Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22

Tema: Braille

  1. #1
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237

    Braille

    " Une e kam pasur zakon te jetoja brenda nje personazhi te caktuar. Lexoja shume ( si shumica e adoleshenteve) dhe personazhi qe me pelqente, nese ishte mashkull, bija ne dashuri me te dhe nese ishte femer, jetoja brenda saj per nje fare kohe. Koha varej, nga sa shume me pelqente personazhi.... 3 dite... 3 jave... ose edhe tre muaj. Une ndjehesha mire brenda tyre, ose dashuruar me ta. Isha ne nje bote tjeter. Krejtesisht e ndertuar sipas fantazise time dhe lumturia nuk ishte aq larg, aq e paarriteshme sa ne boten reale"
    Ai me shikonte pa ndonje shprehje te vecante, ndersa pinte kafene dhe cigaren, ne taracen e godines qe kishte pamjen nga deti. Perpara mbante labtopin e tij, kthyer me ekranin nga vetja. Era e detit kalonte gishtat mbi floket e tij, pastaj mbi te mijat... " Po mua me ke pasur ndonjehere personazh?"- me pyeti papritur. U tremba pak brenda meje. E kisha pasur ndonjehere personazh? Ne moment nuk me kujtohej asgje.Buzeqesha ne vend te pergjigjes. I perkedhela floket ne drejtim te kundert te gishtave te eres.
    " Me ka ndodhur shpesh qe merrja trajtat e personazheve brenda te cilave jetoja..- Vazhdova me qetesi- Ecja si ato dhe flisja si ato, gjykoja dhe sillesha si ato, perdorja te njejten llogjike asyetimi dhe biles te njejten strukture fjalie.Duke u rritur, duke u zhdukur kjo lloj paranoje, gradualisht."
    Shikimi hetues nuk me ndahej. Dicka brenda meje kerkonte. Dicka qe mendonte qe e kisha dhe nuk e tregoja. Dicka shume brenda meje. Nuk ishte e mundur te isha aq e thjeshte dhe e cuditeshme ne te njejten kohe. Duhet te kisha patjeter dhe une te fshehtat e mija. Drite hijet e mija, humnerat e mija te pashkelura. Ai keto pikerisht donte nga mua dhe jo perrallen e sinqerte te personazheve.
    "Pra me thuaj, si do me dashuroje mua, nese do isha personazhi yt...."
    " Personazhi i fundit me te cilin kam rene ne dashuri, vetem per disa dite, me sa mbaj mend, ka qene nje arkitekt tek romani "Reflections and dreams" Pastaj ka qene balerini, po tek ky roman". Buzeqeshja, u perplas me shikimin zhbirues.
    "Tani me trego per personazhin e personit tim." " Nuk ka ndonje gje per te treguar. Ti i di te gjitha. Jane ashtu si i kam thene une. Sa per personazhin e personit tim, nuk mendoj qe do e njohesh ndonjehere.Ti akoma nuk ke mesuar gjuhen me te cilen lexohet brenda meje. Shume e thjeshte . Aq ne ekstrem, sa kalon gati ne ekstremin tjeter. Ke degjuar per teorine e bashkimit te pikave te ekstremeve? "
    Ai kishte filluar te shtypte ne tastieren e labtopit. Une pushova. U mbeshteta plotesisht ne karrige dhe ja leshova qenien time eres se detit ne duart e saja.
    "Mund te me sjellesh nje kafe tjeter, te lutem?" " Oh, patjeter" . U cova dhe mora shkallet. " Pfff, - e degjova te peshperiste- Sa e cuditeshme qe eshte. As nje personazh, nuk ben dot me kete..."
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  2. #2
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    do qe dhe proza te shkonka ty!

    hm po mos u largo shume nga poezia...
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  3. #3
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    ja edhe nje deshmi tjeter inteligjence artistike ne forum....bukur...me pelqeu shume...
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  4. #4
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Citim Postuar mė parė nga katana
    do qe dhe proza te shkonka ty!

    hm po mos u largo shume nga poezia...
    Thx hun. Ashtu do bej.

    Flm. Crazy...
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  5. #5
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Aroma e vendit tim.

    Une i merrja te gjalle, me ngjyra te ndriteshme, gjithe jete...
    Kryenece, gjithmone doja ti mbushja mendjen vetes, se nje cope jete e shkulur prej atje, mund te ngulej per bukuri ketu ku kisha ardhur une dhe te jetonte. Madje doja qe sfida te shkonte edhe me larg. Doja te sillja qe andej nga kisha ardhur jo vetem jeten por edhe aromen. Aromen dhe ngjyrat e mrekullueshme te mesdheut. Doja ti mbushja mendjen vetes, qe ne fund te fundit te gjitha copezat e botes ishim njelloj per njeriun. Qe ishte i njejti qiell dhe e njejta dhč.
    Une i mbillja. Te brydhet dhe te fresket. E zgjidhja dheun dhe i ujisja me kujdes. Gjate veres i mbroja nga dielli i forte ndersa ne dimer detyrohesha ti fusja brenda per ti mbrojtur nga i ftohti i padurueshem. Aty fillonte katastrofa.
    Nje vit me pare, te gjitha leshuan rrenje por jo flete. Nje ngrirje makabre. As thaheshin dhe as lulezonin. Jo. As thaheshin dhe as leshonin flete, per te lulezuar as qe behej fjale akoma. Gjithe dimrin u perpoqa ti jap fryme dhe jete, u perpoqa ti ngroh me shikim dhe kujdes, me ngrotesine e akumuluar ne vite brenda meje pikerisht nga ai vend ku i kisha shkulur.... Ne te dale te dimrit, disa nga ato nuk u thane, por u shkrine. Nje pjese e vogel, jetoi deri ne pranvere. I nxorra prap ne ballkon nen rrezet e diellit. Filluan te nxirrnin disa gjethe te holla e te gjata, me nje ngjyre shume me te celur se ngjyra origjinale. U rriten ca llastare rrakitike te shemtuar dhe pastaj.... pastaj i ra nje semundje gjethesh, si hi dhe i thau nje e nga nje bashke me shpresen time.
    Por nuk ishte thare akoma kembengulja ime. Kete vit, i mora prap. Mora me shume, i mora me te reja, me vitale, i mblodha me kujdes me pece te lagura qe ti rezistonin tre dite udhetim dhe i solla perseri. Prap i mbolla me kembenguljen mendjembushese qe cdo gje qe shkulet qe andej mund te lulezoje ketu perbukuri. Perseri procesi i zgjedhjes se dheut.Kete here e perzieva dheun artificial te dyqanit me dhč origjinal, te marre nga nje pyll i vogel. Prap i futa ne dimer brenda qe ti mbroj nga ngricat. Te gjitha zune rrenje dhe perseri shkrirja.... Shkrirja i fillonte ne mes, pikerisht aty ku lidhet dega me rrenjet. Pikerisht ai vend, behej i pari hi dhe pluhur. Pluhur dhe ere. Kapercente oqeanin per te shkuar prap aty nga kishte ardhur. Pastaj gjethet binin dhe shkriheshin ngadale si eshtra te nje kufome.
    Vetem nje me ka mbetur. As gjalle as varrosur. As ne jete dhe as i thare. I ngurtesuar. Une pres pranveren qe te shoh rrugen qe do marri. A do mbijetoje? Nese mbijeton nje dimer-vere, ka per ti mbijetuar edhe te tjeret. Nese jo..... Nese jo.... Une perseri do shkoj atje, perseri do marr degezat e njoma dhe te reja dhe perseri do ti mbjell ketu, derisa te
    ndjej aromen e vendit tim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga e_kalter : 12-03-2005 mė 19:51
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  6. #6
    asgje s'me perket mua
    Anėtarėsuar
    25-12-2004
    Vendndodhja
    Detroit
    Postime
    46
    E_kalter, te falenderoj qe shkruan kaq bukur dhe me ndjenje!Te sugjeroj qe heren tjeter bashke me rrenjet nga vendlindja te marresh edhe pak dhe...
    Lulet jane si dashuria... duhen mbjelle ne dheun e duhur qe te lulezojne...

  7. #7
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Citim Postuar mė parė nga e_kalter
    Nėse mbijeton njė dimėr-verė, ka pėr t'i mbijetuar edhe tė tjerėt. Nėse jo..... Nėse jo.... Unė pėrseri do shkoj atje, pėrsėri do marr degėzat e njoma dhe tė reja dhe pėrsėri do t'i mbjell kėtu, derisa tė
    ndjej aromėn e vendit tim.

    I pėrsėrisim ritualet e njėjta duke mos hetuar se koha po kalon. Gjithēka ndryshon rreth nesh dhe nė ne, e megjithatė mbesin ca gjėra qė i rezistojnė kohės. Ngulmi qė nė tokė jopjellore ta rrisim lulet aromėplotė duket si diē e pamundur dhe e pamundur ėshtė nė fakt. Po kush do tė na bindė tė heqim dorė? Kalojnė stinėt, kalojnė vitet dhe jemi mbyllur nė njė botė tė brendshme ku presim tė ndodhin mrekullitė e ato nuk ndodhin se nuk ndodhin. Ėshtė e vėshtirė edhe tė hiqet dorė sepse gjithmonė kemi pėrshtypjen se ka mbetur edhe diēka pa u bėrė. Thjesht nuk mund tė besojmė se pėrkushtimi ynė ėshtė i kotė, pasi kemi dhėnė gjithė ē'kemi mundur tė japim nga vetja. Nuk di pėrse kemi pėrshtypjen se gabimi qėndron nė ne... Athua pėrse?!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shiu : 13-03-2005 mė 14:00

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    jo moj e_ kalter.Pikerisht kurr ske per ta shijuar aromen e dheut tend (ne te huajen)?!
    proza eshte shum e bukur! por ndjenjat jan shum larg, me, me aromen e vendlindjes)!
    ...sa do doje ti sjellesh ato pran vetes)!ndoshta dhe shum te tjer i rrefen po ky mendim i juaj si ju, por e kot)!-iluzionet nuk behen realitet?!
    ... megjithate ato lule jan shum larg, nga mbrojtja e atij dheut te qmuar*nuk gjejn dot aromen, ne vende te tjera te botes... per tu aktivizuar ashtu sikur dhe vete ne (Njerzit qe gjindemi ne nje faz keshtu si kjo proz e juaj) deshiroj qe me shum te ju kushtohesh prozave vetem, e vetem per ti (reflektuar) dhe une qe t' ndihem mbrend atyre mesazheve te perkushtuara,per t'mi sjell (kujtimet e pikellimet)! e vendit dhe te aromes... shum jemi qe na sjellin valet e detit te njejtat ndjenja... (as gjall e as varrosur)...apo nga meshira e dashuris, se vendlindjes, ashtu si jemi dhe shum nder ne, nje gje mendoj...hajla!
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anėtarėsuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    E kalter!!!Shume interesante kjo proza jote...Dua te te them nje sekret-Kte prozen e kam perjetuar une nje mbremje vere ne Durres...Shume moment i rende..
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    E_kalter,
    Nuk ėshtė e rrallė qė unė duke lexuar shkrimet e tua nė poezi, mahnitesha me formėn, bukurinė dhe pėrmbajtjen e tyre, por tani sa mund tė vlerėsoj drejt, qėnke shumė e mirė dhe nė prozė. Ke njė veti tė paraqitjes sė ndejenjave aq fuqishėm, sa shumė shpejt tė bartė me vehte dhe te mbėrthen nė brendinė e asaj qė shkruan (le tė jetė prozė apo poezi).
    Tė lumtė!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. truri njeriut
    Nga good devil nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-08-2004, 18:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •