Close
Faqja 3 prej 28 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 275
  1. #21
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Hahahahahahahahahaha Hahahahahahahahahaha ...


    ... Sa te lezetshem jane keto Morrat e Kuq. Nuk kane faj, kujtojne me nostalgji epoken enveriste. Ejjjjj, harrojeni ate plehren, koha e tij ka perfunduar per gjithmone. Hajt tani, perpiquni te kapni ndonje vend te dyte kampionatin tjeter. Mos mblidhni braziliane nga kazanet e plehrave ne Brazil ...


    ... Tifozat e Partizonit mos na grijn sallate se TIRONA ju vuni orarin zyrtar (7-3) ...


    ... Ec TIRONA ...
    ... Perpara ēuna ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  2. #22
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Skutho pak me realist plako. Tironen tate po e forcon leku edhe ish-futbollistat e trajneret e Partizonit.
    Jam shume dakord qe prej vitesh ne kampionatin Shqiptar kane ngelur SUPERFUQI, por ama edhe Partizoni ngelet nje skuader elitare Shqiptare ashtu siē ka qene gjithmone.
    Bye Bardh & Zinj !!!!!!!!!!

    PS: Kur luan Tirona ne kupat e Evropes jam po aq tifoz saē jeni edhe ju per te.....
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2005
    Postime
    89
    ec labi me altinin do na krenojn ne komtare. bravo cuna
    labi osht i papermajtcem ta fusi brigeli ne 11-she
    ene isli menoj o mo mir se lika ne port

    forca tironaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    nji ekip ka sot shqipnia kjo tirona vija - vija

  4. #24
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga Duke_Of_Arberia
    Skutho pak me realist plako. Tironen tate po e forcon leku edhe ish-futbollistat e trajneret e Partizonit.
    Jam shume dakord qe prej vitesh ne kampionatin Shqiptar kane ngelur SUPERFUQI, por ama edhe Partizoni ngelet nje skuader elitare Shqiptare ashtu siē ka qene gjithmone.
    Bye Bardh & Zinj !!!!!!!!!!

    PS: Kur luan Tirona ne kupat e Evropes jam po aq tifoz saē jeni edhe ju per te.....

    ... Duke of Arberia, eshte e vertete qe TIRONEN e ka forcuar edhe leku, por asnjehere lojtaret dhe trajnerat e Partizonit. Tirona, qe kur e drejton ai plehra, Sulejman Starova, qe eshte morr i kuq, vetem poshte ka shkuar. Sa ishte trajner Mirel Josa ishim vetem nje shtylle larg Champions League. Tani jemi nje jete larg ...

    P.S. Rrofsh per mbeshtetjen ne Kupat e Evropes. Per te qene i sinqerte, une gjithmone jam kunder Partizonit dhe Dinamos, ēfaredo kompeticioni qofte.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  5. #25
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Citim Postuar mė parė nga skuthi_vogel
    P.S. Rrofsh per mbeshtetjen ne Kupat e Evropes. Per te qene i sinqerte, une gjithmone jam kunder Partizonit dhe Dinamos, ēfaredo kompeticioni qofte.
    Plako nqs behem tifoz me Tironen ne rradhe te pare e beje se eshte skuader Shqiptare. Sado inat ta kem s'mund te beje tifozllik per nje skuader te huaj.

    Tani per sa i perket Staroves apo Joses nuk mund te besh paralelizma. S'dua te mbroj Staroven, por Tirona akoma nuk ka luajtur ne Champions League ne drejtim te Staroves. Me Josen ishit nje shtylle e nje penallti larg, por ama edhe me Staroven mund t'ju eci. Megjithese jam i mendimit qe Josa eshte me i zoti se Starova.

    Te them te drejten u be disa vite qe jam jashte, dhe nuk jam me ai i ndjekesi i rregullt i kampionatit Shqiptar. Keshtu qe me ka rene ai vrulli i tifozit. Megjithate ngelem tifoz besnik i Partizonit sado poshte qe te bjere.
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

  6. #26
    Ku jan mor tifozat e tiranes se qdo here qe luan stadiumi eshte i mbush plot me 10 tifoza e 100 police.Ik o lal po qfare tifozash.Tifoza qe ka shkodra ska kush.Si humb si fiton vllaznise nuk i ikin tifozat.Qemali mbushet vetem kur lun kombetarja edhe Vllaznia.Here e tjera e ke bosh.Pastaj mos u ndjej aspak krenar per ate ekipin e tiranes pasi para disa ditesh po akuzohej se ishte ajo ekipi qe nuk po e respektonte kampionatit pastaj po e shofim se sa larg shkon kur luan ne fazat eliminatore per champions.Ik o lal po qfare ekipi eshte ai.

  7. #27
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... shkodranforever, shshshshshshshshshsh, nuk keni goje me fol per Tironen ju, jo vetem ju, por asnji tjeter. Juve ju a kemi mbylle gjithnje gojen, juve ju bojm zbor 3 here ne dite, sa here te na teket dhe si te na teket. Rezultatet flasin vete. Tirones nuk i kane munguar ndonjeher tifozat. Ndersa ne Champions League ishin vetem nje shtylle afer kualifikimit ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  8. #28
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Tirona osht dhe do nelet zonja e vjeter e kampjonatit shqiptar ,erdhem mrena ne shkoder ju rrasem dy petlla ,,dje po ashu per kupe fitum 1--0 ,dhe nji penallti e hum nga muka ,tifozat ton e kan pa qe ne shqipri nuk ka rivalitet ,ca me shku kot ne stadium me pa si po rrifet laci apo peqini 6 - 0 ,,kshu qe po i rujm per champions league ,se aty shpresat jan te mdhoja !!!

    Nji ekip ka shqipria (s'oshte dinamo as vllaznia) po osht tirona vija vija !!

    FORCA BARDH E BLUT

  9. #29
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Donatorėt: Fanella e Tiranės nuk shitet.

    Futbolli sjell probleme edhe nė kampin fitues. Ka ndodhur dhe bėhet fjalė pėr ndeshjen e parė tė gjysmėfinales sė kupės, Tirana-Vllaznia, tė cilėn bardheblutė e fituan me rezultatin minimal 1-0. Pas ndeshjes, dy nga donatorėt e Tiranės, Halili dhe Ngjela, gjatė deklarimeve tė tyre kanė mbetur krejtėsisht tė zhgėnjyer dhe tė pakėnaqur nga ajo ēka dha skuadra e tyre, madje tepėr i ashpėr ka qenė reagimi i Halilit.
    - "Fanella e Tiranės ėshtė e shenjtė. Kurrsesi nuk do tė lejojmė qė ajo tė shitet," - ka qenė reagimi i menjėhershėm i tij. Pra, janė hedhur dyshimet pėr njė trukim tė kėtij takimi. Megjithatė, Halili shton: "Unė nuk kam mbaruar shkollėn e sigurimit dhe nuk dua tė deklaroj kėtu emra konkretė, megjithėse pak a shumė kemi mėsuar diēka nga kjo pėrvojė e re 1-vjeēare. Si tė thuash, jemi bėrė me zor gjysmėspecialistė, sa tė kuptojmė tani diēka mė tepėr nga kjo lojė. Pėr shembull, unė kam mėsuar se, pėrveē tė tjerash, ekipi ynė mbart nė vetvete aktorė mjaft tė mirė. Loja e Tiranės nuk mė pėlqen as mua, as atyre qė e duan me gjithė shpirt ekipin, sigurisht as Nurit, qė ka dhėnė njė kontribut tė madh pėr skuadrėn. Ndoshta donatori Nuri ka folur pak emocionalisht pėr njė tėrheqje tė mundshme pas ndeshjes, pasi mund tė ketė qenė i revoltuar ngaqė prej disa takimesh ekipi ynė po na zhgėnjen tė gjithėve. Ne paguajmė 2-3 lojtarė sa paguhen 3-4 ekipe tė superligės nė Shqipėri. Kemi bėrė shpenzime kolosale pėr njė Tiranė tė madhe e jo pėr atė qė shohim nė fushė. Pėrveē rrogave tė majme, vetėm njė ditė para ndeshjes kemi paguar 1 milionė lekė shpėrblime pėr lojtarėt nė rast kualifikimi. Por ndoshta dikush tjetėr mund t'i ketė paguar mė shumė se kaq disa nga kėta lojtarė, apo ndoshta edhe ndonjė drejtues. Personalisht e them me gjithė shpirt se nuk e shes fanellėn me ēfarėdolloj ēmimi. Nuk kemi ndėrhyrė asnjėherė nė punėt e skuadrės, por mė duket se po vjen momenti," - vijon i indinjuar donatori Halili.

    Por pak mė e shqetėsuar flet edhe njė nga katėr donatorėt e tjerė, Shefikat Ngjela, e cila e ndjek rregullisht ekipin nė stadium dhe thekson se vėrtet nuk i ka pėlqyer loja, por nuk mendon se mund tė jetė shitur takimi.
    - "Absolutisht nuk dyshoj pėr shitjen e ndeshjes, - shprehet Ngjela. - Ne mund tė fitonim me 2-3 gola mė shumė se Vllaznia. Muka humbi njė 11-metėrsh dhe u mėrzit nė fushė, siē u ka ndodhur shumė futbollistėve tė mirė. Edhe Ronaldo ka humbur penallti. Megjithatė, nuk na ka pėlqyer nė shumė ndeshje niveli i lojės sė Tiranės. Nuk jam e kėnaqur thjesht me njė diferencė prej 8 pikėsh. Madje midis titullit dhe kupės, pėrderisa shkoi puna deri kėtu, do tė mė pėlqente tė fitoja mė shumė trofeun e dytė. Tani kostos sonė monetare po i shtohet edhe kostoja morale. Ndeshjet e fundit kanė qenė tė mėrzitshme dhe kėtė e them nė radhė tė parė si njė tifoze e pasionuar pas Tiranės. Absolutisht nuk duhet ta pranojmė eliminimin nga kupa, sepse Tirana ka treguar nė kampionat se di tė fitojė ndaj Vllaznisė, edhe pse futbolli sjell ndonjėherė tė papritura," - shpjegon Ngjela.

    - Atėherė ???

    Donatorėt do tė presin edhe ndeshjen e kthimit tė kupės dhe, nė rast eliminimi nga Vllaznia, pritet njė "reprezalje" e fortė. "Absolutisht askush nga ne nuk do ta pranonte eliminimin e Tiranės nga Vllaznia, sepse vėrtet futbolli ka tė papritura, por gjatė kėtij kampionati ne i kemi mundur nė tė gjitha rastet shkodranėt. Tani presim kualifikimin pėr nė finale," - shprehet Ngjela, kurse Halili shton: "Tani jemi kuriozė tė dimė se ē'do tė ndodhė nė Shkodėr. Para se tė nėnshkruhen kontratat e reja do tė merret parasysh gjithēka ka ndodhur deri tani," - pėrfundon fjalėn e tij Halili.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  10. #30
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Altin Rraklli.

    Altin Rraklli, jeta e ndarė mes Gjermanisė dhe Shqipėrisė.


    Njė makinė e zezė Benz, prodhim i 2004-ės me targa tė huaja, hyn nė oborrin e redaksisė sė "Sportit shqiptar". Kalimtarėt, me atė kuriozitetin tipik shqiptar, lodhen mė kot tė shquajnė njeriun qė ndodhet brenda makinės luksoze, se ai mezi shquhej. Pėrshtypja tė krijohej se duhej tė ishte i shkurtėr dhe makina sllon e bėnte akoma mė tė padukshėm. Por ai zbret i veshur me kombinimet e sė bardhės dhe bezhės dhe nė rrobat e tij shquhej shumė thjesht logoja e firmės "Gucci". Ishte futbollisti i madh me trup tė vogėl Altin Rrakalli. Ai kishte pranuar ftesėn pėr njė bisedė me stafin e gazetės "Sporti shqiptar". Ashtu krejt i thjeshtė (nė kontrast me prezantimin e parė) hyn nė zyrat e redaksisė. Ende pa u ulur mirė ngrihet pėrsėri. Pjesė nga gazetat nė vite tė "Sportit shqiptar" qė janė afishuar nė muret e redaksisė i tėrheqin vėmendjen. Por njėra nuk e di pse i duket e njohur. Ėshtė gazeta e 8 shatorit e vitit 1995 nė faqen e pare tė sė cilės ėshtė publikuar me foto qė vijnė njėra pas tjetrės momenti i golit tė barazimit ndaj Bullgarisė e futbollistit Altin Rraklli. E risjell nė kujtesė atė gol dhe i emocionuar sheh edhe njė herė si nė ekran filmotekėn e golit tė tij. Nė atė vazhdė ulet dhe rrėfen si nė njė bisedė mes miqsh karrierėn e tij. Gjithēka nisi me kujtimet e sė shkruarės. Si njė ditė tė bukur u afrua nė fushat e futbollit tė qytetit tė lindjes nė Kavajė. Si filloi tė rritej pak nga pak me topin nė kėmbė. Ndeshja e parė me kombėtaren e mė pas shtegtimi drejt Gjermanisė. Rikthimi te Tirana dhe mendimi se do tė vijė njė ditė qė do t'i duhet t'i thotė lamtumirė fushės sė futbollit. Kjo duket se i pėrket njė kohė tė ende tė largėt pėr futbollistin. Kėshtu, pak nga pak, Altin Rraklli zbulon pėr tė gjithė ne atė pjesė tė jetės sė tij qė s'e thotė dot as goli dhe as fusha e futbollit...


    Rraklli, kavajasi qė ngriti 3 ekipe gjermane.

    E kam nisur karrierėn me ekipin e vendlindjes, Besėn, nė Kavajė. Nė moshėn 17-vjeēare, nė '87-ėn, bėra debutimin, kurse njė vit mė vonė mė pėrfshinė nė 22 lojtarėt e ekipit tė parė. Mė kujtohet qė ndeshjen e parė zyrtare e kam luajtur nė Kavajė, pėrballė Partizanit, nė njė stadium tė tejmbushur. Kisha emocione tė mėdha," - tregon hapin e parė tė karrierės sė tij njė nga lojtarėt mė tė shquar tė kombėtares sonė, Altin Rraklli. "1 vit mė vonė jam pėrfshirė nė 11-shen bazė, duke qenė mė tej futbollist stabėl i formacionit. Jam grumbulluar me ekipin Shpresa nė vitin 1990 dhe mė tej kam qenė vazhdimisht lojtar i kombėtares sonė. Nė fund tė sezonit '92 jam larguar nga Shqipėria drejt Gjermanisė. Sigurisht qė kam pasur mundėsi tė largohesha edhe mė parė, sepse me ekipin pėrfaqėsues kisha dalė disa herė jashtė kufijve, por vendosa pėrfundimisht qė tė largohem nė qershor tė kėtij viti," - shprehet Rraklli.

    - 2 ditė provė dhe si e "gllabėron" Fraiburgu.
    Nė Gjermani, njė shoku im kavajas, i larguar qė nė momentin e hapjes sė ambasadave, kishte zėnė miqėsi me presidentin e Fraiburgut dhe mė propozoi tė luaja me kėtė skuadėr nė Bundesligėn 2. Ishte edhe njė mundėsi tjetėr nė Angli dhe nė Itali, por nė fund zgjodha Gjermaninė," - thotė Rraklli.
    Por si iu dukėn ditėt e para gjermane njė shqiptari tė pamėsuar me vendin e disiplinės? "Nė fillim mė ndihmoi shumė fakti qė isha njė nga kontigjentet e ekipit tonė kombėtar. Megjithatė, gjermanėt mė morėn 1 javė nė provė. Prova zgjati 2 ditė dhe tė bindur drejtuesit e Fraiburgut mė afruan njė kontratė, tė cilėn e pranova menjėherė." Mė tej, me ngjyrat e Fraiburgut, Rraklli ka luajtur 3 sezone e gjysmė. "Me Fraiburgun jam shpallur kampion i Bundesligės sė dytė. Pasi u ngjitėm nė tė parėn, si debutues dolėm nė vend tė 7-tė tė kampionatit. Gjatė kėtij edicioni nė Bundesligė unė shėnova 7 gola me Fraiburgun dhe nė pėrgjithėsi ishte njė sezon i mirė. Por mė pas u dėmtova dhe filluan tė mė shqetėsonin disa probleme tė njėpasnjėshme. Njė sezon mė vonė, Fraiburgu ra pėrsėri nė kategorinė e dytė."
    Pėr sa u pėrket pėrshtypjeve qė krijoi pėr Gjermaninė, vetėm 2 vite pas largimit nga Shqipėria, ai thotė: "Sigurisht, ishte njė mentalitet krejt ndryshe, qė unė nė fakt e prisja. Megjithatė, nė kulturėn sportive, pėrveē rregullave tė forta, gjermanėt kanė njė sekret interesant nė krahasim me vendet e tjera: sa kohė je titullar, je i respektuar. Ndryshe nga disa vende, ata nuk shqetėsohen se nuk luan mirė 2 ndeshje ose diēka mė tepėr, por vetėm nėse vazhdon me probleme, e heqin vėmendjen pėr mė tej dhe nuk tė kushtojnė mė rėndėsi," - thekson Rraklli.

    - Herta bashkė me Rrakllin nė tė parėn.
    Shkova i huazuar nga Fraiburgu te Herta e Berlinit. Nė fillim Herta nuk kishte objektiv pėr tė kaluar nė kategorinė e parė. Gjatė kohės qė nisa tė luaja me Hertėn, papritur fituam 8 ndeshje radhazi dhe u ngjitėm nė vendin e 4-t, pozicion qė ndodhet shumė pranė Bundesligės. Mirėpo humbėm ndeshjet e tjera dhe iu larguam njė surprize tė kėndshme," - tregon Rraklli pėr vitin e tij tė parė te berlinezėt. Mė pas, ai tregon se ekipin e mori njė sponsor i fuqishėm "UFA", gjatė tė cilit u blenė lojtarė tė mirė dhe ata u futėn nė kategorinė e parė. "Gjatė sezonit tė parė nė Bundesligėn 1 nuk shėnova shumė gola. U aktivizova nė 15 ndeshje, me njė cikėl tė pėrgjithshėm prej 5 golash." Nė fund tė kėtij sezonit, Rraklli pėrfundon aventurėn me ekipin e Hertės sė Berlinit, pasi drejtuesit gjermanė i afrojnė njė kontratė, qė pėr tė ishte e papranueshme. Kėshtu, futbollisti i kombėtares sonė mbyll aventurėn e dytė me njė skuadėr tė kampionatit gjerman.

    - Unterhashing, aty ku bėn mrekullinė.
    Pata disa oferta, por ajo qė mė afroi Unterhashingu m'u duk mė e mira, - tregon Rraklli pėr aventurėn e tretė nė kėtė vend gjatė sezonit '98-'99. Me kėtė skuadėr unė u ngjita sėrish nė kategorinė e parė. Kėtu kam kaluar ndoshta vitet mė tė mira tė karrierės sime. Unterhashingu ishte njė skuadėr e periferive tė Mynihut dhe pa shumė pretendime. Megjithatė, Mynihu, qyteti i njohur i birrės dhe i infrastrukturės, i kulturės dhe i artit, e sigurisht edhe i futbollit, u bė rezidenca e pėrhershme e lojtarit kuqezi. "Dua qė Unterhashingu tė ngjitet nė tė parėn," - u shpreha unė nė njė intervistė pėr faqet sportive tė revistės "Bild". Kjo nė fakt u duk paksa e ēuditshme, por kur ekipi po ecte mirė, madje drejt kreut, fitova menjėherė pėrkrahjen dhe ngrohtėsinė e tifozėve. E pėrfunduam fazėn e parė nė vend tė tretė dhe nė fund tė kampionaitit shėnova 10 gola, duke u shpallur golashėnuesi mė i mirė i skuadrės sonė. Trajneri Kostner, me tė cilin vazhdoj tė mbaj lidhje, krijoi njė atmosferė tė mirė. Zhvilluam njė kampionat tė mrekullueshėm dhe bėmė qė njė ekip pa pretendimenė nė fillim tė ngjitej nė Bundesligė. Nė kategorinė e pare, dolėm nė vend tė 7-tė. Nė fund ndihmuam Bajernin tė shpallej kampion, pasi nė ndeshje direkte ia mohuam titullin Leverkusenit, qė nuk fitoi pėrballė ekipit tonė. Mė pas, trajneri ynė largohet te Kėlni dhe me ardhjen e trajnerit tė ri fillojnė problemet te kjo skuadėr. Ai linte nė stol lojtarėt me eksperiencė. Nė fund, ne u pėrballėm me Karlsruhen nė njė ndeshje pėr mbijetėsė, tė cilėn e humbėm dhe ramė sėrish nė tė dytėn. Na duhej vetėm 1 pikė. Rikthehet trajneri i mėparshėm, megjithatė unė mė tej vendos tė largohem, megjithėse vazhdoj tė kem marrėdhėnie tė shkėlqyera me shumė tė tjerė nė Mynih.

    - Nė Gjermani, pėrballė Bejernit e Mateusit.
    Ka luajtur nė Gjermani pėrballė shumė emrave tė mėdhenj tė futbollit gjerman e botėror. Thotė qė nė 10 pėrballjet direkte me Bajernin ka dalė vetėm 2 herė i mundur. "Gjatė kohės qė kam luajtur me ekipe tė ndryshme gjermane kam humbur vetėm 2 ndeshje kundėr Bajernit. Kam luajtur pėrballė Mateusit dhe Bajerni ka dalė i mundur nė dy raste nga fusha e lojės." Por ka pasur pėrballė vetes edhe Aksel Rosin, sot ndihmėsi i Brigelit nė pėrfaqėsuesen tonė. "Rosi ka qenė njė lojtar shumė i fortė te Kaizerslautern. Mė kujtohet shumė mirė, madje trajner ishte Rehageli, qė sot drejton ekipin grek.
    Ndėrsa gjatė karrierės sime nė Gjermani jam ndėshkuar tri herė me karton tė kuq. "Kartonin e parė e kam marrė nė njė ndeshje kundėr Kėlnit. Njė mbrojtės mė ndėrhyri ashpėr nga pas dhe nuk u ndėshkua me karton. Unė shava gjyqtarin kryesor, njė emėr mjaft i njohur, Markus Merk, por ai nuk mė ndėshkoi me karton. Mė pas, pėr tė njėjtėn arsye, shava anėsorin qė ngriti flamurin dhe pasi konsultua me Merkun, dola me tė kuqe."
    Edhe pse doli me tė kuqe, Rraklli shprehet se nė kampionatin gjerman nuk bėhen diferencime dhe as qė bėhet fjalė pėr racizėm kur mund tė ndėshkohet njė gjerman, njė brazilian apo njė shqiptar.

    - Ēfarė i mėsoi eksperienca gjermane?
    Suksesin e kam arritur falė zotėsisė pėr t'iu pėrshtatur nė kohė ndryshimit tė madh mes Shqipėrisė dhe Gjermanisė," - thotė Rraklli. "E pata shumė tė vėshtirė nė fillim. Nuk dija gjuhėn dhe gjatė provės e kam ndier veten keq. Kisha mangėsi nė seancat me karakter fizik. Prej disa javėsh nuk isha stėrvitur. Megjithatė, infrastruktura e mirė sportive mė dha mundėsi qė tė tregoja aftėsitė teknike. Mė pas jam kompletuar nė njė kohė shumė tė shkurtėr." Edhe nė Shqipėri bėhet stėrvitje, por terrenet sportive janė skandaloze. "Ka fusha shumė tė dobėta. Duhet "fabrika" qė tė nisė prodhimi, por kur nuk ka terrene si mund tė pretendohet pėr lojtarė? Para viteve '90 terrenet kanė qenė shumė mė tė mira nė cilėsi dhe numėr. Pastaj organizimi ėshtė shumė i dobėt. Shumė njerėz nė Shqipėri merren me disa punė njėkohėsisht, pra kėrkojnė tė bėjnė ēdo gjė. Nė stėrvitje tė rinjtė nuk e kanė "egon" e dikurshme. Kėto janė disa nga problemet e futbollit tė sotėm." Dhe i kthehet sėrish rregullit tė fortė gjerman. "Jo, jo, atje tė paktėn pėr 10 ditė ishte programuar ēdo gjė. Nuk bėheshin tolerime.

    - Turqia, gabimi mė i madh i karrierės.
    Nė Turqi, te Diarbakirspori, Rraklli thotė se ka bėrė gabimin mė tė madh nė karrierė. "Qėndrova 7 muaj. Nuk luajta mė shumė se 7 ndeshje dhe shėnova 2 gola. Ishte njė katastrofė e vėrtetė. Qyteti ndodhej nė lindje tė Turqisė dhe nuk e kisha menduar kurrė mė parė se mund tė pėrfundoja nė njė zonė "internimi". Trajnerėt atje ishin mė tepėr menaxherė se profesionistė. Fitonin para nė kurriz tė lojtarėve. Organizimi i punėve ishte shumė i dobėt." Diēka pozitive, pėrveē nivelit, pasi kishte dhe nuk mund tė mohohet, ishte interesi i tifozėve. Pėr ēdo ndeshje kishim pėrkrahjen e mbi 15.000 tifozėve. Ishte njė fushė siē konsiderohej ajo e Peqinit dikur. Fitoret e kundėrshtarėve ishin tė rralla. Mė kujtohet kur humbėm njė ndeshje nė fushėn tonė dhe nė fund u mbyllėm nė mesfushė nga policia, pasi tifozėt godisnin me gurė drejt nesh. Duke i lėnė njė shije shumė tė hidhur aventura turke, Rraklli divorcohet pėr t'iu rikthyer Gjermanisė. Ekipi me tė cilin luajti, Diarbarkiri, i detyrohet akoma sulmuesit tonė.
    Rikthehet njė sezon mė parė nė Gjermani, te Regensburgu, me tė cilėn luan deri nė fund.

    - Shqipėria, rikthim pas 12 vjetėsh.
    Qė prej fillimit tė kėtij sezoni, Rraklli i ėshtė kthyer kampionatit tonė, duke firmosur njė kontratė me Tiranėn. "Gjatė grumbullimit nė Qipro, lojtarėt e Tiranės, Muka, Dede, Sina, mė njoftuan pėr kampionatin tonė dhe veēanėrisht pėr Tiranėn. Kėtu trajneri aktual Starova, qė atėherė vazhdonte tė ishte sekretar i pėrgjithshėm i federatės, mė bėri njė ofertė tė tillė: "Eja te Tirana. Nuk ka ndonjė ndryshim tė madh me jashtė. Nėse dėshiron, mund t'ia propozoj njė gjė tė tillė Nurit." Megjithatė, unė shkova dhe bėra nė Itali rreth 10 ditė provė me Pizėn. Ndėrkohė, kur Tirana do tė luante takimin e parė tė kampionatit me Shkumbinin, bie telefoni dhe shoh qė ishte Devi Muka. "Hajde te Tirana" - mė thotė. "Do tė shoh, nuk jam i vendosur,"- ia ktheva, por ai u kundėrpėrgjigj: "Prit tė tė jap njė tė njohurin tim nė telefon." Ishte kryetari i bashkisė, Edi Rama, i cili ma preu shkurt dhe me njė ton tepėr miqėsor. "Tė pres nesėr nė aeroport," - dhe e mbylli telefonin. Kėshtu, brenda ditės m'u mbush mendja dhe erdha nė Shqipėri."

    - Tirana, metropoli qė mbart "luks".
    Njė futbollist qė ka jetuar 12 vjet nė Gjermani, pak muaj nė Turqi dhe ka bredhur e shėtitur pėr 15 vjet nėpėr Europė e vende tė tjera nuk ka mbetur i dėshpėruar nga jeta qė bėhet nė kryeqytetin tonė, Tiranė. Teksa ka zgjedhur sezonin e fundit tė luajė me ekipin kampion tė Shqipėrisė, Tiranėn, Rraklli jep mendimin e tij pėr kryeqytetin:
    "Tirana ėshtė metropol. Nė ēdo pjesė tė kryeqytetit tonė mbizotėron luksi. Ka lokale, restorante dhe rrugė tė panumėrta. Plot ndėrtesa luksi. Nuk e di, por nė vende tė tjera nuk ndodh kėshtu. Nė Gjermani njerėzit preferojnė edhe njė lokal pa luks, ndėrsa nė Tiranė duket se nuk ndodh kjo, pėrderisa nuk gjen njė lokal tė njė rangu qoftė edhe mesatar."

    - E ardhmja, vendos nė fund tė sezonit.
    Ashtu si tė gjithė lojtarėt e tjerė, Rraklli qė luan nga fillimi i sezonit me Tiranėn pret pėrfundimin e kampionatit, e mė pas do tė pėrcaktojė tė ardhmen e tij. Megjithatė, nė rast se qėndron nė Shqipėri, nuk do tė luajė me asnjė ekip tjetėr, veēse me ngjyrat bardheblu. Por nėse vendos tė largohet nga vendi ynė, mund tė qėndrojė e tė luajė me bardheblutė tė paktėn pėr ndeshjet e Ligės sė Kampionėve.
    "Asgjė nuk kam qartėsuar me drejtuesit e klubit, pasi duhet tė mbyllim njė herė kėtė sezon. Megjithatė, nė Shqipėri unė mund tė luaj vetėm me Tiranėn. Nėse do tė largohem jashtė, besoj se do tė luaj pėr Ligėn e Kampionėve me fanellėn bardheblu."

    - Futbollin e lė, por nuk e gjej dot mė.
    "Nuk mund ta lė futbollin, sepse ndihem ende i freskėt." Kėshtu, Rraklli do ta vazhdojė karrierėn, edhe pse nuk ka vendosur asgjė pėr momentin nėse do tė largohet nga kampionati ynė apo jo. "E lė tani, por nuk do ta gjej dot mė. Unė momentalisht nuk luaj pėr para. Nė radhė tė parė, e kam pasion e mė pėlqen tė luaj futboll. Nuk e di se ēfarė do tė bėj nė pėrfundim tė kampionatit. Nėse qėndroj nė Shqipėri, do tė rri vetėm te Tirana. Nuk luaj me ekipet e tjera. Por nėse vendos tė largohem, besoj se edhe pėr nė Ligėn e Kampionėve do tė luaj me fanellėn e Tiranės," - thekson Rraklli. Por megjithatė, do tė vijė njė ditė kur Rraklli do ta lėrė futbollin si tė gjithė futbollistėt e tjerė. Ēfarė do tė bėjė mė tej ai? "Nuk e kam menduar akoma, megjithėse mė pėlqen dhe nuk dua tė ndahem nga bota e futbollit. Dėshiroj tė vazhdoj punėn si menaxher lojtarėsh. Nė Gjermani, pėr shembull, ka plot futbollistė shqiptarė, tė rinj e shumė tė talentuar." Ndėrsa kur sjell nė mendje ndonjė lojtar tjetėr tė kombėtares, qė ka vendosur tė merret me politikė, shprehet: "Mua nuk mė intereson fare politika."

    - Raportet e tij me kombėtaren.
    Goli i paharrueshėm i tij, qė e shėnoi kundėr Gjermanisė, ishte njė nga 12 perlat qė Rraklli i ka dhuruar Shqipėrisė me ngjyrat kuqezi. "E kam nisur me kombėtaren e Birēes dhe tani jam me Brigelin," - tregon historinė e tij tė gjatė me pėrfaqėsuesen. "Ndoshta kombėtarja e Hafizit mė ka lėnė njė pėrshtypje disi mė tė mirė. Megjithatė, trajnerėt qė kanė drejtuar ekipin tonė nė pėrgjithėsi kanė qenė tė aftė. Sigurisht qė nuk kanė pasur nė anėn e tyre infrastrukturėn pėr t'i pėrgatitur si duhet ekipet. Sigurisht, ka pasur edhe probleme tė ndryshme, apo incidente. Ka qenė njė kohė kur nė pėrfaqėsuese fatkeqėsisht flitej greqisht e formacionin ndoshta e pėrcaktonin vetė lojtarėt. Nė shumė raste ka pasur klane, ēka e kanė penguar ekipin tonė tė pėrfaqėsohet me dinjitet. Megjithatė, nė vijueshmėri, Shqipėria pėrgjithėsisht ka treguar nivel gjithmonė e mė tė lartė loje."
    Altin Rraklli ka luajtur disa minuta nė takimin e fundit me Greqinė e ndėrsa ekipi ynė nuk ka mė asnjė shans pėr tė shkuar nė botėrorin 2006, njė nga golashėnuesit mė tė shquar tė kombėtares thekson se Brigeli duhet ta pėrfundojė misionin e tij, tė paktėn pėr ndeshjet e mbetura: "Mendoj se trajneri Brigel duhet tė qėndrojė tė paktėn pėr tė drejtuar edhe ndeshjet qė na kanė mbetur pėr botėrorin e Gjermanisė."

    - Nė 10 vjet, 10 makina.
    Futbollisti Altin Rraklli shquhet ndėr tė tjera edhe pėr faktin se ndoshta ėshtė ndėr tė vetmit qė vit pėr vit ndėrron makinat e tij, njėra mė luksoze se tjetra. Duket sikur i pėleqen qė makinėn ta ketė prodhimin e vitit tė fundit. Nuk bėn vaki qė njė makinė t'i shkojė mė shumė se njė vit, asnjėherė. Mendimin se a duhet tė jetė shumė i pasur Altini nuk tė lė as pėr njė moment ta shijosh. "Unė nuk jam aq i pasur sa tė ndėrroj makinat ēdo vit, por kam fatin tė kem njė kontratė me Benz-in dhe, sipas kėsaj kontrate, pėrfitoj 20% ulje pėr ēdo makinė. Kėshtu qė unė, pa shpenzuar asnjė lek, mbaj 1 vit nė pėrdorim makinėn, pastaj e shes me tė njėjtėn vlerė,"- pohon Rraklli.

    - Dashuria larg martesės.
    Kur e pyet pėr jetėn private ėshtė shumė i tėrhequr. Flet me diplomaci dhe nuk jep asnjė pėrgjigje konkrete. Thotė se shoqet, miqtė, pabet etj., i shijon pak nga tė gjitha. Madje nė pab shkon ēdo fundjavė pas ndeshjeve tė kampionatit. Por kur e pyet pėr martesėn, ajo, ashtu si dhe lamtumira e futbollit, i duket shumė e largėt. "Pėr momentin nuk kam asnjė angazhim pėr martesė,"- thotė Rraklli, ndėrsa nuk mohon dhe as nuk pohon nėse ka tė dashur apo jo. Nėse ka lėnė ndonjė zemėr tė thyer nė Gjermani pėr ta zėvendesuar me njė tjetėr tani qė ėshtė te Tirana. Pėrgjigjet i qetė dhe i sigurt: "Normal qė edhe unė kam njė jetė private si tė gjithė tė tjerėt,"- duke lėnė tė nėnkuptosh se pėr kėtė temė biseda mbyllet.

    - Bizneset e Rrakllit.
    Thonė qė njeriu e ndėrton jetėn atje ku ka dhe bizneset e tij. Por Altin Rraklli ka biznese private si nė Shqipėri ashtu dhe nė Gjermani. Duke ndjekur modėn e biznesit tė VIP-ave, ai ka ngritur 2 bar-restorante nė Gjermani. Ndėrhohė qė ai luan me Tiranėn, pėr bizneset e tij nė Gjermani kujdesen ortakėt. Edhe nė Shqipėri duket se ka bėrė biznes me leverdi. Ka blerė disa aksione nė firmėn "Deka". Dhe me sa duket, thėnia se njeriu e krijon jetėn atje ku ka bizneset e ka bėrė Altin Rrakllin tė pavendosur pėr vendin ku do ta ndėrtojė jetėn e tij, nė Shqipėri apo nė Gjermani. Nė kėtė rast e ndjek edhe fati, sepse ėshtė ndėr tė rrallėt qė ka edhe nėnshtetėsi gjermane dhe shqiptare.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

Faqja 3 prej 28 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Poezi
    Nga ALBA nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 01-12-2009, 09:27
  2. SK Tirana
    Nga Pasiqe nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  3. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  4. Orari Zyrtar ... TIRONA - PARTIZANI 7 - 3 ...
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 30-01-2006, 12:59
  5. Tifozat e te modhes ''TIRANA'' <2>
    Nga La_Lune nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 151
    Postimi i Fundit: 04-03-2005, 18:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •