Close
Faqja 26 prej 28 FillimFillim ... 162425262728 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 251 deri 260 prej 275
  1. #251
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    urime Pra Teuta 1-0 Llacifacet (ju Tirona)

  2. #252
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071
    Skutho me vjen keq por kesaj rralle u mundet perseri nga Durresaket hajt po he se do keni rast her tjeter (nese keni fuqi :P)

  3. #253
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Une mendoj se tirana nuk eshte e interesuar per te dale kampione. Qellimi kryesor i sponsoreve dhe i stafit drejtues eshte te afirmohen ne Evrope. Ata e dine se ne Champions Liege nuk kane shance. Prandaj tirana do mundohet te hyje ne grupet uefa.

  4. #254
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Donatorėt i tėrheqin veshin Menekinit ...


    Tirana e "epokės" sė trajnerėve italianė nuk po funksionon ashtu siē ishte parashikuar mė parė. Dje, donatorėt, tė indinjuar nga humbja e pėsuar nė Durrės, kanė bėrė njė analizė pėr mbarėvajtjen e deritanishme tė skuadrės sė tyre, duke i kėrkuar llogari pėr humbjen e pėsuar stafit drejtues tė skuadrės. Tirana, pas disa rezultateve jo fort tė kėnaqshme, apo edhe lojėrave tė dobėta qė e kanė karakterizuar nė kėtė fillim sezoni, regjistroi javėn e fundit tė papriturėn mė tė madhe, duke humbur ndeshjen me Teutėn. Madje as sulmi nuk ka funksionuar fare.

    Trajneri i Tiranės, Leonardo Menekini, nė deklaratėn e tij pas ndeshjes kontestoi golin e vendėsve dhe foli me superlativa pėr disa minuta tė mira tė skuadrės sė tij. Sidoqoftė, me gjithė optimizmin qė ėshtė shprehur pėr tė ardhmen, ecuria e deritanishme e kampionėve nuk lė shumė vend pėr atė qė kėrkon tifozeria bardheblu dhe qė donatorėt kanė investuar gjatė kėtij sezoni. "Sigurisht, jemi tė pakėnaqur nga ecuria e deritanishme, si pėr lojėrat, ashtu edhe pėr rezultatet. Kėshtu qė menduam tė diskutonim pėr problemin nė fjalė me stafin drejtues tė trajnerėve, pas humbjes sė fundit nė Durrės," - u shpreh donatori i bardhebluve, Agron Papuli.

    Starti i fazės sė parė jo vetėm qė s'ėshtė aspak premtues, por tifozėt bardheblu duhet tė shfletojnė historinė pėr ta parė se nė cilin sezon Tirana ka fituar me kaq vėshtirėsi njė apo 2 ndeshje nė 6 javė. Pėr kėtė arsye, donatorėt, duke parė pozicionin e papėlqueshėm nė tabelė dhe njėkohėsisht duke parė ndeshjet aspak spektakolare, kanė arsye pse tė mėrziten. Tirana e tyre nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me atė ecuri qė tė gjithė kishin bluar nė mendje nė kėto javė tė para, kur dihen se nė skuadrėn kampione mbizotėrojnė emra tė mėdhenj nė krahasim me ekipet e tjera rivale. Pikėrisht, nė mbledhje ata i kanė kėrkuar mė konkretisht se cilat janė arsyet e ecurisė stafit italian qė drejton Tiranėn.

    Mėsohet se gjatė analizės sė djeshme trajneri Menekini ka kėrkuar mė shumė kohė dhe gjithashtu lojtarė tė tjerė, duke argumentuar se nuk mund tė bėnte lėvizjet e duhura gjatė lojės, sepse stoli ėshtė shumė i varfėr dhe se puna po vazhdon pėr konsolidimin e grupit. Para se trajneri tė largohej drejt Italisė, ėshtė pėrcaktuar mes palėve njė analizė e dytė, nė njė nga ditėt e fundit tė javės. Sigurisht, mė e gjatė dhe mė e hollėsishme, ku do tė jenė tė pranishėm tė gjithė drejtuesit, sepse dje mungonin drejtuesit e klubit, Muēa e Starova, tė cilėt ndodhen nė Rumani pėr tė gjetur lojtarė tė tjerė. "E kemi lėnė qė tė gjithė sė bashku tė diskutojmė sėrish, pasi italianėt do tė qėndrojnė pak ditė dhe do tė kthehen nė mesjavė. Do tė presim tė kthehet edhe Starova nga Rumania dhe tė shohim se ēfarė lojtarėsh ka parė dhe qė do tė propozohen, me qėllim qė ekipi tė pasurohet edhe mė shumė me elementė tė tjerė. Gjatė ditėve tė para tė javės nuk do tė diskutojmė mė pėr ndonjė gjė tė re," - thekson ndėr tė tjera donatori Papuli, pas mbledhjes sė djeshme.

    Ndėrkaq, nisur nga ndeshjet dhe rezultatat e dobėta tė Tiranės nėn drejtimin e trajnerėve italianė po flitet gjithnjė e mė shumė pėr njė rikthim tė mundshėm tė Starovės nė krye tė skuadrės. Njė sezon mė parė, gjatė fazės sė parė, Tirana regjistroi tė vetmen humbje nė Elbasan. Kėtė fazė, kampionėt i kanė tė gjitha gjasat tė shkojnė e tė pėrballen me kryesuesen e momentit me njė diferencė prej 5 pikėsh. Nėse trajneri i bardhebluve, Leonardo Menekini, do tė jetė dhe do tė drejtojė me sukses Tiranėn nė pėrballjen e radhės kundėr Lushnjės, ndeshja direkte me Elbasanin konsiderohet "basti" i tij i fundit. Ajo ndeshje mendohet se do tė vendosė pėrfundimisht fatin e Leonardo Menekinit nė krye tė Tiranės.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  5. #255
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Mendim Tifozi ...

    Donatoret moren nje ekip me 3 veta per cdo post, dhe e kane katandis ekipin ne nji gjysmagjel. Tirona ishte e padiskutueshme dhe te tjeret shume me poshte. Tirona largoi lojtaret dhe ra shume poshte, te tjeret u forcun. Shikoni vetem sulmin. Salihi sado i talentume dhe me prespektive, nuk esht tipi i sulmuesit agresiv(Ag.Kola), te fuqishem(A. Minga), ose tip Tit Dibra. Me nje fjale, te pakten per tani nuk e mban dot at peshe. Alternativa tjeter esht Rraklli, edhe ky mjaft i madh. Kishe lezet me pa ato zezaket e Beses (sidomos Fortunat). Besa i gjeka kto lojtare, kto pasaniket tone(qe jon 4) nuk po gjekan dot dhe na cokan delegacion ne Rumani me tre veta (kryetari i delegacionit, sekretari i partise ...jo, jo, i klubit, keshilltari). Qofsha gabim, por kampionati i vjetshem ishte si inerci e superekipit (per Shqiperi - kuptohemi) dhe qe sa e kane mare ne dore "Dhuruesit"-Cim Muca - Ramam, ekipi po dobsohet dita dites nga kualitetet, por dhe ata qe jane nuk po japin ate qe munden. Zoti e bofte mire, se besimi im tek "Dhuruesit" jo vetem qe esht lekund, por po tretet dita-dites ...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  6. #256
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Orari zyrtar ...

    SK TIRONA - PARTIZANI 7 : 3


    Sezoni 1985/86. Tirona sapo kishte fitu kampjonatin dhee lunte si kampjone ne fuqi. Ndeshjen e hapjes barazum 0-0 me Lezhen ne Tirone. Por pastaj erdhi shperthimi me gola ne cdo neshje. Ne Kuēove i futem 5, Fierit i futem 6, pastaj erdhi rradha morrit qe hongri 7.

    Stadiumi ishte mbush plot, dhe 20-ja, dhe 10-ja. Ndersa 10-shja krahu majt ishte komplet bosh, thonin se kishin bo nji sherr aty dhe e kishin mbyll. Tribuna plot fare.

    Pjesa pare 1-1. Pastaj 2-1, 3-1, 3-2, 4-2, 5-2, 5-3, 7-3.

    Goli spektakolar i Cim Muēes, mur me mbrojtsit e Partizanit. Ishte mes tre mrbojtsave dhe ja perplasi topin te kembet nje mbrojtsi dhe e nxorri topin perball me Perlatin dhe e palosi pastaj.

    Tit Ramadoni mbasi i mori para nja 2-3 mbrojtsa boni nji gol te modh, po ashtu bone dhe Beni me Agustinin.

    Kur ishte neshja 5-3 Neptun Bajko hoqi Perlat Musten, per t'ja hudh gjoja fajin atij. Duke dale nga fusha Perlati i bertiti Benit : ''Beno futini 10''. Dhe Beni nuk ja prishi, dhe portierit te ri i futen nja 2 gola per ato pak minuta qe kishin ngel.

    Tifozat e morrit i rrejti mendja se benin ndonje gol, po ne i futnim nja 2 mrapa. Kur Tirona ishte ne avantazh 3-1 per ēdo gol te morrit nuk bertiste asnjeri sikur ta dinin se mrapa i prisnin te tjerat e Tirones. Ndersa kur shenonte Tirona vinte Agustin Kola dhe Tit Ramadoni afer 20-es dhe bertisnin me sa kishin ne koken GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLLLLL!
    Ne ekzaltoheshim ne maksimum biles ate dite sikur nuk ngopeshim duke pa gola kunder morrit te kuq, aq na shijonte ajo fitore.

    Tifozat e morrit u largun para mbarimit te neshjes dhe Ne te gjithe therritnim ne kor: ''Iku, iku treni'' se ishin te gjithe katunare. Tifozat e Tirones ato dite i njifje kollaj se ishin te gjithe me ze te ngjirur.

    Tifozat e morrit qene mpref keq, se ishte fillim kampionati dhe si ēdo vit kishin forcuar ekipin me ca katunare dhe i rrente mendja qe do mundnin Tironen, qe kishte dal kampione nje vit me pare.

    Gezimi jone ate dite, ka qene me i modh se me pas bo sex me ndonje top modele. ''Kur rrifshim morrin na u dukte sikur rrifshim diktaturen'' ka thon nji tifoz i Tirones. Per ne qe e kemi pa ate neshje ne stadium ajo atmosfere dhe ai gezim do ngelet i paharrueshem.

    O KY Partizoni
    O nis per KASHAR
    O se 7 me 3
    Ja vum orar ZYRTAR.


    Tirona e asaj ndeshje: Durim Mersini, Millan Baci, Tur Lekbello, Ner Hodja, Bedri Omuri, Mirel Josa, Cim Muca, Sul Mema, Ben Minga, Agustin Kola, Tit Ramadoni. Trajner: Profesor Ver Shehu.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BlueBaron : 03-10-2005 mė 10:55
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  7. #257
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Foto nga humbja 1 me 0 ne Durres ...


    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  8. #258
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... vazhdim ...

    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  9. #259
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Kampionët, 2 javë kohë për të reflektuar ...

    Edhe ata që cilësohen në të vërtetë "galaktikë", futbollistët e Realit të Madridit, momentalisht janë kthyer me këmbë në tokë, pas disa rezultateve të dobëta si në "Champions", ashtu edhe në kampionatin spanjoll. E njëjta situatë te bardheblutë, nëse krahasohen elementët përbërës të këtij ekipi me ato të ekipeve të tjera të kampionatit tonë. Pas eliminimit në "Champions", bardheblutë u futën si pretendentë nr.1 në kampionat, por kanë kaluar 6 javë dhe diferenca e tyre me Elbasanin është jo pak, por 5 pikë. Kampionati është ndërprerë këtë javë, për shkak të ndeshjeve të kombëtares sonë. Për javën e 7-të, që do të luhet më 15 tetor, Tirana duhet të presë një kundërshtar me pretendime për të mbijetuar, siç është Lushnja. Humbja e fundit në Durrës ka sjellë përgjithësisht njëfarë heshtjeje në kampin bardheblu. Megjithatë, nga mendimet dhe deklaratat e tyre, kampionët kuptohet se mendojnë veçse për kreun e nuk po bëjnë llogaritë për të fituar një takim të radhës, siç është ai i së shtunës së ardhshme kundër "lagunarëve". Kështu, nga ana e futbollistëve, kjo kohë konsiderohet e përshtatshme për të reflektuar, pas një starti jo të pëlqyeshëm të tyre në 6 javët e para të edicionit.

    Mesfushori i Tiranës, Egert Bakalli, mendon se për këto ditë pushimi dhe më tej, deri kur të fillojë kampionati, është e mjaftueshme koha për të bërë ndryshimet e duhura. "Jemi në një periudhë pushimi, mirëpo fakti që Tirana nuk po e kryeson kampionatin na shqetëson disi, aq më tepër që e humbëm edhe ndeshjen e fundit në Durrës. Si për humbjen dhe për gjithë ecurinë e këtyre ndeshjeve, ekipi ynë ka kohë që të përmirësohet, duke parë elementët dhe kushtet përkundrejt rivalëve," - thekson mesfushori i Tiranës.

    Të mërkurën pasdite do të fillojë stërvitja, kurse deri të shtunën e ardhshme Bakalli thotë se Tirana do të bëjë të gjitha përpjekjet që bardheblutë të dalin para publikut me një mentalitet tjetër, si në lojë, ashtu edhe në rezultat. "Sigurisht, në analizat e fundit është evidentuar më shumë fakti se ka vend për një lojë më të mirë dhe dihet se tifozët tanë e presin me padurim këtë nga ekipi. Por së pari duhet të arrijmë rezultatet dhe të vihemi në krye. Ndeshja e Durrësit ka përfunduar dhe duhet lënë pas, ashtu sikurse të gjitha takimet e tjera. Të shohim përpara, për ndeshjet e mbetura të fazës së parë, që të arrijmë maksimumin në të gjitha drejtimet e mundshme. E thashë se Tirana i ka mundësitë dhe se tani është koha më e mirë për të menduar dhe shmangur gabimet që kemi bërë, sepse është ky është vetëm fillimi," - shprehet mesfushori i kryeqytetasve, Bakalli, i aktivizuar në pjesën e dytë të ndeshjes Teuta-Tirana, ku u regjistrua edhe humbja e parë.

    Sidoqoftë, kampionët prapësëprapë shprehen optimistë për të mbrojtur kurorën. Ata e kanë fituar 3 sezonet e fundit titullin kampion dhe janë mësuar me sukseset, por ky start nuk është parë në asnjë nga vitet e fundit.



    Dabulla: Po i bien kot në qafë Tiranës ...

    Tirana nuk kryeson dhe nuk ka arritur asgjë mbresëlënëse, përveç një fillimi të keq të këtij kampionati. Kjo shihet në përgjithësi nga loja jo e mirë e bardhebluve në 6 javët e para, e më kryesorja nga rezultatet e arritura, si dhe distanca prej 5 pikësh me vendin e parë. Por ama protagonistët mendojnë se po manipulohet jo pak me Tiranën, e në të shumtën e rasteve nga ata që nuk e duan ekipin kampion janë ngrituar akuza të pabazuara. Mbrojtësi i kryeqytetasve, Rezart Dabulla, ka arritur në këtë konkluzion, teksa pas humbjes së fundit komenton: "Jemi të ndërgjegjshëm dhe e dimë shumë mirë se vërtet nuk kemi ecur ashtu si duhet, por ama dimë gjithashtu se shumë të tjerë nuk ia duan të mirën ekipit tonë. Prandaj ndonjëherë, pa të drejtë, kritikat janë shumë të larta kundrejt nesh dhe se përflitet për gjoja krizë, që në fakt nuk ekziston," - shprehet mbrojtësi i skuadrës kampione në fuqi. E megjithatë, Dabulla pranon dhe thotë se nuk ka asnjë justifikim për këtë Tiranë, që humbet në Durrës përballë Teutës dhe nuk bën startin e duhur në kampionat. Duke qenë se është ende faza e parë, futbollisti shprehet optimist se koha do të tregojë realitetin se kush është në të vërtetë kjo Tiranë, "e sulmuar" ashpër dhe pa të drejtë. Sipas tij, mund të gabosh në disa ndeshje, por një skuadër duhet analizuar në përgjithësi, nëse i arrin apo jo objektivat. "Gjithsesi, them se ne luajtëm mirë me Teutën. Deri kur pësuam golin, kishim mjaft epërsi ndaj kundërshtarit. Edhe më pas e kontrolluam lojën. Gjatë lojës sulmi nuk ishte shumë efikas, gjë që ndodh në një ndeshje, sikurse mbrojtja mund të gabojë në një tjetër. Ndeshja fitohet kur i tërë ekipi luan mirë dhe e kundërta ndodh kur ekipi humbet. Edhe po t'i marrim ndeshjet në përgjithësi që nga java e parë, sërish jemi dakord se nuk kemi qenë aty ku pretendojmë. Nuk është as faji i mbrojtjes, as i sulmit, por thjesht të gjithë së bashku nuk kemi dhënë dhe për pasojë s'e kemi marrë maksimumin tonë. Nga kjo logjikë duhet të përmirësohemi dhe të ndryshojmë," - thekson lojtari i Tiranës.
    Ndërkohë, e ardhmja premtohet se do të jetë krejt tjetër. Mbrojtësi i krahut të djathtë e sheh me optimizëm dhe thotë se fytyra e vërtetë e Tiranës do të funksionojë shumë shpejt, që nga kjo javë. "Pse nuk presin edhe pak ata që po e kritikojnë kaq shumë Tiranën? Ne jemi një grup që garantojmë rikthim të shpejtë në krye të tabelës, por edhe në ndeshje të bukura. Eshtë fillimi dhe s'duhet të shqetësohemi aq sa po përflitet këto kohët e fundit." Për të argumentuar më tej idenë e tij se Tirana do t'i rikthehet bindshëm lojës së mirë, bashkë me fitoret e njëpasnjëshme, Dabulla përmend marrëdhëniet e shkëlqyera mes grupit dhe trajnerëve. "Kemi marrëdhënie mjaft të mira qoftë si grup, qoftë edhe si lojtarë-trajnerë. Këta të fundit kanë punuar shumë dhe po e bëjnë një gjë të tillë, edhe pse fillimi nuk është aq i këndshëm. Ne thjesht garantojmë ecuri të mirë, jo fillim të mirë, sepse një fillim i tillë pa ecurinë e mbarë nuk do të na vlente aspak deri në fund. Këtë Tirana e di më mirë nga të gjithë rivalët, edhe sikur të mos drejtoheshim nga ky staf i kualifikuar, mirëpo me punën dhe përkushtimin e të gjithëve do të rikthehet ekipi i vërtetë," - shton Dabulla. Pauza e kampionatit shihet mjaft pozitive nga kampionët. "Na ndihmon shumë për të ndryshuar dhe, më kryesorja, për t'u kthyer në rrugën që na ka karakterizuar gjithmonë," - përfundon lojtari i formacionit bazë të Tiranës, Rezart Dabulla.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  10. #260
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Tirona e vitit te kaluar ishte GALAKTIKE. Tirona e ketij viti eshte cop - cop. El Sayed ishte GALAKTIK, Donatoret dhe Eda Rama jane LEGENA. Po e ēojne TIRONEN ne nivelet e Morrit te Kuq dhe Miut Blu. TIRONA eshte Super Klub, Rama & Donatoret po e kthejne ne klub inferior ...

    ... Komuniste te kuq dhe Ed Hajdut Rama, hiqni duart nga TIRONA ...


    TIRONA ZEMRA IME
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

Tema tė Ngjashme

  1. Poezi
    Nga ALBA nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 01-12-2009, 09:27
  2. SK Tirana
    Nga Pasiqe nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  3. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  4. Orari Zyrtar ... TIRONA - PARTIZANI 7 - 3 ...
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 30-01-2006, 12:59
  5. Tifozat e te modhes ''TIRANA'' <2>
    Nga La_Lune nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 151
    Postimi i Fundit: 04-03-2005, 18:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •