Cili eshte opinioni juaj ne lidhje me problemin qe trajton artikulli me poshte. Cfare mund te behet qe te kete me pak braktisje femijesh neper plera e cepa pallati
Fėmijėt e braktisur nga materniteti deri nė familje
Rastet e rruges, mungojne statistikat zyrtare: Shume raste zhduken
Pasi kalojnė nėntė muaj shtazanie tė fshehtė, njė ditė nga ato qė nuk do tė donin ta kujtonin kurrė behin nė maternitet. Po! Pranojnė se do tė lindin njė fėmijė, por pėr arsye nga mė tė ndryshmet, asnjėra prej tyre nuk e rrit dot vetė. Me njė emėr tė rremė, adresė tė rreme, moshė tė rreme rregjistrohen pėr tė lindur njė fėmijė qė nė mė tė shumtėn e rasteve nuk do ta shohin mė kurrė. Kur kanė kohė ju vėnė edhe njė emėr, pastaj ikin. Ka raste nė mes tė natės tė pashoqėruara nga askush. Ka raste kur kthehen sėrish me lot nė sy, sepse nuk kanė mė njė mitėr, nuk do tė kenė mė kurrė kėnaqėsinė e tė lindurit tė njė fėmije. Kėrkojnė krijesėn e tyre, qė nuk dihet mė nė ē'shtėpi fėmije ndodhet a mbase edhe ėshtė adoptuar.
Fėmijė tė braktisur nė vite
1999 janė 33 bebe
2000 janė 34 raste
2001 janė 39 raste
2002 janė19 bebe
Mesatarja nė tre muaj ėshtė deri nė 10 fėmijė
Qėndrimi nė "djepin e engjėjve", nė maternitet zgjat nga 10 ditė deri nė 3-4 muaj
"Pse"-tė
"Pėr mua janė nėna heroina. Lindin njė fėmijė qė pėr arsye tė ndryshme nuk e mbajnė dot. Nuk e vrasin, tė paktėn e lėnė pėr adoptim. Kjo ėshtė zgjedhja mė e mirė, nuk i braktisin nėpėr kosha plehrash u'a dhurojnė jetėn", shprehet nėndrejtori i maternitetit tė madh, Zyhdi Eshja. Mosha mesatare e nėnave qė i braktisin fėmijėt e tyre ėshtė 18-20 vjeē. Por nuk mungojnė edhe rastet e tjera, raste tė vajzave 15-vjeēare apo edhe tė grave tė veja, qė njė lidhje e fshehtė dashurie i zbulon lakuriq para opinionit. Vetėm pėr vitin 2002 ka pasur 19 raste bebesh tė braktisura. Pėr kėta fėmijė nė maternitet kanė krijuar kushte mjaft tė mira. Ata mbahen aty pėr disa ditė me radhė apo edhe pėr shumė muaj dhe pastaj shpėrndahen nėpėr befotrofet e Shqipėrisė. Kur fėmijėt braktisen nė fshehtėsi nga nėnat e tyre, fillimisht ju dėrgohet njė telegram nė adresėn e dhėnė nga vajza para lindjes, nė tė gjitha rastet kthehet pėrgjigje negative, "Kjo adresė nuk ekziston apo kjo adresė nuk ėshtė e saktė". Pas kėsaj fėmijės i plotėsohet njė kartelė ku ndodhet gjithė informacioni fillestar dhe dokumentacioni i plotė dhe shpėrndahen nėpėr befotrofe prej nga adoptohen nga ēifte shqiptare apo tė huaj.
Punonjėsja sociale
Tė gjitha femrat qė bėjnė lindje tė tilla kontaktojnė fillimisht me punonjėsen sociale. Tek ajo "zbrazin" hallet e tyre, zhgėnjimet, dashuritė e pamundura apo edhe flirtet pa krye. "Gjėrat kanė ndryshuar. Nė vitet e mėparshėm vinin vajza qė kishin pasur njė histori tė vėrtetė dashurie, njė vit apo edhe mė shumė. Ndėrsa sot vijnė shumė vajza qė nuk kanė njė lidhje tė qėndrueshme, qė djalin me tė cilin janė lidhur e kanė takuar rastėsisht nė kafene apo diku tjetėr", shprehet ajo. Janė tė rralla rastet kur vajzat arrijnė tė mbajnė njė kontakt me familjen qė birėson fėmijėn e tyre. Nė Repartin e Engjėjve gjen gjithmonė fėmijė qė presin tė lėvizin nėpėr befotrove, javėn e shkuar katėr prej tyre u dėrguan nė shtėpinė e fėmijės nė Korēė. Largohen nga materniteti pa mbiemėr. Quhen, Eno. Kledi, Sofi, Brajan dhe vetėm kaq. Nėnat qė i kanė braktisur nė njė nga ditėt e shumta tė jetės sė tyre nė pėrgjithėsi e kanė tė pamundur t'i gjejnė mė. Fėmijėt shpėrndahen nėpėr tė gjithė Shqipėrinė dhe pasi kalojnė pak kohė nėpėr befotrofe adoptohen sipas njė procedure tė rregullt nga shqiptarė apo tė huaj.
Skafisti
Doktor Zyhdiu dhe punonjėsja sociale Mira e kujtojnė me tė qeshur djalin e vogėl nga Vlora qė nė tė vėrtetė nėna e tij e quajti Brajan. I thonė skafisti dhe shprehen se Brajan ndenji 6 muaj nė maternitetin e tyre. Vetėm 10 ditė pasi vajza nga Vlora lėshoi njė deklaratė braktisjeje, nė maternitet u shfaq nėna e saj. Kėrkonte nipin. E bija kishte pasur njė hemoragji pas lindjes dhe mė pasi i kishin hequr mitrėn. Fakti qė nuk do tė lindte kurrė mė fėmijė i detyroi familjarėt e saj qė tė kapėrcenin opinionin dhe tė merrnin djalin nė shtėpi. Megjithatė, kthimi i Brajanit tek e ema kaloi nė disa proēedura dhe ajo si rregull u detyrua t'i drejtohej gjykatės. Fėmija u dėrgua nė befotrofin e Vlorės sa tė mbarojė maratona e gjyqit. Familjarėt shkojnė dhe e marrin pėr fundjavė, deri ditėn qė vendimi i gjyqit t'ua kthejė pėrgjithmonė.
Rastet e rrugės
Askush nuk e di sa fėmijė gjenden tė varrosur nė oborre shtėpish, aq mė pak nuk ka statistika tė sakta pėr abortin. Por nė rastet mė tė rralla, kur nėna nuk ka mundėsi ta abortoj pasi e mėson me vonesė faktin qė ėshtė shtazanė ajo pret pa ndonjė plan lindjen e fėmijės. Sipas statistikave nė vit ka 2 ose 3 raste kur fėmijė tė lindur nė shtėpi apo diku tjetėr braktisen nė cepa pallatesh apo nė rastin mė tė keq hidhen si njė qese mbeturinash nė kosh plehrash. Dy rastet mė tė fundit janė nė dhjetor tė vitit tė kaluar dhe nė korrik tė kėtij viti. E para njė grua e pamartuar nga Farka me profesionin e lypsares dhe jo rrallė edhe atė tė prostitutės 5 mijė lekėshe. Braktisi njė mbrėmje nė derėn e njė pallati foshnjen e sapo lindur. Ishte ora 20 e mbrėmjes kur njė banore e pallatit u pėrball me njė foshnje tė mbėshtjellė me rroba tė vjetra. Pas lajmėrimit tė policisė sė komisariatit njė, nisi kėrkimi pėr gruan qė braktisi fėmijėn. Nuk vonoi shumė qė tė gjendej gruaja nga Farka e cila pranoi se tė birin Shpėtimin (emėr qė ju vu foshnjės nga uniformat blu) e kishte lindur njė ditė mė parė nė vetminė e tmerrshme tė njė gabine elektrike, e cila i shėrbente si strehė. Ajo nuk kishte pasur mundėsi ta abortonte tė birin, pasi e kishte mėsuar me vonesė faktin qė ishte shtazanė. Burri, me tė cilin kishte ngelur shtatzanė nuk dihej se ku ndodhej, ai kishte ardhur njė ditė pėr punė nga Saranada, atėherė kishte takuar edhe gruan. Kundrejt njė pagese prej 5 mijė lekėsh tė vjetra, sarandioti, mbase nuk e ka lexuar as nėpėr gazeta se nė njė befotrof shqiptar ndodhet njė fėmijė qė ka nė deje gjakun e tij. Rasti i dytė ishte ai i foshnjes sė sapolindur i cili u gjėnd i hedhur nė njė kazan plehash nė datėn 10 korrik. Sipas ekspertizės, fėmija ishte hedhur i gjallė nė koshin e plehrave pranė ambasadės Kroate. Aktualisht, as sot policia nuk ka rėnė nė gjurmėt e gruas, qė njė mbrėmje vere vulosi me vdekje fatin e fėmijės sė padėshiruar.
Gazetare Irena SHABANI
Marre nga revista Reportazh
Krijoni Kontakt