Close
Faqja 7 prej 44 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 435
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    OPERAT E HERSHME PĖR SKĖNDERBERUN

    Lista e kompozimeve rrallė tė pėrkryera tė Antonio Vivaldit perfshin njė opera tė titulluar Scanderberg. Kjo opera u vu nė skenė pėr herė tė parė nė Teatrin Pergola tė Firences, Itali mė 22 Qershor 1718, e cila ishte dita e rihapjes sė kėtij teatri qė mbetet deri mė sot njė nga perlat e Firences. Pėr ate ngjarje Vivaldi pat zgjedhur tė nxirrte njė opera tė tilė si njė dėshmi tė qėndrimit tė Vivladit nė botėn muzikore nė atė kohė. Zgjedhja qė bėri Vivaldi pohon ndikimin qė kishte heroi popullor Shqiptar mbi kulturėn botėrore pothuaj 300 vjet pas jetės sė tij heroike. Vetėm disa arie tė operas sė Vivaldit mbesin nė Torino, Itali, bashkė me libretin i cili ėshtė arshivuar nė Bolonjė. Letrat origjinale tė shfaqjes jepen mė poshtė.


    Njė tjetėr opera e titulluar Scanderberg u kompozua prej kompozitorit frėng tė shekullit XVIII Fransua Frankue. Opera u pėrkrye pėrpara mbretit Lui XV dhe mbretėreshės Sharlot Leszinka tė Francės nė Fontenblo mė 22 Tetor 1763. E tėrė opera ka mbijetuar duke pėrfshirė originalet dhe rishikimet e libretit dhe pjesėve muzikore. Gjithė kėto punime janė tė arshivuara nė njė biblotekė nė Paris.

    Njė opera e tretė pėr Skėnderbeun ka qenė kompzuar prej Bernar Zherme le Konte de Laspede (1765-1805), i njohur si naturalist, politikan dhe muzikant frėng. Megjithėse mė shumė i njohur pėr veprimtaritė e tij politike si President i Senatit Frėng dhe i Kalorsit tė Madh tė Legjionit tė Nderit, Laspede kompozoi edhe pesė opera. Njė nga ato ishte titulluar Scanderbeg qė u aprovua nga Komiteti i Akademisė Mbretėrore tė Muzikės mė 1875. Sidoqoftė, opera nuk u pėrkrye, sepse Laspede pėr ndonjė arėsye i shkatėrroi materialet e saj.

    Kopjet e operave Scanderneg tė Vivaldit dhe Frankue gjenden nė shumė bibloteka pėrfshirė atė tė Shkollės sė Arteve nė Universitetin e Bostonit dhe Biblotekėn Fan Noli nė Boston.

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Tė dhėna tė reja pėr GJERGJ KASTRIOT SKĖNDERBEUN
    Pėrurimi nė Dibėr tė Madhe nė Maqedoni i
    shtatores sė Skėnderbeut nuk ėshtė vetėm njė simbol pėrkujtimor i veēantė por dhe njė substancė evokuese, inkandeshente e kujtesės kombėtare.

    Disiplina e skėnderbeologjisė ka fituar qytetarinė e vet, me njė pafundėsi studimesh dhe hulumtimesh pėr epokėn e pėrndritur kastriotase.

    Njė kontribut sintetik dhe analizues tė posaēėm ka sjellė dhe historiani shqiptar i rangut evropian Kristo Frashėri me botimin e kryeveprės sė tij "Skėnderbeu". Hulumtimet vazhdojnė dhe nxjerrin tė papritura tė reja.

    Para ca kohe miku im Qemal Minxhosi, ambasador i Shqipėrisė nė Danimarkė, mė njoftoi nė telefon njė lajm gati tė pabesueshėm: ėshtė gjetur njė vulė origjinale e Skėnderbeut. Nė fillim pas gėzimit tė beftė pata njė ndjesi skeptike. Por nisa menjėherė korespondencėn jo vetėm me Qemal Minxhozin, por dhe me Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė pėr tė futur nė njė hulli zyrtare afirmimin e kėtij zbulimi tė veēantė, si dhe prurjen vulės origjinale tė Skėnderbeut nė Tiranė. Lidhja qe me zbuluesin e kėsaj vule, kuratorin e Muzeut Historik tė Danimarkės, Dr. Peate Pentz. Ky kurator arriti ta zbulonte vulėn pas njė hulumtimi tė gjatė, por dhe ndoshta krejt rastėsisht.

    Vula kishte njė kohė shumė tė gjatė qė ndodhej e depozituar nė Arkivin e Muzeut Kombėtar tė Danimarkės nė njė klasifikim paraprak si njė objekt i paidentifikuar, por me origjinė nga trojet e Perandorisė Osmane. Historiku i gjetjes sė saj ėshtė tepėr interesant. Muzeu i Danimarkės e bleu vulėn nė vitin 1839, nė njė ankand pas vdekjes sė dy koleksionistėve, peshkopit Frieder Munter (1761 – 1930) dhe Hofsmedemester Peter Johan Timm (1753 – 1835). Njėri nga kėta e kishte blerė vulėn nė njė ankand nė vitin 1824, gjoja si vulė ruse. Pėrpara se tė sillej nė Muze, vula i pėrkiste Dhomės sė Artit Mbretėror. Nė vulė dallohen shkronja greke, njė nga fjalėt eshte emri i atij qė e ka pasur, Alexandros (Aleksandėr).

    Pas marrjes vula u regjistrua nė Protokollin e Muzeut tė Danimarkės, si vulė qė i pėrkiste Perandorisė Osmane, por me njė shkrim grek. Shkrimi pėrmend Shqipėrinė, Bullgarinė dhe Serbinė, vende qė qenė pjesė e Perandorisė Osmane.

    Dijetari Pentz thotė se vula ka formė ovale, ka nė qendėr njė shqiponjė dykrenare me krahė tė ngritur lart. Nė pjesėn e trupit tė shqiponjės ka njė sipėrfaqe mė tė vogėl ovale, ku ėshtė brendashkruar figura e njė kryqi. Mbi shqiponjė ėshtė njė kurorė mbretėrore, kurse nėn shqiponjė ėshtė firgura e njė kafshe ndoshta e njė dhelpre, ose e njė qeni. Rreth e qark sipėrfaqes sė vulės nė greqishten mesjetare ėshtė ky mbishkrim "ALEKSANDRI, MBRETI I SHQIPĖRISĖ, SERBISĖ DHE BULLGARISĖ". Vula pėrveē sipėrfaqes stampuese ka dhe njė sipėrfaqe afėrsisht konike prej bronzi, njė derdhje perfekte.

    Dijetari Penz u mor me studimin e saj. Mbishkrimi e quan Skėnderbeun Aleksandėr nė kujtim tė Aleksandrit tė Madh, gjė qė shpjegon dhe formen Skenderbeg. Vula e quan princin shqiptar Autokrator (Perandor) dhe Bazileus (Mbret). Kurora mbi shqiponjėn ėshtė mbretėrore.

    Fjala Rom qė ėshtė mbishkrim mund t’i referohet shumė gjėrave. Bizantiėt e quanin veten Romaioi qė do tė thotė "romakė". Mundet qė kjo t’i referohet njė zone gjeografike tė caktuar, qė turqit e quanin Rum dhe venedikasit Romania. Pėrsa i pėrket kafshės, qė vrapon nėn shqiponjėn dykrenare sipas studiuest Pentz duhet tė jetė njė simbol i Sllovenisė ose Kroacisė Veilindore, gjė qė pėr mendimin tim nuk qėndron dhe nuk ka asnjė kuptim. Zbuluesi i vulės thotė qė kjo kafshė mund tė jetė njė dhelpėr. Pėr mendimin tim kjo kafshė i afrohet mė tepėr qenit molos, qė ėshtė pėrdorur nė disa stema heraldike tė Epirit. Studiuesit danez Pentz me tė drejtė mendon se kjo vulė e Skėnderbeut ka njė tė pėrbashkėt me shqiponjėn dykrenare qė ka njė nga vulat mė tė njohura tė heroit shqiptar.

    Dijetari Pentz ėshtė i sigurtė se kjo vulė nuk ėshtė e fallcifikluar por origjinale. Vula prej bronzi me njė pjastėr me shenjėn heraldike dhe mbishkrimin, sipas tij, duhet tė jetė derdhur nė njė fonderi tė specializuar, ndoshta nė njė nga qytetet e gadishullit italik.

    Dy vulat e mėparshme tė njohura nga Skėnderbeu kanė interes tė veēantė shkencor. Njėra nga ato ėshtė gjetur pėr herė tė parė nga studiuesi Dhimitėr Pilika nė 1961 nė materialet e dijetarit sllovak Pavel Shafari (1795 – 1861).

    Kjo vulė ėshtė pėrdorur nga Skenderbeu nė 1466. Vula ka shiponjėn dykrenare me yllin e Davidit sipėr si dhe titullin e heroit Dominus Albaniae. Kjo ka qenė vulė mė e njohur e kancelarisė skėnderbejane. Shqiponja dylrenare i ka krahėt tė ulur poshtė dhe nuk ka kurorė mbretėrore. Skėndebeu quhet Zot i Shqipėrisė. Kjo vulė si arketip pėrsėritet edhe tek stema e Kastriotėve, por me njė ndryshim qė pėrveē yllit me gjashtė cepa janė dhe dy kurora heraldike mbretėrore. Kjo stemė duhet tė jetė mė e vonė se sa vula.

    Dhimitėr Pilika ka zbuluar dhe njė vulė tjetėr tė ashtuquajtur sekrete, qė pėrbėhet nga njė gema gur antik i njė unaze. Ajo ka njė skemė mitologjike, vajzėn nudo Leda me njė kapele tė tipit kausia dhe pranė saj Zeusin e shndėrruar nė mjellmė.

    Simboli mė heraldik i Skėnderbeut, mė i njohuri dhe mė emblematiku, ėshtė pėrkrenarja me kokė dhie. Pėr kokėn e dhisė ėshtė folur shumė nga studiuesit, por nuk ėshtė saktėsuar se ē’pėrfaqėson koka e dhisė.

    Pėrsa i pėrket shqiponjės dykrenare ajo ėshtė parė si ndikim i stemave bizantine. Shqiponja dykrenare ėshtė njė simbol universal. Tek vula e Danimarkės nė gjoksin e shqiponjės ėshtė dhe kryqi i krishterė. Por nė pėrgjithėsi heraldika e Skėnderbeut nuk ka simbole tė krishtera. Nė njė studim timin tė mėparshėm kam thėnė se e tėrė heraldika skėnderbejane lidhet me origjinėn qė sipas vetė Skėnderbeut rrjedh nga Epiri, madje nė njė letėr tė tij Skėnderbeu i quan shqiptarėt pasardhės tė Pirros sė Madh tė Epirit. Kjo ėshtė arsyeja pse nė vulėn sekrete Skėnderbeu preferon figurėn e Ledės dhe tė Zeusit nė formė mjellme, kurse koka e dhisė ėshtė konkretisht dhia Amaltea, e cila sipas mitologjisė ushqeu me qumėshtin e saj Zeusin fėmijė. Nė shekullin I para Krishtit pranė qytetit tė Butrintit Pompon Atiku, dijetar dhe mik i ngushtė i Ciceronit, ndėrtoi vilėn e tij tė famshme tė quajtur Amaltea.

    Nga letėrkėmbini i Atikut me Ciceronin mėsojmė se vila Amaltea qe plot skulptura dhe vepra arti, si dhe pėrmendore me epigrame poetike, madje dhe njė bibliotekė me mbishkrime tė lashta. Kėshtu vėrtetohet se pranė Butrintit qe krijuar njė nga qendrat mė tė mėdha kultike dhe mitologjike pėr dhinė Amaltea. Dhia Amaltea lidhet me Zeusin dhe metamorfoza e Zeusit mjellmė ėshtė gjithashtu njė motiv i trevės sė Epirit. Skėnderbeu si njė humanist i madh i Rilindjes Evropiane e lidh origjinėn e shqiptarėve jo vetėm me ilirėt e Epirit, por dhe me simbolet mė tė spikatura tė kultit tė qerthullit zeusian nė Epir.

    Shumė materiale dhe dokumenta arkeologjike tė zbuluara nė Shqipėrinė e Jugut flasin pėr kultin e Zeusit dhe tė dhisė Amaltea. Skėnderbeu qe i vetėdijshėm pėr lashtėsinė e shqiptarėve dhe pėr mitologjitė e tyre pagane, me tė cilat krenohet. Megjithėse Atlet i Krishtit, siē u quajt nga papėt e Romės, Skenderbeu nuk pėrdori as nė flamurin e tij as nė stemat dhe vulat, motivin e Kryqit, pėrveē se nė rafigurimin e vulės sė Danimarkės.

    Miniaturat e vulave kanė tė bėjnė me njė art tė veēantė pamor. Kjo gjė na ēon nė hullinė e pėrdorimit tė shėmbėlltyrave tė artit edhe nė rrafshe tė tjera.

    Dhimitėr Frėngu, mik dhe arkėtari i Skėnderbeut, si dhe autori i njė biografie tė famshme pėr heroin, na jep nė librin e tij njė dėshmi tė ēuditshme. Ai thotė se "albanėt kanė origjinė nga Franca, miqėsia e princit tė Durrėsit me mbiemrin Topia vinte prej Karlit tė Madh, njė statujė prej guri tė mrekullueshėm dhe e gdhendur me shumė mjeshtėri dhe art prej Karlit tė Madh qe vendosur nė sheshin qėndror tė qytetit tė Krujės". Barleti thotė se qyteti i Krujės u themelua nga familja princėrore Topia. Skulptura e Karlit tė Madh duhet tė jetė skalitur nga ndonjė artist francez, por ndoshta dhe vendas. Ky simbol evokon nė substancė kohėn kur Karli I Anzhu krijoi Regnum Albaniae, pra Mbretėrinė Shqiptare, me kryeqytet Durrėsin nė 1272. Ka mundėsi qė anzhuinėt ta kenė sjellė nė Krujė statujėn e Karlit tė Madh. Kjo statujė mund tė ketė qėndruar nė sheshin kryesor tė Krujės pėr afro dy shekuj. Pėrderisa Dhimitėr Frėngu e ka parė me sytė e tij kėtė statujė padyshim edhe Skėnderbeu e ka parė, madje Skėnderbeu do tė ketė qenė protektor i statujės ose autori kryesor pėr ta rivendosur nė shesh kėtė statujė, qė turqit mund ta kenė hequr para vitit 1443.

    Marin Barleti gjithashtu na jep njė tė dhėnė tjetėr tė ēuditshme. Nė librin e tij pėr Skėnderbeun Barleti shėnon se "Nikolla i biri i Pal Dukagjinit pėr nga lavdia luftarake i ka kaluar shumė nderet e tė jatit dhe tė tė parėve tė vet. Njė pėrmendore e kėtij trimi tė pathyeshėm me atė tė djathtėn e tij si tė themi tė pavdekshme, ndodhet akoma dhe sot nė Peneropolis, qytet i Thrakės tė cilin sot vendasit e quajnė Prizren, mbi kėtė pėrmendore janė varur mbeturinat e njė mburoje armike, tė cilėn, nė njė betejė, qė ėshtė ende e freskėt nė kujtesėn e njerėzve, Nikolla e ēau aq keq me goditjen e shpatės sė vet, saqė dhe dorėn e armikut luftėtar e bėri tė pavleshme pėr luftė".

    Dy dijetarė shqiptarė, Barleti dhe Frėngu, dėshmojnė kėshtu pėr ekzistencėn e dy skulpturave kushtuar personaliteteve historike, Karlit tė Madh tė Francės si dhe Nikollė Dukagjinit, njė luftėtari tė shquar. Familja Dukagjini ka dhe njė dėshmi tjetėr pėr ekzistencėn e njė vepre arti nė shekullin XV. Ėshtė fjala pėr njė kryq argjendi me figura biblike, ku ėshtė shėnuar dhe mbishkrimi i artistit.

    Njė e dhėnė tjetėr interesante pėr ikonografinė e Skėnderbeut erdhi kėto ditė nė Muzeun Historik Kombėtar. Ėshtė fjala pėr njė litografi tė fundit tė shekullit XIX, qė e paraqet Skėnderbeun nė profil djathtas, mbi flokė ka njė kurorė dafine, nė dorėn e djathtė mban dorezėn e njė shpate tehu i sė cilės ngrihet sipėr. Deri mė sot kjo litografi ėshtė unikale, por vetėkuptohet qė dikur ka qenė e shumėfishuar. Nė kėrkimet e mia shumėvjeēare kam konstatuar se nė njė fotografi tė poetit Leonardo De Martino, ku ai paraqitej i ulur nė njė tryezė, prapa krahėve nė mur kishte tė kornizuar tė njėjtėn litografi tė Skėnderbeut. Nuk dihet autori i kėsaj litografie. Dijetarėt, qė janė marrė me ikonografinė e Skėnderbeut, si Vinēens Malaj, Dhorka Dhamo dhe Kristo Frashėri, nuk e kanė pėrfshirė litografinė nė studimet e tyre. Edhe hulumtuesi i arteve figurative, historiani i artit, Ferid Hudhri tė cilit ia tregova kėtė litografi, nuk dinte asgjė pėr autorin. Pėr herė tė parė ekzistencėn e saj unė e kam njoftuar nė njė shkrim tė botuar nė vitin 1980 nė gazetėn "Bashkimi". Dhe atėherė thoshja qė nuk e di autorin dhe mendoja se ndoshta qe njė litografi e bėrė nė Itali, mbėshtetur tek fakti se e posedonte Leonardo De Martino. Tani qė kam nė dorė litografinė origjinale, vė re se ajo ka mbishkrimin shqip SKĖNDER – BEU – KASTRIOTI, MBRET’ I SHQIPĖNISĖ. Gjithashtu nė cepin e djathtė tė litografisė nė fund ka dhe njė mbishkrim nė greqisht qė do tė thotė "Gjergj Kastrioti, Princi i Krujės." Ky detaj i fundit mė tregon se litografia duhet tė jetė shtypur nė Greqi, kurse mbishkrimi shqip e jep qartė qė litografia eshtė bėrė nga shqiptarėt dhe porositja pėr riprodhim e saj ėshtė bėrė po nga shqiptarėt. Atėherė kush ėshtė autori? Dihet qė portretet e Gjergj Kastriot Skėnderbeut janė tė shumta nė botė dhe pėrbėjnė njė pinakotekė tė famshme. Shumė piktorė tė mėdhenj evropianė janė marrė me fugurėn e tij. Nė tė vėrtetė nė fund tė shekullit XIX disa piktorė shqiptarė gjithashtu kanė pikturuar Skėnderbeun si motiv frymėzimi. Kjo ėshtė njė traditė e vjetėr. Dihet qė banorėt e fshatit Piqeras nė Himarė nė shtegtimin e tyre nė shekullin XVIII, dėrguan nė Napoli njė figurė tė pikturuar tė Skėnderbeut, ka gjasa akoma mė tė lashtė se ky shekull.

    Nė 1883 nė kishėn katolike tė Prizrenit pikturon njė afresk tė famshėm tė Skėnderbeut Gjergj Panariti. Edhe bashkėkohėsit e tij Th. Gjini dhe A. Ballamaēi bėnė portrete origjinalė dhe tė veēantė tė Skėnderbeut duke e apostoluar si kalorės tė krishtėrimit. Skėnderbeun e ka pikturuar nė fillimet e shekullit XX edhe miku i Fan Nolit, ikonografi at Naum Cerre. Spiro Xega nė 1913 pikturoi tablonė "Triumfi i Skėnderbeut nė fushėn e Domosdovės". Por portreti i litografisė pėr tė cilėn po flasim, dallohet nga tė gjitha kėto punė pėr njė shkathtėsi artistike, vepėr e njė artisti tė kultivuar, nuk ėshtė njė punė autodidakti. Kėshtu kjo litografi ka pėrmasat e njė vepre tė shkėlqyer arti pėr Skėnderbeun. Kopja unikale e kėsaj litografie vjen nga Shkodra. Ka shumė mundėsi qė tė jetė litografia, qė ka mbajtur nė kabinetin e tij Leonardo De Martino. Pėr mungesė tė fakteve nuk mund tė themi dot se kush ėshtė autori i vėrtetė i saj. Nė besojmė se ėshtė njė autor shqiptar, por nuk mund ta argumentojmė pėrfundimisht. Por gjithsesi vepra e shquar ėshtė ajo qė pėrbėn substancėn e kėtij zbulimi, kurse pėr emrin e autorit janė tė domosdoshme hulumtime tė tjera tė mėtejshme. Gjithashtu nė Arkivin e Muzeun Historik Kombėtar, ndodhet njė portret me ngjyra vaji i Skėnderbeut, qė gjithashtu ėshtė i fundit tė shekullit XIX. Ky portret imiton tė ashtuquajturin portret, qė ndodhet nė galerinė"Ufici" tė Firences nė Itali dhe i dedikohet Xhentile Belinit. Nuk e dimė as se kush e ka pikturuar kėtė portret. Shqiptarėt e kolonisė sė Bukureshtit e kanė pasur atė si njė ikonė kombėtare dhe tani pėr fat tė mirė ruhet si njė relike e shtrenjtė nė Muzeun Historik Kombėtar. Amen!

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-06-2003
    Postime
    6

    vula e skenderbeut

    Kjo eshte historia e nje vule qe sipas disa historianeve ishte e pregaditur per Skenderbeun qe do te behej perandori i Bizantit pas nje kryqezate te organizuar nga papa, por pasi papa i Romes vdiq kryqezata nuk u realizua. Por sipas disa historianeve tjere kjo vule eshte krijuar shume vjet pas vdekjes se skenderbeut ndoshta nga pasardhesit e tij.kliko ketu

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-06-2003
    Postime
    6

    .

    Me falni por lidhja lart me duket se nuk punon por texti ne te eshte keshtu

    Gjergj Kastrioti Scanderbeg, † 1468. Albanian noble, Osman officer, promoted General. Instigator of a rebellion against the Sultan and Captain General of the Albanians. Scanderbeg has had and still has a major importance in the national self-understanding of the Albanians. Many European authors in the 16th, 17th and 18th centuries counted Scanderbeg among the foremost Christian fighters against the Osmans - eg Ludvig Holberg († 1754). Scanderbeg was an icon in the national Albanian movement in the following centuries. Click the picture to enlarge it. The picture is from the 16th century (The Uffizi's Collection in Florence / Firenze).

    Dr Peter Pentz - who is an archaeologist at the The National Museum of Denmark - has written an article about Scanderbeg to the »Sfinx«-magazine March 2003 (cf. http://www.hum.au.dk/sfinx/TidsskriftetSFINX.html). In the article you will find excellent illustrations.

    A seal - that maybe was a seal of Scanderbeg - has been in Denmark since the first part of the 17th century; it was registered in 1634. The National Museum bought it in 1839. Dr Pentz describes the seal in detail and is making an interpretation of the symbols and the inscription.




    Photo:http://bjoerna.dk/billeder/SkanderbegsSegl.jpg/]ketu[/url]

    The seal is made of brass. It is 6 centimers in length and weighs 280 grams.

    The inscription is in Greek and is telling that 'Alexander' (= Skender) is an Emperor and a King. Emperor of the Romans and King of the Turk, the Albanians, the Serbs and the Bulgars. It naturally follows that the inscription is laterally reversed.

    However, Scanderbeg never was in such a position. He was a leader of the Albanians - and he succeeded in organising a rebellion against the Sultan, but he was not a King. When Scanderbeg passed away in 1468, the rebellion collapsed - and many of his companions escaped to Italy.

    Probably the seal was made after the fall of Constantinople in 1453, since Scanderbeg is referred to as an Emperor of the Romans. Note the double eagle in the center of the seal - which is a famous Byzantine symbol. Furthermore, Scanderbeg never was a King of the Serbs or the Bulgars.

    Maybe the seal was 'designed' when Scanderbeg was organising a crusade against the Osmans, maybe it was manufactured when Scanderbeg served as a vassal to the King of Naples. Probably the seal was commissioned of the family of Scanderbeg some time in the 16th century. You cannot know exactly. Even, it is not to say whether the seal is a fake (from the 15th or 16th century).

  5. #65
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Ju lutem gjeni kohe t'i perktheni materialet dhe postoni ne shqip.

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345

    Barleti, ikonografia dhe Skenderbeu

    Barleti, ikonografia dhe poezitė e para pėr Skėnderbeun
    Kryevepra e Marin Barletit, pėr historinė dhe jetėn e Gjergj Kastriot Skėnderbeut, ėshtė ngjarja mė e madhe kulturore jo vetėm pėr humanizmin shqiptar, por pėrgjithėsisht edhe pėr kulturėn dhe kujtesėn e kombit tonė nė shekullin XVI. Kjo kryevepėr u pėrkthye gati nė tė gjithė gjuhėt evropiane me shpejtėsi. Eshtė pėrkthyer dhe nė gjuhėn shqipe nga latinisti i madh Stefan Prifti. Mund tė themi se Stefan Prifti i kushtoi jetėn e tij shqipėrimit tė kryeveprės Barletiane.


    Rėndėsia e aktit letrar dhe historik tė Marin Barletit ėshtė e shumėfishtė. Pėrfshin disa rrafshe tė karakterit intelektual tė mirėfilltė. Duke bazuar te botimi i parė i kėsaj kryevepre tė pashembullt dua t'u tėrheq vėmendjen lexuesve nė disa aspekte, qė e kapėrcejnė, ose janė nė funksion tė tekstit tė mirėfilltė shkrimor.



    Libri i Barletit u botua nė Romė nė tipografinė e vėllezėrve Vitabulis, tė mbiquajtur si Albanozotė. Shumė dijetarė dhe historianė janė tė mendimit se kėta tipografė janė shqiptarė. Mbiemrimi i tyre si "Albanozoti" ndoshta nuk ka nevojė pėr koment. Libri shoqėrohet me disa gravura, tė cilat spikasin pėr stilin humanist gotik. Ikonografia e kėtyre ilustrimeve grafike deri mė sot nuk ėshtė realizuar. Studimet janė koncentruar nė pėrmbajtjen e librit dhe jo nė anėn e tij pikturike. Ka ardhur koha qė tė thellohemi edhe nė kėtė aspekt. Pėrpjekja ime ėshtė e para e kėtij lloji pėr tė bėrė publike njė analizė dhe njė sintezė tė ikonografisė sė librit tė Barletit nė lidhje tė drejtėpėrdrejtė me kulturėn dhe shpirtin kombėtar tė shqiptarėve nė epokėn passkėnderbejane.



    Libri i Marin Barletit nuk ka shumė ilustrime. Kėshtu faqja nė frontespic, ku ėshtė titulli "HISTORIA DE VITA ET HESTIS SCANDERBEGI EPIROTARUM PRINCIPIS", ("Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut Princit tė Epirotėve") ėshtė e kornizuar me njė numėr grafikash qė pėrmbajnė kompozime dhe subjekte tė ēuditėshme historike dhe mitologjike.



    Ēfarė tregojnė mė konkretisht kėto subjekte? Ēfarė simbolizon ikonografia e tyre e miniaturės? A janė tė rastėsishme dhe formale kėto ilustrime? A ėshtė konsultuar me piktorin grafist apo ndėrsjelltas? A i ka marrė artisti figurativ mendimet dhe idetė e Marin Barletit? Kjo ėshtė njė ēėshtje e madhe hulumtimi tepėr e dobishme. Duke vėzhguar dhe interpretuar miniaturat unė dal nė konkluzionin se artisti figurativ dhe autori i librit Barleti ynė kanė bashkėpunuar shumė ngushtė, se disa nga miniaturat janė tė lidhura nė mėnyrė konkrete me motivet e skėnderbejadės sė lavdishme tė shekullit XV. Gravurat e frontespicit pėrbėhen konkretisht nga 10 kompozime, qė qėndrojnė mė vehte, madje janė dhe tė kornizuara qartė. Gravura e sipėrme tregon njė betejė luftarake me kalorės pėrballė njėri-tjetrit. Nga njėra anė janė shqiptarėt qė sulmojnė dhe nga ana tjetėr janė kundėrshtarėt e tyre, tė cilėt bėjnė njė jetė pėr jetė a vdekje. Figura kryesore mbi kalė e kėsaj gravure nė anėn e majtė pėrfaqėson me sa duket Gjergj Kastriot Skėnderbeun, ose njė figurė kalorėsi simbol i shqiptarėve. Prapa kalorėsit janė dy kėmbėsorė qė mbajnė armė tė ngritura nė duar.



    Njė gravurė tjetėr mė poshtė paraqet nė mes njė qėnie mitologjike me krahė, qė ėshtė qartėsisht njė sfinks me gjoks gruaje me krahė shqiponjė dhe me trup luani. Fytyra e Sfinksit ka mbi kokė njė diademė tė hapur. Nė anėn e djathtė janė 5 figura, dhe njė figurė martiri qė rrėzohet i goditur me sa duket me shpatė. Nuk mund ta pėrcaktojmė domethėnien e kėsaj skene, mbase kemi tė bėjmė me ndonjė martir tė kishės, qė lidhet me shekullin e XVI ose fundin e shekullit XV. Nė anėn tjetėr tė grifonit ėshtė njė mbret i ulur nė fron i cili ka njė kurorė tė dallushme, anash tij janė tre ushtarė me heshta ndėr duar ndėrsa pėrballė ėshtė njė njeri, i cili ka ngritur duart pėrballė njė flakadani. Mbreti ėshtė nė pozėn e njeriut qė po dėgjon, kurse njeriu para fladakanit ėshtė ai qė rrėfen. Eshtė pra kėshtu simboli i autorit, qė tregon bėmat e tė tjerėve, qė shpalos heroizmin e shekujve.



    Kompozimet e tjera tė miniaturave janė dy rreshta gjatėsorė anash faqeve. Njė skenė paraqet njė mbret mbi kalė me kurorė, qė ka anash dy kalorės dhe tė gjynjėzuar para tij njė figurė murgu. Njė skenė tjetėr paraqet 6 persona mė saktė 5 prej tyre i janė tė mbėshtjellė rreth e qark njė njeriu me nderim. Ka shumė mundėsi qė ky ėshtė njė mbret, mbase bėhet fjalė pėr vetė Skėnderbeun. Njė skenė e tretė ėshtė akoma mė interesante, njė grua mban nė dorė njė enė dhe blaton diēka pėrpara dy burrave qė rrijnė nė kėmbė mbi njė piedestal. Sipėr kėtij kompozimi ėshtė njė shqiponjė dykrenare e cila paraqet njė interes shumė tė madh shkencor. Interesi ėshtė se pėr herė tė parė ne kemi dėshminė e simbolit tė flamurit tė Gjergj Kastriot Skėnderbeut, pra tė shqiponjės dykrenore, tė pranuar dhe tė aprovuar nga vetė Marin Barleti. Njė kompozim tjetėr nė miniaturė tregon tri vetė qė masakroi me shpatė njė grua martire. Kush ėshtė kjo martire? Mos kemi tė bėjmė me figurėn e Shėn Luēisė, martires sė famshme tė krishtėrimit, qė ka patur njė ndikim shumė tė madh nė trojet shqiptare sidomos nė qytetin e Durrėsit? Mos vallė masakrimi i kėsaj gruaje simbolizon masakrimin e vetė figurės sė Shqipėrisė nė formė tė femėrorizuar?



    Njė kompozim mė vehte paraqet dy djem qė mbajnė nė duar pishtarė dhe ecin nė drejtime tė kundėrta me njėri-tjetrin, mbi kokat e tyre fluturojnė tre pėllumba. Kėta simbolizojnė shpėrndarėsit e lajmeve tė mira, pra tė famės sė heronjve. Nė njė tjetėr kompozim, i cili ėshtė luftarak tregohet njė hero i rrėzuar pėrtokė me mburojė nė krahun e djathtė dhe shpatė dhe mbi tė dy luftėtarė me armė. Nė kėtė simbolikė betejash ėshtė njė simbol tipik i Romės, figura simbolike e ulkonjės dhe dy foshnjet, Romin dhe Romulin, qė pijnė qumėsht nga gjinjtė e ulkonjės. Nė kėtė kompozim ėshtė figura e njė gruaje tė ulur me dorėn e djathtė nė gjoks dhe para saj figura e njė burri qė diēka tregon me njė kapele tė shekullit XVI.



    Por ikonografia e librit pėrmban dhe dy gravura, njėra tregon vetė figurėn e Gjergj Kastriot Skėnderbeut nė profil, me mjekėr tė gjatė, me njė kapelė pa strehė dhe me flokė tė rruar. Ky portret sipas studjuesve ėshtė gravura mė autentike qė paraqet Heroin shqiptar. Siē e kemi thėnė edhe nė ndonjė shkrim tjetėr, libri i Barletit ka edhe gravurėn e njė burri tė ri qė mban nė dorėn e djathtė njė libėr, kurse dorėn e majtė e ka tė ngritur pak sipėr, mbas shpinės sė tij ėshtė muri i njė kėshtjelle dhe njė kullė e ngritur. Ai nuk ka mjekėr dhe portreti i tij inteligjent ėshtė mjaft shprehės. Ky portret i pėrket vetė Marin Barletit. Grafika nė fjalė ėshtė e njė rėndėsie kolosale. Kjo do tė thotė qė edhe miniaturat e tjera por edhe portreti i Skėnderbeut janė bėrė nė bashkėpunim me artistin figurativ. Cikėl mė vete janė edhe gėrmat gravura.



    Dua tė kumtoj se grafikat miniaturiste pėr tė cilat folėm mė lart kanė rrethuar nė mes tė tyre dhe dy poezi nė latinisht nga dy poetė bashkėkohės tė Barletit, me sa duket miq tė tij, qė vlerėsojnė shumė lart jo vetėm figurėn e ndritshme tė Skėnderbeut por dhe vetė nismėn e pavdekshme tė shkrimtarit dhe dijetarit humanist. Poezitė janė shkruar nė distikė, kanė karakter kushtimor, apologjik. Njėra ėshtė shkruar nga poeti Pjetėr Reguli nga Viēensa, kurse tjetra nga Domeniko Alcenjano. Kėta dy poetė kanė njė rėndėsi shumė tė madhe pėr



    ne shqiptarėt sepse ata janė tė parėt poetė nė botė, qė i kanė kushtuar poezi Gjergj Kastriot Skėnderbeut. Tė dy kėta bėjnė kėshtu paraardhėsit e traditės shekullore tė poezisė sė popujve tė ndryshėm, qė pėrmendin me nderim emrin e Skėnderbeut dhe tė Shqipėrisė. Le tė kujtojmė pas tyre emrat e shumė poetėve tė mėdhenj si Ronsar, Agrippa, D'Obinje, Gabriel Ferni, Amadis Jamis, Luixhi Greto, Zhan Bussier, Margarita Sarroki, Lope De Vega, Kristofor Marlou, Edmund Spencer, Bajroni i madh etj.







    Pjetėr Reguli i Viēencės, (Shekulli XVI)



    ***



    Kėshtu do tė mahnitesh o lexues nga betejat



    e kapedanėve tė famshėm heroikė.



    Ndėr to ēudi ėshtė Skėnderbeu, rrufe e luftės,



    sa kėnaqėsi do tė ndjesh kur tė lexosh pėr tė!



    Prijės i madh, trim e shpirt hero,



    kėrdi ka bėrė mbi turqit kaq mizorė!



    Se emri i tij do tė thotė "Aleksandėr i madh"



    mirėmbetsh o lexues me lavdinė e tij pėrherė!







    Domeniko de Alcenjano i Padovės, (Shekulli XVI)



    ***



    Nė qoftė se ti lexues do tė tejshohėsh



    me aftėsinė tėnde nė kėtė vepėr madhėshtore,



    ke pėr ta ēuar famėn e autorit deri nė zenith,



    se ai kėndoi Skėnderbeun, bir i njė populli tė lartė.



    Kėndoi trimėritė e bėmat e prijėsit arbėr



    qė asnjė mangut nuk i le Kamilit tė madh.



    I pakrahasueshėm nė fitore, i shkatėrroi me ngulm



    ushtritė pafund tė perandorėve sulltanė.



    Le tė gėzojė e larta Arbėri pėr kėto triumfe,



    le tė ngrejė nė qiell veprat e princit tė vet.

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2003
    Vendndodhja
    canada
    Postime
    28

    kush eshte gjergj kastriot skenderbeu

    Nderkohe qe te gjithe europianet shkruanin per skenderbeun ,kronistet bizantine ose e injoronin krejtesisht ose e permendnin diku dhe me nje ftohtesi te madhe .Shaku nuk ishte vdekja e tij e palavdishme sic thote dikush as kakti se ai eshte shqiptar. Nuk eshte as lavdia dhe as kombesia kriteri i ketyre kronisteve.Eshte dallimi i besimit fetar te skenderbeut qe nuk ishte as i krishtere ortodoks e as katolik por ishte "Unit".Unitet ishin per bashkimin e dy kishave .Por keto gjera dhe hollesi te asaj periudhe kishin rendesi te jashtezakonshme dhe sulltanet i shfrytezuan me shume djallezi. Skenderbeu, kjo figure 1000 vjecare e njohur ne te gjithe boten si luftetar ,politikane e filozof .Nq se e analizojme vetem per pak figuren e skenderbeut del qe ai ishte nje politikan i vertete e jo nje luftetar xhelat e katil si .Me zgjuarsine e dinakerine ai arriti shume.Mendova ta hap kete teme sepse eshte me shume interes diskutimi per kete prijes shqipetar kete figure te pavdekshme .
    You don't wont to f..... with albanians

  8. #68
    xha Barka Maska e Jonian
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    Faleminderit te gjitheve nje here per materialet qe keni sjelle. Me gjithe mend interesante.
    Pardje isha ne nje darke miqsh dhe muhabeti e solli te bisedonim per Skenderbeun. Diku kam lexuar qe Skenderbeu nuk eshte aq i gjate sa e mendojme te gjithe, por eshte i shkurter diku te 1.68 m dhe bile piktura e Skenderbeut qendron ne nje muze se bashku me Napoleonin, duke qene se ishin te dy stratege dhe te shkurter. N.q.se ndonjeri ka ndonje informacion me te sakte, ju lutem postojeni.
    Faleminderit
    Trimi i mirė me shoqe shumė

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Gjenealogjia e Familjes se Skenderbeut, sipas dy te ashtequajtur pasardhes se tij
    - Djali i vetem i Skenderbeut, Gjoni ose Xhovani, sic i thone ne Itali, pas vdekjes se te atit, ende i ri, jetoi ne domenin e vet mbi Gargano e me pas, nga 1485, kur lulezon qyteti i Shen Pjetrit ne Galatina ne Token e Otrantos, vendoset atje, ka titullin Duke, duke i shtuar dhe ate te Kontit te Soletos.

    - Gjon Kastrioti u martua me Irena Brankovic Paleologa, pasardhesja e fundit e familjes perandorake te Bizantit dhe paten shume femije, mes te cileve Konstandinin, peshkop ne Insernia, Ferdinandin, qe qeveriste domenin feudal te Katrioteve dhe Marien, grua e kulturuar qe njihte shkelqyer letersine greke e latine.

    - Ferdinandi u martua me Adriana Acquavivan, vajzen e Dukes se Nardose, paten shume femije si Erinen, Pardon, Akilin e Xhovanin. (Gjonin)... me titullin Baron dhe nga kjo dege familjare pati pasardhes deri ne fund te 1700.

    - Ndersa nga Akil Kastrioti rrjedh dega tjeter familjare e Skenderbenjve, te cilet u shperngulen ne Napoli ne vitet 1700 dhe jane atje deri ne ditet tona.

    - Biri i Pardos, Konstandini, shperngul rezidencen e vet ne Copertino. Ndersa ne fund te viteve 1600 Aleksander Kastrioti Skenderbeu u shperngul ne Lece, pasardhesit e te cilit jetuan atje deri me 1700.

    - Nga mesi i viteve '800 me i madhi i femijve te kesaj linje familjare, nje tjeter Aleksander, u shperngul ne Ruffano, Lece, ku eshte dhe sot rezidenca princerore e Kastrioteve te Skenderbeut.

    - Perfaqesuesit e tanishem te kesaj linje familjare jane Alessandro Castriota Scanderbeg, mjek ne Rome dhe i vellai i tij Guilio, magjister adminitrativ.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #70
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Si e ngjalli Skenderbeun
    Kush eshte profesor Kristo Frasheri

    Veprimtaria e tij shtrihet ne disa rregjime, ndersa ajo qe e ka dalluar punen e tij nga shume kolege te tjere, ka qene sinqeriteti dhe vetmohimi, per te mos e tradhetuar ndershmerine profesionale

    Ishte krejt e papritur dhe fare e pabesueshme per djalin e ri, ajo qe do te ndodhte ate dite. Por, nje ndodhi jo e zakonshme e fundviteve '30, duket se i dha destinacionin e duhur profesor Kristo Frasherit. Intelektualet e kohes po pergatisnin nje konference, ku do te referonin, disa studiues te kohes ne 35 vjetorin e vdekjes se Jeronim De Rades. Ishte profesor Aleksander Xhuvani, profesori i tij Namik Resuli, Izet Bebeziqi, Stefan Shundi, Zoi Xoxe, botuesi i "Drites", qe e kishte organizuar, dhe pak te tjere. Namik Resuli, propozoi , qe ne kete mbledhje, te ishte dhe nje djale i ri, qe te perconte lidhjet e brezit te asaj kohe me kete figure aq te madhe te letersise shqipe. Kuptohet se fale talentit, ishte rasti i Kristos, qe te lexonte hartimin e tij, kushtuar figures se madhe kombetare. Ajo qe ndodhi ate dite, per studentin e ri, qe deri atehere shkruante vjersha, i kaloi te gjitha parashikimet e mendjes se tij. "Te nesermen, Profesor Resuli, me vuri ne kateder dhe une me shume turp lexova hartimin tim". Nderkohe, Zoi Xoxe, inisiatori i ketij aktiviteti, e kishte botuar ne gazeten e tij "Drita", bashke me fjalimet e profesoreve. "Lavderimet me shtuan dashurine per studimet historike dhe letrare. Qe atehere,-thote ai- hoqa dore nga poezite, per te cilat askush nuk me kishte pergezuar". Eshte shume i besueshem ne kete shperthim sinqeriteti, sepse me duart e tij, nxjerr kete botim te hershem, qe e ka ruajtur, si nje nga gjerat e vyera, bashke me shume gjera te tjera, te shkruajtura ne ate kohe. Por, Kristo i ri, kishte shkruar shume me heret, teksa kishte botuar me sukses poezite dhe skicat e para. Botimi i pare i tij ka qene qysh ne moshen 13 vjecare. Sentimentalizmi, qe duket ne krijimet e tij, duket se ka perkuar me kohen dhe me problematiken qe e rrethonte. Ajo i shtohet dhe revoltes se madhe te brezit te tij, per shkak te mjerimit, qe kishte ne popull. Migjeni duket se ishte kthyer ne nje katalizator te mire per kohen. Kete personazh, qe ai e kujton me respekt, nuk e ka takuar, por nderkohe ka pare dhe ka degjuar Fishten, Asdrenin, Joklin bashke me shoket e tij komuniste, qe vdiqen si antifashistet e pare: Qemal Stafa dhe Ali Demi. Kristo Frasheri, po rritej dhe fale aftesive dhe brymosjes se tij, ishte kthyer ne nje pjese te rendesishme te levizjes se kohes. Qe kuptohet se ne ate kohe, ai, duket se u ndikua shume nga idealet, qe vinin nga nje bllok i tere antifashist.

    Brymosja politike

    Fale njohjes dhe mesimit te italishtes dhe frengjishtes, ai ra ne kontakt me literature te perparuar filozofike, sociale, politike, antike dhe moderne, qe vinte kryesisht nga jashte. Ca me shume, kjo literature ndikoi ne formimin e tij, sepse ishin kolose, -thote per shume mendimtare te kohes, profesori Kristo. "Ata ishin Anry Barbys, Romen Rolan, Andre Gide etj". Kristo dhe pak te tjere, ishte ne grupin e atyre studenteve te gjimnazit te Tiranes, qe u dalluan shpejt nga te tjeret. Qofte dhe per rrugen qe po merrnin. Kristo, vete, ishte ne krahun e Grupit te Korces, por shume shpejt mbeti i zhgenjyer prej tij. Ne fund te vitit 1939, ai do te ishte ne nje grupim te ri, qe do te mbahet mend gjate, me emrin "Grupi i te Rinjve", per shkak te fatit te personazheve te grupit. Ne vitin 1940, duket se beri pak shkeputje pasi do te shkonte ne Firence, ku do te rregjistrohej ne Fakultetin Ekonomik te Universitetit te qytetit. Ndersa, ne nentor te vitit 1941, ai do te ishte anetar i njeres prej 17 celulave te kryeqytetit. "Shpejt u pa se Kristo nuk ishte i gatuar per nje parti te tipit bolshevik, sic e konceptonin udheheqesit e PKSH-se", thote i biri i tij, ne nje shkrim kushtuar te jatit. Sipas Profesorit, "kur nje parti ka disipline kaq te madhe ushtarake, aty nuk mund te kishte demokraci". Veprimtaria e tij kishte bere qe deri ne vitin 1942, ai te ishte burgosur dy here. Heren e pare kur ishte maturant, mbasi nuk kishte veshur uniformen e rinise fashiste (fatmiresisht ishte shpetuar prej Namik Resulit, profesorit te tij); dhe njehere si punonjes i poste telegrafes, pas nje greve, qe kishte bere me shokun e tij Ali Demi. Pas peripecish u internua ne Itali nga ku u arratis dhe u kthye ne Shqiperi. Ne historine e Partise Komuniste shqiptare, ai eshte rregjistruar si nje nga te pushuarit e pare te Partise, si pjesetar i "Grupit te te Rinjve". Ai ndiqej tani nga fashistet dhe ca me teper filloi qe te mohohej dhe nga ish miqte e tij. Gjithsesi ne vitin 1943, ai do te ishte partizan, ndersa "Shpati" porosiste Komitetet Qarkore te Partise " ti hapnin syte e ti benin kater, kunder armiqve, kunder grupazheve te cilet pa tjeter po punojne nen rrogoz" (permendej edhe emri i tij). Clirimi i Shqiperise e gjeti partizan te thjeshte dhe me nje vella te pushkatuar nga fashistet. Duket se u rehabilitua pak pasi punoi per nxjerrjen e disa organeve provizore te shtypit te partizaneve. Kjo dukej se ishte sa per sy e faqe, sepse ne 1946, iu anullua e drejta e studimit per shkencat ekonomike ne Universitetin e Zagrebit. Kjo pune e tij vazhdoi per vite me rradhe, ku ai si punonjes i Bankes se Shtetit bente shume sherbime kudo neper Shqiperi. I duhej te punonte sepse "Atdheu nuk mund te identifikohet me rregjimin, as me qeverine, as me prefektin, as me xhandarin, sic bejne anarkistet. Detyra e cdo shqiptari eshte te punoje per perparimin ekonomik, emancipimin shoqeror dhe lulezimin kulturor te atdheut, pavaresisht se kush eshte ne fuqi". Gjate viteve qe punoi ketu, ai hartoi tre tekste per nevojat e Teknikumit Financiar te Tiranes, ku ai jepte vete mesim.

    Si erdhi ne histori

    Pasioni i tij "i fshehte" per historine u be i gjalle ne vitin 1949. Aleks Buda, ne ate kohe, shef i seksionit te historise ne Institutin e Shkencave ne Tirane, mbajti ne sallen e Teatrit, nje ligjerate per Skenderbeun. Pas disa sugjerimeve miqesore, qe i beri i riu Kristo, ai e propozoi pak kohe me vone, qe PROF. Frasheri te pergatiste nje teme "Mbi rolin e fshataresise ne historine e Shqiperise ne vitet 1912-1939". Kesaj teme, profesori i shtoi, fale perpjekjeve te tij, dhe nje teme per "Luften e Vlores 1920". Lidhja ndermjet dy burrave do te ishte e vazhdueshme dhe do te vazhdonte deri ne momentet, qe Buda i ndjere do te nderronte jete ne vitin 1993. Ne vjeshten e vitit 1951, ai filloi mesimet ne Fakultetin e Historise dhe i perfundoi ne 1955. Buda e perfshiu ne grupin e historianeve, qe nen drejtimin e Institutit do te hartonte "Historine e Shqiperise". Ne prill te vitit 1953, pas shtate vitesh pune ne Banken e Shtetit, ai do te shkeputej dhe do te kalonte perfundimisht ne Institutin e Shkencave shqiptare ne sektorin e "Historise se Shqiperise". Pastaj, deri ne vitin 1991, kur do te dilte ne pension, profesor Kristo do te ishte aktiv ne Institutin e Historise.

    Veprimtaria e tij

    Vecuar punimeve te shumta te tij, qe u permenden dhe nuk u permenden ketu per arsye vendi, duket se nje vend te vecante, meriton Vellimi i pare i Historise se Shqiperise, ku ai ishte bashkeautor me Prof. Selim Islamin. Ai zhvilloi dhe ideoi kapitujt e Mesjetes dhe trajtoi ne nje kend krejt te vecante, ate te zhvillimit ekonomik, politik dhe kulturor shqiptar. Ai evidentoi se krijimi i shtetit te pare shqiptar ishte qe ne shekullin e XII; ai evidentoi formimin e klases feudale shqiptare ne fund te shekullit te XII; procesin e formimit te shtetit kombetar shqiptar nen udheheqjen e Skenderbeut etj. Per kete u vleresuar me Cmimin e pare te republikes. Nje kontribut me te kufizuar dha ne vellimin e dyte. Nderkohe, ndermjet dy vellimeve, botoi shume studime dhe artikuj, ndermjet tyre 'Historine e Skenderbeut te sintetizuar' dhe 'Historine e Shqiperise, veshtrim i shkurter'. Por, mungesa ne permasat e duhura e trajtimit te figures se Enver Hoxhes, i kushtoi profesorit. Pasketaj ka marre dhe denimin e dyte ne jeten e tij. Ne fakt, Kristo Frasheri e "kishte shkelur". E kishte permenduar udheheqesin fare pak dhe thjesht per pozicionet qe kishte ne kohen e luftes. Ne 1966 do te ishte larg kryeqytetit per pese vjet duke dhene mesim njekohesisht ne nje shkolle tetevjecare dhe te mesme ne Permet. Larg punes se perditshme, per te siguruar jeten e familjes qe ishte ne Tirane, ai ngriti ketu muzeun historik te Rrethit dhe Muzeun e Arsimit. Prof.Frasheri ndihmoi dhe ne ngritjen e Muzeut te Vellezerve Frasheri ne fshatin e tyre te lindjes. Nderkohe, nuk e kishte lene pergatitjen e tij per 500 vjetorin e vdekjes se Skenderbeut. Per kete eveniment, ai pergatiti disa studime dhe botoi artikujt "Aktet e Hilandrit dhe Skenderbeu ne pragun e kryengritjes clirimtare te vitit 1443" dhe nje artikull tjeter. Ne janar te vitit 1968, ai mori pjese ne Konferencen e Dyte te Studimeve Albanalogjike, ku referoi per "Trojet shqiptare ne shek XV". Ne ato vite, ai hartoi dhe punime per Permetin. Cilesia e larte e studimeve e ktheu perseri ne Tirane, ku ai plotesoi dhe pasuroi me tej "Historine e Shqiperise". Hartoi dy kapituj "Lindja e marredhenieve kapitaliste ne Shqiperi ne shek XIX" (Vell II) dhe "Zhvillimi ekonomik e shoqeror i Shqiperise gjate viteve 1912-1939" (Vell III). Me pas botoi "Lidhjen Shqiptare te Prizrenit" dhe ne vitet 1980-1981, ai bashke me Luan Malltezin dhe Z.Liton, punoi per te ngritur konceptin ne Muzeun Gjergj Kastriot Skenderbeu....

    Krahas veprimtarise ditore, ai iu kushtua shume temave dhe zakonisht shumica e tyre u hartua krejt jashte orarit. Ai botoi me bashkeautor "Historine e Shqiperise per shkollat e mesme", qe njohu shume ribotime. Shume kohe me pas, Frasheri bashke me Skender Anamalin, Arben Puton dhe Stefanaq Pollon hartuan me porosi te Shtepise Botuese franceze "Horvath" edhe "Historine e Shqiperise", qe u botua frengjisht ne vitin 1974. Vitet '70 dhe '80 jane te mbushura me pjesemarrje ne konferenca shkencore dhe me studime te botuara.

    Ditet e fundit, ai po pergatit dhe ka gati per botim "Historine e Tiranes", nje botim, qe behet per here te pare. Ai do te dimensionoje ndryshe, historine e kryeqytetit dhe studimi do te jete me dy vellime. Do te botohet nga "TOENA" dhe perben nje nga bashkepunimet e shumta, qe publiku pret prej tyre.






    --------------------------------------------------------------------------------
    26/05/2004
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 7 prej 44 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 05:18
  2. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  3. Major Gjergj Vata
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 20:31
  4. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •