Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Sekuestrohet në pikën kufitare të Kakavijës 40 kg heroinë

    Heroina ishte fshehur në një makinë me targa gjermane, e ndarë në 80 pako.

    Nga Greqia do shkonte në Gjermani

    Bllokohet sasia më e madhe e heroinës, 40 kg, vlera mbi gjysëm milioni USD

    Sekuestrohet në pikën kufitare të Kakavijës 40 kg heroinë, sasia më e madhe e kësaj lënde narkotike kapur deri tani në vendin tonë, në vlerë rreth 500 mijë euro.

    Ministria e Brendshme deklaroi dje se operacioni që vuri në pranga trafikantët ishte koduar me emrin "Kështjella". "Pas dy muajsh hetimesh është arritur të sekuestrohet në Kakavijë 40 kg lëndë narkotike, e dyshuar heroinë dhe të arrestohen tre shtetas gjermanë, Daniel Englert, datëlindja '61, me shtetësi gjermane, Franz Kiacsek, datëlindja '43, me shtetësi gjermane dhe Regina Kiacsek, datëlindja '46, me shtetësi gjermane dhe dy shtetas shqiptarë, Albert Pëllumbaj, datëlindja '69, lindur e banues në Patos, Zaim Tafa, datëlindja '64, lindur e banues në Fier. Dy shtetasit shqiptarë janë arrestuar në Fier, ndërkohë që shtetasi Daniel Englert është arrestuar në Rinas në tentativë për tu larguar nga Shqipëria. Në Kakavijë janë arrestuar dy shtetasit e tjerë gjermanë, gjatë kohës që po tentotin të trafikonin lëndën narkotike. Mbi këta shtetas rëndon akuza e trafikut të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 283 dhe 25 i Kodit Penal. Nga hetimet paraprake dyshohet se destinacioni i lëndës narkotike është Shqipëri-Greqi-Itali. Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

    Dy prej shtetasve gjermanë ishin organizatorë të këtij tarfiku, ndërsa 2 shqiptarët kishin rolin e korrierit.

    Dy shtetasit shqiptarë janë nga qyteti i Fierit. Policia ka zbardhur edhe emrat e dy fierakëve të arrestuar. Ata janë, Zaim Tafa pronar i një lokali të njohur në Patos si dhe Alban Pëllumbi. Heroina ishte fshehur në një makinë me targa gjermane, e ndarë në 80 pako dhe ishte planifikuar të kalonte nëpërmjet Greqisë, duke pasur si destinacion final shtetin Gjerman. Mësohet gjithashtu se një shtetas gjerman, pjesë e të njëjtit rrjet, u kap në Rinas rreth orës 15:00, teksa do largohej nga vendi.

    rd

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin

    A mund të më tregoj ndokush se për qfarë arsye në qdo krim që ndodh duhet të marrin pjesë edhe shtetasit shqiptarë . . . a është bërë tani gjë e domozdoshme kjo ?

    Me Rrespekt : ILMGAP

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    ILMGAP flitet per krim te kryer ne Shqiperi lal. Ne shqiperi normal qe krimet kryhen prej shqipetareve. packa se jane te implikuar me gjermane. Po kalonin nga greqia ne gjermani.....pse nuk i kap policia grke!? I lumte policise shqiptare, vertet pune e mire dhe profesionalizem. 40 kg heroine nuk eshte pak, me nje sasi te tille do te krenoheshin shume polici dhe agjenci antidroge ne perendim.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga beni67 Lexo Postimin
    ILMGAP flitet per krim te kryer ne Shqiperi lal. Ne shqiperi normal qe krimet kryhen prej shqipetareve. packa se jane te implikuar me gjermane. Po kalonin nga greqia ne gjermani.....pse nuk i kap policia grke!? I lumte policise shqiptare, vertet pune e mire dhe profesionalizem. 40 kg heroine nuk eshte pak, me nje sasi te tille do te krenoheshin shume polici dhe agjenci antidroge ne perendim.
    Tani . . . Ne a na bënë të krenohemi Policët që gjejnë njerëzit që kontrabandojnë apo na bëjnë të krenohemi njerëzit që kryejnë krime .

    Po të mos ishin shqiptarët e dashur kriminel edhe policia do kishte më pak punë , dhe atëherë do e keni mundësin të thoni që edhe popullin na bën të lumtur sepse nuk bën krime , dhe policia po kryen punën e saj .

    Me Rrespekt : ILMGAP

Tema të Ngjashme

  1. Inaugurohet pika e përbashkët kufitare Murriqan-Sukobinë
    Nga skampin në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 08:49
  2. Itali, pranga shqiptares, u kap me 13.5 kg heroinë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 15-06-2009, 09:06
  3. Kapet me 65 kg heroinë, sekretari i ambasadës
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 25-05-2009, 09:56
  4. 1,146 ton drogë u bllokuan sot në pikën doganore të Kakavijës
    Nga I-amëshuar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-03-2005, 12:07
  5. Fier- Vlorë, kapen 32 kg heroinë
    Nga Genti^Itali në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-09-2004, 10:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •