Policia i kėrkon falje vjehrrit tė shqiptarit
Nga Londra
Muhamed Veliu
Gazeta Shqiptare
Njė pensionist skocez ka dalė pėrpara gjykatės skoceze me
akuzat se
ai ishte racist, sepse ka varur njė flamur "nazist" nė
dritare qė,
nė fakt, ishte flamuri kombėtar shqiptar. Gjykata e ka
lėnė tė lirė
tė moshuarin, ndėrsa policia e turpėruar i ka dėrguar
njė letėr,
duke kėrkuar falje.
Flamuri
Vjehrri skocez i njė shqiptari, kėrkonte t'i bėntė
njė surprizė
dhėndrit, duke varur flamurin shqiptar nė dritare, por pėr
pak sa
nuk ka pėrfunduar nė burg. Njė ngjarje e tillė i ka
sjellė njė bela
tė paimagjinuar pensionistit skoces nga Aberdinshire Ebenezer
Melville, i cili u akuzua nga komshinjtė me origjinė hebreje se
kishte ngritur njė flamur nazist, qė, nė fakt, ishte
shqiptar, me
shqiponjėn dykrenare. Kaq ėshtė dashur qė komshija e
Melville, 65
vjeē, zonja Christine Foster, majin e shkuar t'i drejtohet
palicisė,
duke ngritur njė padi pėr shkaktim stresi dhe ofendim.
Pretendimi
Christine Foster pretendonte se, Mellville disa kohė mė parė
kishte
deklaruar se posedonte njė flamur nazist, tė cilin do ta
vendoste nė
dritare, pasi zonja Foster sė bashku me njė komshije tjetėr
kishin
vendosur njė flamur nė kopshtin e tyre. "Kur unė
pashė flamurin e
varur, mendova se ishte njė flamur gjerman (Imperial-Flag). Mė
shqetėsoi dhe mė zemėroi shumė", ka thėnė Foster,
e cila ėshtė
shprehur se, Melville e dinte qė ajo ishte me prejardhje
ēifute.
Injorancės sė anglezes Foster i ėshtė shtuar edhe
injoranca e
policėve skocezė, tė cilėt kanė mbėrritur nė
shtėpinė e vjehrrit tė
shqiptarit, duke sekuestruar flamurin si provė materiale pėr
nė
gjykatė. Pasi ata janė larguar, kanė plotėsuar
formularėt me akuza
ndaj Melville, duke e akuzuar pėr racizėm, pa bėrė
asnjė verifikim
se kujt shteti i pėrkiste flamuri dhe se ai ishte flamur nazist,
siē
pretendonte zonja Foster.
Procesi gjyqėsor si njė shou televiziv
Gjykata skoceze "Banff Sheriff Court", ka dėgjuar se Melville
kishte
varur flamurin nė shenjė respekti pėr dhėndrin shqiptar,
i cili do
tė vinte nė Skoci me pushime sė bashku me nusen e tij.
Gjithashtu,
gjykatės iu tha se familja Foster ka fabrikuar dhe shpifur rreth
kėsaj ngjarje, pas njė zėnke tė gjatė, e cila kishte
nisur kur
familja Melville nisi tė ndėrtojė njė shtesė tė
shtėpisė sė tyre, qė
ishte shumė afėr me gardhin e komshinjve Foster. Zonja Foster,
51
vjeēe, me origjinė nga qyteti i Manchesterit, i tha gjykatės
se nė
mėngjesin e datės 22 maj 2004, ajo dhe burri i saj, Kneth,
patėn njė
zėnkė me djalin e Melville, pasi ai me qėllim refuzoi tė
spostojė
makinėn pėr tė lėnė makinėn e tyre tė dilte nga
parkingu. Ajo
shtoi: "Kur ne u kthyem nė shtėpi, pashė nė dritaren
e katit tė parė
tė familjes Melville, varur njė flamur tė kuq me njė
shqiponjė tė
zezė nė mes, pėr tė cilin besova se ishte flamur nazist.
Mė pas i
telefonova policisė, duke e akuzuar atė pėr racizėm.
Mė mbrapa e kam
kuptuar qė ishte njė flamur shqiptar".
Gruaja
Ndėrsa e shoqja e Melville, Diana, e cila ishte thirrur nga pala
mbrojtėse pėr tė dėshmuar nė gjykatė, tha se mė
datė 23 maj 2004,
policia mbėrriti nė shtėpinė e tyre pėr tė marrė
flamurin. Ajo shtoi
se policia e akuzoi bashkėshortin e saj se ai ishte racist dhe
posedonte njė falamur racist, por ata mė pas i dėrguan
njė letėr
familjes sė tyre, duke i kėrkuar falje pėr gabimin dhe
pranuar se
flamuri ishte shqiptar. Nė mbyllje tė seancės gjyqėsore,
qė i
ngjante njė shou televiziv, si ato tė Jerry Springerit nė
televizionin amerikan, gjykatėsi Patrick Davies u shpreh se nuk
kishte gjetur asnjė evidencė nė kėtė ēėshtje, qė
tė sugjeronte se
ngritja e flamurit kishte motive raciste. "Ngritja e flamurit nuk
ishte asgjė tjetėr, pėrveēse njė xhest
mirėseardhjeje pėr
bashkėshortin e vajzės sė Melville", ėshtė
shprehur gjykatėsi, duke
mbyllur seancėn dhe dhėnė pafajėsinė Ebenezer
Melville.
Deklarata e protagonistėve Melville dhe Foster
Duke folur pėr mediat e shumta skoceze qė kanė ndjekur
ngjarjen,
Melville jashtė gjykatės tha: "E gjithė ngjarja ka
shkaktuar njė
lodhje tė vėrtetė pėr familjen time, nuk ishte njė
flamur nazist.
Unė s'jam njė njeri racist. Ėshtė njė pėrfundim i
drejtė". Ndėrsa
akuzuesja e tij, Foster, ka dalė e humbur nga procesi. Ajo tha:
"Ai
e ka gėnjyer gjykatėn gjatė gjithė procesit. Tė
gjithė kanė gėnjyer.
Unė kurrė nuk do tė flas me atė njeri, deri sa tė jem
gjallė".
Vajza
Gjatė procesit gjyqėsor ėshtė zbuluar historia e ardhjes
sė flamurit
nė Skoci, tė cilėn e kishte sjellė vajza e Melville,
Deborah
Ramadani, e cila jeton nė qytetin Esson tė Gjermanisė.
"Unė e ia kam
dėrguar prindėrve flamurin shqiptarė sė bashku me atė
gjerman, para
disa viteve. Bashkėshorti im e ka anuluar vizitėn e planifikuar
nė
Skoci, menjėherė pasi mori vesh incidentin e 22 majit, ai ishte
i
zemėruar me faktin skandaloz qė flamuri i tij kombėtar tė
lidhej me
atė nazist", ka sqaruar Deborah, e cila ėshtė martuar me
njė
emigrant kosovar.
White_Angel
Krijoni Kontakt