Close
Faqja 9 prej 23 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 228
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Me duket se gjithe kjo situate po dramatizohet kot me se koti. Nuk e kuptoj shkakun perse po i japim kaq nota mallengjyese dhe fatalizmi kesaj ngjarjeje. Vajtja ne Hage eshte thjesht respektimi i nje institucioni civil nga nje shtetas civil, qe ne kete rast eshte Haradina. Perse kemi ne shqiptaret kaq shume mosbesim nsaj institucioneve? A eshte mungesa e tradites me institucione te afirmuara brenda shtetit tone qe na ben mosbesues ndaj institucioneve te konsoliduara evropiane? Me duket se ne shqiptaret nuk kemi respekt per shtetin ne pergjithesi e ligjin ne vecanti ndaj dhe nuk kemi shtet te shendoshe. Haradinaj po bente pune te mire ne qeverisja derisa ne castin qe ju desh te shkoje ne Hage, dhe ne nje moment dobesie ai u be pjese e idhnimit folklorik, duke harruar se eshte me se pari Kryeminister Kosove, njeri nga i cili 2 milion njerez presin kurajo force e besim. jo ligeshtim.

    Kjo ceshtje eshte e thjeshte. Vete Haradina tha qe 'une jam i pafajshem perpara popullit tim'. Pra nuk ka asbje arsye te jete i frikesuar perpara gjyqit kur ndihet i paster. Ndaj notat mallengjyese nuk kane vend tek ai se eshte drejtues shteti. Notat mallengjyese kane vend vetem ketu ne forum. E di si eshte kjo pune? Kur te therret polici naten ne rruge te ndalosh per kontroll do ndalosh sepse po i bindesh nje autoriteti shteteror qe ka kompetenca per ndalim njerezish. Dhe ti ndalon sepse je i sigurt se nuk ke arme ose droge me vete. Ama po pate, ia mbath vrapit. Bota moderne funksionon ne baze te institucioneve jo ne baze te bindjeve personale e gurres popullore. Keshtu edhe puna e gjyqit. Gjykata therret qindra persona per te kompletuar nje ceshtje por sdo te thote qe te 100 jane fajtore. Ndaj do ishte mire qe te ishim me pak fataliste e dramatizues.

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar manoklla për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #82
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Pse ktu kjo teme?

    a e kemi atje tek shtypi Temen politike..?

    Le ti bashkoje moderatori gjith diskutimet per Haradinin.

    Pse pyet Tiransi ri behet kaq gurgule per Ramushin..?

    Ne fakt kte radhe eshte nje gurgule e llojit tjeter..
    Te merziturit per Ramushin nuk jane ata qe i kemi pare te ulerijne per Sali Vesel Limen..
    Eshte vertet populli tani qe shpreh keq ardhjen per Ramushin e jo falangat kriminele te Xhavo Hasho Jakupit..te cilat jan gezuar ne fakt e vec derdhin ndoj lot krokodili sa per sy e faqe..

    Ktu eshte ndryshimi mes keq ardhjes per ramushin dhe inskenimeve qe behen per Lim Vesel jakupat.. gje qe duket ne lotet e shum atdhetareve qe ndoshta deri para disa muajsh nuk e kan dashur Ramushin.. per arsye qe i kemi thene me pare..

    Ramushi nuk eshte Hashim e Lim..ose te pakten ka disa faza ne veprimtarine e tij politike qe e dallojne nga Kek-istet.. e tjere qe shu.rr e kak i bejne me urdher nga Kupola mafioze..

    Ramushi ka nje burreri gje qe nuk e gjejme tek hashim Jakup Limat..

    Fakti qe Ramushi pranoj te bej Koalicion me Rugoven ne nji moment delikat per Kosoven.. krijoi nji kalim te shpejte nga atmosfera e ndezur para zgjedhore e mbas zgedhore ne realizimin e shpejte te formimit te qeverise e fillimin e shpejte pa zvarritje te qeverisjes e kjo forcoi dukshem stabilitetin dhe hapi rruge proceseve te kerkuara nga Bota..

    Pra Ramushi ja prishi planet atyre qe une do i quaj "Marsianet".. pra partizanet e destabilizimit ..pra banda e qose Demaq hashim Jakupave.. dhe padronet e tyre ne tirane.. qe kur nuk u shkon tymi drejt atyre ja kërrejne brinjet Kosoves sikurse me Marsin e vjetshem..
    Ramushi pra ju bind Votes se Popullit.. e kjo do te thote se ai e uli hunden para vullnetit te popullit i cili ne shumice konfirmoi se..Kosova ka nje Lider te Votuar.. Rugoven..
    pra Ramushi e njohu Presidentin e Kosoves..

    Pra qe ti bi shkurt se skam Kohe..
    Pra Haga e Ramushit u ndje ne Popull si nje Thike e pabese ne nji moment kur po ecej mire..


    Vazhdoj neser..

    apo jo arb Drin e RTP ?

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Brari për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #83
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ramush Haradini ka qenë komandanti i vetëm i UÇK-së që ka qenë në vijë të parë të frontit pothuajse gjatë gjithë luftës së Dardanisë për liri. Për nga meritat dhe kontributet në luftë, mund të krahasohet edhe me Adem Jasharin.

    Urojmë që të lejohet të mbrohet në liri tani dhe poashtu të triumfoj drejtësia në Hagë, pra të mos ketë procese politike, por drejtësi dhe pafajësi për Ramushin.

    Qëndrimi dinjitoz i tij dhe i gjithë shqiptarëve në Dardani në këtë rast duhet të sjell njohjen e pavarësisë së Dardanisë nga të gjithë sa më parë, ashtu siç e tha edhe gazeta New York Times sot. Po të kishte ndodhur diku tjetër kjo, populli nuk e kishte toleruar kaq lehtë një akuzë të tillë ndaj kryeministrit të tyre, edhe në vendet më demokratike.

    Ramushi dhe gjithë shqiptarët e Dardanisë dëshmuan se janë më demokratë se gjithë bota dhe e vlerësojnë drejtësinë ashtu si rrallëkush tjetër. Kjo duhet të sjell njohjen e pavarësisë së Dardanisë, sa më parë.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #84
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Une nuk kam ndonje respekt te vecante per aktivitetin e pasluftes te Ramushit ....

    Doreheqja e tij dhe shkuarja vullnetare ne Hage (ndonese kjo eshte me e mira per interesin e tij personal) tregon nje gadishmeri te faktoreve politike kosovare per te permbushur kriteret dhe standartet nderkombetare permes se cilave kalon rruga drejt pavaresise. Nuk e di nese Ramushi eshte i pafajshem por di qe sot si politikan me qendrimin e mbajtur ka vene nje gur te madh ne themelin e pavaresise se Kosoves.

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Orku për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  8. #85
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Brari mbaje ket qendrim e mos e ndrro neser qysh e ke ndrrue per Ramushin deri dje nuk ka fjal te lig qe gjindet ne fjalorin shqip qe nuk i ke thane Ramushit e dajes se ti Lah Ibrahimajt e tani kur te filloi gjykimi e te del se kinse keta akuzohen edhe per ndonji shqipfoles bashkpuntor te shkaut jame i sigurt qe do te fillosh prap ti shash keshtu e ke ti zakon brari te njofim si k... balosh ne ket forum.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Llapi për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  10. #86
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Brari mbaje ket qendrim e mos e ndrro neser qysh e ke ndrrue per Ramushin deri dje nuk ka fjal te lig qe gjindet ne fjalorin shqip qe nuk i ke thane Ramushit e dajes se ti Lah Ibrahimajt e tani kur te filloi gjykimi e te del se kinse keta akuzohen edhe per ndonji shqipfoles bashkpuntor te shkaut jame i sigurt qe do te fillosh prap ti shash keshtu e ke ti zakon brari te njofim si k... balosh ne ket forum.
    Sic e kemi thene edhe me heret...

    Haradinaj, nuk do te shkoj ne Hage, per luften e tij per clirim, por per gabimet apo leshimet e tij te bera gjate luftes. Haradinaj mund te jete fare lehte pre e atyre qe e kane shfrytezuar ate gjate dhe pas luftes.

    E sa per Lahi Ibrahimajn e ate Togerin, kurre syte mos ua pafshim ne Kosove!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Arb për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  12. #87
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Akuza ndaj kryeministrit te kosoves nuk ka baza sepse u ngrit ne nje koh kur ai eshte kryeminister dhe madje i sukseshem. pse nuk e akuzuan qe ne fillim per krimet qe ka ber por duhet te prisnin sa te behej kryeminister. Keto jan thjesht lojra qe luhen nga beogradi per te fituar koh. Mendoj se beri ate qe duhej.

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar friendlyboy1 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  14. #88
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22
    Ceshtja nuk shtrohet nese eshte Haradinaj i pafajshem apo jo. Akuzat kunder tij, ishin nje test i madh jo vetem per Haradinaj, por per gjithe shqiptaret dhe ne menyre te vecante ata ish-komandate e komisare te UCK qe sot nuk veshin uniforme ushtarake, por kostumin dhe kollaron e politikanit ne Prishtine. Haradinaj eshte vetem nje prej tyre, akuza te tjera do vazhdojne pasi sic derguam ne Milloshevicin ne Hage, serbet do te duan te dergojne edhe liderat ushtarake shqiptare ne Hage.

    Cfare simbolizon shkuarja e Haradinajt ne Hage?

    1. Kur kryeministri shqiptar le detyren e tij me te larte per te shkuar ne Hage, ai deshmon respektin per ligjet nderkombetare dhe institucionin e OKB qe ka ngritur nje tribunal te tille.

    2. Haradinaj deshmon se nuk i trembet ballafaqimit me drejtesine e tribunalit te Hages.

    3. Deshmon se Prishtina, ndryshe nga Beogradi, nuk i strehon dhe fsheh te akuzuarit per krime lufte nga kaskat blu ne Kosove. Pra shkimi i Haradinajt ne Hage, e rrit presionin nderkombetar mbi Beogradin dhe qeverine e Koshtunices, qe te kapi, arrestoje dhe ekstradoje te gjithe te akuzuarit per krime lufte ne Bosnje dhe Kosove. Prandaj Koshtunica e pershendeti aktin e Haradinajt.

    4. Deshmon se Prishtina zyrtare, ndryshe nga Tirana zyrtare, eshte nje partner i besueshem nderkombetar dhe faktor stabiliteti ne rajon. Nese Haradinaj akuzohet per krime lufte, kryeministri Nano akuzohet si kryeministri me i korruptuar ne Evrope, me qeverine me te korruptuar ne Evrope, qe prodhon dhe eksporton kriminalitet ne rritje ne Evrope qe eshte bere shqetesues edhe per qeverite evropiano-perendimore. Haradinaj e distancoi imazhin e Kosoves nga imazhi i inkriminuar i Republikes se Shqiperise.

    5. Deshmon se Haradinaj jo vetem qe nuk mund te konsiderohet si nje "karte e djegur" ne politiken shqiptare, por se ai vetem me kete akt e ka dyfishuar elektoratin e partise se tij ne Kosove. Nese Haga servir burg apo liri per Haradinaj, partia e tij do te vazhdoje trendin e rritjes ne perqindje ne zgjedhje, dhe emri i tij do te vazhdoje te kumboje ne opinionin publik ne Prishtine dhe mbare boten per muaj me rradhe. Faktori nderkombetar eshte i kenaqur nga mirekuptimi i Haradinajt dhe dorezimi i tij pa kushte ne Hage, edhe pse ne nje pozite shume te veshtire, dhe tek Haradinaj ata nuk shohin nje kriminel, por nje politikan shqiptar te ri te perkushtuar, qe sapo kaloi me sukses nje test te madh ne karrieren e tij politike.

    6. Akuza te reja do te leshohen ne te ardhmen nga Haga edhe per ish-komandate te tjere te UCK-se, qe sot e gjejne veten ne politiken shqiptare.

    Albo

  15. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  16. #89
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anëtarësuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Inkriminimi si "Mollë sherri"...

    Inkriminimi i Ramush Haradinajt nga ana e Tribunalit të Hagës mund të vështrohet edhe nga prizmi i fërkimeve euro-amerikane rreth Ballkanit në përgjithësi e Kosovës në veçanti. Nëse për evropianët inkriminimi apo edhe dënimi i tij eventual do të thoshte edhe një pikëpyetje më tepër në oportunitetin interventist të NATO-s më 1999, për amerikanët lirimi i tij shumë i mundshëm do të thoshte konfirmim i përkushtimit të tyre për përhapjen e lirisë dhe demokracisë në botë. Në këtë kontekst edhe rreshtim i tyre i drejtë me kauzën shqiptare dhe një passpartou më tepër për ta avansuar ate në dimension kombëtar. I pëlqeu apo jo kjo Tiranës zyrtare( shih postimin e mjellmës në këtë temë më sipër). Dhe thyerje definitive e koncepteve që duan të revizionojnë intervenimin ushtarak të pranverës së vitit 1999. Po të defaktorizohej faktori shqiptar nga Ballkani nuk e di çfarë do mbetej si pikëmbështetje për ta.
    Ndaj edhe këtë gjykim e presim pa frikë. Më mban vetëm kurreshtja se ç’udhë do të marrin gjërat në të ardhmen… ?

    Laguna blu
    "Nuk mund të mbash gjarpinj në kopshtin tënd, me shpresën se ata do t'i kafshojnë vetëm fqinjët..."

  17. Anetarët më poshtë kanë falenderuar laguna blu për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  18. #90
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Kadare: Kosova po e kthen një gjendje të disfavorshme dhe të pakëndshme në të mirën e saj

    Intervistoi Arben Xhixho


    09-03-2005



    Shkrimtari i shquar Ismail Kadare në një intervistë për Zërin e Amerikës, jep mendimet e tij për gjendjen në Kosovë pas dorëzimit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në Gjykatën e Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës.

    Zëri i Amerikës: Zoti Kadare, çfarë ndikimi mendoni se do të ketë për zhvillimet e këtij viti në Kosovë ngritja e akuzave ndaj zotit Haradinaj dhe mënyra si iu përgjigj ai Gjykatës së Hagës?

    Ismail Kadare: Kjo ngjarje e fundit, pavarësisht se është krejt e pakëndshme, i jep rast popullit të Kosovës për të treguar pjekuri, gjakftohtësi dhe ndërgjegje të lartë demokratike. Me fjalë të tjera tregoi se është një popull që meriton të jetë brenda familjes evropiane me të gjitha të drejtat dhe dinjitetin që kanë kombet në këtë kontinent. Mendimi im ka qënë edhe më parë që shqiptarëve nuk u lejohen më gabime në Kosovë, ashtu siç nuk u lejohen më gabime në Shqipëri. Në këtë rast gabimi i pafalshëm do të ishte që ky incident të pritej me nervozizëm, me gjaknxehtësi, me sentimentalizëm, e, aq më keq, të pritej me trazira, ose me acarim kundër pakicës serbe dhe forcave ndërkombëtare. Kjo gjë do të ishte vërtetë një dëmtim i rëndë i lirisë së Kosovës dhe i pavarësisë së saj. Asnjë veprim i pamatur që prek lirinë e Kosovës nuk lejohet nga kurfarë motivesh. Zoti Haradinaj, me dorëheqjen e tij të menjëhershme dhe me nisjen e menjëhershme për në Hagë dha një shembull qytetarie që e nderon atë vetë dhe qeverinë që kryeson. Ne e dimë se si kanë shkuar të tjerët në Hagë. Një pjesë kanë shkuar me pranga, një pjesë i kanë zvarrisur, për të mos përmendur disa që nuk janë paraqitur ende atje. Por kjo është e pamjaftueshme. Këtë shembull gjakftohtësie duhet ta ndjekë gjithë populli i Kosovës e sidomos klasa politike të saj.

    Zëri i Amerikës: Në periudhën që çoi deri në ngritjen e aktpadisë ndaj zotit Haradinaj ishte thënë shpesh nga analistët se, në rast se aktpadia do të ngrihej, Kosova do të përballej me dy sfida serioze: e para, si do të pritej ngritja e akt-padisë dhe dorëzimi i tij në Hagë, që, siç u shprehët ju, Kosova e priti me gjakftohtësi, dhe elementi i dytë, po kaq i rëndësishëm, është se çfarë do të bëjë tani klasa politike shqiptare për ta kapërcyer këtë moment, ndoshta mund të mos e quajmë ende krizë politike, por këtë moment boshllëku politik. A mendoni se klasa politike në Kosovë do të jetë në gjendje ta përballojë me sukses situatën e re në politikën e brendshme, në kushtet e përçarjeve që ekzistojnë tashme mes tyre?

    Ismail Kadare: Për të parën, për profecitë që u bënë që në Kosovë do të ketë turbullira, unë shoh në këto profeci ogurzeza një mosbesim të hapur që shfaqet për shqiptarët e Kosovës. Bile do të thosha, disa herë nga disa rrethe të caktuara, jo nga të gjithë natyrisht, është edhe një lloj sugjerimi, një lloj propozimi që u bëhet në mënyrë të tërthortë që kjo duhet të ndodhë tani, që ju duhet të bëni trazira, ashtu siç bëtë vitin që shkoi, në mars dhe në këtë mënyrë do të varrosej çdo ditë liria e Kosovës. Në këtë qëndrim gjakftohtë që mbajti Kosova, i theu këto profeci të errëta dhe vërtetë e ktheu këtë gjendje krejtësisht të disfavorshme dhe të pakëndshme, po e kthen dhe do ta kthejë, në se vazhdon me ketë stil, në të mirën e saj. Përsa i përket klasës politike shqiptare në Kosovë, ajo duhet ta përballojë këtë gjë, të zhvishet nga sentimentalizmi i tepruar, që, për fat të keq, na karakterizon disa herë ne shqiptarëve, sidomos kur është fjala për atë koceptin e besnikërisë ndaj dikujt, ndaj shokëve, ndaj një klani politik, ndaj një partie, domethënë duhet të shikojë në radhë të parë interesin e vendit dhe ajo duhet ta kapërcejë këtë gjë. Unë besoj se do ta kapërcejë, pasi hapi i parë, shembulli i parë u dha dje dhe sot dhe unë kam besim se duhet të tregojë se është një klasë politike qytetare, në kuptimin më të thellë të kësaj fjale. Gjyqi ndërkombëtar i Hagës është një gjyq i botës demokratike, nuk është një gjyq i huaj për ne, nuk duhet ta konsiderojmë një gjyq armiqësor. Ky gjyq deri tani nuk ka dënuar ndonjë njeri të pafajshëm. Duke patur besim tek ky gjyq, populli i Kosovës dhe klasa politike e Kosovës do të shpallin besimin e tyre në parimet e larta universale të demokracisë. Prandaj këtu nuk ka vend mendoj unë për ligështim, për askënd, as për popullin e Kosovës, as për klasën politike, pasi ky incident është një provë e madhe dhe prova mund të kthehet për të mirë, ose për të keq. Ky incident i trajtuar gabim do të kthehej në një faktor të dëmshëm për Kosovën, por ky incident, i trajtuar siç duhet, jo vetëm nuk e dobëson Kosovën, lirinë e Kosovës, por përkundrazi mund ta forcoj atë. Unë në këtë të fundit shpresoj.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


Faqja 9 prej 23 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •