Close
Faqja 7 prej 23 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 228
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-02-2005
    Postime
    37
    Citim Postuar më parë nga laguna blu
    I dashur Capricon,

    Në Rambuje, Thaqi e kompania e tij nuk deshën të nënshkruajnë marrëveshjen nëse nuk do të krijohej Qeveria e Re. D.m.th për ta më e rëndësishme ishte pjesëmarrja e tyre në Qeveri dhe rrëmbimi i pushtetit të paqenë në gjendje lufte se bombardimi i NATO-s mbi serbët e rrjedhimisht edhe çlirimi i Kosovës. Rugova pranoi për hir të atij bombardimi aq të pritur por ajo Qeveri nuk morri bekimin e Parlamentit të Kosovës. Dhe instalimi i saj me forcë më 1999 e bëjnë të klasifikohet në Qeveritë jolegjitime apo të ardhura me grushtshtet në fuqi. As mua nuk më duket Bajram Kosumi ndonjë zgjidhje për kryeministër të ri. Ndaj të lutem lexoje edhe një herë Albon po në këtë temë që ka postuar më sipër.

    Të fala
    laguna blu
    Falemidnerit per pershendetjet Lugina Blu njeashtu ehse per ty jane ato pershendetje
    Une e di qe ne Rambuje eshte formuar qeveria e Re, ne baze te marveshjes eshte qe tri vite te qeveriset vedni e pas tri viteve te behet referendum. E po lidhem ne teme qe nuk ne qoftese nuk e kish [pase perkrahjen e bashkesise nderkomebetare Thaqi nuk di se si ksih mujt me qene ai se pari udheheqes i grupit, e ne anen tjeter si me funksionu Qeveria e Re pa udheheqesin e grupit te lutem.Edhe sa per nje Hashim a nje Rugove ho deshten apo nuk deshten me e nenshkru mareveshjen une qysh e di ata kane qene te detyruem me e nenshkru mareveshjen, se Nato dhe Amerika i detyru me nenshkru pa e vete Hashimin e Ibrahimin te lutem.
    Te fal edhe ty
    capricon

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-02-2005
    Postime
    37
    Edhe kisha propzuar Lugina Blu qe mos te meremi ma me Rambujen se ka qene e shkueme, se edhe ajo eshte shume e rendesishme njeashtu po une mendoj qe tash kemi problem me te madh edhe te perqendrohemi ne kete temen aktuale qe eshte se ajo ka shku ma nuk ndryshohet,edhe pse nuk jemi faktore vendimmarres po s epaku ta qajme hallin tone qe e kemi tash.
    te faleminderit per mirekuptim

  3. #63
    neper drite Maska e mbreta
    Anëtarësuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Citim Postuar më parë nga Lekë Rezniqi
    Përshëndetje të nderuar miq,

    Me të vërtetë të gjithë jemi mllefosur dhe çuditur (shpresoj shumica) për këtë që na ndodhi sot në Kosovë.

    Të gjithëve na dhimbset z. Ramush Haradinaj. Çdo Shqiptari, e sidomos neve që kemi përjetuar nga afër përparimin më të hovshëm këto tre muajt e fundit, kur z. Haradinaj na qeverisi.

    Ka punuar aq shumë, sa me të drejtë vlerësohet që punën që ka bërë z. Kryeminisitër për tre muaj, nuk arriti askush, as UNMIK, as Institucionet e formuara nga zgjedhjet e kaluara të koalicionit të gjerë.

    Me siguri, e keni vërejtur se sa ndryshoi qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare për Kosovën kohët e fundit, e sidomos pas zgjedhjeve dhe qeverisjes nga z. Ramushi.

    Ai, na ndryshoi imazhin tonë, e edhe më tepër. Na riktheu shpresën se së shpejti do të bëhet edhe më mirë, nuk do të mbesim më askund. Me një fjalë të themi se thoshte "Ka shpresë këtu, mos e humbisni!".

    Ka qenë shumë i drejtpërdrejt. Gjithmonë kur fliste thoshte me fjalë më të thejshta tërë kompleksitetin e problemit së bashku me zgjidhje, e si gjithmonë i vendosur në fjalët e tij dhe premtimet e tij, por ja që shumëkujt nuk i pëlqeu kjo dhe u desh ta ndalë atë, sepse me të frikësoheshin të gjithë ata anti-kombëtarë që pavarësinë e Kosovës z. Haradinaj do ia sjellte më së largu në fund të këtij viti.
    E dini sa përparim është bërë në realizimin e standardeve? E pas standardeve ne nuk kishim detyre tjetër veçse të mbrojmë idelain tonë që Pavarësinë e Kosovës ta fitojmë, e pastaj rruga e integrimit si një shtet i pavarur.
    E nuk fliste si shumë politikanë tanë, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, që flasin e flasin, përdorin shprehje nga më të çuditshmet, të cilave as ata vet nuk u dinë domethënien.

    Mendoj se kjo është humbja më e madhe që kemi pasur. Urën e fundit që shpiente drejt shtetësisë na dëmtuan armiqtë, shpresoj të mos na shembet e të humbim çdo gjë të krijuar deri më sot.

    Uroj që sa më shpejtë të përfundojë procesi i gjykimit dhe vërtetimi i pafajsisë së z. Kryeministër (tashmë ish-), Ramush Haradinaj, si edhe të kthehet në postin të cilin po e lë e të cilit iu ka përmbajtur me shumë përgjegjësi, respekt e dinjitet.

    Tani i kujtojmë fjalët e tij në ikje: "Vazhdoni rrugën e nisur drejt pavarësisë!"


    Leka nga Prishtina


    Këtu bashkangjita foton e fundit të tij si Kryeministër i Kosovës, kur prezentoi në konferencën e tij të fundit në këtë post, dorëheqjen e parevokueshme (ashtu siç edhe na kishte premtuar).

    Pajtohem me ty plotesisht Leke Rezniqi, kjo eshte nje humbje e madhe per Kosoven. Por ata te cilet e quajn veten veterane te luftes dhe te cilet japin deklarata nga zyra e tyre opozite do bien ne gropen me te thelle, po po ne gropat e thella te turpit historik do te bien, sepse ata per 5 vite pas luftes nuk punuan ta çojne Kosoven perpara sic u perkushtua Z. Ramush Haradinaj, i cili na tregoi te gjitheve se si duhet te punohet per perparim te Kosoves, dmth ai diti te luftoi dhe diti te punoi. Plehrat opozite e derguan edhe Fatmir Limaj ne Hage e tash e bene te mundur edhe ngritjen e aktakuzes ndaj Ramushit. Gropen ta ben i yti thot populli.
    What goes around, comes around

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ish Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u nis sot për në Hagë
    Sot rreth orës 11, kryeministri tashmë në dorëheqje Ramush Haradinaj dhe daja i tij, Lah Brahimaj me një aeroplan special, udhëtuan për në Hagë. Me këtë rast afro 400 qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës kishin dal për ta përcjell z. Haradinaj për në Hagë. Ish komandanti i UÇK-së Ramush Haradinaj, i cili deri në Hagë është shoqëruar nga bashkëshortja e tij Anita, nuk deklaroi asgjë, përveç se falënderoi të gjithë ata që kishin dalë për ta përcjellë.



    Haradinaj është akuzuar një ditë më parë nga Tribunali i Hagës në lidhje me veprimtarinë e tij gjatë luftës në Kosovë kur ai komandonte ish Zonën Operative të Dukagjinit të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). "Kjo është një prej ditëve më të vështira të mija, por liria ka çmim të lartë dhe unë në jetën time kam pasur edhe ditë të tjera të vështira," tha dje zoti Haradinaj.

    Haradinaj të martën deklaroi se është i pafajshëm dhe se këtë do ta argumentojë edhe në Tribunalin e Hagës. Ai tha se aktakuza që është ngritur kundër tij dhe bashkëluftëtarëve të tij, është e përgatitur në Beograd dhe nuk ka qëndrueshmëri.

    Ai u bëri thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë, ndërsa nga institucionet e Kosovës kërkoi që të punojnë për përmbushjen e standardeve dhe përshpejtimin e procesit drejtë pavarësisë së vendit.

    Postuar më: Eh/Radio Kosova & Blue Sky Staff me Mar 09, 05 | 11:03 am
    -----------------------
    Fotolajm: Haradinaj dhe Brahimaj përcillen nga Shtabi i përgjithshëm i TMK-së


    Prishtinë, 9 mars (Kosovapress)




    Sot, komandanti i TMK-së gjenerallejtënant Agim Çeku, zëvendëskomandanti gjeneralmajor Sylejman Selimi dhe të gjithë drejtuesit e Zonave të Mbrojtjes dhe Njësive Vartëse të TMK-së, dolën në Aeroportin e Prishtinës për të përcjellur kryeministrin e Kosovës Z. Ramush Haradinaj dhe Kolonel Lahi Brahimajn, të cilët sot, pas ngritjes së aktakuzës nga Tribunali i Hagës, udhëtuan vullnetarisht për t’u përballur me akuzat e këtij tribunali.(teksti dhe foto nga TMK)
    -------------------------------
    Kolonel Lahi Brahimaj, pas akuzës së ngritur, udhëtoi sot për në Hagë


    Prishtinë, 9 mars (Kosovapress) Time: 13 : 15

    TMK-ja është njoftuar zyrtarisht se njëri prej të akuzuarve nga ana e Tribunalit të Hagës është kolonel Lahi Brahimaj, oficer i lartë në Shtabin e Përgjithshëm të TMK-së. Kolonel Lahi Brahimaj ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe me vonë edhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Familja e tij ka qenë një nga bazat më të rëndësishme të UÇK-së dhe ka dhënë një kontribut të çmuar në luftën për liri. Kolonel Lahi Brahimaj ka pranuar të bashkëpunojë me Tribunalin e Hagës dhe së bashku me z. Ramush Haradinaj sot udhëtoi , vullnetarisht, për në Hagë, thuhët në nje njoftim nga zyra për informim publik e TMK-së.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 09-03-2005 më 09:42
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nga Tribunali i Hagës akuzohen edhe dy pjesëtarë të ish-UÇK-së

    Prishtinë, 9 mars - Sipas shtypit të sotëm të Prishtinës, në aktakuzën ndaj kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj ndodhen edhe dy emra të tjerë që akuzohen nga Tribunali i Hagës. Këta janë Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, të cilët kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së në zonën e Dukagjinit.
    Brahimaj është epror në TMK, ndërkaq Balaj i njohur me nofkën e luftës "Togeri", është duke vuajtur dënimin prej 15 vjetësh në Dubravë të Istogut ngase në një proces gjyqësor më 2OO2 është dënuar nga një gjykatë ndërkombëtare.
    Bëhet e ditur se Ramush Haradinaj sot do të udhëtojë për në Hagë me një avion të UNMIK-ut për t'iu dorëzuar vullnetarisht Tribunalit.
    Ndërkohë Tribunali i Hagës ende nuk e ka bërë publike aktakuzën, ngase pritet që së pari të akuzuarit të mbërrijnë në Hagë.
    QIK
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    E Merkure, 09 Mars 2005
    Nga Baton Haxhiu

    Faqja ne internet e Kryeministrit te Kosoves, me emrin e Ramush Haradinajt, do te mbetet e pa rifreksuar pas dites se sotme. Kurse titulli i librit te tij "Rrefimi per luften dhe lirine", shpresojme te mos jete titull qe simolizon dy rrefime te perfunduara nga ai. Jeta e nje politikani dhe liria e tij jane penguar me 8 mars. Diten kur nje grua ne Hage, ne diten boterore te shpallur per lirine e gruas, e perdori per ti marre lirine nje mashkulli ne Prishtine.

    Apo ne kujtese te nje titulli libri te Markesit, qe gjithmone eshte aktual per situata te ngjashme ka pershkruar edhe ngjarjen e kesaj dit- "Kronike e nje shkuarje te paralajmeruar".

    Keshtu mund te permblidhet kjo dite ne Kosove dhe Rasti Haradinaj. Kjo ishte dita kur kryemnsitri i Kosoves dha doreheqjen nga posti i tij dhe i'u pergjigj burrerisht tribunalit te Hages. Ishte dita kur kur ai vendosi norma te tjera komunikimi me drejtesine nderkombetare- ndryshe nga rajone dhe nga shtetet me nje tradite institucionale. Ishte dita kur Kryeministri me sjelljen e tij, tregoi se Kosova i ka vendosur kriteret e zhvillimit institucional dhe te stabilitetit.

    Ishte dita kur pergjigjja ndaj drejtesise nderkombetare, nga te gjitha institucionet e Kosoves, kishte nje mesazh qe me kosovaret dhe institucionet e Kosoves mund te komunikosh mbi parimet e barazise dhe respektit e jo te dhunes dhe percmimit. Kryeministri i Kosoves dha shembullin se Kosova ecen drejt stabilitetit dhe deshires per krijimin e shtetit te vet.

    I kishte ra n'vesh perfolja e emrit te tij per ne Hage. Pesee muaj me pare eshte biseduar kjo pune dhe asnjehere, me sa duket, nuk eshte friksuar se kjo mund te jete e vertete. "Nuk me besohet se mund te behen kesoj gabimesh, por nese duhet te shkohet me mire ne Gjykaten e Hages e ta them te verteten, se sa te arrestohem per ndonje afere te shpifur", kishte deklaruar ai.

    Per asnje moment nuk ka hezituar te thote te verteten per luften dhe kete ia ka thene nje miku te tij diplomat qe terthorazi i ka deklaruar se emri i tij mund te gjendet ne listen e Hages.

    Edhe diten e djeshme ne nje konference shtypi ishte shume i qete dhe me sa dukej, ishte i bindur ne pafajesine e tij dhe nga deklarata shihej se as mendja nuk i ka shkuar se mund ti ndodhte nje gje e tille.

    Por, ishte i bindur se po u akuzua, do te dorezohej vullnetarisht, ashtu si edhe veproi. Ai ishte gjithmone i qarte ne raport me nderkombetaret dhe e kishte pranuar autoritetin e Gjykates e Hages si ndarese te drejtesise. I bindur se vetem keshtu fitohet pavaresia dhe se kooperimi me nderkombetaret, e jo perulja dhe bashke me Fatmir Limajn, e beri gjestin me burreror qe nga fillimi i proceseve gjyqesore ne Hage.

    Ramushi, ishte nje nga trimat e Ushtrise Clirimtare te Kosoves qe asnjehere s'kishte mbajtur masken dhe nofken identifikuese. Askush nuk e kishte besuar qe nje djale, per te cilin fliteshin anekdota te ndryshme heroizmash, ishte vete Ramushi. "Kishte ardhur koha per te hequr maskat",- kishte thene ai me nje rast.

    Ne kohen kur UCK u paraqit per here te pare ne opinionin kosovar, Ramush Haradinaj jetonte ne Zvicer, saktesisht ne Leysin te kantonit Eaadt (ose frengjisht Vaud). Ai kishte emigruar ne Zvicer ne fillim te viteve '90-te, si shume te rinj te tjere kosovare, te cilet ose iknin nga rekrutimi ne ushtrine serbe ose nga mungesa e perspektives pas heqjes se autonomise se Kosoves.

    Ramush Haradinaj eshte njeriu qe e ka ndale luften ndermjet LDK-se dhe krahut te luftes. Ai dhe familja e tij kane qene viktimat me te medha te pasluftes. I nisur me idene e bashkepunimit me nderkombetaret, Haradinaj ka levizur nga nje skaj ne tjetrin te politikes ditore. I etur per te takuar nderkombetare dhe te jete i hapur me ta, ai bie viktima e pare e moralit te tij, duke i besuar njerezve te drekave dhe darkave diplomatike. I sinqerte deri ne naivitet, Haradinaj ka mbetur i ndare ndermjet Ramushit te Dukagjinit dhe Ramushit te Prishtines. Njeriu qe ka bere cmos qe te respektoje rregullat e lojes, ka humbur durimin duke thyer bontonin politik. Haradinaj i ka quajtur nderkombetaret si te perkohshmit e ketij vendi dhe e ka bere deklaraten e pavaresise, pa e matur aspak fuqine e tij politike.

    Pavaresisht nga te gjitha keto, lufta e tij e beri ate te famshem, politika e beri racional kurse gjesti i dorezimit per ne Hage, i beri nderkombetaret te besojne se ne Kosove ka politikane me vetedije e pergjegjesi. Ramushi do te ballafaqohet me drejtesine, te cilen e ka pranuar vete dhe atje do ta thote fjalen e tij per luften e Kosoves. Ai do te dije ta thote ne Gjykaten e Hages te verteten e vet, kurse drejtesia le te vendose per te verteten e Komandantit te Dukagjinit.
    Kater oret qe cuan Haradinajn ne Hage
    E Merkure, 09 Mars 2005
    Kaq u desh per Kosoven qe ta kuptoje se nje droje u be fakt. Mbeti pa Kryeminister dhe pa nje hero te luftes. Minute pas minute me zhvillimet ne Prishtine
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Tirana: Kosovaret te tregohen gjakftohte
    E Merkure, 09 Mars 2005
    Qeveria shqiptare vlereson veprimin e Ramush Haradinajt dhe i ben thirrje politikes dhe shoqerise kosovare te perballojne me gjakftohtesi largimin drejt Hages te Kryeministrit te Kosoves. Ministri i Jashtem, Kastriot Islami, pas Prishtines, anullon edhe viziten ne Beograd

    Qeveria shqiptare kerkoi dje nga politika dhe shoqeria kosovare te perballoje me gjakftohtesi largimin drejt Hages te Kryeministrit Ramush Haradinaj. Ne nje deklarate te zedhenesit te Kryeministrit shqiptar, Aldrin Dalipi, theksohet besimi se kjo ngjarje do te perballohet me gjakftohtesine dhe pjekurine e mbare klases politike dhe shoqerise kosovare per mbeshtetjen dhe konsolidimin e institucioneve veteqeverisese, qe te mos pengohet mbarevajtja e proceseve te nisura ne Kosove per plotesimin e standarteve te kerkuara dhe arritjen e statusit final. "Qeveria e Shqiperise mbeshtet plotesisht qendrimin kurajoz te z. Haradinaj per t'u ballafaquar me te verteten dhe e cmon ate si nje gjest emancipues, qe deshmon kulturen demokratike dhe pergjegjesine politike, jo vetem te tij, por te mbare nje populli qe aspiron per t'u bere pjese e pandare e Europes se Bashkuar", tha zedhenesi Dalipi.

    Ne te njejten kohe deklarata nenvizon se qeveria shqiptare vlereson faktin se politikanet dhe institucionet e Kosoves kane bashkepunuar e do te vazhdojne te bashkepunojne dhe mbeshtesin Gjykaten e Hages dhe gjithe institucionet e tjera partnere nderkombetare. "Qeveria e Shqiperise i ben thirrje klases politike te Kosoves dhe gjithe aktoreve te tjere vendore qe te forcojne bashkepunimin e tyre, vecanerisht me UNMIK", u shpreh zedhenesi. Ai nenvizoi se Ramush Haradinaj eshte vleresuar gjithnje si nje interlokutor i angazhuar, jo vetem brenda spektrit politik kosovar, por edhe ne marredhenie me bashkesine nderkombetare ne teresi.

    Gjithashtu, Qeveria e Republikes se Shqiperise shprehu bindjen se klasa politike kosovare, ashtu si i gjithe populli i Kosoves, nepermjet qendrimeve te matura do te vertetojne dhe do t'i deshmojne edhe kete here gjithe botes, se jane per nje shoqeri te hapur qe respekton parimet dhe standartet multietnike, te demokracise, lirise dhe te drejtave te njeriut.

    -------------------
    KASTRIOT ISLAMI ANULON VIZITEN ZYRTARE NE BEOGRAD
    E Merkure, 09 Mars 2005
    Ministri i Puneve te Jashtme, Kastriot Islami, anulloi dje viziten e tij zyrtare ne Beograd. Zedhenesja i kesaj ministrie, Lidra Zegali, beri te ditur per ATSH-ne, se "vizita e z.Islami do te realizohet ne nje kohe me te pershtatshme". "Koha dhe detajet e vizites do te percaktohen permes perfaqesive diplomatike te te dy vendeve", shtoi Zegali, pa dhene detaje te tjera.

    Nderkohe, dy dite me pare, Ministri shqiptar i Puneve te Jashtme anulloi edhe nje vizite te parashikuar ne Prishtine. Per Islamin ky ishte anullimi i dyte i udhetimit drejt Kosoves, pasi fillimisht vizita e tij ishte parashikuar per ne ditet e para te marsit. Zhvillimet ne Kosove, te lidhura me fatin e akt-padise ndaj Kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj, duket te kene penguar edhe udhetimin e Islamit drejt Prishtines. Ne axhenden e tij paraprake, Ministri shqiptar i Puneve te Jashtme kishte parashikuar edhe nje takim me Haradinajn.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Në Deçan po zhvillohet protestë e qetë


    Deçan, 9 mars (Kosovapress) Time: 13 : 50

    Një numër i madh i qytetarëve kanë filluar një protestë të qetë, të mërkurën në mesditë në qendër të Deçanit.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464

    Pas ngritjes së aktakuzës ndaj Ramush Haradinajt, Këshilli i Kuvendit të Serbisë për

    Pas ngritjes së aktakuzës ndaj Ramush Haradinajt, Këshilli i Kuvendit të Serbisë për Mbrojtje dhe Siguri kërkon nga shërbimi sekret policor që të bejë përforcime në jug të Serbisë



    Beograd, 8 mars (presheva.com) - Kryetari i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Mbrojtje dhe Siguri, Millorad Mirçiqi nga Partia Radikale Serbe (SRS) ka deklaruar pas mbledhjes së këshillit, se dorëzimi i Haradinajt dhe bashkëmendimtarëve të tij të në Hagë është planifikuar më herët në mënyrë që shqiptarët ta fitojnë mbështetjen ndërkombëtare, me çka do të amortizoheshin dënimet kur të shkaktohen trazira dhe akte terrorsite në jug të Serbisë. Mirçiqi ka paralajmëruar se me dorëzimin e Haradinajt po shtohet treziku për serbët në Kosovë dhe në jug të Serbisë dhe se ky Këshill duhet që t’ia tërheq vërrejtjen policisë dhe Agjencisë së Sigurimit dhe të Zbulimit-BIA që të bejë përforcime në jug të Serbisë dhe ta shtojë kujdesin në shkallë më të lartë.
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Rasim Lajiqi përshëndet ngritjen e aktakuzës ndaj Ramush Haradinajt

    -------------------------------------------------------------------------------------------

    Beograd,, 8 mars (presheva.com) - Kryetari i Këshillit Kombëtar të SMZ-së për bashkëpunim me Gjykatën e Hagës, i cili është njëkohësisht nënkryetar i Trupit Koordinues për jugun e Serbisë, Rasim Lajiq ka përshëndetur ngritjen e aktakuzës ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë njoftuar mediat në gjuhën serbe. Ai deklaruar se edhe disa persona të tjerë gjenden në aktakuzën kundër Ramush Haradinajt. Me rastin e dorëheqjes së Haradinajt nga posti i kryeministrit dhe paralajmërimit se do të dorëzohet në Gyjaktën e Hagës, e cila e ngarkon për krime të luftës, Lajiq ka thënë për agjencinë “Beta” se ky është “një lajm i pritur”. “Sipas njohjurive të mia, kjo është një aktakuzë në të cilën ka disa persona dhe duhet pritur të akuzuar të tjerë nga kjo listë”, ka thënë Lajiqi.
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

Faqja 7 prej 23 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •