Close
Faqja 13 prej 23 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 228
  1. #121
    une jam
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Postime
    290
    Haradinaj: dy qyteterime balle per balle


    Pyetja ishte e dhimbshme dhe përgjigja e prerë: Dy vëllezër ju janë vrarë në luftë, i treti është në Hagë, tashti po shkoni edhe ju atje, a nuk po paguani si shumë për lirinë? Kjo pyetje iu bë kryeministrit Ramush Haradinaj në takimin me gazetarët. Pak minuta kishin kaluar mbasi kish dorëzuar dorëheqjen e kish njoftuar vendimin për të shkuar vullnetarisht para drejtësisë për të mbrojtur pafajsinë e tij. Liria nuk ka çmim, u përgjigj Haradinaj, duke e kontrolluar me vështirësi emocionin.

    Akuza për kryeministrin e Kosovës mund të shihet thjesht si veprim i ligjit, si një drejtësi pavarësisht nga politika. Ligji është i barabartë për të gjithë. Ajo mund të vështrohet edhe në kundraja politike. Për disa kjo është një lëvizje nën trysninë e Beogradit e të mbështetësve të tij ndërkombëtarë. Ata dëshirojnë me i vu në një plan si serbët ashtu edhe shqiptarët e luftën e tyre, mundësisht shqiptarët me i randue më shumë. Ky do të ishte një qëndrim tepër i padrejtë, që ve në të njëjtin rrafsh ujkun dhe qingjin, agresorin dhe viktimën. Disa të tjerë e shohin si një taktikë të kujdesshme, vijim i të ashtuquajturit diskriminim pozitiv i serbëve. Edhe pas luftës në Kosovë Beogradi, në vend se me ulë kryet, mbetet gjithnjë i vështirë për rajonin dhe për Bashkësinë Ndërkombëtare. Tetë muaj më parë në krye të shtetit për pak sa nuk u ngjit një radikal. Ndërkohë të akuzuarit si kriminelë lufte, Mlladiçët e Karaxhiçët, vazhdojnë me u fshehë nëpër Serbi. Analisti amerikan Patrik Mur shtronte para do kohësh pyetjen: mos do të kish qenë më mirë të vendoseshin trupat ndërkombëtare në Serbi, më parë se në Bosnjë e në Kosovë?

    Po afron dita kur statusi përfundimtar i Kosovës duhet të shtrohet për diskutim. Duke e thirrur edhe kryeministrin e Kosovës në Hagë mbërrihen dy synime: (1) I hiqet Serbisë nga duart karta mazohiste e "viktimës". Me këtë kartë ky vend përpiqet me luejtë në kurriz të paqes e të qetësisë. Kjo mundësi u hiqet duarsh edhe miqve të Beogradit. Në disa kryeqytete në Europë e ngjeti ata janë të fuqishëm e me ndikim. (2) Në anën tjetër u jepet shqiptarëve edhe një rast me dëshmue se janë popull i qytetëruar, me thelb perëndimor. Bota ka rastin me i ballafaque dy qëndrimet. Përfaqësuesit e shqiptarëve, megjithëse ishin viktima, megjithëse ishin ata që bënë luftë mbrojtëse dhe u rreshtuan si aleatë të NATO, përsëri shkojnë me burrëri e besim me u përballë me drejtësinë. Ndërsa prej shumë vjetësh serbët e akuzuar bëjnë të kundërtën. Sipas një pohimi të përsëritur ditët e fundit të kryeprokurores Karla del Ponte, ata i mbron Beogradi zyrtar. Ai u jep edhe pension shtetëror! Portretet e Mlladiçit e të Karaxhiçit mbushin sheshin qendror Republika në kryeqytetin serb.

    Dhe ja zhvillimet e para: Në kampin shqiptar aktet e dramës zhvillohen në mënyrë dinjitoze dhe të qytetëruar. Dinjitoz qëndrimi i Haradinajt. Deklaron se është i pafajshëm, por beson te institucionet demokratike të drejtësisë, siç është Gjykata Ndërkombëtare e Hagës; i nënështrohet asaj vullnetarisht, për të nxjerrë në shesh të vërtetën me mjete ligjore. U kërkon mbështetësve dhe bashkëkombasve me
    e ruejtë qetësinë. E fton bashkësinë ndërkombëtare me shpejtue njohjen e pavarësisë së Kosovës. Plot integritet politik, dëshmon se është njeriu i paqes po aq saç ishte njeriu i luftës. Ka një kryefjalë. Ajo quhet Kosovë. Për këtë arsye qëndrimi i tij përshëndetet nga Uashingtoni e nga Brukseli. Analisti amerikan Huper e quan burrë shteti.

    Dinjitoz qëndrimi i klasës politike në Prishtinë. Të gjithë udhëheqësit politikë, pavarësisht nga krahët, lëshojnë deklarata të qarta e të qytetëruara. Në thelb në të njëjtën valë me Haradinajn. Dinjitoz qëndrimi i qytetarëve të Kosovës. Njoftohet se në vendlindjen e Haradinajt, në Deçan, tubohen protestues. Në aeroportin e Prishtinës e në Prishtinë poashtu. Eshtë e drejta e tyre me protestue në mbrojtje të udhëheqësit, të luftës çlirimtare e të vlerave të lirisë, kundër një akti që ata e vlerësojnë të padrejtë ose politik. Të drejtën demokratike të protestës e përdorin në mënyrë demokratike: tubimet janë paqësore, të përmbajtura, të vetëkontrolluara. Nuk thyhet një xham. Nuk ndodh një gërvishje. Ky nuk është një zhvillim i shkëputur. Për gati dhjetë vjet qëndresë paqësore në vitet nëntëdhjetë të qindvjetëshit që shkoi, shqiptarët dëshmuan se janë njerëz të paqes. Kur erdhi koha e luftës, ata dëshmuan se dijnë të bëjnë edhe luftë. Kapën armët e u rreshtuan në UÇK. Tashti që kërkohet maturi e seriozitet, dëshmojnë sërish mençuri e kulturë demokratike. Falë urtësisë e përkushtimit perëndimor, duket se skenarin Hardinaj shqiptarët e kthyen në të mirë të tyre.

    Në kampin serb duket stepje e ndoshta një lloj hutimi. Deklaratat e kryeministrit Koshtunica dhe të presidentit Tadiç, edhe ata në një valë, shquhen për mungesë shlimesh (idesh). Thonë vetëm se mbështesin një zgjidhje paqësore, një formulë e dashur në Perëndim, por pa ndonjë kuptim konkret kësaj here në gojën e tyre. Nuk dinë çka me thanë tjetër. Sipas gjasave Beogradi është tronditur nga pjekuria e shqiptarëve, që dëshmuan sërish vlerat e veta perëndimore. Ishte ai sponsori kryesor i parashikimeve të errëta për turbullira të reja në Kosovë. Trazirat do t´i interesonin shumë Serbisë. Ato do të jepnin shkas me dëshmue "pabesinë" e shqiptarëve edhe ndaj ëngjëllit mbrojtës të tyre të quajtur Perëndim. Do të jepnin shkas që shqiptarët të kallëzoheshin me gisht si në atë fabulën e dhisë me delen, dhe që të viheshin në lëvizje skenarët kundër pavarësisë së Kosovës ose për copëtimin e saj. Pikërisht kësaj ndarjeje rrah me i shërbye bojkotimi serb i institucioneve të Kosovës ashtu si dhe mbështetja që bën Beogradi për institucionet paralele të serbëve atje. Pikërisht kësaj ndarjeje u rrekën me i shërbye edhe me trazirat e Marsit të vitit të kaluar, të provokuara me mbytjen mizore të një fëmije bash në lumin Ibër, Mur Berlini i ujshëm që ndan Mitrovicën.

    Rasti Haradinaj vuri përballë ty qëndrime, dy qytetërime. Në njërën anë qytetërimin shqiptar, që i bindet ligjit, që mishërohet me trajta e integritet perëndimor. Dhe përballë tij qytetërimin serb, me ngarkesa të mëdha bizantine e mesjetare. Dhe me hijen e keqe kundërperëndimore. Bota ka mundësi me pa edhe një herë në krah të kujt është e vërteta. Anipse shqiptarët në Kosovë përsëri po paguajnë çmim. E tha vetë Haradinaj para gazetarëve, të cilëve sapo u kishte kumtuar vendimin e vet: liria nuk peshohet me kurrfarë çmimi!

    Mehmet ELEZI
    Tiranë, më 9 mars 2005

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Qe shume emocionus momenti kur Haradinaj paraqiti doreheqjen.

    Haradinaj e priti jo vetem me BURRERI po me nje levizje shume te drejte e ktheu kete ne favor te shqiptareve qe po e vazhduam do jete ne favor te PAVARESISE SE KOSOVES.
    Mund te jesh dhe kryeminister 8 vjet si keta tanet ne shqiperi po ajo qe ka bere Haradinaj ka vlere me te madhe se puna vite te terra e nje kryeministri.

    Ne momente percaktuse leviziet e drejta kane vlere te pallogaritshme.

    Pas Haradinaj tani dhe te tjeret te japin per ta cuar para Kosoven.

    Duke lexuar dhe kete aktpadi qe eshte 100% Made In Beograd kam besim se ai do ta fitoj betejen morale me drejtesine.

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-03-2005
    Postime
    1
    Citim Postuar më parë nga Arb
    Valla more burra nuk e di veq, me e lexu aktakuzen ndaj Ramushit, pak paska mbete cka me u mburr me te. Ani kur lexova emnat e atyne bashkepunetoreve te tij gjate luftes. Ramush, Zoti te rujt, e banu i forte, se pergjegjesi te madhe paske! Banu burre e tregoje te verteten gjate Luftes!

    E kam fjalen per Ramushin e Luftes, e jo ate qe mbante postin e Kryeministrit.

    E sa per ate Ibrahimajn (ate mikun e ngushte te Thaqit) dhe Togerin, kurre mos ua pafsha surratin ne Kosove!
    Valla more burre as une nuk e di, veq me te lexu ty, krejt shqiptaret qe kane derdh gjak, isht dasht me i qu ne Hage, madje edhe te renet per liri. Edhe nuk eshte çudi, sepse shkijet po hyjne nepr te gjitha forumet shqiptare, ose po i shtijne njerzit e vet. Do si ti, e edhe ti, edhe ne forumet tjera shqiptare kane hy me qellim me ba hallakame, me rekrutu bashkmendimtare, me ba shantazhe, me ju kercnu njerzve, ose eventualisht me jau zane bishtin me dere e mos me i lane me ba za kur shkruani keshtu zi e terr per luftearet e lirise. Leht eshte me punu e me vepru nga Gjeneva. Leht eshte me i marre ne qafe njerzit nga atje. Qeshtu menon ti. Po a mendon o zotni se ke me u mshefe tane jeten ne Gjeneve a? A mendon se tan jeten ke me qene "kishe une nuk jam ky" a? Hajt, hajt, ti je usta per kesi sene, po ka usta per mi usta qe ti kqyr ferkemat se ku je tu shkel. Sot kam hy ketu veq me te kallxu qe krejt jam ka te kqyri se si ke hy me ba perqarje edhe ne kete forum. kurr nuk do mu nal tu ba lufte speciale. E di se ky eshte specialitet i yti, veq ke kujdes se ka specialist mbi specialist. Po t'isha n'vend tanin, kur te kisha ec rrugve neper Gjenev, isha rujt mos po shkeli me naj levore t'bananes. Kush e di, najkush e gjun n'toke veq sa me thy kryet ti.

    Mbaju he burre

  4. #124
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-12-2004
    Postime
    47
    Ramushi ashtu kshtu ska pas qare pa dhon doreheqje !!!!!

    Sdi cka o bo e madhe kjo pune. Merita e tij eshte se gjate kohes si kyreminister ka kry nje pune te mire, mirpo sa per dorheqeje ashtu kshtu e kishin qu ne hage ska pas ka me ik, nuk po me duket qe ka ba dicka interesant.

  5. #125
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Ramush Haradinaj clirimtar i kosoves.
    Miloshevic kriminel lufte.
    Akuzohen per krime te renda. Ky eshte absurditeti i Hages dhe i politikes nderkombetare .

    Nje gje eshte e sigurte :
    Haradinaj veproi drejte kur dha doreheqjen dhe u dorezua vete ne Hage .
    BASHKEPUNIMI ME GJYKATEN E HAGES eshte vendimtare per pavaresine e Kosoves.

    Sot doli lajmi qe KROACISE iu refuzua hapja e negociatave per hyrjen ne BE me SHKAKUN E VETEM :
    MOSBASHKEPUNIM ME GJYKATEN E HAGES.
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Politika e "simetrise se fajit"



    Politika e "simetrise se fajit" eshte nje politike e gabuar edhe po
    ta shohim në planin e precedenteve historike.

    Askujt nuk i shkoi ndërmend
    të barazonte nazistët me viktimat e tyre pas Luftes se Dyte Boterore.


    Gjyqi i Nurembergut ishte vetëm për kriminelët nazistë. Dokumentet historike e
    njohin se ushtria e kuqe, artileria dhe tanket ruse, kane bërë shkatërrime
    të dhimbshme ne objektet civile, njerez dhe monumentet historike ne shume
    qytete gjermane gjate muajve te fundit te luftes se Dytë Botërore me
    Gjermanine e Hitlerit.
    Askujt nuk i shkoi nder mend dhe nuk mund t'i shkonte qe ne Gjyqin e
    Nurembergut të çonte edhe Zhukovin apo gjeneralë të
    tjerë ruse, qe drejtuan ofensiven e ushtrise se kuqe kunder Gjermanisë.

    Dhe me të drejtë,
    sepse agresorët nuk mund te vihen në një plan me viktimat.

    Ne rastin e luftrave qe kishte here Serbia e Millosheviçit, pati nje ngutje te
    habitshme për të barazuar agresorët serbë me viktimat e tyre.


    (pytem PSE?)




    ....
    *Ky shkrim është pjesë e librit "Serbia kundër Serbisë" me autor Shaban
    Muratin, ambasador i Shqipërisë në Stokolm Suedi.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  7. #127
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    C'Kryeminister i duhet Kosoves?
    E Premte, 11 Mars 2005
    Nga Blendi Fevziu

    Vendimi i Kryeministrit ende ne detyre te Kosoves, Ramush Haradinaj, per t'u dorehequr dhe per t'u perballur me akuzat e ngritura ndaj tij ne Hage, edhe pse i pritshem, padyshim qe ka befasuar shume qarqe dhe rrethe politike. Befasimi i pare padyshim qe ka qene ai i Beogradit, i cili nuk e ka pritur nje reagim te tille te matur dhe dinjitoz; befasimi i dyte ka qene ai i Komunitetit Nderkombetar, aleate te dikurshem te UCK - se, i cili deri ne fund ka mbetur peng i frikes se arrestimi i Haradinajt do te provokonte probleme te ngjashme me ato te Marsit te 2004 ne Kosove; befasimi i trete ka qene ai i kritizereve te tij skeptike, qofshin edhe kosovare, te cilet me ne fund kane qene te detyruar te binden se Haradinaj ishte rritur shume politikisht dhe se ne nje moment te rendesishem te jetes se tij, por edhe te ardhmerise se Kosoves, ka ditur te zgjedhe pa hezitim rrugen e nderit.

    Eshte nje debat i gjate dhe i kompleks ai qe i takon fajesise ose jo te Kryeministrit Kosovar. Kete, me mire se kushdo i takon Haradinajt vete ta tregoje dhe padyshim qe ai do te dije ta beje kete. Fatmiresisht, mes dhimbjes per karrieren e nderprere te nje politikani te suksesshem, Kosova ka shansin te tregoje edhe nje here pjekurine e saj. Per te deshmuar se gjesti i Haradinajt nuk ishte nje reagim i vecuar e personal, por nje rrjedhim llogjik i nivelit te politikes se Kosoves dhe pergjegjshmerise se saj.

    Per te ndihmuar procesin e saj drejt pavaresise dhe vete Ramush Haradinajn, Kosova duhet hyje ne nje proces absolutisht te pergjegjshem te ngritjes se qeverise se re. Ideja e koalicionit mes LDK-se dhe AAK-se nuk ka me rendesi, pasi me shume se sa tek votat, ai mbeshtetej tek personaliteti kompleks i Haradinajt dhe funksiononte kryesisht per hir te tij. Ideja e vendosjes se nje personaliteti tjeter nga AAK, pavaresisht nivelit te politikaneve te saj, nuk do te kishte asnje vlere. Kosova, por mbi te gjitha Presidenti Rugova, duhet te inicoje nje koalicion te ri, i cili per hir te zhvillimeve te rendesishme te ketij viti, te se ardhmes se Haradinajt dhe kosovareve vete, duhet te jete sa me konsensual. Ndoshta edhe nje lloj koalicioni i perfaqesimit te te gjitha forcave politike, per t'i deshmuar botes nje maturi qe jo rralle na mungon. Por nje maturi qe eshte jetike ne keto kushte qe ndodhet Kosova. Se paku ky vit eshte tejet i rendesishem dhe sherrxhinjte tradicionale, do kene kohe ne nje te ardhme dhe ne nje strukture tjeter, ta ushtrojne pasionin e tyre. Duke e lene se paku, te sotmen sa me te qete. Ne kete aspekt, Rugova duhet te heqe dore nga merite e tij te vjetra dhe nga lengimi prej plaku idhnak dhe t'i besoje Qeverine e Kosoves nje figure sa me perfaqesuese, sa me dinjitoze dhe sa me energjike. Surroi ose Thaci, mund te ishin dy nga kandidaturat e para, duke pasur bindjen se si njeri, si tjetri, dine te marrin pergjegjesi dhe ta perballojne ate.

    Eksperimenti 100 ditor i Haradinajt, i nderprere fatalisht ne mes, deshmoi se Kosova nuk ka nevoje per Kryeministra kukulla, por per figura politike me pergjegjesi dhe karizem, qe dine t'u qendrojne perballe edhe Serbeve, por qe nuk kane as kompleksin te bisedojne me ta. Kosova eshte kaplluar qe prej 48 oresh nga trishtimi, por kjo nuk duhet te zgjase gjate. Dhe mbi te gjitha, Rugova duhet ta kuptoje se eshte momenti per te cilin ai do jape llogari perpara popullit te tij dhe historise dhe se nje loje tjeter si ajo e Prillit 1999, nuk do t'i falet me!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    HARADINAJ NDJEK SHEMBULLIN “LIMAJ”

    Një aktakuzë e projektuar mirë politikisht: Në prag të 100 ditëshit të qeverisë, akuzohet kryeministri i Kosovës, ky i përgjigjet me gatishmëri për vetësakrificë. Serbia vëhet në presion të fortë për dorëzimin e të arratisurve



    HARADINAJ NDJEK SHEMBULLIN “LIMAJ”



    Të gjithë po e lavdërojnë si Limajn më 18 shkurt 2003. Dhashtë Zoti të mos tradhtohet si Limaj, por të aprovohet kërkesa për mbrojtje në liri







    Ngjashmëritë e para



    “Epoka e re” 10 .03. 2005

    Thua se është kthyer ora për dy vjet prapa, në ditën e 18 shkurtit 2003, acar, kur u publikua aktakuza ndaj Fatmir Limajt. Nëse burgosja ime është çmim i pavarësisë së Kosovës jam i gatshëm ta paguaj edhe këtë çmim, sepse ne ushtarët e UÇK-së ishim të gatshëm ta jepnim edhe jetën për Kosovën. Fatmiri pat thënë kështu. Ai bëri thirrje për vazhdimin e proceseve aty ku kanë mbetur. Liria nuk ka çmim dhe duhet vazhduar bërja e shtetit, tha Haradinaj të martën, më 8 mars 2005. Thirrja e të parit u respektua nga qytetarët në ditët më pas.

    Fatmiri shprehu vullnetin e tij për t’u dorëzuar vullnetarisht dhe tërë bota e përkrahu këtë gjest.

    Të gjitha subjektet dhe institucionet vendore e ndërkombëtare i dhanë lavdatat e burrërisë. Prishtina, New Yorku, Washingtoni, zyrat ndërlidhëse, UNMIK-u, Brukseli (NATO dhe BE) dhe tërë shoqëria e Kosovës e sistemuar nëpër subjekte politike e jopolitike patën përshëndetur qëndrimin dinjitoz të Fatmir Limajt.

    Shefi i UNMIK-ut të atëhershëm, Michael Steiner mbahet mend për takimin e shkurtër nervoz në Aeroportin e Sllatinës me kryeprokuroren Ponte që e kishte prerë në “besë” gjatë procesit të dorëzimit vullnetar të Limajt, por po ky Steiner dhëndrri, më vonë, dredhoi dhe nuk dha garancionet për mbrojtjen në liri të Fatmir Limajt. As KFOR-i i Minit që kishte bërë deklarata publike se nuk kishte pse ta arrestonte Fatmir Limajn, por e lejoi të dilte prej Kosovës, thjesht sepse ai do të vepronte në mënyrë të arsyeshme dhe nuk paraqiste as edhe një shqetësim për sigurinë e të tjerëve. Departamenti i Drejtësisë së UNMIK-ut, i kohës Paul Coffeyt, pat bërë një letër për marre, me përmbajtje absolutisht të rreme, ku i thoshte Gjykatës së Hagës, se as ato mijëra forca ndërkombëtare të sigurisë nuk mund të garantonin se Limaj nuk do të ikte, sepse, Kosova ka male të ashpra dhe terren të thyer e të rrëpishëm. I zorshëm fort për ushtarët! Limaj mbeti në burg! Dy vjet priti gjykimin në turrfamën e turinjve të Millosheviqit me të cilin shqiptarët atje nuk komunikojnë. Ana tjetër: Kur erdhi radha të jepnim para për angazhimin e avokatëve të Fatmir Limajt, në fondin përkatës, dështuam edhe vetë ne vendorët, që nga qeveria që kukaste për kompetenca (UNMIK, pikërisht, bllokoi fondin që ndau këshilli i ministrave!!!) e deri edhe te ata që pak javë më parë kishin qarë apo ishin solidarizuar në protesta masive për Limajn. Memzi që u tejkalua në pak euro vetë shuma që garantohej nga vetë Tribunali për një avokat të caktuar nga vetë Tribunali. Sot vëllezërit dhe tërë familja e Fatmirt mbajnë diellin mbi kokë për borxhet e larta të avokatëve. Kjo ishte përvoja. Ato më lart ishin fjalët. Dhe, tashmë u futëm në temë.

    Zotimet që u premtuan e nuk u dhanë për kalibrin e Fatmir Limajt atëbotë (por që u dhanë me të drejtë për Beqë Beqajn) duhet të jepen për kryeministrin e Kosovës, pa politikë dhe pa hezitim, sepse njeriu mbajti fjalën e dhënë Petersenit se do jepte dorëheqjen dhe do të deklarohej për dorëzim vullnetar. Prishtina, New Yorku, Washingtoni, zyrat ndërlidhëse, UNMIK-u, Brukseli (NATO dhe BE) dhe tërë shoqëria e Kosovës e sistemuar nëpër subjekte politike e jopolitike përshëndeten qëndrimin dinjitoz të Ramush Haradinajt.

    Anembanë botës shprehen konsideratat për vullnetin e tij. Por, nëse i pari që qeli rrugën e vështirë (Fatmir Limaj) u tradhtua në disa pikëpamje të mbrojtjes në liri dhe në ndihmën që e meritonte ai dhe dy të tjerët me të, Balaj e Musliu, thënë kushtimisht kështu, i dyti, Ramush Haradinaj me ata që janë në aktakuzë, të mos çuditemi aq shumë, s’është befasi të tradhtohet po kështu nëse në Hagë nuk shkon me garancitë e qarta e të shkruara të UNMIK-ut e KFOR-it se ka kushte të mjaftueshme të sigurisë për ta organizuar Haradinaj mbrojtjen nga liria dhe po nga pozita e të lirit të vazhdojë procesin gjyqësor, si rasti i general Rrahim Ademit, ose të kthehet lënda në Prishtinë, si në rastin e Rrahim Ademit që iu kthye në Kroaci. Është e vërtetë e madhe, Peterseni nuk meriton me asgjë të krahasohet me Steiner dhëndrrin dhe as Kermabo me Minin. Madje, është e mundshme se i pari e i dyti do të lënë prapa mbresa të pashlyeshme për Kosovën, gjë që e dëshirojmë secili. Por, ne shqiptarëve shpesh na e kanë ngulur prapa shpinës duke abuzuar me besimin tonë. S’është çudi të ngjajë edhe në rastin Haradinaj. Ai është tradhtuar edhe atëherë kur “vetëm për 2-3 ditë” ia la në dorë të vëllain, Daut Haradinajn, këtij pushteti unmikas. Dauti nuk u lirua në asnjërën formë, por u dënua me 5 vjet burg.



    Dëshmitarët nuk janë të pikur nga qielli



    Pas tërë atyre e këtyre burgosjeve të shqiptarëve të Kosovës, në Hagë e në Kosovë, akuzimi edhe i Haradinajt, si nivel ushtarak e politik, është një çmim i lartë për popullin dymilionësh të Kosovës dhe tagër i padrejtë për lirinë që sollën këta heronj të gjallë. Pjesërisht mund të kompensohet kjo kosto vetëm nëse ndaj të burgosurve tjerë (ushtarët tanë të akuzuar apo të dënuar në lidhje me luftën) të niset masa e pafajësisë (jo e amnistisë), dhe këtë, jo për shkak të pazareve, por për shkak se janë dënuar në procese gjyqësore të dyshimta, rreptësisht të dyshimta, brutalisht të padrejta e jotransparente, për të mos thënë të montuara gjithsecila. Rastet më shokante, dihet mirëfilli, janë rastet e dënimeve në Prishtinë që iu bën eprorëve nga rajoni i Llapit (45 vjet burg) dhe atyre të Dukagjinit, procese këto edhe politike në masë të madhe, madje njëri rast komplet me imazhe të hapura politike dhe me dëshmitarë që për nxitje politike dhe kriminale shfrytëzuan rastet për t’i goditur rivalët. Siç dihet mirëfilli, një pjesë kapitale e dëshmitarëve kundër Haradinajt janë anëtarë të partive me të cilat ai krijoi koalicionin. Nuk është koha e shpalosjeve gjithëfare këtu dhe tani, sepse botërisht dihet, për fushë, ata janë anëtarë të Lidhjes Demokratike dhe të demokristianes, dhe jemi të vetëdijshëm se kjo nuk shpie askund. Por, le të thuhet pas tërë kësaj hipokrizie dhe loje me Haradinajn, se akuzat e tyre përpara se të bëhen zyrtare nga unmikasit që harruan për krimet serbe këtu, i kemi lexuar nëpër fejtone të gjata në ata 3500-600 artikujt kundër luftës çlirimtare. Ata artikujt kanë rezultuar me dhjetëra burgosje e me qindra vjet burgje për ish ushtarët. Miliona euro si donacione janë dhënë për atë politikë. Dhe janë sanksionuar (si psh kjo gazetë!) ata që i janë kundërvënë sistematikisht dëshmive të rreme dhe kësaj politike.

    Sipas kësaj që po shihet në aktakuzën e dorëzuar të martën Haradinajt, këto thashethënma, këto pallavra për krimet e luftës në Dukagjin i kemi lexuar që gjashtë vjet të botuara nëpër organet e dr.Rugovës. Është ky një sekret publik për secilin banor të Kosovës dhe për secilin ndërkombëtarë që ka pirë një kafe në Kosovë. S’ka asnjë risi aty. Një pjesë të hetimeve i ka bërë Serbia me të ikurit atje, një pjesë Haga me kalemxhinjtë e Rugovës. Kjo, aktakuza kundër Haradinajt dhe të tjerëve, është përballja e fundit e shqiptarëve me Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë. Por, s’është e thënë fare se do jetë e fundit sa i përket luftës, sepse ka tendenca për t’u vazhduar edhe më tej në Kosovë (Rasti i Selim Krasniqit, Bedri Zyberit etj.), por edhe raste tjera që më herët janë nisur dhe janë në fazën e hetuesisë. Pamë në rastin Limaj mjaft maska që “dëshmonin” se si e çka “dëshmonin”. Lexuam e kuptuam para dy ditësh nga organet e dr.Rugovës se si mundet Fatmiri më lehtë t’i lajë “gjynahet” para Zotit nëse do të inkriminonte zyrtarë më të lartë ushtarakë të asaj kohe që paskan dhënë urdhër për të krijuar “Burgun” e Llapushnikut, mu në vijën e zjarrit, sipas tyre, e që sipas shtypit të Rugovës, Limaj e paska zbatuar urdhrin. Por, kundër maskave në gjykatë po dalin e do të dalin jomaskat në gjykatë dhe po i neutralizojnë e do t’i neutralizojnë me fakte sajimet e tyre politike. Të njëjtit autorë sot qajnë me lot përpjetë për Ramushin, por nganjëherë bëhen avokatë të çuditshëm të Prokurorisë sepse po na japin gajret se Gjykata nuk po e akuzon krej ushtrinë çlirimtare kur bën fjalë për “ndërmarrjen kriminale të UÇK-së”, por vetëm “disa kriminelë që nuk i njihnin institucionet…gjatë luftës”, disa “individë kriminelë brenda radhëve të UÇK-së”!? Etj.Etj. Një libër i zi mund të lidhet me ato tonelata akuzash në organet e kryeredaktorit Rugova. Ndoshta nuk është mirë kurrë të bëhet ai libër i përmbledhur me ato 3500-600 artikujt të redaktuar nga dr.Rugova.



    Kur aleatët s’japin asgjë nga vetja për Ramushin, pos fjalëve



    Ramush Haradinaj u shfrytëzua në maksimum nga anëtarë të partisë së tij dhe nga liderët e LDK-së. Një prej tyre ka dhënë një dorëheqje serioze morale. Ahmet Isufi hoqi dorë prej të gjithave, njëherë nga posti i deputetit pasi u bë minister, e tash edhe nga ky post pasi iu akuzua kryeministri. Një shembull unikat deri më tani, absolutisht i vetmi dhe kjo është për admirim të thellë qytetar edhe për shkak se po e mbjell një shembull njerëzor që aq shumë i mungon skenës së Kosovës, si Saharës shiu i pandalshëm.

    Nexhat Daci, trimi i të gjitha pasluftërave, harroi zotimin, iu kthye fjalëve të mëdha. Të martën në mbrëmje e pamë të mblidhte liderët e zyrave të mëdha ndërlidhëse për të forcuar ndonjë grim gjasë për pushtetin aktual. Pse të pritet prej tij dorëheqja e premtuar (të cilën, edhe ashtu, para 2 muajsh s’e ka besuar as ai vetë), duke e njohur pra Dacin, karakterin e tij të brishtë, kur as kolegët e Haradinajt jo që s’po japin dorëheqjet morale, por nuk u treguan të gatshëm të hiqnin dorë nga asnjëri prej posteve të shumëfishta në parti e në qeveri e legjislacion.

    Ramush Haradinaj ishte arsyeja e koalicionit LDK-AAK për disa mafioz politikë. Ta shpëtojmë Ramushin. Kështu thonin. Kështu nuk doli. Na rrejtën kot ndër sy. Nëse kriza Haradinaj u përdor atëbotë për ta gënjyer opinionin, s’është çudi që këta matrapazë ta përdorin opinionin nesër për ta gënjyer Haradinajn. Që nga 18 shkurti 2003, Fatmir Limaj pret të dëshmojë pafajësinë. Gjatë kohë. Mërzinë dhe vuajtjet nuk ia heq fare shkuarja e Ramushit te ai. (ER)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ndegjojeni me vesh te juaj se kushe ishin kriminelet ne Kosove e jo Çlirimtaret qe po nai dergoin e akuzoin ne Hag

    masakra e qyshkut
    http://americanradioworks.publicradi...player-wrapper
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Surroi ose Thaci, mund te ishin dy nga kandidaturat e para, duke pasur bindjen se si njeri, si tjetri, dine te marrin pergjegjesi dhe ta perballojne ate.
    !
    - Thaqi deshmoi PERGJEGJESIN per poziten e kryeministrit per 6 muaj (e mabani mend si DËSHTOI!?)

    -Surroi gjithashtu e deshmoi "pergjegjesin"me fitimin e votes se lire nga populli ,njejt si z.Qosja.
    Kjo flet se ai nuk eshte i zoti te kandidohet per dicka me shume.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


Faqja 13 prej 23 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •