Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Angry Qeveria Nano njeh Kosovën si pjesë e unionit Serbi-Mali i Zi

    Lexues te nderuar!

    Kjo teme dje me ishte fshire nga topicu per shkak se disa nga ju me kishit akuzue se jam duke montuar lajme te kqija,edhe pse u potencua burimi i lajmit( tv ALSAT-i)


    Edhe une jam me ju ...do ta kisha deshirue te ishte MONTIM hesapi ky lajm!
    Do ta kisha deshirue,shume do ta kishe deshirue MOS ME QENE E VERTET!

    Megjithate,duke u munduar ta kuptoj frustrimin tuej, ju keshilloj qe para se te akuzoni dike per "perqarje" te konfirmoheni mire e mire e te mos i akuzoni te tjeret per fjale boshe(made : Llapi)`me the te thash`.

    Kete lajm askush nga ne nuk e deshiron,
    jam i sigurte.




    Nuk eshte vetem Kosova viktim e Fatos Nanos,
    eshte e tere Shqiperia.


    ...dhe nga ky fakt,nuk e besoj se dikush nga ju do e merr kete te keqe si perqarje,perkundrazi,
    te gjithe bashk duhet luftue te keqen.


    Respekt!
    rtp-ja

    ------------------------------------


    Nano firmos të lërë Kosovën nën Serbinë



    (shkruan gazeta 55)

    Kryeministri votoi dje njohjen e Jugosllavisë si njësi territoriale, përfshirë edhe Kosovën brenda saj, në një miratim skandaloz të një neni antishqiptar. Pas Kretës dhe Lisbonës, Nano provokon sërish kombin, duke tradhtuar Kosovën


    Nano provokon kombin shqiptar, me një votim antishqiptar në mbledhjen e djeshme të jashtëzakonshme të qeverisë, gjatë orëve të mesditës. Skandali ka ndodhur në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, ku kryeministri Nano ka firmosur se njeh territorin jugosllav dhe Kosovën, si pjesë të Serbisë. Unioni Serbi-Mali i Zi njihet nga Shqipëria me terminologjinë "territor i Jugosllavisë", përfshirë këtu, edhe Kosovën. Marrëveshja është nënshkruar më 22 dhjetor të vitit 2004, nga ministri i Jashtëm Islami dhe ai i Serbisë, Drashkoviç e është përfshirë në mbledhjen e qeverisë, për miratim. Kjo, ndërkohë që kryeministri i Kosovës Haradinaj nisej për në Hagë, qeveria shqiptare voton njohjen e Jugosllavisë si njësi territoriale, duke përfshirë brenda saj, edhe Kosovën. Rreth mesditës, kabineti i drejtuar nga Nano ka patur në rend të ditës miratimin e një marrëveshjeje për heqjen e taksave të dyfishta me Unionin Serbi-Mali i Zi. Pikërisht në nenin 3 të marrëveshjes shpjegohet se, Unioni Serbi-Mali i Zi nënkupton territorin tërësor të Jugosllavisë, që përfshin edhe Kosovën. Marrëveshja po votohej, kur ndërhyrja energjike e ministrit Pandeli Majko, mbështetur nga ministri Xhafa, ka bërë që të debatohej rreth nenit antishqiptar. Ministri i Mbrojtjes dhe ai i Drejtësisë kanë pyetur kryeministrin, përse marrëveshja diskutohej në një mbledhje të jashtëzakonshme dhe, përse në dokument nuk kishte referenca për rezolutën 1244 të OKB-së, nga qeveria shqiptare! Përgjigja juridike nga stafi i kryeministrit ka qenë se, marrëveshja është nënshkruar më parë nga ministri i Jashtëm, Kastriot Islami dhe homologu i tij i Unionit Serbi-Mali i Zi, Vuk Drashkoviç. Nënshkrimi është bërë më 22 dhjetor 2004, kur Drashkoviç erdhi në Shqipëri dhe përdori gjithë terminologjinë e Sllobodan Milosheviçit për çeshtjet rajonale. Marrëveshja, tashmë është nënshkruar me terminologjinë skandaloze që është brenda saj, nuk ka më asnjë sekret që e mbron kryeministrin tonë, që pranon të ketë nene antishqiptare brenda marrëveshjes. Të gjendur para një skandali që ka ndodhur, tashmë anëtarët e kabinetit "Nano" janë tërhequr, duke bërë të mundur vetëm shtyrjen e miratimit të marrëveshjes. Por, marrëveshja e nënshkruar përbën një tjetër provë tragjike të qeverisë sonë antikombëtare, pasi Islami e Drashkoviç i kanë dhënë fuqi kësaj marrëveshjeje, që para dy muajsh.

    Kleves BITRO

    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 10-03-2005 më 05:23
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Fatos Nano, nga korrupsioni ekonomik, në tradhti kombëtare



    Dje, në një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë, kryeministri Fatos Nano paraqiti për ratifikim marrëveshjen e tregtisë me Serbinë. Për këtë marrëveshje nuk kanë rënë dakord disa ministra të ratifikohet, me të drejtë.

    Kjo marrëveshje e paraqitur me urgjencë nga Fatos Nano është një vazhdim i rolit që ai ka si klient i takimit të Kretës me Millosheviçin. E themi këtë, pasi me marrëveshjen e tregtisë me Serbinë nuk merren parasysh termat e reja të ngjarjeve në ish-Jugosllavi, gjë që nuk i merr parasysh rezoluta e OKB 1244 dhe shpërfill realitetet politike nga qëndrimet admiruese të Perëndimit, me SHBA-të në krye, mbi Kosovën.

    Kryeministri i qeverisë socialiste dhe kryetari i PS-së së Shqipërisë Fatos Nano, pranon dhe njeh tërësinë territoriale të Serbisë mbi Kosovën, dhe është po aq i gëzuar sa Koshtunica për arrestimin e Haradinajt dhe shpreson, ashtu si kokat e nxehta serbe, për një kthim të realiteteve të vjetra historike mbi Kosovën dhe Ballkanin.

    Me një lehtësi të çuditshme në fund të qeverisjes së tij, Fatos Nano po shënon rekordet e grabitjes së pasurisë kombëtare dhe në të njëjtën kohë, po rrit kuotat e korrupsionit galopant të administratës.

    Nga ana tjetër, ai po shlyen disa detyrime që ka ndaj qarqeve antishqiptare, të cilat e ndihmuan të rehabilitohej si figurë politike dhe, përmes pretekstit së të majtës, ta ringjisnin atë si lojtar politik. Eshtë kjo arsyeja që ai i ka hapur katër kanatet qeverisë greke të PASOK-ut, aleates më të ngushtë të Serbisë dhe këtë politikë e vazhdon tashmë, ky njeri, drejtpërsëdrejti me vetë Serbinë.

    Fatos Nano po e kthen vendin në pozita kombëtare të Enver Hoxhës, mësuesit dhe babait të tij politik. Ai po i paraqet Shqipërisë fqinjët xhelozë, armiqësorë dhe të papenduar kurrë. Dhe po kalon nga mosmirënjohja për Perëndimin, në një urrejtje ndaj tij. Mjaft të kujtojmë se përgjigja e djeshme e tij se, Shqipëria është tashmë vend me demokraci të rritur, ka denoncimin që Enver Hoxha i bënte imperializmit dhe NATO-s. Pse e themi këtë? Burime të besueshme bëjnë të ditur se qëndrimi i Fatos Nanos lidhur me votën në Këshillin e Sigurimit në favor të Italisë apo të ndonjë shteti tjetër, do të jepet me këmbënguljen e tij për shtetin tjetër. Domethënë, do t'i jepet për Gjermaninë. Këtu, propagandistët e Institutit të Marksizëm-Leninizmit, të cilët e shpërfillën me sukses ndihmën e Shtrausit, do të thonë se ja, dhe Gjermania është një vend perëndimor dhe aleat i NATO-s. Kjo është e vërtetë dhe absolute, por nuk ka lidhje me këtë votim, pasi Fatos Nano, edhe në këtë pikë, zbaton një porosi dhe interes të Greqisë, e cila nuk është dakord dhe është në qëndrime të hapura kundër fuqizimit dhe peshës që duhet të marrë Italia në rajon. Ajo kërkon ta largojë epiqendrën e vlerave dhe të mundësive nga rajoni, për të livadhisur edhe më shumë me planet e saj për lidership në Ballkan. Eshtë e pafalshme për diplomacinë shqiptare, për qeverinë dhe shtetin shqiptar, që të mos i përgjigjet me mirënjohje të drejtpërdrejtë, në radhë të parë, qeverisë italiane dhe nga ana tjetër, të mos kuptoje se është në interesin e vendit tonë, që fqinji kaq i afërt të jetë në pozita vendim-marrëse në OKB, ku do të gjykohet nesër e pasnesër Kosova dhe çështje të tjera të pazgjidhura shqiptare.

    Fatos Nano i pret rrugën plotësisht mundësive për zgjidhje të çështjes kombëtare, si dhe fuqizimit e peshës të botës shqiptare në Ballkan. Natyrisht, në këtë gazetë, që prej vitit 1997 është paralajmëruar vazhdimisht se, Fatos Nano si komunist, pavarësisht nga shkalla e demagogjisë dhe tualetit, ka qenë, është dhe do të mbetet një politikan që vendin do ta mbajë të izoluar nën peshën e fqinjëve, historikisht armiqësorë. Ai s'do t'ia hapte kurrë dritën Perëndimit, edhe pse do të shesë frikën e tij si proamerikanizëm, jo rrallë, gjatë ushtrimit të funksionit të tij si kryeministër, jo rrallë, gjatë ushtrimit të postit të tij në këto 8 vjet, ai e ka shpërdoruar miqësinë amerikane dhe besojmë se, tashmë është në mbylljen e ciklit dhe të rikthimit në pozitat e Fatos Nanos, qe thoshte për njerëz të nderuar, të çmuar, për funksionarë të lartë të ambasadës amerikane që kanë ndihmuar demokracinë në Shqipëri, kanë ndihmuar çështjen shqiptare në Ballkan se, ata kishin ardhur me thikë në gojë në Shqipëri.

    Fatos Nano e rifuti politikën dhe diplomacinë shqiptare në trekëndëshin Paris-Beograd-Athinë. Padyshim, ka dhe ndihmën e Pekinit dhe bashkë me to, mund të shpjegojë vizitën e tij në Damask dhe ndonjë vend tjetër të këtij lloji.

    Natyrisht, petku i tij gjysëm i papërgjegjshëm i tipit "Kavalkant", mund të maskohet për organizatat bazë të Patosit, Kuçovës, apo për të sëmurë psiqikë të komunizmit, por kurrë ai nuk mund t'i shpëtojë vëzhgimit të atyre që i dinë punët.

    E vetmja masë mbrojtëse e tij është shprehja absurde "ç'më duhet se ç'bëj unë?" dhe natyrisht, partia e tij është akoma aq e verbër, sa të shtyjë mushkën dhe të shpresojë se burgun e ka bërë paradhënie.


    Fahriu BALLIU
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  3. #3
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Edhe kjo na mbet eksik a , veq sdi a osht e vertete.

    Une per veti spo besoj , veq e shikojm ma vone qka po bohet.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga RTP
    Megjithate,duke u munduar ta kuptoj frustrimin tuej, ju keshilloj qe para se te akuzoni dike per "perqarje" te konfirmoheni mire e mire e te mos i akuzoni te tjeret per fjale boshe(made : Llapi)`me the te thash`.
    Llapi nuk thote me the te tha por po te djeg si shume kur po tregoi qe ti punon ne radio- kontakti ne gjuhen serbe ne graqanic afer Prishtine me hajrie spikericen pra radio e shkieve, dhe lajmet qe i plason atje i shkruan edhe ketu,e mos u ben merak se ka njerz qe te ndegjoin edhe atje ty ore bal.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Llap

    Sikur te kishe qene njeri,o Llap,do shprehje keqardhje per lajmin.
    Sikur te kishe qene njeri,o Llap,do kerkoje falje per fjalet qe i thurre
    Sikur te kishe qene njeri,o Llap, do te te lexonim me lezet,e jo me meri.


    Moderator te nderuem!

    Kerkoj nga ju nje pergjegjesi me morale se sa kjo qe treguat deri me tani ne kete forum politk,ne veqanti reagimeve te Edcape-it dhe Fiori ndaj shkrimeve te mia.

    Per çudi,asnjehere nuk verejta se fshini nje mesazhe i llojit si ky me siper .
    Llapi ka te drejte ta quen Radio Televizionin e Prishtines me te tilla emra?!
    Llapi e quan gjykaten e Kukesit gjykate serbe.....dhe nga gjithe kjo ju kerceni e reagoni ,e me kercenoheni pse ia vej nje shkronje te vetme ne mbrapashtesen e emrit Llapit,Llap-ç?!
    Tingellon bukur,apojo?

    Ua deshiroj te miren,andaj edhe ju lus:
    Mos i duartrokitni nje fjalori te tille,se jeni moderues me më pergjegjesi se sa ne qe shkruajm ketu,
    mos ia ulni reputacionin keti forumi ,se eshjte i lezeqem dhe lexohet me endje nga gjithe bota ku jeton shqiptari.

    Kjo eshte hera e pare, dhe e fundit ,qe jap nje reagim ketu ne forum
    Nuk jam njeri prej atyre qe ju qaj ne privat dhe ju lodhi ankime.
    Asnjeher nuk u jam ankue.

    Andaj,me plot respektin qe kam ndaj ju
    ju lus,
    mos ta shendrrojm kete teme ne replika te nje niveli te Llapit e ta drejtojme nje teme per te cilen duhet rrah analiza e duhet shpreh mendime se cka tutje,e ta ngaterrojme me nje njeri si Llapi.

    Respekt!
    rtp-ja
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 10-03-2005 më 08:45
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    RTP
    Jo jo nuk do te replikoi as qe do te pergjigjem ne temat tua ,por me kishe citue mua ne postimin e pare te temes dhe me detyrove,dhe kur dhe ne cilin postim e kam quajtur une Radio Telivizionin e Prishtines ndryshe?
    dhe kur dhe ne cilin postim e kame quajtur gjykaten e Kukesit gjykat serbe?

    tregoi balit e mos se rrena i ka kembet e shkurtra.

    e sa i perket a shprehu keqardhe une per lajmin eshte pune personale e imja dhe po te jet lajmi i vertet me siguri do shprehu keqardhje,por tuj e dit qe ti ketu i poston ljmet nga mediat serbe e i perkthen ne shqip une nuk u besoi shkarravinave tua e te radios tande ku punon dhe pik .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 10-03-2005 më 08:58
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    Kam qejf te perrallis
    Anëtarësuar
    11-02-2005
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    17
    Kjo duhet te jete nje papergjeshmeri nga ana e medias ose e Nanos me qeverine e tij,por fakti eshte qe ka pasur lajme kontradiktore kete javen e fundit dhe dy takimet brenda nje dite e ambasadores amerikane me nanon kur haradinaj mori kartonin e kuq nga haga...Por ecejaket greke ne drejtim te KOSOVES kur nje here theksohet respektimi i rezolutes 1244 dhe pastaj jo...dhe tani karamanlis po kritikohet se mbeshtet nje Kosove te pavarur...Cuarja e 50 ushtareve plus ne irak si dhe vizitat e politikaneve greke ne fillim te ketij muaji...hmmmm loje e forte kjo eh??Po qe gazeta shqiptare boton se Amerika i ka premtuar kosovareve mbeshtetje per pavaresi si dhe 20 milione dollare per kete proces..."play along and you will be fine" apo kjo u e per te mbytur edhe ate pak resistence popullore qe mund te kishte?? Ne s`na mungojne bravehartat dhe as tradhtaret,por kjo eshte ndonje loje qe gatuhet lart...

  8. #8
    profesionisti Maska e I-amëshuar
    Anëtarësuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    Ja si është komentuar ku lajm nga Qeveria.

    Skandali: Marreveshja e firmosur midis Shqiperise dhe Unionit Serbi dhe Mali i Zi e njeh Kosoven si pjese te ketij Unioni

    Data e Publikimit: 11/03/2005

    Autori i Lajmit:
    Shekulli

    Gabim teknik e ka quajtur dje Ministria e Punëve të Jashtme gafën e bërë në marrëveshjen për heqjen e taksimit të dyfishtë mes Shqipërisë dhe Unionit Serbi-Mali i Zi, të firmosur nga Kastriot Islami dhe Vuk Drashkoviç në 22 dhjetor 2004. Në këtë marrëveshje e cila nuk u miratua në qeveri pas ndërhyrjes së ministrave Majko dhe Xhafaj, thuhej se në Unionin Serbi Mali i Zi, përfshihet territori i Jugosllavisë. Por ky gabim teknik, i cilësuar si i tillë nga Ministria jonë e Jashtme do të thotë as më pak as më shumë që shefi ynë i diplomacisë Islami njeh dhe firmos me ministrin serb Drashkoviç, Kosovën si pjesë të Unionit Serbi mali i Zi, kur dihet se për të është në fuqi rezoluta 1244 e OKB. Sqarimi i bërë dje nga MPJ, që erdhi pas kërkesave të gazetarëve dhe jo me anë të njoftimi për shtyp pranonte gabimin, por shtonte se ai ishte bërë vetëm në tekstin shqip të marrëveshjes dhe jo në atë anglisht dhe serbisht. Dhe meqë në bazë të rregullave të protokollit në kësi rastesh kur bëhen “gafa trashanike” merret parasysh versioni anglisht, MPJ shtonte se gabimi është plotësisht i riparueshëm. Por kërkesës së gazetarëve për ta bërë publike dy kopjet e marrëveshjes : si atë ku specialistët çuditërisht kishin harruar të hiqnin termin “territor jugosllav” dhe atë anglisht, ku sipas tyre kjo frazë nuk ekzistonte, MPJ ju përgjigj me refuzimin e zakonshëm, çka hedh sërish hije dyshimi në vërtetësinë e tekstit. Megjithëse burimet nga ekzekutivi thonë se marrëveshja nuk është miratuar në qeveri, pasi ajo do të rishihet, nuk dihet se si do të pritet kjo nga pala serbe e cila në saj të “harresës” së Islamit ka arritur që në një nga marrëveshjet e para me Tiranën zyrtare “të fusë në xhep” një dokument ku Shqipëria njeh Kosovën si territor të Unionit Serbi-Mali i ZI.
    DASHURIA ËSHTË MISTERI IMAGJINAR I SHPRESËS QË BËN TË JETOJË SHPIRTI NË PAQE DHE LIRI.
    THJESHTËSIA DHE SINCERITETI JANË DHURATA QË ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TË REZISTOSH TI MBASH ATO ËSHTË MREKULLI VUAJTËSE QË TË BËN TË JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unë)

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    I xhori Islam dhe Nanos

    Seç u mahniten nga bukuria e Drashkoviqit e u bene tape...!
    Qeverija e miratoi o nuk e miratoi,
    marreveshja e vulosun tani qendron ne `xhepin`e atyre qe peten nevoje per te.
    Kaq.

    Mbaroi edhe kjo etap.

    A thue,cfar na pret ne faqen tjeter?
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kastriot Islami: Nuk ka asnje Shqiperi, Rajon dhe Bote qe te shesi dhe te bleje Kosoven


    Data e Publikimit: 25/04/2005

    Autori i Lajmit:
    Zeri i Amerikes
    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Kastriot Islami, gjatë vizitës së tij dy-ditore në Kosovë, po takohet me autoritetet kryesore të vendit dhe sapo ka përfunduar një takim me kryeadministratorin e UNMIK-ut, Sorren Jessen Pettersen. Menjëherë pas takimit zoti Islami dha një intervistë për Zërin e Amerikës.

    Zëri i Amerikës: Zoti Islami, sa e rëndësishme është kjo vizitë për marrëdhëniet midis të dy vendeve dhe çfarë konkretisht synohet të arrijë ajo?

    Kastriot Islami: Është një vizitë mjaft e rëndësishme. Kontaktet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës kanë qenë kontakte permanente, transprente, kontakte institucionale, kontakte deri të karakterit jo-formal. Në këtë vizitë, e cila ka qenë e parashikuar dhe është shtyrë për disa arsye që lidheshin me kalimin vullnetar të zotit Haradinaj në Hagë dhe pastaj krijimin e qeverisë, ne kemi vlerësuar maksimalisht qeverinë shqiptare, rolin dhe kontributin e zotit Petresen në këto momente dhe natyrisht, unë kam shprehur edhe një herë vlerësimin për progresin e bërë në Kosovë gjatë gjithë kësaj kohe. Pastaj, së bashku pas një prezantimi të bërë nga zoti Petersen, kemi bashkëndarë mendimin që është mjaft i rëndësishëm mbi stabilitetin dhe klimën e krijuar gjatë kësaj kohe për të rritur efikasitetin e veprimeve të klasës politike kosovare, ku përfshihen jo vetëm qeveria, por edhe opozita, të gjithë institucionet: Presidenti, Parlamenti, natyrisht në bashkëpunim të ngushtë me K-Forin dhe UNMIK-un, në funksion të tri komponenteve prioritare, që do të ishin në radhë të parë, implementimi i standarteve dhe arritja e një vlerësimi pozitiv të tyre në muajt që vijnë; së dyti, për të punuar maksimalisht përsa i përket procesit të decentralizimit dhe momenti i tretë, fillimi i diskutimeve dhe negociatave për statusin e Kosovës.

    Zëri i Amerikës: Ky është një vit vendimtar për të ardhmen e Kosovës, pas disa muajsh do të bëhet vlerësimi i standarteve të caktuara nga komuniteti ndërkombëtar, si dhe do të fillojnë bisedimet për statusin përfundimtar. A ka Shqipëria tashmë një strategji diplomatike për Kosovën?

    Kastriot Islami: Natyrisht, në qoftë se ka një vend që ka një strategji të qartë dhe një veprim aktiv diplomatik, është pikërisht Shqipëria, por njëkohësisht pozicionet e Shqipërisë dhe qëndrimet e saj kanë mjaft të moderuara dhe të vlerësuara nga komuniteti ndërkombëtar; në qoftë se ka një parametër që është vlerësuar maksimalisht nga komuniteti ndërkombëtar, është politika e jashtme rajonale dhe për më tepër, ajo në funksion të çështjeve që lidhen me faktorin shqiptar në rajon. Do të thoja për rastin e Kosovës, siç thashë, duke vlerësuar maksimalisht progresin e bërë gjatë kësaj kohe, ne presim nga klasa politike kosovare që ajo të çojë të gjithë implementimin e standarteve drejt një raporti pozitiv. Momenti i dytë, natyrisht, është ai që lidhet me fillimin e diskutimit për statusin e Kosovës. Qëndrimi i Shqipërisë dihet. Ne mbështesim një formulim nga një konsensus i gjerë i grupeve politike dhe etnike në Kosovë, përsa i përket pikërisht statusit, pra një dialog i brendshëm me një efikasitet maksimal, pra me një konsensus sa më të gjerë dhe e dyta, kjo zgjidhje, do të ishte natyrisht një zgjidhje që do të kishte legjitimitetin e komunitetit ndërkombëtar, pra vendim-marrjen nga Këshilli i Sigurimit. Natyrisht, që janë të rëndësishme në këtë proces edhe dialogu që do të bëhej si komponent i të gjithë këtij procesi. Nuk flasim për çështje të veçanta midis Prishtinës dhe Beogradit dhe roli i të gjithë vendeve fqinje në funksion të gjetjes së një zgjidhjeje që rrit stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Pra, e gjithë zgjidhja që do të vijë për statusin e ardhshëm të Kosovës, që do të jetë në një perspektivë evropiane, duhet lexuar pikërisht në kontekstin e të gjithë këtyre parametrave të thashë pak më sipër.

    Zëri i Amerikës: A mund të thuhet se tashmë është kapërcyer mosmarrëveshja pas nënshkrimit mes Tiranës dhe Beogradit, të një marrëveshjeje mes të dy vendeve, që shkaktoi pakënaqësi në Kosovë dhe që u përfol së tepërmi edhe në shtyp?

    Kastriot Islami: Unë e kam konsideruar një spekullim thjesht mediatik për shkak të një difekti kompjuterik dhe bëhej fjalë për një marrëveshje teknike, siç është ajo e shmangies së tatimit të dyfishtë, ku Shqipëria, fillimisht, para se ta nënshkruante me Beogradin e ka nënshkruar atë me Kosovën; pra, ku është destinuar qartë territori ku vepron pikërisht kjo marrëveshje, pra është territori i Kosovës. E njëjta gjë është bërë edhe me Serbi-Mali i Zi, ku destinohet pjesa e territorit të Serbi-Mali i Zi dhe Kosova nuk është e përfshirë sepse është e përfshirë në marrëveshjen tjetër; dhe e gjithë pjesa tjetër ka qenë thjesht një spekullim dhe ju duhet të kuptoni se nuk ka asnjë në Shqipëri, nuk ka asnjë në rajon, nuk ka asnjë në botë, që mund të shesi dhe të blejë Kosovën; bile është krejtësisht e kundërta, që Shqipëria ka luajtur një rol maksimal që prej shumë vitesh, në mënyrë të veçantë gjatë periudhës kur janë kryer bombardimet në Kosovë nga NATO dhe në mënyrë të veçantë, gjatë gjithë kësaj kohe, edhe kontaktet me klasën politike kosovare, me Kosovën, me institucionet e saj, kanë qenë mjaft transparente, publike, të ndershme, efikase dhe të vlerësuara nga komuniteti ndërkombëtar.

    Zëri i Amerikës: Cili do të ishte komenti juaj për vendimin e UNMIK-ut për hyrjen në Kosovë me viza edhe të vizitorëve nga Shqipëria dhe Maqedonia, i cili nënkupton pra, edhe të anasjelltën, lëvizjen e qytetarëve të Kosovës me viza, konkretisht në Shqipëri dhe Maqedoni.

    Kastriot Islami: E kemi biseduar me zotin Petersen. Nuk bëhet fjalë për një regjim vizash, bëhet fjalë për rregullimin e kalimit të kufirit që kufizon Shqipërinë me Kosovën dhe që kufizon Kosovën me Maqedoninë. Ky është një element tjetër mjaft i rëndësishëm që po ndodh në të gjithë rajonin e Ballkanit dhe duhet kuptuar që ballancimi ndërmjet menaxhimit të kufirit, bile menaxhimit të integruar të kufirit dhe lëvizjes së lirë janë dy komponente të së njëjtës medalje. Po kështu, kjo tregon edhe një herë tjetër, që edhe ky kufi po futet në bashkësinë e kufijve të tjerë të rajonit, kufi që menazhohet në mënyrë dhe në perspektivë evropiane. Gjithashtu, unë do të thoja që menaxhimi më i mirë i kufirit, rregullimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve nga të dy anët, ka, dhe kemi rënë dakord edhe me zotin Petersen, që do të ketë fleksibilitetin më të madh, që mos ketë asnjë lloj pengese, e kundërta, që qytetarët dhe të gjithë ata që lëvizin në mënyrë legale, të kenë mundësi të lëvizin sa më lirisht. Kjo tregon që edhe ky kufi, po kthehet si të gjithë kufijtë e tjerë dhe unë e konsideroj një hap pozitiv, porgresi, në funskion të ndërtimit të kufijve me perspektivë evropiane dhe bile në këtë rast, kam kërkuar që edhe klasa politike kosovare, pra përfaqësues nga Kosova dhe UNMIK-u të jenë prezent në të gjitha tavolinat rajonale gjë të do ta vendosi në të njëjtin kontekst, në të njëjtën tavolinë, në të njëjtën perspektivë edhe të gjithë përmbajtjen që vjen nga Kosova.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  2. Me ne fund u pranua publikisht se kosova ska ushtri
    Nga beni33 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 18:14
  3. Luftrat,Konfliktet qe jane zhvilluar pas luftes se dyte boterore
    Nga YlliRiaN në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-12-2008, 20:06
  4. Qeveria serbe, kontratë me BG&R për Kosovën
    Nga Djal_Lacjan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-08-2006, 12:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •