Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Pakistan: Kapet shqiptari i Bin Laden

    Faqja 11 - AKTUALITET Mars 9, 2005


    Arrestimi nė kufirin afgan nga trupat pakistaneze. Shoqėronte raketa dhe mina

    Kapet shqiptari i Bin Laden
    Grupi i tij pranon se luftonte pėr "Xhihad"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Londra Muhamed Veliu
    Gazeta Shqiptare


    Pėr herė tė parė njė shqiptar, i cili duket se ishte bashkuar me luftėn e shenjtė "Xhihad", ėshtė kapur nė Pakistan, shumė afėr kufirit afgan dhe njė ish-kampi stėrvitor tė militantėve tė Osama Bin Laden. Autoritet pakistaneze tė sigurimit nuk kanė publikuar asnjė tė dhėnė rreth militantit shqiptar, qė kishte marrė rrugėn e largėt drejt Indisė, pėrveēse kanė pohuar se njėri nga katėr tė kapurit nė njė aksion, qė kishte si qėllim eleminimin e njė baze militantėsh islamikė, ishte me origjinė shqiptare. Ata vazdojnė tė merren nė pyetje. Fakti tronditės ėshtė bėrė publik dje nga gazeta pakistaneze "The News" qė i referohet burimeve ushtarake, tė cilat pėr herė tė parė kanė pohuar origjinėn e tė kapurve dhe tė vrarėve gjatė operacionit mė tė fundit ndėrmarrė nga ata.

    Kapja
    Shtetasi shqiptar i dyshuar si militant islamik ėshtė kapur nga forcat e sigurimit pakistanez nė veri tė Waziristan. Lajmin dhe detajet e operacionit i ka publikuar dje gazeta pakistaneze "The News". Shqiptari i cili ka qėnė nėn shoqėrinė e tre personave tė tjerė, ėshtė mbėrthyer pa bėrė rezistencė nė njė operacion sigurie mė datėn 5 mars. Gazeta nuk bėn tė ditur emrin e tij apo tė dhėna tė tjera rreth personave tė arrestuar. Personat e tjerė janė me origjinė nga Katari, Somalia dhe Taxhikistani. Burimet zyrtare janė shprehur pėr "The News" se tre-katėr burra sė bashku me shtatė tė tjerė me origjinė pakistaneze janė duke u intervistuar nė njė stacion policie. Burimet saktėsuan se njė nga dy personat e vrarė gjatė operacionit ėshtė sudanez. Tjetri nuk ėshtė identifikuar, por besohet qė tė jetė arab ose ēeēen. Ėshtė hera e parė qė identiteti i personave tė vrarė apo kapur i bėhet publik mediave vendase thotė gazetari i "The News", Rahimullah Yusufzai, i cili ka mundur eksluzivisht tė mėsojė pėrfundimin e operacionit tė 5 marsit. Ai e ka publikuar nėn titullin "Captured militants are from Qatar, Albania and Somalia" (Militantėt e kapur janė nga Katari, Shqipėria dhe Somalia).

    Operacioni
    Trupat elitė pakistaneze morėn pjesė nė njė operacion nė Dewgar, njė fshat shumė afėr kufirit me provincėn e afgane tė Khot. Me tė kaluar kufirin pranė tij, ėshtė njė ndėr ish-gjashtė kampet afgane nė Zhawara Village. Ky vend mbahet mend pėr njė konferencė shtypi tė Osama Bin Laden nė maj tė 1998 ku deklaroi "Xhihad" kundėr amerikanėve dhe Izraelit nga platforma e Frontit Islamik. Gazeta pakistaneze sqaron se nė kėtė operacion nė veri tė Waziristanit nuk janė pėrdorur helikopterėt dhe forca tė mėdha ushtarake siē ndodh zakonisht. Njė zyrtar ushtarak qė kėrkoi tė mbetet anonin tha se "janė pėrdorur pak trupa, pasi kishim mbėshtetjen dhe informacionin e saktė nga shėrbimet inteligjente". Disa nga pakistanezėt e kapur, raportohet se kanė pranuar qė ata kishin ardhur nė zonėn ku u kapėn pėr "Xhihad". Katėr militantėt e huaj tė kapur i pėrkasin katėr kontinenteve tė huaja shkruan "The News". Dy persona janė plagosur gjatė rrethimit. Njėra prej tyre grua. Trupat ushtarake arritėn qė tė konfiskojnė tre raketahedhėse, 28 granata, dy raketa RPG-7, 8 pushkė automatike, njė pushkė si dhe pesė mina antitank.

  2. #2
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Edhe keto na duhen ne tani.............medet medet pupupupupu

    Pak se ia kemi nxjerr te zite e ullirit me moldavkat e mall....edhe iher te hidhemi me bithe perpjete e te shperthejme autobuzet...hajde degjo dunjane pastaj te kam rixha.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Vetem te para shqipetar te dashur.....
    Disa me lindej e disa me perendim.....
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Per te gjithe u vrame vetem per vendin tone jo. Prapseprape sme mbushet mendja se ndonje shqiptar do e bente kete, gjerisa ti lexoj konfirmimin e emrit. Shqiptar shqiperie jo iher.

  5. #5
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Mua me mbushet mendja qe eshte e mundur. Mos harroni se pas viteve 90 me qindra
    femije u jane besuar "misjonareve" Islamike qe vinin ne Shqiperi nga lloj lloj vendesh
    gabelesh (Pakistan, Sudan etj) per 50$ ne muaj nga prindrit. Kete femije niseshin
    "me studime jashte shtetit", rezultati dihet. Shumica e tyre sot jane ne Shqiperi.
    Ka qe i kane akoma trute ne vend e shfrytezojne "shkollen" qe kane bere te hapin
    ndonje xhami e te qetesojne shpirterisht besimtaret per te fituar vete buken e gojes,
    par ka edhe qe jane te indokrinuar deri ne maj te thojit, e prej tyre mund te presesh
    ē'do gje. Kuptohet qe ketyre te fundit as u hyn ne llogari Kombi, per ta kombi i vetem
    eshte ai i Islamit (uma~oumma?? siē i thone ne gjuhen Arabe ) dhe se i prishin pune interesave
    te Kosoves (qe pavarsia e te ciles varet ne mprehen e briskut) apo te Shqiperise
    qe pret konfirmimin e saj ne Boten Perendimore me hyrjen ne Evrope.

    Megjithate te shpresojme qe tipa te tille te jene sa me pak?!

Tema tė Ngjashme

  1. Roli i UNMIK nė Kosovė
    Nga Hyllien nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 26-11-2009, 01:04
  2. Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 17:27
  3. Shqiptari shmang tragjedine
    Nga AjSi nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 22:36
  4. Shqiptari i ri
    Nga ZANOR nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 03:08
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-08-2003, 11:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •