Ndryshuar për herë të fundit nga strano : 06-06-2006 më 13:58
Shpejtesine e vertete se shef dot kure pasi shpejtesia varet nga shume faktore.
1- Serveri me te cilin ti ben komunikimin.
2- Sa e ngarkuar eshte linja e serverit ku ti lidhesh (ketu nenkuptoj serverin e faqes apo serveri ku ben shkarkimet)
3- Sa nyje trafiku kalon
4- ne DSL Sa larg ndodhesh ti nga DSLAM i ISP ku ti mer sinjalin etj etj etj
Ardi
Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
N. H. Schwarzkopf
Shpejtesia e "vertete" eshte larg nga ajo teorike, per me tepe kur behet fjale per
ADSL shumica a ISP-ve vene ne plan te pare shpejtsine "ATM" qe kur i
heq "header-at" bie ne rreth 70-80% shpejtesi/ngarkese efektive.
Ke plot faktore te tjere te cilat ka permendur Ardi me siper, te gjitha ndikojne
ne "shpejtesine" reale. Nje gje eshte e sigurt, nuk mund te shkosh me shume
se shpejtesia teorike, ne rastin e ADSL-it e percaktuar nga ISP-ja ne nivelin
e DSLAM-it.
Ne rastin tim, ISP-ja na ofron faqen e DSLAM - it ku shikon shpejtesine
teorike ATM e plot parametra te tjere. Nqs je i lidhur me modem/router me
sistem te vetin, ne pergjithsi aty shikon shpejtesine teorike te linjes.
psh shpejtesia teorike (ATM) 832kbs ne upload dhe 6Mbits/s ne download.
Ne praktik nuk arrij me shume 60Kbytes/s ne upload dhe 500-600Kbytes/sec.
Per te pasur nje ide me te qarte rreth lidhjes tende te internetin mund te besh dy gjera.
1. Testimin nga nje faqe interneti per shpejtesine qe ke. te keshilloj http://www.bandwidthplace.com/speedtest/. Duhet (duke pasur parasysh dhe informacionet qe jane dhene me siper nga te tjere), te mos kesh asnje program qe aktualisht po shkarkon ne internet si dhe asnje faqe interneti tjeter te hapur. Pra e vetmja gje qe kerkon lidhjen me internetin te jete browser-i me te cilin punon. Sidoqofte rezultati asnjehere smund te jete 100% i sakte.
2. Metoda e dyte eshte dicka me e vazhdueshme. Nese programi qe vjen me aparatin tend adsl nuk ka nje mates bande mund te shkarkosh DU Meter ose Bandwidth Monitor. Ne kete menyre do te kete nen vezhgim konstant hapesiren e bandes qe aktualisht perdor.
Kam kompjuterin te lidhur ne lan dhe shpejtesia eshte e vogel. Perdor lan or high speed connections dhe network bridge nuk me aktivizohet. Kush me ndihmon duke shpresuar se do rritet sa do pak shpejtesia e internetit
Rimi, me cfar kompanie e ke linjen e internetit dhe sa paguan per shpejtesin 128 kbps . Nqs do po te tregoj se sa e ka Telekomi shqiptar lidhjen ADSL ip dinamike
:
256 kbps = 108 000 lek te vjetra (e ke cmimin megjith TVSH)
512 kbps = 216 000 lek te vjetra megjith TVSH
Ke goxha ndryshim nqs mer nje linje te pakten 256 kbps, por duhet te kesh nje nr telefoni qe te kesh mundesin e ksaj lidhjeje.
sa per ta rifreskuar
Albtelecom me 3000 leke(te reja) 256/64 me shume sbesoj ta ulin para vitit te ri.
Kisha nje pyetje se a eshte e mundur nga pc te ndryshoj shpejtesin e internetit , qe te dowload me shpejt etj etj , nuk eshte problem se harxhon shume GB , kryesorja te shpejtesohet linja , nese eshte e mundur , flm![]()
Sui generis
Kam nje pyetje per torrent.Kam internet ADSl 256/128 kb/s,zakonisht shkarkoj me 25-29 KB/S.A mund te shkarkoj me me shume shpejtesi p.sh me 60-70 KB/s ku ka shume seeds?
Faleminderit!
jo, nuk mundesh
bile me ato shpejtesi qe shkarkon je shume mire per linjen qe ke. shpejtesia tende ne kete rast kufizohet nga bandwidth qe ke.
You were meant for me. Perhaps as a punishment.
Krijoni Kontakt