Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 40
  1. #11

    Arrow Kenge popullore!

    MAGDALENA

    Se floket e verdha,
    dhe syte e zi moj Magdalena,
    Se floket e verdha,
    dhe syte e zi moj Magdalena

    S'ti haroj moj, dot per jete,
    Magdalene moj Magdalena
    Ia do t'marr e ja do t'vdes
    Magdalene moj Magdalena

    Se ne ballkon,
    lulet kane çel moj Magdalena,
    Se ne ballkon,
    lulet kane çel moj Magdalena,

    Kepute nji dhe falma mu,
    Magdalene moj Magdalena,
    te kam dasht dhe prap te du,
    magdalene moj Magdalena

    Se rruges sate,
    nuk kaloj dot moj Magdalena,
    Se rruges sate,
    nuk kaloj dot moj Magdalena,

    Shikoj ballkonin dhe qaj me lot,
    Magdalene moj Magdalena,
    Se pa ty nuk jetoj dot,
    Magdalene moj Magdalena.


    Kenduar nga: Ramadan Krasniqi- Kosovë
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  2. #12

    Arrow Kenge popullore!

    Nje dite

    Per nje dite
    kur del goca ne pazar, aman, aman,
    per me ble o lal shami o per beqar

    Kush te tha moj se s'te du,
    kush te tha moj se s'te du,
    dikush don me na ngaterru

    Per nji dite
    kur del goca ne çardak aman, aman,
    sec i hodha nje trendafil o per marak

    Kush te tha moj se s'te du,
    kush te tha moj se s'te du,
    dikush don me na ngaterru

    Per nje dite
    o kur mbush goca uje ne pus aman, aman,
    sa bukur i ri o lal fustani i kuq

    kenduar nga: Nazmije Hoxha- Kosove

    ZeM
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-02-2005
    Postime
    127
    Zana mos e ke per Nexhmije Hoxhen nga Shkodra? E kam kushurire Nexhmijen.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Ju pergezoj per temen anja bojku...Flm. te gjitheve per postimet...
    Fantastike jane te gjitha keto kenge...!
    Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 23-03-2005 më 06:35

  5. #15

    Arrow

    Citim Postuar më parë nga anja bojku
    Zana mos e ke per Nexhmije Hoxhen nga Shkodra? E kam kushurire Nexhmijen.
    anja, jo, s'e kisha per Nexhmije Hoxhen, por per Nazmijen, nje kengetare nga Kosova!...
    Perndryshe, kjo kengetare e ka kenduar edhe kengen "Moj Zogo"!



    MOJ ZOGO

    Moj zogo
    moj zogo jelek me vija,
    moj zogo,
    moj zogo jelek me vija

    A i ke ba,
    a i ke ba corap't e mija
    a i ke ba,
    a i ke ba corap't e mija

    I kam ba,
    i kam ba e i kam qendise,
    lule m'lule i kam ujdise



    Moj zogo
    moj zogo jelek me vija,
    moj zogo,
    moj zogo jelek me vija

    A i ke pa,
    a i ke pa shoqet e mia
    a i ke pa,
    a i ke pa shoqet e mia

    I kam pa,
    i kam pa o nen nje hije,
    tuj u ba gati per nusnije.

    Plasi vallja,
    plasi vallja hore, hore,
    nusja jone si lule bore

    Kenduar nga Nazmie Hoxha-Kosove


    ROKA MANDOLINEN

    Rroka mandolinen
    dola ne cardak,
    o moj cuca e vogel
    c'mu ke be marak

    Vaj, vaj, vaj
    gishtat me kajmak,
    o moj cuca e vogel
    c'mu ke be marak

    Rroka mandolinen
    dola ne obor
    o moj cuca e vogel
    pse ma ben me dore

    Vaj, vaj, vaj
    gishtat me kajmak,
    o moj cuca e vogel
    c'mu ke be marak

    Rroka mandolinen
    dola ne carshi
    o moj cuca e vogel
    pse ma ben me sy

    Vaj, vaj, vaj
    gishtat me kajmak,
    o moj cuca e vogel
    c'mu ke be marak.


    Kenduar nga Luan Hajra-Kosove


    Pershendetje per adhuruesit e kengeve te vjetra popullore!...
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  6. #16

    Arrow Kenge popullore!

    O mu ke shtylla

    O mu ke shtylla moj nane
    te hajati
    Mu ke shtylla moj nane
    te hajati

    O po vjen goca moj nane
    si dukati,
    Po vjen goca moj nane
    si dukati

    O dal ngadale moj goce
    mos u ngute,
    se ne zemer moj goce
    ç'me kepute

    O mu ke shtylla moj nane
    me gelqere
    Po vjen goca moj nane
    boj' esmere

    O dal ngadale moj goce
    mos u ngute,
    se ne zemer moj goce
    ç'me kepute

    Kenduar nga Artiolla Toska-Shqiperi
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  7. #17

    Arrow Kenge popullore!

    A kane uje ato burime

    A kane uje ato burime
    Ti moj buzekarafilja ime
    Ti moj buzekarafilja ime
    eee aman, aman,aman eeee
    o per belin e, per koken tende
    aman, amaneee

    Nem cik uje me buze te buceles
    Ti moj vajza e Tepelenes,
    Ti moj vajza e Tepelens
    oooo, aman, aman, aman eee, o per belin e
    per koken tende, aman aman, eee

    Kujt ja ben o moj ato naze,
    ja ben djalit moj me shapraze
    ja ben djalit moj me shapraze, eeeeeeeeee
    aman, aman, aman eee o per belin e, per koken tende
    aman amane eee!

    Kenge popullore nga Shqiperia
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  8. #18

    Arrow Kenge popullore!

    Hapi syte e zeze

    Hapi syte e zeze o moj he moj hapi syte e zeze,
    Hapi syte e zeze o moj te moj te na sjellsh behare.

    Sa te desha ty o moj sa moj sa te desha ty,
    sa te desha ty o moj si moj si nena evlane.

    Me doçkat perveshur moj, me moj me doçkat perveshur,
    Me doçkat perveshur moj, me moj me manushaqe.

    T'i kam per t'i ngrene o moj t'i moj t'i kam per t'i ngrene,
    t'i kam per t'i ngrene o moj, me moj me gushe e me faqe.

    Ne nje thellesi o moj ne nje ne nje thellesi,
    Ne nje thellesi o moj ta moj ta degjova zene.

    Te dinja bilbil o moj te moj te dinja bilbil,
    apo te dinja bilbil o moj, me moj me dole thellenze.



    ZeM
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  9. #19

    Arrow Kenge e vjeter qytetare!

    Kur hana del

    I

    Kur hana del
    mbi qiell ndricon,
    dy zemrat na i bashkon

    Kur hana del
    mbi qiell ndricon,
    dy zemrat na i bashkon,

    Refreni:

    O shpirt o drite
    sa fort te du,
    megjithese m'ke haru

    O shpirt o drite
    sa fort te du,
    megjithese m'ke haru


    II

    Zemra ime qane, qane e vajton,
    per ate qe e dashuron,

    Zemra ime qane, qane e vajton,
    per ate qe e dashuron,

    Iku me la,
    me tradhetoi,
    dhe nje tjeter dashuroi

    Iku me la,
    me tradhetoi,
    dhe nje tjeter dashuroi

    Kenge e vjeter qytetare nga Kosova

    ZeM
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  10. #20

    Arrow Kenge e vjeter popullore!

    O MOJ SHEGA GURRACAKE

    I

    O moj shega gurracake
    sa e vogel moj paske qene,
    O moj shega gurracake
    sa e vogel moj paske qene

    E hajdeee,
    Une si ti, une si ti
    s'kam pa njeri

    E hajdeee,
    une si ti, une si ti
    s'kam pa njeri

    II

    Ngreje pak shamine e ballit
    Sa t'i shoh dy syte e zi,
    Ngreje pak shamine e ballit,
    sa t'i shoh dy syte e zi

    E hajdeee,
    Une si ti, une si ti
    s'kam pa njeri,
    E hajdeee,
    Une si ti, une si ti
    s'kam pa njeri!

    III

    Flok't e gjata permbi supe,
    ta kane shtu moj bukurine,
    Flok't e gjata permbi supe,
    ta kane shtuar moj bukurine

    E hajdeee,
    une si ti, une si ti
    s'kam pa njeri!

    Kenge e vjeter popullore nga Kosova
    Kenduar nga Nazmie Hoxha
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Muzika popullore ne dileme.
    Nga ChuChu në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 16:00
  3. kostumet popullore
    Nga olimpiadisti në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 19:27
  4. Zgjedhjet lokale 2005
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 07-03-2005, 13:52
  5. Implikimi i pushtetareve ne krimin e organizuar
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-08-2002, 04:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •