Close
Faqja 3 prej 44 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 435
  1. #21
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    E hapa kete theme per figuren me te shquar kombetare tonen, dhe shpresoj qe te sillen fakte, shkrime te ndryshme qe kane te bejne me legjenden shqiptare Gjergj Kastriotin-Skenderbene, si dhe te hapen thema me te njejtin motiv pra me figura te tjera tona te cmuara.
    Pershendetje
    Bashkimi ben fuqine
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    Ka dalė nė qarkullim vepra e prof.dr. Kristo Frashėrit "Skėnderbeu - Jeta dhe Vepra", botuar nga shtėpia Botuese “Toena”

    Skėnderbeu, historia e njė legjende

    "Ēfarėdo qė tė ndodhė, unė do tė jem mik i virtytit dhe jo i fatit"
    Skėnderbeu (Krujė, 31 tetor 1460)


    “Nėse unė do tė isha mundur nga turqit, sigurisht, Italia do ta kishte ndier pasojėn. Ai zotėrim qė ju tani besoni se ėshtė juaji, do tė ishte i turqve". (Njė letėr drejtuar princit tė Tarantit, G.A.Orsini nga Kruja, mė 31 tetor tė vitit 1460)

    Mathia Korvini, mbreti i Hungarisė, nė letrėn qė i dėrgonte Papės, mė 1464 shkruan: “Unė e di, se Shenjtėria Juaj ėshtė e informuar se ēfarė ka bėrė sulltani gjatė ditėve tė kaluara nė Shqipėri. Askush nuk e vė nė dyshim se ai dėshiron vetėm malet epirote (shqiptare – K.F.), por pėrmes tyre, ai kėrkon t’i pėrgatisė vetes njė urė kalimi pėr tė shtypur gjithė Europėn”.

    “Nėse unė do tė isha mundur nga turqit, sigurisht, Italia do ta kishte ndier pasojėn. Ai zotėrim qė ju tani besoni se ėshtė juaji, do tė ishte i turqve". Kėshtu shkruante Skėnderbeu nė njė nga letrat drejtuar princit tė Tarantit, G.A.Orsini nga Kruja, mė 31 tetor tė vitit 1460, duke treguar kėsisoj rolin e rėndėsishėm qė luante nė atė kohė nė mbrojtjen e gjithė Evropės nga ushtria turke. E pak mė vonė, Mathia Korvini, mbreti i Hungarisė, nė letrėn qė i dėrgonte Papės, mė 1464 e pėrforconte kėtė ide. “Unė e di, - shkruante ai, - se Shenjtėria Juaj ėshtė e informuar se ēfarė ka bėrė sulltani gjatė ditėve tė kaluara nė Shqipėri. Askush nuk e vė nė dyshim se ai dėshiron vetėm malet epirote (shqiptare – K.F.), por pėrmes tyre, ai kėrkon t’i pėrgatisė vetes njė urė kalimi pėr tė shtypur gjithė Europėn”.
    Por cila ėshtė vepra historike e Gjergj Kastriot Skėnderbeut? Cilat janė rrėnjėt e epopesė skėnderbegiane? Ē’vend zė Heroi nė historinė mijėravjeēare tė Shqipėrisė? Nė veprėn "Skėnderbeu - Jeta dhe Vepra", botuar kėto ditė nga shtėpia botuese “Toena” tė gjitha kėto pyetje gjejnė shpjegimet e sakta, tezat e vėrtetuara dhe faktet historike sjellin imazhe tė reja rreth kėsaj historie kaq shumė tė diskutuar deri mė sot. Dhe kjo pėrgjigje, sipas profesor Dr. Kristo Frashėrit, historianit tė njohur qė e ka shkruar kėtė vepėr, tė ēon shumė kohė pėrpara. “Duhet tė kemi parasysh pikėrisht kohėn kur jetoi Skėnderbeu, detyrat historike qė shtroheshin para vendit, peshėn demografike tė popullsisė qė ai udhėhoqi, gjeografinė ekonomike tė truallit tė Shqipėrisė, nivelin kulturor tė krahinave shqiptare, raportin midis forcave progresive dhe regresive nė kozmosin shqiptar, rrethanat politike tė Gadishullit Ballkanik, ambientin politik tė Kontintentit Europian dhe, mbi tė gjitha, rezultatet qė u realizuan gjatė periudhės sė tij, gjithashtu jehona qė la pas vepra e tij historike dhe sa ndikoi ajo nė historinė e mėvonshme tė Shqipėrisė”,- kėshtu thotė Frashėri nė parathėnien e kėtij libri, ku dhe thekson se tė gjitha kėto kėrkesa tė metodologjisė shkencore historiografike janė prekur ku mė shumė e ku mė pak, nė vendin e duhur tė kėsaj trajtese.
    Rrėnjėt e qėndresės sė Skėnderbeut
    Vepra pėrmbledh brenda studimit tė saj tė detajuar mjaft analiza mbi ēėshtje tė ndryshme tė kėsaj periudhe, qė lidhen direkt me historinė e Skėnderbeut. Po njė ndėr ta ėshtė roli i rėndėsishėm qė pati ai pėr mbrojtjen e shumė vendeve evropiane nga ushtritė turke. “Ndėrsa kombėsitė e tjera ballkanike kapitulluan shumė shpejt pėrballė armatave tė sulltanit, shqiptarėt, nėn udhėheqjen e Skėnderbeut zhvilluan kundėr tyre njė rezistencė epike”,- thotė Frashėri dhe sipas tij, rrėnjėt e kėsaj qėndrese duhen kėrkuar kryesisht te sfondi shoqėror dhe nė njė masė tė kufizuar te motivi fetar i popullsisė shqiptare, i cili ndryshonte dukshėm nga ai i popujve tė Gadishullit Ballkanik.
    Popujt ballkanikė (grekėt, bullgarėt, serbėt, rumunėt) nė pragun e pushtimit osman, ndodheshin nė njė shkallė relativisht tė zhvilluar tė rendit feudal. Tek ata marrėdheniet bujkrobėrore ishin nė njė stad tepėr tė zhvilluar. Fshatarėt e lirė qenė si ishuj nė hartėn e fshatit feudal. Pėrkundrazi, turqit osmanė ndodheshin ende nė shkallėn e feudalizmit ushtarak, tė cilėn Gadishulli Ballkanik e kishte tejkaluar prej shekujsh.
    Krijimi i shtetit tė bashkuar shqiptar
    Sipas Kristo Frashėrit, i cili e thekson nė parathėnien e kėsaj vepre, vepra historike mė e madhe e Skėnderbeut, ėshtė krijimi i shtetit tė bashkuar shqiptar, i njė shteti me karakter kombėtar dhe jo partikularist. “Procesi i krijimit tė shtetit kombėtar, i cili nė truallin shqiptar po kryhej mė me vonesė se nė trevat fqinje ballkanike, u ndėrpre nga dhuna e jashtme – nga invazioni osman, pėrkundrazi shteti i Skėnderbeut lindi dhe u zhvillua nė luftė kundėr po atij faktori tė jashtėm – invazionit osman”- thotė Frashėri, duke shtuar se veē kėsaj, veēori e shtetit tė Skėnderbeut ėshtė se ai lindi nė shtratin e luftės ēlirimtare, madje nė kombinim dialektik me tė – nė vėshtrimin se lufta pėr liri i dha shtytje aspiratės pėr shtetin kombėtar dhe e kundėrta, aspirata pėr shtetin kombėtar e fuqizoi luftėn pėr liri Shteti shqiptar i krijuar nga Skėnderbeu me pushtet tė pėrqendruar, pavarėsisht se pati njė shtrirje territoriale tė kufizuar, pati karakterin e njė shteti kombėtar pėr faktin se u udhėhoq nga prirja pėr njė shtet tė centralizuar dhe pėr tė pėrfshirė nė kufijtė e vet trojet shqiptare.
    Pėr tė mos shkuar nė Gadishullin Italik
    Njė tjetėr vepėr historike e rėndėsishme e Skėnderbeut ėshtė kthimi i Shqipėrisė nė njė gardh qė pengoi kalimin e ushtrive osmane nė Gadishullin Italik.Rėndėsia e ledhit shqiptar kuptohet po tė kemi parasysh se Gjergj Kastrioti Skėnderbeu hyri nė skenėn e historisė nė njė moment kritik jo vetėm pėr fatin e Shqipėrisė, por edhe pėr jetėn e Europės. Pėr disa dhjetėvjeēarė, shtetet e lira tė Europės nuk e vlerėsuan pothuaj aspak rrezikun qė i kanosej Kontinentit. Shtetet italiane dhe fuqitė europiane nuk i dhanė pėr njė kohė tė gjatė asnjė ndihmė Shqipėrisė, ndonėse kėtu luhej fati i tyre. Kėshtu Shqipėria pėr njė kohė tė gjatė u detyrua tė luftonte pėr mbrojtjen e saj, dhe rrjedhimisht pėr mbrojtjen e Italisė, me forcat e veta. Kėrcėnimi turk pėr Europėn u duk haptaz, mė 1450, kur sulltan Murati II erdhi nė Shqipėri me krejt ushtrinė e tij pėr tė pushtuar Krujėn. Siē e ka pohuar vetė Skėnderbeu, tashmė tė gjithė e dinin se po tė binte Kruja radhėn do ta kishte Italia. Megjithatė roli i madh i Shqipėrisė nė mbrojtjen e qytetėrimit europian u kuptua me tėrė madhėshtinė e vet nė fund tė majit 1453, kur sulltan Mehmeti II, pasi pushtoi Stambollin, shpalli se tani do t’i turrej Romės dhe do ta valėviste flamurin e Islamit nė kupolėn e Shėn Pjetrit. Qė atėhere sa herė vinin ushtritė osmane nė Shqipėri, aq herė e pushtonte ankthi Italinė e pėrēarė.
    “Kėsisoj duket i qartė kontributi i madh qė shqiptarėt me Heroin e tyre i dhanė qytetėrimit europian. Me kėtė kontribut Shqipėria i dha Europės shumė mė tepėr nga ē’mori prej sa”- thekson Frashėri.
    Mė tej nė veprėn e tij ai ka pėrmbledhur edhe njė varg ēėshtjesh tė tjera, e tė hollėsishme, duke u pėrpjekur tė krijojė njė vizion sa mė tė qartė e tė saktė rreth kėsaj figure historike.
    "Nėse leximi i kėtij punimi do tė krijojė te lexuesi vizionin se Skėnderbeu nuk ishte vetėm njė Kapedan gjenial i luftės (siē e kanė trajtuar biografitė e hartuara deri mė sot Heroin), por edhe njė Burrė shteti me integritet politik shumėdimensional, mendoj se kam arritur pak a shumė tė realizoj njoftimet qė pėrmbajnė burimet dokumentare historike", – thotė prof.dr. Kristo Frashėri
    A.Peēi
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Fotografia e vules se Skenderbeut qe gjendet ne Kopenhagen.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #24
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    "Skėnderbeu - jeta dhe vepra" Autori i veprės Prof. Dr. Kristo Frashėri, shprehet pėr ATSH-nė-


    TIRANE,5 Mars/ATSH-Kristi Pinderi/.- Njė ditė pasi ka dalė nė libraritė e Tiranės, libri "Skėnderbeu - jeta dhe vepra", botuar nga shtėpia botuese "Toena", autori i kėsaj vepre, Prof. Dr. Kristo Frashėri, u shpreh pėr ATSH-nė se, "Skėnderbeu, ėshtė njė figurė kombėtare qė nuk duhet tė ketė asnjė kundėrshtar". Prof. Kristo Frashėri, i cili ka punuar pėr vite me rradhė mbi figurėn e Skėnderbeut, pohoi se gjithsesi nė Shqipėri ka ende njerėz qė pretendojnė ta trajtojnė ndryshe figurėn e Skėnderbeut, e kjo pasi kėtu "ėshtė ende i theksuar politizimi i historisė". Nė kėtė libėr, pjesė e botimeve tė Akademisė sė Shkencave, autori sjell fakte dhe dokumenta lidhur me jetėn dhe veprėn e Heroit Kombėtar. Frashėri shkruan nė libėr se, kur trajtohet figura e Skėnderbeut, "duhet tė kemi parasysh pikėrisht kohėn kur jetoi ai, detyrat historike qė shtroheshin para vendit, peshėn demografike tė popullsisė qė ai udhėhoqi, gjeografinė ekonomike tė truallit tė Shqipėrisė, nivelin kulturor tė krahinave shqiptare, etj". Ai shprehet gjithashtu se, duhen patur parasysh edhe raportet midis forcave progresive dhe regresive nė kozmosin shqiptar, rrethanat politike tė gadishullit tė Ballkanit, ambientin politik tė kontinentit tė Evropės, dhe mbi tė gjitha rezultatet qė u realizuan gjatė periudhės sė tij, jehona qė la pas vepra e tij historike dhe sa ndikoi ajo nė historinė e mėvonshme tė Shqipėrisė. Frashėri sqaroi pėr ATSH-nė se ata qė e kundėrshtojnė figurėn e Gjergj Kastriotit, shprehen nė mėnyrė absurde se, "Skėnderbeu nuk duhet tė luftonte kundėr turqve". Nė librin e botuar nga ai, bie nė sy njė korrespondencė e Heroit Kombėtar: "Nėse unė do tė isha mundur nga turqit, sigurisht Italia, do ta kishte ndjerė pasojėn. Ai zotėrim qė ju tani besoni se ėshtė juaji, do tė ishte i turqve". Kėtė i shkruan Skėnderbeu princit tė Tarantit, G. A. Orsini nga Kruja mė 31 Tetor tė vitit 1460. Mathia Korvini, mbreti i Hungarisė, nė letrėn qė i dėrgonte Papės nė vitin 1464 e pėrforconte kėtė ide: "Unė e di, se Shenjtėria Juaj ėshtė e informuar se ēfarė ka bėrė sulltani gjatė ditėve tė kaluara nė Shqipėri. Askush nuk e vė nė dyshim se ai dėshiron vetėm malet epirote (shqiptare, sipas K. Frashėrit), por pėrmes tyre, ai kėrkon t'i pėrgatisė vetes njė urė kalimi pėr tė shtypur gjithė Evropėn". Nė veprėn e tij shkencore mbi Skėnderbeun, Prof. Kristo Frashėri pėrshkruan edhe rolin e rėndėsishėm tė Skėnderbeut, pėr mbrojtjen e shumė vendeve evropiane nga ushtritė turke. Autori pohon gjithashtu se, vepra historike mė e madhe e Skėnderbeut ėshtė krijimi i shtetit tė bashkuar shqiptar, i cili kishte karakter kombėtar dhe jopartikuralist. Si njė tjetėr vepėr historike e rėndėsishme e Skėnderbeut, pėrmendet nė veprėn kushtuar atij edhe kthimi i Shqipėrisė nė njė gardh qė pengoi kalimin e ushtrive osmane nė gadishullin Italik. Vepra e mėsipėrme, ėshtė mė e plota e Prof. Dr. Kristo Frashėrit kushtuar Gjergj Kastriotit, Skėnderbe. /f.n/
    2003-03-05



    --------------------------------------------------------------------------------
    Copyright © 2001 Albanian Telegraphic Agency! Inc. All rights reserved.
    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #25
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Nje peme e madherishme? gjenealogjike

    nga Virgjil Muci

    Shumekush mban mend botimin e paradokohshem ne shqip te vepres "Despote te Epirit e princer te Maqedonise" nga studiuesi i shquar italian Paolo Petta, ku autori hidhte drite mbi fatin e mergates se bujareve shqiptare, fill pas renies se Arberit e pushtimit te vendit nga osmanet. Tash, se fundi, lexuesi shqiptar ka fatin te shtjere ne dore nje tjeter veper madhore, po nga kjo fushe, te studiuesit italian te shekullit te nentembedhjete (per rrjedhoje nje pararendes i Petta's), Carlo Padiglione, i cili, pa droje, mund te konsiderohet nje prej heraldisteve e gjenealogjisteve me te medhenj te dyerve te fisnikerise arberore. Po ndryshe nga i mirenjohuri Petta, qe ne vepren e siperpermendur na krijon nje afresk monumental te disa prej dyerve me ne ze te fisnikerise mesjetare shqipetare, ku spikasin me shkelqimin e tyre Kastriotet, Arianitet, Topiajt etj., Padiglione shkon dhe e vaterzon vemendjen vetem e vetem te fati i pinjojve, ca te njohur e ca me pak te njohur, te kryeheroit arber, histori kjo qe ze fill pas hedhjes matane Adriatikut te emermadhit Gjon Kastrioti, bir i Gjergjit e Donikes, dhe marteses se tij me Irene Brankovicin, nga nje dere jo me pak e njohur per nga bemat dhe bujaria. E pra, kjo eshte zanafilla prej nga niset Padiglione per te gjurmuar hap pas hapi e ndjekur ne mugetirat e kohes fatet e pinjojve te kryederes arberore, si nga lisi atnor (Gjoni) ashtu edhe nga ai amesor (Vojsava, motra e Gjonit), per te mberritur deri tek ai Fort i nderuar Zot Don Antonio Kastriot Skenderbeu, ne vitin 1879, te cilit, shkencetari i dhuron jo vetem vepren e vet, po gati-gati si ndonje sovran i njeh ligjshmerine e pasardhmesise se drejtperdrejte nga Skenderbeu, zoterise se shquar me nje barre titujsh, sic edhe na deshmon autori.

    Qysh ne krye te librit, me nje stil elegant te denje per eruditet me ne ze kohes se tij, pas nje enumeracioni relativisht te gjate emrash, Padiglione na ben me dije se, nga trungu i bigezuar i pasardhesve te Skenderbeut, ai nuk ka ndermend te merret me ata qe i perkasin deges se Granai Kastrioteve, por asaj pjese qe lisi i gjakut ateror na shpie nga Gjoni fill e te kryeheroi. Per t'i dale ne krye faqebardhe kesaj sipermarrjeje tejet te veshtire, autori jo vetem qe u kushton nje vemendje te madh te dhenave te vjela nga historiane te ndryshem, qofshin ata pararendes apo bashkekohore, por me skrupulozitetin e nje hulumtuesi te palodhur ai gjurmon e qemton, krahason e shoshit te dhena dokumentare te kohes, ku spikasin akte noteriale, gjyqesore, dekrete mbreterore etj., te cilat, pohojne ose mohojne, pa ekuivok, perkatesine e prejardhjes nga dera e Kastrioteve. Lypset thene se duke rindertuar pemen gjenealogjike te Kastrioteve edhe pse me nje objekt te percaktuar a prirori (sic na ngjan neve, te pakten), qe synon te vertetoje prejardhjen ne vije te drejtperdrejte te markezit te Auletes, don Anton Kastriotit, Padiglione me te pakten jep nje kontribut te dy-tri fishte me vepren e vet; se pari, ai shperndan jo vetem mjegullen e pluhurin e kohes, duke ndricuar te verteta te mbetura ne mugun e harreses, por, nga ana tjeter, ai u pret rrugen, spekulimeve e mashtrimeve te aventuriereve te kohes qe rrekeshin te pervetesonin emrin e lakmueshem te kryetrimit arber (kuptimplote eshte shenimi i autorit ne fq. 64). Kesodore, Padiglione ka qene dhe mbetet nje burim i cmuar per biografet e Skenderbeut, mjafton te permendim vetem dy prej tyre, Nolin dhe Gegajn. Ne pjesen e fundit te librit, Padiglione ndalet e merret gjer' e gjate me stemen e Kastrioteve, teme debatesh mes historianeve e heraldisteve edhe ne ditet tona (ku s'kane munguar te fusin hundet edhe politikanet), dhe pasi rreh e parashtron nje sere variantesh, ai na paraqet versionin e vet mbi stemen ne fjale, pas nje sere argumetash te mbeshtetura historikisht.

    Dhe se fundi, nuk mund t'i mbyllim keto radhe, pa thene dy fjale edhe per punen e prof. Reshat Koncit, mjeshteria dhe zotesia e te cilit shkon pertej kthimit ne shqip te kesaj vepre madhore e thelbesore per kulturen shqiptare dhe vecmazi per shkencen e albanologjise.

    Carlo Padiglione

    "Skenderbeu dhe pasardhesit e tij"

    Perktheu: R. Konci

    Botime "Ideart"

    136 faqe

    500 leke

    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Emblema e Kastriotėve nė Kishėn Santa Maria la Nova tė Napolit

    kombi
    Emblema e Kastriotėve nė Kishėn Santa Maria la Nova tė Napolit

    Prof.Dr.Valter SHTYLLA

    Nė historinė e Shqipėrisė njė hapėsirė tė rėndėsishme gjatė shekujve XIV-XV ka zėnė familja e njohur e Kastriotėve, nė atė kohė sunduese e njė pjese tė mirė tė Shqipėrisė sė Veriut e tė Mesme. Nė periudhėn 1444-1468, pėrfaqėsuesi mė i shquar i kėsaj familjeje Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu mbrojti me dinjitet trojet shqiptare nga sulmet e Perandorisė Osmane, duke u bėrė edhe pengesė pėr depėrtimet osmane nė perėndim. Nė mesin e shekullit tė XV Gjergj Kastrioti ka pasur lidhje tė ngushta me Mbretin e Napolit Alfonsi V i Aragonės me tė cilin pati nėnshkruar dhe njė traktat mė 26 Mars 1451 nė Gaeta. Alfonsi i premtoi Skėnderbeut ndihma ushtarake dhe financiare nė njė kohė qė ky e pat njohur Alfonsin si kryezot. Trashėgimtari i Alfonsit, mbreti Ferrante nė shenjė falenderimi ndaj Skėnderbeut pėr ndihmėn ushtarake tė vitit 1460 nė Pulje pėr tė shtypur revoltėn e mbretit tė Tarantos, i njohu familjes sė Kastriotėve disa feude tė rėndėsishme nė Itali, si Kontenė Monte Santanxhelo dhe Sinjorinė e San Xhovani Rotondos. Pas vdekjes sė Gjergj Kastriotit nė vitin 1468, mbreti Ferrante i Napolit mori nėn mbrojtje familjen e Kastriotėve, duke i siguruar dhe mundėsinė e pėrfitimit tė prodhimit tė feudeve tė tyre, tė cilat ju ishin njohur qė nė gjalljen e Skėndėrbeut. Me rastin e vdekjes sė Skėnderbeut mbreti i Napolit i dėrgoi Donikės njė mesazh ngushėllimi ku ai shprehej se vdekja e burrit tė saj i kishte hidhėruar jo mė pak se vdekja e Alfonsit dhe se Gjergj Kastrioti ishte pėr ata si njė baba i dytė. Donika dhe i biri Gjoni u vendosėn nė Napoli me njė shoqėri tė gjėrė ku bėnin pjesė kryesisht gra, vejusha dhe fėmijė jetimė. Kurora mbretėrore e Aragonėve, qė pėrfshinte dhe Mbretėrinė e Valencias, gjatė gjysmės sė parė tė shekullit tė XV deri nė vitin 1458, pati nė krye Mbretin Alfons V, i cili kish nėn zotėrim edhe Napolin.

    Gjoni, djali i Donikės dhe i Gjergj Kastriot-Skėnderbeut qe martuar me Irenėn, vajzėn e Lazar Brankoviēit, despot i Serbisė dhe tė Elena Palelologut, vajza e Tomasit, despot i Moresė. Gjoni pati katėr djem dhe njė vajzė me emrin Maria. Njėri nga djemtė, Konstantini, nė moshėn 20 vjecare, nė vitin 1497 u shpall peshkop i Izernias, qytet nė veri tė Napolit, ndėrmjet Frozinones dhe Kampobasos. Konstantini ka vdekur nė vitin 1503 dhe ėshtė varrosur nė kishėn Santa Maria la Nova tė Napolit nė qendėr tė qytetit pranė piaca Monteoliveto. Kjo kishė ka marrė emrin e "reja" pasi ėshtė ndėrtuar nė vendin ku ka ekzistuar njė kishė mė e hershme- Kuvendi i fretėrve minorė. Kur Karli I ndėrtoi Kastelnuovon, mė 1279 ai nė kėmbim tė prishjes sė kėtij Kuvendi i dha fretėrve territor pėr ngritjen e kishės Santa Maria la Nova, e cila mė vonė, nė fundin e shekullit tė XVI-tė pėsoi ndryshimine. Nė anėn veriore tė kishės ndodhet njė oborr -portik i mbyllur nė qendėr tė tė cilit ndodhet njė pus ornamental. Portiku nga tė katėr anėt kufizohet me korridore qė ndahen nga oborri me anėn e harqeve mbi kollona. Nė faqet e mureve tė korridoreve janė varrosur figura tė ndryshme historike, tė cilėt identifikohen nėpėrmjet epigrafeve tė shkruajtura latinisht. Nė qendėr tė korridorit verior ndodhet monumenti mortor i Konstantin Kastriotit. Ky objekt pėrfaqėson njė vepėr arti e realizuar me mermer tė gdhendur, vepėr e mjeshtrit Jakopo de la Pila. Nė pėrmasa, skulptura ėshtė me gjėrėsi 2.2 metra dhe arrin njė lartėsi rreth 4.5 metra. Konstruksioni i objektit ėshtė i konceptuar me dy pjesė. Nė pjesėn e poshtme ndodhet pllaka me mbishkrimin mbi tė cilėn brenda njė kuadrati janė gdhendur nė mermer Kostandini i shtrirė mbi sarkaofog dhe katėr gra nė bust, qė dalin nė reliv nga rrafshi i murit. Nė librin e Karlo Padiljones tė vitit 1879 ėshtė botuar pėrkthimi nga latinishtja i epigrafit tė shkruar nė pllakėn e kėtij varri monumentat qė Donika Kastrioti e ka realizuar pėr nipin e saj.

    Nė pllakėn kushtuar Konstantinit shkruhet "Konstantin Kastrioti i varrosur kėtu, i cili ėshtė prej gjaku e farefisi tė kulluar mbreti e perandori dhe fisnik pėr dlirėsi dokesh, pėr dinjitet, kryeprift i Izernias qė vdiq para kohe, Donika Komina, stėrgjyshja nga babai, i bėri kėtė varr tė mrekullueshėm nė vitin e "njėmijė e pesėqind". Kėtė objekt Donika ja ka kushtuar Konstantinit kur ajo tashmė ndodhej e larguar nė Valencia. Nė kėtė qytet nė vitin 1503 ajo gjithashtu i pat ngritur varrin vėllait tė Konstantinit, Alfonsit i cili u vendos nė Manastirin Mbretėror San Trinidad tė Valencias, ku nė vitin 1458 qe vendosur dhe trupi i Mbretėreshės aragonase, Maria de Kastiljo, dhe ku ka shumė mundėsi qė tė jetė varrosur dhe vetė Donika Kastrioti, e cila ka vdekur para vitit 1506.

    Nė monumentin mortor tė Konstantinit, nė kishėn Santa Maria la Nova, pjesa e sipėrme trajtė kuadrati nga anash kufizohet me dy brinjė mermeri me trashėsi 15 cm. Pikėrisht nė gjysmėn e lartėsisė sė tyre ėshtė gdhendur stema e familjes sė Kastriotėve. Nė njė pllakė guri formė ovale ėshtė gdhendur nė reliev shqiponja dykrenare. Nė ovalin me lartėsi 28 cm dhe gjerėsi 18 cm mbi kokat e shqiponjės ėshtė vijėzuar njė trekėndėsh me kulm nė mesin e kokave. Brenda kėtij trekėndėshi ndodhet ylli me tetė cepa. Mbi ovalin me shqiponjėn dhe yllin ndodhet kurora e familjes fisnike tė Kastriotėve. Nė kėtė stemė tė familjes sė shquar shqiptare, simboli ynė i sotėm kombėtar, ylli me tetė cepa duket se pėrfaqėson diellin me rrezatimin e tij. Dielli me cepa rrezatues ėshtė njė simbol i njohur qė nė kohėt antike. Kujtojmė me kėtė rast simbolin e Mbretėrisė Maqedonase. Nė Vergina pranė Selanikut ėshtė zbuluar varri monumental i Mbretit tė Maqedonisė Filipi II, babai i Aleksandrit tė Maqedonisė. Nė kėtė varr tė fundit tė shekullit tė IV para erės sonė, sot Pasuri e Kulturės Botėrore nė Mbrojtjen e UNESKO-s, janė gjetur dy kuti prej ari mbi kapakun e tė cilave ėshtė gdhendur dielli me cepa rrezatues, simboli i Mbretėrisė Maqedonase. Varri ka dy ambiente, nė ambientin e para hyrjes ėshtė gjetur kutia me diellin me dymbėdhjetė cepa, ndėrsa nė dhomėn e varrit tė Filipit kutia e zbuluar ka nė kapakun e saj diellin me rrezatim me gjashtėmbėdhjetė cepa. Pra idea ėshtė qė simboli tė jetė dielli, pa i kushtuar rėndėsi tė vecantė numrit tė cepave rrezatues.

    Si pėrfundim, mund tė shprehim se Kisha Santa Maria la Nova e Napolit paraqet interes pėr historinė tonė jo vetėm pėr objektin funerar tė nipit tė Skėnderbeut, por edhe pėr skalitjen historike tė emblemės sė Kastriotėve, simboli ynė kombėtar.


    --------------------------------------------------------------------------------

    Fillimi i faqes
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #27
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ju kisha lutur tė gjithėve qė nė kėtė themė vetėm te sillen materiale, shkrime, botime nė lidhje me Gjergj Kastriotin-Skenderbeun dhe tė mos shkruajmė komente, mendime etj, po deshėm mund tė hapim ndonjė themė tjetėr pėr kėtė gjė.
    Tė bėhet kjo themė si njė arkivė e albasoul-it me te dhėna te ndryshme pėr heroin tonė kombėtar, bile kisha dashur qė edhe pėr tė gjithė heronjtė tanė kombėtar te hapet nga njė themė e kėsaj natyre.
    Faleminderit pėr mirėkuptim
    Pėrshėndetje
    Rrofshin Shqiptarėt e Bashkuar dhe Shqipėria e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Edhe nje vule tjeter
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    Shqyti
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e shendelli
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    hene
    Postime
    345
    l
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 3 prej 44 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 05:18
  2. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  3. Major Gjergj Vata
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 20:31
  4. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •