Close
Faqja 39 prej 44 FillimFillim ... 293738394041 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 381 deri 390 prej 435
  1. #381
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Ideja ėshtė tė diskutohet pėr ēėshtje qė gjejnė mbėshtetje nė burime tė kohės dhe jo emotivizma komuniste apo serbe. Njė trajtim sa mė shkencor i figurės sė Skėnderbeut shmang interpretimet kontradiktore rreth figurės sė tij dhe hedh dritė mbi paqartėsitė e veprimeve tė tij ''tė kontestuara'' nėn dritėn e identitetit fetar tė shek XXI. Tė shkėpusėsh njė pjesėz nga ky shekull dhe ta inkuadrosh nė mesjetė dhe anasjelltas normalisht qė do krijojė njė nyje gordiane tė pazgjidhshme. Dhe mė pas pason proēesi i pyetjeve non sens.
    relata refero

  2. #382
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga Uriel Lexo Postimin
    Ideja ėshtė tė diskutohet pėr ēėshtje qė gjejnė mbėshtetje nė burime tė kohės dhe jo emotivizma komuniste apo serbe. Njė trajtim sa mė shkencor i figurės sė Skėnderbeut shmang interpretimet kontradiktore rreth figurės sė tij dhe hedh dritė mbi paqartėsitė e veprimeve tė tij ''tė kontestuara'' nėn dritėn e identitetit fetar tė shek XXI. Tė shkėpusėsh njė pjesėz nga ky shekull dhe ta inkuadrosh nė mesjetė dhe anasjelltas normalisht qė do krijojė njė nyje gordiane tė pazgjidhshme. Dhe mė pas pason proēesi i pyetjeve non sens.
    Ashtu ke qejf ta analizosh ti apo dikush tjetėr, nė frymėn e filozofisė kohore qė pėrcakton rrymėn e zhvillimit social dhe shkencor, pra dekonstruktivizmit. Por dikush tjetėr do qė figurėn e Skėnderbeut ta analizoj me Barletin, Lavardinin apo dikė tjetėr qė ka analizuar ato kohėra nė atė kontekst, sepse fundia fundit Skėnderbeu nė ato kohė jetoi, jo tani. Kjo ėshtė cėshtje preferencash fatkeqsisht, ku theksi i fatkeqsisė bie mbi rrymat letrare kritike tė ngritura nė kėmbė nga relativizmi qė ka mbėrthyer filozofinė. Skėnderbeu duhet tė analizohet nė kontekstin historik ku ka jetuar ai, dhe nė kontekstin shumė tė lashtė historik tė popullit tonė.
    Sot nuk bėhet shkencė, sot ka relativizma, a je "smart ass" tė marrėsh njė fjali, ti japėsh spondėn qė dėshiron, tė shkruash njė libėr kontradiktor me spekullime pėr ti dhėnė rrugė tė tjera spekullimeve. Pak a shumė historia e fqinjėve tanė, pa bosht filozofik. E keqja ėshtė se kjo mungesė boshti po na shitet si progres sot dhe si rryma mė pėrparimtare pėr tė "thyer" mitet e vjetra.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #383
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetė se di.... :)
    Postime
    808

    Tezat shkencore rreth prejardhjes sė Kastriotėve

    Huazuar nga "Gazeta Tema online"

    Kryeredaktor Mero Baze E Djele, Mars 06, 2011

    Dossier







    Rreth emėrtimit “Mazrek” tė Kastriotėve(1)

    Ja tezat shkencore rreth prejardhjes sė Kastriotėve

    Nga Dr. Shefqet Hoxha

    Megjithėse po mbushen 600 vjet nga lindja e Gjergj Kastriotit – Skėnderbeut, ende nuk ka gjetur zgjidhje tė gjithėpranueshme problemi i origjinės krahinore tė Kastriotėve, pėr tė cilėn janė shprehur shumė historianė e studiues, duke nisur nga Marin Barleci (1508-1510)1. Po ashtu, ka edhe ēėshtje tė tjera tė paqarta, ndėr to edhe ajo se Kastriotėt kanė pasur ose jo edhe njė mbiemėr tjetėr, Mazrek. Sqarimi i kėtij problemi i shėrben edhe ndriēimit tė origjinės sė Kastriotėve dhe pėrcaktimit tė vendlindjes sė Skėnderbeut.

    Dėshminė e parė pėr pėrkatėsinė e mbiemrit Mazrek nga Kastriotėt e kemi nga Flav Komneni, njė princ shqiptar nga dera e Engjėllorėve tė Drishtit dhe tė Tivarit (1553)2. Gjenealogjinė e Kastriotėve tė kėtij shkrimtari tė shek. XVI e ka tumirė dhe shpaluar edhe historiani Frenk Dy Kanzhė (Du Cange), nė vitin 17293. Sipas asaj dėshmie, stėrgjyshi i Skėnderbeut quhej “Konstandin Kastrioti” dhe mbante edhe mbiemrin “Mazėrek” (Meserechus): Constantinus Castriotus, cognomento Meserechus, Aemathiae et Castoriae Princeps, vel Dominus, memoratur a Flavio Comneno, qui eum obiisse ait anno MCCCXC”4.

