Dinamo-Varteks, prova e pare per Intertoton
E Shtune, 18 Qershor 2005
Dinamo do te dale sot ne oren 20.00, ne fushen e "Qemal Stafes", perballe skuadres kroate, Varteks te Varazhdinit, per te luajtur ndeshjen e pare te turit te pare te Kupes UEFA. Blute i kane vene synim vetes qe te kalojne dy ture ne kete kupe, por fillimisht duhet t'i bejne llogarite me kroatet qe jane me te suksesshem sesa ata ne Europe. Varteks mberriti ne Tirane vetem ne oren 19.00 te dites te djeshme dhe u vendos ne Hotel Eklips, ne dalje te Tiranes, ne rrugen nacionale Tirane-Elbasan. Ata do te bejne vetem sot (me shume mundesi) nje stervitje shume te lehte ne "Qemal Stafa", thjesht per t'u njohur me terrenin. Dinamo eshte e grumbulluar ne klub dhe ka bere stervitje dje ne oren 17.30. Ende ne pikepyetje "rojtari" i portes, pasi mbeten ne balotazh Llazi e Zendeli. Gjyqtare te ndeshjes jane maltezet Anthony Zammit, Alan Camilleri e Charles Micallef. Dinamo besohet se do luaje me skemen 4-4-2, sipas ketij formacioni te mundshem:
Zendeli (Llani?) - Xhafa, Diop, Aba Kone, Escudero - Dhembi, Deliallisi, Gaye, Marinho - Goudjabi, Tiko.
Kush eshte Dinamo
Ne Kupat Europiane
Ne vendin e 303-te ne renditjen e pergjithshme: 11 pjesemarje, 28 ndeshje, 5 fitore, 6 barazime, 17 humbje, golat: 15-42, 16 pike.
Ne Kupen Intertoto
0 pjesemarrje, 0 ndeshje, 0 fitore, 0 barazime, 0 humbje, golat: 0-0, 0 pike.
Kush eshte Varteks
Ne Kupat Europiane
Ne vendin e 208-te ne renditjen e pergjithshme: 5 pjesemarje, 24 ndeshje, 13 fitore, 3 barazime, 8 humbje, golat: 49-34, 29 pike.
Ne Kupen Intertoto
Ne vendin e 315-te ne renditje: 1 pjesemarrje, 6 ndeshje, 3 fitore, 1 barazime, 2 humbje, golat: 9-8, 7 pike.
Ja skuadra e Dinamos:
Portiere: Gjika, Lika, Zendeli; Mbrojtes: Bregu, Diop, Escudero, Kone, Tase, Soto, E.Xhafa; Mesfushore: Alikaj, Bejtja, Deliallisi, Dhembi, Fall Pape, Gaye, Marinho, Poci, Qorri; Sulmues: Fernando, Goudiaby, Ivan, Stafa, Tiko, F.Xhafa
Ja skuadra e Varteksit:
Portiere: Kopric, Mance; Mbrojtes: Bashic, Ipsha, Jurcevic (Bosnje), Kastel, Kristic, Mujanovic, Plantic, Pokrivac; Mesfushore: Shafaric, Begovic, Benko, Golik, Jertec, Melnjak, Ramadani, Vukman; Sulmues: Marjanovic, Mohorovic, Novinic
marre nga korrieri
Mendoj qe Dinamo i ka te gjitha mundesite per ta kaluar Varteksin, duke pasur parasysh edhe perforcimet e bera nga Dinamo keto muajt e fundit, formen e mire qe eshte duke kaluar ekipi, dhe trajnimet e forta te bera nga trajneri i ri (qe duket te jete i suksesshem) argjentinas. Poashtu, Varteks edhe pse vjen nga kampionati kroat (qe eshte i nje niveli mesatar), nuk eshte ndonje ekip i madh si Hajduku etj. ne Kroaci. Hajduku kampioni i Kroacise ne javen e fundit te kampionatit kroat, e mundi Varteksin me 6:0.
Me kalimin e Varteksit, ne turin e dyte Dinamos i bie te luaj me fituesin e Turku (Finlande) - Akranes (Islande), pra edhe kjo relativisht jo e veshtire per Dinamon ta kaloj. Ne turin e trete pastaj i bie te luaj me fituesin e Lens (France) - dhe sipas te gjitha gjasave Lech (Poloni), qe me pak fat mund ta kaloi edhe kete, edhe pse do jete e veshtire, dhe te kaloj ne cerekfinale.
I urojme shume fat Dinamos dhe nje perfaqesim sa me dinjitoz.
Tu-tung
Krijoni Kontakt