Close
Faqja 4 prej 28 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 275
  1. #31
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    TIRONA zberthen Vllaznine brenda ne Loro Boriēi !!!

    Vllaznia - SK Tirana 1 - 3 (Abilio 39'/ Rraklli 51', Patushi 70', Sene 73')


    Vllaznia: Orges Shehi, Admir Teli, Suad Lici, Elvis Kraja, Amarildo Belisha, Viorsin SInani, Abilio Neves DOs Reis, Hasim Djokovic, Jose Junior, Franc Ahi, Edmond Doēi. Trajner: Agim Medja

    SK TIRANA: Blendi Nallbani, Elvis Sina, Rezart Dabulla, Papa Sene, Alban Tafaj, Ervin Bulku, Altin Rraklli, Devi Muka, Ansi Agolli, Egert Bakalli, Saimir Patushi. Trajner: Sulejman Starova. Ne stol: Isli Hidi, Erbim Fagu, Gentian Hajdari, Eleandro Pema, Fjodor Xhafa, Eldorado Merkoēi.

    45' del Ansi Agolli futet Fjodor Xhafa.
    72' dalin Rraklli dhe Devi Muka futen Hajdari dhe Merkoci.


    SK TIRANA ka zberthyer brenda ne Loro Boriēi te Shkodres ekipin e Vllaznise. Tre golat e shenuar nga Altin Rraklli, Saimir Patushi dhe Pape Sene kane qene kunderpergjigjia e golit te te vetem te shenuar me penallti nga ana e brazilianit te Vllaznise Abilio. Tirana eshte finaliste e Kupes se Shqiprise, ndersa Vllaznia nuk mundi te shkoje me tej se gjysem finalja.


    Me TY u linda, me TY u rrita, vetem TIRONA n'stadium bertita !!!
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  2. #32
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Finalja e Kupes se Shqiprise.

    11 Maj 2005 - SK Tirana - Teuta.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  3. #33
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Citim Postuar mė parė nga skuthi_vogel
    Finalja e Kupes se Shqiprise.

    11 Maj 2005 - SK Tirana - Teuta.

    Ec aty te hongsha zemren ,s'mahena fare edhe pse ekipi nuk ka qene ne formen e tij me te mire ,aty ku duhet fitojme bindshem ,ndaj nje vllaznie te forte te fitosh 3--1 ne loro borici s'osht e lehte !!!

    Gjithsesi urime cunave tirones

  4. #34
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Tirana fiton donatorėt dhe finalen.

    Sporti Shqiptar.

    Tirana e ka fituar edhe ndeshjen e dytė gjysmėfinale ndaj Vllanzisė dje dhe e sheh veten tashmė nė finale tė Kupės sė Shqipėrisė. Me fitoren 3-1 brenda nė "Loro Boriēi", bardheblutė e Starovės kanė konfirmuar edhe njė herė tjetėr se janė jo mė kot ata qė bėjnė "ligjin" nė futbollin shqiptar. Me kėtė fitore, pėrveēse kanė siguruar finalen, bardheblutė kanė mbyllur edhe "gojėt e liga" qė prej dy javėsh kanė "brumosur" njerėzit me idenė se rezultati i kėsaj ndeshjeje ishte i trukuar nė favor tė Vllaznisė. Megjithatė, 90 minutat e djeshme kanė qenė njė futboll i pastėr, i cili ka nxjerrė fitues pikėrisht mė tė mirėt.

    Ndeshja ka filluar me njė tension te tė dy ekipet. Kjo shihej qartė edhe nė momentet e para tė lojės, por shpejt rrjedha e lojės do tė vėrtetojė atė qė nuk bėhej fjalė pėr kompromis. Miqtė, falė edhe rezultatit tė ndeshjes sė parė, ndryshe nga sa ishte deklaruar, do tė luanin nė kėtė takim me njė sulmues tė mirėfilltė, Rrakllin, dhe me Mukėn pas tij. Xhafa ėshtė nė stol, i gatshėm pėr ēdo moment qė do t'i nevojitej Starovės. Nga ana tjetėr, te Vllaznia i gėzohen faktit se mė nė fund Medja do t'i kishte tė gatshėm tė gjithė lojtarėt. Dy-tre raste tė krijuara shpejt tė krijojnė pėrshtypjen se do tė kemi njė ndeshje me emocione. Agolli e Muka nė dy momente pėr pak sa nuk kalojnė nė avantazh ekipin e tyre, por kundėrpėrgjigjen menjėherė Sinani e Teli, qė janė fare pranė thyerjes sė Nallbanit. Loja fiton emocione dhe kjo vėrteton edhe njė herė se nuk bėhej fjalė pėr trukim tė ndeshjes. Atėherė kur dukej se pjesa e parė do tė mbyllej nė barazim, vjen dhe goli i parė i takimit. Abilio ėshtė penguar nė mėnyrė tė parregullt brenda zonės nga Patushi dhe gjyqtari Lulaj nuk ngurron tė japė 11-metėrsh. Vetė braziliani ėshtė i sigurt nė ekzekutimin e tij dhe Vllaznia e sheh veten nė fund tė pjesės sė parė nė avantazh, qė do tė thoshte se tashmė gjithēka ishte vėnė nė baraspeshė.

    E dyta shihej si njė luftė e vėrtetė sportive. Starova ndien rrezikun e eliminimit dhe vendos tė guxojė. Largon nga fusha Agollin, qė po luante mirė nė pjesėn e parė, dhe fut nė vend tė tij njė sulmues, Xhafėn. Devi Muka lirohet nga kjo lėvizje dhe fillon tė marrė nė dorė fatet e skuadrės sė tij. Pikėrisht njė "galopim" i tillė nė krahun e djathtė i kapitenit bardheblu ka nxjerrė tė lirė nė zonė Rrakllin, qė edhe njė herė tjetėr "ēon pėr vdekje" shkodranėt. Njė gol qė ka sjellė njė habi te vendėsit, qė ishin pėrgatitur pėr bėrė njė pjesė tė dytė shumė tė fortė. Megjithatė, vendėsit reagojnė dhe Abilio nė dy raste mund tė kishte kaluar sėrish nė avantazh ekipin e tij. Por pa kaluar shumė minuta, janė miqtė qė godasin sėrish. Edhe njė herė tjetėr vendimtar ėshtė njė kros nga e djathta e sulmit tė Tiranės. Mbrojtja e Vllaznisė harron pėr tė dytėn herė se ka lojė edhe pas shpine, nga ku kėtė herė i ndėshkoi Patushi. Ky gol ka mjaftuar qė ndeshja tė mbyllej. I treti me autor Papa Sene ka rikonfirmuar edhe njė herė tjetėr se kuqeblutė nuk dinė tė vendosen nė fushė.

    Pėrfundimisht 3-1 pėr Tiranėn, e cila ka vėrtetuar kėshtu edhe njė herė se mbetet numri 1 i futbollit shqiptar. Ndėrsa Vllaznia, pasi ka humbur finalen, duhet tė kapė tani "trenin" e fundit, qė do ta ēonte nė Kupėn Intertoto.


    Thanė pas ndeshjes.

    Agim Medja, trajner i Vllaznisė: "Sot kishim shpresuar shumė nė njė paraqitje ndryshe tė ekipit ndaj Tiranės. Nė dy ndeshjet e fundit me kėtė skuadėr kemi luajtur pėrgjithėsisht mirė, prandaj mendonim se mund tė bėnim diēka pėr tė siguruar finalen. Por tani ėshtė e kotė ta analizojmė pse humbėm. Kemi humbur mundėsinė pėr tė qenė nė finale dhe pėr kėtė jemi tė dėshpėruar. Ē'ndodhi nė pjesėn e dytė? Sigurisht, pėrveē ndonjė dobėsie nė lojėn tonė, ishte edhe merita e Tiranės, qė arriti tė dominojė nė fushė edhe falė kualiteteve qė ka. Nė kėtė eliminim tonin ndoshta ndikoi edhe gjithė ai presion i madh qė u ushtrua ndaj kėtij takimi. Nuk na mbetet gjė tjetėr, veēse qė Vllaznia tė gjejė forca pėr tė rritur lojėn e saj pas kėtij momenti tė keq ku ndodhemi tani."

    Sulejman Starova, trajner i Tiranės: "Arritėm njė fitore minimale nė ndeshjen e parė dhe, meqė ajo nuk na siguronte asgjė, na bėri ta vlerėsojmė siē duhet ndeshjen e kthimit. Vllaznia luajti mirė nė pjesėn e parė dhe na vuri shumė nė vėshtirėsi. Por nė pjesėn e dytė bėmė njė lėvizje taktike tė detyruar, duke futur nė fushė njė tjetėr sulmues dhe pas golit tė Rrakllit pėrfituam falė edhe hapjes sė Vllaznisė nė prapavijė. Mė vjen mirė edhe pėr faktin qė me kėtė fitore mbyllėm edhe ato fjalė qė qarkulluan gjatė gjithė kėtyre ditėve. Sa pėr Vllazninė mė vjen keq qė nuk arriti t'i kėnaqė sot tifozėt e saj, por i uroj tė kapė "trenin" e fundit pėr nė Europė, qė ėshtė vendi i tretė nė kampionat."


    Tė veēanta.

    Ndeshja e djeshme nuk ka pasur ndonjė interesim kushedi se ēfarė. Atė e kanė ndjekur jo mė shumė se 4 mijė tifozė, tė cilėt gjithsesi kanė dalė tė zhgėnjyer nga "Loro Boriēi". Gjysma e tyre madje janė larguar qė nė momentin e shėnimit tė golit tė dytė nga Patushi.
    Ajo qė ka rėnė nė sy gjatė takimit tė djeshėm ka qenė mungesa e donatorėve tė Tiranės nė Shkodėr. Asnjėri prej tyre nuk ka preferuar tė udhėtojė drejt Veriut pėr tė qenė nė takimin e shumėpėrfolur.
    Reagimi i tifozėve shkodranė pas ndeshjes ka qenė shumė i ashpėr. Ata e kanė kontestuar gjatė paraqitjen e skuadrės sė tyre nė kėtė takim.
    Takimi i djeshėm u duk sikur do tė ishte vėrtet model i "fair-play", por bukuria atij iu prish disi nga zėnka e minutės sė 70-tė mes Gjokoviēit dhe Mukės. Ka mjaftuar njė ndėrhyrje e rėndė ndaj kapitenit bardheblu, qė ky i fundit tė reagojė keq, por gjithēka ėshtė zgjidhur shpejt dhe ėshtė shoqėruar me dy kartonė tė verdhė pėr tė dy protagonistėt e kėsaj zėnke.


    Me TY u linda, me TY u rrita, vetem TIRONA n'stadium bertita !!!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  5. #35
    Tirona je gjithmone ne zemra tona.na mungo vetem noi pjesmarrje ne fazen eliminatore ne champions league dhe jemi tamom.

  6. #36
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Di na njoni si me gjet bluzen e Tirones?
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  7. #37
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Tirona shpartallon "morrin e kuq" 4 - 0 !!!

    SK TIRANA - Partizani 4 - 0 (Agolli 23', Xhafa 49', Rraklli 65', Patushi 71')


    SK TIRANA: Nallbani, Dabulla, E. Bulku, Tafaj, Sina, Patushi, Bakalli, A. Agolli, (Hajdari 46'), Muka, Rraklli, Xhafa, (Merkoēi 61'). Trajner: S. Starova

    Partizani: E. Agolli, Gallo, Delain, Pinari, Peqini, (Metaj 26'), (Lila 76'), Doku, (Progri 69'), Bakaj, Allmuēa, Hallaēi, Bylykbashi, Halili. Trajner: S. Mema



    Nė fakt, pritej njė ndeshje derbi pa emocionet e dikurshme, sė pari pėr vetė pozitat e dy skuadrave nė renditje, por edhe pėr sa i pėrket kontigjentit tė lojtarėve qė ka secili prej 2 ekipeve mė tė sukseshme nė aktivitetet kombėtare. Kėshtu, ajo qė konsiderohet ndeshja mė e madhe e tėrė historisė sė futbollit tonė, derbi Tirana-Partizani mbyllet me njė fitore bindėse tė kryesueses sė kampionatit, 4-0, e cila pret prej disa javėsh tė kurorėzohet pėr tė 22-ėn herė. Ndoshta javėn tjetėr, nė Durrės nuk do tė presė mė. Megjithatė, nė "Qemal Stafa" u pa njė ndeshje derbi pėr t'u harruar nga tė kuqtė, qė, siē dihet, kėtė kampionat e kanė humbur edhe mė tepėr motivin e fitores, sidomes pas eliminimit nga kupa. Sidoqoftė, pėr diēka mė shumė se pjesa e parė, djemtė e Memės u pėrpoqėn ta ndalnin Tiranėn, mbase nė shenjė respekti pėr tifozėt e tyre tė zhgėnjyer. Kėsisoj, ndeshja nisi e barabartė dhe e fortė. Gjysma e parė e lojės krijoi pėrshtypjen se bardheblutė pėrballė njė Partizani qė mbartte jo pak elementė tė rinj nė pėrbėrje, nuk do ta fitonte lehtė derbin. Njė goditje e fortė dhe e saktė e A. Agollit dhe njė pakujdesi e E. Agollit kaloi kryesuesit e kampionatit nė epėrsi gjatė fraksionit tė parė tė ndeshjes. Trajneri Starova, nė 45-minutėshin e dytė bėri njė ndryshim taktik. Nė qendėr tė mbrojtjes u vendos Hajdari dhe E. Bulku kalon nė rolin e tij tė zakonshėm, nė mesfushė, pėr t'i dhėnė mė shumė forcė sulmit. Dhe gjithēa rezultoi efektive. Gjatė pjesės sė dytė Partizani i nėnshtrohet plotėsisht "fuqisė" sė kampionatit, pasi ndėshkohet edhe tri herė tė tjera dhe largohet nga fusha me njė humbje tjetėr, tepėr dėshpėruese pėr ata pak tifozė qė ishin tė pranishėm nė shkallėt e stadiumit. Megjithėse trajneri Mema u pėrpoq gjatė gjithė lojės tė mbante tė tijtė nė linjė, diferencat nė fushė ishin tė dukshme. Duhet pranuar qė rezultati u diktua nė sajė tė kualiteteve qė ka fituesja e kurorės sė 22-tė (ende e pashpallur zyrtarisht). Qė tė tre golat e pjesės sė dytė ishin tė bukur, si ai i Xhafės, i Rrakllit, apo i fundit, qė u shėnua nga Patushi. Por ai i treti, qė e shėnoi Rraklli me kokė, duhet veēuar dhe marrė si model nga mėnyra e ekzekutimit, ngaqė ėshtė parė ndoshta rrallė nė fushat tona, dhe gjithashtu njė gol i tillė nuk i shkon aspak pėr shtat njė ndeshjeje derbi. Ishte i veēantė nga mėnyra sesi topi nėpėrmjet dy lojtarėve tė vetėm, kaloi nga gjysmėfusha e Partizanit dhe pėrfundoi brenda pak sekondash nė rrjetėn e tė kuqve, pas vetėm dy pasimeve tė shpejta. Rraklli, nė afėrsi tė mesfushės, nxjerr tė lirė kapitenin Muka, qė e pėrpunon mirė topin nga e djathta dhe kroson nė zonė pėr sulmuesin, i cili ka ardhur shumė shpejt dhe kėrcen duke goditur dhe shėnuar me kokė. Bashkė me portierin e Partizanit, edhe 5 lojtarėt e tjerė qė mbronin dolėn qė tė gjithė jashtė loje, falė klasit tė kėtyre dy futbollistėve. Pra, nė pėrballjen e fundit zyrtare mes Tiranės e Partizanin "folėn" kualitetet, duke lėnė menjanė traditėn dhe frymėn qė ka karakterizuar njė ndeshje tė tillė derbi.


    Deklaruan.

    Sulejman Starova, trajner i Tiranės: "Fituam njė ndeshje tė rėndėsishme derbi, falė pėrkushtimit tė lojtarėve nė fushė. Jam i kėnaqur mė shumė me faktin qė futbollistėt i zbatuan detyrat taktike, ēka na solli jo vetėm fitoren, por edhe lojėn e mirė. Pavarėsisht nga emrat, praktikisht lojtarėt e Partizanit luajtėn dhe nuk toleruan nė fushė. Megjithatė, nė vija tė pėrgjithshme, ekipi ynė po vjen nė ngritje gjatė ndeshjeve tė fundit dhe kjo mendoj se ėshtė diēka tepėr pozitive. Trajneri asnjėherė nuk mund tė jetė i kėnaqur, pasi njė fjalė thotė se e mira nuk ka fund."

    Sulejman Mema, trajner i Partizanit: nuk u prononcua.


    Tė veēanta ...
    - Pritej njė interesim i vogėl i dy tifozerive dhe ashtu ndodhi. Ndėrkohė, tifozėt e Tiranės ishin mė tė shumtė nė numėr, pėr vetė pozitat e dy skuadrave nė tabelė.
    - Ishin tė pranishėm nė tribunėn "VIP" donatorėt e Tiranės, por mungonte presidenti i Partizanit.
    - Njė tifoz i huaj, i deklaruar i kampionatit tonė, ambasadori hungarez nė Tiranė, kishte ardhur disa minuta para pėr tė ndjekur derbin.
    - Deputeti i PD-sė, Bamir Topi, si gjithmonė, nuk i mungoi kėtė herė derbit, duke bėrė tifo pėr ekipin e tij tė zemrės, Tiranėn.
    - Patushi, pas njė gjesti antisportiv nė fushė, u ndėshkua me karton tė verdhė, por krijoi edhe shumė zhurmė nė radhėt e tifozerive.



    Ashtu siē rrin yjet
    yjet perreth hones
    ashtu rrin tifozat
    tifozat rreth TIRONES ...


    Me TY u linda, me TY u rrita, vetem TIRONA n'stadium bertita !!!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  8. #38
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    TIRONA per te 22 here eshte Kampione e Shqiprise ...

    Tirana "firmos" titullin e 22-tė.

    Takimi midis Teutės sė Durrėsit dhe Tiranės ka dhuruar plot 8 gola, por mbi gjithēa tjetėr ka pėrcaktuar fituesen zyrtare tė kėtij edicioni. Tirana, kampionia nė fuqi, ėshtė kurorėzuar dje nė "Niko Dovana" pėr tė 22-ėn herė. Fitorja pėrballė Teutės e bėri kėshtu ekipin kryeqytetas "mbretėreshėn" e kampionatit tonė, pasi diferenca me rivalėt e saj historikė po thellohet gjithmonė e mė shumė gjatė kėtyre sezoneve. Rreth 1500 sportdashės nga tė dyja skuadrat e kanė ndjekur takimin mes Teutės dhe Tiranės, shumė pak pėr njė ndeshje tradicionale, pas sė cilės ėshtė pėrcaktuar fituesja e njė kampionati tė gjatė.
    Megjithatė, dje u pa njė ndeshje me shume gola, por me pak histori. Bardheblutė e kanė zgjidhur qė nė 27 minutat e para takimin me dy golat e shėnuar nga Merkoēi dhe Rraklli. Nė fushėn e lojės ėshtė parė njė Tiranė e vendosur pėr ta fituar takimin pėrballė njė Teute, sė cilės i ka munguar shpirti i saj luftarak. Durrsakėt realisht nuk pretendonin asgjė, ēka i ka dhėnė mundėsi ekipit kryeqytetas tė kontrollojė dhe tė vendosė diktaktin e vet nė fushė. Njė 90-minutėsh qė foli vetėm mė gjuhėn e golave, si dhe shumė raste tė tjera nga tė dyja skuadrat. Pjesa e parė ka qenė mė e bukur pėr sa u pėrket golave tė shėnuar, por edhe ritmi i saj ka qenė shumė i lartė. Ndėrkohė, pjesa e dytė i ka ngjarė mė shumė njė ndeshje stėrvitore. Gara ėshtė pėrqendruar mė shumė mes Rrakllit dhe Daniel Xhafės, qė synonin kreun e golashėnuesve. Tre gola tė Rrakllit dhe tre tė Daniel Xhafės kanė qenė njė tregues i kėsaj lufte brenda ndeshjes, ku portierėt kanė qenė dhe lojtarėt mė tė dobėt nė fushėn e lojės. 5 gola nė pjesėn e parė dhe 3 nė pjesėn e dytė ishin bukuria e kėsaj ndeshjeje, e cila i ka sjellė titullin Tiranės. Pėr t'u veēuar ėshtė goli perfekt i Daniel Xhafės nė minutėn e 41-tė, pas njė goditjeje model pėr sa i pėrket ekzekutimit. Tirana ka fituar dhe ka siguruar titullin kampion, qė e ka festuar me sportdashėsit e saj nė shkallėt e stadiumit "Niko Dovana". Vėshtirė se kjo ndeshje mund tė quhet test para finales sė kupės, pasi realisht Teuta ruajti rezerva pėr finalen e kupės, nė njė kohė qė edhe Tirana nuk luajti me "marshin" e 5-tė nė "Niko Dovana". Testi i vėrtetė nė mes tė dy ekipeve do tė jetė finalja e sė mėrkurės nė Elbasan, ku durrsakėt nuk do tė kenė xhentilesėn e takimit nė Durrės, pėrballė njė Tirane qė do tė synojė trofeun e dytė nė sezon.


    Muka: Tirana, thjesht mė e mira.

    "Tirana ėshtė ekipi mė i mirė nė Shqipėri." Kėshtu ka deklaruar pėr "Sportin shqiptar" kapiteni i Tiranės, Devi Muka, "truri" i skuadrės sė sapokurorėzuar. Mė tej, duke festuar me tifozerinė tiranase titullin e 22-tė, Muka do tė komentonte rreth fitores tė bukur gjatė ditės sė djeshme: "Ishim tė vendosur qė ta fitonim titullin pėrballė Teutės dhe ia arritėm qėllimit. Tirana tregoi nė fushėn e lojės vlerat e saj mė tė mira dhe e meritoi plotėsisht fitoren nė fushėn e lojės."
    Kurse pėr sa i pėrket sekretit tė Tiranės, nė triumfin e fundit qė e siguroi pėrballė Teutės, kapiteni Muka thotė: "Dihet nga tė gjithė se Tirana ka nė gjirin e saj futbollistėt mė cilėsorė nė vend, pa harruar mbėshtetjen e fuqishme financiare. Duhet tė falėnderojmė tėrė stafin drejtues pėr kėtė sukses tė madh qė arritėm."
    Ndėrsa personalisht pėr suksesin e djeshėm nė "Niko Dovana", fantazisti i Tiranės dhe njėkohėsisht njė ndėr kontigjentėt e ekipit tė kombėtares sonė shprehet:
    "Secili prej nesh synon tė ketė sa mė shumė trofe dhe unė nuk mund tė mos e cilėsoj njė sukses personal kėtė tė fundit, sikurse ėshtė edhe njė sukses i tėrė ekipit. Me Tiranėn ne fituam njė titull, por suksese tė tjera na presin mė tej," - thotė lojtari kyē i formacionit tė Tiranės.
    Mė tej, Muka thekson se, sido qė tė luante kundėrshtari, Tirana synonte suksesin dhe pėr kėtė ishte shumė e vendosur. Pra, sipas tij, ishte Tirana e fortė dhe jo Teuta nė njė ditė tė keqe: "Mendoj se Teuta nuk qe e motivuar sa skuadra jonė, por nuk besoj se do tė luajė mė tė njėjtin motiv edhe tė mėrkurėn, nė ndeshjen finale tė kupės. Megjithatė, ju siguroj se Tirana, siē u paraqit nė takimin e sotėm, e fortė dhe e denjė pėr tė fituar trofe, ashtu do tė jetė edhe nė Elbasan. Kam besim tė plotė se kupa do tė jetė trofeu i radhės nė koleksionin e klubit tonė. Objektivi ynė ka qenė dhe mbetet fitimi i tė dy trofeve."
    Ndėrsa rikthehet edhe njė herė te tema e kampionatit, "vlonjati fluturues" vlerėson konkurrencėn qė i ka bėrė deri diku Elbasani: "Sigurisht qė Elbasani ėshtė pėr t'u vlerėsuar mė shumė se ēdo skuadėr tjetėr e kėtij kampionati. Duke na konkurruar, i ka dhėnė bukurinė e nevojshme skuadrės sonė. Kemi para edhe njė ndeshje me Elbasanin, tė cilėn duhet ta fitojmė."
    Nė fund, lojtari i njohur i kampionatit shpjegon se lojtarėt e shumtė dhe cilėsorė tė Tiranės ishin njė tregues i qartė qė nė fillim tė edicionit dhe ky sukses duhet konsideruar tejet normal: "Tirana ka pasur mbi 20 futbollistė cilėsorė, gjė qė nuk e kanė asnjė prej skuadrave tė tjera. Tirana mbėshtetet financiarisht nga 4 donatorė seriozė dhe pėrbėhet nga njė staf profesionistėsh. Pra, sor korrėm gjithēka qė kishim mbjellė," - pėrfundon Devi Muka, i cili nė fund beson se skuadra e tij do tė bėjė njė pėrfaqėsim pozitiv nė Europė.


    Merkoēi: Tirana mbetet pėrherė Tiranė.

    Tirana mbetet e tillė gjithmonė, Tiranė". I kėtij mendimi ishte autori i njė dygolėshi nė fitoren e fundit tė kampionėve tė sapokurorėzuar, Eldorado Merkoēi. Futbollisti qė mė sė fundi ka siguruar njė vend nė formacionin bazė tė Tiranės ka treguar vlerat e tij. Pasi ka fituar titullin kampion, Merkoēi do tė komentonte tė veēantat e kėtij titulli dhe forcėn e Tiranės, qė dy ndeshje para pėrfundimit tė kampionatit shpallet kampione: "Kėtė duhet ta dinė tė gjithė: Tirana ka njė ekip qė vėshtirė se mund ta diskutonte titullin nė fillim tė kėtij sezoni, pavarėsisht nga pėrpjekjet dinjitoze tė Elbasanit qė na rivalizoi deri nė fund. Sigurisht, ishim ekipi mė i mirė dhe qė meritonim gjithēka.
    Ndėrsa pėr sa i pėrket faktit qė ka qėndruar shumė gjatė nė stol, Merkoēi thotė: "Tirana ka njė ekip me 20 futbollistė cilėsorė, ku ėshtė vėshtirė tė zgjedhėsh. Mendoj se me paraqitjen qė kam bėrė nė kėto ndeshje, kam dhėnė kontributin tim, duke zėnė vend nė formacionin e Tiranės. Ndėrsa pėr mė tej lojtari nuk lė pa pėrmendur trofeun e sė mėrkurės: "Nė radhė tė parė, duhet tė fitojmė kupėn. Besoj se do ta fitojmė, pavarėsisht se Teuta mund tė luftojė mė fort se sot. Ndėrsa pėr kupat e Europės, mendoj se do tė bėjmė diēka mė shumė se gjatė sezoneve tė fundit."
    Pėr takimin e djeshėm, pėrballė Teutės, qė nė fund kurorėzoi bardheblutė, sulmuesi thekson: "E kontrolluam lojėn nga fillimi nė fund dhe nuk e vumė nė asnjė moment nė dyshim rezultatin dhe, sigurisht, as titullin, pėr tė cilin luajtėm mirė dhe shėnuam 5 gola."


    Rraklli: Nuk patėm konkurrentė.

    Njė nga futbollistėt qė ka njė meritė tė veēantė nė kurorėzimin e titullit kampion tė Tiranės ėshtė pa dyshim sulmuesi i kombėtares sonė, Altin Rraklli, qė i ėshtė rikthyer kampionatit shqiptar nė fillim tė kėtij sezoni. Njė tripletė nė takimin e titullit pėrballė Teutės ishte "dhurata" mė e bukur e kėtij lojtari, i cili ėshtė vėnė njėkohėsisht nė garėn e golashėnuesit mė tė mirė. Nė njė intervistė pėr "Sportin shqiptar", Rraklli do tė komentonte emocionet e titullit kampion dhe synimet e tij si futbollist pėr sezonin tjetėr:
    - Si e komenton Rraklli fitimin e titullit 2 javė para pėrfundimit tė kampionatit?
    - Nė radhė tė parė, ėshtė meritė e Tiranės qė me futbollistėt nė pėrbėrje bėn diferencėn me tė gjitha ekipet e tjera. Pra, falė mbėshtetjes sė fortė financiare qė ka kjo skuadėr, unė mendoj se Tirana nuk ka konkurrentė dhe do tė ishte mė bukur sikur kampionati tė kishte ekipe qė ta konkurronin denjėsisht atė.
    - A ishte e lehtė fitorja e fundit nė Durrės?
    - Ishte njė ndeshje e ēuditshme, pasi arritėm ta fitonim lehtėsisht, ndryshe nga ē'e kishim parashikuar.
    - Ē'do tė thotė pėr Rrakllin 3-golėshi i fundit?
    - Nuk mendoj se ėshtė diēka e pazakontė pėr mua si lojtar.
    - A mendoni se Tirana e dominoi plotėsisht kėtė kampionat?
    - Sigurisht, pa asnjė dyshim. E kemi kryesuar kampionatin nė vazhdimėsi dhe asnjėherė nuk e kemi vėnė nė pikėpyetje titullin, qė sapo e fituam nga ana matematikore.
    - Parashikimi juaj pėr ndeshjen e kupės?
    - Mendoj se do ta fitojmė edhe ndeshjen e kupės, pavarėsisht se Teuta mund tė paraqitet shumė mė mirė se nė takimin e sotėm.
    - Destinacioni i Rrakllit nė sezonin tjetėr?
    - Jam akoma nė dilemė, por tani te Tirana ndihem mirė.
    - Po pėr pėrfaqėsimin e Tiranės nė kupat e Europės?
    - Eshtė herėt pėr tė folur pėr kėtė.
    - Sezonin e parė me Tiranėn fitoni titullin kampiona. Ē'do tė thotė kjo pėr ju si futbollist?
    - Mendoj se ėshtė diēka e bukur pėr tė gjithė lojtarėt, pėr tifozėt, por edhe pėr stafin e skuadrės.


    Starova: Dinjitozė edhe nė Europė.

    Mendoj se kemi kurorėzuar me sukses njė punė tė lodhshme gjatė tė gjithė sezonit. Tė gjithė kanė kontribuar pėr titullin qė fituam sot. Mendoj se, pėrveē meritės sė stafit dhe tė futbollistėve, ky triumf erdhi si rezultat i mbėshtetjes sė fuqishme financiare tė donatorėve. Tirana ėshtė njė ekip qė ka kualitete dhe frymė kolektive, tė cilat na ndihmuam pėr tė fituar titullin. Do ta respektojmė kampionatin deri nė fund dhe do tė vazhdojmė punėn qė kemi nisur pėr tė fituar edhe trofeun e dytė, kupėn. Mendoj se nė finale nuk do tė jetė Teuta qė pamė sot, e cila ka arritur tė bėjė atė qė nuk bėnė ekipe e tjera, tė futet nė zonėn europiane. Prandaj parashikoj njė ndeshje mė tė vėshtirė se kjo e sotmja. Pėr sa u pėrket synimeve tona nė ballafaqimet europiane, mendoj se ėshtė herėt pėr tė folur, por mendoj se sė bashku me stafin do tė mendojmė nė kohėn e duhur. Nuk di nėse do tė ketė pėrforcime tė tjera apo jo, pasi kjo varet nga donatorėt. Dėshira ime si trajner ėshtė qė Tirana tė bėjė diēka tė mirė nė kupat e Europės. Duhet tė jemi realistė qė ekipet, tė cilat konkurrojnė nė Ligėn e Kampioneve apo nė Kupėn UEFA, janė profesioniste dhe tepėr tė forta. Nga ana jonė do tė bėjmė tė pamundurėn pėr t'u paraqitur sa mė mirė nė Europė. Tani duhet t'i gėzohemi titullit kampion, pa harruar kupėn."
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  9. #39
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Kampionė! Pėrsėri!
    Plot 22 herė!
    Faleminderit ēuna!



    Ashtu siē rrin yjet
    yjet perreth hones
    ashtu rrin tifozat
    tifozat rreth TIRONES ...



    Me TY u linda, me TY u rrita, vetem TIRONA n'stadium bertita !!!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  10. #40
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Kampionėt nė fuqi do tė pėrfitojnė njė shumė tė majme nė rast se fitojnė edhe trofeun tjetėr

    Tirana, kupa vlen 2 milionė pėr kokė

    Kampionėt e kanė pėrqendruar tashmė tėrė vėmendjen e tyre nė Elbasan, pasi njė fitore e mundshme pėrballė Teutės u jep atyre trofeun e dytė nė Shqipėri. Mirėpo njė shpėrblim goxha i majmė u dedikohet atyre nė rast se fitojnė finalen e kupės. Nga 2 milionė lekė pėr kokė do tė pėrfitojnė bardheblutė nė rast se mposhtin pėr herė tė dytė ekipin e Teutės, pas fitores sė fundit qė siguruan pak ditė mė parė me tė njėjtėn skuadėr. Pra, pėr lojtarėt, fitorja e kampionatit nuk pati ndonjė shpėrblim ekstra, pėrveē shpėrblimit tė parashikuar nė kontratė, siē ka ndodhur pėr ēdo fitore tjetėr tė mėparshme. Donatorėt kanė vendosur tė shpėrblejnė skuadrėn nė rast fitoreje nė takimin e dytė, atė tė kupės, qė do tė luhet pas dy ditėsh nė fushėn e Elbasanit. Njė nga donatorėt konfirmon faktin qė pas shpėrndarjes sė rrogave, shpėrblimi pėr secilin futbollist do tė jetė 2 milionė lekė pėr kokė. "Njė gjė e tillė nė fakt ka qenė parashikuar qė kur u nėnshkruan kontratat me futbollistėt. Kėshtu, nė rast se ekipi fiton kupėn nė Elbasan, secili lojtar do tė marrė si shpėrblim 2 milionė lekė. Si gjithmonė, gjatė kėtij sezoni ne i kemi likuiduar njė pėr njė lojtarėt, pėr ēfarėdolloj shpėrblimi qė ka qenė parashikuar nė kontratė. Ndaj edhe nė rast se fitohet trofeu i kupės, shpėrblimi ėshtė pėrcaktuar dhe do tė jetė nė dispozicion tė skuadrės," - thotė Refik Halili, donatori i skuadrės kryesuese tė kampionatit tonė.
    Ndėrsa vonesa e shlyerjes sė pagave tė fundit ka qenė pjesė e strategjisė dhe e politikave tė Tiranės. Kėtė e konfirmon vetė Halili, i cili thotė: "Likuidimet janė bėrė njė ditė para ndeshjes sė rėndėsishme me Teutėn, sepse fitorja na siguronte titullin kampion, ashtu sikurse u vėrtetua mė vonė."


    Marrė nga www.sportishqiptar.com.al


    Urime ēuna pėr titullin Kampion...

    Tirana ėshtė ekipi mė i madh nė Shqipėri dhe ky ėshtė njė fakt i pakundėrshtueshėm.Keni arritur tė keni mentalitet fituesi dhe bravo ju qoftė.Edhe pse sivjet ne ishin ekip mė i mirė (pėr mendimin tim) mentaliteti dhe pėrvoja e ekipit tuaj treguan se jo mė kot jeni 22 herė kampionė.

    Shpresoj vitin tjetėr tė kėnaqeni me vendin e dytė...

    Deri atėhere do jem i lumtur tė ikni akoma dhe njė herė me kokėn poshtė nga Ruzhdi Bizhuta.

    Gjithė tė mirat
    .........................

Faqja 4 prej 28 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Poezi
    Nga ALBA nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 01-12-2009, 09:27
  2. SK Tirana
    Nga Pasiqe nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  3. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  4. Orari Zyrtar ... TIRONA - PARTIZANI 7 - 3 ...
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 30-01-2006, 12:59
  5. Tifozat e te modhes ''TIRANA'' <2>
    Nga La_Lune nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 151
    Postimi i Fundit: 04-03-2005, 18:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •