Close
Faqja 8 prej 23 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 228
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Falemnderit dhe shihemi me të mira, ishte fjala e Haradinajt drejtuar qytetarëve


    Prishtinë, 9 mars (Kosovapress) Time: 14 : 56

    Një “mirupafshim” e dhimbshme ishte fjala e vetme, të cilën kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte zgjedhur për t’ua thënë qytetarëve të shumtë që kishin dalë të mërkurën për ta përcjellur në udhëtimin e tij vullnetar për në Tribunalin e Hagës, ku ai është nisur pas orës 11.00 së bashku me bashkëshorten e tij Anitën. “Ju falemnderit shumë që keni dalë. Shihemi më të mira”, ka thënë Haradinaj derisa ka hyrë me shpejtësi në zyret e Aeroportit të Prishtinës, ndërsa masa e tubuar ka filluar menjëherë që të thërras emrin e tij: “Ramushi, Ramushi, Ramushi”!

    ---------------------------

    OVLUÇK:Institucionet tona të vëhen në mbrojtje të identitetit të Haradinajt


    Dardanë, 9 mars (Kosovapress) Time: 15 : 15

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Dardanë, është thellë e prekur me rastin e ngritjes së aktakuzës ndaj ish-komandantit të UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, thuhet në një reagim të kësaj organizate.
    ----------------------------

    UNIKOMB:Të mos barazohet në emër kompromiseve politike viktimat me krimin


    Prishtinë, 9 mars (Kosovapress) Time: 15 : 08

    Me rastin e ngritjes së aktakuzës së Tribunalit të Hagës kundër kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një deklarate UNIKOMB-i ka shprehur indinjatën e thellë dhe njëherit ka kërkuar që në Hagë të dominojë zbatimi i parimeve të bazave të kodit të drejtësisë e kurrsesi të shkilet drejtësia dhe të diskriminohen të pafajshmit- viktimat në emër të momenteve dhe kompromiseve politike.
    -----------------------------

    Dega e Shoqatës “Miqtë e TMK”-së në Zvicër:Akuza kundër Haradinajt, e pakuptimtë


    Bern, 9 mars (Kosovapress) Time: 14 : 46

    Dega e Shoqatës “Miqtë e TMK”-së në Zvicër, përmes një komunikate për media, konsideron se aktakuza kundër ish-komandantit të UÇK-së dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është një konstruksion politik nga qarqet e ndryshme antishqiptare, të cilave asnjëherë nuk u ka shkuar për shtati stabiliteti politik dhe ekonomik në Ballkan e aq më tepër stabiliteti dhe zgjidhja e drejtë e çështjes së Kosovës.
    -------------------------------
    Dega e PDK-së për Gjermani:Aktakuza kundër Haradinajt pjellë e pazareve politike


    Nyrnberg, 9 mars (Kosovapress) Time: 08 : 48

    Dega e PDK-së për Gjermani shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë për ngritjen e aktakuzës kundër kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nga Gjykata e Hagës duke konsideruar se ky akt është një lajkë ndaj regjimit të Beogradit për t'i dorëzuar kriminelët serbë, të cilët me vite është duke i strehuar regjimi serb.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #72
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Çdo gjë ka çmimin e vet, po edhe pavarësia e Kosovës.

    Për t'u arrit pavarësia u bënë shumë sakrifica, ranë shumë viktima, u kalua një rrugë e gjatë me shumë peripeci dhe ja ku është Kosova në pragun e pavarësisë.

    Ata që flijuan veten për ideale të larta sollën Kosovën në këtë prag, një ndër ta është edhe Ramush Haradinaj i cili me dinjitet dhe moral të lartë luftoi deri në fund dhe flijoi më të çmuarën- lirinë e vet për lirinë e popullit.

    Lavdia është e shtrenjtë, e fitojnë vetëm trimat.

    Tribunali i Hagës nuk mund të ket standarde të dyfishta.

  3. #73
    student Maska e besarti
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    80
    na rrofsh sa malet baca RAMUSH!!!!
    Nese rrezikon mund te humbesh, por nese nuk rrezikon ke humbur gjithsesi!

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e Shmeki
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    175
    Besarti, shpresoj se ke shkruare ne kuptim te mire(pozitiv) te fjales....


    Po perseritet historia e fillim-shekullit te kaluare...,por vetem ka ndryshuar taktika e lojes me shqiptaret,prap jemi te mashtruare....

    A mund te ma thot njeri....,se kur do marr fund kjo loje e Evropes,a ngopen ndoj here me kete menyre te pist qe veprojn me popullin shqiptare dhe ne kurriz vetem te kombit tone Shqiptar?

    Llapi dhe brari,edhe ti gilanasi_csi,mos ja humbni vleren temes me replika te kota

    Ps: Kohe te veshtire po perjeton Kosova
    Shkenca na e premton të vertetën...por ajo kurrë nuk na e premton as paqen as fatin!

  5. #75
    Para se te zgjidhej Zoteri Haradinaj per Kryeminister nje pjes e shqiptarve than"Ku ku cfare na ka gjete a dine Rambo me udheheqe Kosoven"?

    Po dike po dike

    Ja pasi 100 dite qeverije Rambo e udheheqi permrekulli qeverin e Kosoves edhe ne baze te asaj qe po shkruhet eshte qeveria me e sukseshme deri me ne ditet e sodit.Por ne shqiptaret jemi ata cdo gje shqiptare eshte e keqe e cdo gje e huaja eshte e mire.

    Tani po qajm e po vajtom por nuk mund ta kthejme ate qe tani eshte nise per ne Holand!

    Zoteri Kryeminister te deshiroj kthim sa me te shpejt edhe te vazhdosh atje ku ke mbete.

    Ndij dhimbje per prinderit e Zoteri kryeminister sepse 2 djem te vrare edhe 1 ne burg edhe tjetri nen akuza!

    Po ne kete dhimbje qe po ndin nje pjese e kombit shqiptare ne Tiran po ndodh kjo citoj nga Al Sat "Qeveria e Shqiperis ne nje mbledhje te jashtezakonshme te mbajtur sot njohu integritetin territorial te Serbis dhe Malit te Zi , perfshi ketu edhe Kosoven si territor te Serbis " si duket me nderhyrjen e Ministri Majko kjo qeshtje eshte shty per ditet e ardhshme!


    Eh moj Kosove mos thuaj marova se Shqiperia moti ka maru...!

  6. #76
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Eh moj Kosove mos thuaj marova se Shqiperia moti ka maru...!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  7. #77
    student Maska e besarti
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    80
    Shmeki ma beso ate cka kam shkruar ka kuptim pozitiv. Mire e ke ti qe thua qe historia per shqitparet perseritet.

    Jam aq i inatosur dhe kam nje mllef aq te madh ndaj tribunalit, i cili nese vzhdon keshtu do ta humb vleren e ti. (kam fjalen per tribunalin e hages). Ata e kan te lehte t'i kapin shqiptaret te cilet dorezohen vet, si dikur Avni Rrustemi. Ne keto raste duhet qe te gjith shqiptaret te jemi nje mendimi. T'i mbrojme trimat te cilet dhane dhe jepin cdo gje per atdhe.

    E sa per bacen Ramush une vetem mund te them: "Ai eshte legjende e gjalle dhe nuk do te vdes kurr".
    Nese rrezikon mund te humbesh, por nese nuk rrezikon ke humbur gjithsesi!

  8. #78
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Nuk e njoh mire veprimtarine e Haradinaj por duke dhene dorheqjen dhe duke bere dorezimin e tij ne Hage vuri detyren e tij perballe Kosoves mbi ambiciet personale! I tregon me nje fare menyre mendimit nderkombetar se nuk jane Kosovaret ata qe e refuzojne dialogun dhe drejtesine!

    Te shpresojme qe gjykimi i tij mos te ket ane negative per Kosoven dhe Shqiptaret e atjeshem!

  9. #79
    Prishtinali Maska e danger_dancer
    Anëtarësuar
    11-02-2004
    Vendndodhja
    Philly
    Postime
    24
    edhe pse jam shume i fort, mu mbushen syte me lot...
    shume e urrej muajin mars, muajin mars 1998 barbaret serb na e pushkatuan legjenden shqiptar dhe familjen e tij, Adem Jashari;
    marsin e vitit te kaluar, disa te rritur serb i mbyten 3 voglusha ne uje, qe tani u shkaktuan trazirat;
    tash serbet kishin bere qdo gje, qe ta qojn kryeministrin haradinaj ne hage, serbet e dijn se me haradinaj kosova ish pavarsu vitin tjeter...edhe pse ka qen 100 dite si kryeminister, ka arrit me shume sesa ndonjeri politikan kosovar per 100 dite...
    te gjith politikant kosovar e shqiptar jan ***, perveq haradinaj e surroi.
    te gjith politikant jan per veten e per para, se as se nuk ju intereson per popullin e vet...
    haradinaj e surroi, njerz me dituri, qe i perkushtohen popullit e jo vetes!!!

    Edhe pse haradinaj ka qen komandant ne zonen operative te rrafshit te dukagjinit, ai KURR nuk ka urdheru vrasje per civilet serb, UQKja ka luftu kunder armates e paramilitarve serb..

    mirepo kesaj radhe, shpresoj se na ndihmon zoti, se Ramushi do te lirohet sa ma shpejt...
    Alba pride Is on my mind
    Albanian blood is my kind
    step aside n let us through
    cuz its all about da Alba crew
    Albanian love is all around
    4 my fellow Albanians never let me down
    show your pride n say its tru
    cuz Albanian genes can b in u

  10. #80
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Edhe nje konfuzion tjeter i krijuar kot.
    Ndoshta nuk jam shume ne rjedhat e politikes ditore ne Kosove, po derisa nga nje ane lexoj artikuj se si Ramush Haradinaj braktis postin e tij si kryeminister dhe shkuarjen e tij ne Hage deri tek fjalimi i presidentit Ibrahim Rugova per punen qe ka be deri tani ish-kryeministri, ne anen tjeter lexoj artikuj ku thuhet se Haga ende nuk ka dorezuar akt akuze per ish-kryeministrin serb.

    Nuk e kuptoj, pse atehere doreheqja?
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Faqja 8 prej 23 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •