doreshkrim i Gjon Kastriotit, birit te Gjergj Kastriotit.
ndodhet ne arkivin e shtetit ne Napoli
doreshkrim i Gjon Kastriotit, birit te Gjergj Kastriotit.
ndodhet ne arkivin e shtetit ne Napoli
brandon*, ndoshta nga burimi nga ku e ke marrė dorėshkrimin e Gjonit jr tregohet e qartė pėrmbajtja, pasi nė foto nuk dallohet asgjė. Mund ta deshifrosh?
relata refero
Eshte shkruar ne italisht.
Ekstrakte prej nje koleksioni nen emrin "Stefano Magno"
transkriptimet jane nga dokumentet origjinale...
(p. 229)
[1481] Domentre queste cose fusseno fatte, essendo Suliman Alibego Eunuco beglerberg de Grecia col molte vittualie vene alla Valona per mandar in sussidio della cittade de Otranto, ma visto el paise de Albania fu levado in rebellion, quale mandņ alla cittade de Scutari et quella muni, per dubito quella non fusse occupada per ditti populli; questo se havea adģ 15 Settembre.
Et avendo i popoli del paise fu de Zorzi Castriotti, ditto Scanderbegh, in ditta parte de Albania mandado in Apulia per Zuane suo fiolo che andasse ą tuor 1 il dominio di quello, et atrovandose quello in campo con il ditto Duca di Calavria2, quello insieme con uno suo cusin et molti Albanesi havea con lui, homeni valenti, mandņ con alcune galie dell' armata sua Regia in ditte parte, con le qual etiam mandņ Clada da Coron, el qual era fugido dal Brazo de Maina, per le qual conduto fł ai confini de Durazo, inel paise fu del ditto suo padre, dove dismontņ et per quelli popoli acetado fu per suo signor. Questo inteso el dito Beglerbeg, che era alla Vallona, per socorrer la cittade de Otranto, mandņ uno suo Sanzacho con personne 2 mil in ditto paise per discasar quello; all'incontro del detto Zuane mandņ di molta zente con uno valente suo capitanio in sopra un passo per devedar l'intrar in ditto paise, ma per el ditto Sanzacho quello fł rebatudo et preso con quasi tutti queli erano con lui. Questo inteso el ditto Zuane, posto in fuga deliberņ ritornar in Apulia, ma confortado dai ditti popoli, offerendoli combater per lui, assumņ grande esercito de popoli di quel paise, et andņ all'incontro del ditto Sanzacho, et quello superņ et dala man di quello recuperņ el ditto suo capitanio et zente, et quello mal menado fugņ. Questo fł de... Agosto, et con tal vigoria andņ sotto la cittade de Croia fł de suo padre, et quella assaltņ, ma trovandosi in quella molti Turchi ben in ordene, non la potč haver; queste se have adi 25 Settembre.
Interim, dapoi andado in ditta parte de Albania el ditto Zuan Castriotti, galie 4 Dell' armada Regia, che quello condotto havea in ditte parte con Clada da Coron, el qual fugido era dal Brazo de Maina, andņ discorrendo per quelle marine a danni de Turchi, et passņ de li da Valona, et andņ ai monti di Cimera, posto alla marina ai confini del detto luogo de Valona, per el qual indutto fł i popoli di quella montagna, che sono pił de ville 50, che discasarono Turchi et redasese in libartade, et con ditte galie andņ al castello chiamato Cimara, principal fortezza di quella patria, et quello assaltņ; per li insulti dela qual galie et rebellion de ditti popoli, el Subasi del ditto loco di Cimara, che era in quello, mandņ a dimandar sussidio al ditto Suleiman Alibego Belgerbeg, che era ad ditto loco di Valona per mandar sussidio A ditta cittade de Otranto; el qual subito con Turchi 3 mila se ne passņ in suo sussidio, all'incontro del qual i popoli della ditta montagna in compagnia con molti balestrieri de ditte galie se ne andņ sopra un passo et quello inperņ et prese con molti Turchi, et molti altri ne amazņ, che furono fra presi et morti cerca 1000, et lo resto mal menadi fugņ, Questo inteso il detto Subasi, essendo occupati i passi da terra per ditti popoli, con la fede de ditti popoli abandonņ el ditto castello de Cimera, et con una barca andņ a Corfł, dove zonse adi 31 Agosto. Abandonato quel Luogo, Clada predetto, che era con ditte galie, in quello intrņ et ebbe etiam il
(p. 230) castello de Sopoto che era in ditte montagne; et per detto Zuan Castriotti dal ditto suo cusin impetrado havea el ditto Suliman, dantoli duc. 1500, i quali divise infra la sua zente (f. 218-220).
Domentre queste cose fusseno fatte, Antonio Victuri ambasador de Venitiani adi 26 Agosto arrivņ a Costantinopoli, incontro del qual andņ i Bassą con molti Turchi, et quello receva con grande honor, et molto pił di quello era costretto per altri tempi a far ad algum ambasador, et adi 28 ditto insieme con Battista Gritti bailo4 de Venetiani andņ alla presentia del ditto Baiagit5, el qual se levņ in pič et vene in capo el mostabe6 ad incontrarlo, et colui conduse in sopra el suo mostabe et fč sentar uno per loi, al qual quelo expose con parole general, condolendose della morte del padre et congradulandose della succession sua, in donio et vittorie, deinde intrar inelle altre pratiche, quello i disse dovesse esser con i Bassą, per i qual tutto i sarla referido, et quel fč vestir de panno doro; et adi 29 et 30 detto fu insieme con i Bassa et intrņ in le pratiche de confermar la pace fatta con suo padre, et per quello fu ditto per detto orator in rechiesto che restituir volesse la isola de Negroponte et le cittade de Albania che erano stą dominade per Venetiani, et si come a suo padre era sta restituide le cittade sue; altri disse rechiese volesse conciederne le isole della Cefalonia et Zante, acciņ non capitasse in man dei altri et che remeter dovesse el resto de ducati 200 mil li era promessi dar ogni anno per parte delle franchisie; per i qual referido al ditto Baiazit, fo li risposo, come la ditta isola et cittade lui havea havudo per el dominio de suo padre (f. 222-223).
Recuperada la ditta cittade de Otranto, essendo stą preso inelle parte de Cimera el ditto Suliman Alibego Beglerbeg de Grecia, che era venuto alla Valona per socorrer ditta cittade, quello, per Zuan Castriotti che havuda havea inelle man, fł dado a quelli del' armada Regia per ducati 4 mila; el qual quello conduse al ditto duca di Calavria prizon, al qual quello offerse ducati 20 mila che lo lasasse; havesse adi 23 Settembre (f. 224).
Zuan Castriotti, ultra el paise fł del suo padre have a recuperado, hebbe el castello de Scaluxi fł del ditto suo padre, et sottomesse molto paise che non era stą de suo padre; questo se have adi 13 decembre.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 01-10-2011 mė 03:47
harte e kohes...
aty ku shkruhet "la bocca del golfo di venetia" ne fakt eshte emertimi i dikurshem, sot eshte kanali i otrantos.
Vdekja e Skėnderbeut mė 17 janar 1468, qe njė gjėmė e madhe pėr Shqipėrinė. Po aq e madhe qe edhe pėr familjen e Heroit. Donika Kastrioti dhe djali i saj Gjon Kastrioti, 13-14-vjeēar, e patėn tė vėshtirė tė jetonin nė Shqipėri pa kryefamiljarin e tyre. Rreziku i vazhdueshėm i invazorėve osmanė i detyroi Donikėn me tė birin tė largoheshin nga Shqipėria.
Nga njoftimet qė kemi del se dy ishin vendet ku familja e Heroit do tė gjente mikpritje: Venediku dhe Napoli.
Republika e Venedikut e kishte shpallur Gjonin, birin e Skėnderbeut, "Qytetar Nderi". I kishte siguruar edhe njė shtėpi banimi nė ishullin Kurcola. Por Donika preferoi Mbretėrinė e Napolit. E para, se ajo trashėgonte nga i shoqi nė Apuli dy feude me tė ardhura, tė cilat mbreti i Napolit, Ferdinandi, ia kishte dhuruar me dekret Heroit mė 1464 - njėrėn nė Monte Sant'Angelos, tjetrėn nė San Giovanni Rotondo. E dyta, se Mbretėria e Napolit nuk bėnte si Venediku kompromise tė papritura me turqit.
Ndonėse mbreti Ferdinand e ftoi tė vinte sa mė parė nė Napoli, Donika me tė birin u nisėn me disa javė vonesė. Arsyeja ėshtė se kur vdiq Skėnderbeu, lundrimi nė Adriatik ishte pėr shkak tė konflikteve midis shteteve italiane, i pasigurtė. Si rrjedhim, ata u nisėn pas 23 prillit kur me ndėrmjetėsinė e Papės, u arrit e ashtuquajtura "paqe paulinė". Amatori ynė kėtė vonesė e shpjegon duke korrigjuar nė mėnyrė arbitrare datėn e vdekjes sė Skėnderbeut (datė qė nuk mund tė ndryshohet) pėr ta afruar kėshtu sa mė tepėr me fundin e muajit prill. Ky ėshtė njė veprim tepėr fėmijėnor.
Nisja e Donikės me tė birin u bė nga Rodoni. Kronisti Gjon Muzaka duhet tė jetė i mirinformuar pėr nisjen e Donika Kastriotit, mbasi sė bashku me tė u nisėn si shoqėruese tė saj edhe dy motrat e tij. Nė lidhje me nisjen e saj, Gjon Muzaka shkruan tekstualisht: "Zonja Skanderbega, gruaja e Heroit, kaloi nė kėtė mbretėri tė Napolit pasi vdiq i shoqi ajo me tė birin, Gjonin. Sė bashku me zonjėn e pėrmendur u nisėn edhe dy motra tė mija, burrat e tė cilave kishin vdekur nė ato lufta. Njėra qe zonja Maria, e cila qe gruaja e zotit Muzak Komninit, i quajturi nga populli Muzaka i Angjelinės; tjetra ishte zonja D. Helena, e cila ishte martuar me zotin Gjergj Karli. Zonja e thėnė D. Maria mori me vete vajzėn e saj, e cila quhej zonja Donna Porfida e Madhe, kurse zonja Donna Helena mori me vete njė tjetėr vajzė, e cila quhej Donna Visava". Kronisti shton pastaj se pėrveē kėtyre, me Donika Kastriotin shkuan edhe disa gra tė tjera. Shpura e Donikės dukej se pėrbėhej nga njėzet gra tė burrave ose tė etėrve dėshmorė tė luftės, tė cilat siē thuhet nė njė burim tė asaj kohe, u pritėn me pėrzemėrsi nė Napoli.
Donika me Gjonin nė fillim u vendosėn nė Napoli, pastaj sė bashku me shpurėn e tyre nė Monte Sant' Angelo. Donika u pranua nė oborrin mbretėror aragonez. Mė vonė ajo u trajtua si "Zonjė Nderi" (Dame d'Honneur) e mbretėreshės sė Napolit, Johana III. Nė kryeqytetin e mbretėrisė ajo jetoi 30 vjet. Nė fillim tė shekullit XVI, kur nėna mbretėreshė e Napolit, Johana III, e veja e Ferrantit, shkoi nė Spanjė, e mori Donikėn me vete gjithnjė si "Zonjė Nderi" nė pallatin e saj mbretėror nė Valencia. Donika u trajtua si "Zonjė Nderi" nė Spanjė edhe nga Johana IV, e veja e mbretit Ferrantin, pasardhėsja e Johanės III, derisa vdiq rreth vitit 1508. Ėshtė varrosur nė manastirin e Trinisė sė Shenjtė nė Valencia.
Vite mė vonė, shėnon P. Petta, nė testamentin e saj nėna mbretėreshė Johana III, porosiste qė tė silleshin nė Napoli nga Valencia eshtrat e "sė dashurės e tė devotshmes Skannalibecha", gjė qė tregon se ajo e ruajti emrin Skanderbega derisa vdiq. Biri i saj Gjoni mbeti nė Mbretėrinė e Napolit, nė kėshtjellėn e Monte Sant'Angelos, ku jetoi 17 vjet, deri mė 1485, kur mbreti i shkėmbeu dy feudet, Monte Sant'Angelo dhe San Giovanni Rotondo, me njė tjetėr feud, me kontenė e Soletos dhe tė San Pietros tė Galatinės.
Gjoni u martua (vitin nuk e dimė), me Irenėn, vajzėn e despotit serb, biri i Gjergj Brankoviēit, despoti i dikurshėm i Serbisė, e cila jetonte nė mėrgim nė Itali. Gjon Kastrioti duket se u martua me Irenėn pėr hir tė titujve tė saj tė fisnikėrisė bizantine, qė rridhnin nga e ėma. Kjo pėr arsye se e ėma e Irenės, Helena Paleologa, e shoqja e Llazar Brankoviēit, ishte e bija e despotit bizantin tė Moresė, Thoma Paleologut. Sipas thashethemeve, Irena, e shoqja e Gjonit, qe njė grua e vrazhdė, natyrė krejt e ndryshme nga ajo e Gjonit, tė cilin Leandro Alberti, pasi e vizitoi nė vitin 1505 e pėrshkruan si person bujar e njerėzor. Gjon Kastrioti edhe pse u largua i ri nga Shqipėria, nuk e harroi atdheun. Vepra madhėshtore e tė atit tė tij e mbajti tė gjallė tek ai frymėn e luftės sė ēlirimit tė atdheut. Rasti trokiti nė vitin 1481. Njė vit mė parė, mė 1480, turqit zbarkuan nė Otranto tė Puljes nė Itali. Ashtu si Italia, mbarė Evropa u trondit. Por, me mobilizimin e forcave liridashėse, nė tė cilat mori pjesė edhe Gjoni, ushtritė osmane pas gjashtė muajsh u zbuan nga Otranti. Fitorja ngjalli shpresa se mund tė zboheshin turqit edhe nga Ballkani. Njė vend tė veēantė nė kėto projekte zinte Shqipėria, ku mendohej tė kryhej zbarkimi i ushtrive italiane. Nė kėto rrethana, Gjon Kastrioti vendosi ta udhėhiqte vetė si dikur i jati luftėn ēlirimtare, pėr tė rimėkėmbur shtetin e dikurshėm shqiptar. Me anijet qė i dha duka i Kalabrisė, Alfonsi biri i mbretit Ferdinand, ai zbarkoi nė Shqipėri, diku nė Kepin e Rodonit. Qė kėtej, vullnetarėt pjesėrisht duke marshuar nėpėr tokė dhe pjesėrisht duke lundruar nėpėr det, gjithnjė duke pėrhapur thirrje pėr kryengritje, arritėn nė Himarė. Hollėsira rreth veprimeve ushtarake tė Gjon Kastriotit dhe vullnetarėve tė vet nė Himarė, janė trajtuar nė punimin tim me titull: "Himara dhe pėrkatėsia etnike e himarjotėve". Tiranė 2005. Meqenėse zbarkimi i forcave tė rregullta tė ushtrisė napolitane, siē ishte parashikuar, nuk u krye, kryengritja mė nė fund u shtyp dhe Gjon Kastrioti u kthye nė Itali.
Gjon Kastrioti pati katėr djem dhe njė vajzė. Djali i parė mori emrin e gjyshit. U quajt Gjergj Kastrioti. Sė bashku me emrin e pagėzimit, mori edhe emrin e dytė tė gjyshit, Skėnderbe. Pėr t'u dalluar nga gjyshi u quajt Skėnderbeu-i-Ri. Ky pati njė djalė, Alfonsin, tė cilin duket se e rriti Donika, gjyshja. Donika e mori me vete Alfonsin ende fėmijė, kur shkoi mė 1503 nė Spanjė. Atje Alfonsi nė moshėn 15-vjeēare vdiq. Nė lapidarin nė spanjisht tė varrit tė tij qė ndodhet nė manastirin e Trinisė sė Shenjtė (Real San Trinidat), thuhet: AQVI IACE ALFONSO, HIJO DEL FAMOSO GEORGIO CASTRIOTO, REY DE ALBANIA, AĒOTE DE LOS TVRCOS YMVRO INEXPVGNABLE DE LA CHRISTIANIDAD, A QVIEN LLAMARON LOS TVRCOS EXARDARBECH. Y? QVIEN POR SV DEXENDENCIA, VALOR Y MAGNITUDIE ANIMO, LE COMPARABAN AL REY ALEXANDRO DE MACEDONIA. MVRIO DE EDAD 15 ANOS EN EST, CIUADADE VALENCIA, ANO 1508".
Nė pėrkthimin shqip: "Kėtu prehet Alfonsi, bir i tė famshit Gjergj Kastrioti, Mbret i Shqipėrisė, mposhtėsi i turqve, mbrojtės i pathyeshėm i krishterimit, tė cilin turqit e quajtėn Skėnderbeg dhe pėr nga prejardhja, vlera dhe shpirtmadhėsia e krahasuan me mbretin Alekandėr tė Maqedonisė. Vdiq nė moshėn 15-vjeēare, nė qytetin e Valencias, viti 1508.".
Djali i dytė i Gjonit ishte Kostandini. Mė 1497 kur qe 20 vjeē, u bė peshkop i Izermias. Vdiq nė vitin 1500. Nė varrin qė i ngriti gjyshja, Donika Kastrioti nė kishėn Santa Maria Nuova nė Napoli, thuhet nė epitaf: "DUM PROBE VIVIT INTEMPESTIVE MORITUR" (Mbylli para kohe njė jetė tė jetuar me nder). Si peshkop, ai natyrisht nuk pati fėmijė. Djali i tretė ishte Ferdinandi, i cili jetoi gjatė. Meqenėse edhe djali i katėrt i Gjonit, Frederiku, vdiq i ri, pa lėnė fėmijė Ferdinandi mbeti i vetmi trashėgimtar i Skėnderbeut. Si i tillė, ai trashėgoi dhe zotėrimin feudal qė i ati kishte nė San Pietro tė Galatinės.
Gjon Kastrioti pati edhe njė vajzė, Marien, e cila nuk u martua. Ajo pėrmendet si njė grua e kulturuar, e njohur nė rrethet letrare tė provincės, pėr tė cilėn disa poetė provincialė thuhet se i kanė thurrur edhe poezi. Maria jetoi gjatė. Pleqėrinė e kaloi me mbesėn e saj Irenėn, vajzėn e Ferdinandit, deri sa vdiq mė 1565.
Shkurt, nga pasardhėsit direkt tė Skėnderbeut jetoi gjatė vetėm djali i tretė i Gjonit, Ferdinand Kastrioti. Ky u martua me Adriana Acquaviva-n, vajza e Belisarit dukė i Nardos. Pati dy fėmijė - njė djalė, Alfonsin, i cili vdiq nga murtaja kur qe foshnjė dhe njė vajzė Irenėn (Jerinėn), e cila mori emrin e gjyshes sė saj, Irena Paleologės.
Pėr Ferdinandin kemi njė njoftim interesant nga historiani i shquar italian Paulo Jovi, i cili e vizitoi nė vitin 1528, nė shtėpinė kur ai banonte nė Gargano. Sipas pėrshkrimit tė Jovit, del se Ferdinandi, nipi i Skėnderbeut, i ngjiste pėr nga shtati dhe pėr nga pamja Heroit. Tekstualisht ai shkruan: Pamjen madhėshtore tė Skėnderbeut "po e shohim se e kanė akoma pasardhėsit e familjes sė tij, tė cilėt u vendosėn nė Pulje, po ashtu siē mund tė shihet nė portretin qė ne kemi nė Muze. Sidomos atij i ngjet Ferdinandi, nipi i tij, markezi i Sant'Angelo nė Gargano, i cili e gjeti vdekjen nė luftėn e Ticinos nga dora mbretėrore". (P. Jovius, Elogia visorum bellica virtute illustrium veria imaginibus supposita quae epud Museum spectantus etj, Florentiae 1551, f. 232).
Pėrfundimisht del se asnjė nga djemtė e Gjon Kastriotit nuk la trashėgimtar mashkull. Vajza e tij Irena, sipas burimeve, njė grua e bukur dhe shtatlartė si i ati, mbeti e vetmja trashėgimtare e pasurisė qė kishte gjyshi dhe i ati nė Itali. Megjithatė, i ati i saj Ferdinandi pati nga pikėpamja morale, njė jetė tė shthurur. Siē del nga thashethemet qė pėrmbajnė kronikat e kohės, ai pati dymbėdhjetė fėmijė jashtė martese, nga tė cilėt asnjėri prej tyre nuk u njoh si trashėgimtar legjitim i tė atit. Midis tyre, njė farė trajtimi tė veēantė pati nga i ati vetėm Akili, djali jashtė martese qė pati me njė vajzė 20-vjeēare arvanite me origjinė nga Korona e Moresė, e vendosur nė Kalabri. Ajo quhej Dianora (Eleonora) Koronica.
Si e vetmja trashėgimtare e Gjonit, sė bashku me pasurinė, Irena trashėgoi edhe objektet e vyera tė Skėnderbeut - dy shpatat, pėrkrenaren dhe lutjesoren. Pėrveē pasurisė, trashėgoi edhe titullin dukeshė. Ajo u martua me princin Pier Antonio di Sanseverino, por i shoqi, siē thonė historianėt italianė, ishte njė plėngprishės. Me shpenzimet me vend e pa vend, brenda njė kohe tė shkurtėr e bėri pasurinė e tij rrush e kumbulla. Kur vdiq, ai i la sė shoqes, Irenės njė pasuri tė shkatėrruar dhe 700.000 dukatė ari borxhe, njė shumė kjo jashtėzakonisht e madhe. Pėr tė kapėrcyer gjendjen e shkatėrruar ku e katandisi i shoqi, Irena nė bashkėpunim me vėllain e saj jashtėmartese, Akilin, u detyrua tė shiste pasurinė. Duket se nga kjo situatė financiare kritike, Irena Kastrioti u detyrua tė shiste edhe objektet e Skėnderbeut, tė cilat kaluan nė duart jo tė njė, por tė dy blerėsve. Nė vitet '70 pėrkrenarja dhe shpata e shkurtėr ndodheshin nė duart e Dukės sė Urbinos, kurse shpata tjetėr nė ato tė dukės sė Areskotit. Por tė dy pronarėt e rinj, objektet e Skėnderbeut ua kaluan pronarėve tė tjerė. Pėrkrenaren dhe shpatėn e shkurtėr e bleu nga duka i Urbinos, Konti Volfang i Sturbenbergut, kurse shpatėn tjetėr qė zotėronte Duka i Areskotit e bleu arkiduka i Stirisė, Karli, biri i dytė i perandorit tė Austrisė, pėr muzeun e tij, qė kishte ngritur nė qytetin e Gratzit. Kjo vėrtetohet nga shėnimi qė pėrmban inventari i Muzeut tė Gratzit, i mbajtur mė 1 nėntor 1500, ku thuhet: "Mė 30 tetor (pra dy ditė mė parė - K.F.), shpata e Skėnderbeut prej Bossega e lyer me argjend hyri nė koleksionin e armėve". Ai qė i bashkoi tė dy shpatat ishte biri tjetėr i perandorit gjerman (vėllai i Karlit) arkiduka Ferdinand i Tirolit. Kancelari i tij J. Shrenke (Jacob Schrenk von Gotzing), pasuroi me to muzeun qė, Ferdinandi kishte ngritur nė kėshtjellėn e Ambrasit, pranė Innsbrukut nė Tirol, me vepra arti dhe pajime luftarake tė njerėzve tė shquar tė shekujve XV-XVI. Prania e tyre nė kėtė muze vėrtetohet nga inventari i hartuar mė 1593, ku janė shėnuar tė dy shpatat sė bashku me pėrkrenaren e Heroit. Aty thuhet: "Gjergj Skėnderbeu. Njė pėrkrenare nė metal tė bardhė me njė rrip tė larė nė ar, me nė majė njė kokė dhie tė larė nė ar, sė bashku me brirėt e saj; dy shpatat, njėra me njė mėhill lėkure, qė besohet se ėshtė e vėrtetė pėr nga pesha dhe sepse nė tė shikohen ende njolla gjaku, tjetra njė mėhill prej kadifeje; edhe kjo ka qenė njėsoj e nderuar si shpata qė i takonte Skėnderbeut".
Sot kėto objekte tė vyera tė Skėnderbeut ndodhen nė Muzeun e Artit Mesjetar nė Vjenė. Pėrkundrazi, trashėgimia gjenentike dhe ligjore e Skėnderbeut mbyllet me Ferdinand Kastriotin, birin e Gjon Kastriotit, i cili vdiq mė 1561.
* * *
Nuk janė tė rralla rastet kur disa njerėz kanė dashur tė pėrfitojnė nga zulma e heronjve tė shquar pėr ta paraqitur veten sikur janė pasardhės tė tyre. Kjo ka ndodhur edhe me Heroin Kombėtar tė shqiptarėve, Gjergj Kastriotin Skėnderbeun. Pas vdekjes sė tij ndeshim nėpėr arkiva dhe punime jo vetėm shqiptarė por edhe tė huaj, tė cilėt kanė pretenduar se janė pasardhės gjenetikė tė Heroit. Pėr tė provuar tashėgiminė gjenetike tė pasardhėsve tė Skėnderbeut disa prej tyre kanė pėrgatitur edhe pema gjenealogjike, tė cilat nisin me emrin e Heroit dhe vazhdojnė me njė mori pasardhėsish tė njohur dhe tė panjohur, tė cilėt arritin deri nė ditėt tona. Por, themeli i kėtyre pemėve gjenealogjike rrėzohet posa qė me Ferdinandin, birin e Gjon Kastriotit, merr fund trashėgimia gjenetike e Skėnderbeut.
Ku mbėshteten kėto pretendime? Ndonjėri mbėshtetet te njė katragjysh i supozuar i tij, i cili mbante nė kohėn e Heroit mbiemrin Kastriot. Sigurisht qė nė shekullin XV shqiptarėt me mbiemrin Kastriot, sikurse u pa, nuk kanė munguar, por kjo nuk do tė thotė se janė pasardhės tė Skėnderbeut. Tė tillė pretendentė shfaqen fill pas vdekjes sė Skėnderbeut. Pėr shembull, kur mė 1474 kalaja e Krujės u pushtua nga Sulltan Mehmeti II, njė nga mbrojtėsit e saj, i cili e quante veten Gjon Kastrioti, e paraqiti identitetin e tij sikur ishte farefis i Skėnderbeut. Nuk munguan edhe raste kur ndonjė nga fėmijėt e motrave tė Skėnderbeut, tė prezantohej para opinionit tė kohės se i pėrkiste familjes sė Kastriotėve.
Njė nga kėta pretendentė qė pati njė farė suksesi nė opinionin italian ishin pasardhėsit e Vrana Kondit, njė nga gjeneralėt mė tė shquar tė Skėnderbeut. Nė tė vėrtetė, Vrana Kondi ėshtė njė deformim i emrit Konti Uran. Meqenėse nė shekujt XVI-XVII, Evropa ishte e pushtuar nga ethet pėr tė qenė familje fisnike, pasardhėsi i Kont Uranit, alias Vrana Kontit, e ngriti familjen e vet nė shkallė fisnikėrore dyfishe - hem si pinjoll Kastriotas, fisnik shqiptar, hem si pinjoll Vranaj, fisnik bizantin.
Njė kategori tjetėr pretendentėsh tė emrit Kastriotė ishin pasardhėsit nga vija femėrore, pra stėrnipėr tė mbesave tė Skėnderbeut, madje dhe stėrnipėr tė mbesave tė mbesave tė Skėnderbeut.
Pati, mė nė fund, edhe njė kategori tė tretė pretendentėsh Kastriotė, tė cilėt prejardhjen e tyre nga Skėnderbeu e mbėshtetnin te fėmijėt jashtėmartesorė tė Ferdinandit, kryesisht te Akili, fėmijėt e tė cilit mbajtėn brez pas brezi jo rrallė emra shqiptarė, si Akili, Pirro, Gjergji, etj.
Nga ky fenomen Italia u mbush me dhjetėra familje Kastriotėsh. Madje, tė tillė pretendentė u shfaqėn edhe jashtė Italisė, si nė Dalmaci, nė Spanjė, ndoshta edhe nė Poloni. Pasojė e kėtij fenomeni ishte edhe gara qė lindi midis kėtyre pretendentėve se cilit prej tyre i pėrkiste pėrparėsia e trashėgimisė dhe, mė saktė, cila prej tyre gėzonte tė drejtėn e vėrtetė tė trashėgimisė gjenetike tė Skėnderbeut. Kjo ėshtė njė histori e gjatė, e cila nuk vlen aq tepėr pėr t'u trajtuar, mbasi nuk nxjerr nė shesh ndonjė rezultat tė dobishėm. Tė merresh me tė ėshtė njė kohė e humbur, si i thonė, njė punė pa bukė. Mjafton tė lexosh monografinė qė i kushton kėtij problemi historiani italian Carlo Padiglione, me titull "Di Giorgio Castriota Scanderbech e de suoi discendenti", Napoli 1879, pėr t'u bindur se ēfarė produkti pa vlerė nxjerr mania pėr t'u mburrur si trashėgimtar i Skėnderbeut. Megjithatė, Padiglione ka patur njė synim nė trajtimin e kėtij problemi. Ka dashur tė provojė se nė morinė e kėtyre pretendentėve Kastriotas, vetėm njėri ka mbėshtetje historike. E ka fjalėn pėr D. Antonio Castriota Scanderbech, Marchese D'Auletta, i cili pėr tė ishte i vetmi pasardhės i Skėnderbeut. Po tė kemi parasysh se kjo monografi ėshtė botuar nė vitin 1879, nė valėn e lėvizjes sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, pra kur ishin ngjallur shpresa se Shqipėria mund tė shpallej shtet mė vete, qoftė dhe autonom si Bullgaria, kuptohet se sė bashku me kėto shpresa lindi edhe lakmia pėr fronin e Shqipėrisė. E kush mund tė ishte mė i pėrshtatshėm pėr mbret tė Shqipėrisė mė shumė se stėrnipi i Skėnderbeut? Pavarėsisht se mė 1879 ėndrrat nuk u realizuan, shpresat se njė ditė atdheu i Skėnderbeut do ta rifitonte pavarėsinė nuk u shuan. Dihet se nė lidhje me krijimin e shtetit shqiptar mė shumė se kushdo ishte e interesuar Italia. Dihet gjithashtu se Roma ishte shumė e interesuar qė nė krye tė kėtij shteti tė vihej njė sovran i lidhur ngushtėsisht me interesat e Italisė. Vetėm kėshtu mund tė shpjegohet pėrse nė vitin 1895 mbreti i Italisė, Umberti I, nėnshkroi njė dekret me tė cilin vėrtetonte se familja e tij d'Auletta ishte pasaradhėse e Skėnderbeut. Ishte si dekret njė non sens mbasi pallati mbretėror nuk mund tė jetė zyrė e gjendjes civile, e cila vetėm ajo ka tė drejtė tė vėrė vulėn nė njė gjenealogji.
Ky fenomen u pėrsėrit edhe nė pragun e Pavarėsisė Kombėtare. Dėshmi ėshtė pema gjenealogjike qė mysafiri i fundit italian dorėzoi nė Muzeun e Krujės, me shėnimin se ajo ka dalė nga zyrat e qeverisė italiane tė Romės. Nė ditėt tona ėndrrat pėr t'u bėrė sovran i Shqipėrisė kanė perėnduar njėherė e pėrgjithmonė. Por krenaria pėr tė qenė pasardhės i Skėnderbeut as nuk ėshtė shuar, as do tė shuhet nė tė ardhmen. Herė pas here do tė vijnė nė Shqipėri "miq" qė do tė kenė nė ēantat e tyre "gjenealogji" tė fantazuara si ato qė kemi parė deri sot. Ne, si shqiptarė mikpritės e kemi pėr detyrė t'i presim me pėrzemėrsi dhe kur tė largohen t'u themi "mirupafshim".
Prof. Kristo Frasheri
Flitet per "Relike Shqiptare " . . . ne fleten nr. 119 te librit :
------------------------- Libri -----------
Acta Albaniae Vaticana : res Albaniae saeculorum XIV et XV atque cruciatam spectantia
by Ignazio Parrino
Language: Latin
Publisher: Citta` del Vaticano : Biblioteca apostolica vaticana, 1971-
--------------------------------------------------
(fleta ngjitur).
A e di kush se per cfare relikesh eshte fjala ?
.....
.................................................. .................................................. ...............
NUK BEHET FJALE PER RELIKE,POR KJO ESHTE LETRA QE FERDINANDO I DERGON KASTRIOTIT J.R KU I OFRON MBOJTJE NEN MBETERIN E NAPOLIT DHE TRANSFERIMIT TE SHPURES DREJT ITALISE.
Krijoni Kontakt