jeni arvanitas te ardhur nga ATIKA NGA ALI PASHA
jeni arvanitas te ardhur nga ATIKA NGA ALI PASHA
Se kemi njė ēėshtje tė pazgjidhur me Greqinė, kjo ėshtė e qartė, por qė edhe ata kanė njė qėshtje tė pazgjidhur me ne,edhe kjo ėshtė e qartė, ose mė mirė thėnė,duhet ta kemi tė qartė.
Ēamėria, sikurse viset e tjera shqiptare ,mbeti jashtė shtetit shqiptar pėr arsye tė mosangazhimit tonė tė duhur, apo siq themi ne,pėr arsye qė fuqitė e mėdha I lanė padrejtėsishtė kėtė pjesė Greqisė.Tani, padrejtėsia Shipėrisė I erdhi nga ne qė nuk punuam sa duhet e si duhet pėr qėshtjen tonė , apo nga fuqitė e mėdha qė gjithashtu nuk punuan sa duhet e si duhet pėr ne e pėr Shqipėrinė ?!.
Megjithatė ajo qė dihet ėshtė qė ne nuk jetojmė nė njė botė ideale ku qėshtjet ndėrmjet palėve do tė zgjidheshin nė bazė tė parimit tė drejtshmėrisė. Kėtu duhet shumė punė e kėmbėngulėsi pėr t’I shkuar deri nė fund qėshtjes.
Kėtu drejtėsia ndėrkombėtare pėr qėshtje kontestuese ndėrmjet shteteve mund tė krahasohet me drejtėsinė e odave apo drejtėsinė e pleqve, ku si ata tė parėt e si kėta tė dytėt, meqė nuk kanė njė mekanizėm qė do tė mbronte vendimet, pėrveq drejtshmėrisė kanė parasysh paqen, e nė kontestet ndėrmjet shteteve edhe interesat e atyre qė e pleqėrojnė njė qėshtje tė caktuar.Pra, kryesore ėshtė tė arrihet paqja, apo si thotė populli, tė flej puna(qėshtja).
Tani, sikur t’I kthehemi qėshtjes sė parė, e ta krahasojmė qėshtjen ēame me atė tė minoritetit grek nė Shqipėri, del se qėshtja e minoritetit grek ėshtė mė e avancuar. Ēėshtja ēame ėshtė e reduktuar nė njė qėshje pronash individuale, pra ėshtė qėshtje thjesht juridike dhe gjyqsore,ndėrsa qėshtja e minoritetit grek ėshtė mė shumė se kaq, ėshtė edhe qėshtje politike. Rrjedhimisht, ēėshtja ēame (meqė nuk trajtohet si njė minoritet shqiptar nė Greqi)bėhėt qėshtje e shtetit grek, qėshtje gjykatash, ndėrsa minoriteti grek bėhet qėshtje e shtetit shqiptar dhe e shtetit grek.
Edhe po tė krahasohet angazhimi I shtetit shqiptar dhe ai I shtetit grek, pėr qėshtjet pėrkatėse, del se angazhimi I shtetit grek ishte I fuqishėm e I shumėanshėm, ndėrsa angazhimi I shtetit shqiptar mund tė pėrmlidhet tek fjalėt e thėna me gjysėm zėri. Pra shteti shqiptar nuk kishte e nuk ka njė angazhim tė duhur lidhur me qėshtjen, ose nuk ka angazhim tė duhur pėr asnjėrėn nga kėto qėshtje.
Minoriteti grek nė Shqipėri, I pėrkrahur fuqishėm nga shteti grek ka arritur mirė tė konsolidohet. Nė ndihmė tė tyre e duke I shėrbyer atyre e qėshtjes greke nė Shqipėri, ėshtė edhe kisha autoqefale (e pavarur) ortodokse shqiptare e cila qė nga viti 1991 edhe udhėhiqet nga peshkopi grek Janullatos, tė cilit mediat I referohen me emėr, si hirėsia e tij Anastasi, si pėr tė lėnė pėrshtypjen qė ky ėshtė shqiptar. Kisha e pavarur ortodokse shqiptare, tė cilėn para njėqind vitesh, e nė kushte mė tė vėshtira e themeloi Fan Noli, tani e sa vite nuk ėshtė e pavarur, apo duke u nisur nga udhėheqja e saj mund tė thuhet qė mė shumė se interesat e besimtarėve, mbron interesat e njė shteti tjetėr nė vendin tonė.
Po tė shohim pak faqen zyrtare tė kishės autoqefale ortodokse shqiptare (www.orthodoxalbania.org), do tė shihnim qė kjo faqe ėshtė e disponueshme pėrveq shqipes edhe nė greqisht dhe anglisht, apo mund tė thuhej pėrveq greqishtes, edhe nė shqip dhe anglisht, gjė qė ėshtė nė kundėrshtim me pavarėsinė (edhe gjuhėsore) qė ka ky institucion. E sikur kjo faqe tė krahasohej me faqet tjera zyrtare tė ortodoksive tė tjera, del se vetėm faqja ortodokse shqiptare (pėrveq asaj greke), ka greqishten brenda. Faqet zyrtare ortodokse, tė Rumanisė (www.crestinism-orthodox.ro), e Bullgarisė (http://bulch.tripod.com) , e Rusisė (http://www.russianorthodoxchurch.ws), e Serbisė ( www.serbianorthodoxchurch.com) , e Armenisė (www.armenianorthodoxchurch.com) ... nuk kanė askund gjuhėn greke.
Dhe shteti shqiptar nuk bėnė ndonjė pėrpjekje serioze qė kishėn autoqefale ortodokse shqiptare tua kthej besimtarėve ortodoks shqiptar, atyre tė cilėve edhe u takon.
Kėtu, nėn hundėn tonė e nė shtetin tonė punohet pėr interesa tė njė shteti tjetėr, e shteti ynė sikur nuk ka kohė tė merret me kėto gjėra.E pėrpjekjes greke, qė madje edhe njė sasi shqiptarėsh t’I integroj brenda kulturės greke, nuk I pėrgjigjet aspak shteti shqiptar, edhe pse kėto gjėra ndodhin nė shtėpinė tonė. Shteti shqiptar I ka lėnė njė fushė tė madhe veprimi minoritetit grek, saqė kjo pikė kancerogjene rrezikon tė rritet e tė rrezikoj edhe vetė qenjen e kėtij shteti, apo tė vie puna deri tek amputimi pėr tė shpėtuar tėrėsinė.
Ky shtet, qė nuk mund t’I zgjidh problemet brenda shtėpisė sė vet, nuk pritet ta zgjidh as qėshtjen ēame, qė tashmė duket vetėm si diēka qė I takon historisė.
E kjo ka ardhur si pasojė e mosangazhimit tonė tė duhur, si pasojė e asaj qė shteti na duhet pėr t’I zgjidhur problemet personale.Shteti na duhet pėr tė mirėn personale e jo pėr tė mirėn e pėrgjithshme e rrjedhimisht edhe personale.
Prandaj nė vend qė ne tė ishim nė ofansivė, ne jemi nė defansivė. Dhe nuk jemi ne defanzivė vetėm kėtu, por edhe nė Kosovė, ku serbėt qė pėrbėjnė 5 pėrqind tė popullatės kanė tė drejta tė barabarta me shqiptarėt qė janė mbi 90 pėrqind, tė drejta qė as pėrafėrsisht nuk I kanė shqiptarėt e Maqedonisė qė janė dikund 30 pėrqind e popullatės atje.Ne duhet tė kujdesemi mirė e seriozisht pėr qėshtjet tona, qė tė mos na vie puna sa tė themi qė edhe Nishi ėshtė I yni e tė mos mund tė shkojmė as nė Mitrovicė.
Prandaj duhet tė merremi dhe atė seriozisht me qėshtjen e minoritetit grek nė Shqipėri, qėshtje kjo e krijuar artificialisht ,e qė dikujt mund t’I duket problem I vogėl.Por edhe sikur tė jetė kėshtu, duhet zgjidhur kėtė problem tė vogėl, qė tė mos bėhet I madh.
E njėkohėsisht duhet tė merremi edhe me qėshtjen ēame, qė gabimet dhe padrejtėsitė tė ndreqen pėr aq sa ėshtė e mundur.
E dhashtė zoti, qė pėr kėtė e qėshtje tė tjera, ta kemi vullnetin dhe angazhimin e duhur.
Shkruar nga Habib Reshtani
Thursday, 04 June 2009
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
Krijoni Kontakt