    Gjenealogjia qė na ka lėnė Flav Komneni pėr Kastriotėt vėrtetohet edhe nga tė dhėna tė tjera tė pavarura, megjithėse Hahni5, Hopfi6 e Historia e Shqipėrisė (1959,1967)7 e quajnė autorin “hartues gjenealogjish tė fabrikuara”. Kėsaj akuze i janė pėrgjigjur F. Noli8, A. Gegaj9, dhe D. Radeshi10.

    Sipas F. Nolit, “Hopfi gabohet trashėrisht kur e cilėson (Flav Komnenin) si “tė vetėquajtur princ”. Pas dėshmimit tė Tivarasit, tė anonimėve dhe tė Dhimitėr Frengut, shtėpia Engjėlli, tė cilėn s’e pėrment fare Hopfi, ishte princore dhe nga ato mė tė vjetrat e Shqipėrisė… Nofta ato qė e bėnė Hopfin ta hedhė nė shportė kėte gjeneallogji – vijon Noli - janė fjalėt Mazaraka dhe Kastria… Po kjo ndreqet lehtė: Castoria dhe Meserachus mund tė jenė fshatrat Kastria afėr Drinit dhe Mazreku afėr Shkodrės, a afėr Drinit nė Has; pas kėsaj, Konstandin Kastrioti del princ i Kastrisė (Kosturit – Sh.H.) dhe i Matit”11.

    “Pėr Hopfin e Hahnin Flav Komnen Engjėlli ėshtė njė “fabricant de fausses généalogies” - ka shkruar A. Gegaj. Shėnojmė, ndėrkaq, se pėr emrin “Mazrek” (Meserechius) ai nuk gabon – thotė ai.12

    D.Radeshi mendon se “duhet bėrė njė dallim. Kur prejardhjen e fisit tė tij Engjėlli e nxjerr si pasardhės i perandorėve tė Kostandinopojės, kjo mund tė jetė fantazi, por pėrsa i pėrket fisit tė Kastriotėve, nuk na gėnjen, nuk ėshtė “fantazist”dhe s'kish pse ta bėnte kėte. Engjėlli na thotė se gjyshi i Skėnderbeut ishte “Konstandin Kastrioti, i mbiquajtur Mazėreku, princ dhe zot i Matit (Aemathiae) dhe i Kosturit (Kastoriae), vdekur mė 1390”. Duke u nisur se Kastriotėt sundonin nė fillim nė Has, mbiemrin e dytė, Mazėreku, ata mund ta kenė marrė nė fshatin Mazrek tė Hasit. Kėtu, nė Has, gjindet edhe fshati Kostur qė ishte edhe pronė e Kostandinit…”13

    Si tė dhėna tė pavarura qė mbėshtesin dėshminė e Flav Komnenit (1553), kemi disa akte noteriale tė shek.XV qė i ka zbuluar e bėrė tė njohura G.Schiro.14 Kėto akte, regjistruar “nė motin e Skėnderbeut” dėshmojnė se me mbiemrin Mazėrek ėshtė quajtur ai vetė dhe nipi i tij, Gjergji, i mbiquajtur “Skėnderbeu i Ri”:

    -“… me anėn e njė letre janė rekomanduar pranė nesh Pjetėr Manushi i Privatės, Zahari Gropa, Pjetėr Kuqari dhe Pal Manushi, fisnikė shqiptarė dhe epirotas, farefis me tė famshmin dhe tė pathyeshmin kapedan Gjergj Mazerek Kastriotin Skėnderbeun… erdhėn pėr strehim nė kėte mbretėri. Dhėnė mė Barkinomi, mė 18 tetor 1467”;14

    -“Gjergj Mazerek Kastriotit, Dhimitėr Kuqa Reresit dhe Pjetėr Bider Laskarit tė Palas Adrianit, dioēezit tė Palermos tė Mbretėrisė sė Sicilisė, shėndet dhe bekim apostolik. Me qenė se tė parėt tuaj, princa tė Epirit dhe tė Shqipėrisė, mbasi tokat e tyre u pushtuan nga turqit, erdhėn nė Sicili pėr tė ruajtur fenė katolike… konfirmojnė tė gjitha liritė…”. Dhėnė, Shėn Pjetėr, 13 maj 1515.15

    Nė njė dokument tjetėr qė mban datėn 1 shtator 1448, thuhet: “pro quorum remuneratione, actua antiqua nobilitate, quae ex clarissima familia Masrek Castriota Epirotarum principe originem traxit” (“Sipas kujtimeve tė tilla tė familjes suaj fisnike [familja e Giorgio Reres. Sh.H.], e keni origjinėn nga familja e shumė tė shkėlqyerit Mazrek Kastriotit, princ epirotas).16

    Mė 8 tetor 1467 janė regjistruar dy akte noteriale. Nė njėrin shėnohen “Constantinus Masrechius Castriota Epiri et Albaniae Reguli” dhe “Georgü Masrechij Castriota Scanderbegh…”; nė tjetrin “Georgij Masrechij Castriota Scanderbegh Albaniae et Epiri Principis…”.17

    Njė dėshmi tjetėr e pavarur mund tė jetė edhe njė e dhėnė e M.Beēikemit, sipas sė cilės njė kapedan me emrin Mazrek, ndoshta njėri nga djemtė e Gjon Kastriotit, qė ndodhej nė ushtrinė serbe, rrethoi Shkodrėn, me qė gjatė viteve 1419-1422 Gjon Kastrioti ishte aleat i Stefan Llazareviqit.18

    Nė mbėshtetje tė ekzistencės sė ēiftit mbiemėror Mazrek-Kastriot vijnė edhe pohimet e Piskosė, Barbarikut, Nolit, Gegajt, A. Budės, D. Radėshit, D. Kurtit e ndonjė tjetri.

    Pisko ka shkruar se mbiemri i parė e familjes Kastrioti ka qenė Mazrek dhe ky fshat ndodhet pranė Shkodrės.19

    E. Barbarich thotė se “Kastriotėt duket tė jenė me origjinė prej Mazrekut, fshat qė gjendet mbi kodra nė faqen e malit tė Cukalit. Ka tė ngjarė nė fakt qė Mazreku tė ketė qenė emri mė i vjetėr i kėsaj familjeje shumė fisnike shqiptare, siē dėshmojnė Du Cange e Flav Komneni…”.20

    F. Noli ėshtė shprehur se duke mbledhur dėshmimet e ndryshme, kėto mund t’i pajtojmė kėshtu: “Kastriotėt rrjedhin nga katundi Kastriot i Dibrės ose nga njė fshat i quajtur Kastria, qė ndodhej a nė Mat, a nė Mirditė, a nė Has (Mirditėn dhe Hasin i kishte Gjon Kastrioti, po Barleti s’ua pėrment emrat fare dhe i pėrmbledh nė emrin e pėrgjithshėm Aemathiae), a pranė Mazarakut, a nė Kastrat, sidomos nė malėsitė afėr Drinit…”.21

    Ndryshe kėtyre, A.Gegaj thotė prerasi se “Mazreku ndodhet nė Has. Emri mė i vjetėr i Kastriotėve, Mazrek ishte i panjohur nga kronikanėt bashkėkohorė. Ai u zėvendėsua mė vonė nga mbiemri Kastriot. Familja Kastrioti e ka sjellė mbiemrin e parė nga fshati Mazrek, qė gjendet nė krahinėn e Hasit…22

    Nė zėrin “Kastriotėt” tė Fjalorit Enciklopedik Shqiptar (1985), A. Buda ėshtė shprehur se “Kastriotėt ishin me prejardhje nga Hasi dhe kishin atje fshatrat me emėr Mazrek, Kostur…23, pra le tė nėnkuptuar emėrtimin “Mazrek” qė e kishin pasur ata.24

    Dilaver Radeshi nė punimin “Principata e Kastriotėve”25 tė vlerėsuar nga A. Dyselje,26 rimerr nė analizė gjenealogjitė e Kastriotėve tė Engjėllit (Flav Komnenit), tė Muzakės dhe tė Hopfit; parapėlqen atė tė parėn, sepse – sipas tij – kujtimet e Muzakės nuk janė tė sakta, ndėrsa ajo e Hopfit quan stėrgjysh tė Skėnderbeut Branilon e Vlorės tė vitit 1368, pra njė sllav.27 Ndėrkaq, Engjėlli – siē kemi thėnė – i mbiquan Kastriotėt “Mazrekė”. Dhe, me qė Kastriotėt sundonin nė fillim nė Has, mbiemrin e dytė mund ta kenė marrė nga fshati Mazrek i kėsaj krahine, sepse kėtu gjendet edhe fshati Kostur qė ishte pronė e Konstandinit, gjegjėsisht e Kastriotėve.28

    Edhe studiuesi matjan, D. Kurti, pasi rreket tė gjejė dėshmi pėr ekzistencėn e njė toponimi dhe patronimi Mazrek nė Mat, pėrfundon duke thėnė se ato janė “prova” qė mbėshtesin tė dhėnat dokumentare e bibliografike dhe motivojnė mbajtjen e mbiemrit Mazreku – Kastrioti nga Kastriotėt.29

    Po kundėr tė gjitha kėtyre tė dhėnave provuese se mbiemri i parė i Kastriotėve ka qenė Mazrek, ėshtė shprehur historiani Kristo Frashėri. Nė veprėn “Skėnderbeu-Jeta dhe vepra”,30 nė funksion tė tezės sė tij se “Kastriotėt e kanė pasur origjinėn nga familje shqiptare nga Dibra e Poshtme”, autori rrjeshton disa argumente mohuese qė po i analizojmė mė poshtė.

    Vijon numrin tjeter



    Shėnime:

    1) M. Barletius, Historia de Vita et Gestis Scanderbegi Epirotarum Principis… Impressum Romae per RV S.a (1508-1510). Shih edhe pėrkthimin nė shqip nga S. Prifti, Skėnderbeu, Tiranė, 1964, 1968.

    2) Angelo Andrea, Genealogia d’Imperatori Romani et Constantinopolitani et de regi, principi et Signori…, Roma, 1553.

    3) Da Cange, Historia Byzantina Dublici Commentario Illustrata, Part I, Familiae Augustae, Arna et Insignia, Venice, Bartolemeo Javarina, 1729 (Gjenealogjinė e Kastriotėve e ka nė faqen 270).

    4) Nė shqip: “Konstandin Kastrioti, me mbiemrin Maserek, princ ose zot i Matit dhe i Kastorisė, kujtohet prej Flav Komnenit, i cili thotė se vdiq nė vitin 1390”.

    5) J.G. von Hahn, Reise durche die Gebiete des Drin und Wardar, Vienna, 1867

    6) Ch. Hopf, Chroniques Gréco-Romanes, Berlin, Weidmann, 1873

    7) Historia e Shqipėrisė, botim i Universitetit tė Tiranės, vėll.I. Hartuar nga Selim Islami e Kristo Frashėri, Redaktorė pėrgjegjės: A. Buda, S. Pollo, Tiranė 1959. Ribotuar mė 1967.

    8) Historia e Skėnderbeut (Gjergj Kastriotit) Mbretit tė Shqipėrisė 1412-1468. Prej Peshkopit Theofan (F.S.Noli). E botuar prej Shoqėrisė Korchare “Arėsimi”, Boston, Shtypshkronja e Diellit, 1921.

    9) L’Albanie et l’Imvasion Turque au XV-e siécle, Université de Louvaine, Paris, 1937, p. 33, shėn. 2.

    10) D. Radeshi, Principata e Kastriotėve, nė BUShT, SSHSH, 4, 1961, f.28-29.

    11) F. Noli, po aty, f. 65, shėn.2.

    12) A. Gegaj, po aty.

    13) D. Radeshi, po aty.

    14) G. Schiro, Gli Albanesi e la questione balcanica, Napoli, 1904, f. 199, 216-218, 400, 599-600

    15) Po aty, f. 400; D. Radeshi, po aty, f.30, shėn.2

    16) Po aty, f.201; D. Radeshi, po aty, f.30, shėn.3

    17) Po aty, f. 199; A. Gegaj, po aty, f. 33, shėn.2

    18) Shih rev. Leka, nr.67, 1938, f.344, shėn.7; D. Radeshi, po aty, f.30, shėn.15

    19) J. E. Pisko, Skanderbeg, Historische Studie, Wien, 1894, f.126; A. Gegaj, po aty, f.34, shėn.1

    20) E. Barbarich, L’Albania, Roma, 1905, f.177, shėn.2; “I Castrioti sembrano originari di Maserek, villaggio posto sui colli alle falde del monti Zuccali. Sembra infatti che Maserek sia stato il nome piu antico di questa nobilissima famiglia albanese, come attestano Ducange e Flavio Comneno…”; F. Noli, Historia e Skėnderbeut… 1931, f. 66, shėn.2

    21) F. Noli, po aty, f.67

    22) A. Gegaj, po aty, f. 33-34: “Leur nom le plus ancien, Mazreku, etait inconnu des chroniqueurs contemporains. Il fut remplacé plus tard par celui de Castriota. La famille des Castriota a emprunté son premier nom au village de Mazreku, situé dans la region de Hasi”.

    23) Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranė, 1985, f. 460.

    24) Nė punimin “Fytyra e Skėnderbeut nė dritėn e studimeve tė reja, nė “Buletin i Institutit tė Shkencave”, nr.3-4, Tiranė, 1951, A. Buda pėrmend tė dhėnėn e A.Gegajt se Kastriotėt rrjedhin nga njė katund Mazrek nė Has.

    25) Botuar nė Buletin i Universitetit Shtetėror tė Tiranės, SSHSH, 4, 1961

    26) A. Dyselje, Dalja nė det e principatės sė Kastriotėve prej fundit tė shek.XIV deri nė vdekjen e Skėnderbeut, nė “Konf. e Dytė. Stud.Alb.”, I, Tiranė, 1961, f.121.

    27) Po aty, f. 28 (pra i sllavizon Kastriotėt).

    28) Po aty, f. 29.

    29) D. Kurti, Mbi prejardhjen e familjes sė Kastriotėve, nė “Konf. e Dytė e stud.Alb.”, vėll.I, Tiranė, 1969, f. 624

    30) K. Frashėri, Skėnderbeu – Jeta dhe vepra, Tiranė 2002.



    Mazreku ndodhet nė Has

    A.Gegaj thotė prerasi se “Mazreku ndodhet nė Has. Emri mė i vjetėr i Kastriotėve, Mazrek ishte i panjohur nga kronikanėt bashkėkohorė. Ai u zėvendėsua mė vonė nga mbiemri Kastriot. Familja Kastrioti e ka sjellė mbiemrin e parė nga fshati Mazrek, qė gjendet nė krahinėn e Hasit…

    Nė zėrin “Kastriotėt” tė Fjalorit Enciklopedik Shqiptar (1985), A. Buda ėshtė shprehur se “Kastriotėt ishin me prejardhje nga Hasi dhe kishin atje fshatrat me emėr Mazrek, Kostur…, pra le tė nėnkuptuar emėrtimin “Mazrek” qė e kishin pasur ata.



    Nė mbėshtetje tė tezės Mazrek-Kastriot

    Njė dėshmi tjetėr e pavarur mund tė jetė edhe njė e dhėnė e M.Beēikemit, sipas sė cilės njė kapedan me emrin Mazrek, ndoshta njėri nga djemtė e Gjon Kastriotit, qė ndodhej nė ushtrinė serbe, rrethoi Shkodrėn, me qė gjatė viteve 1419-1422 Gjon Kastrioti ishte aleat i Stefan Llazareviqit. Nė mbėshtetje tė ekzistencės sė ēiftit mbiemėror Mazrek-Kastriot vijnė edhe pohimet e Piskosė, Barbarikut, Nolit, Gegajt, A. Budės, D. Radėshit, D. Kurtit e ndonjė tjetri.



    “Konstandin Kastrioti, i mbiquajtur Mazėreku”

    Engjėlli na thotė se gjyshi i Skėnderbeut ishte “Konstandin Kastrioti, i mbiquajtur Mazėreku, princ dhe zot i Matit (Aemathiae) dhe i Kosturit (Kastoriae), vdekur mė 1390”. Duke u nisur se Kastriotėt sundonin nė fillim nė Has, mbiemrin e dytė, Mazėreku, ata mund ta kenė marrė nė fshatin Mazrek tė Hasit. Kėtu, nė Has, gjindet edhe fshati Kostur qė ishte edhe pronė e Kostandinit…”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yllbardh : 06-03-2011 mė 23:41
    Shqiptari qė derdhė gjak shqiptari nuk meriton tė quhet shqiptarė

  4. #384
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #385
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. #386
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga iliria e para : 13-05-2011 mė 17:05
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #387
    Mirė se vini nė Harlan Maska e FreeByrd
    Anėtarėsuar
    05-02-2011
    Vendndodhja
    Tennessee
    Postime
    1,023
    Citim Postuar mė parė nga Hyllien Lexo Postimin
    Ashtu ke qejf ta analizosh ti apo dikush tjetėr, nė frymėn e filozofisė kohore qė pėrcakton rrymėn e zhvillimit social dhe shkencor, pra dekonstruktivizmit. Por dikush tjetėr do qė figurėn e Skėnderbeut ta analizoj me Barletin, Lavardinin apo dikė tjetėr qė ka analizuar ato kohėra nė atė kontekst, sepse fundia fundit Skėnderbeu nė ato kohė jetoi, jo tani. Kjo ėshtė cėshtje preferencash fatkeqsisht, ku theksi i fatkeqsisė bie mbi rrymat letrare kritike tė ngritura nė kėmbė nga relativizmi qė ka mbėrthyer filozofinė. Skėnderbeu duhet tė analizohet nė kontekstin historik ku ka jetuar ai, dhe nė kontekstin shumė tė lashtė historik tė popullit tonė.
    Sot nuk bėhet shkencė, sot ka relativizma, a je "smart ass" tė marrėsh njė fjali, ti japėsh spondėn qė dėshiron, tė shkruash njė libėr kontradiktor me spekullime pėr ti dhėnė rrugė tė tjera spekullimeve. Pak a shumė historia e fqinjėve tanė, pa bosht filozofik. E keqja ėshtė se kjo mungesė boshti po na shitet si progres sot dhe si rryma mė pėrparimtare pėr tė "thyer" mitet e vjetra.
    Hyllien

    Ii-sė pėr tė ardhur keq qė shumica e amerikanėve dinė shumė pak prej tij, por pėr mua Gjergi Kastrioti ėshtė njė nga heronjtė e madhe pakėnduar tė historisė botėrore. Ai ishte njė gjeni nė strategji dhe taktika (politike dhe ushtarake) Ndoshta luftėtar mė i madh guerile tė tė gjitha kohėrave. Che, hani nga zemra jote, baby.

    A e Skėnderbeut tė vėrtetė thonė: "It wasn't me who brought you freedom, I found it here, among you"

    Ēfarė ėshtė puna mė e mirė letrare tė shkruar nė lidhje me Skėnderbeun?

    Ēfarė ėshtė kjo histori rreth Russell Crowe vendosur pėr tė luajtur nė njė film pėr Skėnderbeun?
    We are the part of the Cosmos that discovered and understands its unfolding story

  8. #388
    New York Maska e mario_kingu
    Anėtarėsuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225

    Epoka e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut

    Rendesia e Epokes se Gjergj Kastriotit

    1. Rrjedhoja e luftės dhe tė pushtimit osman Lufta njėshekullore e ushtrive osmane pėr pushtimin e tokave shqiptarė (fundi i shek. XV) dhe vendosja nė to e sundimit osman sollėn rrjedhoja tė rėnda si nė jetėn ekonomike, shoqėrore e politike, ashtu edhe nė atė fetare e kulture tė shqiptarėve. Vershimet e njėpasnjėshme tė ushtrive osmane dhe veprimet luftarake, u shoqėruan mė vrasjen e shumė njerėzve, dhe me rrėnime e grabitje masive tė pasurisė. Shqipėria pėsoi kėshtu dėme tė pallogarritshme njerėzore dhe materiale, pasojat e tė cilave do tė ndiheshin pėr njė kohė tė gjatė. U godit rėndė veēanėrisht jeta qytetare, zejtaria dhe tregtia e brendshme dhe e jashtme thuajse u paralizuan. Qytetet shqiptarė dikur tė pėrparuara pėr kohėn morėn tiparet e fshatit. U shkatrruan nė themel strukturat organizative tė qyteteve dhe, nga emigrimi masiv i banorėve tė tyre u shua jeta kulturore qė kishte qenė aq e zhvilluar nė to. Edhe fshati u dėmtua rėndė. Perveē dėmeve tė bujqėsisė e tė blektorisė shqiptare, emigrimi masiv perfshiu pjesėn mė aktive tė banorėve tė fshatit. U dobėsuan shumė lidhje ekonomike fshatare me qytetin, aq tė domosdoshėm pėr zhvillimin ekonomik. Pushtimi osman i dha fund jetės sė pavarur politike e shtetėrore tė shqiptarėve qė ishte arritja mė e rėndėsishme nė gjithė historinė e deriatėhershme tė tyre dhe qė kishte ndikuar fuqishėm nė zhvillimin e gjithanshėm tė vendit. Ndryshimet qė ndodhėn nė fushėn e pronėsisė pėrcaktuan prapambetjen e thellė ekonomike tė Shqipėrisė gjatė shekujve tė sundimit osman. Sundimi osman shkatėrroi formėn e pėrparuar tė pronės feudale mbi tokėn, tė bazuar mbi tė drejtėn e pakufizuar tė shitblerjes sė saj. Ai shkatėrroi pronėn e madhe feudale e vendosi dhe e mbajti mė dhunė pėr shekuj tė tėrė sistemin e timarit, njė formė e kapėrcyer e pronės feudale ushtarake qė pėrcaktoi prapambetjen e gjithanshme tė vendit. Duhej tė kalonin shekuj nė Shqipėri qė tė rishfaqej prona e madhe feudale (ēifligu), ndėrkohė qė nė Evropėn Perėndimore do tė zhvillohej prona kapitaliste. 2. Rėndėsia luftės antiosmane Lufta njėshekullore e shqiptarėve kundėr pushtuesve osmanė, veēanerisht epopeja e tyre legjendare, nėn udhėheqjen e Gjergj Kastriot – Skėnderbeut pėrbėn njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme tė historisė sonė kombėare. Ajo mbrojti lirinė njė pjesė tė madhe tė viseve shqiptarė pėr dekada tė tėra dhe frymėzoi banorėt e viseve tė paēliruara tė vazhdonin me kurajo luftėn pėr dėbimin e pushtuesve tė huaj. Ajo pati gjithashtu njė varg rrjedhojash shumė tė rėndėsishme pėr historine tonė kombėtare. Lufta kundėr pushtuesve osman u zhvillua nėn njė udhėheqje tė vetme, tė Skėnderbeut, dhe nė tė morėn pjesė aktive tė gjitha shtresat e shoqėrisė shqiptare, pa dallime krahinore e fetare. Prandaj ajo ndikoi fuqishėm nė kompaktėsimin e shqiptarėve dhe nė forcimin e unitetit kombėtar tė tyre, kudo qė ata banonin, duke pėrfshirė edhe banorėt e viseve tė largėta qė kishin mbetur jashtė shtetit tė Skėnderbeut. Dėshmi e gjallė pėr kėtė jane legjendat, tregimet, e kėngėt popullore pėr figurėn e heroit, tė cilat ruhen ende te shqiptarėt katolikė, ortodoksė e myslimanė tė tė gjitha viseve Shqiptare, madje edhe jashtė atdheut si tek Arbėreshėt e Italisė. Forcimi i unitetit kombėtar nė luftėn kundėr pushtuesve tė huaj, bėri tė mundur qė pėr herė tė parė tė pėrfshiheshin nė njė shtet tė vetėm, nė atė tė Skėnderbeut, tė gjitha principatat e viseve tė lira Shqiptare, jo nėpėrmjet luftės sė konflikteve tė armatosura, por nėpėrmjet marrveshjeve. Ky shtet krijoi njė traditė tė rėndėsishme tė jetės shtetėrore shqiptare, e cila u mbajt gjallė nėn kujdesin e shqiptarėve dhe u propagandua gjatė shekujve pasardhės. Lufta kundėr pushtimit osman kaliti guximin, trimėrinė dhe heroizmin masiv tė shqiptarėve tė cilėt bėnė tipare dalluese tė tyre. Epopeja e shekullit XV la gjurmė tė pashlyeshme nė ndėrgjegjėn kombėtare tė
    Partizoni

  9. #389
    New York Maska e mario_kingu
    Anėtarėsuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    shqiptarėve. Ajo u shndėrrua nė simbol krenarie pėr tė kaluarėn e lavdishme historike, dhe sherbeu si burim i pashtershėm frymėzimi pėr bashkimin e shqiptarėve nė luftėn pėr rifitimin e lirisė dhe nė pėrpjekjet e tyre pėr formimin e shtetit kombėtar. Lufta shqiptarė kundėr pushtuesve osmanė pati rėndėsi tė veēantė edhe nė rafshin ndėrkombėtar. Duke gozhduar pėr dhjetra vjet me rradhė nė tokat e shqiptarėve ushtrintė e Perandorisė Osmane, kur ajo ishte nė kulmin e fuqisė sė saj, shqiptarėt mė luftėn e tyre u bėnė njė barrierė e fuqishme qė penguan vėrshimin osman nė drejtim tė Italisė, duke mbrojtur kėshtu lirinė e vendeve tė Evropės Perėndimore dhe zhvillimin, pėrparimin e gjithanshėm tė tyre. Kjo luftė e bėri tė njohur Shqipėrinė nė arenėn ndėrkombėtare, i zgjeroi dhe i forcoi lidhjet e saj mė vendet Evropiane. Qėndresa antiosmane e shqiptarėve u vlerėsua lart nė opinionin bashkėkohor tė Evropės, dhe u cilėsua gjatė shekujve si shembull i luftės pėr liri, siē dėshmojnė dhjetra vepra shkencore dhe artistike, tė botuara nė gjuhė edhe nė vende tė ndryshme tė botės, kushtuar figurės sė Skėnderbeut dhe luftės sė udhėhequr prej tij, si dhe monumentet e heroit shqiptar tė ngritura nė sheshet e qyteteve evropiane. 3. Epoka e Skėnderbeut nė veprat e Marin Barlecit dhe tė autorėve tė tjerė shqiptarė bashkėkohės Epopeja e Skėnderbeut e shk. XV dhe vetė figura e Gjergj Kastriotit – Skėnderbeut ndikoi fuqishėm nė jetė shpirtėrore tė shqiptarėve dhe pėr rritjen e vetėdijes kombėtare tė tyre. Tė frymėzuar prej tyre, intelektualė tė shquar shqiptarė, i pasqyruan e i pėrjetuan ato nė vepra historike monumentale, nė tė cilat nisi jetėn e vet historiografia shqiptare. Ne fillim tė shek tė XVI (1504) Marin Barleci botoi latinisht veprėn kushtuar luftės heroike tė shqiptarėve pėr mbrojtjen e Shkodrės, (rrethimi i Shkodrės). Por vepra qė e lartėsoi figuren e tij si historian humanist ėshtė “Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut”, tė cilėn e botoi latinisht nė Romė rreth viteve 1508-1510. Kjo vepėr voluminoze njohu shumė ribotime nė gjuhė e nė vende tė ndryshme tė Evropės. Veprat e M. Barlecit u bėnė burimi mė i rėndėsishėm ku patriotėt shqiptarė mėsonin historinė e epopesė legjendare tė shk. XV. Periudha e Skėnderbeut u pėrjetesua edhe nė vepra tė tjera historike nga bashkėkohėsit e heroit. Njė nga bashkėpunėtorėt e ngushtė tė Skėnderbeut, Dhimitėr Frengu, shkroi latinisht, nė frymėn e ideve humaniste tė kohės njė vepėr pėr jetėn e Skėnderbeut. mė disa ndryshime tė vogla ajo ndjek rrethimin e historisė sė Skėnderbeut tė M. Barlecit, qė dėshmon sė kjo vepėr kishte pasqyruar drejt realitetin historik, tė njohur e tė panjohur edhe nga bashkėluftėtarėt e afėrt tė Skenderbeut. Vepra e Dh. Frengut u botua pas vdekjes sė tij e pėrkthyer italisht, dhe njohu shumė ribotime nė kėtė gjuhe. Nje vepėr tjetėr e rėndėsishme pėr tė njohur shoqerinė shqiptarė tė shek. XV ėshtė “Historia dhe gjenealogjia e shtepisė sė Muzakajve”, shkruar nė italisht mė 1510 nga bashkėluftėtari i Skėnderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti nė dorėshkrim dhe, pėr vlerėn qė ka pėr historinė mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. tė XIX mė tė drejtė e ka cilėsuar atė si njė “margaritar”. 4. Gjergj Kastriot – Skėnderbeu – Hero Kombėtar Gjergj Kastrioti – Skėnderbeu (1405 – 17 janar 1468) sintetizon njė epokė tė tėrė historike qė mori emrin e tij: luftėn njėshekullore kundėr pushtimit osman (fundi i shek. XIV – fundi i shek. XV). Nėn udhėheqjen e tij, lufta e shqiptarėve u ngrit nė njė shkallė mė tė lartė e mė tė organizuar dhe shėnoi njė kthesė vendimtare nė zhvillimin politik tė Shqipėrise. Gjergj Kastrioti – Skėnderbeu ishte pėrfaqėsuesi mė konsekuent dhe mė i shquar i elitės drejtuese shqiptarė qė udhėhoqi mė vendosmėri frontin e luftės sė shqiptarėve kundėr pushtuesve osmanė. Ai realizoi tė parin bashkim tė shqiptarėve, Lidhjen shqiptarė tė Lezhės, e cila hapi rrugėn e krijimit tė shtetit tė pavarur shqiptar, themeluesi i tė cilit u bė ai vetė. Kujdes tė veēantė Skėnderbeu i kushtoi ruajtjes sė burimeve tė brendshme ekonomike, tek tė cilat u mbėshtet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen nė brezin kufitar, nė lindje e nė jug, ai i dha mundėsi banorėve tė viseve tė lira tė zhvillonin njė veprimtari ekonomike deri diku normale. Krahas mbrojtjes sė vendit, Skėnderbeu i kushtoi vėmendje ēlirimit tė viseve tė pushtuara qė ndikoi nė formimin e mėtejshėm tė lidhjeve mė banorėt e kėtyre viseve dhe nė forcimin e bashkimin e tė gjithė popullit shqiptar. Aftėsitė e Skėnderbeut si burrė shteti spikatėn edhe nė marrėdhėniet me vendet e tjera. Duke patur tė qartė sė rrezikut osman mund t’i bėhej ballė vetėm mė sukses vetėm me forca tė bashkuara, Skėnderbeu kėrkoi parreshtur pjesėmarrjen e vendeve evropiane nė luftė kundėr armikut tė pėrbashkėt. Nė kushtet e pabarazisė sė theksuar ndėrmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skėnderbeu pėrpunoi shtrategjinė dhe taktikėn e tij luftarake, nė bazė tė sė cilės qėndronte mendimi se fitorja nuk mund tė varej nga numri i ushtarėve. Ai mbante armikun nė alarm tė pėrhershėm, i priste rrugėn e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur nė kurth, e godiste me sulme tė fuqishme e tė befasishme. Skėnderbeu u shndėrrua nė simol tė luftės pėr liri e pavarėsi. Ai mbeti njė figurė e dashur pėr shqiptarėt edhe pas vdekjes sė tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjė i gjallė nėpėr kėngėt, gojėdhėnat e tregimet e shumta popullore qė i dhanė atij tiparet e njė figure legjendare. Vepra dhe figura e Skėnderbeut kishte pėrmasa dhe rėndėsi evropiane. Ai u vlerėsua lart nga personalitetet e shquara evropiane tė kohės. Kėtė e dėshmon edhe fakti sė pėr Skėnderbeun ėshtė shkruar njė literaturė e shumėllojtė, prej qindra vėllimesh, tė botuara nė shumė gjuhė, dhe nė tė katėr anėt e botės.

    kjo eshte per disa ketu qe te mesojn histori per disa turko arab
    Partizoni

  10. #390
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anėtarėsuar
    09-03-2009
    Postime
    924
    Ishte tirazhi;2500 copė s'ka mbrri tek tė gjithė Shqiptarėt,edhe pse Ēmimi 13 Lekė

    Pėrshendetje
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 39 prej 44 FillimFillim ... 293738394041 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 05:18
  2. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  3. Major Gjergj Vata
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 20:31
  4. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •