Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 28

Tema: Mallengjimi

  1. #11
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Te Ura e Gjormit
    (Kenga e Hysni Lepenices)

    Ku po ven' k'ta italjane,
    Ku po ven' kta mercenare,
    Thone vene lumit pare.*
    ........--Le te vene pa te Ura
    ........Gjejne Burrin per mbi burra.

    Shkon kollona me nxitim,
    Gjithe zhurm' e gjithe tym,
    Shkojne larot per rrembim.
    ........--Le te shkojne pa te Ura
    ........I pret Burri per mbi burra.

    Kercet pushka, dridhet zalli,
    Gjemon topi, tundet mali,
    Ulerin Selim Gjetani **:
    ........--Ikni bre, se na griu Ura,
    ........Paska burra per mbi burra!

    Dit' e nate gjer n'agim
    Vazhdon lufta me terbim,
    Mba'u Hysni Abas o trim;***
    ........--Mbahu se perposh te Ura
    ........Lufton Burri per mbi burra!

    Shih, pa shih si po trazohen,
    Shih pa shih si shpartallohen,
    Dhe per pak do t'dorezohen,
    ........--Se i griu qe nga Ura,
    ........Lepenica mbi gjith' burra!

    DHIMITER BALA

    * Lumi i Vlores
    **Selim Kaloshi
    ***Hysni Kapua

  2. #12
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    C'po qan Veri-Jugun!

    O c'po kejan Veri Jugun-o:
    O ku m'i ke njato trimat-o?
    ....Kan rroke pushkat, kan marre malet-o
    ....Jane tue vdekun per toke t' veten-o.

    O c'po kejan Veri Jugun-o:
    O ku m'i ke njato djemat-o?
    ....Kan rroke pushkat, kan marre malet-o
    ....Jane tue vdekun per toke t' veten-o.

    O c'po kejan Veri Jugun-o:
    O ku m'i ke njato fshatrat-o?
    ....Kan rroke pushkat, kan marre malet-o
    ....Jane tue vdekun per toke t' veten-o.

  3. #13
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349
    Mrekullueshėm!
    - Njė ndėr temat mė tė mira tė forumit!



    Pėrshėndetje

  4. #14
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Besa-bese

    Besa-bese m'dhime mori nane,
    Per Atdhe jeten due m'e dhane.
    ......Se me shef-o, jo mos mbaj uzdaje,
    ......Do te vdes-o, nane nder ato maje.

    Besa-bese nan'-o m'je idhnue,
    Per Shqipni nan'-o me vdeke due.
    ......Se me shef-o, jo mos mbaj uzdaje,
    ......Do te vdes-o, nane nder ato maje.

    Besa-bese zemren t'a kam thy',
    Memedhen due ma fot se ty.
    ......Se me shef-o, jo mos mbaj uzdaje,
    ......Do te vdes-o, nane nder ato maje.

    Besa-bese nan'-o ke me ndi,
    Se t'ka mbete djali per L i r i.
    ......Se me shef-o, jo mos mbaj uzdaje,
    ......Do te vdes-o, nane nder ato maje.

  5. #15
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Pershendetje

    Citim Postuar mė parė nga PrInCiPiEl
    Mrekullueshėm!
    - Njė ndėr temat mė tė mira tė forumit!



    Pėrshėndetje
    Me behet qefi qe te pelqejn PrInCiPiEl. )

  6. #16
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Mustafa Dervishit

    Hipur kalit vjen taljani
    Koken bosh m'hekur mberthyer,
    Krahin pupel per t'ngallnyer,
    Shpirtin-o me katran lyer
    Per robri.

    C'jan' kta cunat e Skenderit,
    C'jan' kta djemat arbenore,
    Qe kan shqipen nder krahnore,
    Qe tu' knduar bijn' deshmore
    Per Liri!

    Nuk e qajn' jo shok't Mustafen
    S'qahet djali zemer hekur
    S'qahet dot luftari i vdekur,
    Nder ne k'ndohet burr' i mbetur
    Per Shqipri.

    (U-vra nga kalorija italiane ne demonstraten qe u be ne Shkoder me 26 Korrik 1943. "Balli Kombetar" vuri ne vendin e heroizmit kete pllake mermeri te skalisur: "Ketu me 26 Korrik 1943 plumbat italiane shtrine perdhe Puntorin e palodhun te "Ballit Kombetar" Prof. Mustafa Dervishin, i cili shkroi me gjakun djaloshar mbi token e robnueme: Shqipnija e Shqiptarevet,,. --Sot kjo pllake eshte thyer nga te kuqet t'ane.)

  7. #17
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Selfo Hekalit

    Gjemoi fusha, gjemoi mali,
    Ra rrufeja per mbi dhe,
    Se c'u-vra Selfo Hekali,
    Ra deshmor per Memedhe;
    .......Se c'u-vra nje djal' i ri,
    .......Fali jeten per liri.
    Kercet pushka neper Luar,
    Sulet trimi vrull e zjarr,
    Dhe kerkon t'a zer' me duar,
    Isa Tosken trathetar;
    .......Shpirt-katran e zemer-lik,
    .......I Atdheut nje armik.
    Kendon Zana trimerine
    E djaloshit trim me flete,
    Qe lufton per Shqiperine,
    Ai vetem kundra dhjete;
    .......Lumja ti moj Shqiperi,
    .......Per keta heronj te ri!
    Shpirt' i Selfos do' lirine,
    Do' Atdhene te cliruar,
    Te nderuar Shqiperine,
    Trathetine te dermuar;
    .......Selfo, ti mos ki merak
    .......Se ke shok' qe marrin hak.

  8. #18
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Batalioni "Besnik Cano,,

    Per n'Kosove na do t'shkojme,
    Burra perpara;
    Bataljoni <<Besnik Cano>>
    Sulet permbi Shkja.
    .......Ejani vllazen, t'i veme zjarrin
    .......Anmikut barbar, qe sulmon pa pra.

    Na me vllaznit Kosovare
    Luftojm' krah per kra',
    Bataljoni <<Besnik Cano>>
    Lufton bashk' me 'ta.
    .......Ejani vllazen, t'i veme zjarrin
    .......Anmikut barbar, qe sulmon pa pra.

    Se Kosova asht e jona,
    Nuk e lshojm' aspak,
    Lumo Skendo vet' ka thane
    Do t'a mbrojm' me gjak.
    .......Ejani vllazen, t'i veme zjarrin
    .......Anmikut barbar, qe sulmon pa pra.

    Amanetin do t'ja mbajme
    Lumo Skendos pra,
    Se ash Baba i Shqiptarizmes,
    Burra perpra.
    .......Ejani vllazen, t'i veme zjarrin
    .......Anmikut barbar, qe sulmon pa pra.

  9. #19
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Safet Butka

    Kur trumbeta e lirise
    Thirri arbrin ne kushtrim,
    Safet bir' i Shqiperise
    Vrapoi malit per clirim.
    .....Safet Butka djal' petrit
    .....Flamurtar mbi t'gjith' u-ngrit.

    Mbi shkembenj edhe mbi gure,
    Ku ngre cerdhen shqipja e re,
    Mbi nje pushk' mbi nje Flamure
    Dha betim per Memedhe.
    .....Safet Butka djal' petrit
    .....Flamurtar mbi t'gjith' u-ngrit.

    Dha betim se do luftoje
    Vec per Komb edhe liri,
    Gjer sa vendi te shpetoje
    Prej mizores roberi.
    .....Safet Butka djal' petrit
    .....Flamurtar mbi t'gjith' u-ngrit.

    Gjithe kohet u-rrefye
    Shembell-drite ideali,
    Per Atdhene s'u-kursye,
    Gjak i deshi, gjak i fali.
    .....Safet Butka djal' petrit
    .....Flamurtar mbi t'gjith' u-ngrit.

    Komb' i ter' do t'a kujtoje
    Bir-deshmorin e lirise,
    Dhe i riu do t'a pasoje
    N'rrug' te 'tij te shqiptarise.
    .....Safet Butka djal' petrit
    .....Flamurtar mbi t'gjith' u-ngrit.

  10. #20
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    T'falem, Shqipni!

    T'falem, o t'falem,
    Shqipni e mjere!
    O ty perhere
    Kam me t'kujtue!

    ............T'falem, o t'falem,
    ............Shqipni-robine,
    ............O Heroine,
    ............S'kam me t'harrue.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •