Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 53
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Ca thone terrorist, ca thone hero, dreqi e merr vesh. Po nese e ka organizuar me verte ai masakren ndaj atyre 300 fmijve ja paska bo vete varrin vetes. As zoti ska ca i bo.

  2. #42
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga kolombi
    Fjalet i perlyen si te vjen permbare.
    Do na thuash qe ke lindur edhe manastire shenjtoresh.
    Tu be qull shamia e loteve per nenat e afganeve,irakianeve,ceceneve apo ku di une se cpermban lista jote e nje anshme.
    Po nenat e atyrte ushtareve qe rane per clirimin tend?
    Apo ata ushtare i kish pjelle lopa.
    Po nenat e atyre mijareve te pafajshem qe as kockat nuk u gjendet tashme ne rrenojat e dy kullave te tregetise boterore ne New York?
    Po nenat e atyre femijve qe nje mengjes i puthin ne balle e i nisin ne shkolle dhe ore me vone fluturojne ne ajer,trupat e pajete, nga bombat shenjtore ne emer te "lirise"?
    Po nenat e atyre gazetareve ,qe puna i con ne frontet e luftes,dhe kokat u priten live?
    Po nenat e atyre inxhinjereve krejt te pafajshen,qe ndertojne rruge dhe ura,dhe ne ato ura varen dhe digjen shtazerisht?

    Drejtesia vertet ka vetem nje fytyre,por fjala drejtesi eshte perdhunuar e shkelur qe nga dita qe u shqiptua,nga TE GJITHE.
    Qe nga amerikanet,evropianet e deri te miqve tte tu qe po digjet shpirti,"shenjtoreve'' te Perendimit te Mesem.
    Jeta në Ballkan na ka mësu ta shikojmë të vërtetën në sy, mos ti idealizojmë gjërat si ti dhe mos ti besojmë blebërimet e Busho-Blero-Putin-Sharon bishave, sepse ata një e thonë e tjetër veprojnë. Aq më pak, bile kemi humbur besim edhe në politikanët tanë që i kemi të gjakut e le më për tjerët.

    Vërtet edhe mua gati sa nuk më shpërthen vaji kur i dëgjoj fjalimet e Bush-it kur flet për lirinë e popullit irakian, heu po burrë human është kur i drejtohet turmave të tërbuara me fjalimet "bullshite".

    Sikur mos ta kishim përjetuar në lëkurën tonë besa do i kisha duartrokitur për ato GOXHA fjalë që i rradhit, por për fat të keq fjalimet e tija disi ngjasojnë me fjalimet e Sllobo fashistit se "shqiptarët po i sulmojnë trupat e gjora paqeruajtëse serbe dhe po e terrorizojnë popullin serb në Kosmet".

    Një duhet ta dish se kufiri midis drejtësisë dhe padrejtësisë është shumë i ngushtë, ashtu si kufiri midis gënjeshtrës dhe të vërtetës. Sikur dhuna në Kosovë të kishte vazhduar edhe për ca kohë, ne do ishim bërë terrorista dhe kamikaze në autobusa, teatro e shkolla serbe, sepse edhe durimi ka kufi, terrori ndjell terror! Sikur të kishte ndodhur kjo ndoshta në sytë e tu nuk do të kishim qenë terrorista, por luftëtarë për liri sepse këtu ndryshojnë rrethanat...

    Unë asnjëher nuk thash se mirë bëhet kur vriten njerëz të pafajshëm, vërtet dhembja e çdo nëne është e njejtë, por këto nëna duhet të ngriten dhe të ngrejnë zërin kundër luftërave "anti-terroriste", sepse këto luftëra janë gjeneratorët e terrorit.

    p.s. gjithashtu ndjej keqardhje për ushtarët e koalicionit që vdesin "për të fituar mendjen dhe zemrat" e popullit irakian, sepse është një ideal i kushtëzuar për ata pa kurfarë vlere humane, shumica e tyre po të kishin mundësi do të dezertonin pa ja menduar fare. Mjerrim i vërtetë për ata.

    Lavdi "demokracisë"

  3. #43
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga Labeati
    Ti je MOSMIRNJOHESE...
    Ti je "hodha lumin, te dhjefsha kalin...". Ti nuk e ke merituar ndihmen e Amerikes. Ty nuk te digjet barku per "krimet" neper bote po per arsye te tjera qe i mbulon me fjale te bukura.. por qe thelbi shifet qarte.




    Kush poi kryen SOT krimet?! Kush po vret me nga 100 civila ne Irak? Kush po hedh ne ere autobusa e shkolla? Kush po pret krena njerezish si me qene bostan?

    E pra te gjithe keto qe po vriten jane TE PAFAJSHEM, njerez qe nuk kane ba asbji faj,po vriten pa akuza, pa gjyq pa kurrfare drejtsie.

    Ke po vrasin amerikanet me qellim ne Irak apo kund tjeter? Ke vrane ata ne Kosove apo Bosnje?

    Si mund te kesh guxim te krahasosh ushtaret e amerikes me funderrinat e vetequajtura te xhihadit arab, palestinez apo cecen?

    Keto kriminela bejne terror jo per clirim etj,por sepse nuk kane besimin e popullit te vet, dhe per tu imponuar perdorin barbarine ku ja kalojne mongoleve te Genghis Khan apo Timurleng.
    Labeati,
    pse nxehesh kaq shumë, nuk është mirë të turbullosh gjakun pa nevojë?!

    Ty si duket "djepi i demokracisë" të ka turbulluar mendjen dhe të ka zënë të pamurin? Dil pak jashtë guackës me të cilën të ka mbuluar nëna Amerikë dhe të shohësh në të vërtetë se ç'ka jashtë.

    Unë jam më se mirënjohëse administratës demokratike, konstruktive amerikane të Bill Clinton-it, sepse ata në të vërtetë zhvilluan politikë të shëndoshë dhe përmirësuan gjendjen globale të sigurisë në botë, inkuadruar këtu edhe relacionet izraelito-palestineze.

    Tash ju i barazoni lulet me qelbësirat.
    Clintoni dhe Bushi janë dy botëra të kundërta, janë dita dhe nata.
    Derisa njëri simbolizon paqë, tjetri është sinonimi i luftës, shkatërrimit, djallëzizë... fundërinë e paparë.
    Sa më herët e kupton populli amerikan këtë aq më mirë sepse ai e çon Amerikën në humnerë shkatërrimi.

    p.s. koha e bën të veten, do vijë dita dhe do ta kuptosh...

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e abnk
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Vendi i fundit i lire n'bote, USA
    Postime
    242
    Citim Postuar më parë nga fjollat
    Sikur dhuna në Kosovë të kishte vazhduar edhe për ca kohë, ne do ishim bërë terrorista dhe kamikaze në autobusa, teatro e shkolla serbe, sepse edhe durimi ka kufi, terrori ndjell terror! Sikur të kishte ndodhur kjo ndoshta në sytë e tu nuk do të kishim qenë terrorista, por luftëtarë për liri sepse këtu ndryshojnë rrethanat...
    As mos guxo me na krahasue ne shqiptarve me fundrrina qi i cojne fmijet e vet n'kampe terroriste verore. Genocidi e spastrimi etnik ishin shkalla ma e nalte e terrorit serb. Megjithate, kamikaze e sulme shkollash serbe nuk pat.

    p.s. gjithashtu ndjej keqardhje për ushtarët e koalicionit që vdesin "për të fituar mendjen dhe zemrat" e popullit irakian, sepse është një ideal i kushtëzuar për ata pa kurfarë vlere humane, shumica e tyre po të kishin mundësi do të dezertonin pa ja menduar fare. Mjerrim i vërtetë për ata.
    Kyt e din prej pervojet ti? Edhe ata 5,500 qi nuk dihet ku jane, nuk jane desertora. Shumica jane IRR (Individual Ready Reserve), qi ushtria nuk ia din adresat.

    Tash ju i barazoni lulet me qelbësirat.
    Clintoni dhe Bushi janë dy botëra të kundërta, janë dita dhe nata.
    Derisa njëri simbolizon paqë, tjetri është sinonimi i luftës, shkatërrimit, djallëzizë... fundërinë e paparë.
    Ktu ke t'drejte. Lulet me qelbsinat nuk krahasohen. Si u krahasoka imorali Clinton--qi don ma fort UN se vendin e vet--me Bushin? Per tete vjet qi Clinton ishte n'zyre, terroristat banen jete. Pasojat e Clintonit i psoi Bushi n'termin e pare.
    Defend the second amendment

  5. #45
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Cecenet (800 000 banore) popull trim dhe guximtar qe po ia tregojne vendin Rusise plake.


    Edhe Ramush Haradinaj terrorist po e ben Haga. Do thoni ju pse ka presione franceze qe historkisht kane qene aleate te serbeve.Mirepo nese i pyet kosovaret ato do thone se ishte Clirimtar,Tani Shamil Basajevi do ti tregoje Rusise se kush jane me te vertete Cecenet qe ne kohen e Dudajevit e deri tani megjithese jane popull i vogel kurre nuk iu nenshtruar ariut rus dhe se liria dhe pavarsia e tyre si shtet eshte nje prej plageve boterore sot.

    Ato qe ne syrin e armiqve jane terroriste ne syrin e popullit te tyre jane heroj.

    Zoti i ndihmofte Cecenet dhe i pranofte si shehida dhe ua tregofte vendin putin-ave me shoke.

  6. #46
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga abnk
    As mos guxo me na krahasue ne shqiptarve me fundrrina qi i cojne fmijet e vet n'kampe terroriste verore. Genocidi e spastrimi etnik ishin shkalla ma e nalte e terrorit serb. Megjithate, kamikaze e sulme shkollash serbe nuk pat.



    Kyt e din prej pervojet ti? Edhe ata 5,500 qi nuk dihet ku jane, nuk jane desertora. Shumica jane IRR (Individual Ready Reserve), qi ushtria nuk ia din adresat.



    Ktu ke t'drejte. Lulet me qelbsinat nuk krahasohen. Si u krahasoka imorali Clinton--qi don ma fort UN se vendin e vet--me Bushin? Per tete vjet qi Clinton ishte n'zyre, terroristat banen jete. Pasojat e Clintonit i psoi Bushi n'termin e pare.

    Shoki, zbrit në tokë se nga Marsi nuk shihet gjë!

    Nëse këto janë "pasojat e Clintonit", prit dhe içikë ti shohësh pasojat e Bushit.

    As mos guxo me na krahasue ne shqiptarve me fundrrina qi i cojne fmijet e vet n'kampe terroriste verore. Genocidi e spastrimi etnik ishin shkalla ma e nalte e terrorit serb. Megjithate, kamikaze e sulme shkollash serbe nuk pat.

    Për ne që kuptojmë e dimë se kjo është e vërteta e vetme, por shko pyete popullatën serbe se çka mendon rreth kësaj. Për ata ne jemi terrorista, njësoj sikur muslimanët për Bushin.

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Ta vrasin dhe kte Basajevin dhe te zgjedhin nje udheheqes paqesor qe te bijne rehat kta cecenat. Un se kuptoj ce do Rusia, aq shtet i madh, i b*th cecenie qe si hy ne pun as dreqit?

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Postime
    204
    Nje kriminel me pak.Mos harroni Beslanin.

    Cecent nuk kane pasur asnjeher shteti e vet.

  9. #49
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Citim Postuar më parë nga Tirona-Re
    Ta vrasin dhe kte Basajevin dhe te zgjedhin nje udheheqes paqesor qe te bijne rehat kta cecenat. Un se kuptoj ce do Rusia, aq shtet i madh, i b*th cecenie qe si hy ne pun as dreqit?
    Te gjitha shtetet e botes (partite ne pushtet)qe kan probleme te brendshme dhe per te perqendruare vemendjen dikun tjeter, kan nevoje per nje "Çeçeni".
    Arabet kan Palestinen-Israelin me Kurdistan dhe Asirian, Anglia Irlanden, Frannca Korsiken, Spanja Baskine,Turqia Kurdistanin, Kina Tibetin, India Kashmirin,USA ka 100 , nga Korea e V. gjer ne Haiti.....................................
    Mbetshit mire.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  10. #50
    Kam qejf te perrallis
    Anëtarësuar
    11-02-2005
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    17
    Citim Postuar më parë nga Labeati
    Vrasja e femijeve e civileve te pafajshem nuk eshte lufte por KRIM.
    Ne rast se nuk ka mundesi te luftoje, le te rrije urte, kjo nuk eshte arsye qe me gjakftohtesi te vrase njerez qe nuk kane lidhje me luften e tij.

    Dhe ne rast se kjo i pelqen atehere te mos ankohet se pse e ndjek qeveria, apo pse e vret.

    Nuk mund te perdoret nje krim per te justifikuar nje krim tjeter.




    Kjo i shpjegon mendimet e tua....



    Ne nuk po i mbeshtesim ruset per krimet e Stalinit, por cfare logjike keni ju qe nje krim per arsye krejt te tjera nga terroristet cecene, mendoni se justifikohet sepse Stalini beri krime 50 vjet me pare.

    Atehere Maskhadov nuk eshte gje tjeter vecse nje kopje e shemtuar e Stalinit, keshtuqe e ka merituar plotesisht te vritet dhe hidhet ne ndonje grope paemer si qen i ngordhur, ashtu si do tu vije rradha te gjithe kriminelave vrases femijesh.
    S`kam cfare te komentoj me...mbrojtja jote e shteteve terroriste dhe kolonolialiste nuk do pergjigje....

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vritet udhëheqësi i ri i Hamas-it, Abdel Aziz Rantisi
    Nga Hyllien në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-02-2008, 19:23
  2. Vritet adoleshentja, refuzoi trafikimin
    Nga iliria e para në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 10-11-2006, 19:28
  3. Londër: Burg përjetë vrasësit shkodran
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 21:34
  4. Vritet biznesmeni shkodran, sponsori i Vllaznia
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 01-07-2003, 07:54
  5. A ben te vritet njeriu ne Ramazan ???
    Nga Shën Albani në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 21-01-2003, 20:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •