Bien tupanat
Ç’jan’ kta gure t’bardh’ e t’zi?
Dikush krushqit na i ka ngri
na i ka ngri e i ka ba gur
Krushqit ton’o ne flamur
N’Dardani bjen nji tupan
krushqit vin’ me kapuç t’bardhe
- Cili a krushku i par’ qe prin?
- O asht flamuri kuq e zi
- Cili a krushku i dyt’ ne rradhe?
- Skenderbeu me shpaten zjarr
krushku i tret’ o asht Naimi
Mic Sokoli thrret kushtrimin
Nje mij’ vjet ecen kta krushq
- Si e ka emrin kjo nuse?
- Liri emrin asaj ia thone
lind’ e rrit’ ne gjakun tone
Nusja jon’ kurr’ nuk vritet
n’çdo pik’ gjaku ajo rritet
ku e derdh shqiptari gjakun
nalt liria ngre bajrakun
Kam – Tropoje
Krijoni Kontakt