Close
Faqja 6 prej 44 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 435
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Fytyra tjeter e Kastriotit

    Skenderbeu i ridimensionuar. Ndryshe nga legjenda, Kristo Frasheri tregon per nje prijes qe nuk eshte rrembyer kurre nga turqit dhe qe ne Stamboll ka kryer vetem shkollen. Qe nuk i njihet mire portreti dhe qe me shume se nje hero me kale dhe shpate duhet pare si shtetar dhe ligjvenes

    Iva Tico

    Drita e syve ka nisur ta lere. Sendet dalengadale kane filluar te humbasin format e te shnderrohen ne silueta. Germat nuk mund te lexohen me pervecse me ane te nje aparati special qe i zmadhon dhe i shfaq ne ekranin e nje televizori qe gjendet ne nje tryeze aty prane. Ka kohe qe profesor Kristo Frasheri nuk mundet te shkruaje me. Nje vajze e re mban shenim gjithe c'i dikton historiani, por vendos rregull edhe mbi dosjet, fletet e shkruara apo mbi librat e panumert qe ndodhen ne ate apartament.

    Ne tryezen e madhe te televizorit, gjenden disa flete me shenime. Nje numer i madh prej tyre mbushin nente dosje voluminoze qe jane te rradhitura ne nje etazher aty prane. Jane nente dosjet qe profesor Frasheri i ka perdorur per te shkruar monografine "Skenderbeu, jeta dhe vepra". Libri s'ka pak dite qe ka dale, kurse dosjeve do t'u duhet te presin aty kushedi edhe per sa vjet. Deri ne diten kur te gjendet dikush qe te jape aq para sa duhet per t'i botuar.

    Per Kristo Frasherin monografia e Skenderbeut eshte puna e nje jete te tere. Ishte fundi i viteve pesedhjete kur ai vendosi te shkruante nje histori te heroit Kombetar. "Nuk mund te llogaritet koha qe me eshte dashur per monografine e Skenderbeut. Kam punuar rreth 45 vjet vetem per te mbledhur materialin", rrefen historiani. Ka qene ne fakt puna e tij e perhershme. Ndersa materialet per Skenderbun nisen pak e nga pak te mbushnin dosjet, ai punonte me te tjera tema, hartonte tekste historie per nxenesit, punonte si mesues apo merrej me gjerat e vogla te perditshme.

    Ideja e pare ishte te shkruante nje histori te vertete. Frasheri kishte vendosur te vizatonte nje Skenderbe larg atyre ngjyrimeve romantike te letersise, kishte vendosur te shkruante nje histori te paster te bazuar vetem mbi dokumenta te shkruara. Gjate atij 45 vjecari te mbushur me kerkime, Kristo Frasheri u perpoq te grumbullonte te gjithe materialin e mundshem dokumentar te shekullit XV. Akte shqiptare dhe te huaja, perendimore dhe lindore, te vjelura nga historiane te ndryshem ne arkivat e Venedikut, Raguzes, Romes, Napolit, Milanos, Barcelones, Parisit, Ankarase dhe Stambollit u sistemuan ne origjinal dhe ne perkthimin shqip. Ne Shqiperi nuk u gjet thuajse asgje. Per dokumentet e vyera nuk eshte kujdesur kush, te gjitha ishin shkaterruar nga koha.

    Kur Frasheri mendoi se kishte mbledhur aq material sa duhej, iu fut punes per te shkruar "Skenderbeu, jeta dhe vepra". Pas pese vjetesh, monografia ishte gati per botim.

    Kur nisi punen per mbledhjen e materialeve per historine e Skenderbeut, Kristo Frasheri ende nuk e dinte se ku do te dilte. Kishte lexuar sigurisht gjithcka qe ishte shkruar deri ne ate kohe per heroin. Por kishte vendosur te mos ndikohej nga askush, kishte vendosur te mos shfrytezonte as ata qe kishin shkruar me nje entuziazem te tepruar, as ata qe dukeshin me te paanshem se c'duhej. Ne fakt u terhoq nga dikush: nga Fan Noli. Ne vitin 1947 Noli kishte ndjekur te njejten rruge. Kishte shkruar historine e tre rrethimeve te Krujes duke u bazuar vetem ne dokumenta dhe kishte pasur sukses. Kristo Frasheri vendosi te bente te njejten gje.

    Per kenaqesine e tij burimet dokumentare sollen te njejtin perfundim qe Barleti e kishte shkruar gjashte shekuj me pare ne pozitat e shkrimtarit: lufta e Skenderbeut kishte qene nje lufte madheshtore clirimtare. Ishte ne vija te pergjithshme sic e kishte pershkruar humanisti shkodran. Dokumentat e mbledhura nga Frasheri, vetem sa mund te korrigjonin vepren e Barletit ne elemente te dores se dyte, ne disa pasaktesi faktologjike, disa nderhyrje retorike apo teprime te shkrimtarit. Kristo Frasheri me kenaqesi pohon se nuk eshte i sakte perfundimi i disa historianeve skeptike qe pohojne se Skenderbeun e ngriti ne piedestalin e historise jo vepra e tij, qe sipas tyre ka qene modeste, por Marin Barleti, me stilin e vet elegant, klasik dhe humanist. "Perkundrazi, thote Frasheri, ne punimin tim provohet qe eshte Skenderbeu ai qe me madheshtine e vepres se tij frymezoi bashkeatdhetarin e tij Barletin".

    Por nga puna me burimet dokumentare, do te dilte edhe nje tjeter rezultat qe do ta entuziasmonte me teper Kristo Frasherin. Qe lufta e Skenderbeut ishte nje lufte madheshtore clirimtare, ishte pak a shume nje perfundim qe pritej, nje perfundim qe nuk e zbehte dot plotesisht as edhe historiani me skeptik. Por ajo qe Kristo Frasheri nuk kishte mundur dot ta parashikonte, ishte se teksa shkruante, portreti i Skenderbeut do te fillonte ta humbiste pak e nga pak ate fizionomine e eger luftarake, do te fillonte te zbutej, balli do te fillonte t'i zgjerohej per t'u shnderruar pak e nga pak nga nje portret luftetar ne ate te nje diplomati, ne portretin e njeriut te shtetit. Ne tridhjete kapituj qe permban monografia, vetem shtate do t'i kushtoheshin luftrave te armatosura te udhehequra nga Heroi. Kapitujt e tjere e pershkruajne si burre shteti, si faktor nderkombetar, si ligjvenes, si administrator, por edhe si njeri. Skenderbeu i Frasherit nuk eshte thjesht luftetar, eshte mbi te gjitha ai qe themeloi te parin shtet te shqiptareve.

    Kristo Frasheri pretendon t'i jape Skenderbeut ate qe i takon. As me shume e as me pak. Ne monografine e tij nuk e quan kurre mbrojtes te krishterimit, Skenderbeu nuk eshte nje nga ata shenjtet qe luftonin ne emer te Krishtit, lufta e tij kunder turqve nuk mund te ishte kurrsesi nje lufte fetare. Ishte nje lufte clirimtare e cila i shkonte per shtat edhe atyre qe ishin ne mbrojtje te krishterimit, duke u kthyer (ndonese ky nuk ishte qellimi i vertete) ne nje perplasje mes dy qyteterimesh.

    Jo rastesisht per kopertinen e monografise Kristo Frasheri nuk zgjodhi nje nga ato fotografite e zakonta te heroit mbi kale. Nuk donte qe Skenderbeu i tij te kishte pamje luftarake, nuk donte qe te kishte shpate. Kishte zgjedhur pikerisht imazhin paqesor te heroit, kishte dashur te bente monografine e nje shtetari.

    Por zgjedhja e kopertines nuk ishte dhe aq e lehte. Ishte gjithashtu nje pune shume vjecare kerkimesh. Kishte te bente me gjetjen e se vertetes mbi imazhin e heroit. Nje kapitull i monografise i kushtohet pikerisht kesaj pyetjeje: cila eshte fytyra e vertete e Gjergj Kastriot Skenderbeut. Ne gjithe dokumentet ku ka rremuar, Frasheri nuk ka mundur te gjeje ndonje pershkrim, qofte edhe te shkurter, mbi tiparet e fytyres se Skenderbeut, te hartuar nga ndonje njeri qe e ka njohur nga afer. Per kete arsye Frasheri i eshte drejtuar ikonografise, atyre qindra pikturave ne vaj dhe afreske te shperndara ne keshtjella, muzeume dhe familje evropiane. Per kopertinen e monografise, Frasheri perdori ate qe mendon se i afrohet me teper pamjes fizike te Skenderbeut, nje portreti qe deri me sot nuk eshte botuar ndonjehere. Thuhet se ky portret eshte bazuar ne vizatimet qe i pati bere drejtpersedrejti nga natyra piktori i degjuar Gentile Bellini. Portreti e paraqet Heroin ne moshen e pleqerise, me mjeker dhe floke te thinjura, afersisht ne ate moshe kur ai ndermorri udhetimin e fundit per ne Itali.

    C'ndikim do te kete monografia e Kristo Frasherit? Autori qesh hidhur. Ai nuk eshte se pret ndonje ndryshim kushedi se cfare. Ai ka bere ate qe i kishte vene detyre vetes pesedhjete vjet te shkuara. Te tjerat nuk i ka ne dore.

    Dikur eshte marre me tekstet shkollore. "Historine qe mesohet ne shkolla, deri ne vitin 1912 e kam shkruar une", thote teksa tregon se ajo qe vjen pas saj eshte pjesa me e veshtire e historise, ajo qe mbetet ende per t'u rishkruar. Por edhe ajo qe mesohet deri tani do te duhet te ndryshohet. Kryesisht ne koncept. Per Frasherin "ka ikur koha kur historia duhet pare si nje histori luftrash. Ka ardhur koha qe historia e Shqiperise te rishkruhet. Si nje histori qyteterimi".

    Por, sugjerimet e tij derimetani nuk i degjon kush. Profesori i vjeter ndihet krejt i pafuqishem te ndryshoje dicka ne vullnetin e atyre qe vijne e ikin nga Ministria e Arsimit apo Instituti i Historise. Deri para dy vjeteve, kishte ende shprese se mund te rregullohej dicka. Shkruante hera heres ndonje leter, jepte ndonje mendim a ide se si mund te ndryshoheshin programet mesimore. Prej kohesh nuk i vjen me asnje pergjigje, asnje ftese. "Per ata nuk ekzistoj me", thote mendueshem. "Por ndoshta eshte me mire keshtu, me kane lene te qete".

    Nderkohe cdo dite vazhdon me te njejtin ritem. Pa ndaluar shkrimet, qe tani mundet t'i realizoje vetem ne forme diktimi. Dhe pritet qe keshtu te vazhdoje, edhe nese siluetat e mjegullta ndoshta do te zhduken fare per t'ia lene vendin territ.


    Te vertetat e ndryshme nga Barleti

    Skenderbeu i Kristo Frasherit nuk eshte ai klasiku me te cilin jemi rritur. Eshte teper larg atyre legjendave me kalin qe kapercente malet dhe me ate shpaten qe nuk e mbanin dot as dhjete burra. Nuk eshte madje as Skenderbeu qe i vogel u morr peng nga Sulltani e pastaj kthehet fitimtar per te mbajtur nje fjalim historik ne keshtjellen e Krujes..

    Ndryshe nga legjenda, ndryshe nga ajo Histori qe mesohet ende neper shkolla, Skenderbeu nuk eshte rritur ne Stamboll. Ai ka shkuar aty vetem ne moshen 18 vjecare per te bere shkollen ushtarake. Pjesen tjeter te kohes e ka kaluaar prane familjes. Dukumentet e sjella nga Frasheri ne monografi, tregojne se gjate kohes kur Barleti e pershkruan si peng te sulltanit, Gjergj Kastrioti se bashku me te atin e te vellezerit, ka nenshkruar marreveshje tregtare.

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    gjegj kastrioti eshte historia e vendit tone .ai me lavdine dhe patriotizmin me te madh qe njeri mund ta kete i dogji dhe i masakroi turqit per 25 vjet.rrofte skenderbeu dhe gjithe shqiptaret kudo qe jane...

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Skėnderbeu Vasal? Disa kthjellime.
    Nga Dr. Aurel Plasari


    Marrėdhėniet juridike vasal-sovran mes Skėnderbeut dhe mbretit Alfons V tė Aragonės janė mėveshur tradicionalisht me njė kamuflazh historik. Ky kamuflazh e zė fillin te Barleti, i cili kėto marrėdhėnie vasal-sovran ka ngulmuar t’i pėrshkruajė me termat e “miqėsisė”. Simbas mendėsisė sė kohės, Barletit duhej t’i dukej “poshtėruese” natyra e vėrtetė e kėtyre marrėdhėnieve juridiko-politike pėr njė figurė si Skėnderbeu. Porse dokumentet flasin ndryshe.

    Ishte mars i vitit 1451 kur regjistrohen nė oborrin e Napolit prania e dy tė dėrguarve tė Skėnderbeut: peshkopit tė Krujės Stefan dhe domenikanit Nikollė de Berguzzi, tė shoqėruar edhe nga njė arbėr i quajtur Vicino ose Vichino, i pėrmendur si “majordom” i peshkopit tė Krujės. Mbretit Alfons i kėrkohej ndihmė pėr tė pėrballuar ekspeditėn osmane qė pritej pėr muajin prill, dhe mbreti premtonte ta jepte ndihmėn. Por prania e ambasadorėve tė Skėnderbeut nė oborrin e Napolit kishte tė bėnte me njė mision mė tė rėndėsishėm: mė 26 mars tė atij viti ata nėnshkruanin nė emėr tė tij me Mbretin e Aragonit, Napolit dhe Siqilisė njė traktat tė njohur si “i Gaetės”, nga emri i vendit ku u nėnshkrua. Pėr t’u ikur hamendjeve, kujtoj se traktai nė fjalė ndodhet nė Arkivin e Kurorės sė Aragonės, reg. 2697, fl. 100. Atė e ka pasė njohur dhe pėrdorur Zurita nė veprėn e tij Anale tė Kurorės sė Aragonės, vėll. III, XV, fl. 322 verso; e kanė ribotuar edhe Cerone: La politica, XXVIII, I, 172-173; Radonic: Djuradj, nr. 38 dhe, pėr ata qė i tremb emri “Radonic”, edhe Noli: George, appendix, nr. 11.

    Traktati i Gaetės

    Traktati u nėnshkrua jo vetėm nė emėr tė Skėnderbeut, por edhe tė “tė afėrmve tė tij baronė nė Arbėri: “ ... e de soi parenti, baruni in Albania, de la parte altra”, po aty). Ky traktat i njihte Mbretit tė Aragonit, Napolit dhe Siqilisė sovranitetin mbi “trojet e tė thėnit Gjergj” dhe mbi “trojet e Krujės dhe kėshtjellėn”, nė shkėmbin tė ndihmės qė Mbreti do t’i jepte atij (Skėnderbeut) nė luftėn kundėrosmane. Nė termat e traktatit Skėnderbeu dhe ajo ēfarė mund tė quhet “lidhja familjare” e tij shpreheshin tė gatshėm tė njihnin sovranitetin e mbretit Alfons edhe mbi trojet apo kėshtjellat e tjera, qė do t’i fitonin me ndihmėn e tij. Kreu i Lidhjes, Skėnderbeu, shprehej i gatshėm tė vinte nė vendin qė do tė caktonte Mbreti pėr t’i bėrė atij betimin dhe pėr t’i shprehur nderimin si vasali sovranit, por mbasi tė kishin larguar osmanėt me ndihmėn e tij. Me pėrfundimin e kėtij traktati, krerėt abėr zotoheshin t’i dėrgonin pėrvit mbretit Alfons, kur osmanėt tė ishin dėbuar nga Arbėria, njė shumė tė hollash tė barabartė me haraēin qė Skėnderbeu dhe tė afėrmit e tij i detyroheshion sulltanit (“... cacciati li Turchi de le terre del dicto Sr Georgio, isso Sr Georgio et tucti li soi parenti daranno et pagaranno ciascuno anno a la prefacta Mtą lo tributo o heraci che per li presenti sono tenuti dare a lo Gran Turcho in lo tempo et secondo pagano a lo dicto Turcho”, po aty).

    Sikurse vihet re, ėshtė fjala pėr njė traktat vasaliteti pa kurrfarė dyshimi nė terma. Skėnderbeu, qė kishte refuzuar deri me armė nė dorė sovranitetin e sulltanėve osmanė, pranonte me kėtė traktat tė bėhej vasal i mbretit Alfons V. Pse vallė ndodhte kėshtu? Ka qenė kjo pyetja e vjetėr e ngritur prej “kėndvėshtrimit osman”, prej nga nuk ishte e lehtė tė kapej gjithė sa ndodhte nė ato kohėra nė Perėndim dhe si funksiononin atje aleancat dhe organizimet. Kėsaj pyetjeje mund t’i japin pėrgjigje sė toku specialistėt e historisė sė politikės, tė historisė sė religjioneve, tė historisė sė qytetėrimeve, tė historisė sė mendėsive etj.

    Pėr Marinescu-n kushtet e kėtij traktati lėnė tė kuptohet gjendja e vėshtirė nė tė cilėn ndodheshin Skėnderbeu dhe krerėt e tjerė tė Lidhjes sė Lezhės; madje ai ėshtė i mendimit se zotėrimet e tyre dhe ato tė kreut tė tyre, Skėnderbeut, ndodheshin nė atė kohė nė duar tė osmanėve (Alphonse, 44). Traktate tė ngjashme lidhte mbreti Alfons edhe me zotėrinj (bujarė) tė tjerė arbėr, si me Aranitin. (Traktati me Aranitin po nė Arkivin e Kurorės sė Aragoėns, reg. 2691, fl. 101 recto –102 verso; ribot. Zurita: Anales. IV, 29). Madje Araniti, i cili tani shfaqej me titullin “kont i Arbėrisė” dhe kishte mėtime mbi Arbėrinė e jugut, autorizohej nga mbreti Alfons tė merrte nė emėr tė tij betimin e aleancės edhe prej zotėrinjve tė tjerė arbėr. Si shpėrblim mbreti Alfons u lidhte ēdonjėrit prej vasalėve njė pension vjetor prej 300 deri 1.4000 dukatesh dhe u premtonte strehim nė rast nevoje. Tė njėjtat marrėdhėnie praktikonte ai edhe me zotėrinj moreotė, si me vetė despotin e Moresė (Traktati me despotin Dimitėr Paleologu po nė Arkivin e Kurorės sė Aragonės, reg. 2697, fl. 98-99).

    Njė politikė e kėtillė dėshmon faktin qė kryqėzata e planifikuar prej mbretit Alfons duhej tė fillonte nga Arbėria ose nga Moreja. Ka vėnė re Marinescu: “Zotėrimet dhe forcat e koalicionit familjar tė drejtuara prej luftėtarit arbėr duhej tė pėrbėnin bazėn e kėsaj ekspedite qė do ta bėnte mbretin Alfons V zot tė pellgut lindor tė Mesdheut, siē ishte tanimė i atij tė Perėndimit” (po aty, 45). Qė nėnteksti i kėtij traktati kishte tė bėnte pikėrisht me njė kryqėzatė tė tillė, kėtė e ka vėnė re edhe Noli kur ka shkruar: “Traktati ishte pėrfunduar me mendimin [was supposed] pėr tė pėrgatitur terrenin pėr njė kryqėzatė qė Alfonsi kishte projektuar, por qė nuk do ta vinte kurrė nė jetė” (George, 49).

    Nė prill 1452 dokumentet regjistrojnė se mbreti Alfons pėrcillte nė Romė domenikanin Nikollė de Berguzi, ambasador i njė prijėsi tė quajtur Muzakė dhe prijėsish tė tjerė arbėr. Ai i kishte sjellė Mbretit njoftimin se Pal dhe Nikollė Dukagjini, sė toku me disa krerė tė tjerė mė pak tė rėndėsishėm, kishin kaluar nė anėn e osmanėve dhe i qenė kundėrvėnė Lidhjes sė Lezhės. Kėsaj radhe mbreti Alfons i lutej Papės tė ndėrhynte pranė dy Dukagjinėve qė tė braktisnin “tė pafetė” dhe, nė rast se nuk bindeshin, ai i sugjeronte Shenjtėrisė sė Tij t’i shkishėronte (ACA, Reg. 2549, fl. 157; Marinesco: Alphonse, 57, shėn 1). Kėtė ndėrhyrje pranė Atit tė Shenjtė mbreti Alfons e bėnte, sikundėr e pohonte vetė, jo vetėm pėr hir tė mbrojtjes sė fesė, por edhe se shumė prijės arbėr ishin vėnė tanimė nėn proteksionin e tij (po aty).

    Zbatimet e traktatit

    Nė zbatim tė traktatit tė Gaetės mes mbretit Alfons dhe Skėnderbeut regjistrohet njė komunikim i dendur. Vetėm mė 14 maj Mbreti i Napolit i dėrgonte atij tri mesazhe, nė tė cilat i drejtohej me “I nderueshmi dhe i madhėrueshmi besniku ynė i dashur” (“Espectabilis et magnifice devote noster dilecte”), apo me “Burrė i madhėrueshėm, besnik yni i dashur” (“Magnifice vir, devote noster dilecte”) etj. Ndėrkohė qė mbreti Alfons e kishte furnizuar peshkopin e Krujės, nė largimin nga oborri i tij, me drithė, salnitėr (nitrat potasi) dhe squfur pėr Skėnderbeun (ACA, Reg. 2655, fl. 135 verso). Nė fund tė majit ai dėrgonte nė Arbėri oficerin e Zyrės sė thesarit Bernard Vaquer me njėqind kėmbėsorė dhe nozullimet pėrkatėse. I pajisur edhe me njė kopje tė vetė traktatit, Vaquer-i duhej tė fillonte zbatimin e tij simbas kapitujve tė nėnshkruar. Mbreti Alfons ia rekomandonte atė Skėnderbeut me njė shkresė nė latinishte (ACA, Reg. 2655, fl. 133), ndėrsa udhėzimet e veprimeve qė do tė kryente pėr marrjen nė dorėzim tė kėshtjellės dhe qytetit tė Krujės i jepeshin Vaquer-it hollėsisht me njė shkresė tė 29 majit nė katalanishte (ACA, Reg. 2655, fl. 135 verso). Mbas marrjes nė dorėzim tė kėshtjellės dhe qytetit, me trupėn 100 kėmbėsorėsh qė sillte me vete komisari i Mbretit do tė formonte garnizonin pėr mbrojtjen e saj, do t’u kėrkonte banorėve tė qytetit “betimin e besnikėrisė”, do tė fillonte nxjerrjen e taksave etj.(po aty). Me sa duket, pėr tė bashkėrenduar frontin e kryqėzatės mbreti Alfons njoftonte edhe Janko Hunyadi-n pėr dėrgimin e komisarit pranė Skėnderbeut (ACA, Reg. 2655, fl. 134 verso).

    Studiuesi i marrėdhėnieve tė mbretit Alfons me Skėnderbeun ka shėnuar pėr kėtė moment: “Duke filluar prej muajit qershor 1451 Kruja, me tė cilėn qėndresa e Skėnderbeut ishte lidhur gjithmonė deri kėtu, nuk do t’i pėrkiste mė luftėtarit arbėr. Pėr vite me radhė njė garnizon napolitan i komanduar prej katalanėsh do tė vendoset nė kėtė “fole shqiponjash” tė Arbėrisė, ndėrsa Kastrioti do tė vijojė jashtė saj luftėn qė e ka bėrė tė famshėm” (Marinescu: Alphonse, 48).

    Nė maj 1452 mbreti Alfons dėrgonte nė Arbėri si guvernator tė Krujės, ish-kryevendi i Skėnderbeut, kalorėsin katalan Ramon d’Ortafį nė rangun “nėnmbret nė Arbėri”. Detyrat e tij, tė pėrcaktuara mė udhėzimiet e 23, 24, 25 dhe 26 prillit, ishin: tė mbikėqyrte sigurinė e qytetit dhe ruajtjen e “fesė sė Krishtit” mes popullsisė (me sa dukej nga islamizmi qė kishte filluar tė depėrtonte), tė pėrpiqej tė shtinte rish nė dorė kėshtjellat e marra prej osmanėve dhe, po tė ishte e mundur, tė fitonte territore tė reja. Komandant i ri nė kėshtjellė emėrohej njė katalan i quajtur Pere Scuder, qė zėvendėsonte kėshtjellarin e mėparshėm Juan de Castro; guvernatori i ri sillte me vete si armė dhe municione, ashtu edhe drithėra dhe verėra. Skėnderbeut si vasal i sillej dhuratė simbolike njė cohė e qėndisur nė flori dhe njėzet copė pėlhura ngjyrash tė ndryshme (Minieri-Riccio: Alcuni fatti, vėll. IV, fash. III, f. 418). Po ta dėgjojmė edhe njė herė Marinescu-n, ai ka dalė nė kėtė pėrfundim: “Duke filluar prej kėtij momenti deri mė 1458 tė gjithė fitoret qė deri mė tani i janė atribuar vetėm Skėnderbeut, duhen llogaritur tė arritura gjithmonė me ndihmėn e mbretit tė Napolit” (Alphonse, 61).

    Nė planet e “kryzėzatės”

    1453-shi ėshtė edhe vit i njė vizite “gati tė fshehtė” tė Skėnderbeut nė Romė dhe Napoli, e cila duket t’i ketė shpėtuar edhe syrit tė vetė Barletit. Pikėsėpari, me ndryshimin e politikės sė saj lindore ndaj rėnies troditėse tė Kostandinopojės nė duart e osmanėve, nė shtator 1453 Republika e Venedikut i kishte pėrtėritur klauzat e traktatit me Skėnderbeun. Kėshtu prej njė dokumenti tė 9 tetorit 1453 mėsohet se senati i Republikės ka porositur Pietro Marcello-n, proveditor nė Lezhė, tė shoqėronte Skėnderbeun nė njė vizitė nė Romė dhe Napoli simbas kėrkesės sė kėtij (ASV, Senato Deliberazioni da Mar, V, fl. 8; Ljubic: Listine, X, nr. XXV). Halkokondyli e shėnon si njė “dėrgatė” tė Skėnderbeut tė Papa i Romės dhe te mbreti Alfons (Historiarum, VIII, 432-433), por vizitėn e kanė shėnuar edhe Hopf-i, Marinescu, Pall-i, Noli. Ndėrsa Anonimi Raguzan dhe Ragnina kanė regjistruar kthimin e Skėnderbeut, i cili vinte nga Puglia, nėpėrmjet Raguzės.

    Gjatė kėsaj vizite nė oborrin e Napolit duket tė jetė biseduar plani i fushatės pėr Beratin, sikundėr mendon Noli (George, 50-51), por me siguri edhe aspekte ushtarake tė kryqėzatės sė pritshme, si do tė kuptohet nga projekti pėr organizmin e kėsaj kryqėzate qė mbreti Alfons do t’ia paraqiste Papės nė kuvendin e 1453-1454-s (Marinesco: Alphonse, 69-79; Pall: Skanderbeg, f. 15). Nga ana tjetėr, nė oborrin papnor ėshtė diskutuar, pa dyshim, projekti i parashikuar nga “bulla kryqtare” e Papės dhe i hartuar pikėrisht nga mbreti Alfons. Duket kjo si njė ndėrkohė e shkurtėr pėrparimesh pėr Skėnderbeun. Nga fundi i nėntorit, nėpėrmjet kapelanit tė Krujės Ilia, ai e njoftonte mbretin Alfons se kishte shtėnė nė dorė njė territor tė ri dhe njė kėshtjellė (ACA, Reg. 2660, fl. 48). Nė pėrgjigjen e tij tė 7 dhjetorit sovrani e siguronte vasalin se nėnmbreti Ramon d’Ortafą do tė kthente sė shpejti pranė tij pėr tė vijuar luftėn kundėr osmanėve “sot mė shumė se kurrė” (po aty), ndėrsa kėshtjellarit tė Krujės, katalanit Pere Scuder, i premtonte nė njė mesazh katalanisht ndihma dhe nozullime me rastin e kthimit tė nėnmbretit (ACA, Reg. 2661, fl. 48).

    Nė fillim tė vitit 1454 si Skėnderbeu ashtu dhe rektorėt e Republikės sė Venedikut e lajmėronin Mbretin e Aragonės, Napolit dhe Siqilisė se osmanėt po gatitnin njė ekspeditė kundėr Arbėrisė dhe zotėrimeve tė Venedikut nė Arbėri. Republika vendosi qė oficerėt e saj tė bashkonin forcat e tyre me ato tė Skėnderbeut pėr t’u bėrė ballė mė mirė “tė pafeve” (ASV, Senato Deliberazioni da Mar, V, fl. 19; Ljubic: Listine, X, nr. XXXIII). Nga ana e tij, Skėnderbeu iu drejtua pėr ndihmė si sovranit tė vet, mbretit Alfons, ashtu edhe Papės. Nga sa njė Sceva de Curte i relatonte Dukės sė Milanos, Papa i kishte dėrguar 3.000 dukate, ndėrsa mbreti Alfons 500 kėmbėsorė dhe njė shumė tė hollash (ASM, Carteggio gen. Sforzasco, ad annum 1454). Mesazhi i mbretit Alfons, i datės 29 mars 1454, fillonte me: “I mrekullueshmi dhe i pamposhturi burrė Gjergj Kastrioti, komandant i madhėrueshėm njerėzish tė armatosur, i shumėdashuri ynė” (“Magnifico et strenuo viro Georgio Castrioti, dicto Scandabech, gentium armorum magnanimo capitaneo, nobis plurimum dilecto”).

    Mė 14 qershor tė atij viti regjistrohet kthimi nė Krujė i nėnmbretit Ramon d’Ortafą, qė kishte munguar pėr disa kohė. Nėnmbreti vinte me rekomandimet e Mbretit pėr Skėnderbeun, por edhe pėr Gojko Stresin, Ivan Stresin, Gjin Muzakėn, Muzakė Topian dhe njė Aranit me emėr tė palexueshėm mirė nė dokument (ACA, Reg. 2799, fl. CXV verso). Vihet se se nė letrėn kredenciale pėrkatėse tė mbretit Alfons Skėnderbeu thirret pėrsėri, po ashtu si mė 29 mars, me titullin e ri: “Komandant i pėrgjithshėm i njerėzve tanė tė armatosur nė viset e Arbėrisė” (“Magnifico et strenuo viro Georgio Castrioti, dicto Scandarbech, gentium armorum nostrarum in partibus Albanie generali capitaneo, consiliario fideli nobis dilecto”). Nga sa kuptohet prej kėsaj letre, tani Ramon d’Ortafą-sė i jepej njė autoritet edhe mė i madh: ai ngarkohej pėr tė ndihmuar “bestarėt e Krishtit” jo vetėm nė Arbėri, por edhe nė “Sklavoni” dhe Greqi. Misioni i Ramon d’Ortafą-sė, njėherėsh politik dhe fetar, lė tė nėnkuptohet se nė zonat e dyndjes osmane kishte filluar njė proces braktisjeje tė krishterizmit dhe pėrqafimi tė Islamit. Njėherėsh me nėnmbretin, mbreti Alfons dėrgonte nė Arbėri njė Fra Lorenzo da Palerino dhe njė Fra Giovanni dell’Aquila me nga njė flamur taftaje me kryq tė bardhė qėndisur nė mes si simbol i kryqėzatės qė po fillonte (Minieri-Riccio: Alcuni fatti, IV, III, 418 (me datėn gabim); Cerone: La politica, XXVII, 775 (me datė gabim); Jorga: Geschichte des Osmanischen, II, 46; Marinesco: Alphonse, 82): tė gjitha simbole tė qarta se lufta do tė bėhej nė emėr tė Alfonsit, si sovran dhe zotėrues i atij rajoni.

    Ēfarė duket edhe mė me rėndėsi, tani nėnmbretit i jepej edhe autorizimi pėr tė prerė monedha nė Krujė, me tė njėjtėn peshė dhe tė njėjtėn datė tė atyre qė priteshin nė tė njėjtėn kohė nė Napoli (ACA, Reg. 2799, fl. 114 verso –115; Pisko: Scanderbeg, 67, e interpreton gabim sikur tė ishte Skėnderbeu qė i kishte lejuar mbretit Alfons tė priste monedha nė Krujė; gabimin e ka nga Summonte: Historia, II; e qorton gabimin Marinesco: Alphonse, 81 shėn. 2). Sovraniteti i Mbretit tė Aragonės, Napolit dhe Siqilisė edhe mbi zotėrimet e Skėnderbeut dhe “baronėve tė tjerė tė Arbėrisė” bėhej kėsisoj i plotė: nga flamujt aragonezė nėn tė cilėt luftohej te prerja e monedhave napolitane brenda nė qytet.

    Mbasalfonsiana

    Mė 27 korrik tė 1458-s mbreti Alfons, sovrani i Skėnderbeut, mbėshtetės i tij i fuqishėm dhe madje mik i tiji, vdiste nė Napoli. Nė oborrin e sovranit tė tij Skėnderbeu dėrgoi tre nga komandantėt e vet mė tė rėndėsishėm: Tanush Topinė, Vladan Gjuricėn dhe Angjelin Muzakėn. Sikundėr Marinescu e ka vėnė re, me vdekjen e mbretit Alfons jo vetėm fikej ėndrra aragonase pėr njė perandori tė madhe mesdhetare, por bjerej edhe projekti konkret pėr kryqėzatėn nė tė cilėn Skėnderbeut i parashikohej rol udhėheqės (Alphonse, 133-134). Mbas kėsaj shpresat pėr kryqėzatė, dhe pėr pėrfshirje nė tė, Skėnderbeu mund t’i mbėshteste vetėm tė Papati.

    Kur mė 1461 Skėnderbeu ndėrmerrte fushatėn fushatėn nė Itali pėr tė ndihmuar djalin e Alfonsit tė cilit i rrezikohej pushteti, veē aspektit “miqėsor”, nė lidhjet me tė birin e mbretit Alfons duhet tė ketė ndikuar edhe njė vijimėsi juridiko-politike e marrėdhėnieve tė vasalitetit. Marinescu ka shėnuar se Ferrante-ja, edhe mbas vdekjes sė t’et, “shpesh i dėrgoi [Skėnderbeut] nozullime, municione dhe trupa, sikurse kishte bėrė vijimisht i ati mbas vitit 1451” (Alphonse, 194). Nė letėrkėmbimin me princin e Tarentit Giovanni Antonio Orsinimė 1460, mes argumenteve tė tjera pėr ekspeditėn nė Apulķ (Puglia), Skėnderbeu i formulonte Princit nė fjalė devotshmėrinė ndaj Alfonsit: “... ai Mbret i i shenjtė dhe i pavdekshėm i Aragonės, tė cilin as unė dhe asnjė nga vasalėt e mi nuk mund ta kujtojmė pa lot [...] kėshillat, ndihmat nė tė holla dhe nderet dhe veprat e shenjta tė atij Mbreti engjėllor qenė ato qė na ruajtėn dhe mbrojtėn mua dhe vasalėt e mi nga shtypjet dhe duart mizore tė turqve armiq tanė dhe tė besimit katolik, dhe sikur unė tė isha mundur, Italia me siguri do tė kishte ndier prej mundjes sime” (Makušev: Monumenta Slav., II, 120-124; Pisko: Skanderbeg, 150-152; Noli: George, appendix nr. 31 etj.). Ai mburrej pėr fitoret qė kishte arritur duke pasur kundėr fuqisė osmane vetėm Krujėn, pėr tė cilėn thoshte: “sot ėshtė Shtėpi e Aragonės dhe e Madhėrisė sė Tij” (“... et essendomi restata sola la citą de Croya, la quale hogi č de casa de Aragona et de Soa Mtą”, po aty), dėshmi me vlerė pėr tė dėftuar se ekzistonte ende diēka nga lidhja e vasalitetit edhe me mbretin Ferrante.

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Miku i afert i Gjergj Kastriot Skenderbeut
    Nga Moikom Zeqo/ Ne fillim te shek. XX eruditi i jashtezakonshem Faik Konica ben nje zbulim: gjen dhe shpall publikisht shqiptaresine e nje patriarku te njohur te Konstandinopojes ne shek.XV. Konica boton nje skice lakonike me nje informacion te ngjeshur. Duke lexuar kete skice mbas nje shekulli kupton sejcili nga ne saktesine e akribine e Konices. Cfare thote ne substance Konica?

    Ne fillim, Konica nenvizon se Shqiperia i ka dhene Romes nje Pape: nje princ shqiptar, te quajtur Gjovan Francesko Albani, i cili hipi ne fronin Papal me 1700 nen emrin Klementi XI dhe pontefikoi 21 vjet. Klementi XI eshte ai qe beri dekretin e famshem "Unigenitus", me te cilin denoi heretizmin e Jansenisteve ne 1713. Papa Klementi 11 ka ndikuar dhe ndihmuar ne menyre vendimtare ceshtjen shqiptare dhe per kete subjekt historik dhe kulturor per fat te mire ekzistojne studime dhe libra te tere. Por, ndersa Shqiperia i ka dhene Kishes Katolike Perendimore edhe Pape dhe figura te larta hierarkike, pa harruar dhe nje numer shume te madh martiresh dhe shenjtoresh shqiptare, gje qe eshte theksuar nga shkenca shqiptare dhe e dijetareve te huaj, persa i perket shqiptareve te shquar, qe arriten zenitin e hierarkise se Kishes Lindore, eshte thene pak, per te mos thene aspak.

    Konica hedh idene se jo vetem nje patriark me origjine shqiptare ka qene ne krye te Kishes Lindore Boterore, por realisht kane qene shume shqiptare. Per Nifonin Konica mbeshtetet tek nje numer librash historike per perandorine bizantine te shtypura greqisht dhe latinisht. Ai i referohet sidomos nje botimi ne latinisht ne Bon te Gjermanise, te bere prej B.G. NIEBUHR. Ne kete liber ka disa njoftime mbi Nifonin. Gjithashtu Konica permend edhe emrin e nje libri tjeter "Historia politike e Konstadinopojes", pa permendur emrin e autorit dhe vitin e botimit. Cfare kumton Konica? Dokumentet tregojne se Nifoni u be Patriark pas Maksimit. Ne kohen e mbreterimit te Sulltan Mehmet Fatiut, qe pushtoi Konstadinopojen dhe e shndrroi emrin ne Stamboll, me 1454, kane qene 4 Patriarke. I nenti quhet "Maksimi i Dituri", i cili qe Patriark kur vdiq Sulltan Mehmeti. Mbas Mehmetit hipi ne fron me 1481 Sulltan Bajaziti, ne mbreterimin e ketij Sulltani vdiq Maksimi, i cili qe Patriark per 6 vjet rrjesht. Nifoni i zuri vendin Maksimit me 1482 dhe ka qene patriark ndoshta deri ne vitin 1486. Te dhenat qe jep Konica tregojne qarte qe Nifoni kishte lindur ne More, e populluar prej shqiptaresh dhe babai i tij qe "nje fisnik shqiptar i pasur dhe i kulturuar". Qe djale, Nifoni deshironte vetmi dhe i hyri rruges se murgerise. Ai shkoi ne Athos ne Kishen e "Pantakratorit". Ne fillim qe murg dhe pastaj u be prift. Ketu Nifoni jetoi shume vjet kur befas me vdekjen e metropolitit te Selanikut doli e domosdoshme zevendesimi i tij ne kete funksion me Nifonin. Nifoni u be keshtu per disa vite Metropolit i Selanikut. ill pas vdekjes se Patriarkut Maksim, Nifoni arriti kreun e hierarkise me te larte kishtare te ortodoksise.

    Konica tregon dhe disa hollesi nga jeta e Nifonit. Ai thote vec te tjerave se nje grek nga Trebezundi i quajtur Amirus, krijoi armiqesi te amdhe kunder Patriarkut shqiptar. Ai krijoi intriga te medha kunder tij. Ai arriti te shkoje deri te Sulltani dhe ta beje me faj Nifonin per nje deshmi te rreme te tre prifterve greke. Sulltani dha udher qe te tre prifterve greke t'u pritej hunda, kurse Nifonin e hoqi nga Patriarkana e Konstandinopojes dhe e deboi. Sulltani dha udher te zgjidhej nje Patriark tjeter dhe keshtu ne krye te Kishes Ortodokse Boterore erdhi kleriku grek, i quajtur Dionis, i cili ksihte qene patriark edhe gjate kohes se Sulltan Mehmetit. Dionisi mbas dy vjetesh u terhoq nga detyra e larte dhe u be murg. Pas Dionisit u zgjodh nje tjeter i quajtur Manas, qe u mbiquajt Maksim dhe ndjejti 6 vjet si Patriark. Po edhe kete e debuan dhe u zgjodh perseri per here te dyte patriark Nifoni, qe qendroi vetem nje vit dhe gjithashtu e perzune. Percaktimin moral dhe intelektual te Nifonit, Konica e karakterizon keshtu : "Nifoni ish burre i leteruar, i mencur, fjalenxehte, e me zakone te qeruara". Kaq thote Konica.

    Po c'dihet me teper per Nifonin?

    Per nje rastesi te mrekullueshme nje djale i ri, studjoz e me kulture, qe sot ndjek Universitetin e Selanikut, i quajtur Rubens Ruka, ka nje pasion te madh per historine kombetare tonen dhe po mbledh nje koleksion te gravurave dhe pikturave, qe lidhen me Shqiperine ne shekuj.

    Eshte pikerisht Rubensi, qe me solli para disa ditesh mua, ne zyren e Muzeut Historik Kombetar nje liber ne greqisht, te botuar ne Athos. Libri eshte botuar me 1995 dhe ka kete titull "Shen Nifoni, patriarku i Konstandinopojes". Libri ka 14$ faqe dhe pervec tekstit studimor ka nje numer te madh fotografish me ngjyra si dhe bardhe e zi te kishave ku ka qene Nifoni, te afreskeve, ku eshte pikturuar figura e tij e shenjteruar, etj. Libri eshte mbeshtetur mbi nje bibliografi prej 62 zerash, qe jane libra dhe studime posacerisht per Nifonin. Ky liber ka te dhena te reja te papritura dhe shume interesante per kete shqiptar te famshem.

    Po c'dihet me konkretisht? Eshte e vertete qe ne fillim ai qe murg ne Athos. Pastaj u be prift. Po ku u be konkretisht prif? Duke falenderuar historianin shquar shqiptar Kristo Frasheri, qe eshte nje nga skenderbeologet me te shquar te diteve tona, u njoha me dokumentet, qe vertetojne se Nifoni eshte bere prift pikerisht ne Kruje, pas ardhjes se Skenderbeut me 1446. Ai ka pasur marrdhenie dhe lidhje te ngushta me Skenderbeun.

    Fan Noli, na thote qarte, qe disa figura kishtare te Krujes, qe kane perfaqesuar ne dokumentet e kancelerise Gjon Kastriotin, por edhe djalin e tij, Skenderbeun, me Vatikanin dhe Venedikun, kane qene prifterinj te ritit ortodoks, te ksihes bizantine. Fan Noli thote qartesisht se edhe Skenderbeu i ka takuar ritit kishtar lindor, por te atij formacioni, qe ka qene i lidhur me Romen Katolike. Kjo eshte nje dukuri tipike e kohes. Ky eshte nje problem i zgjidhur shkencerisht nga Fan Noli dhe nuk krijon asnje kontradikte konceptuale apo dhe kishtare me faktin se kryeheroi shqiptar u lidh ngushte me Romen Katolike dhe arriti te behet "Atlet i Krishtit" duke mbrojtur si askush ne bote krishterimin evropiano-perendimor. Sa kohe ka ndenjur Nifoni si prift te Skenderbeu? Kur u largua nga Kruja dhe pse? A i ka ruajtur lidhet Nifoni me Skenderbeun? Faktet tregojne, qe Nifoni ka qene nje kishtar i rendesishem i Krujes skenderbejane, dhe asnjehere nuk e ka harruar miqesine dhe lidhjen e tij me Skenderbeun. Ne librin greqisht kushtuar Nifonit, ne faqen 124 eshte botuar dhe harta e levizjeve te Nifonit ne pikat e ndryshme gjeografike te Ballkanit. Aty duket qarte qe Nifoni ka levizur se pari nga Moreja ne qytetin e Artes dhe menjehere pas Artes ka kaluar ne rrethinat e Durresit dhe eshte vendosur ne Kruje, ku eshte shuguruar prift. Pas Krujes ka shkuar ne Oher dhe me pas ne qytetin e Manastirit, per te shkuar ne Bukuresht, ne Andrionopoje dhe ne Konstandinopoje. Nga Konstandinopoja ka levizur ne qytetin Sozopull te Bullgarise dhe pastaj perseri ne Gadishullin e Athosit. Ne kete liber botohet dhe nje harte ku tregohen tre udhetime ne kohe te ndryshme te Nifonit, dhe konkretisht vendosjen e tij ne kishen "Pantakrator", ne manastirin "Laura e Madhe" si dhe ne manastirin e "Shen Anes" dhe ate te "Shen Dionisit".

    Nifoni ka vdekur ne Athos, ku gjendet dhe reliktuari i tij. Ne shume kisha jane pikturuar afreske me figuren e Nifonit. Ato e tregojne Nifonin duke mbajtur ne doren e majte Biblen e Shenjte dhe me doren e djathte me gjestin e bekimit. Keto afreske jane te shumta dhe perbejne nje koleksion shume te rendesishem te nje personazhi te shquar shqiptar te shek.XV.ajo qe me terhoqi vemendjen posacerisht eshte se ne qelen e Nifonit ku ndodhet dhe biblioteka e tij, ekziston nje portret i Gjergj Kastriot Skenderbeut. Ky portret eshte botuar ne faqen 29 te librit dhe e parqet Skenderbeun ne profil me nje mjeker te gjate dhe te perdredhur, me perkrenaren e tij me koke dhie dhe me e habiteshmja eshte se ky portret ne forme ikone ka te shenuar shqip, me germa latine, mbishkrimin "SKENDERBEU- KASTRIOTI". Ky eshte nje portret qe se kemi hasur deri me sot ne koleksionin skenderbejan te pikturave. Kush e ka pikturuar kete protret? Padyshim artisti ka qene shqiptar dhe e ka nenshkruar me nje shqipe te kulluar emrine Heroit. Te terheq vemendjen fakti se emri i Heroit nuk eshte shkruar me germa greke. Artisti qe e ka bere portretin e ka vendosur ne Biblioteken e Nifonit, gje qe tregon sakte se ai e ka ditur se Nifoni ka qene prift ne Krujen e Skenderbeut. Kjo verteton tere dokumentet rreth kesaj nyje historike. Ne pjesen e siperme te portretit eshte dhe nje portret me i vogel ne miniature, qe tregon fytyren e nje burri. Mesojme se ky eshte portreti i nje kryengritesi grek te quajtur Riga Velenshtiliu, i cili eshte nga figurat me te medha ballkanike te clirimit te popujve te gadishullit nga sundimi turk. Riga ka udhehequr organizaten e njohur kryengritese me emrin "Shoqeria e Miqve", qe eshte ndihmuar edhe prej shqiptarit Ali Pashe Tepelena. Madje ekziston edhe nje dokument, qe kjo organizate aspironte nje federate te shteteve te popujve t cliruar te Ballkanit, duke i bere nje propozim konkret se n.q.se Ali Pashe Tepelena do te pagezohej i krishtere do ta zgjidhnin ne fronin e Konstandinit te Madh. Riga eshte autor i himnit luftarak drejtuar popujve ballkanas ky hymn ka edhe keto vargje :

    Shqiptare dhe bullgare

    Serbe dhe greke

    Banore te ishujve dhe te sterese

    Me nje vrull te perbashket

    Per liri

    Te c'veshim shpatat

    Vetekuptohet qe portreti ne minitura i Rigas parakupton thelbin e hymnit te mesiperm. Dihet se me vone "Shoqeria e Miqve" e degjeneroi idene e lirise se vertete ne te ashtuquajturen "Megali idea", qe pati per baze krijimin e shtetit grek ne permasat e perandorise bizantine, ide absurde kjo dhe e parealizueshme. Por eshte pikerisht portreti i Rigas, qe na ndihmon per te datuar afersisht kohen e berjes se piktures se Skenderbeut. Kjo pikture duhet t'i takoje fundit te shekullit XVIII ose fillimit te shekullit XIX.

    Le te kthehemi te Nifoni. Ky patriark shqiptar ka lene doreshkrime te tij me karakter teologjik qe s'jane botuar ende. Eshte rasti qe te behen kerkime shkencore rreth figures se Nifonit dhe sidomos lidhjeve te tij me shqiptaret dhe Gjergj Kasriot Skenderbeun. Amen!

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    VATIKANI ZBULON VULĖN MBRETĖRORE TĖ SKĖNDĖRBEUT
    Arkivi Sekret i Vatikanit nxjerr nė dritė mandatin qė shpalli Mbret Skėndėrbeun; njė akt diplomatik nga kancelaria e heroit, qė daton nė vitin 1458

    Mandati ėshtė i shkruar nė pergamen, ku janė varur dy vula origjinale shtetėrore. Njėra ėshtė vula shtetėrore e Skėndėrbeut dhe tjera e noterit Johannes Borcius de Grillis


    Vatikani zbulon njė dėshmi sekrete tė historisė shqiptare. Pėr herė tė parė del nė dritė dokumenti ku ėshtė shpallur Skėndėrbeu mbret. Njė akt diplomatik, mandat, nė tė cilin emėrohet Martin Muzaka ambasador i Skėndėrbeut. Ėshtė njė letėr origjinale nė pergamen me njė vulė shtetėrore tė varur, qė ruhet nė Arkivin Sekret tė Vatikanit nė fondin; Miscellanease, volumi XXXIX, dokumenti 2398, nga viti 1458. Pikėrisht nė kėtė mandat Skėndėrbeu quhet "mbret". Ka qenė dr. Musa Ahmeti njė hulumtues i ka kohshėm i arkivave tė Vatikanit qė ka publikuar disa ditė mė parė, nė internet, mandatin e mbretėrisė shqiptare.
    Si u gjet vula e mbretit
    Hulumtimet nėpėr arkiva e biblioteka tė ndryshme, kanė mundėsuar zbulime tė reja tė kėtyre akteve, pėr tė cilat mė parė ėshtė menduar se janė zhdukur apo nuk kanė ekzistuar fare. Duke u nisur nga kėto hulumtime, tė kohėve tė fundit (viti 2000)], studiuesi nga Zagrebi, Ahmeti, nė Arkivin Sekret tė Vatikanit nė Vatikan, nė fondin: Miscellaneae, nga viti 1458, zbulon njė mandat (akt diplomatik) origjinal tė Skenderbeut, me tė cilin emėrohet Martin Muzaka si pėrfaqėsues i tij "legjitim dhe legal".
    "Dokumenti ėshtė i shkruar nė pergamen. Ėshtė ruajtur mjaft mire", pohon Ahmeti. Dokumenti ka dimensione: 68 x 92.5 cm. Nė tė janė varura edhe dy vula origjinale. E para vula shtetėrore e Skenderbeut dhe e dyta ajo e notarit Johannes Borcius de Grillis. "Ne na ėshtė bėrė e njohur edhe njė kopje e kėtij mandati qė ruhet po ashtu nė Arkivin Sekret tė Vatikanit, nė Vatikan nė Fondin: Diversa Cameralia, vėll. 30, f. 134r-v. Kjo kopje ėshtė e saktė dhe tepėr besnike, pa asnjė lėshim nga ana e pėrshkruesit", pohon studiuesi Ahmeti.
    Kur u bė Skėndėrbeu mbret?
    Ishte zgjedhur Rodoni, nė jug tė Shqipėrisė, pėr tė nėnshkruar mandatin e mbretit. Siē shėnohet nga origjinali, mandati ėshtė lėshuar mė 28 tetor tė vitit 1458. I drejtohet papės Piu i II-tė, i cili kishte mė pak se dy muaj qė kishte filluar pontifikatin e tij (Piu i II-tė fillon pontifikatin mė 3 shtator tė vitit 1458 dhe vdes mė 15 gusht 1464). "Papa Piu njihej si luftėtar i rreptė pėr mbrojtejn e fesė sė krishterė edhe sa ishte cardinal", shkruan studiuesi Ahmeti. Njė moment tjetėr i rėndėsishėm qė tėrheq vėmendjen te ky mandat ėshtė edhe pohimi i notarit publik Johannes Borcius de Grillis se ai "me urdhėr dhe autorizim tė mbretit..." dmth. Skendėrbeun e quan Mbret. "Ky moment ėshtė tepėr domethėnės ngase edhe nė vulėn shtetėrore tė varur qė e shoqėron kėtė dokument e gjejmė tė shkruar tekstin: Sigil (um)o Regni(ae) o Macedonia(e)o et oAlbania(e) qė nė gjuhėn shqipe do tė ishte: Vula e Mbretėrisė sė Shqipėrisė dhe Maqedonisė".
    Skėndėrbeu trashėgon zyrėn nga i ati, Gjoni
    Nga dokumentat mendohet qė zyra kancelarike qė ishte pranė Skenderbeut tė ishte vazhdimėsi e tė njėjtės zyrė, e cila funksiononte te i ati Gjon Kastrioti. Sipas Ahmetit, flitet qė kjo zyrė daton nė shek XIV dhe fillimi i shek. XV. "Natyrisht qė kancelaria e Skenderbeut ishte shumė mė moderne dhe ju ishte pėrshtatur rrethanave dhe kohės kur vepronte. Sipas hulumtimeve tė bėra, kemi nė dorė njė tė dhėnė tepėr interesante, se nga zyra e Skenderbeut, ka ndodhur qė mbrenda njė dite tė nxirren 13 akte tė ndryshme diplomatike, tė shkruara nė 5 gjuhė. Kjo e dhėnė tregon se cili ishte komunikimi i Heroit tonė kombėtar me shtetet tjera mjesjetare dhe me fqinjėt, si dhe roli shumė i rėndėsishėm qė luante kjo diplomaci ruajtjen e pavarėsisė shtetėrore dhe teritoriale", shpjegon studiusi Ahmeti.
    Historia e kancelarive shqiptare
    Gjatė mesjetės, sundimtarėt dhe princėrit shqiptarė kishin zyrat e tyre tė kancelarive nė nivele tė ndryshme si noterė, sekretarė apo pėrkthyes. Kėto zyra ishin mjaft tė zhvilluara dhe mund tė renditen nė radhėn e kancelarive tė ngjashme mė tė njohura, nė Evropė, gjė qė tregonte pėr nivelin e lartė tė zhvillimit dhe kujdesit qė tregonin sunduesit shqiptarė nė komunikim me sundimtarėt tjerė. Nga kėto zyra dolėn akte, diploma, mandate dhe dokumente nga mė tė ndryshmet, nė disa gjuhė qė nė atė kohė ishin nė pėrdorim zyrtar. Porse deri mė sot ka pak njohur tė mbledhura dhe qė ekzistojnė pėr kėto dokumenta orgjinale. Pjesa dėrmuese e tyre siē duket janė zhdukur pėrgjithmonė; pjesa tjetėr pret hulumtuesit qė ato t'i nxjerrin nė dritė dhe t'i botojnė, Ndėrsa vetėm nė kėto vite po hyhet nė kėtė mister dėshmish historike ku disa fakte tė zbuluara rishtazi. Sipas studiuesit Ahmeti, karakteristikė e pėrgjithshme e kėtyre akteve tė botuara ėshtė se ato nuk ndryshojnė nga ato tė sundimtarėve tė tjerė, fqinjė apo evropianė. Zakonisht nė kėto kancelari janė pėrdorur gjuhėt kulturore tė kohės si: latine, greke, sllave, italijane osmane dhe ndonjė tjetėr. Ndėrsa ende nuk ka asnjė document qė ėshtė shkruar nė gjuhėn shqipe nga aktet noteriale.
    Hidhet poshtė datimi i studiuesve shqiptarė
    Pėrmbyset njė nga datimet e nxjerra nga studiuesit shqiptarė. Mė zbulimin e mandatit tė Skėndėrbeut nga Arkivat sekrete tė Vatikanit, hidhet poshtė data e shkruar deri mė tani pėr kėtė document. Viti 1963 e vėnė nga studiuesit shqiptarė nuk vlen mė. Kjo datė thuhet se ėshtė vendosur pa pasur nė dorė dokumentin, as origjinalin dhe kopjen. Ndaj argumentohet gabim ky datim. Me daljen e mandatin tė Skėndėrbeut nga nga Vatikani kjo datė kalon rreth pesė vite mė pėrpara, pra nė vitin 1458, pra koha kur Gjergj Kastrioti shpallet mbret. Siē vėrehet nga origjinali, mandati ėshtė lėshuar nė Rodon tė Shqipėrisė me 28 tetor tė vitit 1458. I drejtohet papės Piu i II-tė, i cili kishte mė pak se dy muaj qė kishte filluar pontifikatin e tij (Piu i II-tė fillon pontifikatin mė 3 shtator tė vitit 1458 dhe vdes mė 15 gusht 1464) dhe njihej si luftėar i rreptė pėr mbrojtejn e fesė sė krishterė edhe sa ishte kardinal.

    Pėrkthimi nė gjuhėn shqipe i mandatit nga viti 1458
    Mandati i Skėndėrbeut pėr Papėn

    Duke qenė se kohė mė parė jemi njoftuar nga raporti i Martin Muzakės, kėshilltarit dhe oratorit (zėdhėnsit) tonė, tė cilin, kohė mė parė e kemi dėrgue te shenjtėria dhe fortlumturija e Tij Hyjnore, papė Piu i II-tė; qė shenjtėria e Tij, papa ynė, duke u kujdesur pėr pozitėn e fesė sė krishterė, e cila ėshtė sulmuar nga fatkeqėsia e njerzimit, tirani turk, Mehmeti (i II-tė, m.a.) dhe bashkėluftarėt e tij, armiq tė emrit, i krishterė; duke dėshiruar qė tė ndihmoj me shėrbimin e tij dhe t'iu vijė nė ndihmė forcave tė tija; ka paralajmėruar, ftuar dhe shtytur njė numėr tė madhė tė mbretėrve tė krishterė, qė tė ofrojnė shėrbimet e tyre, pėr njė vepėr kaq tė shenjtė dhe tė dobishme; dhe se duhet bėrė kėtė nga obligimi dhe pranimi i dobive qė kanė ndaj fesė sė krishterė; ka ftuar shumė mbretėr tė krishterė qė tė bashkohen personalisht ose duke dėrguar pėrfaqėsues tė tyre me autorizime tė plotėfuqishme dhe zyrtare.
    Ne, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, zot i Shqipėrisė, si tė krishterė tė mirė, dėshirojmė tė renditemi nė mesin e atyre besimtarėve tė krishterė, tė pėrmendur, duke u treguar besnikė dhe shėrbėtorė tė denjė; emrojmė tė lartėpėrmendurin, Martin Muzakėn, te i cili kemi besim tė pakufishėm dhe kofidencė, pėr legalitetin e tij ndaj nesh, eksperiencėn, ndershmėrinė, zotėsinė dhe pėrgaditjen e lartė intelektuale; pikėrisht tė njėjtin, Martin Muzakėn, e vėmė, pėrcaktojmė dhe autorizojmė qė sipas pėrmbajtjes sė kėtij mandati tė jetė oratori (zėdhėnėsi) dhe pėrfaqėsuesi ynė legjitim dhe legal; qė nė emėr Tonin dhe pėr Ne tė paraqitet pranė tė lartėcekurit, shenjtėrisė sė Tij, papės tonė dhe para shumė tė nderuarit Kolegj tė Kardinalėve, nė Kongregacionin e pėrmendur; dhe me mbretėrit tjerė apo me oratorėt (zėdhėnėsit) e tyre, aty, pėr tė njėjtėn problematikė (temė) ose pėr ndihmė fesė sonė tė shenjtė, e cila nė tė shumtėn varet nga ata; pėr nder dhe emėr tė Zotit, tė debatojė, tė bisedojė, tė japė mendim, tė shqyrtojė dhe tė nxierr pėrfundime, qė do tė ishin nė favor tė njė ndėrmarrje tė tillė ose tė bėnte ēdo gjė qė ėshtė e mundur, duke pohuar, sajuar, bashkuar, mbledhur ose konkluduar, pėr njė veprim tė tillė; nė emėr Tonin dhe pėr Ne, tė marr obligime duke treguar atė qė ėshtė pėr tu lavdėruar, lejuar dhe zbatuar; ēka do tė pranonin tė gjithė tė pranishmit, por edhe individualisht; dhe pėrsa ka tė bėj me ne; ose sa do tė kishte tė bėnte me ne, si dhe pėr personalitetin Tonė; me tė mirat tona; tokėn tonė; qytetet tona tė fortifikuara; vendbanimet tona; kėshtjellat tona dhe nė popullin tonė; besnikėt tonė tė armatosur, nė njerzit tonė, pjesėrisht apo nė tėrsi; pėr tė mbrojtur fenė e krishterė dhe nė dėm tė armiqėve tonė tė pėrmendur; siq do tė vėrehet edhe nga mandati ynė i hapur, tė cilin e dėrgojmė; dhe si mund tė konkludohet, qė ligjėrisht obligohemi, qė me vulėn tonė, dhe me vulėn e tij, me tė cilėn siguron pėr ēdo premtim dhe obligim tė bėrė; duke u pėrgjigjur me ēfardo shume tė hollash, si dhe me tė gjitha tė mirat tjera, tė ēfardo natyre qofshin ato, nga tė gjithė personat, kolegjet apo bashkėsitė, duke mbėshtetur tė pėrmendurin, shenjtėrinė e Tij, zotin tonė, papėn dhe Selinė e Shenjtė, shumė tė nderuarin Kolegj tė Kardinalėve nga Kongregacioni i pėrmendur, si dhe mbretėrit, sundimtarėt, dhe gjithė tė tjerėt, qė me forcėn e njė marrėveshje, pėr tė cilėn edhe ne jemi shumė tė interesuar, siē jemi deklaruar edhe mė lartė; dhe tė gjitha kėto i bėjmė personalisht; pranojmė paqen, veprojmė dhe marrim nga tė gjithė, pa dredhi, duke hequr ēdo lloj dyshimi pėr mashtrim; ndėrsa juve, tė lartėpėrmendurit, tė gjithėve dhe secilin, ju vėjmė dhe emrojmė, duke dhėnė fjalėn e sundimtarit (mbretit); duke shprehur devotshmėrinė, nderin dhe besnikėrinė tonė; e konsiderojmė si tė pėrhershėme dhe premtojmė: se tė gjitha oblgimet tona do ti pėrmbushim. Duke ju siguruar ju se, veprimet e pėrmendura; obligimet; pa dredhi, tė gjitha deri nė njė, pėr tė cilat kemi dhėnė fjalėn, pėrmes oratorit (zėdhėnėsit) ose ambasadorit tonė Martin Muzakės, si tė pohuara, shqyrtuara, paralajmėruara, debatuara dhe pėrfunduara, i pranojmė dhe obligohemi pėr to.
    Dėshminė e tė gjithė kėtyre, e forcojmė, duke urdhėruar vulosjen me vulėn tonė tė zakonshme, tė varur.
    Lėshuar nė Rodon, nė vendin e Shėn Mėrisė, nė prezencėn e dėshmitarėve tė ftuar dhe tė lutur (nderuar); nė prezencėn e shumė tė nderuarit nė Krisht, atit dhe zotit Pal, me mėshirėn hynjore, kryeipeshkv i Durrėsit dhe i krahinės sė Ilirikut; dhe tė nderuarit atė, Pjetėr Dukės, abat prothosengulator (i betuar) nė Aleksandrin nga Moledina dhe shumė tė nderuarit vėlla Bardh, prior i Kuvendit tė Shkodrės nga Urdhėri i predikuesve (domenikanėve) dhe nuncit apostolik nė Shqipėri, shumė tė nderuarit zotit Raione Celnicho.
    Nė vitin e Krishtit, 1458, indikti i I-tė, ditėn e 28 tė tetorit.
    Noteri Grillis firmos botėrisht mbretėrinė shqiptare
    Unė, Johannes Borcius de Grillis, prift i ipeshkvisė sė Durrėsit, notar publik me urdhėr dhe autorizim tė mbretit, firmos tė gjitha kėto dhe secilėn; isha prezent, pėr kėtė dhe i lutur; botėrisht pohoj dhe firmos mandatin; por meqė isha i zėnė me punė, kam urdhėruar qė tė tjerėt ta shkruajnė; e unė e kam firmosur me shenjėn time tė zakonshme, tė notarit publik dhe me emrin tim, sė bashku me vulėn varėse tė tė lartėpėrmendurit dhe shumė tė ndriturit zot Skenderbe, e kam forcuar besimin, me dėshminė e gjithė kėsaj dhe secilės, qė ėshtė pėrmendur mė lartė.

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    INTEGRITETI POLITIK I SKENDERBEUT

    Nga Prof.Dr.Kristo Frasheri

    Te hartosh nje histori te re per jeten dhe vepren e Gjergj Kastrioti Skenderbeut eshte nje ndermarrje sa e lehte aq edhe e veshtire. Eshte e lehte per arsye se mbi Heroin Kombetar te shqiptareve jane hartuar deri sot me qindra punime tregimtare ne te gjitha gjuhet e Evropes, te mbeshtetura kryesisht ne vepren monumentale te Marin Barletit kushtuar Skenderbeut, botuar ne Rome ne fillim te shek. XVI, pra mjafton te marresh tre a kater prej tyre dhe te hartosh me disa kombinime nje punim te ri mbi Heroin. Nga ana tjeter, ndermarrja eshte e veshtire ne rast se historiani aspiron te hartoje nje trajtese shkencore te shkeputur nga burimet tregimtare dhe te mbeshtetur ne burimet dokumentare te shekullit te Skenderbeut. Autori i punimit "Skenderbeu-Jeta dhe Vepra" qe sapo doli ne qarkullim, zgjodhi rrugen e dyte. Kjo per arsye se burimet tregimtare sic jane biografet e hershem te Skenderbeut (M.Barleti, Dh.Frengu, Fr.Bardhi) jane konsideruar si panegjiriste, kurse burimet dokumentare sic jane aktet e kancelarive evropiane, shenimet kronikale dhe njoftimet epistolare perendimore dhe lindore te shekullit te Skenderbeut, pikerisht sepse vijne nga drejtime te ndryshme dhe shpesh kundershtare midis tyre perbejne bashkerisht nje baze me te pasur dhe me bindese per historine e Heroit te shqiptareve dhe te luftes se tyre kunder invazoreve osmane.

    Ndryshe nga burimet tregimtare, te cilat flasin kryesisht per veprimet luftarake te Skenderbeut, burimet dokumentare hapin para historianit shtigje per tema te reja per historine shqiptare te periudhes skenderbegiane. Ato vertetojne se fitoret ushtarake qe korren shqiptaret nen udheheqjen e Heroit te tyre jane po aq te shkelqyera sic i pershkruajne burimet tregimtare. Vec kesaj, ato japin mundesi te percaktohet me sakte karakteri i luftes se tyre. Per Papen Kaliksti III Skenderbeu ishte nje "Athleta Christi", pra nje shpate qe luftonte per mbrojtjen e krishterimit, perkundrazi per vete Skenderbeun, i cili ne fakt nuk luftoi vvetem kunder turqve muslimane, por edhe kunder venedikasve te krishtere, apo kunder armiqve te rishtere te mbretit Ferdinand te Napolit, ishte, sic e pohon disa here vete Heroi, nje lufte per lirine e "vendit" te vet, ne kuptimin e atdheut te vet, pra ne thelb nje lufte e mirefillte clirimtare kombetare.

    Megjithate, edhe shprehja e Kalikstit III nuk eshte pa vlere, po te kemi parasysh se lufta clirimtare e shqiptareve ishte pjese perberese e luftes qe zhvillonte Evropa e krishtere kunder turqve muslimane dhe se ballafaqimi i tyre ishte nje ballafaqim qyteterimesh. Si rrjedhim shqiptaret me luften e tyre mbronin ne te njejten kohe edhe qyteterimin e Evropes.

    Nje shfrytezim i kujdesshem i burimeve arkivale na jep mundesine ta shohim Skenderbeun jo vetem si nje sovran i betejave luftarake, por edhe si nje farketar i shtetit te bashkuar shqiptar. Formacione shteterore shqiptare kishte edhe para Skenderbeut, por ato kishin karakter partikularist. Atyre u mungonte nje qender gravitacioni, e cila t'i shkrinte shtetet dhe shterucet qe ekzistonin rreth e rrotull saj ne nje shtet te vetem kombetar ose te pakten t'i bashkonte ato ne lufte kunder invazoreve te huaj. Por ky proces, i cili me vone do te shpinte ne krrijimin e nje shteti te bashkuar shqiptar, nuk e kaperceu dot partikularizmin pasi u pengua nga invazioni osman. Ne veshtrimin historik lufta clirimtare e udhehequr nga Skenderbeu eshte ne te njejten kohe nje vazhdim i procesit te shtetesise shqiptare te nderprere ne fund te shek.XIV.Vecori e shtetit te Skenderbeut eshte se ai lindi ne lufte kunder partikularizmit feudal te brendshem dhe ne te njejten kohe kunder po atij invazori te huaj qe kishte shkaktuar nderprerjen e tij. Madje pervecse lindi ne shtratin e luftes clirimtare, ai u zhvillua ne kombinim dialektik me te ne kuptimin se lufta per liri i dha shtytje aspirates per shtetin kombetar dhe e kunderta, aspirata per shtetin kombetar e fuqizoi luften per liri.Shteti shqiptar i krijuar nga Skenderbeu me pushtet te perqendruar, pavaresisht se pati nje shtrirje territoriale te kufizuar, pati karakterin e nje shteti kombetar per faktin se u udhehoq nga prirja per nje shtet te centralizuar dhe per te perfshire ne kufijte e vet mbare trojet shqiptar. Rendesia e kesaj vepre qe ndermori Skendebu mund te cmohet po te kemi parasysh se rezultati me i madh qe ka arritur nje kombesi gjate Mesjetes ka qene krijimi i shtetit te vet nacional.Si rrjedhim me vepren e vet Skenderbeu i vuri themele konsolidimit te bashkesise kombetare shqiptare. Perfundimisht mund te thuhet se Gjergj Kastrioti Skenderbeu mund te konsiderohet si ati i kombit shqiptar, Skenderbeu qendroi ne krrye te shtetit shqiptar te krijuar prej tij me titullin e thjeshte: zot i Shqiperise (Dominus Albaniae), ne fakt si nje sovran pa kurore mbreterore. Ai drejtoi te tre sektoret e jetes shteterore: ishte Kapiten i Pergjithshem i ushtrise shqiptare, drejtoi personalisht marredheniet nderkombetare dhe perqendroi ne duart e veta financat e vendit.Vec ketyre Skenderbeu hartoi edhe norma ligjore, te cilat u perfshine ne te drejten zakonore shqiptare. Ai u shqua si nje burre shteti me integritet politik shumedimensional duke patur si yll polar interesat e larta te vendit. Brezat e mevonshem ishin te ndergjegjshem per kete veper te Skenderbeut. Jo pa vend rilindasit i quanin shqiptaret sterniper te Skenderbeut. Madje, jo vetem shqiptaret e Shqiperise, por edhe shqiptaret e merguar ne Gadishullin Apenin, perfshire dhe Siciline, e kane ndertuar per shekuj me radhe Gjergj Kastrioti Skenderbeun si stergjyshin e tyre me t` lavdishem.

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Ēfarė ndodhi me trashėgimtarėt e familjes mė tė fuqishme arbėrore, pasardhėsit e Gjergj Kastriot Skėnderbeut?
    Breznitė e Kastriotėve nė pemėn e italianit Padiglione

    Njė botim i harruar i shekullit XIX pėr bibliotekėn albanologjike, shoqėruar me emblema tė panjohura dhe njė portret “ndryshe” tė Skėnderbeut

    Belina Budini
    TIRANĖ – Pema gjenealogjike e Kastriotėve, pasardhėsve tė Skėnderbeut, njė portret i panjohur i Skėnderbeut, autor i tė cilit ėshtė njė fisnik hungarez, si edhe tre emblema qė ka pėrdorur Skėnderbeu tė publikuara pėr herė tė parė, origjinalet e tė cilave ruhen nė Arkivin Sekret tė Vatikanit; kėto janė risitė e librit “Skėnderbeu dhe Pasardhėsit e tij”. Ky libėr ėshtė shkruar njė shekull e ca mė parė nga njė gjenealogjist italian, por vjen pėr herė tė parė nė stendat e librarive tė kryeqytetit. Nė shtėpinė botuese “Ideart” e kanė shpėnė pėr botim tekstin nė italisht tė Padigliones dy vėllezėr nga Ulqini, tė cilėt quhen Naim dhe Sami Flamuri, ndėrsa nė shqip ėshtė pėrkthyer nga Reshat Konēi.
    Kastriotėt e pėrtej detit
    Cilėt ishin breznitė e Kastriotėve? Si mbijetuan pasardhėsit e Skėnderbeut nė njė mjedis tė ri natyror dhe demografik, tė ndarė nė dy degė, njėra nė ngulimet arbėreshe nė Itali dhe tjetra nė vendin e tė parėve? Carlo Padiglione nė Napoli ka ndėrtuar pemėn gjenealogjike tė Kastriotėve deri nė shekullin XIX, duke gėrmuar nė dokumente e duke shfrytėzuar njė bibliografi tė pasur. Po pas Kastriotit? Pakkush prej historianėve ka marrė mundimin tė ndėrtojė pemėn gjenealogjike tė Kastriotėve tė tjerė, breznive qė rrodhėn pas princit sundimtar tė shqiptarėve, Gjergj Kastriot Skėnderbeut. Pse? “Gjergj Kastrioti ishte njė fenomen eklipsues jo vetėm pėr zhvillimet pararendėse nė jetėn shpirtėrore tė shqiptarėve, jo vetėm pėr familjet e tjera patronimike arbėrore, por edhe pėr vetė familjen e Kastriotėve- paraardhėsit e pasardhėsit, trashėgimtarėt e tyre, lidhjet gjenealogjike me tė tjerėt, shqiptarė e tė huaj, martesat, krushqitė si dhe shmangiet nga trashėgimia burimore..., - i pėrgjigjet kėsaj pyetje, Shaban Sinani, drejtor i Arkivit tė Shtetit. Libri i Carlo Padigliones pėrqendrohet nė botėn e Kastriotėve pėrtej detit. “Ne do tė tregojmė vetėm pėr Akil Kastriotin, sepse pikėrisht nga ai rrjedh markezi i sotėm i Auletės, Don Antonio Kastrioti-Skėnderbeu. Nga dokumente origjinale e autentike, nga medalje e privilegje, nė zotėrim tė markezit tė Auletės qė lidhen me luftėtarin e paepur tė Shqipėrisė, krijuam bindjen se, prej tij rrjedh poseduesi i sotėm i atyre dokumenteve”. Gjithēka vėrtitet rreth Don Anton Kastrioti Skėnderbeut, prejardhjen e tė cilit kėrkon tė vėrtetojė Carlo Padiglione dhe gjatė rrugės pėr tė mbėrritur tek ai “zbulon” pemėn gjenealogjike tė gjithė Kastriotėve para tij, dhe pas tij deri tek Alfonsi II, Filipi II, Katerina nga Ferdinandi V, breznia e Ferdinadit tė pestė, si edhe Katerina dhe Elvira, brezni e drejtpėrdrejtė gjithashtu e Kaudias, lindur mė 1822. Ja ēfarė shkruan Padiglione pėr Skėnderbeun nė librin e tij: “Pėr tė (Skėnderbeun) do tė themi vetėm se, i nxitur nga papa Piu II, admirues i flaktė i bėmave tė tij, erdhi nė mbretėrinė tonė pėr t’i dhėnė ndihmė Ferdinandit tė Aragonės, kundėr Gjonit tė Anzhuve, dhe mundi ushtritė e udhėhequra nga Xhakomo Piēinino, kapedan mercenarėsh nė shėrbim tė Anzhuve. Mbreti Ferrante, duke vlerėsuar lart aktin e tij bujar (...) “ai vetėm bėri qė tė arrihej fitorja nė shenjė mirėnjohjeje, pėr tė shpėrblyer besimin dhe bujarinė e fort tė nderuarit e shpirtmadhit Gjergj Kastriotit, i mbiquajtur Skėnderbeu, Dukė i Shqipėrisė, si atė shumė tė dashur dhe si mėkėmbės tė tij tė Pėrgjithshėm nė anėt e Puljes”, e shpėrbleu me disa feude(...)” Patiglione nuk e mitizon Skėnderbeun, ai merret me pinjollėt e tij, tė cilėt i ka “eklipsuar” legjenda e madhe e heroit kombėtar, e kapedanit gjenial tė luftės, por edhe e njė burri shteti me integritet politik shumėdimensional.
    Emblemat dhe portreti
    Drejtori i Arkivave, Shaban Sinani thotė se origjinalėt e kėtyre emblemave ruhen nė Arkivin Sekret tė Vatikanit, ndėrsa gjenden edhe nė Arkivin Qendror Shtetėror. “Emblema e parė ka formėn e njė shqyti samit, nė fushė tė kaltėr dhe njė gjysmėhėnė tė kėrcėnuar nga shpata. Me kėtė emblemė, Gjergj Kastrioti identifikon veten si kalorės i krishtėrimit”,- shkruan Sinani. Ndėrsa emblema e dytė paraqet njė shqiponjė tė stilizuar, afėrsisht si ajo e Kastriotėve por me shenja tė tjera pėrkrah dhe pėrmbi. E panjohur, ajo botohet pėr herė tė parė si ilustrim nė fund tė librit tė Padigliones sė bashku me dy emblemat e tjera tė panjohura. Emblema e tretė ėshtė pėrdorur nga Gjergj Kastrioti Skėnderbeu pėr tė identifikuar autoritetin e tij si pronar i Shqipėrisė sė Mesme e nė thellėsi. Ndėrsa autor i portretit tė Skėnderbeut ndryshe nga ē’e kemi parė deri tani nė ilustrimet historike, ėshtė njė fisnik hungarez, Gjergj Rakoci (1593-1648). Sipas Dr. Musa Ahmetit origjinali ndodhet nė bibliotekėn “Szechenyi”, nė Budapest.

    NGA LIBRI I PADIGLIONES
    Donika Kastrioti
    Gjergji u martua me njė Kominata apo Komneno, siē e pėrmendin tė gjithė historianėt, me emrin Andronika (Donika). Qe njė grua shumė e virtytshme dhe me zemėr tė madhe, e cila, edhe kur mbeti e ve, pasa vdekjes sė burrit, mbeti gjithė kohėn e respektuar; pėr nder tė cilėsive tė saj tė rralla, Federiku i Aragonės, i dhuroi nė vitin 1498, kėshtjellėn e Galianos (...)

    Breznia e parė
    Donika lindi dy fėmijė: djalin me emrin Gjon, dhe vajzėn Vojsava, qė mė vonė u martua me Stefano Maramonten. Gjoni trashėgoi feudet e babait, tė cilėt pas disa vitesh, mė 1485, iu zėvendėsuan me ato tė San Pierit, nė Galatinė e Soletos, me titullin e dukės sė kontit (...)

    Pinjolli i parė
    Nga Gjoni lindėn katėr fėmijė: Ferdinandi dhe Kostandini, ndėrsa Gjergji dhe Maria vdiqėn (njėri nė vitin 1540, tjetra nė 1560) (...)

    Dėshmi gjenealogjike
    Emblema e markezit tė Auletės, Don Antonio Kastriot Skėnderbeg, ėshtė e njėjta me atė qė ka pėrdorur Skėnderbeu, dhe pasardhėsit e tij.

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Letersi :: Poema origjinale pėr Skėnderbeun
    Postuar nga: Skampa


    Me poshte jepet poema origjinale e shkruar nga poeti i famshem H. W. Longfellou.

    Poetry of Henry Wadsworth Longfellow
    Tales of a Wayside Inn

    THE SPANISH JEW'S SECOND TALE; SCANDERBEG

    The battle is fought and won
    By King Ladislaus the Hun,
    In fire of hell and death's frost,
    On the day of Pentecost.
    And in rout before his path
    From the field of battle red
    Flee all that are not dead
    Of the army of Amurath.

    In the darkness of the night
    Iskander, the pride and boast
    Of that mighty Othman host,
    With his routed Turks, takes flight
    >From the battle fought and lost
    On the day of Pentecost;
    Leaving behind him dead
    The army of Amurath,
    The vanguard as it led,
    The rearguard as it fled,
    Mown down in the bloody swath
    Of the battle's aftermath.

    But he cared not for Hospodars,
    Nor for Baron or Voivode,
    As on through the night he rode
    And gazed at the fateful stars,
    That were shining overhead
    But smote his steed with his staff,
    And smiled to himself, and said;
    "This is the time to laugh."

    In the middle of the night,
    In a halt of the hurrying flight,
    There came a Scribe of the King
    Wearing his signet ring,
    And said in a voice severe:
    "This is the first dark blot
    On thy name, George Castriot!
    Alas why art thou here,
    And the army of Amurath slain,
    And left on the battle plain?"

    And Iskander answered and said:
    "They lie on the bloody sod
    By the hoofs of horses trod;
    But this was the decree
    Of the watchers overhead;
    For the war belongeth to God,
    And in battle who are we,
    Who are we, that shall withstand
    The wind of his lifted hand?"

    Then he bade them bind with chains
    This man of books and brains;
    And the Scribe said: "What misdeed
    Have I done, that, without need,
    Thou doest to me this thing?"
    And Iskander answering
    Said unto him: "Not one
    Misdeed to me hast thou done;
    But for fear that thou shouldst run
    And hide thyself from me,
    Have I done this unto thee.

    "Now write me a writing, O Scribe,
    And a blessing be on thy tribe!
    A writing sealed with thy ring,
    To King Amurath's Pasha
    In the city of Croia,
    The city moated and walled,
    That he surrender the same
    In the name of my master, the King;
    For what is writ in his name
    Can never be recalled."

    And the Scribe bowed low in dread,
    And unto Iskander said:
    "Allah is great and just,
    But we are as ashes and dust;
    How shall I do this thing,
    When I know that my guilty head
    Will be forfeit to the King?"

    Then swift as a shooting star
    The curved and shining blade
    Of Iskander's scimetar
    >From its sheath, with jewels bright,
    Shot, as he thundered: "Write!"
    And the trembling Scribe obeyed,
    And wrote in the fitful glare
    Of the bivouac fire apart,
    With the chill of the midnight air
    On his forehead white and bare,
    And the chill of death in his heart.

    Then again Iskander cried:
    "Now follow whither I ride,
    For here thou must not stay.
    Thou shalt be as my dearest friend,
    And honors without end
    Shall surround thee on every side,
    And attend thee night and day."
    But the sullen Scribe replied
    "Our pathways here divide;
    Mine leadeth not thy way."

    And even as he spoke
    Fell a sudden scimetar-stroke,
    When no one else was near;
    And the Scribe sank to the ground,
    As a stone, pushed from the brink
    Of a black pool, might sink
    With a sob and disappear;
    And no one saw the deed;
    And in the stillness around
    No sound was heard but the sound
    Of the hoofs of Iskander's steed,
    As forward he sprang with a bound.

    Then onward he rode and afar,
    With scarce three hundred men,
    Through river and forest and fen,
    O'er the mountains of Argentar;
    And his heart was merry within,
    When he crossed the river Drin,
    And saw in the gleam of the morn
    The White Castle Ak-Hissar,
    The city Croia called,
    The city moated and walled,
    The city where he was born,--
    And above it the morning star.

    Then his trumpeters in the van
    On their silver bugles blew,
    And in crowds about him ran
    Albanian and Turkoman,
    That the sound together drew.
    And he feasted with his friends,
    And when they were warm with wine,
    He said: "O friends of mine,
    Behold what fortune sends,
    And what the fates design!
    King Amurath commands
    That my father's wide domain,
    This city and all its lands,
    Shall be given to me again."

    Then to the Castle White
    He rode in regal state,
    And entered in at the gate
    In all his arms bedight,
    And gave to the Pasha
    Who ruled in Croia
    The writing of the King,
    Sealed with his signet ring.
    And the Pasha bowed his head,
    And after a silence said:
    "Allah is just and great!
    I yield to the will divine,
    The city and lands are thine;
    Who shall contend with fate?"

    Anon from the castle walls
    The crescent banner falls,
    And the crowd beholds instead,
    Like a portent in the sky,
    Iskander's banner fly,
    The Black Eagle with double head;
    And a shout ascends on high,
    For men's souls are tired of the Turks,
    And their wicked ways and works,
    That have made of Ak-Hissar
    A city of the plague;
    And the loud, exultant cry
    That echoes wide and far
    Is: "Long live Scanderbeg!"

    It was thus Iskander came
    Once more unto his own;
    And the tidings, like the flame
    Of a conflagration blown
    By the winds of summer, ran,
    Till the land was in a blaze,
    And the cities far and near,
    Sayeth Ben Joshua Ben Meir,
    In his Book of the Words of the Days,
    "Were taken as a man
    Would take the tip of his ear."

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    .
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    ,
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 6 prej 44 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 05:18
  2. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  3. Major Gjergj Vata
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 20:31
  4. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •