Close
Faqja 20 prej 28 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 275
  1. #191
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Urime dhe prej meje Tiranes !!!

    Kampionia e Shqiperise beri nje ndeshje te bukur dhe mori nje kalifikim te merituar.CSKA eshte nje ekipi i forte por gjithsesi ju uroj suksese te metejshme.

    Gjithe te mirat
    .........................

  2. #192
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar mė parė nga Duke_Of_Arberia
    Ndonese jam tifoz i Partizonit urime Tirones!!!!

    Bravo ēuna, bejme tifoz per ju si te ishte kombetarja!!!
    Edhe une jam me Vllaznine, po ne te tilla ndeshja bej tifo si per Kombetaren.

  3. #193
    eKoSoul Maska e Gerdi
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Vendndodhja
    echoKinetics
    Postime
    906
    TIRONA TIRONA TI JE ZEMRA JOOOOOOOOONE TI PER NE , TI PER NE je gjithmone kampion hejjjjj !

    ju pershendes te gjitheve me kengen e pajtim struges - tirona kampion

  4. #194
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Forca Bardh E Blut ,ma Knoqen Shpirtin Mrom Kur Kom Mor Vesh Rezultatin 3--0 ,nuk Kishte Gzim Me T'modh !!!

    Hallall Gjithe Cunat ,tashi Te Menojme Vetem Per Bullgaret ,s'do Te Thote Qe Kalum 1 Tur Edhe Te Harrojme Cska E Sofies ,biles Ksaj Rradhe Kena Short Shume Te Favorshem ,nji Ekip Qe Pak A Shume Eshte I Te Njejtit Nivel Me Tironen !!

    Shpresojme Per Nji Fitore 2-0 Te Merkuren Ne Qemal Stafa ??

  5. #195
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    I dha Klani golat dhe festen ne fund te ndeshjes ....

    Ahmataj paska qene vendimtar ...Golin e pare komplet merite e tij kur shpertheu ne zone...edhe goli dyte kros i tij ishte...
    Pastaj portieri Hidi i pakalushem ...
    Shto edhe fatin qe ka qene me Tiranen ne kete ndeshje...

    Pashe qe ishte nderprere loja ...se cfare ishte hedhur ne fushe ...
    Dini gje ka ndonje ankese nga sllovenet ...se mos na bejne ndonje surprize kelyshat , se UEFA me ne e ka doren e ''bute'' ...

    Nesje...

    hallall per gezimin qe na dhane.....
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  6. #196
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Tirana ne turin e dyte te Liges se Kampioneve ...


    Tirana shkon nė turin e dytė tė Ligės sė Kampionėve, falė njė 8 minutėshi tė artė nė fundin e pjesės sė parė tė ndeshjes sė kthimit pėrballė Nova Goricės. Brenda kėtij afati tė shkurtėr kohor u shėnuan tė tre golat e kualifikimit. Njė skuadėr qė tregoi karakter nė fushė deri nė sekondėn e fundit, pasi ajo fitore dhe ai kualifikim nuk ishin krejt tė rastėsishėm. Mjafton tė kujtohen deklaratat e protagonistėve dhe drejtuesve bardheblu, para ndeshjes. Gjatė tėrė ditėve tė javės sė kaluar u fol vetėm pėr besim dhe optimizėm se rezultati do tė pėrmbysej dhe se loja e zhvilluar nė Nova Gorica do tė harrohej njė herė e pėrgjithmonė. "Ne kishim pak fat, por synimi ynė ishte tė dilnim te goli dhe t'i ruheshim kundėrshtarit qė do tė sulmonte me kundėrsulm. Nisur nga loja ishim ne nė fakt qė shėnuam me anė tė kundėrsulmit, megjithatė duhet tė gėzohemi me kėtė sukses dhe tė ndreqim tė metat para se tė luajmė ndeshjen e turit tė dytė," - u shpreh Starova. Pėrveē trajnerit Starova qė pėrjetoi pėr herė tė parė emocionet e kėtij kualifikimi, donatorėt qė ishin po ashtu tė gjithė tė emocionuar, Rrakllit qė festoi ditėlindjen nė njė mbrėmje magjike, nė fushė gėzuan edhe 4 protagonistė tė tjerė:

    Salihi: Duhet ta pėrsėrisim kėtė sukses ...
    Hamdi Salihi ėshtė prezantuar para tifozėve bardheblu, duke luajtur njė ndeshje tė madhe. Ai e ka bėrė mjaft mirė detyrėn dhe me golin e tretė i ka siguruar kualifikimin ekipit tonė kryeqytetas. Kėsisoj, "pengu" i ndeshjes sė parė ka marrė pėrgjigjen e duhur gjatė mbrėmjes sė mėrkurė, kur kampionėt e vendit arritėn tė thyenin sllovenėt, nė njė natė tė paharrueshme pėr ta. "Jam ende i emocionuar, sepse ne arritėm njė rezultat tė paimagjinueshėm qė nė pjesėn e parė. E kisha menduar dhe besuar kalimin e turit, por tre gola pėr pak minuta, as qė e kisha ēuar ndėr mend. Nuk e pėrmbajta veten kur shėnova para publikut golin e kualifikimit. Ishte goli im i parė dhe shpresoj tė pasohet me shumė tė tjerė, pasi detyra ime ėshtė vetėm tė shėnoj. E kam thėnė se Tirana ėshtė skuadra mė e mirė nė Shqipėri dhe jo mė kot preferova tė luaj me tė. Eshtė luks tė luash pėrkrah sulmuesve si Rraklli, Muka dhe Merkoēi. Jam vetėm 21 vjeē dhe kam akoma pėr tė mėsuar. Tani po mendojmė tė pėrsėrisim suksesin nė turin e dytė pėr tė vazhduar rrugėn qė kemi nisur," - thekson sulmuesi i talentuar Hamdi Salihi, qė shėnoi nė paraqitjen e tij tė parė nė "Qemal Stafa" me fanellėn bardheblu.

    Pisha: Mos u ēudisni, sepse kjo ėshtė Tirana ...
    Arian Pisha zhvilloi ndeshjen e tij tė dytė zyrtare me Tiranėn dhe tė parėn para publikut bardheblu. Ish-kapiteni i Dinamos ishte heroi i mbrojtjes gjatė fitores sė pastėr me rezultatin 3-0, pėrballė Nova Goricės. "Tė them tė drejtėn kisha besim te vetja dhe nuk u befasova fare pėr rezultatin qė arritėm nė fund. Isha mė shumė i befasuar nė fillim nga ai numėr i madh tifozėsh qė kishin ardhur pėr tė na pėrkrahur dhe qė pėr ne ishin lojtari i 12 nė fushė. Dua t'ua dedikoj atyre suksesin e parė me Tiranėn. Do tė mė mbetet pėr shumė kohė nė memorien time, si njė paraqitje e jashtėzakonshme, e cila pėrfundoi si mė bukur," - shpjegon Pisha. Mbrojtėsi elbasanas pėr paraqitjen e tij me fanellėn bardheblu dhe pėr skuadrėn qė do tė luajė vetėm pas pak ditėsh shprehet: "Pėr vete jam pėrpjekur tė bėj detyrėn, ndėrsa Tirana mbetet skuadra e vetme qė mund ta pėrfaqėsojė Shqipėrinė nė Europė dhe kėtė e them jo pse kam kaluar kėtu, por sepse prej shumė sezonesh po paraqet njė futboll mjaft cilėsor dhe me premisa tė mėdha."

    Ahamataj: Ky sukses, i veēantė pėr tė gjithė ...
    Edhe mesfushori i krahut tė djathtė, Julian Ahamtaj, ishte njė ndėr mė tė mirėt nė fushė pėr kampionėt tanė. Ish-kapiteni i Elbasanit gjatė sezonit tė shkuar, shėnoi golin e dytė tė ndeshjes, kontriboi te i pari dhe pėrjetoi me kėnaqėsi kualifikimin e madh me fanellėn bardheblu. "Para ndeshjes e pata deklaruar se Tirana nuk do ta pėrsėriste mė atė qė bėri nė Nova Gorica. Ēdo ekip mund tė luajė njė ndeshje tė dobėt, por ekipe si Tirana dinė tė luajnė dhe tė fitojnė nė momente tė rėndėsishme, atėherė kur publiku e kėrkon me ēdo kusht njė gjė tė tillė. Goli ishte pjesė e tėrė skuadrės qė luajti pėr atė qėllim dhe unė jam bashkė me ta nė kėtė sukses, qė tė mos harrojmė, e arritėm bashkė me tifozėt tanė tė mrekullueshėm. Ata na dhanė mė shumė zemėr dhe ne besoj se u'a shpėrblyem besimin, por nuk mendoj se championsi ka pėrfunduar me kaq, sepse po mendojmė ta pėrsėrisim kėtė sukses edhe pėrballė CSKA-sė sė Sofies," - pėrfundon Ahmtaj.

    Bakalli: Ndeshja mė emocionuese e karrierės ...
    Egert Bakalli ka ardhur gjatė gjysmės sė dytė tė sezonit, por dje pėrjetoi kualifikimin e tij tė parė me fanellėn bardheblu. Nė ndeshjen e kthimit ai luajti disa minuta nė pjesėn e dytė, mėse tė mjaftueshme pėr tė gėzuar bashkė me kolektivin. "Ky ishte suksesi im i dytė nė Ligėn e Kmapoionėve, sepse kam arritur tė kaloj njė tur edhe me Dinamon. Por emocionet e kėtij kualifikimi ishin shumė mė tė mėdha, madje nė tėrė karrierėn time. Pėr vetė forcėn e kundėrshtarit dhe ecurinė e dy ndeshjeve tė kėtij turi, kalimi u bė shumė mė i bukur dhe interesant. Mendoj se Tirana ka mundėsi pėr tė bėrė akoma nė Europė."
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  7. #197
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Shampanjė dhe birra nė festėn e madhe bardheblu ...


    Kjo ėshtė njė nga ato ngjarje qė ndodhin 1 herė nė 6 mijė vjet", ka thėnė nė ekstazė e sipėr njė nga lojtarėt bardheblu, menjėherė sapo drama e sė mėrkurės nė mbrėmje kishte pėrfunduar. Tirana ktheu rezultatin e ndeshjes sė parė (0-2) me tre gola tė shkėlqyer dhe tani e sheh veten nė turin e dytė tė Ligės sė Kampioneve.

    Shampanja ...
    Lojtarėt kanė dalė tė mėrkurėn nė mbrėmje nga dhomat e zhveshjes dhe nuk ishte fare e vėshtirė tė dalloje qė ishin padyshim tė gjithė tė lagur nė shampanjė. Nė dhomat e zhveshjes ka qenė njė festė e vėrtetė. Lojtarė, trajnerė, drejtues klubi dhe donatorė kanė festuar duke kėnduar nė kor kėngėt e "Tironės" dhe nė tė njėjtėn kohė kanė konsumuar sasi tė mėdha shampanje dhe birrash. Asgjė nuk ishte kundėr rregullave, nė fund tė fundit pas asaj pėrmbysjeje historike lejohej gjithēka.

    Papuli ...
    Njė nga donatorėt e Tiranės, Agron Papuli, ka qenė padyshim njė nga njerėzit qė ėshtė kthyer nė personazh pas ndeshjes. Ėshtė parė me kėmishė deri nė minutat e fundit dhe kur ka dalė nga stadiumi ka pasur nė trup njė T-Shirt me shenjėn e "Wolksvagen". Sipas tij, shampanja dhe birra nuk e kanė lejuar qė tė mbante kėmishėn nė trup.

    Dabulla ...
    Me tė mbaruar 90 minutat, lojtarėt janė sulur tek Dabulla dhe e kanė falenderuar pėr golin dhe pėr lojėn e shkėlqyer qė zhvilloi. Lojtari, pasi ka parė rreth e rrotull,: "Ok, faleminderit pėr komplimentet, por tani duam tė shohim para, shumė para". Tė gjithė kanė qeshur pas batutės sė mbrojtėsit bardheblu.

    Festa ...
    Rreth 60 minuta pas ndeshjes i gjithė stafi bardheblu, gazetarė dhe tifozė VIP kanė qenė tė ftuar nė njė "party" qė ka organizuar Altin Rraklli, sulmuesi bardheblu qė shėnoi golin e parė nė ndeshjen e sė mėrkurės. Lojtarė, tė afėrm dhe donatorėt kanė festuar deri nė orėt e para tė mėngjesit dhe megjithėse kanė konsumuar litra tė tėra alkooli askush nuk ka gjykuar askėnd.

    Pisha ...
    Rreth orės 24.00 afrikanėt e Dinamos, Kone dhe Fall, kanė marrė nė telefon ish-shokun e tyre tė skuadrės, Pisha, i cili mė pas ka treguar nė konfidencė se ēfarė i kishin thėnė afrikanėt Blu: "Mė thanė nė telefon qė kurrė mė parė nuk kisha luajtur kėshtu. Madje, mė qortuan me humor se njė prezantim tė tillė nuk e kisha bėrė asnjėherė me fanelėn e Dinamos".

    Starova ...
    Mė sė fundi ėshtė parė i lehtėsuar. Si njė njeri tė cilit i pėlqejnė shumė sfidat, Starova e ka pėrjetuar me shumė intensitet ndeshjen e kthimit kundėr skuadrės sė Nova Goricės. Gjatė gjithė kohės ėshtė parė qė tė bėrtiste nė drejtim tė fushės, madje nė ndonjė rast edhe e ka tepruar dhe ka marrė kėshillimin e gjyqtarit tė katėrt dhe atij kryesor. Mentaliteti fitues nuk e ka lėnė nė baltė: "Ju thashė qė pėrpara ndeshjes, qė doja pak fat, shumė pak, dhe ai ishte me ne".

    Premio ...
    Premio pėr lojtarėt e Tiranės ėshtė rritur me 1 milionė lekė tė tjera. Ēdo futbollist qė ka qenė tė mėrkurėn nė fushėn e lojės do tė pėrfitojė nga donatorėt 3 milionė lekė tė vjetra pėr arritjen e madhe qė kanė bėrė nė kėtė ndeshje. Lojtarėt u dukėn edhe mė tė gėzuar pas njė lajmi tė tillė.

    Stėrvitja ...
    Dje nė 12.00 Starova ka grumbulluar skuadrėn pėr njė shkrydhje tė lehtė. Nė fakt nuk bėhet fjalė pėr njė seancė tė vėrtetė stėrvitore, megjithatė drejtuesit e Tiranės nuk duan tė humbasin kohė. Qė sot pasdite fillon stėrvitja intensive: CSKA ėshtė vetėm njė javė larg.


    Avni Nuri nė delir pėr prezantimin e shkodranit tė ri.

    "Salihi ėshtė mė i mirė se vetė Pele"
    Nė festėn e Tiranės nuk kanė munguar edhe batutat, shakatė e mbi tė gjitha komplimentet. Avni Nuri dhe Agron Papuli kanė diskutuar gjatė mbi mundėsitė qė ka Tirana pėr tė kaluar nė turin e tretė. "Do ta kemi shumė tė vėshtirė pėr tė kaluar nė turin e tretė tė Ligės sė kampioneve-mėsohet t'i ketė thėnė Papuli Nurit gjatė mbrėmjes-CSKA duket njė skuadėr shumė e fortė". Nuri nė delir e sipėr ka lėshuar batutėn e mbrėmjes: "Salihi ėshtė mė i mirė edhe se Pele nė moshėn e tij, sigurisht qė do tė kalojmė nė turin e tretė tė Ligės sė Kampioneve". Salihi nė fakt ka qenė ndoshta lojtari mė i mirė nė fushėn e lojės, madje me shpirtin e treguar e ka ndihmuar skuadrėn jo vetėm nė sulm, por edhe nė repartin e mbrojtjes gjatė pjesės sė dytė. Shkodrani qė ka mbėrritur kėtė verė nė skuadrėn bardheblu ka shėnuar golin e tretė, kur kishin kaluar dy minuta shtesė nga fundi i pjesės sė parė. Kjo pėr Salihin ka qenė pjesėmarrja e parė nė Kupat e Europės dhe ka rezultuar mė shumė sesa e suksesshme.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  8. #198
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Publiku, tifozet ēfare mbeshtetjeje ...

    S'duhet harruar edhe fakti qe publiku padyshim ishte nje lojtar i dymbedhjete per skuadren e Staroves. Stadiumi "Qemal Stafa", i mbushur nga ngjyrat bardheblu si anjehere tjeter "plot 15 mije tifoze me flamuj ne dore), ka shperthyer nga te brohoriturat dhe nga fishekzjarret e kenget per ekipin kampion. Gjithcka Tirana e ka mbyllur brenda 10 minutave te fundit te pjeses se pare, duke ditur te perfitojne nga momenti i dobesise se kundershtareve. Fatmiresisht, edhe pse ekzistonte mundesia qe te ndodhte e njejta gje, qe provoi edhe Milani ne finalen e fundit te Champions League, bardheblute nuk i kane lene sllovenet per te cenuar porten e Hidit. Gje per te cilen, vec nderhyrjeve te kujdsshme te mbrojtjesve me ne krye Hidin, Pishen e Dabullen, u ka ardhur ne ndihme edhe fati.


    Ndaj CSKA-se, edhe me shume ...

    Futbollistet e Tiranes mund t'i kishin vene kapakun ndeshjes, me rastet e shumta te Salihit, Rakllit e Ahamatajt. Perfundimi i 90 minutave ka qene nje clirim per te gjithe. Lojtare e tifoze kane festuar kualifikimin, qe merr akoma me shume vlere, per menyren sesi erdhi. Te te gjithe lojtaret e Tiranes eshte pare nje loje per jete a vdekje. Nje Hamdi Salihi, i cili gjendej ne cdo cep te fushes, madje duke u kthyer shpesh here edhe ne mbrojtje. RezartDabulla, Arjan Pisha dhe Gentian Hajdari, ndonese ndonjehere kane shfaqur shenja pasigurie, si perfundim kane dale faqebardhe nga testi vendimtar per prapavijen bardheblu, pas zhgenjimit ne Slloveni. Pa harruar pastaj edhe te palodhurin E.Bulku, dy pistonat Ahmataj e Sina, por edhe kembeartin Muka dhe oprtunistin Rraklli, i cili ka festuar 35-vjetorin edhe me nje gol. Me pak fjale, te gjithe lojtaret e Tiranes kane dhene maksimumin e tyre per skuadren bardheblu. Ndonese, mbi te gjitha, meriton nje vleresim portieri Hidi, qe pati meriten e neutralizimit te rasteve me te pastra te slloveneve, nje gol i te cileve mund te kishte hedhur ne ere gjithcka te gatuar. Megjithese vete ai ka dashur te ndaje meritat me skuadren: "Te gjithe cunat treguan karakter, duke sherbyer shume per kete fitore madheshtore, te cilas i shtohen akoma me teper vlerat, per faktin qe erdhi perballe tifozeve tane ne "Qemal Stafa". Tani, shpresojme te ecim edhe me perpara". Duke filluar qe nga ndeshja e radhes ndaj kampioneve bullgare te CSKA Sofjes, te merkuren e ardhshme po ne Tirane, ndoshta nuk do te mjaftoje kaq. Do te duhet akoma me shume.

    Koha Jone
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  9. #199
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Haha e para here qe une edhe inter forver jena me nji ekip. Kulmi fare man.
    Tirona na nderoi ksaj radhe per faktin se ndeshjen e pare na flliqen. Me thon realitetin duke pa arritjet e vjetshme te Nova Gorices e cila shkoi deri ne turin e 3-te i kisha hum shpresat fare. Kjo fitore 3-0 na rrit shpresat kunder CSKA-se se Sofies. Megjithse e lujm neshjen e dyte ne Bullgari. Do kenaqesha me nje fitore 1-0 ose 2-0 pra e rendesishme eshte te mos pesojme gol ne ndeshjen e pare edhe shfrytzojme kundersulmin inshAllah po realizojme dicka. Me arrit ne turin e trete eliminator na bi te lujme me ekipe te dores se pare edhe do ishte e mrekullushme.
    Para Tirona.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  10. #200
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562

    Thumbs up Urimet e nje dinamoviti

    Urime "TIRANE" per kete fitore te arritur kunder Slloveneve dhe kunder Uefas (qe edhe pse sk. Tirana kishte mese 3 vjet rresht qe e kalonte turin e pare u vendos gabimisht apo qellimisht ne vazon e dyte). Le te shpresojme per nje fitore tjeter kunder bullgareve.

Faqja 20 prej 28 FillimFillim ... 101819202122 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Poezi
    Nga ALBA nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 01-12-2009, 09:27
  2. SK Tirana
    Nga Pasiqe nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  3. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  4. Orari Zyrtar ... TIRONA - PARTIZANI 7 - 3 ...
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 30-01-2006, 12:59
  5. Tifozat e te modhes ''TIRANA'' <2>
    Nga La_Lune nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 151
    Postimi i Fundit: 04-03-2005, 18:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •