Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 88
  1. #11
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Sapo e lexova tek siti i '' Koha Jone '' ...
    E pabesushme ....
    Padyshim qe nuk eshte nje lajthitje e Islamit , por nje veprim i qeverise shqiptare .
    Majko e Xhafaj e paska marre vesh dje ????? Ky eshte skandal tjeter !!!!Qeveria shqiptare vendimet i marrka ne fshehtesi te plote !!!

    Nano sic duket po zbaton ndonje plan te fshehte greko -serb , qe ja kane urdheruar padronet e athines .Nuk ka arsyetim tjeter .
    Pafytyresia e Nanos nuk njef kufi ... Qenka i forte per zotin ...Ka edhe kurajon ti shtrengoje doren perfaqesusve te qeverise se Kosoves ...

    Jam kurioz te degjoj justifikimet qe do nxjerrin ...ndoshta do thone gabim perkthimi...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    MPJ: (JUGOSLLAVIA(, NJE GABIM TEKNIK

    Oli Xhilaga

    (Njohja e territoriale e Jugosllavise nga Shqiperia perben nje gabim teknik(. Ky ishte qendrimi i Ministrise se Jashtme, menjehere pas publikimit te skandalit, te ndodhur ne 22 dhjetor te vitit qe lame pas, ne marreveshjen e nenshkruar midis ministrit te Jashtem shqiptar, Islami, dhe homologut te tij te Serbi-Mali i Zi, Drashkovic. Sipas nenshkrimit te kesaj marreveshjeje, pala shqiptare njeh teresine territoriale te Jugosllavise, etnitet qe perfshin edhe Kosoven. Madje firmosja e kesaj marreveshjeje eshte bere duke iu referuar dokumentit te Beogradit dhe aspak rezolutes 1244 qe eshte sot ne fuqi. Sipas televizionit ALSAT, ne nje deklarate per shtyp te MPJ-se, konsiderohet nje (gabim teknik( njohja territoriale e Jugosllavise nga Shqiperia, dhe sqarohet se ministri Islami e ka hedhur firmen ne marreveshjen me Drashkovicin pa pare tekstin e dokumentit. Gjithashtu, duke vazhduar me tej ne argumentet e saj sqaruese MPJ-ja, ne deklaraten e saj vuri ne dukje se ky gabim ka ardhur si pasoje e mosparjes me vemendje te marreveshjes perpara se te firmoset nga ministri shqiptar. Nderkohe qe nje gabim te tille te bere me 22 dhjetor ne marreveshjen Islami-Drashkovic, do ta bente dhe qeveria dy dite me pare ne mbledhjen e saj, e cila konsistonte ne miratimin e kesaj marreveshjeje, nese nuk do te nderhynin ministrat Majko dhe Xhafa. Perballe ketij gabimi, kreu i ekzekutivit, Fatos Nano, ka ngarkuar me pergjegjesi sekretarin e pergjithshem te kryeministrise, i cili nuk e kishte pare gabimin e Ministrise se Jashtme, duke i riparaqitur kesaj radhe te gjithe ekzekutivit njohjen e territorit jugosllav. Po gjate kesaj mbledhjeje, ministri Islami pranoi se gabimi ishte i rende dhe se ne qendrimin e sotem njohja e Jugosllavise nga Shqiperia eshte quajtur nje gabim teknik qe do te rishikohet. Ky rishikim i marreveshjes do te iniciohet nga pala shqiptare, por nderkohe qe prite te shkaktoje probleme dhe nga vete unioni Serbi-Mal i Zi qe e ka ratifikuar tashme kete marreveshje dhe pret konfirmimin e saj nga pala shqiptare. Nga ana tjeter, publikimi i ketij skandali ka qene krejt i papritur per shume nga ligjvenesit shqiptare. Ne reagimet e tyre lidhur me kete ceshtje, parlamentaret kane kerkuar nga qeveria qe te beje transparente marreveshjen me unionin Serbi-Mali i Zi te nenshkruar me 22 dhjetor te vitit te shkuar. Gjithashtu, ato kane kerkuar qe te sqarohet dhe nje tjeter element gjate nenshkrimit te kesaj marreveshjeje, e pikerisht anashkalimi i rezolutes se OKB-se per te njohur teresine tokesore te Jugosllavise. Kryetari i grupit parlamentar te PD-se, Bamir Topi, duke e cilesuar si nje superskandal nenshkrimin e kesaj marreveshjeje, u shpreh se (jemi perfaqesues te legjislativit shqiptar dhe normalisht gjera te tilla kaq te rendesishme behen objekt i diskutimeve, objekt i analizave te hollesishme qofte edhe te retrospektives historike, qofte dhe te perspektives politike(. Nderkohe qe kryetari i PDS-se, Paskal Milo, duke dashur te zbuse sadopak gabimin e bere nga kryediplomati shqiptar, vuri ne dukje se (ka nje formulim ambigue qe rrjedh nga rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit dhe kjo shpeshhere ne konferenca nderkombetare dhe ne dokumente ne te cilat ben pjese edhe pala shqiptare, krijon shqetesime(.


    PASKAL MILO, PDS

    Mire do te ishte qe te ishte bere perpjekja qe ajo fraza ne te cilen thuhet qe Serbia dhe Mali i Zi sot perfshijne ose kane atribute per te gjithe territoret e Jugsllavise te ishte shmangur. Por edhe njehere tjeter dua t(iu nenvizoj se ka nje formulim ambigue qe rrjedh nga rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit dhe kjo shpeshhere ne konferenca nderkombetare dhe ne dokumente, ne te cilat ben pjese edhe pala shqiptare, krijon shqetesime.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar mė parė nga Tirona-Re
    Sipas televizionit ALSAT, ne nje deklarate per shtyp te MPJ-se, konsiderohet nje (gabim teknik( njohja territoriale e Jugosllavise nga Shqiperia, dhe sqarohet se:
    ministri Islami e ka hedhur firmen ne marreveshjen me Drashkovicin pa pare tekstin e dokumentit.
    .
    Si duket e paska mahnit bukurija e Drashkovicit
    te gjorin Islam !
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  4. #14
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Rrengu i paramenduar

    Citim Postuar mė parė nga RTP
    Si duket e paska mahnit bukurija e Drashkovicit
    te gjorin Islam !
    I dashur RTP,
    mė shumė se njė mahnitje me "bukurinė e Drashkoviqit" kjo ka qenė edhe njė thikė pas shpine Kosovės, nė kohėn kur ajo ishte e zėnė duke lėpirė plagėt e saj qė i shkaktoi vetėdorėzimi i Haradinajt nė Hagė. Kanė menduar se nė atė rrėmujė mund tė kalojė pa u vėnė re. Por pasojat janė katastrofale. Sepse njohja e atij integriteti mbi Kosovėn nga ana e shtetit shqiptar, tė cilit dhunshėm i ėshtė shkėputur gjysma e territorit dhe popullsisė, don tė thotė edhe prelud nė njė mbetje tė sėrishme nėn Serbi.
    Shyqyr qė Rugova distancoi politikėn kosovare nga ajo shqiptare. Ėshtė pėr tė ardhur keq, por me kėso grekofilėsh e serbofilėsh nuk mund tė shkonte Kosova pėrpara. As Shqipėria s'e bėn dot. Fatkeqėsia qėndron se disa parti politike kosovare janė tė tėra nėn ndikimin (dhe shantazhet) e asaj politike...politikė qė i sakrifikon sa herė ti teket apo ta sheh levėrdinė e saj...
    Ruajna Zot nga ta...
    Tė fala
    laguna blu

    P.S. Me qė Shqipėria ishte mikpritėse e takimit arėsyetimi i firmės pa parė tekstin duket akoma mė qesharak...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga laguna blu : 11-03-2005 mė 06:51
    "Nuk mund tė mbash gjarpinj nė kopshtin tėnd, me shpresėn se ata do t'i kafshojnė vetėm fqinjėt..."

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Islami njeh Kosovėn si pjesė e Jugosllavisė

    nga "Shekulli"
    ------------------------------
    MPJ: Gabim teknik ėshtė vetėm nė variantin shqip dhe jo nė atė anglisht qė merret pėr bazė

    Islami njeh Kosovėn si pjesė e Jugosllavisė


    Shekulli

    TIRANĖ – Gabim teknik e ka quajtur dje Ministria e Punėve tė Jashtme gafėn e bėrė nė marrėveshjen pėr heqjen e taksimit tė dyfishtė mes Shqipėrisė dhe Unionit Serbi-Mali i Zi, tė firmosur nga Kastriot Islami dhe Vuk Drashkoviē nė 22 dhjetor 2004. Nė kėtė marrėveshje e cila nuk u miratua nė qeveri pas ndėrhyrjes sė ministrave Majko dhe Xhafaj, thuhej se nė Unionin Serbi Mali i Zi, pėrfshihet territori i Jugosllavisė. Por ky gabim teknik, i cilėsuar si i tillė nga Ministria jonė e Jashtme do tė thotė as mė pak as mė shumė qė shefi ynė i diplomacisė Islami njeh dhe firmos me ministrin serb Drashkoviē, Kosovėn si pjesė tė Unionit Serbi mali i Zi, kur dihet se pėr tė ėshtė nė fuqi rezoluta 1244 e OKB. Sqarimi i bėrė dje nga MPJ, qė erdhi pas kėrkesave tė gazetarėve dhe jo me anė tė njoftimi pėr shtyp pranonte gabimin, por shtonte se ai ishte bėrė vetėm nė tekstin shqip tė marrėveshjes dhe jo nė atė anglisht dhe serbisht. Dhe meqė nė bazė tė rregullave tė protokollit nė kėsi rastesh kur bėhen “gafa trashanike” merret parasysh versioni anglisht, MPJ shtonte se gabimi ėshtė plotėsisht i riparueshėm. Por kėrkesės sė gazetarėve pėr ta bėrė publike dy kopjet e marrėveshjes : si atė ku specialistėt ēuditėrisht kishin harruar tė hiqnin termin “territor jugosllav” dhe atė anglisht, ku sipas tyre kjo frazė nuk ekzistonte, MPJ ju pėrgjigj me refuzimin e zakonshėm, ēka hedh sėrish hije dyshimi nė vėrtetėsinė e tekstit. Megjithėse burimet nga ekzekutivi thonė se marrėveshja nuk ėshtė miratuar nė qeveri, pasi ajo do tė rishihet, nuk dihet se si do tė pritet kjo nga pala serbe e cila nė saj tė “harresės” sė Islamit ka arritur qė nė njė nga marrėveshjet e para me Tiranėn zyrtare “tė fusė nė xhep” njė dokument ku Shqipėria njeh Kosovėn si territor tė Unionit Serbi-Mali i ZI.
    Reagimet
    Kjo marrėveshje ėshtė quajtur njė “superskandal” nga nėnkryetari i PD-sė Bamir Topi, edhe pėr njė arsye tjetėr sepse nuk ka asnjė lloj transparence pėr kėtė punė. Nga ana tjetėr ish-ministri i Jashtėm Paskal Milo tha se, “mirė do tė ishte qė tė ishte bėrė pėrpjekje qė ajo fraza, nė tė cilėn thuhej qė Serbia dhe Mali i Zi sot pėrfshijnė ose kanė atribute pėr tė gjithė territoret e Jugosllavisė tė ishte shmangur, por dua tė theksoj se ka njė formulim ambigue qė rrjedh nga Rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit dhe kjo shpeshherė nė konferenca krijon shqetėsime”.

    --------------------------------------------------

    Kunguj tė jenė, vallė?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [xeni] : 11-03-2005 mė 07:14

  6. #16

    Fatos Nano, nga korrupsioni ekonomik, nė tradhti kombėtare

    Dje, nė njė mbledhje tė jashtėzakonshme tė qeverisė, kryeministri Fatos Nano paraqiti pėr ratifikim marrėveshjen e tregtisė me Serbinė. Pėr kėtė marrėveshje nuk kanė rėnė dakord disa ministra tė ratifikohet, me tė drejtė.

    Kjo marrėveshje e paraqitur me urgjencė nga Fatos Nano ėshtė njė vazhdim i rolit qė ai ka si klient i takimit tė Kretės me Millosheviēin. E themi kėtė, pasi me marrėveshjen e tregtisė me Serbinė nuk merren parasysh termat e reja tė ngjarjeve nė ish-Jugosllavi, gjė qė nuk i merr parasysh rezoluta e OKB 1244 dhe shpėrfill realitetet politike nga qėndrimet admiruese tė Perėndimit, me SHBA-tė nė krye, mbi Kosovėn.

    Kryeministri i qeverisė socialiste dhe kryetari i PS-sė sė Shqipėrisė Fatos Nano, pranon dhe njeh tėrėsinė territoriale tė Serbisė mbi Kosovėn, dhe ėshtė po aq i gėzuar sa Koshtunica pėr arrestimin e Haradinajt dhe shpreson, ashtu si kokat e nxehta serbe, pėr njė kthim tė realiteteve tė vjetra historike mbi Kosovėn dhe Ballkanin.

    Me njė lehtėsi tė ēuditshme nė fund tė qeverisjes sė tij, Fatos Nano po shėnon rekordet e grabitjes sė pasurisė kombėtare dhe nė tė njėjtėn kohė, po rrit kuotat e korrupsionit galopant tė administratės.

    Nga ana tjetėr, ai po shlyen disa detyrime qė ka ndaj qarqeve antishqiptare, tė cilat e ndihmuan tė rehabilitohej si figurė politike dhe, pėrmes pretekstit sė tė majtės, ta ringjisnin atė si lojtar politik. Eshtė kjo arsyeja qė ai i ka hapur katėr kanatet qeverisė greke tė PASOK-ut, aleates mė tė ngushtė tė Serbisė dhe kėtė politikė e vazhdon tashmė, ky njeri, drejtpėrsėdrejti me vetė Serbinė.

    Fatos Nano po e kthen vendin nė pozita kombėtare tė Enver Hoxhės, mėsuesit dhe babait tė tij politik. Ai po i paraqet Shqipėrisė fqinjėt xhelozė, armiqėsorė dhe tė papenduar kurrė. Dhe po kalon nga mosmirėnjohja pėr Perėndimin, nė njė urrejtje ndaj tij. Mjaft tė kujtojmė se pėrgjigja e djeshme e tij se, Shqipėria ėshtė tashmė vend me demokraci tė rritur, ka denoncimin qė Enver Hoxha i bėnte imperializmit dhe NATO-s. Pse e themi kėtė? Burime tė besueshme bėjnė tė ditur se qėndrimi i Fatos Nanos lidhur me votėn nė Kėshillin e Sigurimit nė favor tė Italisė apo tė ndonjė shteti tjetėr, do tė jepet me kėmbėnguljen e tij pėr shtetin tjetėr. Domethėnė, do t'i jepet pėr Gjermaninė. Kėtu, propagandistėt e Institutit tė Marksizėm-Leninizmit, tė cilėt e shpėrfillėn me sukses ndihmėn e Shtrausit, do tė thonė se ja, dhe Gjermania ėshtė njė vend perėndimor dhe aleat i NATO-s. Kjo ėshtė e vėrtetė dhe absolute, por nuk ka lidhje me kėtė votim, pasi Fatos Nano, edhe nė kėtė pikė, zbaton njė porosi dhe interes tė Greqisė, e cila nuk ėshtė dakord dhe ėshtė nė qėndrime tė hapura kundėr fuqizimit dhe peshės qė duhet tė marrė Italia nė rajon. Ajo kėrkon ta largojė epiqendrėn e vlerave dhe tė mundėsive nga rajoni, pėr tė livadhisur edhe mė shumė me planet e saj pėr lidership nė Ballkan. Eshtė e pafalshme pėr diplomacinė shqiptare, pėr qeverinė dhe shtetin shqiptar, qė tė mos i pėrgjigjet me mirėnjohje tė drejtpėrdrejtė, nė radhė tė parė, qeverisė italiane dhe nga ana tjetėr, tė mos kuptoje se ėshtė nė interesin e vendit tonė, qė fqinji kaq i afėrt tė jetė nė pozita vendim-marrėse nė OKB, ku do tė gjykohet nesėr e pasnesėr Kosova dhe ēėshtje tė tjera tė pazgjidhura shqiptare.

    Fatos Nano i pret rrugėn plotėsisht mundėsive pėr zgjidhje tė ēėshtjes kombėtare, si dhe fuqizimit e peshės tė botės shqiptare nė Ballkan. Natyrisht, nė kėtė gazetė, qė prej vitit 1997 ėshtė paralajmėruar vazhdimisht se, Fatos Nano si komunist, pavarėsisht nga shkalla e demagogjisė dhe tualetit, ka qenė, ėshtė dhe do tė mbetet njė politikan qė vendin do ta mbajė tė izoluar nėn peshėn e fqinjėve, historikisht armiqėsorė. Ai s'do t'ia hapte kurrė dritėn Perėndimit, edhe pse do tė shesė frikėn e tij si proamerikanizėm, jo rrallė, gjatė ushtrimit tė funksionit tė tij si kryeministėr, jo rrallė, gjatė ushtrimit tė postit tė tij nė kėto 8 vjet, ai e ka shpėrdoruar miqėsinė amerikane dhe besojmė se, tashmė ėshtė nė mbylljen e ciklit dhe tė rikthimit nė pozitat e Fatos Nanos, qe thoshte pėr njerėz tė nderuar, tė ēmuar, pėr funksionarė tė lartė tė ambasadės amerikane qė kanė ndihmuar demokracinė nė Shqipėri, kanė ndihmuar ēėshtjen shqiptare nė Ballkan se, ata kishin ardhur me thikė nė gojė nė Shqipėri.

    Fatos Nano e rifuti politikėn dhe diplomacinė shqiptare nė trekėndėshin Paris-Beograd-Athinė. Padyshim, ka dhe ndihmėn e Pekinit dhe bashkė me to, mund tė shpjegojė vizitėn e tij nė Damask dhe ndonjė vend tjetėr tė kėtij lloji.

    Natyrisht, petku i tij gjysėm i papėrgjegjshėm i tipit "Kavalkant", mund tė maskohet pėr organizatat bazė tė Patosit, Kuēovės, apo pėr tė sėmurė psiqikė tė komunizmit, por kurrė ai nuk mund t'i shpėtojė vėzhgimit tė atyre qė i dinė punėt.

    E vetmja masė mbrojtėse e tij ėshtė shprehja absurde "ē'mė duhet se ē'bėj unė?" dhe natyrisht, partia e tij ėshtė akoma aq e verbėr, sa tė shtyjė mushkėn dhe tė shpresojė se burgun e ka bėrė paradhėnie.
    Fahriu BALLIU

  7. #17

    Nano firmos tė lėrė Kosovėn nėn Serbinė

    Kryeministri votoi dje njohjen e Jugosllavisė si njėsi territoriale, pėrfshirė edhe Kosovėn brenda saj, nė njė miratim skandaloz tė njė neni antishqiptar. Pas Kretės dhe Lisbonės, Nano provokon sėrish kombin, duke tradhtuar Kosovėn


    Nano provokon kombin shqiptar, me njė votim antishqiptar nė mbledhjen e djeshme tė jashtėzakonshme tė qeverisė, gjatė orėve tė mesditės. Skandali ka ndodhur nė mbledhjen e jashtėzakonshme tė qeverisė, ku kryeministri Nano ka firmosur se njeh territorin jugosllav dhe Kosovėn, si pjesė tė Serbisė. Unioni Serbi-Mali i Zi njihet nga Shqipėria me terminologjinė "territor i Jugosllavisė", pėrfshirė kėtu, edhe Kosovėn. Marrėveshja ėshtė nėnshkruar mė 22 dhjetor tė vitit 2004, nga ministri i Jashtėm Islami dhe ai i Serbisė, Drashkoviē e ėshtė pėrfshirė nė mbledhjen e qeverisė, pėr miratim. Kjo, ndėrkohė qė kryeministri i Kosovės Haradinaj nisej pėr nė Hagė, qeveria shqiptare voton njohjen e Jugosllavisė si njėsi territoriale, duke pėrfshirė brenda saj, edhe Kosovėn. Rreth mesditės, kabineti i drejtuar nga Nano ka patur nė rend tė ditės miratimin e njė marrėveshjeje pėr heqjen e taksave tė dyfishta me Unionin Serbi-Mali i Zi. Pikėrisht nė nenin 3 tė marrėveshjes shpjegohet se, Unioni Serbi-Mali i Zi nėnkupton territorin tėrėsor tė Jugosllavisė, qė pėrfshin edhe Kosovėn. Marrėveshja po votohej, kur ndėrhyrja energjike e ministrit Pandeli Majko, mbėshtetur nga ministri Xhafa, ka bėrė qė tė debatohej rreth nenit antishqiptar. Ministri i Mbrojtjes dhe ai i Drejtėsisė kanė pyetur kryeministrin, pėrse marrėveshja diskutohej nė njė mbledhje tė jashtėzakonshme dhe, pėrse nė dokument nuk kishte referenca pėr rezolutėn 1244 tė OKB-sė, nga qeveria shqiptare! Pėrgjigja juridike nga stafi i kryeministrit ka qenė se, marrėveshja ėshtė nėnshkruar mė parė nga ministri i Jashtėm, Kastriot Islami dhe homologu i tij i Unionit Serbi-Mali i Zi, Vuk Drashkoviē. Nėnshkrimi ėshtė bėrė mė 22 dhjetor 2004, kur Drashkoviē erdhi nė Shqipėri dhe pėrdori gjithė terminologjinė e Sllobodan Milosheviēit pėr ēeshtjet rajonale. Marrėveshja, tashmė ėshtė nėnshkruar me terminologjinė skandaloze qė ėshtė brenda saj, nuk ka mė asnjė sekret qė e mbron kryeministrin tonė, qė pranon tė ketė nene antishqiptare brenda marrėveshjes. Tė gjendur para njė skandali qė ka ndodhur, tashmė anėtarėt e kabinetit "Nano" janė tėrhequr, duke bėrė tė mundur vetėm shtyrjen e miratimit tė marrėveshjes. Por, marrėveshja e nėnshkruar pėrbėn njė tjetėr provė tragjike tė qeverisė sonė antikombėtare, pasi Islami e Drashkoviē i kanė dhėnė fuqi kėsaj marrėveshjeje, qė para dy muajsh.

    Kleves BITRO

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ok po e zem se pajtohem se eshte i till,po perse po e zgjedhni ket njeri qe sa e sa vite te qeveris vendin???!!!dhe pasi koka tradhtar siq po e quani ju qfar e kend e tradhtoi dhe tregonaj pasojat e tradhtis qe beri ai deri sot?????
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Ok po e zem se pajtohem se eshte i till,po perse po e zgjedhni ket njeri qe sa e sa vite te qeveris vendin???!!!
    O llapi, a din ti se ēa bahet ne Shqipni, a jo? Pastaj zgjedhjet nuk behen ēdo vit or trim...dy here eshte zgjedhe, njehere me lufte e njehere me hajni...

    qashtu...

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar mė parė nga laguna blu
    Por pasojat janė katastrofale.
    Pershendetje Laguna Blu

    Dikush e tha me larte se kjo cfar Nano&Islami nenshkruan,nuk qon peshe ne VENDIMIN e statusit te Kosoves.
    Shyqyr Zotit qe keto "gabime teknike"nuk i merr parasysh USA(e ja ha loqken une asaj)!

    E dyta:Po,pajtohem dhe ndjej bashk me ty dhimbje shpirti.

    Pytesh :PSE?
    Pytesh :Si eshte e mundur shqiptari t`ia bej kete te zez shqiptarit tuj bashkpunue me shkaun?!
    Pytesh..e pytesh..e kjo dhemb shume,sidomos ne kete dite kur secili shqiptar ndjeu dhimbjen ne varre kur veshtronte largimin e kryeministrit te Kosoves ...

    MIREPO,ky eshte Nanosi qe po te njejten marifet e beri edhe kur Kosova digjej ne lufte,pra nuk eshte per tu habitur ,ai e shiti Kosoven shume gjakoftoft,tuj e ngrit vetullen e tuj qesh nen buze...

    Mirepo,ne anen tjeter,derisa Nanosi bente pazare me Slloben,
    populli i Shqiperise mblodhi 800 000 refugjat e i strehoi nen kulme,e
    u mundua ti dal ne ndihme me aq mundesi qe kishte.!

    Kjo mikpritje nuk mbahet mend qe qe bere diku ne bote,kurr,jo ne kete numer!

    Kur mendohemi mire,ateher themi:

    Ne ,si shqiptar, nuk duhet te dyshojme se nje pleh si NANO-Islami do kete mundesi te na perqaj,te na i acaroj maredheniet....kurren e kurres.

    Ani pse kjo qeveri ka merituar ti sabotojme ardhjet kete vere pushimi!
    Ani pse kjo qeveri ka merituar qe cdo njeri nga diaspora te mos qarkulloj nga porti i Shqiperis.
    Ani pse kjo qeveri ka merituar qe asnje lek te mos derdhet ne buxhetin e tyre....

    Ēka do te thot kjo:

    -Le te zeme se min 4milion dollar ne vit do t`i sillte humbje ky sabotim kosovar qeveris "me gabime teknike".
    Ēka mendoni ju?

    Paramendoje sikur kete vit nuk do ket asnje turist nga Kosova ,jo vetem ne bregdetin e Shqiperis po edhe ne ate te Malit te Zi!
    Tu injorohen artikujt exportues.
    etj etj etj

    Ńuk di se cili eshte potezi qe duhet marr?!



    Eshte momenti i duhun ti tregohet qenit ,si kendej nga Kosova e si nga Shqiperia qe i ka kalue te gjitha kufinet ky qen bir qeni.

    Nuk kishte faj zoteri Rugova qe qendronte me ore ne aeroplanin e Tiranes e nuk zbriste ta zgjaste doren e pershendetjes me nje sorrollek te tipit Nano!

    Duhet te gjithe te jemi nje e ta luftojme se bashku.



    Shume respekt
    rtp-ja
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga RTP : 11-03-2005 mė 09:52
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  3. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •