E di qe kjo ishte hapur dhe me pare dhe u mbyll. ndoshta ngaqe mendonit se nuk isshte lajm i veretete por ky artikull ne koha jone ste len te dyshosh per cka qe qeverija shqiptare nga deshira apo injoranca na paska nenshkruar nje marreveshje ku na njihka teresine territoriale te serbise.
Televizioni ALSAT ka zbuluar dje nje skandal diplomatik nen firmen dhe dolline e Ministrit te Jashtem, Kastriot Islami. Kryediplomati ka firmosur nje dokument ku njeh teresine territoriale te Jugosllavise, entitet qe perfshin edhe Kosoven. Ministri i Jashtem ka nenshkruar marreveshjen me Ministrin e Jashtem te Serbi-Malit te Zi, Drashkovic, duke iu referuar dokumentit te Beogradit dhe aspak rezolutes 1244 qe eshte sot ne fuqi.
Ky eshte padyshim sukses i diplomacise serbe, dhe me e pakta nje gafe e pafalshme e diplomacise sone. Pamjet televizove qe serviri dje ALSAT gjate momentit te nenshkrimit te dokumentit te perbashket, ne dhjetor te vititi te shkuar kur Drashkovic gjendej ketu per vizite, e jepnin qarte gezimin e diplomatit te Beogradit, dhe euforine idiote te homologut shqiptare.
Islami ose nuk e dinte c'kishte firmosur, ose ishte i vetedijshem dhe per kete arsye i kenaqur. Nese marrin rastin e gabimit, mungeses se vigjilences se Ministrit tone, si shpjegohet qe kete nuk e paskan vene re profesionistet e Ministrise se Jashtme.
Ne kemi eksperte te mire te diplomacise te cileve nuk mund t'u kaloje nen hunde nje doklument i tille. Atehere eshte me e besueshme te themi Islami e ka ditur se cfare ka bere, rrjedhimisht edhe Nano, i cili here pas here merr udhezime dhe bekime nga kanalet e Athines, aq te lidhura me Beogradin. Aq me i forte behet ky dyshim, po te kemi parasysh se dje eshte mbajtur nje mbledhje e jashtezakonshme e qeverise per miratimin e ketij dokumenti, pikerisht diten qe Kryeministri i Kosoves linte vendin e tij per te shkuar ne Hage.
Mirepo, ky skandal eshte kuptuar dje ne mbledhjen e qeverise nga dy Ministrat, Majko e Xhafaj. Ministri Majko eshte i ndjeshem ndaj ceshtjes se Kosoves dhe menjehere ka bere oponence per dokumentin qe e njeh Prishtinen si territor te Jugosllavise. Po ashtu, kete absurd e ka vene re edhe Ministri i Drejtesise, i cili ka kontestuar paperthshmerine e marreveshjes me rezoluten 1244.
Problmi eshte se dokumenti i nenshkruar nga 2 ministrat e jashtem ka fuqi, dhe me e shumta qe mund te beje heperhe qeveria eshte te kerkoje shtyrjen e miratimit, dhe nderkohe te nise procedurat per ndryshimin e tekstit, ose kerkimin e pavlefshmerise. Cka do te thote negociata shume te veshtira me Beogradin.
Krijoni Kontakt