Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28

Tema: Mallengjimi

  1. #21
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Skender Muco

    Skender Mucon na e vrane
    Trathetaret me gjermane,
    Me tre plumba na i rane
    ...............Mu ne koke.

    Ky petrit i Laberise,
    Flamurtari i lirise,
    Per lavdi te Shqiperise
    ...............Ra per toke.

    Ra per tok' ndersa punonte,
    Kur Vatani gjak kerkonte,
    Kur armiku na mundonte
    ...............Ne rob'ri.

    Yll' i ndritur, perenduar,
    Perendim me gjak i shkruar,
    Per mbi tok'n e skllaveruar
    ...............U-be fli.

    Shiu gjakun s'do t'ja laje,
    Meme-Shqipja s'do t'a qaje,
    Zi shqiptari s'do te mbaje
    ...............Sa te rroje.

    Gjak'i tij do t'jape jete,
    Do lind' shpirtin e vertete
    Qe do ngrihet lart perpjete
    ...............T'a kendoje.

    Ky hero i epopese,
    Q'u-be fli per Komb' e bese,
    Flamurtar sic qe do t'mbese
    ...............Per liri;

    Nje kalores trimerije,
    Nje kurore madheshtije,
    Nje simbol atdhetarije
    ...............Per Shqip'ri.

    (Av. Skender Muco, anetar i Komitetit Qendror te "Ballit Kombetar" dhe nderlidhes i Organizates prane Misionit Aleat ne Dukat te Vlores, u-vra nga gjermanet me 12 Gusht 1944, ne Bubullime te Lushnjes. Bashke me 'te u-vrane dhe dy anetaret e Komitetit Krahinor te Vlores: Prof. Yzeir Ismaili dhe Zako Mezini.)

  2. #22
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Luftetari i Lirise

    Pushken krahut, Shqipen n'balle,
    Nisen djemt e marrin malet,
    Se Atdheut jeta i falet,
    Kur te ndodhet ne rrezik.
    ....Ne mos kthefsha, nen' e dashur,
    ....Asnje lot mos derdh per mua,
    ....Shqiperis i a kemi hua
    ....Trupin, gjakun, jeten t'one.
    Atje lart degjohet pushka,
    Ndizet lufta, tym i zi,
    Po luftojn' me trimeri
    Ca kreshnike - shpirt celik.
    ....Gjemon zani i HIMRANIT:
    ....<<Ik' anmik e mos u-qas,
    ....Se fatosat e Vatanit
    ....S'i lshojn' muret e kalas>>!
    Mbi bregore t'gjelberuar
    Na u-vra nje djal'i ri,
    Ra deshmor per Shqiperi,
    Duke vdekur keshtu tha:
    ....<<Lajmeroni nenen t'ime
    ....Nje Flamur te me qindisi
    ....Edhe varrin t'ma stolisi
    ....Me Dykrenshin Kuq e Zi>>.

  3. #23
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Kange Herojsh

    Ushton zani neper Shkoder
    Thone kan vra nji Prift me vlere,
    E percjelle mali me koder
    Mbrende e jashte Shqipnijes s'mjere.

    ....--Qaj ti <<Ora e Shqipenis>>,
    ....<<Hije t'zeza>> bani gjame,
    ....Ti <<Rozafa>> e robenis
    ....<<Rub'n e Kuqe>> c'e ke bame?
    ....Ndre Zadejen ta mbuloje
    ....Edhe n'vorr me te t'pushoje.

    N'Kryeqytet, n'Tirane mizore
    Dnue per deke jane dy Shqiptar'
    Qi per Komb e pune njerzore
    I pat njoft Shqipnija mbar'.

    ....--Qani ju, o shqipetare,
    ....Pleq e t'ri e burra e gra,
    ....Kta ma t'paret nder te pare
    ....Kan perbuze e dnue e vra:
    ....Kol Tromaren - Bahri Omarin,
    ....Do trahtare t'pa fis t'pa fare.

  4. #24
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Rrofte Shqipnija

    Rroft' Shqipnija dhe Lirija,
    Rroft' e qoft' pop'lli shqiptar,
    Rroft' Kosova, rroft' Camrija,
    Rroft' e qoft' Balli Kombtar.

    T'drejat t'ona nuk i lshojm'
    Nuk i lshojm' me gjak i mprojm';

    Kshtu na ka m'sue Skenderbegu,
    Kshtu na ka m'sue Lepenica, Azis Cami,
    Kshtu na ka m'sue Safet Butka,
    Skender Muco, 'Miter Fallo,
    Kshtu na ka m'sue Ndre Zadeja,
    Lumo Skendo - Ati i jon'-.

    Amanetin do t'u mbajm'
    Mbi gjurm' t'tyne do t'marshojm'
    Me gjak token do t'a lajm'
    Prap lirin do t'a fitojm'.

  5. #25
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    O im bir!

    O im bir, o djal i ri!
    Qi je ba fli per Shqipni,
    Per Shqipni t'pat rritun nana
    Mos me t'gja kush n'kapidana.
    Te bardhe castin paska prite
    Jote nana ne ket dite:
    ....O im bir, o djal i ri!
    ....Nana jote nuk mban zi,
    ....Nuk mban zi, as do t'vajtoje,
    ....Porsi n'darsem do t'kendoje:
    ....Sot ke marre nji nuse t're,
    ....Nuse t're, t'bukren mbi dhe,
    ....Sot je dhander nder t'tu shoke,
    ....Si ma i lumi mbi ket toke.
    O im bir, o djal i ri!
    Thueja kang's t'asaj Liri,
    Qi t'pat m'suemun nana jote
    Tuj t'perkunde kur ty t'a k'ndote;
    Thueja kang's m'at za qi ke
    Sa t'a xaje mosha e re,
    Se si dek ke per Shqipni,
    Se si shkri je per Liri.

  6. #26
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Luftetaret e malevet

    Neper male t'Shqiperise
    Kercet pushka perseri,
    Flamurtar' te Shqiperise
    Po luftojne per liri.
    --Thon'i <<me mir' plumbin ne balle,
    se sa rober e te gjalle>>.
    .......Nga ju o luftetar'
    .......Atdheu Shqipetar
    .......Ka pritur edhe pret
    .......Shpetim, liri e jet'!
    Amanetin e te Parvet
    Ne nuk duhet t'a harrojme,
    <<Shqiperin' e Shqipetarvet>>
    Nga te huajt t'a shpetojme.
    --Keshtu thot' Abas Ermeni:
    <<Malet, djema, mos i leni>>!
    .......Nga ju o luftetar'
    .......Atdheu Shqipetar
    .......Ka pritur edhe pret
    .......Shpetim, liri e jet'!
    Neper bjeshka te qendrojme,
    O Ushtare te Lirise,
    Kuq e Ziun qe t'a mbrojme
    Nga cdo sulm i trathetise.
    --Keshtu thot' Kazazi trim:
    <<Bini burra me terbim>>!
    .......Nga ju o luftetar'
    .......Atdheu Shqipetar
    .......Ka pritur edhe pret
    .......Shpetim, liri e jet'!
    Stre' e shtrese do te jete
    Pylli, shkembi e cdo gur,
    Dhe cdokush prej nesh do t'kete
    Si mbulese nje Flamur.
    --Thot' Luani: <<Dhe ne mal
    vec Kosoven ideal>>.

    .......Nga ju o luftetar'
    .......Atdheu Shqipetar
    .......Ka pritur edhe pret
    .......Shpetim, liri e jet'!

  7. #27
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Diktatorit

    E.N.

    Nga maj' e Fronit Katili veshtron,
    me sy si pisha ne zjarr te verbon.
    <<Jam yll' i Kombit>> bertet e bucet,
    dhe Turma klithet: <<Je ylli qe vret!>>

    O Turm' e mbytur ne pluhr' e deshir';
    Veshtro Katilin, Flamurin e nxir'...
    dhe Turm' e lodhur pergjigjet me lot:
    <<Na jan' errur syt, nuke shohim dot!>>

  8. #28
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    ...FUND...

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •