Gjon Kastrioti dhe
Principata e Kastriotėve
Emri i Kastriotėve, si dhe ai i njė vargu familjesh feudale tė tjera, lidhet me emrin e njė vendi ku ata kishin pasur zotėrimet e veta. Nė tokat shqiptare ka disa fshatra qė mbajnė emra tė afėrta me mbiemrin e kėtyre sunduesve shqiptarė: Kastriot nė Peshkopi, Kastri nė Mirėditė, Kastrat nė Has tė Prizrenit-Kosovė, Shkodėr dhe Tropojė, Kastriot, fshat nė rrethinėn e Kėrēovės e qė serbėt pas vitit 1913 dhe pas masakrave qė bėnė mbi shqiptarėt e Kėrēovės e riemėruan nė Sėrbicė, pastaj nė rrethinėn e Gllogovcit tė Kosovės poastu ėshtė fshati Kastriot e qė serbėt poashtu e ndėrruan nė Sėrbicė.
Historia e Popullit Shqiptarė I Tiranė 2002, na jep tė dhėna se Skėnderbeu dhe prindėrit e tij quheshin Kastriotė, sepse familja e tyre e kishte prejardhjen nga fshati Kastrat i krahinės sė Hasit tė Prizrenit, (Kosovė) nė pjesėn verilindore tė Shqipėrisė etnike. Mirėpo mbiemrin Kastrati e gjejmė edhe te njė numėr i madh familjesh tė Hasit tė Prizrenit- Kosovė. Dhe nėse e kemi parasysh se Prizreni ishte kryeqyteti i Gjon Kastriotit dhe vetė Skėnderbeu ishte i lindur nė Prizren, na del se Kastriotėt kanė qenė me prejardhje dardane (Kosovare) dhe emri Kastriot rrjedh pikėrisht nga emri i Kastratėve tė Hasit tė Prizrenuit (Kosovė). Nė disa burime tjera, Kastriotėt mbajnė edhe njė mbiemėr tė dytė, Mazarekė, tė cilin e gjejmė si emėr fshati, ndėr tė tjera edhe nė krahinėn e Hasit tė Kosovės..)1
Kastriotėt si feudalė nuk kanė njė origjinė tė largėt. I pari Kastriot qė njohim, pėrmendet nė njė dokument tė vitit 1368, si kėshtjellar nė Kaninė. Sipas njė gjenealogjie tė shkurtėr nga fisniku shqiptar i sh XVI, Andrea Engjėlli, babai i Skėnderbeut quhej Gjon, gjyshi Gjergj dhe stėrgjyshi Konstatin. Kėtė mund ta marrim si tė sigurtė sepse mund ta bazojmė nė zakonin qė kanė pasur shqiptarėt e qė e kanė edhe sot qė t`i pėrsėrisin emrat e tė parėve. Shohim se nė trungun e familjes sė Skėnderbeut pėrsėritet emri i gjyshit Gjergj te Skėnderbeu e mė vonė te nipi i tij Skėnderbeu i Ri, pastaj emri i stėrgjyshit Konstatin te njėri nga vėllezėrit e Skėnderbeut, Konstatini etj.)2
Historiografi i njohur austriak i sh. XIX J. Hammer, pėrmend nė veprėn e tij Historia e Perandorisė Osmane, njė princ shqiptar me emrin Gjergj Kastrioti, si pjesėmarrės nė betejėn e Kosovės,e qė e pėrmendėm edhe mė lartė, mė 1389. Por kėto pohime nuk kanė gjetur deri mė sot mbėshtetje nė burimet dokumentare, tė cilat nuk bėjnė fjalė pėr njė princ a sundimtar me emrin Gjergj Kastrioti. Si duket Hammer ka ngatėrruar emrin e Gjergj Kastriotit me atė tė Gjergj Ballshės, i cili nė tė vėrtetė pėrmendet si pjesėmarrės nė betejėn e Kosovės.
Duhet pėrmendur edhe njoftimet qė jep bujari shqiptar Gjon Muzaka, bashkėluftėtar i Skėnderbeut dhe njohės i mirė i fisnikėve shqiptarė, me tė cilėt kishte edhe marrėdhėnie familjare, i cili thotė se gjyshi i Skėnderbeut quhej Pal Kastrioti dhe ka mundėsi qė gjyshi i Skėnderbeut Gjergji tė ketė pėrdorur edhe njė emėr tė dytė Pal, gjė qė ka ndodhur shpesh tek shqiptarėt. Sipas njė besimi tė vjetėr tė shqiptarėve, nėse fėmija sėmuhej, dhe qė tė shėrohej ose qė tė mbrohej nga syri i keq i duhej ndėrruar emri dhe i jepej njė emėr tjetėr. Kėshtu qė mbeteshin nė pėrdorim tė dy emrat. Sipas Gjon Muzakės, gjyshi i Skėnderbeut ka pasur nėn zotėrimin e vet feudal dy fshatra; Sinjėn dhe Gardhin e Poshtėm qė ndodheshin nė luginėn e Drinit tė Bardhe. Dhimitėr Frėngu ka shkruar se Kastriotėt zotėronin edhe Ujmishin. Si duket gjyshi Pal (apo Gjergj) Kastrioti ishte njė feudal i vogėl.3)
Nė vitin 1553, Andre Engjėlli ka shkruar nė Romė se Gjon Kastrioti ka qenė i biri i Gjergj Kastriotit dhe ky i Kostadin Kastriotit tė mbiquajtur Mazreku qė kishte vdekur mė 1390. Biēoku & Xhufi,f. 314 thonė se vepra e Gjon Muzakės ėshtė mė e saktė dhe mė e besueshme se ajo e Andre Engjėllit, prandaj thuajse tė gjithė studiuesit e sotėm mendojnė se gjyshi i Skėnderbeut quhej Pal Kastrioti.
Babai Gjon Kastrioti, me origjinė
ishte Dardan-Kosovar
Nėna Voisava, ishte nga fisi pellazgo-ilir i Tribalėve, nga Pollogu..
Pėrveē autorėve tė mėsipėrm, (Barleti, Muzaka, Antivarino etj), ėshtė edhe njė autor tjetėr i mėvonshėm, por shumė i rėndėsishėm, Frang Bardhi, sepse ka jetuar nė Shqipėri. Ai nė vitin 1636 botoi njė vepėr polemizuese pėr tė mbrojtur origjinėn shqiptare tė Skėnderbeut, kundėr pėrpjekjeve tė J.Maroviē pėr ta nxjerrė atė me origjinė sllave. Nė veprėn e tij Frang Bardhi i ka kushtuar njė vend tė veēantė pėrcaktimit tė vendorigjinės sė Kastriotėve. Pas njė parashtrimi polemik tė ēėshtjes ai arrin nė pėrfundim se Kastriotėt ishin nga Hasi i Prizrenit, se kėshtu ėshtė nė pajtim tė plotė mendimi i pėrgjithshėm i kombit tonė, thotw ai. Kjo frazė e veprės sė F. Bardhit i jep mendimit tė tij pėr Hasin e Prizrenit si vendorigjinėn e Kastriotėve vlerėn e njė burimi historik tė dorės sė parė. Pėr mėtej ai shpjegon edhe origjinėn e emrit familjar tė Kastriotėve, duke e lidhur atė me emrin e fshatit Kastrat, qė gjendej buzė lumit Drini I Bardhė dhe tregon se nė kohėn e tij njė familje vendase kishte si mbiemėr emrin e fshatit Kastrat. Pėr vendorigjinėn e Kastriotėve nga Hasi i Prizrenit, dėshmojnė gjithashtu edhe kronisti i Raguzės Lucari, vepra e tė cilit ėshtė botuar nė vitin 1605, si dhe shėnimet e fundit tė sh. XV tė njė kleriku boshnjak, tė botuara pėr herė tė parė nė vitin 1892
Po kėshtu mbiemri i dytė Mazreku, i Kastriotėve si dhe pronat e tyre, Kastorie - Kastar dhe Ymenestrie - Ujmirė qė pėrmend Andre Engjėlli, gjenden nė mikrotoponiminė e herėshme dhe tė sotme tė Hasit (Kostur, Kastrat dhe Mazrek) dhe tė Drenicės-Kosovė, ( Ymnestrie Ujmirė dhe Ujmishtė qė pėrmendet edhe te Dhimitėr Frėngu) Nė pėrforcim tė kėtyre vjen edhe njė dėshmi e fillimit tė sh. XIX se nė qytetin e Gjakovės jetonte rrobaqepėsi Mihal Kastrioti, qė flet pėr praninė e ruajtjen ndėr shekuj tė kėtij mbiemri nė krahinėn e Hasit nga e kishin origjinėn Kastriotėt
Mendimet pėr vendorigjinėn qė japin autorėt e hershėm shqiptarė si Barleti, Frėngu, Muzaka, Engjėlli, dhe Frang Bardhi, si dhe burime tė tjera historike, nuk kanė kundėrshtim ndėrmjet tyre, por shfaqen si dėshmi nė vijim qė flasin pėr kohė tė ndryshme dhe qė plotėsojnė njėra tjetrėn. Frang Bardhi flet pėr periudhėn mė tė hershmė, pėr trungun gjenealogjik tė familjes kur ishte nė Has tė Prizrenit, Gjon Muzaka pėrmend emrin e gjyshit tė Skėnderbeut-Pal Kastrioti, duke treguar dy fshatrat qė kishte si prona nė krahinat e Dibes, kurse M. Barleti dhe Dh. Frėngu flasin pėr pasardhėsin e Palit, Gjon Kastriotin dhe zotėrimet qė kishte ky.
I biri i Palit ( ose Gjergjit I) Gjon Kastrioti, e trashėgoi sundimin nė fund tė shek. XIV, nė kohėn kur turqit u dyndėn nė tokat e Shqipėrisė. Duke pėrfituar nga dobėsimi i principatave shqiptare, Gjoni e zgjėroi sundimin e vet nė krahinat e Dibrės qė shtrihej deri nė Pollog e mė vonė edhe nė Derven afėr Shkupit. Pastaj u zgjėrua nė atė tė Matit dhe nė dhjetėvjeēarin e parė tė shėk. XV doli nė viset bregdetare, duke pėrfshirė nėn ndikimin e vet edhe peshkopatėn e Arbėrisė. Ai ishte nė marrėdhėnie miqėsore edhe me Venedikun.
Por mė 1410, gjendja e tij u keqėsua. Kėtė vit, nėn kėrcėnimin e Musait, njė nga djemtė e sulltan Bajazitit, i cili kishte siguruar sundimin nė Maqedoni dhe pretendonte fronin turk Thuhet se Gjon Kastrioti qe detyruar qė t`i jepte peng pėr disa kohė, njė nga djemtė e tij qė tė mund tė siguronte vasalitetin e sulltanit. Emri i djalit nė dokumenta nuk pėrmendet dhe Noli thotė se nuk ka mundėsi tė ketė qenė Skėnderbeu, sepse nė vitin 1410 ai i ka pasur vetėm 5 ose 6 vjet.)4
Ka mundėsi qė si peng tė jetė dhėnė dikush nga vėllezėrit e Skėnderbeut, ndoshta Stanishi, qė ka qenė nė moshė mė tė madhe ose kėtė herė Gjoni nuk i ka dhėnė peng Musait kurgjė, sepse lufta qė qe detyruar tė bėnte Musai kundėr tė vėllait, Sulltan Mehmet I, i dha rast Gjon Kastriotit tė shkėputej pėrsėri nga vartėsia e turqėve. Mė 1411 ai u afrua me Republikėn e Venedikut dhe pak mė von me atė tė Raguzės, tė cilat i dhanė qytetarinė e nderit. Por mė 1415, kur ushtritė turke depėrtuan nė Shqipėri, Gjon Kastrioti, si duket, u nėnshtrua pwrseri, pasi mė 1416 e gjejmė vasal tė Sulltan Mehmetit I, i cili jo vetėm qė i ruajti zotėrimet e veta, por i zgjėroi edhe mė tepėr.)5
Edhe kėtė herė nuk kemi tė dhėna se Gjergji shkoi peng nė moshėn nėntė, dhjetė apo 12 vjeēare. Me siguri, kanė shkuar vėllezėrit e tij, Konstatini e Stanishi, kurse Gjergji i vogėl ka mbetur afėr babait Gjonit, qė tė rritej. Nuk ka mundėsi qė nė kėtė moshė Sulltanit t`i hynte nė punė Gjergji i vogel)6 Te Sulltani shkonin peng djem tė princėrve tė ndryshėm qė ishin vasalė tė Turqisė e qė atje edhe shkolloheshin nė shkollat turke. Pra kėta djem nuk ishin robėr lufte ose skllevėr, por ishin tė shkuar atje me dėshirėn e tyre dhe tė prindėrve tė tyre. Pra po tė kishte shkuar nė kėtė moshė Gjergji, nuk do tė ishte nė gjendje qė tė hynte nė shkollėn e iēogllanėve, sepse ajo ka qenė shkollė ushtarake dhe pėrveē aftėsive tjera djemtė ėshtė dashur tė ishin tė rritur dhe shumė tė fuqishėm. Sipas tė gjitha gjasave, teoria se Skėnderbeu shkoi peng te Sulltani nė moshėn 9-10-12 vjeēare bie poshtė dhe ai kur ka shkuar nė Stamboll me siguri do tė ketė qenė nė moshėn dikund 18-25 vjeēare.)6
Barleti nė faqe 57 thotė se: Mendja e tij ishte e gatėshme pėr ēdo gjė. Brenda njė kohe tė shkurtėr mėsoi gjuhėn dhe letėrsinė turke, arabe, greke, italiane, sllave,... )7
Barleti vazhdon: ...Djaloshi kishte vetėm njė dėshirė, tė mos i shpėtonte asgjė pa provuar, jepte prova tė pabesueshme, herė me shpatė e herė me hark e shigjetė, herė si kalorės e herė si kėmbėsor, tė bėnte gjithmonė me guxim diēka mė tė madhe se mosha e tij... Dhe mė poshtė, Barleti duke harruar atė qė ka thėnė mė lartė se ai ishte 9 vjeē, vazhdon: Me njė moshė tė formuar, me krahėt e vet vigan, ai pėrballonte detyra edhe pėr njė burrė tė fuqishėm, duronte urinė, etjen, vapėn, pagjumsinė dhe me kėto gjėra, duke u stėrvitur pandėrprerė, u gatit shumė mirė, brenda njė kohe tė shkurtėr, pėr ēdo fushatė ushtarake...
Barleti thotė se i arriti pėr njė kohė tė shkurtėr. Dhe nėse ai ka qenė 9 vjeē ose edhe 10 apo 12 dhe si do tė mundej nė kėtė moshė kaq tė re t`i arrinte tė gjitha ato qė i pėrmend Barleti e qė thotė pėr njė kohė tė shkurtėr.)5 Noli thotė se mė 25 shkurt 1420, tė gjithė djemtė e Gjonit i hasim nė Shqipėri, sepse Gjon Kastrioti me tė katėr djemtė nėnshkruajnė njė traktat tregėtie me Raguzėn ku caktohen taksat e doganės.)8
Pra kemi arsye, thotė Noli, pėr tė besuar qė nuk ishte ēilimi prej 9 vjeē, po tė paktėn lartė nga 21 vjet, kur shkoi pranė Sulltanit. Kjo ndoshta ngjau mė 1428, vazhdon Noli, pas njė dokumenti tė Venedikut ose mė 1430, pas disfatės sė fundit tė Gjon Kastriotit tė pėrshkruar hollėsisht nė dokumentat e Raguzės. Nėse pranojmė vitin 1430, Skėnderbeu ishte nja 25 vjeē, kur hyri nė shėrbim tė ushtrisė turke. Kjo ka mė tepėr tė ngjarė dhe vėrtetohet prej historianit Pontano, i cili e njohu Skėnderbenė pėr sė afėrmi nė Itali mė 1461-62 dhe na siguron se kur ka shkuar nė Turqi ka qenė trim i rritur dhe jo ēilimi, sipas legjendės sė Barletit)9
Njė korigjim me vend qė Noli i ka bėrė historisė sė Barletit nė lidhje me atė se ēfarė moshe ishte Skėnderbeu kur shkoi nė oborrin e Sulltanit, ėshtė ajo ku ai thotė: kur u muar peng nga Sulltani, Skėnderbeu nuk ishte njė ēilimi, por njė djalė i rritur nė vatrėn atrore, i cili kishte kuptuar tragjedinė e atdheut... Dhe kjo duhet tė jetė mė se e vėrtetė.
Nga njė marrėveshje tregtare- doganore qė Gjoni lidhi mė 1426 me republikėn e Raguzės, tė cilėn e ka nėnshkruar nė emrin e vet dhe tė djemve tė tij, kufijtė e kėtyre zotėrimeve pėrcaktoheshin prej Shufadaje nė jug tė Lezhės e prej Rodonit nė bregdet deri nė Prizren.)10
Nga ana tjetar nė zotėrimet e Gjonit bėnte pjesė edhe krahina e Rekės nė verilindje tė Dibrės sė sotme, krahina e Kėrēovės, Pollogu e dėri te Derveni i Epėrm, afėr Shkupit. Kėrēova ka qenė vendi mė strategjik dhe udhėkryqi kryesor qė e ka pėrdorur Skenderbeu e qė ka lidhur rrugėn drejt Gostivarit-Tetovės- Shkupit, pastaj rrugėn drejt Dibrės (Rahovnikut) e Krujės, rrugėn drejt Manastirit e Prilepit. Rrugėn qė mė sė shumti e ka pėrdorur Skėnderbeu gjatė luftimeve me osmanėt ka qenė Krujė- Dibėr Jama - Izvor Kėrēovė Tuhin , prej ku ka dalė nė luginwn e luit Treska ne Poreēe, te kalaja e Modrishtės, nė rrjedhėn e mesme tė lumit Treska, 20 km. nė veri tė Brodit dhe aty e ka pritur ushtrinė osmane qe do te vinte nga Shkupi,)11
Pjese nga libri "Skenderbeu nuk ishte sllav"
Krijoni Kontakt