PNUD: 60% e shqiptarëve, të varfër
Sipas raportit, 30% e shqiptarëve jetojnë nën vijën kombëtare të varfërisë me 4891 lekë në muaj
Bruna Prifti
Plot 60% e shqiptarëve jetojnë në varfëri, duke e pasur këtë të fundit shqetësimin kryesor të jetës. Ndërsa, brenda kësaj kategorie, 30% e shqiptarëve përballen përditë me varfërinë ekstreme. Mjerisht shumica janë të rinj, nën moshën 21 vjeç. Të dhënat janë bërë publike dje gjatë prezantimit të raportit të fundit të PNUD-it, “Politikat dhe zhvillimi në dobi të të varfërve e të grave në Shqipëri”. Sipas raportit, 25-30% e popullsisë së Shqipërisë jeton ende nën vijën e varfërisë me 4.891 lekë në muaj për frymë. Përqindje kjo që prek rreth 780 mijë shqiptarë, që jetojnë nën vijën e varfërisë së plotë. Kurse një pjesë tjetër prej 30% janë shumë afër vijës së varfërisë dhe mund të konsiderohen potencialisht shumë të rrezikuar nga ndonjë rënie ekonomike...(Shekulli)
Me keq po behet çdo dite. Shtresa e pasur mbase po pasurohet dhe me teper, e varfera zhytet dhe me teper ne skamje. Nga Shqiperi me thone qe jeta eshte bere me e veshtire. Mezi pres diten te degjoj ndonje fjale te mire... SG
Krijoni Kontakt