Zbulohet nė Vastroi varri dhe emblema e fituesit




Shpresa Dine/ Sarandė
Njė kampion i lojėrave Olipike, ėshtė zbuluar nė Shqipėri nė vitin 1960.

Nė Shalės, nė fshatin 40 km larg qytetit tė Sarandės, ndodhet qytetit antik i paidentifikuar i Vastroit, i pagėzuar nga vendasit. Ėshtė zbuluar pikėrisht, nė njė varr antik, i cili ndodhet mes banesave dhe objekteve tė hershme, i punuar me mjeshtėri. Sipas arkeologut Halil Shabani, ky varr ėshtė zbuluar rreth viteve '60, nė kohėn kur nė Shqipėri u kryen ekspedita nga misionet italiane, qė kėrkonin eshtrat e ushtarėve italianė, qė ranė nė vendin tonė nė Luftėn e Dytė Botėrore. "Gjatė asaj kohe ishte e nevojshme tė bėheshin gėrmime edhe nė luginėn e Shalėsit. Nė atė kohė zė fill edhe zbulimi i kėtij varri, i cili i pėrket periudhės antike", tregon kėshtu arkeologu Shabani. Shabani, e ka studiuar vetė kėtė varr tė rrallė, pėr tė cilin rrėfen tė gjitha detajet qė janė zbuluar nė tė.

Kur u zbulua fituesi i Olimpikut
"Dy punėtorė shalėsiotė, qė morėn pjesė nė ato vite pėr tė gėrmuar pėr gjetjen e eshtrave tė ushtarėve italianė, pas mbarimit tė kėrkimeve vendosėn dhe hapėn edhe varrin antik. Pasi hapėn rrasėn e sipėrme, zbuluan eshtrat e njė personi, gjetėn njė kurorė prej floriri, disa enė balte tė periudhės antike, etj.", tregon ai. Arkeologu tregon se, nga thėniet e punėtorėve qė bėnė gėrmimin dhe nė kontrollin qė iu bė mė vonė nga arkeologėt e bėrthamės arkeologjike tė Sarandės atij varri, ku u gjetėn edhe dy gjethe floriri dhe enėt e dėmtuara, rezultoi si varr me rėndėsi tė veēantė. "Kurora prej floriri, e gjetur kėtu, ishte nė formėn e njė embleme dhe pėrbėhej nga dy degė tė harkuara. Degėt pėrbėheshin nga gjethe floriri, tė cilat kishin formėn e gjetheve tė ullirit, ku midis kėtyre gjetheve ishin punuar mjeshtėrisht edhe kokrrat e ullirit. Trungu i gjetheve vinte duke u trashur drejt fundit, ku kryqėzoheshin me njėra-tjetrėn", shton ai. Pikėrisht ku ato kryqėzoheshin, vazhdon mė tej tė tregojė arkeologu me pėrvojė, Halil Shabani, ishte vendosur njė medalion shumė mė i madh nga monedhat po prej floriri. Fatkeqėsisht, tė dy punėtorėt i ndanė midis tyre gjethet e floririt dhe medalionin, tė cilat edhe u publikuan nė fshat, duke i pėrdorur ato si objekte zbukurimi. "Askush nuk i dėnoi atėherė ata njerėz pėr prishjen e kėtij medalioni. Mbėshtetur nė datimin e enėve prej balte, qė sipas arkeologėve i takojnė shekullit III-II para Krishtit, rezulton se varri i pėrket asaj periudhe. Por vlerat shkencore, artistike e shoqėrore tė emblemės prej floriri, janė tė njė rėndėsie te veēantė", shprehet ai.

Pak histori
Historikisht nė Epir, Iliri dhe nė Greqinė e Vjetėr si edhe nė shtetet e tjera tė Mesdheut, e fitonin tė drejtėn e mbajtjes sė emblemės prej floriri nė formėn e gjetheve tė ullirit, vetėm fituesit e garave Olimpike, qė zinin vendet e para nė garat e Olimpit ose nė Dodonė. "Madje fituesit e vendeve tė dyta dhe tė treta, nė ēdo garė fitonin njė kurorė ulliri tė thurur nga degėt origjinale tė ullirit, simboli i paqes pėr grekėt e vjetėr dhe shtetet e tjera tė Mesdheut, qė konkuronin nė lojrat Olimpike", tregon arkeologu Shabani. Sipas regullave tė asaj periudhe, fituesit e vendit tė parė nė ēdo garė, pėrvec kurorės sė ullirit origjinale, i dhurohej njė emblemė e tillė prej floriri. Sipas tij, fituesit merrnin njė super ēmim, nga organizatorėt e lojrave Olimpike nė vite tė caktuara. "Kėshtu konceptohet, se tė drejtėn e bėrjes sė kurorės me gjethet e ullirit tė derdhur nė ar, e kishin vetėm organet drejtuese tė lojrave Olimpike te grekėt e lashtė. Pra ky tregues i gjetjeve nė varrin antik, na jep tė drejtėn, -vazhdon mė tej Halil Shabani-, tė mendojmė se njė atlet nga vendbanimi i Vastroit tė Shalėsit, nė pėrbėrje tė shtetit tė Epirit, kishte marrė pjesė nė lojrat Olimpike dhe kishte zėnė vendin e parė". Sipas zakoneve e traditave vendase, atributet e secilit i viheshin atij nė ēastin e varrimit. Kėtė mendim e mbėshtet historiografia greke e lashtė edhe ajo Epirote apo Ilire, qė i pėrshkruajnė kėto detaje. Nė mbėshtetje tė kėtij vendimi dhe fakti nė mėnyrė tė tėrthortė, na vjen edhe e drejta pėr ta shoqėruar nė varrin e mbretit tė Greqisė apo tė Epirit me kurorėn e gjethes sė dushkut, qė ėshtė gjetur nė varrin e Filipit tė II-tė tė Maqedonisė. "Ato rregulla dhe tė drejta tė punimit me ato forma gjethe ulliri apo dushku, ishin tepėr rigoroze dhe tė kontrollueshme. Sigurisht, qė nga zbulimet e deritanishme nė qytetet antike tė Mesdheut, rezultojnė shumė pak emblema tė tilla prej floriri. Madje ato mungojnė edhe ndėr qytetet e mėdha tė periudhės antike", shton mė tej arkeologu Halil Shabani.


Panorama