Profesori, qe ngjalli Skenderbeun dhe nuk turperoi Marin Barletin
Kishte kohe qe e bluante ne mend, ndersa botimi vjetshem i "Historise se Skenderbeut" mbushi nje boshllek te madh, per rolin dhe pozicionin e vertete te Skenderbeut, simbolit te krijuesit te shtetit shqiptar
Ajo qe te mbetet ne mendje, pas ikjes nga shtepia e Profesorit Kristo Frasherit, eshte e thjeshte. Edhe pas tre ose kater oresh me te, qe kuptohet se kane ikur si nje gjysme ore dhe qe ti ke biseduar per tema te ndryshme me profesorin, te vjen shume keq, qe je larguar. Pak hapa me tej, shtepise, kur ke akoma ne dore ndjenjen e shtrengimit te dores nga profesori, do te ndjesh, se ke pershkruar bashke me te, nje pjese te madhe te historise se Shqiperise.
Ke marre ne pak ore me vehte, aq sa do te merrje ne dyzina oresh mesimi prej lektoresh anonime historie, ndersa per fat te keq ke lene pas nje mbreteri, qe duhet te zbulohet. Ke lene pas "Historine e Tiranes", qe pret te botohet shpejt nga TOENA, qe duhet shtuar se befas profesori e nxjerr te ideuar nga rilindasit, qe ne shekullin e XIX si kryeqytet; ke lene Historine e mrekullueshme te Himares, qe nis me nje rregjister te panjohur me pare osman te popullsise te shekullit te XV; ke lene Historine e Kosoves; pa ke lene 9 vellimet e dokumentave mbi Skenderbeun etj, etj. Thua se ke lene, sepse ato jane te arkivuara rigorozisht nga profesori, ne te gjitha cepat e shtepise se tij modeste ne Tirane. E gjithe vepra e fundit, pas nje semundje te rende te syve, ka dale nga goja e profesorit 84 vjecar Kristo Frasheri dhe eshte materializuar duke iu diktuar nje sekretare te tij, me nje ritem te jashtezakonshem ditor.
Jeta e tij
Cilesohet se ritmi i tij eshte i jashtezakonshem, sepse edhe vullneti i profesorit eshte jo i zakonshem ne cdo dite. Ai duket se asnjehere nuk ka pasur kohe. Por, veshtiresite objektive, qe kane lidhje me financat, duket se i mbajne mbyllur gojen Kosoves, Himares, Luftes, Historise se Levizjes se majte politike shqiptare", Historise se Dibres etj...Ne dukje, ky ritem, mbulohet me nje jete te qete, qe pulson gati matematikisht, si ajo e cdo shkencetari te kalibrit te tij. Zgjohet per cdo dite ne oren 06.30 te mengjezit. Ne cdo kohe te vitit, ne kete ore, ai eshte ne kembe ne kete ore. Ne oren 06.45 do te degjoj lajmet e para tek Top Chanel apo VOA dhe ky eshte prezantimi i tij i pare me diten e re kalendarike. Ne oren 07.30 eshte duke degjuar BBC dhe pastaj ne oren 08. 15 do te filloj nje xhiro te shkurter ne rruget e lagjes. Shume qe nuk e dine se eshte profesor, e respektojne edhe per vetite e thjeshta humane, qe demostron dhe qe lehtesisht mund t'ia vezhgosh teksa ecen nen peshen e gati 85 viteve ne kurriz. Si do qe te jete puna, ne oren 08.50 do te jete ne tryezen e punes dhe gati per planin qe ka bere per diten ne vijim. Fryt i ketyre diteve hard-eork jane shume doreshkrime, qe jane rreth e rrotull shtepise dhe presin te marrin jete. Pakkush mund te ndjeje pergjegjesine e tyre, si autori i tyre. Kete e ndjen dhe vizitori nga pastertia e madhe qe i trajton, kujdesi kancelaresk dhe nga dashuria sesi i vezhgon hera-heres. Te gjitha kane nje etikete mbi krye dhe aty gjen Skenderbeun, aty gjen Kosoven, monografi te tera te pabotuara, Himaren etj. Kur do te mbarohen dhe kur do t'i kete publiku? Askush nuk e di. Ato presin aty te qeta dhe gati per te marre jete, nga ndihma e njerezve, qe e kane diten e qete dhe larg andrallave te profesorit. Kuptohet se per shkak te skrupulozitetit te autorit, edhe vepra me e mbaruar, ka edhe pak nevoje per pak lemimi i stilit, ku ai pastron fjalet e huaja dhe ku shton ato qe duhen. Ky "zakon" i ka mbetur nga nje porosi e Joklit, qe gati 60 vjet me pare i tha atij dhe shokeve te tij se "Duhej qe ta pastronte gjuhen shqipe dhe ta donte". Kur e kujton kete episod, te reciton gati me nje dashuri feminore, por qe mesa duket i ka zgjatur dhjetra vjet, "Gjuhen shqype" te Fishtes-kryevepren e tij, sipas profesorit; dhe "Gjuhen shqipe" te Naim Frasherit. Ne keto momente, kush mund t'i rezistoj me arsyetimit te tij, sepse i kthehet perseri gjuhes...
Ne studion e profesorit
Nuk eshte ajo qe ke menduar, kur hyn ne shtepine e profesorit. Aty nuk do te gjesh nje hapesire te madhe, ku studjon dhe nga ku kane dale veprat e tij. Ne vend te saj, ke nje apartament tipik, te koheve te vjetra, te mobiluar thjesht, por shume te paster. Te tille, si e ka dhe profesor Shaban Demiraj, apo shume syresh te ketij kalibri. Padyshim, qe edhe me keto permasa, ky apartament eshte nje strehez, qe mban biblioteken e pasur te profesorit dhe skedat e kujdeshme te autorit, qe te dergojne ne kohe dhe personazhe te shekujve te ndryshem. Kjo hapesire eshte edhe mbreteria e vertete e profesor Kristo Frasherit, ku ai leviz, si djale i ri, dhe nuk gabon ne asnje raft per vendet, ku qendrojne librat e tij, gati shekullore. Gjithshka eshte e vendosur ne perfeksion per profesorin, ndersa per nje vizitor, i ngjan nje rremuje, por qe eshte teper e organizuar. Perballe tavolines se profesorit, eshte e gjithe veprimtaria e tij, si studiues; djathtas jane doreshkrimet, qe presin te perfundojne dhe jane drejt botimit; ndersa majtas shume libra te huaj, frengjisht, serbisht, italisht, greqisht etj, qe i sherbejne si dokumenta. Kolltuqet e tij, jane te zena me libra dhe nje vizitori i duhet qe te kerkoje pak vendin, perpara se te ulet. Nje dhome me tej, eshte nje biblioteke tjeter, ku jane strehuar pune dhe doreshkrime me te hershme dhe dokumenta e skeda. Ndersa, ne nje dhome te mbetur, jane botimet e reja, ato, qe ai quan te botuara pas viteve '90. E gjithe kjo bote letre, vazhdon dhe ne korridor, ka jane te strehuara shume nga librat e tjere, apo materialet dokumentare per Skenderbeun. Kur e shikon kete univers, duket se kupton dhe shpjegimin e thjeshte te profesorit se "Historia e sotme nuk eshte nje histori e nje vendi, ajo eshte Historia e Qyteterimit". Kjo eshte nje arsye, qe ai do te quaje nje nga punimet e tij te fundit, si "Historia e Shqiperise dhe e Qyteterimit shqiptar". Prandaj, eshte aq i qarte ne punen e tij, sepse historia nuk eshte fakt, ajo eshte faktologji. "Ti kujton se qepen faktet dhe pastaj ben historine", por kjo nuk eshte e vertete. Cvajgu, te cilin ai e respekton, shkoi siper saj, na thote profesori- duke na dhene nje histori, tej personazheve. Fale njohjes se psikikes, personazhet e tij, qe kane lundruar ne kohe dhe sot e kesaj dite lexohen me shume respekt. I gjithe erudicioni, qe rrjedh nga profesori, te ben qe te mos kesh shume mundesi qe te zgjedhesh: Do e degjosh me kujdes, ndersa pyetjet duhet ti besh akoma me te kujdesshme, sepse ndryshe do te marresh indiferencen e tij, qe shprehet thjesht me doren, qe te ben shenje: "Me tutje".
****
Mesimi, si epilog
Jemi mesuar fale shume pseudove, qe te trishtohemi dhe te humbim, ne analet qe na propozojne per historine tone. Historia shqiptare i ngjan nje godine ku seicili mund te hyje, te shikoje lehtesisht dhe 'te fitoje' apo "te jape" njohuri per te. Sot, kjo godine akuzohet shpesh per paaftesi dhe per vlera, qe zakonisht i atribuohen punes se te huajve. Pika me e diskutueshme mbetet pa asnje dyshim, periudha e para viteve '90, kur ideologjia diktoi ne historine kombetare. Nderkohe, qe profesor Kristo Frasherit, kjo nuk i ben shume pershtypje. "Historia, ne veshtrimin si proces, jo si tregim ne kuptimin popullor, ka nje percaktim universal: Ajo eshte zhvillimi i jetes njerezore, edhe teresia e fakteve, e ngjarjeve dhe proceseve te nderlidhura mes tyre te se kaluares se njerezimit ne pergjithesi ose te nje populli, te nje grupi apo personaliteti ne vecanti", cileson ai.
--------------------------------------------------------------------------------
26/05/2004
Krijoni Kontakt