Postuar më parë nga Xhixhua
1000% dakord. Te gjitha qe the qendrojne. Edi Rama esht e ardhmja.
...e fort ajo shprehja sumes.vallaj sbohen dot 80 mij evro kollaj.
Postuar më parë nga Xhixhua
1000% dakord. Te gjitha qe the qendrojne. Edi Rama esht e ardhmja.
...e fort ajo shprehja sumes.vallaj sbohen dot 80 mij evro kollaj.
Nano, Berisha, ......, e tere garda e mocme jane te konsumuare.
Duhet lene vendin nje te riu, si Rama ose dikujt tjeter.
Lumi ka ujin e paster ne burim
Kombi mbi te gjitha
Pse qeverisja socialiste nuk mund të quhet e djathte.
Adri Nurellari (Instituti Liberal Shqiptar)
Marre nga gazeta metropol
Sot në Shqipëri të krijohet ideja se gjithçka është në shitje dhe se përfituesit e paktë nga ekonomia shqiptare ose janë të mbështetur nga politika ose janë vetë politikanë. Pra që qeverisja e sotshme është duke favorizuar les nouveau riche dhe jo të varfërit. Për rrjedhojë, duke qënë se sipas mësimeve marksiste të ekonomisë politike, kapitalizëm është sistemi politik që përfaqëson interesat e klasës e pasur, atëhere I bie që socialistët e sotshëm janë kapitalistë. Kështu që rëndom dëgjohet të thuhet se në Shqipëri e djathta e vërtetë është ajo e partisë socialiste e cila nuk e ka për gjë të privatizojë sektorët strategjikë në Shqipëri.
Me thënë të drejtën, edhe pse ky përkufizim i kapitalizmit është i rremë, fakti është i vërtetë, qeveritarët në fuqi janë duke favorizuar në mënyrë të paskrupujt nje grusht të pasurish. Vihet re qartë që matjet e fundit të ekonomisë shqiptare tregojnë se koefiçienti Gini që mat mosbarazinë ekonomike të një vendi, është rritur duke treguar rritjen e polarizimit ekonomik shqiptar. Po kështu rreth 13 % e popullsisë e ka kapërcyer pragun e varfërisë dhe mund të konsiderohet në ekstremet e mbijetesës. Ndërkohë, pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare nuk gjendet larg nga ky prag. E përkthyer me retorikën komuniste kjo tingëllon si një përmbushje e profecisë së Marksit, sipas së cilës në kapitalizëm të pasurit bëhen më të pasur dhe të varfërit bëhen me të varfër. Përvoja historike ka dëshmuar se ky parashikim i Marksit ka qënë kryekëput I dështuar. Është më se e qartë që punëtorët e sotshëm në Gjermani e Britani, të cilët tanimë kanë shtëpinë e tyre shumë të rehatshme, makinën e tyre si dhe pushimet e tyre të përvitshme ne Mesdhe ndryshojnë shumë nga punëtorët e përmendur nga Marksi. Ndërkohë qe Marksi i quante proletarë ata qe zotërojnë si mjete prodhimi vetëm krahët e tyre, punëtorët e industrisë së sotme shpesh kanë aksione duke e mjegulluar ndarjen mes vetes së tyre dhe industrialistëve. Mbi të gjitha punëtorët janë gjithashtu konsumatorë, dhe në kushtet e tregut të lirë, konsumatori është mbret.
Gjithësesi nuk është synimi I këtij artikulli që të rëndojë më tej mbi idetë boll të diskretituara të Marksit. Ajo që ka rëndësi është fakti që mbrojta e një grupi pasanikësh dhe prirja ndaj privatizimit nuk i bën socialistët e sotshëm kurrësesi pro-kapitalistë. Kjo gjë thjesht tregon se ata kanë tradhëtuar elektoratin e tyre dhe se nuk meritojnë as të quhen socialistë. Socialisti duhejt të interesohet për drejtësinë apo barazinë sociale, të përkujdeset për grupet e varfra të shoqërisë dhe të synoj diskriminimin pozitiv të tyre nëpërmjet rishpërndarjes sociale. Por fakti që ata nuk janë socialistë, nuk i bën ata kapitalistë.
Që përkufizimi kapitalist të quhet i vërtetë do te duhej të përfshiheshin dy dimensione të tjera thelbësore të ekonomisë kapitaliste. Përveçse është sistemi ku ekonomia përbëhet nga sektori privat, kapitalizmi është gjithashtu sistemi që bazohet tek tregtia e lirë dhe tëk shenjtëria e pronës private. Asnjë prej këtyre të dyjave nuk është karakteristikë e qeverisjes së partisë socialiste gjatë tetë viteve të pushtetit të tyre.
Ekonomia shqiptare zorr se ka njohur tregtinë e lirë prej kohësh. Ekonominë shqiptare e ka mbërthyer keq ndërhyrja e pakufizuar e shtetit. Dhe kjo gjë nuk ka të bëjë thjeshtë me madhësinë e sektorit publik në krahasim me përmasat e sektorit privat. Por me politikat fiskale qe e pengojnë biznesin privat qe të ngrejë kokë nga taksat e larta. Për mos të folur pastaj për faktin që ata qe kanë lidhjet e duhura arrijnë ti shmangin plotësisht taksat. Shumëkush e quan këtë një paaftësi por në fakt është më shumë një mungesë vullneti për të mbledhur taksa nga të gjithë pa dallim. Kjo mosmbledhje e taksave siç e dikton ligji, paralizon konkurencën e drejtë si dhe penalizon pikërisht biznesmenët e vegjël.
Nga ana tjetër egzistojnë labirinthet ligjore e proceduriale nëpër të cilat duhet qe të kalojne biznesmenët tanë, ose kandidatët për biznesmenë, që të hapin ose mbajnë hapur aktivitetet e tyre ekonomike. Kjo situatë i pajis zyrtarët me autoritet vetgjykimor dhe pushtetin e ndërmarrjes së vendimeve arbitrare që iu jep shumë hapësirë për të abuzuar. Përpos, jo rrallë shfaqen konfliktet e interesit dhe shkelen ligjet dhe procedurat nga zyrtarët tanë për hir të interesave të tyre caktuara. Në të tilla kushte shkatërrohet konkurenca e cila do të siguronte meritokracinë aq të kërkuar në ekonomi.
Konkurrenca e pakontrolluar e tregut qe u përjetua në fillimin e viteve nënëtëdhjetë tashme është zëvendësuar nga monopolet e kartelet qe e kanë zhytur popullin shqiptar në mjerim. Pa konkurencë nuk ka treg të lirë dhe pa treg të lirë nuk ka kapitalizëm. Prania e monopoleve në ekonominë shqiptare dallohet lehte, mjafton të krahasojmë indeksin e lartë të çmimeve qe kemi me indeksin e vendeve fqinjë, të shohim mospërputhjen e luhatjeve të çmimeve në Shqipëri me çmimet e tregut ndërkombëtar, të shohim se në të gjitha dyqanet shikohen të njëjtat asortimente që do të thotë se furnizohen nga të njëjtët tregtarë të paktë , etj.
Por tregu shqiptar nuk përdhoset vetëm nga këto fakte. Sikur të mos mjaftonin pengesat ndaj konkurrencës, shteti I sotshëm shqiptar I shton ekonomisë planifikimin ekonomik. Veçse planifikimi ekonomik sot nuk mban më emrin e planit pesëvjeçar. Mirepo ai sot shpaloset duke iu kanosur tregut në një formë goxha më të rafinuar me anën e strategjive, matricave dhe planeve të veprimit. Është qesharake se si një qeveri që shtiret përkrahëse e tregut të lirë e ka çarmatosur tregun duke imponuar strategji zhvillimi shumë konçize dhe të planifikuara në mënyrë të hollësishme. Bile mes dhjetra strategjishë që ka sajuar qeveria shqiptare deri sot, gjenden syresh si ajo për eleminimin e varfërisë që është dhjetvjeçare, qe sfidojnë edhe afatet e planeve që ndërtonte qeveria komuniste dikur.
Për sa i përket të drejtës së pronës, situata është akoma më ekstreme. Pronarët e ligjshëm vazhdojnë të enden nëpër sallat e gjyqeve për të rimarrë një të drejtë që iu është privuar nga komunizmi gjysëm shekulli më parë. Sakaq, për çdo pëllëmbë tokë konkurrojnë disa tapi dhe tapitë shiten në treg si të ishin letra me vlerë.
Mungesa e respektit për tregun e lirë dhe për pronën private tregon qartë që qeverisja e deritanishme nuk është pro kapitalizmit. Një ndër tre kriteret bazë te Kopenhagenit që është parashtruar nga Bashkimi Evropian për të pranuar vende të tjera si anëtare është ndërtimi I ekonomive funksionale të tregut. Kështu pra është e sigurtë qe me gjendjen si është katandisur ekonomia shqiptare si dhe me këtë stil qeverisje anti-kapitaliste Shqipëria ska shanse qe të futet në Bashkimin Evropian.
Gjithë këto argumente tregojnë pse qeverisja socialiste nuk mund të quhet as kapitaliste apo e djathtë dhe as socialiste. Qeverisja e deritanishme mund të quhet vetëm oligarkike pasi konsiston në sundimin e një grupi të kufizuar njerëzish të cilët imponojnë ne jetën ekonomike, politike dhe sociale vetëm vullentin e tyre. Shumë nostalgjikë të sistemit të kaluar duke pretenduar se problemet që hasim sot janë rezultat i kapitalizmit, me pa të drejtë deklarojnë disfatën e kapitalizmit në Shqipëri. Kjo akuzë e pabazuar është besuar nga shumë njerëz që sot janë të dekurajuar kur mendojnë se për ne egzistojnë vetëm dy alternativa, e kaluara komuniste dhe e tashmja pseudo-kapitaliste.
Megjithatë po ashtu siç nuk kishte qëllim që të trazohej me idetë e ngrata të Marksit, ky artikull nuk synonte që t’i nxijë lexuesit realitetin shqiptar më sterrë seç është. Përkundrazi, ky artikull synonte të ndillte disi shpresën dhe tregonte se problemi ynë është shumë I thjeshtë dhe përqendrohet tek ata pak oligarkë që po e shkaktojnë. Për ç’është më e rëndësishmja, donte të demonstronte se alternativën e quajtur ekonomi tregu ne nuk e kemi provuar ende dhe neve sot akoma na mbetet për t’i shijuar frutat e kapitalizmit të vërtetë.
Nano nuk eshte as i majte as i djathte as.. dreq.
Nano eshte nje k.urve politike dhe duke qene se politika eshte k.urve ,edhe Nano eshte aty ku eshte.
Krijoni Kontakt