Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 70
  1. #21
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Citim Postuar më parë nga EdiR
    Edi une kam shume respek per personin tende dhe per mendimin time je nje nga njerzit me te zgjuar ketu ne forum persa i perket Informatikes ne pergjithesi por ne postimin me lart me duket se nuk je treguar shume i sakte me trego nese jam une gabim por zakonisht transferimi i informacionit nepermjet internetit TCP/IP matet me bits dhe jo me Bytes.
    Thjesht per te te ngacmuar pak mos ma mer per keq. Te uroj gjithe te mirat dhe vazhdo ne punen e mire qe ben duke ndihmuar te gjithe.
    EdiR
    Faleminderit për respektin Edi.
    Atë që thua ti e kam të qartë dhe e kam shprehur më parë në temën Shpejtësia e Internetit.

    Citim Postuar më parë nga edspace
    Shpejtësia e rrjeteve kompjuterike matet me bite për sekondë dhe njësitë shkruhen më "b" të vogël (Kbps, Mbps). Madhësia e skedarëve matet me bajte dhe shkruhet me "B" të madhe (KB, MB).
    Në rastin më lart përmënda bajt për sekondë për të kujtuar Eduardin që ka ndryshim midis 128 kilobits dhe 128 kilobajts. Gjithësesi, nuk është gabim edhe sikur të përdorësh bajte për shpejtësinë e internetit. Shumicës së njerëzve nuk u interesojnë bitet, por bajtet, sepse kur shkarkojnë një skedar nga interneti e shikojnë shpejtësinë në KB/sek. Nëse lidhja është 128 kilobite për sekondë, e pjestojmë atë numër me 8, dhe mund të themi që lidhja lejon të shkarkosh deri në 16 kilobajte për sekondë. Çfarëdo njësie të përdorësh, shpejtësia është e saktë. Megjithate, në botën e informatikës, është rënë dakort të përdoret njësia më e vogël (bit) për transferimet dhe njësia më e madhe (bajt) për sasinë.
    Edi

  2. #22
    anetar i rregullt Maska e fioreal
    Anëtarësuar
    05-07-2003
    Vendndodhja
    Ne planetin Toke
    Postime
    124

    Lidhja e internetit duket më e ngadaltë

    Kam nje problem me cilesine e internetit.Pasi eshte formatuar Kompjuteri nuk po punon si me pare.Raporti ndermjet Send dhe Received ne ikonen qe tregon shpejtesine eshte gjithmone ne disfavor te Received.psh kur Send tregon 3.952 Recived 2.952 dhe ne momentin qe te dyja ikonat ndizen se bashku atehere mund te klikosh ndryshe del mesazhi kjo faqe nuk mund te hapet .Kush ka mundesi te me shpjegoje pse ndodhe?
    ..I grandi ci sembrano grandi fino a quando stiamo in ginocchio...

  3. #23
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    CA lloj sherbimiinterneti eshte .... recive edhe send nuk eshte e thene qe te jene gjihtmone ne te njejtin proporcojon pasi ndryshon upload me download speed

    ke bere ndonje ndryshim pas formatimit ...!

    Ardi
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  4. #24
    anetar i rregullt Maska e fioreal
    Anëtarësuar
    05-07-2003
    Vendndodhja
    Ne planetin Toke
    Postime
    124
    Sherbimim i internetit qe ofron Albtelekom.Me ate kam punuar gjithe kohes dhe nuk ka qene keshtu.Ne formatim skam bere ndonje gje te vecante.si perhere.Megjithate faleminderit
    ..I grandi ci sembrano grandi fino a quando stiamo in ginocchio...

  5. #25
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Fioreal, ato numra që shikon tek tabela e rrjetit nuk tregojnë shpejtësinë e internetit, por sa informacion ke shkëmbyer me internetin. Mos u kushto rëndësi numrave dhe dritave.

    Shpejtësia e internetit ndryshon nga shumë faktorë dhe nuk mund të jetë për faj të kompjuterit tënd, por edhe për faj të Albtelekom. Kompjuteri krijon një arkivë me faqet më të vizituara që t'i hapë ato më shpejt. Kjo arkivë është fshirë sepse ti e formatove kompjuterin, kështu që duhen disa ditë sa të mbushet prapë arkiva dhe pastaj faqet do hapen pak më shpejt.

    Besoj se Albtelekom ofron lidhje 56K, apo jo? Provo të shkarkosh ndonjë skedar nga interneti dhe shiko sa do arrijë shpejtësia e shkarkimit. Po arriti 4-5 KB/sek, e ke në rregull internetin.
    Edi

  6. #26
    anetar i rregullt Maska e fioreal
    Anëtarësuar
    05-07-2003
    Vendndodhja
    Ne planetin Toke
    Postime
    124
    Ky eshte mesazhi qe del sa here qe klikoj dicka.


    ERROR
    The requested URL could not be retrieved

    --------------------------------------------------------------------------------

    While trying to retrieve the URL: http://rds.yahoo.com/;_ylt=Aj1TRmWu9...%2F000020.html

    The following error was encountered:

    Access Denied.
    Access control configuration prevents your request from being allowed at this time. Please contact your service provider if you feel this is incorrect.

    Your cache administrator is webmaster.



    --------------------------------------------------------------------------------

    Generated Fri, 30 Sep 2005 19:53:40 GMT by FIER.FIER (squid/2.5.STABLE7)
    ..I grandi ci sembrano grandi fino a quando stiamo in ginocchio...

  7. #27
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Atë mesazh ta nxjerr kompania që të ofron internetin. Kontakto kompaninë që të të japin leje për atë adresë.
    Edi

  8. #28
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Lidhja e internetit duket më e ngadaltë

    --------------------------------------------------------------------------------

    Kam nje problem me cilesine e internetit.Pasi eshte formatuar Kompjuteri nuk po punon si me pare.Raporti ndermjet Send dhe Received ne ikonen qe tregon shpejtesine eshte gjithmone ne disfavor te Received.psh kur Send tregon 3.952 Recived 2.952 dhe ne momentin qe te dyja ikonat ndizen se bashku atehere mund te klikosh ndryshe del mesazhi kjo faqe nuk mund te hapet .Kush ka mundesi te me shpjegoje pse ndodhe?
    ====
    Ne qofte se ke windows xp me sp2 pak,atehere eshte vete faji i windowsit.Ky difekt ka te beje me lidhje te njekohshme TCP/IP.Me default windows XP pa Sp2 e ka pas 10 lidhje te njekohshme TCP/IP.Microsofti per arsye sigurie ne njeren prej patcheve,azhurnimeve te nxjerra kete vit e ka ndryshuar lidhjen e njekohshme TCP nga 10 lidhje te njekohshme ne 5.Pikerisht ky patch qe mund ta kesh instaluar ne kompjuter eshte shkaku,qe ti i shikon faqet te hapen shume ngadale,ose te mos hapen fare.Kur klikon ne nje link ose fut nje adrese,faqja hapet shume shume ngadale ose del nje Faqe"this page can not be displayed"
    Per ta rregulluar kete difekt mund te perdoresh nje komande start/run dhe aty fut komande netshwinsock.reset,dicka e tille se mbaj mend mire.Ka nje artikull te mikrosoftit per te ndryshur numrin e lidhjeve te njekohshme nga 5 ne 10.Ky artikull ka te beje me modifikime ne regjister,po nuk eshte shume i qarte.
    Mund te perdoresh me shume sukses programin XP Antispy 3.94-2 http://www.softpedia.com/get/Interne...PAntispy.shtml programi eshte falas.Kur ta hapesh shiko nen Internet explorer 6.Vendosi me miun shenjen e v-se katrorit te bardhe bosh perpara rreshtit qe thote "increase max conection per server to 10".Kliko poshte ne Apliko settings dhe e mbyll programin.Do shohesh qe faqet do hapen normal dhe shpejt.
    Per arsye te panjohura difekti pas ca kohesh mund te perseritet.Hap programin,boshatis katrorin nga shenja e v-se tek "increase......connection"Pastaj
    kliko poshte apliko settings.Shko perseri vendosi shenjen e v-se katrorit dhe kliko poshte apliko settings dhe mbyll programin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 30-09-2005 më 19:22
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #29
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anëtarësuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    Nga errori me siper duket nje problem konfigurimi i Albtelecom-it.
    Ata perdorin squid si proxy dhe zakonisht ka qene e keshillueshme qe te perdoresh kete proxy direkte duke vene tek:
    Control Panel -> Internet Options-> Connections -> Lan Settings -> kliko "Use proxy server for your LAN -> tek
    Address:= 192.168.16.2 Port:=8080

    te pakten kjo ka qene deri vone dhe sduhet te kesh keto probleme.

  10. #30
    forever hers Maska e Eagle
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Ate punen e 10 apo 5 lidhjeve te njekohshme nuk e kuptova.Une di qe ne xp nese ju share skedar ne rrjet d.m.th. e perdor xp si server mundet qe deri ne 10 user ne te njejten kohe te aksesin resurset ne kompiuterin tend i 11-ti duhet te prese.Se ku lidhet kjo me internetin apo me tcp/ip si protokoll ????!!!!!!
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit - 10 qershor 1878
    Nga Taulant-Dardani në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 11-06-2023, 07:23
  2. Ç'mendim keni për internetin?
    Nga AuGuSt_ në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 11-05-2009, 05:17
  3. Si bëhet lidhja e internetit të Pc dhe loptopit me warieles kartë
    Nga Dardiafro në forumin Rrjeti kompjuterik
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-03-2009, 15:18
  4. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  5. Lidhja e internetit me satelit
    Nga balada në forumin Rrjeti kompjuterik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-08-2006, 07:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •