja.

    N'fushat gjelbrore, n'malet shkambore
    Nji zemer rrahi, nji gjuh' u-ndi
    Kaluene shekujt kapun per dore
    N'gjak u pagzuene shqiptar't e ri.
    ...........................Perhidhu Flamur...

    Iliri i hovshem t'pat Pris n'fitime
    Palla e Kruetanit me Ty c'vringlloi,
    Nen Ty u enden trimni t'pandime,
    T'falemi o Flamur, shenj per Heroj.
    ...........................Perhidhu Flamur...

  6. #6
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Sa te rroje gjithesija

    Sa te rroje gjithesija,
    Sa te rroje gjithe dheu,
    Do te rroje Shqiperija
    Edhe emri i Skenderbeut.

    Neno ty te le shendene
    Se detyra po na pret
    M'fal moj nene, m'fal bekimet
    Se trumbeta po na thrret.

    Se detyr' e djalerise
    Eshte lufta per Atdhe,
    Per nderim te Shqiperise
    Cdo shqiptar duhet te vdese.

    (Eshte shkrojtur prej te ndyerit KOL TROMARA qysh ne rinine e tij. Kendohet cdo mengjez prej Koristevet te Mergimit.)

  7. #7
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Hymni i "Ballit Kombetar,,

    Erdhi koha shqipetare,
    Shqipetar' per Shqiperi,
    Gjith' se bashku n'Ball Kombtare,
    Tym e flake per liri.
    .............Thrret gjaku i vllazenvet
    .............Qe po shkon rrke,
    .............Zani i deshmorvet,
    .............Qe flasin n'dhe.
    Per ket Flamur te bekuem
    Kan' lidh' bes' e jan' betuem
    Me i ra t'huejit me terbim.
    .............Thrret gjaku i vllazenvet etj.
    Kudo flitet gjuh' e t'parvet
    Bij shqiponjash neve jem',
    Asht <<Shqipnija e Shqipetarvet>>;
    E kerkojm' e do t'a kem'.
    .............Thrret gjaku i vllazenvet etj.
    Vlla me pushk' me shqipe n'balle
    Mbi shkembej q'urrejn' robnin'
    Do t'luftojm' sa t'jemi gjalle
    T'huej n'tok' t'vet shqiptar't nuk rrin'
    .............Thrret gjaku i vllazenvet etj.

  8. #8
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Mbi shkamb e gur

    Mbi shkamb e gur
    Valo Flamur,
    Nji Komb petrit
    Nuk e korit.
    ............S'e l'shojm aspak,
    ............E mprojm me gjak.

    Largou italjan,
    Ktu s'ke cka ban,
    Shqiptar na jem'
    Nji Flamur kem'.
    ............S'e l'shojm aspak,
    ............E mprojm me gjak.

    DOM NDRE ZADEJA

    (Keshtu u-kendua kjo kenge ne demonstratat e 6 dhe 7 Prill 1939. Fjales italian me vone i u shtuan edhe fjalet gjerman dhe Dushan.)

  9. #9
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Hymni i Kryengritjes

    Te lumt' pushka Vlora, Vlora,
    Qi s'durove Flamur tjeter,
    Korc' o lule te lumt' dora,
    Cou n'kamb' Shkoder, kala e vjeter,
    Cou Tirane e banja fora,
    Conju t'gjith se arriti ora.
    ...........Zbrit mbi ne Shqipe arbnore,
    ...........Na prij n'Token e pergjakun
    ...........Bijt e lan' pa ta marr' hakun;
    ...........Mbi Folen-o shekullore
    ...........Kush vec nesh s'e ngre'Bajrakun.
    Za shqiponjash - za kushtrimit
    Urra djelm, permbas Flamurit,
    Topi, tanksat e frigsimit
    Nuk i a presin hovin burrit;
    Ardhi dita e lufetimit:
    Zjarr mbas shkambi, flak' mbas gurit.
    ...........Gjimon fusha, veton mali,
    ...........Sbret shqiponja m'ball kombtar,
    ...........Breshojn plumbat, hapet zjarri,
    ...........Z'bahet rob kush lind' luftar;
    ...........S'bahet rob, por bahet fli,
    ...........Bahet Flamur per Liri.

    1942

  10. #10
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Ti, Baba Tomori...

    Hapni drit', o male, mos rrini ne re,
    .......Ti, Baba Tomori, lesho nje rrufe,
    Mblidhuni vellezer, eni bashk' me ne,
    .......Ti, Baba Tomori, lesho nje rrufe,
    Le te nxjerim armet qe kemi ne dhe,
    .......Ti, Baba Tomori, lesho nje rrufe,
    Te vemi ne Vlore, flak' e batare,
    .......Ti, Baba Tomori, lesho nje rrufe,
    Te derdhete gjaku, te shkoje rreke,
    .......Ti, Baba Tomori, lesho nje rrufe,
    Si te paret t'one me bes' e me fe,
    .......Ti, Baba Tomori, lesho nje rrufe,
    Si kohen e pare Njezeta kur qe,
    .......Ti, Baba Tomori, lesho nje rrufe,
    Ja ku jan' armiqet, apo nuk i she'?
    .......Ti, Baba Tomori, lesho nje rrufe,
    Me shpate ne dore, ngreu Skenderbe!
    .......Ti, Baba Tomori, lesho nje rrufe,
    Dhe ju nenat t'ona mos qani per ne,
    .......Ti, Baba Tomori, lesho nje rrufe,
    Per Flamur do vdesim dhe per Memedhe,
    .......Ti, Baba Tomori, lesho nje rrufe,
    Ky eshte betimi qe do bejme ne,
    .......Ti, Baba Tomori, lesho nje rrufe.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •