Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 34
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Marre nga Panorama, 12 Mars

    Raporti i fundit: Shqiptarët më të varfërit e Evropës

    FMN: Ndryshoni politikë, që të shpëtoni nga skamja

    Varfëria e Shqipërisë mund të krahasohet me vendet e botës së tretë. Konstatimi në raportin e fundit të FMN, publikuar dje, duket se nuk ka nevojë për koment.

    Fondi Monetar, tregon me shifra se zhvillimi ekonomik nuk ka mundur të jetë i barabartë për të gjitha nivelet e shoqërisë. FMN-ja thekson se "Edhe pse është më i shpejti në rajon, me një rritje mesatare 7 për qind gjatë viteve 1999-2003, Shqipëria vazhdon të ketë nivelit më të ulët të të ardhurave për frymë në Evropë dhe vazhdon të jetë gjerësisht e varur nga burimet e asistencës së jashtme. Niveli mesatar i vendeve të tjera të Evropës Juglindore si Bosnia dhe Herzegovina, Bulgaria, Kroacia, Maqedonia, Rumania, Serbia e Mali i Zi, ishte $2,100. Në të njëjtin vit, Shqipëria kishte $1,450 të ardhura për frymë. Niveli mesatar i ekonomisë në tranzicion në Evropën qendrore, republika Baltics-Czech, Estonia, Hungaria, Latvia, Lituania, Polanda, Slovakia, dhe Slovenia është rreth 3 herë më i madh se në Shqipëri."
    Nga ana tjetër, FMN-ja, Banka Botërore dhe UNDP-ja, pranojnë se zhvillimi i Shqipërisë do të varej nga ndryshimi i politikave që po ndjek. Kështu, sipas Bankës Botërore, Shqipëria do të dështojë në gjysmën e qëllimeve që i ka vendosur veteë për këtë mijëvjecar. Ndërsa UNDP, thekson se për të frenuar këtë zhvillim negativ, duhet të ndryshohet politika. Duket se institucionet nuk janë aspak diplomatike dhe tashme po i thonë kërkesat e tyre politike shumë më direkt. Ja çfarë thotë FMN-ja për standardet e jetesës: Shqipëria rezulton në një nivel të ulët edhe përsa i përket zhvillimit njerëzor dhe treguesve të standardit të jetesës. Treguesit e viti 2004 të UNDP e vendosin Shqipërinë në vendin e 65-të në 177 vende. Ndërsa në vitin 2003 renditej e 95-ta, ky pozicion është më i ulët se fqinjët e saj si: Maqedonia (60-të), Bulgaria (56-të) dhe Kroacia (46-të). Raporti i UNICEF-it për fëmijët e botës në vitin 2004 e rendit atë të 98-ën nga 195 vende me shkallë vdekshmërie nën 5, pra 38 dhe 32 pozicione më keq se Bosnia-Herzegovina, Serbia e Mali i Zi. Mendohet se Shqipëria do të barazohet me fqinjët e saj në vitin 2015. Sipas studimeve të Bankës Botërore, Shqipëria do të falimentojë në të paktën 4 nga 8 qëllimet e saj të mijëvjeçarit. UNDP, thotë se kjo mund të ndryshojë nëse në Shqipëri vendoset një politikë e mirë.

    Kritikat e FMN-së

    a) Varfëria
    Rreth një e katërta e popullsisë bie nën nivelin e linjës absolute të varfërisë. Rënia e varfërisë në Shqipëri është më e madhe e krahasuar me vendet në rajon, përfshirë Bosnia -Herzegovina (me shkallë varfërie 19 përqind), Maqedonia (16 përqind), Bullgaria (13 përqind), dhe Kroacia (8 përqind). Studimet e fundit e vendosin Shqipërinë në të njëjtën linjë pasurie me shtete si Uzbekistanin dhe Moldavinë.
    b) Migrimi
    Migrimi dhe rezultatet e të ardhurave të dërguara nga jashtë përbëjnë një ndihmë të rëndësishme për vendin. Me një të pestën e popullsisë së Shqipërisë që jetojnë jashtë, prurja e të ardhurave nga jashtë, nuk ka ndikuar vetëm në lehtësimin e varfërisë, por edhe për të grumbulluar konsumin shtëpiak dhe aktivitetin ndërtimor. Programe të mbrojtjes së shoqërisë, në veçanti "Ndihma Ekonomike", gjithashtu funksionojnë relativisht mirë për të ndihmuar ata që nuk kanë ende lidhje me migrimin, edhe pse shumë shtëpi të varfra nuk po mund të ndihmohen.
    c) Reformat
    Reformat duhen në politikë, edukimin dytësor profesional dhe gjeneral, si dhe në shërbimet publike, programet e asistencës sociale, dhe mund të ndihmojë standardet e jetesës përfshirë fëmijët, pleqtë invalidë, invalidët, popullsinë rome dhe varfërinë rurale.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Raporti/Ja pse po rritet analfabetizmi në Shqipëri


    Rreth 35 për qind e fëmijëve nuk kanë lekë për shkollim



    ANDIS GJOKA

    Gati 35 për qind e fëmijëve e braktisin shkollën për arsye ekonomike. Sipas raportit të PNUD-it për vitin 2005, përveç kësaj, rreth një e pesta e fëmijëve e braktisin shkollën për shkak të cilësisë së dobët të arsimit.

    Fenomeni i braktisjes së shkollës shfaqet më tepër në moshën 15 deri 16 vjeç.. Rreth 40 për qind e të varfërve u përkasin familjeve me shtatë ose më shumë pjestarë. Ndërsa rreth 50 për qind e të varfërve në Shqipëri janë nën moshën 21 vjeç. Pikërisht këto shifra, tregojnë qartë që regjistrimi nëpër shkolla është tepër i ulët, veçanërisht në arsimin e mesëm dhe më pak akoma, në arsimin e lartë. Kjo vjen për shkak se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë është nën nivelin e varfërisë.

    BRAKTISJA E SHKOLLËS
    Përqindja e braktisje së shkollës është tepër e lartë në zonat rurale në krahasim me ato urbane. Por, një problem ende më i madh është dhe braktisja e shkollës së mesme nga shtresa e varfër që shkon rreth 14 deri 18 vjeç. Në vitin shkollor 2002 - 2003 fëmijët që kishin lënë shkollën, zinin rreth 2 për qind të numrit të përgjithshëm të fëmijëve të regjistruar. Shkaku kryesor i braktisjes së shkollës është gjendja e dobët ekonomike. Kjo ndodh më tepër në zonat rurale, ku numri i personave që emigrojnë është tepër i madh. Një nga shkaqet e tjera që ndikon tek fëmijët në braktisjen e shkollës është edhe problemi i gjakmarrjes, ku nga frika për të shkuar në shkollë janë të detyruar që ta braktisin atë. Sipas disa të dhënave të bëra të ditura nga autoritet vendore, rreth 1 450 fëmijë janë të detyruar të braktisin shkollën dhe të qëndrojnë në ngujim. Kjo ndikon tepër negativisht tek fëmijët, duke u shkaktuar probleme psiko-sociale. Zona më e prekur nga ky fenomen është pjesa veriore e Shqipërisë. Varfëria është një pengesë për shumë fëmijë që të ndjekin shkollën dhe të kenë mundësi të tjera në jetë.
    Por, sipas shifrave të fundit, më pak se 3 në 10 fëmijë ndjekin shkollat e mesme në zonat rurale, në krahasim me 7 në Tiranë, dhe 6 në zonat urbane. Vetëm një person ndër 40 veta ka diplomë universitare në zonat rurale, kurse 1 në 5 veta në Tiranë dhe 1 në 10 veta ne zonat e tjera urbane. Treguesit e ndjekjes së shkollës nga të varfërit është shumë e ulët, kurse për shumë të varfër është edhe më e ulët. Kjo vihet më tepër në dukje në arsimin e mesëm, ku 2 ndër 10 të varfër kanë mundësi të regjistrohen në shkollë të mesme, kundrejt 5 ndër 10 veta te jo të varfrit. Si rezultat i varfërisë së madhe një pjesë e nisin shkollën, por nuk e përfundojnë dot atë, pra rreth 80 për qind e të varfërve nuk arrijnë të mbarojnë shkollën e mesme.

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    PNUD: Rritja e pagave kontribuoi ne uljen e varferise

    Varferia ne vendin tone eshte reduktuar qe nga viti 2005. Rreth 200 mije persona kane dale nga niveli i varferise, nga 575 mije te tille qe kane qene ne maj te 2005 sipas nje studimi i kryer bashkerisht nga nje grup specialistesh te INSTAT-it, PNUD-it dhe Bankes Boterore, dhe qe u publikua dje nxori si rezultat se, Shqiperia vazhdon te provoje ulje te ndjeshme te varferise ne periudhen 2005-2008. Sipas studimit shkak per uljen e varferise ne masen 17 per qind, eshte bere rritja e pagave dhe e pensioneve. Studimi bazohet ne te dhenat e mbledhura nepermjet anketes per matjen e nivelit te jeteses nga nje kampion familjesh, perfaqesuese per te gjithe popullsine. Ne anketat e kryera ne periudhat prill-qershor te vitit 2002, maj-qershor te vitit 2005 dhe qershor-gusht 2008, u intervistuan afersisht 3600 familje. Sipas deklarates permbledhese et PNUD per studimin rezultatet per 2008 tregojne se 12.4% e popullsise eshte e varfer kundrejt 18.5% ne 2005, dhe 25.4% ne 2002. Kjo tregon se rreth 200,000 persona nga rreth 575,000 qe ishin te varfer ne 2005 kane dale nga varferia vetem gjate periudhes 2005 deri ne 2008. Sipas PNUD varferia eshte perkufizuar si pamundesia e personave per te shpenzuar te pakten 5722 Leke ne muaj per fryme ne 2008 (ose 4891 leke per fryme ne muaj ne 2002). "Niveli i larte i rritjes ekonomike qe ka perjetuar Shqiperia ne 11 vitet e fundit - mesatarisht 7.1 per qind rritje ne vit qe nga 1998 - se bashku me nje rritje mesatare te pagave (ne terma reale) prej 36.5 per qind ne vitet 2005-2008, dhe te pensioneve ne vitet 2005-2007 me 17.4 per qind, ka kontribuar ne keto rezultate. Si rezultat, konsumi mesatar per fryme ne terma reale eshte rritur me 7.0 per qind qe nga 2005. Rezultatet e anketes tregojne nje ulje te ndjeshme te varferise ne zonat rurale ne periudhen 2005-2008. Zvogelimi i shpejte i varferise ne zonat rurale nenkupton qe varferia mund te mos perbeje me nje problem kryesisht rural. Zona te tjera te Shqiperise vazhdojne te provojne ulje te rendesishme te nivelit te varferise. Zonat qendrore kane pasur uljen me te madhe te nivelit te varferise, qe nga viti 2005. Sidoqofte, te dhenat tregojne nje ngadalesim te dukshem te reduktimit te varferise ne Zonat Malore, ku varferia vazhdon te shfaqe nivelin me te larte si dhe ulje jo te rendesishme qe nga 2005. Roli i rendesishem i rritjes se qendrueshme ekonomike si dhe i reformave ekonomike, qe kane cuar ne qendrueshmerine makroekonomike, qeverisjen e permiresuar, zhvillimin e investimeve ne sektorin privat, perftimin e sherbimeve sociale publike, (arsim, shendeti dhe mbrojtje sociale), si dhe infrastrukturen e zgjeruar duhet te vazhdojne te mbahen ne te njejtat nivele ne menyre qe te mbahen te uleta edhe nivelet e varferise. Njekohesisht, duke i drejtuar perpjekjet ne zgjidhjen e problemeve te Zones Malore, do te arrihet nje ulje me e shpejte e varferise ne te ardhmen.

    Studimi, varferia del nga thellesia

    Tregues te tjere te varferise, gjithashtu kane vazhduar te bien ndjeshem thuhet ne studimin e perbashket te PNUD, Bankes Boterore dhe INSTAT. Dy treguesit e tjere, alternative pervec shkalles se varferise (perqindjes se te varferve), jane hendeku i varferise dhe ashpersia e varferise. Hendeku i varferise (nganjehere referuar si thellesi e varferise) jep sesa larg jane familjet nga linja e varferise. Avantazhi kryesor i hendekut te varferise eshte qe kontributi individual i nje te varferi ne te gjithe varferine eshte me e madhe sa me i varfer eshte individi. Treguesi i dyte alternativ eshte ashpersia e varferise, perparesia kryesore e te cilit eshte ndjeshmeria e tij ndaj pabarazise ndermjet te varferve. Ashpersia e varferise merr parasysh jo vetem distancen e te varferve nga linja e varferise por edhe pabarazine ndermjet te varferve. Keshtu, te varfrit qe jane me larg linjes se varferise, kane nje peshe me te madhe. Studimi tregon se thellesia e varferise ka rene nga 5.7% ne 2002 ne 4.0% ne 2005 ne 2.3% ne 2008, ndersa ashpersia e varferise ka rene nga 2% ne 1.3% ne 0.7% per te njejten periudhe.


    KJ

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Kryeministri Berisha: Në mandatin e dytë, asnjë shqiptar në varfër

    Kryeministri Berisha tha se qeveria po përgatitet një skemë të re të ndihmës sociale dhe ekonomike që do të mbulojë plotësisht familjet në nevojë dhe qeveria do të japë të gjitha fondet e nevojshme për të.

    “Një skemë e re po përgatitet dhe qeveria është e gatshme të vendosë në këtë skemë të gjithë sasinë e nevojshme të fondeve, me kusht që ajo t’u adresohet njerëzve më shumë në nevojë. Skema e re do të mbulojë plotësisht familjet me një prind, me shumë fëmijë.”

    Kryeministri Berisha njoftoi se ndihma sociale dhe ekonomike nga data 1 maj 2009 do të dyfishohet dhe në 4 vjet, trajtimi me ndihmë ekonomike rritet 108 përqind.

    “Ndihma sociale dhe ekonomike me rritjen e këtij viti dyfishohet. Në vitin 2005, fatura e ndihmës sociale në vend ishte gjithsej 7 miliard lekë. Kam shumë kënaqi të informoj qytetarët shqiptarë se sot, kjo ndihmë kap shumën 15 miliardë lekë në muaj, pra, është rritur me 108 përqind. Në rast se do të ekonomizohej si duhet nga qeveritë vendore, do t’u adresohej atyre që kanë nevojë, siç bëjnë edhe shumica e tyre. Në të gjitha bashkitë e komunat ku shkoj, konstatoj se është mbidyfishuar.”

    Duke iu referuar studimit të Bankës Botërore, PNUD-it dhe INSTAT mbi nivelin e jetesës, Kryeministri tha se politikat e saj i dhanë një përgjigje më të qëndrueshme varfërisë dhe Shqipëria sot, ka mbi 200 mijë të varfër më pak. Ai garantoi se në mandatin e dytë, qeveria do të nxjerrë nga varfëria çdo shqiptar që përjeton këtë situatë.

    “Në rast se e lexuat studimin mbi varfërinë në Shqipërisë, varfëria ekstreme nga 3.6, kishte zbritur në 1.7, më shumë se përgjysmuar. Por kjo duhet të shkojë në zero dhe unë i garantoj edhe këtë 1.7 përqind të qytetarëve se ndërhyrje e shpejtë e fuqishme do të bëhet që ata ta harrojnë situatën që kanë përjetuar dhe të kenë një jetë pa dhimbje, siç e meritojnë,” u shpreh Kryeministri, duke garantuar se “jo me fjalë, por me vepra dhe vendime të tilla, qeveria do të bëjë që në mandatin e dytë as edhe një qytetar shqiptar të mos njohë varfërinë ekstreme, do të bëjë që të dalin nga varfëria, qoftë edhe me këtë veprim direkt në portofolin e tyre, edhe ata shqiptarë që, sërish, janë në varfëri.”

    Duke vlerësuar se me këtë vendim qeveria përmbush një premtim, edhe pse i vështiri për shkak të shumës së madhe, Kryeministri Berisha tha se kjo politikë do të vazhdojë.

    Kryeministria
    27/04/2009

  5. #25
    Se kuptoj pse duhet të shkruhen artikujt vetëm për politikë. Pse fillohet artikulli me fjalinë "Varferia ne vendin tone eshte reduktuar qe nga viti 2005" kur të dhënat qenkan që nga viti 2002.

    Më pas thuhet dhe që "Kjo tregon se rreth 200,000 persona nga rreth 575,000 qe ishin te varfer ne 2005 kane dale nga varferia vetem gjate periudhes 2005 deri ne 2008."

    Pastaj thuhet se kjo ulje e varfërisë gjatë 2005-2008 ka ardhur pasi janë rritur rrogat me 36.5 per qind dhe pensionet me 17.4 per qind. Po për peridhën 2002-2005 cili ka qënë shkaku që varfëria është ulur me ritëm akoma më të madh?

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Se kuptoj pse duhet të shkruhen artikujt vetëm për politikë. Pse fillohet artikulli me fjalinë "Varferia ne vendin tone eshte reduktuar qe nga viti 2005" kur të dhënat qenkan që nga viti 2002.
    PNUD nuk eshte organizate politike dhe gazeta KJ vetem sapo raporton lajmin e studimit te nxjerre nga vete PNUD.

    http://www.undp.org.al/index.php?page=detail&id=123

    Rrogat e buxhetoreve dhe pensionet jane rritur disa here ne keto 4 vjet, rritja me e fundit ndodh neser ne 1 maj. PNUD vetem po konstaton se keto rritje rrogash te buxhetoreve jane shkaku kryesor i uljes se varferise ne vend.

    Lajme te tilla duhet te te gezojne, jo te te shqetesojne.

    Albo

  7. #27
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    1,230
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    PNUD nuk eshte organizate politike dhe gazeta KJ vetem sapo raporton lajmin e studimit te nxjerre nga vete PNUD.

    http://www.undp.org.al/index.php?page=detail&id=123

    Rrogat e buxhetoreve dhe pensionet jane rritur disa here ne keto 4 vjet, rritja me e fundit ndodh neser ne 1 maj. PNUD vetem po konstaton se keto rritje rrogash te buxhetoreve jane shkaku kryesor i uljes se varferise ne vend.

    Lajme te tilla duhet te te gezojne, jo te te shqetesojne.

    Albo
    UNDP - United Nations Development Programme, mire e ke o Albo, po sa i vertet eshte ky lajmi. Dicka me habit, pasi nje tjeter organizat flet per thellesi te varferis, nje tjeter flet per daljen nga varferia, e kujt ti besosh e kujt mos ti besosh. Sa per pagat dhe pensionet e kam vene re qe jan ritur me 30% me shum qe nga 2005. Per kete nuk ka cfare te thoj njeri, po prap nuk jan ato paga per te te nxjer nga situata, si pasoj e ngritjes te pagave rriten dhe cmimet, po prap bie mbi shpinen e konsumatorit dhe renie e te ardhurave mujore, do te thot qe jan aty aty me cfare kane qene dhe me pare. Nuk e di po shumica qe poston keto lajme jetojne larg vendit, dhe nuk e perjetojne realitetin ashtu sic e perjetoj dhe shikoj une dhe shum te tjere qe jane ne Shqiperi. Sikur dhe 3 apo 4 mandate te tjera te mari kjo qeveri nuk do ta zhduki varferin dhe skamjen ne vendin tone, keto fjale datojne qe ne vitin 1992 dhe tani jemi 2009 qe i bie 17 vjet qe degjojme te njejten fjale nga te dyja forcat politike, dhe rezultati ka qene po i njeti, shum pak pune dhe shum fjale. Shpresojme te bejne dicka nje dite, nga ato fjale qe kane thene.

  8. #28
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    PNUD nuk eshte organizate politike dhe gazeta KJ vetem sapo raporton lajmin e studimit te nxjerre nga vete PNUD.

    http://www.undp.org.al/index.php?page=detail&id=123

    Rrogat e buxhetoreve dhe pensionet jane rritur disa here ne keto 4 vjet, rritja me e fundit ndodh neser ne 1 maj. PNUD vetem po konstaton se keto rritje rrogash te buxhetoreve jane shkaku kryesor i uljes se varferise ne vend.

    Lajme te tilla duhet te te gezojne, jo te te shqetesojne.

    Albo
    Besoj se nuk thashë që PNUD është organizatë politike. Thashë përse shrkuhen artikujt vetëm për politikë dhe jo për të sjellë informacionin ashtu siç është.

    Gjithashtu nuk thashë gjikundi besoj se ky lajm më shqetëson. Kënaqem që paska të paktën 7 vjet që varfëria ulet vazhdimisht në Shqipëri (jo vetëm që nga viti 2005 siç thotë fjalia e parë e artikullit). Dhe pikerisht për këtë duhet të ishtë artikulli, për të treguar ndryshimet në Shqipëri, jo për të përdorur një pjesë të statistikave vetëm për fushatë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qyfyre : 30-04-2009 më 14:48

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    [B]Kryeministri Berisha: Në mandatin


    “Në rast se e lexuat studimin mbi varfërinë në Shqipërisë, varfëria ekstreme nga 3.6, kishte zbritur në 1.7, më shumë se përgjysmuar. Duke vlerësuar se me këtë vendim qeveria përmbush një premtim, edhe pse i vështiri për shkak të shumës së madhe, Kryeministri Berisha tha se kjo politikë do të vazhdoj
    Kryeministria
    27/04/2009
    Me vjen mire qe qenka ulur niveli i varferise, por se kuptoj se si?
    Ato familje qe kam njohur ne Shqiperi qe kane qene te varfera te varfera kane ngelur. Jane arritur te mbahen me forcat e tyre ne ndonje pune private, apo nepermjet emigrimit, qe ata e dine si kane ikur. Cfare ka bere qeveria per te ulur kete nivel varferie nuk e kuptoj, te pakten me ato informacione qe me japin njerezit e mi ne Shqiperi se gazeta dhe lajme s'shikoj e s'lexoj fare. Nuk kam nerva.
    Feelings change - memories don't.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Vertet per tu cuditur me disa ketu.U vjen keq kur lexojne lajme pozitive dhe me e bukura eshte se me te gjitha menyrat mundohen tu mbushin mendjen te tjereve se gjerat jane keq dhe se ne Shqiperi eshte katastrofe dhe njerezit po vdesin rrugeve.
    Me behet qefi sa here lexoj lajme te tilla , aq me teper kur vijne nga organizata te njohura per saktesine e tyre.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Varfëria dhe mizerja.
    Nga DI_ANA në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 18-01-2017, 05:25
  2. Berisha: Qeveria në ndihmë të familjeve që marrin ushqimet me lista
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 28-04-2016, 20:25
  3. Ekonomia (S.K.ZH.E.S.)
    Nga Gerrard në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 22:01
  4. Presidenti në majën e piramidës së pagave
    Nga Davius në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-08-2006, 03:22
  5. Policia Shqiptare: 2002 Krimi I Organizaur Drejt Rritjes
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-01-2003, 18:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •