Close
Faqja 2 prej 28 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 275
  1. #11
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Sk Tirana - Lushnja 3 - 0

    Citim Postuar mė parė nga skuthi_vogel
    Unė prandaj e kam pėrcaktuar qė tani rezultatin 3-0, tė cilėn besoj se do ta arrijmė," - shprehet Patushi.
    ... SK Tirana kualifikoht per ne turin tjeter te Kupes se Shqiprise, pas fitores 3 - 0 ndaj ekipit te Lushnjes. Koha e rregullt ka perfunduar me rezultatin 1 - 0, me gol te shenuar nga Xhafa ne minuten e '58. Ne kohen shtese ka shenuar per Tiranen perseri Xhafa ne minuten e '104 dhe Pape Sene ne minuten e '113. Ne pjesen e dyte ka dale me karton te kuq Vrapi i Lushnjes ...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  2. #12
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Patushi mban fjalėn, Tirana kualifikohet.

    Sporti Shqiptar.


    Kampionėt kualifikohen me vėshtirėsi nė gjysmėfinale, pasi shėnojnė dy herė gjatė minutave shtesė.

    Tirana, kryesuesja e kampionatit, ėshtė tashmė njė nga gjysmėfinalistet e Kupės sė Shqipėrisė. Bardhebluve u janė dashur 120 minuta pėr tė siguruar kualifikimin pėrballė njė Lushnje, qė nė disa raste e vuri vėrtet nė vėshtirėsi ekipin e Starovės, madje duhet thėnė se gjatė 90-minutėshit janė kėrcėnuar ndjeshėm ambiciet e Tiranės. Megjithatė, nė fund tė fundit, Tirana fiton me rezultatin e pastėr 3-0 e kėshtu pret e fundit njė biletė pėr nė katėrshen e skuadrave qė do ta vazhdojnė garėn pėr mė tej. Dje, nė "Qemal Stafa", Tirana kishte bėrė disa ndryshime taktike nė mbrojtje e nė mesfushė. Ishte rikthyer pas disa kohėsh Ēipi dhe pėrpara kishte kaluar E. Bulku. Mbi gjithēka tjetėr nė pėrballjen e djeshme me lushnjarėt, pėrveē kualifikimit, tifozėt prisnin njė Tiranė shumė mė agresive nė lojė se nė ndeshjet e fundit. Megjithatė, loja e tyre gjatė gjithė kohės nuk u ngrit nė lartėsinė e duhur, duke pėrjashtuar disa momente, qė vėrtet dhuruan emocione, por duhet thėnė se ishin mė shumė meritė e lojtarėve tė veēantė. Nė pjesėn e parė, lushnjarėt tregohen mė tė rrezikshėm dhe krijojnė disa raste pėr gol. Kryeqytetasit janė shumė tė mefshtė nė mesfushė por edhe nė mbrojtje tregohen tė tillė. Loja jo fort e pėlqyeshme e tyre solli reagimin e tifozerisė. Ndėrkohė, Lushnja, gjatė fraksionit tė parė, ishte mė kėrkuese dhe me rastet e krijuara mund tė kishte shėnuar njė gol. "Lagunarėt" mbrohen me kujdes dhe dalin rrezikshėm nė portėn kundėrshtare. Pjesa e parė mbyllet me rrjeta tė paprekuar dhe, meqė Tirana largohet pa arritur dot tė shėnojė njė gol, u duk se kualifikimi nė pjesėn e dytė do tė ishte shumė i vėshtirė. Dhe kjo nė fakt ndodhi, edhe pse 45-minutėshin e fundit lushnjarėt e luajtėn vetėm me 10 lojtarė. Merkoēi pengohet nė afėrsi tė zonės nga Vrapi, qė ishte lojtari i fundit, dhe Jareci nuk ngurron ta ndėshkojė atė me tė kuqe. Lushnja vetėm pak minuta mė pas ndėshkohet nga Xhafa qė arrin tė realizojė njė gol vėrtet tė bukur, pas njė aksioni model tė bardhebluve. Goli solli "frymėmarrje" tė menjėhershme nė radhėt e kryeqytetasve. Nė fakt, Tiranės i mbeti tė mbrohej mė fort, sepse pėsimi i njė goli mund tė ishte fatal pėr tė, por edhe tė sulmonte me qėllimin qė tė siguronte kualifikimin. Deri nė fund tė pjesės sė dytė, pėrpjekjet e bardhebluve janė mė tė mėdha, por, nga ana tjetėr, edhe ekipi i Josės, ndonėse me njė lojtar mė pak, e vė disa herė nė rrezik portėn e Hidit. 90-minutėshi mbyllet me fitoren minimale tė Tiranės, por duke pėrfshirė edhe ndeshjen e parė, gjithēka ishte e barabartė. Nė kohėn shtesė vjen kapitullimi i "lagunarėve", qė u duk qartė se ranė edhe fizikisht. Ata pėsojnė nga njė gol nė ēdo minipjesė tė shtesės dhe detyrohen t'i japin lamtumirėn kupės. Tirana, nė krahasim me 3 gjysmėfinalistėt e tjerė, e arriti mė me vėshtirėsi kalimin nė gjysmėfinale, megjithatė thuhet se fituesi nuk gjykohet. Kryeqytetasit, qė kryesojnė kampionatin, pėrmbushin misionin e tyre edhe nė kupė.

    Thanė pas ndeshjes ...
    ... Sulejman Starova, trajner i Tiranės: - Jam i kėnaqur me kualifkimin, por jo me lojėn. Megjithatė fitorja dhe kualifikimi ishin shumė tė rėndėsishme pėr ekipin tonė. Ne vinim pas njė humbjeje nė kampionat me Dinamon, prandaj edhe takimin e sotėm e duhet ta fitonim patjetėr. Ky kualifikim rrit dėshirėn pėr tė rikuperuar tė metat dhe defektet e fundit, e njėkohėsisht edhe pėr tė na rikthyer nė formė lojtarėt e dėmtuar. Tashmė duhet t'i kthehemi kampionatit pėr tė vijuar rrugėn drejt titullit. E thashė qė loja, pavarsisht nga kualifikimi nuk ishte nė nivelin qė kėrkohet prej Tiranės, kėshtu qė duhet tė pėrmisohemi mė shumė nė kėtė aspekt. Vetė kėshtu edhe tifozėt duhet tė nė pėrkrahin nė fushė.
    ... Mirel Josa, trajner i Lushnjės: - Ne u eleminuam, por nė pėrgjithėsi zhvilluam njė ndeshje tė mirė. Krijuam shumė raste para portės kundėrshtare. Mund tė kishim shėnuar tė paktėn njė gol, e nėse do ta bėnim kėtė, natyrisht qė misioni i kualifikimit mund tė na lehtėsohej nė pjesėn e mbetur. Pas daljes sė Vrapit me karton tė kuq, qė ishte njė moment i diskutueshėm dhe qė duhet parė edhe nga pamjet televizive, ne na u vėshtirėsua shumė synimi nė kėtė sfidė. Tirana mbetet Tiranė, kėshtu qė shėnoi vetėm pak minuta mė vonė. Mė tej, kundėrshtari arriti tė sigurojė kualifikimin, nė kohėn shtesė.

    Tė veēanta...
    - Nė tribunėn "VIP" ishin tė pranishėm donatorėt e Tiranės, Halili- Papuli-Ngjela-Nuri, si dhe presidenti i Partizanit, Xhani.
    - Pėr tė pėrkrahur Lushnjėn kishin ardhur shumė tifozė, aq sa numri i tyre ishte i barabartė me numrin e tifozėve tė Tiranės. Nė tribunėn pėrballė lushnjarėt kishin hapur njė flamur tė madh me ngjyrat e skuadrės sė tyre.


    ... Starova o pleher ik shporru nga Tirana. Ju sponsore, hajdute te Rames jeni kryeplehrat e Tiranes ...


    FALEMINDERIT EL SAIED, MIREL JOSA, NEVIL DEDE, INDRIT FORTUZI, SUAD LICI, MAHIR HALILI!!!
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Yyyyyyyyyyyyyy ! Posht tirona ! Tirana eshte skuadra qe urrej me shume , sepse eshte { Dmth ka qene me perpara se tani s`eshte me } taman si REAL MADRITI . Blen te gjithe lojtaret me te mire dhe sfiton gje ! ...PARA VLLAZNIA !
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  4. #14
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Sa te lezetshem jane keto te vegjlit . Ne Shqipri kemi fituar gjithēka, kemi 75 vjet qe jemi skuadra me e mire e Shqiprise. Jemi Numri 1 ...

    ... Ec TIRONA ...
    ... Perpara ēuna ...



    ... Starova o pleher ik shporru nga Tirana. Ju sponsore, hajdute te Rames jeni kryeplehrat e Tiranes ...


    FALEMINDERIT EL SAIED, MIREL JOSA, NEVIL DEDE, INDRIT FORTUZI, SUAD LICI, MAHIR HALILI!!!
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  5. #15
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    Citim Postuar mė parė nga kokashta
    Yyyyyyyyyyyyyy ! Posht tirona ! Tirana eshte skuadra qe urrej me shume , sepse eshte { Dmth ka qene me perpara se tani s`eshte me } taman si REAL MADRITI . Blen te gjithe lojtaret me te mire dhe sfiton gje ! ...PARA VLLAZNIA !
    une nuk jam nga tirana por ama jam tifoz i tiranes.kam jetuar mbi 10 vjet ne Tirane dhe jam kenaq me kete ekip.Nuk e di se cmund te fitonte me teper.Blen cdo lojtare thua dhe sfiton asgje kur ajo per 10 vjet ka fituar mbi 70 % te titujve dhe sfitoka gje.Interesante me duket llogjika juaj.3 here rrjesht kampione.Edhe kete vit ajo eshte kampione dhe ne cerekfinale te kupes dhe sfitoka gje.Kur gjith ekipet e quajne sukses vetem pse rivalizojne me Tiranen.E quan te suksesshem elbasanin pse eshte i dyti apo vellaznine pse eshte e 3 .Une me sa di qellimi eshte te jesh kampion qe Tirana po e realizon dhe per kete vit.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2005
    Postime
    89
    ku ka si tirona mer amon. e pat te merkuren me lushnjen ca i bom. se u hapen shum bythesh lushnjaret. un e pash neshjen ne kohe shtes qe bom dy gola kena lujt loj perfekte. ska si tirona titullin 22 e morem tashti duhet menojm per champions league

  7. #17
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Shkumbini - SK Tirana 1 - 2

    Tiranės i mjaftuan diēka mė shumė se 10 minuta lojė nė "Tofik Jashari" pėr tė shėnuar dy gola, ose mė mirė tė themi pėr tė siguruar tri pikė tė plota. Kurse, nga ana tjetėr, Shkumbini gjatė 80-minutėshit tė mbetur vetėm sa arrin tė shkurtojė diferencėn, pas njė goli tė shėnuar me 11-metėrsh. Nė fund tė 90-minutėshit, peqinasit dalin nga fusha me humbje, ashtu si nė katėr ballafaqimet e deritanishme me kryeqytetasit, qė kryesojnė bindshėm tabelėn e klasifikimit. Pra, Tirana, pas 3 ndeshjeve nė kampionat, i rikthehet fitores nė javėn e parė tė fazės sė fundit, falė rezultatit tė favorshėm, 2-1, qė arriti me Shkumbinin nė fushėn asnjanėse tė Shijakut. Bardheblutė, tė kushtėzuar nga mungesat e disa titullarėve, edhe kėtė herė dolėn me ndryshime tė tjera nė formacionin bazė. Trajneri Starova, nė fund tė ndeshjes, pranon se Rraklli ėshtė sakrifikuar pėr shkak tė mungesave tė shumta, qoftė prej tė dėmtuarve, apo edhe tė skualifikuarve tė kėtij takimi (Muka mungonte vetėm pėr kėtė arsye). Megjithatė, eksperienca e lojtarit tė kombėtares i jep Tiranės shumė shpejt epėrsinė e kėrkuar nga Starova. Rraklli, pas njė goditjeje fluturimthi, shėnon njė eurogol. Kurse Xhafa vetėm pak minuta mė pas bėn tė njėjtėn gjė, teksa finalizon nė mėnyrė tė shkėlqyer njė aksion model. Pra, dy gola tė shpejtė, qoftė si meritė e kualiteteve, qoftė edhe e lojės nė grup. Nuk kanė kaluar 12 minuta lojė dhe kėtu Shkumbini e sheh veten nė disavantazh tė dy golave, ēka pėr tė gjithė tė pranishmit nė stadium do tė thotė "mision i pamundur" pėr djemtė e Sejdinit. Aq mė tepėr, trajneri Starova largon nga fusha Rrakllin dhe kėrkon nga tė tijtė tė qetėsojnė lojėn, duke mos dashur tė rrezikojė nė pjesėn e mbetur tė kėtij takimi. Nga kėto lėvizje, pritej njė Shkumbin mė kėrkues dhe ashtu ndodhi. Peqinasit deri nė fund tė takimit e kėrkojnė mė shumė golin, ndėrsa Tirana mbrohet me kujdes dhe kėrkon golin e tretė me anė tė kundėrsulmit. Me gjithė rastet e shumta qė krijuan te porta e Hidit, duhet thėnė se sulmi peqinas nuk ishte nė lartėsinė e duhur, sepse Begeja dhe Ivanaj shpėrdoruan shumė raste. Kjo erdhi ndoshta falė edhe eksperiencės sė mbrojtėsve tė Tiranės. Bardheblutė e vizitojnė mė radhė portėn peqinase, por rastet qė krijojnė janė shumė mė tė rrezikshme. Disa minuta para pėrfundimit tė ndeshjes, njė gol i Shkumbini rihap takimin. Megjithatė, deri nė fėrshėllimėn e fundit ekipi qė drejtohet nga Sejdini i gėzohet vetėm kėtij goli. Kėshtu, Tirana i rikthehet fitores falė kualiteteve dhe mentalitetit fitues tė kėsaj skuadre. Bardheblutė nuk e dominuan lojėn, por e treguan superioritetin e tyre vetėm atėherė kur duhej ta bėnin njė gjė tė tillė. Pra, teksa shėnuan brenda 10 minutave dy gola mjaft tė shpejtė dhe, nga ana tjetėr, kur nuk e lejuan kundėrshtarin tė barazonte rezultatin gjatė 80 minutave tė mbetura. Kėshtu, tripikėshi i mban tė sigurt nė krye tė klasifikimit kampionėt nė fuqi, pavarėsisht se edhe Elbasani ka fituar pėrballė Laēit dhe i ndjek nga pas, ashtu siē ka ndodhur gjatė tėrė kėtij edicioni futbollistik.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  8. #18
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    URIME CUNAVE TE TIRONES PER ATE FITORE TE VESHTIRE NE PEQIN !!

    MENDOJ SE KAMPJONATI KA MOR FUN ME KOH ,ELBASONI SA VJE E PO BIE,, MEZI FITOI ME LACIN 1--0 !!

    MORRI KUQ SURPRIZA E JAVES FITUN NE LUSHNJE 3--1 ,,URIME PER FITOREN MAJENI FORT VENIN E 6TE LOL !!

    NEJSE CUNA NE TI GEZOHENA TITULLIT 22 ,,SE EDHE PAK PO AFROHEN 3 YJET ,SE DY I KENA !!

    EC ATY TA HONGSHA ZEMREN !!

    FORCA TIRONA
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Moltisanti : 22-03-2005 mė 09:40

  9. #19
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Muēa: Kemi kohė tė mendojmė pėr Europėn.

    Shefi i klubit "Tirana" thotė se projekti i ri do tė nisė kur ekipi tė shpallet matematikisht kampion.

    Tirana duhet tė shpallet njė herė kampione e Shqipėrisė, e pastaj tė bėjė plane pėr Ligėn e Kampionėve. Shefi i klubit "Tirana", Shkėqim Muēa, u shpreh dje se pėr njė ēėshtje tė tillė deri tani ka thjesht mendime tė ndryshme, por nuk kanė nisur diskutimet midis drejtuesve tė klubit, skuadrės dhe donatorėve pėr ndonjė plan tė mundshėm pėr kupat e Europės. Argumenti me tė cilin ėshtė bazuar ideja e tij ka lidhje me faktin e thjeshtė se Tirana duhet ta fitojė sė pari matematikisht titullin, sepse vetėm atėherė mund tė bėhen plane serioze dhe tė sakta pėr veprimtaritė ndėrkombėtare.
    - Tirana, me fitoren e fundit, duhet ta ketė bindur opinionin se do tė jetė ajo kampione pėr tė 22-tėn nė Shqipėri. Si e shihni ecurinė e skuadrės suaj nė dy kompeticionet e kėtij edicioni?
    - Ekipi ynė ėshtė nė krye tė tabelės sė klasifikimit, pozicion tė cilin e mban qė nga fillimi i sezonit. Ne si klub kemi hartuar objektivat tona para se tė niste gara e kėtij edicioni dhe, kur kampionatit po i vjen fundi, them se jemi nė rrugė tė mbarė drejt realizimit tė tyre. Flas duke iu referuar ecurisė sė deritanishme. Nuk mund tė them asgjė mė shumė, sepse ėshtė ende shpejt pėr tė thėnė se e kemi siguruar titullin, apo kemi fituar kupėn. Duhet tė presim akoma. Nuk shoh ndonjė arsye pėr t'u treguar euforikė para kohe.
    - Ndėr objektivat e Tiranės, pėrveē titullit, bėn pjesė edhe kupa, njė trofe qė nė fakt nuk e keni fituar vitet e fundit. Mos ka ndonjė nėnvlerėsim pėr tė?
    - Jo, nuk mendoj se ėshtė ashtu. Kupa e Shqipėrisė ėshtė trofeu i dytė pėr nga rėndėsia nė vend, prandaj bėn pjesė si njė ndėr 2 objektivat e klubit tonė. Jemi nė gjysmėfinale dhe synojmė ta fitojmė edhe kėtė trofe. Pėr fitimin e saj janė bėrė tė gjitha parashikimet nė kontratat e lojtarėve. Do tė ketė shpėrmblime tė paracaktuara, ashtu sikurse edhe nė rastin e fitimit tė titullit.
    - Megjithatė, Tirana me 8 pikė diferencė dhe vetėm 8 ndeshje para pėrfundimit duhet tė ketė nisur qė tani planet pėr nė Europė. Nė tė vėrtetė, po mendoni pėr Ligėn e Kampionėve?
    - Jo, sepse ėshtė akoma herėt. Ne nuk mund tė bėjmė plane pėrpara kohe, pa fituar njė herė titullin kampion. Natyrisht, ka biseda pėr kėtė ēėshtje, por ama asnjė plan tė caktuar. Tirana, para se tė hartojė apo pėrmbushė objektivat pėr kupat e Europės, ose qoftė edhe pėr edicionin tjetėr, duhet tė arrijė njė herė objektivat e kėtij kampionati. E thashė qė objektivin tonė kryesor, titullin, nuk e kemi siguruar matematikisht dhe pėr kėtė duhet tė presim edhe disa ndeshje tė tjera.
    - Por nėse Tirana dėshiron tė bėjė njė figurė sa mė tė mirė nė Europė, a mendoni se do tė jetė e mjaftueshme koha pėr ndryshime tė shpejta?
    - Sė pari, duhet tė pėrfaqėsohemi sa mė mirė nė Europė. Por shpresoj qė pėr ndeshjet e fazės sė fundit ekipi ta sigurojė titullin sa mė shpejt tė jetė e mundur. Vetėm pas kėsaj nė fillim tė muajit maj do tė nisim planet tona pėr kontratat e reja tė lojtarėve, si dhe projektin tonė pėr Ligėn e Kampionėve.
    - Gjatė kėtij sezoni, Tiranės i janė dėmtuar shumė lojtarė. Ky fakt do tė merret parasysh nė planet e ardhshme?
    - Lojtarėt e dėmtuar mund ta kenė penguar deri diku skuadrėn, por duhet tė kemi parasysh njė fakt, se nuk ka qenė faji i tyre, sepse dėmtimet nuk janė shkaktuar nė sajė tė dėshirės sė lojtarėve.
    - Mirėpo nėse Tiranės nuk i rikuperohen lojtarėt e dėmtuar, a do tė ketė merkato nė fund, ose para pėrfundimit tė sezonit?
    - Edhe pėr kėtė ēėshtje mendoj se ėshtė akoma herėt.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BlueBaron : 22-03-2005 mė 11:47
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  10. #20
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anėtarėsuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604
    Shume zhurme per asjgje ēuna, PARTIZONI ngelet gjithmone numer 1
    Trimi mirė me shokė shumė!!!!!!

Faqja 2 prej 28 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Poezi
    Nga ALBA nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 01-12-2009, 09:27
  2. SK Tirana
    Nga Pasiqe nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  3. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  4. Orari Zyrtar ... TIRONA - PARTIZANI 7 - 3 ...
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 30-01-2006, 12:59
  5. Tifozat e te modhes ''TIRANA'' <2>
    Nga La_Lune nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 151
    Postimi i Fundit: 04-03-2005, 18:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •