Close
Faqja 19 prej 23 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 228
  1. #181
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Me siguri edhe ky ka vetem shkollen fillore se njeriu me pervoje ne keto pune nuk do jep keso deklarata.Kush u tranue me pranue fajin sot.Jo jo faji eshte jetim
    Nashta a edhe ky a ne shkolle si klienti i tij.
    Hiq nuk dihet.

    Koordinatori i grupit te avokateve mbrojtes te Haradinajt, O'Reilly e cileson aktpadine te paqarte



    PRISHTINE (15 Mars ) -Michael O'Reilly, koordinatori i grupit te avokateve mbrojtes te ish-kryeministrit te Kosoves, Ramush Haradinaj, thote se substanca e akuzave qe prokuroret e Hages kane ngritur ndaj ish-kryeministrit te Kosoves eshte se ai mban pergjegjesi per krime qe thuhet se jane kryer nga persona te tjere. Z. O'Reilly cfare po ndodh tani pas paraqitjes se pare te zotit Haradinaj perpara nje gjykatesi ne Hage? Hapi i ardhshem, ne fakt ka dy hapa te ardhshem, do te jete se ne do te marrim dokumentacionin e detajuar nga prokuroria, nje lloj libri te deshmive qe ajo ka. Kjo duhet te ndodhe brenda 30 diteve te ardhshme. Kjo do te beje te mundur qe ne te hartojme me hollesi mbrojtjen tone. Por hapi me i menjehershem eshte se do te paraqesim nje kerkese per lirimin e perkohshem te zotit Haradinaj. Kur thoni se ky do te jete nje hap i menjehershem, eshte fjala per pune ditesh apo javesh? Jo, jo, behet fjale per disa jave. Ndoshta kerkesen per lirimin e parakohshem do ta paraqesim brenda kater apo pese javesh. Cilat mendoni se jane shanset reale qe kjo kerkese te kete rezultat, po te kihet parasysh menyra se si Gjykata e Hages i ka trajtuar kerkesa te tilla ne raste te meparshme? Kjo eshte e veshtire te thuhet sepse ne kete moment nuk e dime ende se cili do te jete qendrimi i prokurorise per kete ceshtje. Nuk e dime nese prokuroret do ta kundershtojne kerkesen tone. Megjithate , ne kemi bindje te forte se nuk ka asnje baze per ta mbajtur zotin Haradinaj ne paraburgim, po te kemi parasysh rrethanat dhe qendrimin e tij. Duhet mbajtur parasysh sjellja e tij shembullore dhe vendimi per te shkuar vullnetarisht ne Hage. Megjithate vendimin perfundimtar per kete do ta marre gjykatesi. Ju jeni njohur me 37 akuzat qe jane ngritur kunder zotit Haradinaj per krime kunder njerezimit dhe shkelje te ligjeve dhe zakoneve te luftes. Si i konsideroni keto akuza, megjithese ende nuk keni marre dokumenta te hollesishme nga prokuroret e Hages? Mendoj se substanca e ketyre akuzave qendron ne ate se ato jane nje pretendim se zoti Haradinaj eshte pergjegjes per krime qe thuhet se jane kryer nga persona te tjere. Eshte nje aktpadi jo e qarte. Ajo permban nje numer akuzash qe e ben kete ceshtje dhe mbrojtjen tone me komplekse. Edhe nga pikepamja logjistike ky do te jete nje rast i nderlikuar. Por substanca eshte ajo qe une thashe, se ai akuzohet per krime qe prokuroria thote se jane kryer nga te tjere. Dhe ne keshtu e shohim kete ceshtje. Cili do te jete argumenti me i forte i mbrojtjes se zotit Haradinaj? Sigurisht ai deklaroi se nuk eshte fajtor per te gjitha akuzat. Pra sic mund ta merrni me mend ne do t'i kundershtojme te gjitha akuzat nje per nje me argumentin se ai eshte i pafajshem dhe nuk ka pasur pergjegjesi per gjerat se thuhet qe kane ndodhur. Por me e rendesishmja eshte se ne do te tregojme se keto gjera qe thuhet se kane ndodhur nuk kane qene te perfshira fare ne sferen e tij te pergjegjesise. Sigurisht prokuroria duhet te provoje edhe se ato krime kane ndodhur vertete. Ju e keni takuar zotin Haradinaj ne burgun e Hages. Si po reagon ai ndaj gjithe ketij procesi? Reagimi i tij ishte se aktpadia eshte pa asnje baze, nuk ka asnje bosht apo kredibilitet. Personalisht ai po mban nje qendrim pozitiv. Ai me tha se ka marre pjese ne shume beteja gjate jetes se tij dhe e konsideron kete nje beteje tjeter. Ai thote se do ta perballoje edhe kete beteje me sukses. Zoti O'Reilly, cfare po beni keto dite ne Prishtine? Po ngre ekipin e mbrojtjes dhe po merrem me aspektet logjistike qe i duhen mbrojtjes, sic eshte sigurimi i nje zyre per mbrojtjen. A mendoni se mbrojtja do t'ia dale mbane ne kete proces te veshtire dhe te nderlikuar sic e quajtet ju? Dua te theksoj se ne jemi shume te kenaqur qe Ben Emerson dhe profesor Girty e pranuan kete ceshtje. Keta jane avokate shume perzgjedhes per rastet qe marrin persiper te mbrojne. Pranimi i kesaj ceshtje prej tyre eshte nje shenje se si e konsiderojne keta juriste te njohur kete aktakuze, do te thoja. Taktike. Mendoj se fakti qe ata e pranuan kete ceshtje eshte nje sinjal i forte i forces se mbrojtjes. db/db(BBC/BalkanWeb

  2. #182
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    PSIKOLOGJIA E KURDISJEVE KRIJOI GJYQIN E HAGËS PËR UÇK-në

    Çfarë duhet të bëjnë intelektualët, akademikët, shkrimtarët tanë, opinioni i gjithmbarshëm përparimtar? Le ta bëjnë atë, që duhet bërë për luftëtarët e UÇK-së! Le ta bëjnë thirrjen kundër gënjeshtrës për t'i dalë zot të vërtetës.



    Shkruan : Teuta Zymberi



    Proceset e montuara politike sot në tërë hapësirën shqiptare veç kanë hyrë në një histori të re të trishtimit e tragjedisë shqiptare. Nga këto procese të kurdisura, sot shumë komandantë e luftëtarë të lirisë veç janë ngujuar nëpër burgje në Kosovë me dënime tepër absurde, që nuk i kap mendja e shëndoshë e njeriut!

    Psikologjia e kurdisjeve sot në Kosovë është bërë një elegancë e tmerrshme kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shërbimet elegante të dëshmitarëve anonim që dëshmojnë rrejshëm nuk flasin asgjë më shumë pos që tregojnë ligësinë e tyre shpirtërore duke u bëre pjesë skenariste në instalimin e një procesi politik kundër ish-luftëtarëve të UÇK-së.

    Padashur të shkoj në historinë mbrapa, prokurorët ndërkombëtarë në Kosovë, më çojnë apo më kthejnë tek ajo ngjarje e dhimbshme në historinë njerëzore! E di, se historia e një ngjarje që do të hyjë fillimisht mes këtyre rreshtave, ndoshta nuk mund të identifikohet me personazhet shqiptare. Por besoj , se nga disa pikpamje, kjo ngjarje e dhimbshme, që e ndriçoi më vonë për opinionin botëror, shkrimtari i njohur, Xhon Dos Pasos, u flet gjithashtu protoganistëve tanë shqiptarë, që po vazhdojnë jetën e tyre nëpër burgje , ku gjyqësia dhe prokuroria ndërkombëtare po ngritë aktakuza të rreme të ndëshkimit! Vallë, a e kanë harruar prokurorët nderkombëtarë, procesin famkeq të Nikolla Sakos dhe Bartolomeu Vancetit?

    Në vitin 1927, ndodhi një ngjarje tronditëse, ku edhe sot amerikanët nuk e kanë harruar. Është fjala për procesin famëkeq të Sakos e Vancetit. Në mbrojtje të jetës së dy punëtorëve militantë u ngrit opinioni përparimtar amerikan dhe një lëvizje e gjërë politike përfshiu shumë vende të botës për të bashkuar thirrjen e tyre kundër gënjeshtrës dhe për t'i dalë zot të vërtetës. Në këtë aksion politik me një thirrje të veçantë i drejtohet popullit amerikan dhe Gjyqësisë amerikane edhe shkrimtari i njohur Anatol Frans: "Mos lejoni që ky dënim kryekëput i padrejtë të zbatohet. Dënimi i Sakos dhe Vancetit do t'i bëjë ata martirë, ndërsa ju qeveritarë do t'ju mbulojë me turp. Ky është një krim i paharrueshëm, që asgjë s'mund ta fshijë dhe që rëndon brez pas brezi. Shpëtojeni Sakon e Vancetin për nderin tuaj, për nderin e fëmijëve tuaj dhe të brezave që s'kanë lindur? Fati i Nikolla Sakos dhe Bartolomeu Vancetit u bë çështje prekëse në opinionin përparimtar amerikan. I tërë ky opinion i asaj kohe u ngrit fuqishëm për të treguar pafajsinë e dy punëtorëve që po akuzoheshin si vrasës. Heronjtë e kësaj ngjarje tragjike qëndruan në burg afro shtatë vitesh dhe u ekzekutuan. Më vonë, vetë Gjyqësia, e vërtetoi se, këta dy martir nuk ishin vrasës, por, ishin të pafajshëm.

    Sot, është një histori tjetër për proceset famkeqe që po ndodhin në Kosovë, por jo edhe aq ndryshe nga kjo ngjarje që e përshkruam më lartë. Sot, ngjarja po ashtu e një dhimbje njerëzore na çon midis Evropës në Holandë. Në fund, pos burgjeve të rënda të Serbisë, ku me vite të tëra shqiptarët përjetuan torturat më shtazarake në trupin e tyre, kush mund ta besonte se: vendi i quajtur Haga do ta bënte edhe një burg të rëndësishëm në Evropë për shqiptarët!!!

    Larg nga Kosova, afër dy vite, atje janë ngujuar luftëtarët shqiptarë. Drejtësia më duket shumë e tmerrshme në këtë rast! Një drejtësi që po kthehet kundër vlerës së shenjtë të luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Vendimi në një proces gjyqësor nuk jepet në bazë të opinionit publik, por në bazë të arsyes, të gjykimit dhe në përputhje me ligjin. Vendimet nuk mund të jepen në bazë të misterit, të dyshimit e të propagandës, por në bazë të provave reale që paraqiten në gjyq.

    Pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare po gjykohen ndryshe. Jo në bazë të ligjit jo në bazë të provave, por në bazë të opinionit publik të dëshmitareve që japin dëshmi të rrejshme vesh pas veshi. Në bazë të pasioneve politike. Po gjykohen më shumë në bazë të misterit. Po gjykohen në bazë të disa thashethënave. Po gjykohen thjeshtë në bazë të propagandës të servuar serbe!

    Vendimi i një trupi gjykyes nga Haga nuk më ka befasuar aspak. Arrestimi i ish pjestarëve të UÇK nuk ishte rastësi. Nuk ishte rastësi edhe çuarja e Kryeminstrit në Hagë. Kriminizimi i luftës çlirimtare ka filluar qysh pas përfundimit të luftës. Psikologjia e kurdisjeve kundër komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare filloi të sajohet me një projekt të veçantë para, gjatë dhe pas luftës.!

    Ata, që deshtën lirinë dhe luftuan për lirinë: Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Lahi Ibrahimaj, Idriz Balaj, Haradin Balaj, Isak Musliu, tanimë, veç gjinden brenda mureve të Hagës. Krimineli i luftës, Sllobodan Millosheviq, kreu ushtarak dhe shtetëror që zbatoi krimet, gjenocidin, dhunimet, masakrat, spastrimin etnik mbi popullin shqiptar të Kosovës gjindet afro dy vitesh në Hagë. Dhe, prokuroria ndërkombëtare akoma heziton në shqiptimin e dënimit të tij si kriminel lufte!!!

    Ndjenja e lirisë dhe ndjenja e krimit, tashmë janë të dyja bashkë në aktakuzën për krimin. Krimineli dhe liridashësit, të dy , bashkë akuzohen për krime lufte. Dhe shtrohet pyetja: cili proces gjyqësor ka filluar në gjyqin e Hagës!? Procesi i dënimit mbi lirinë apo procesi i gjykimit mbi krimin ...Tribunali i Hagës jep më shumë shpjegimin e procesit. që në parim në rastin e pjesëtarëve të UÇK-së nuk zbaton autoritetin e thirrjes për një drejtësi të titujve: kryeministër, deputet, epror e luftëtar! Por zbaton thjeshtë autoritetin gjyqësor për të kriminizuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!

    Çfarë duhet të bëjnë intelektualët tanë, akademikët, shkrimtarët tanë, opinioni i gjithmbarshëm përparimtar? Le ta bëjnë atë që duhet bërë për UÇK-në,! Le ta bëjnë thirrjen kundër gënjeshtrës për t'i dalë zot të vërtetës, sikurse bëri shkrimtari i njohur botëror, Anatol Frans!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    KOSOVA ËSHTË ME QEVERI NË DORËHEQJE

    Bisedë me politologun Nikë GJELOSHI



    Rënia e Qeverisë është definuar me nenin 9.3.13 të Kornizës Kushtetuese, që ka të bëjë me ndryshimet në përbërjen e Qeverisë. Në këtë nen është thënë shprehimisht: “Pas dorëheqjes së Kryeministrit, e gjithë Qeveria jep dorëheqjen. Qeveria vazhdon cilësinë e Kryeministrit të përkohshëm deri në zgjedhjen e Kryeministrit të ri”. Këtë normë të Kornizës Kushtetuese është dashur ta zbatojë dhe ta bëjë publike e tërë përbërja e Qeverisë, sapo ka dhënë dorëheqje kryeministri Haradinaj.

    Institucionet e spektrit të gjerë mund t’i kenë edhe dyert e hapura në Bashkësinë Evropiane, SHBA dhe në subjektet e tjera ndërkombëtare



    Intervistoi : Lulzim Etemaj



    Aktakuza e Tribunalit të Hagës e ngritur ndaj Ramush Haradinajt, Lahi Brahimajt dhe Idriz Balës; situata e krijuar në Ekzekutivin e Kosovës pas dorëheqjes së të parit të tij, Ramush Haradinajt; procedurat e parapara me Kornizën Kushtetuese, për raste të tilla; qeveria që ai mendon se do të ishte më reprezentative në këto momente për Kosovën si dhe vizita e përfaqësuesit të BE-së për siguri dhe politikë të jashtme, Javier Solana, këto janë disa nga shkaset e bisedës që këtë herë për lexuesit e “Epokës së re” zhvilluam me politologun Nikë Gjeloshi.



    EPOKA E RE: Zoti Gjeloshi, si e shpjegoni Aktakuzën e Tribunalit të Hagës ndaj ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij?



    Gjeloshi: Së pari, shpreh keqardhjen time per aktin e ngritjes se aktakuzës nga ana e Tribunalit të Hagës ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinajt dhe dëshiroj që të shpallet i pafajshëm. E dyta, është për t’u respektuar lart gatishmëria e shprehur e organeve të pushtetit të Kosovës dhe vetë kryeadministratorit Peterssen, në kuadër të përgjegjësive që kanë, për të dhënë garanci që Haradinaj të mbrohet në liri, deri në fillim të gjykimit. E treta, mbi baza të kohës që ngarkohet Ramush Haradinaj, sipas aktakuzës, e cila kohë përfshin prej 1 marsit deri më 30 shtator të vitit 1998, dhe mbi baza të argumenteve të prezentuara që mbështeten në faktet serbe, të zbuluara përmes ekipeve serbe, siç thuhet në fund të gushtit apo fillim të shtatorit, atëherë ajo aktakuzë del si një sajim nga ana e shërbimit sekret serb. Ai sajim asisoji i prezentuar për opinion, më përkujton faktet historike të periudhës së luftërave ballkanike, kur agjentët rusë, në krye me Meshnikovin, masakronin djem malazezë në kufij me Shqipërinë, për t’i prezentuar ato kufoma në Parlamentin turk në Stamboll, ashtu që Sulltani t’u jepte sa më shumë toka shqiptare për Malin e Zi, për të dalë vetë Rusia në Adriatik e Mesdhe. Kështu, nga trungu shqiptar u shkëputën: Ulqini, Plava, Gucia e tjerë. Konstelacioni i raporteve të elitës botërore sot, nuk më lejon të dyshoj për suksesin e mundshëm të synimeve ruse për penetrim në Mesdhe, edhe në fillim të shekullit 21. Por, shtrohet pyetja: A mos synohen shkëputje të reja nga trungu shqiptar edhe tash?

    Sidoqoftë, në rastin e aktakuzës së Tribunalit të Hagës mbetet të presim argumentet e palës së akuzuar dhe mbrojtja e saj, dhe të shpresojmë në drejtësinë ndërkombëtare dhe pafajësinë e Haradinajt.



    EPOKA E RE: Pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, a ka rënë faktikisht e tërë Qeveria?



    Gjeloshi: Po. Pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj ka rënë e tërë qeveria. Përkatësisht Kosova sot është me qeveri në dorëheqje, që i numëron ditët.

    Rënia e Qeverisë është definuar me nenin 9.3.13 të Kornizës Kushtetuese, që ka të bëjë me ndryshimet në përbërjen e Qeverisë. Në këtë nen është thënë shprehimisht: “Pas dorëheqjes se Kryeministrit, e gjithë Qeveria jep dorëheqjen. Qeveria vazhdon cilësinë e Kryeministrit të përkohshëm deri në zgjedhjen e Kryeministrit të ri”. Këtë normë të Kornizës Kushtetuese është dashur ta zbatojë dhe ta bëjë publike e tërë përbërja e Qeverisë, sapo ka dhënë dorëheqje kryeministri Haradinaj.



    EPOKA E RE: Dhe, cila është procedura që duhet të ndiqet për zgjedhjen e Kryeministrit?



    Gjeloshi: Sipas Kornizës Kushtetuese, pas dorëheqjes së Kryeministrit, është përcaktuar edhe procedura e zgjedhjes së Kryeministrit të ri. Kjo procedurë është përcaktuar me nenin 9.3.8, sipas të cilit “Pas zgjedhjeve, ose në rast se Kryeministri jep dorëheqje, apo nëse vendi i tij mbetet i lirë për arsye të tjera, kryetari i Kosovës pas konsultimeve me partitë politike të përfaqësuara në Kuvend, i propozon Kuvendit një kandidat për kryeministër. Kandidati i propozuar i paraqet Kuvendit një listë me ministrat e propozuar. Kryeministri bashkë me ministrat zgjedhet nga shumica e deputetëve të Kuvendit”. Ndërkaq, sipas nenit 9.3.6 të Kornizës Kushtetuese, “Kryeministri dhe ministrat mund të jenë…, edhe njerëz të kualifikuar, të cilët nuk janë deputetë të Kuvendit…”. Nga këto përcaktime del se forma e zgjedhjes së Kryeministrit dhe ministrave është definuar fare qartë. Mirëpo, si në nenin 9.3.13 ashtu edhe ne nenin 9.3.8, nuk është përcaktuar koha në mes “dorëheqjes së Kryeministrit, apo nëse vendi mbetet i lirë për arsye tjera…”, dhe propozimit të kandidatit të ri për Kryeministër nga ana e Kryetarit të Kosovës, përkatësisht zgjedhjes së qeverisë së re.



    VETËM INSTITUCIONET E SPEKTRIT TË GJERË MUND T’I MARRIN PËRGJEGJËSITË QË T’U QASEN BISEDIMEVE PËR STATUSIN PËRFUNDIMTAR TË KOSOVËS



    EPOKA E RE: Përse shfaqet ky mospërcaktim?



    Gjeloshi: Ashtu siç ngatërrohen gjërat e sferës juridike, edhe ky ngatërrim rezulton nga interesat e sferës politike, atëherë mund të gjejmë shpjegimin mbi baza të fjalës “Pas zgjedhjeve”, të theksuar në fillim të nenit 9.3.8, e që mund të ndërlidhet me nenin 9.1.4 të Kornizës Kushtetuese. Ky nen, pra neni 9.1.4 ka përcaktuar se “Pas vërtetimit të rezultateve të zgjedhjeve, seanca e inaugurimit mbahet brenda 30 ditësh”. Ky afat prej 30 ditësh mund të merret si bazë Kushtetuese për zgjedhjen e qeverisë se re. Meqë kjo qeveri pas dorëheqjes së Kryeministrit ka rënë tërësisht, atëherë mund të pritet që brenda afatit prej 30 ditësh, kryetari i Kosovës pasi t’i ketë bërë konsultimet me partitë politike, t`i propozojë Kuvendit të Kosovës kandidatin e ri për Kryeministër. Nëse kandidati i propozuar nuk merr shumicën e votave, që nënkupton 60 +1, mbështetur në përbërjen e Kuvendit që ka 120 deputetë, atëherë sipas nenit 9.3.9 “…Kryetari i Kosovës brenda dhjetë ditësh propozon një kandidat të ri për Kryeministër”, i cili gjithashtu zgjedhet nga shumica e përbërjes së deputetëve. Do të thotë zgjedhja e kryeministrit të Kosovës bashkë me anëtarë tjerë të qeverisë, mund të zgjatë 30 plus 10 ditë, ose 40 ditë. Kjo periudhë kohore nënkupton edhe përcaktimin mbi baza të Kornizës të bërë në nenin 9.3.10, ku thuhet se “Kuvendi mund të mos ia japë votëbesimin Qeverisë vetëm nëse me një shumicë të deputetëve të tij zgjedh njëkohësisht një kryeministër të ri, bashkë me listën e ministrave të propozuar nga ai ose ajo”. Edhe në këtë rast përfundon mandati i qeverisë së mëparshme.

    Poqë se edhe pas kësaj kohe nuk kemi shumicën e votave të deputetëve për të zgjedhur Kryeministrin, që nënkupton edhe përbërjen e qeverisë së re, atëherë sipas praktikës demokratike duhet të shpallen zgjedhje të reja në Kosovë.

    Të konkludoj lidhur me këtë pyetje: Pas dorëheqjes së kryeministrit ka rënë e tërë qeveria dhe ajo ka funksionin e përkohshëm, deri në zgjedhjen e Kryeministrit të ri dhe qeverisë së re.



    EPOKA E RE: E shihni rrugëdaljen në zgjedhjen e Kryeministrit nga përbërja e tanishme e Qeverisë, që do të nënkuptonte edhe vazhdimin e mandatit Qeverisë aktuale, apo po të shprehemi sipas porosive që sërish vijnë nga Brukseli, në zgjedhjen e një qeverie gjithëpërfshirëse?



    Gjeloshi: Unë mendoj se qeveria e re duhet të përbëhet nga reprezentantë të të gjitha subjekteve politike përfaqësuese në Kuvend. Këtë, në një formë, drejtuesve shqiptarë po ua sugjeron edhe Bashkësia Evropiane. Sigurisht se edhe Javier Solana sapo të arrijë të martën në Kosovë, do t’ua komunikojë një zgjidhje të përafërt. Është në ndërgjegjen e drejtuesve aktualë shqiptarë nëse duan t’i çojnë proceset politike e zhvillimore të Kosovës para, apo t’i lënë të zvarritura.

    Mbështetur në konstelacionin e raporteve politike dhe të tjera në Kosovë, ndoshta zgjidhja më e mirë do të ishte shkuarja në drejtim të zgjedhjeve të reja. Deri në ato zgjedhje, që supozohet të mbaheshin pas tre muajsh, do të formohej një qeveri teknike. Çfarëdo zgjidhje e një qeverie që do të dalë me koncensusin e subjekteve politike shqiptare, do të ishte më e arsyeshme dhe e vlefshme për perspektivën e zgjidhjes së statusit politik të Kosovës, sesa një qeveri jofunksionale dhe jo e respektuar nga të gjithë, përkatësisht një qeveri që nuk do t’i zbatohen urdhërat. Një qeveri funksionale nga reprezentantë të të gjitha subjekteve shqiptare dhe të tjera, do të mund të përballonte edhe bisedimet që duhet bërë me Serbinë dhe që supozohet të jenë bisedime të gjata, të cilave mund t’ua dalin vetëm njerëzit e dijës dhe të përkushtimit.



    EPOKA E RE: Po perspektiva? Veçanërisht, nëse LDK-ja dhe AAK-ja nuk do t’i përfillin sërish sugjerimet e BE-së për një qeveri gjithëpërfshirëse?



    Gjeloshi: Kosova është para sprovave të mëdha, ashtu si shpeshherë në histori. Për fat të keq, ato sprova shpeshherë po vërehen vetëm kur pasojat dalin haptas. Nga subjektet politike shqiptare lypset koncensus politik dhe vendime të drejta, që nuk lejojnë sprova të përsëritura. Veçmas koalicioni i tanishëm qeveritar duhet të jetë përgjegjës ndaj situatës. Ata që synojnë të jenë në kolizion me Bashkësinë Evropiane dhe perëndimin në përgjithësi, ata nuk duhet të kenë përgjegjësi në institucionet e Kosovës. Sepse përgjegjësia për çështjet madhore, siç është rasti me zhvillimet drejt një Kosove të pavarur, duhet të jetë pjesë e tërë spektrit politik shqiptar. Në këtë kuptim mendoj se duhet parë edhe roli i Javier Solanës, me rastin e vizitës që do t’i bëjë Kosovës tash.

    Për më tepër, ardhja e Solanës në Kosovë, në këtë moment shumë domethënës, duhet kuptuar edhe si zgjatje e dorës së mbështetjes së Bashkësisë Evropiane për ndërtimin e mëtejmë të institucioneve demokratike të spektrit të gjerë. Vetëm institucionet e spektrit të gjerë, në të cilat të jenë përfshirë njerëzit sipas kriteriumeve të inkluzivitetit e reprezentimit, si dy kriteriume bosht të demokracisë, mund t’i marrin edhe përgjegjësitë për ndërtimin e një Kosove të standardeve Evropiane dhe përgjegjësitë që t’i qasen bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës. Institucionet kësisoj të spektrit të gjerë, të cilat nuk do të jenë në kolizion me perëndimin, mund t’i kenë edhe dyert e hapura në Bashkësinë Evropiane, SHBA dhe në subjektet tjera ndërkombëtare.

    14.03.2005
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #184
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    BAJRAM KOSUMI, NËNKRYETARI PARTIAK MË I NJOHUR NË ISH JUGOSLLAVI



    Zoti nënkryetar



    Ky njeri gati dhjetë vjet është nënkryetar nëpër përbërje të ndryshme partiake, që nga PPK e LBD, e deri te AAK. Është nënkryetari më i qetë. Dhe më i rrezikshëm për kryetarët. “Të përvëlon me ujë të ftohtë” dhe mbijeton vetë. Vetëm kryetarët e tij nuk mbijetojnë politikisht. Demaçi është jashtë skenës politike, Qosja po ashtu, tash edhe Haradinajn e bëri “rrush e kumbulla”.



    Nënkryetari më i njohur në ish-Jugosllavi është Bajram Kosumi.



    Ky tip de fakto ka filluar punën në zyrën e kryeministrit, ndonëse ende është vetëm një emër i mundshëm për atë post dhe jo ligjërisht kryeministër.

    Ajo që është thënë shumë muaj më parë, se qëllimi i Kosumit me atë kompani të vogël përreth është marrja e këtij posti pas burgosjes së Haradinajt, tashmë, është realitet. Dikur kjo aq naivisht quhej “propagandë kunraj Ramushit”, sot mund të ketë emër tjetër ditor. Realiteti është ky që doli, i saktë, fatkeqësisht. Nënkryetari veç ka filluar edhe rirregullimin e zyrës së kryeministrit, fjalimet i mban si kryeministër i papërmbajtur nga kënaqësia. Ende do i duhej pjekuri para kamerave. Më parë ka marrë ashtu siç ka marrë bekimet poshtë e lart, nën kushte të ankthit të burgut, gati të shantazhit, vajti me klubin e qeverisë (i dominuar fuqishëm prej LDK-së) në odën e Haradinajve (për ironi gati të gjithë me kravata të njëjta, pikaloshe, me ngjyra të njëjta, me kontrast të njëjtë, si ky, si Adem Salihaj dhe tjerët). Ky njeri gati dhjetë vjet është nënkryetar nëpër përbërje të ndryshme partiake, që nga PPK e LBD e deri te AAK. Kosumi thonë se është nënkryetari më i qetë. Dhe më i rrezikshëm për kryetarët. “Të përvëlon me ujë të ftohtë” dhe mbijeton vetë. Vetëm kryetarët e tij nuk mbijetojnë politikisht. Demaçi është jashtë skenës politike, Qosja po ashtu, tash edhe Haradinajn e bëri “rrush e kumbulla”. Sa herë që krediti politik i Kosumit ra në bandash, Kosumi “sakrifikoi” nga një figurë dhe në skenë mbeti, edhe në Rambuje shkoi në saje të Qosjës e UÇK-së. Para luftës e hypi mbi vete Demaçin, gjatë luftës Qosjën, pas luftës, moda e donte, komandant Haradinajn. Ky ishte më i rëndë, dhe frutat do të jenë më të rënda. Por, zoti nënkryetar i ngritur këtu ku është nëpërmjet krahut të luftës, zor se do të mbajë drejtpeshimin për kryeministër, ndonëse, haptas, pse jo, nuk e fsheh lumturinë për ditën që e ëndërroi aq gjatë, me vjet të tëra. E, çka nëse posti i kryeministrit është papritmas një “mollë e ndalueme” për zotin nënkryetar? Si të mbijetohet me kreditin politik prapë të rënë në bandash? Zoti nënkryetar do ta hulumtojë figurën e katërt për kurban. Ku? Mendimi i ri politik është bërë i vjetër. As përkrahja e klubit të rrugaçëve që mban përreth nuk i bën dot punë. Ata e arsyetonin kumbarinë me LDK-në si “rruga e vetme për ta shpëtuar Ramushin”, e kur Ramushin nuk e shpëtuan, tash, profiterët po thonë se duan ta qojnë në vend amanetin e Ramushit! Shumëçka është nisur me sherr herët në rastin Haradinaj dhe me sherr po përfundon, ama pa pikën e gajles pse “edhe të fikun edhe të koritun”. Politikë është kjo, thonë ata. Dhe, kjo më s’është pjatë spekulimesh dhe një “propagandë kunraj Ramushit”, por konfirmim i atyre “spekulimeve”. Kosumi nuk po turret t’ia zë karrigën Ramushit. Është aty. E din se Ramushi as që është në rend të lirohet për mbrojtje në kushte lirie (Mundet Zoti!) dhe e din se njerëzit në hall kanë dëshirë të dëgjojnë kopalla çfarë ai po i servon. Të gjithë e dine dhe të gjithë po e mashtrojnë shtresën e sinqertë që pa hile e don Ramushin. Ai është në karrigën e tij. Por, ende nuk dihet çka është: zoti nënkryetar i partisë, apo zoti kryeministër i qeverisë?. Ajo që dihet është kjo: Edhe kryetarin e tretë, Ramushin, e nxori jashtë skenës politike. Veçse këtë më ndryshe! Zoti nënkryetar.

    13.03.2005
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #185
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga Arb
    Sic e kemi thene edhe me heret...

    Haradinaj, nuk do te shkoj ne Hage, per luften e tij per clirim, por per gabimet apo leshimet e tij te bera gjate luftes. Haradinaj mund te jete fare lehte pre e atyre qe e kane shfrytezuar ate gjate dhe pas luftes.

    E sa per Lahi Ibrahimajn e ate Togerin, kurre syte mos ua pafshim ne Kosove!

    Haradinaj shkon ne hage per shkaqe POLITIKE, per asgje tjeter, mos citni karthia aty ku nuk ka nevoje..............pse o shqipe, a je ti ne gjendje ne LUFT te VRASESH nje njeri?, nese jo, atehere dije se ka burra me ZEMER, qe e bejne ate, bile hic pa mos bere pet me qerpikun.........thuaj Ramushit FALEMINDERIT, dhe asgje tjeter, edhe nese ka bere ndonje GABIM, per arsye te rrethanave eshte plotesisht e toleruar, ai ka qen PJESEMARES ne nje ushtri provizore, qe ne krahasim me zoldatesken serbe ka qen e armatosur me kosa e draper.........mos valle doje qe shqiptaret ne ate periudhe te mbanin kampe ala guantanamo etj....?, dhe nese ka vra, ka vra para deres se shtepise te tij, jo ne beligrad................cdo shqiptar, qe i ka te zhytura duart ne gjakun e shqiptarit tradhetar, zoti e shperbleft dhjetra her me shume, se per gjakun qe ja ka mare armikut serb.........VDEKJE TRDHTAREVE, qe akoma veprojn ne kosoven e rraskapitur qe 100 vjet, asgje tjeter.............hajt tung tash.......
    albanish by nature

  6. #186
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja cka thote njeri aty lart ne at far interviste me Albin Demaqin e gjinush Klosit..

    ""Dardan Berisha: A mendoni se koalicioni LDK - AAK, rizgjedhja e turpit Rugova, vazhdimi i rrugës drejt “pavarësisë” nën Rezolutën 1244 dhe Kornizës Kushtetuese, akuza ndaj Hardinajt, arritja e trupave shtesë të .....""""


    ja..thot populli ..mos e vet se te tregon vet..

    Ja kta dardanat e Epokes jan atentatoret e sotshem.. e te djeshem..

    E thash para disa ditesh se po pergatisin atentate kta.. te mesumit me atentate..
    Ja u ndjej eren nga larg..

    Perseri do bejn..

    Do e kshilloja Rugoven te mos dal nga shtepija disa jave ose te strehoet diku teper sekret sepse aksioni per te vrare ate eshte ne zhvillim e siper.. dhe do te kete permasa te tmerrshme..
    thaq demaq qosja kan nje armat terroristesh ne dispozicion..

    SHPK e TMK e kam then moti jane vend strehimi e vend stervitjeje e grazhd per majmeri per guerilet e shikut te Klos Nano prel thaqo Xhavit Jakupit..

    Fishkellimat nuk ishin kot..

    Kush bashkpunon me Kokfortin.. qe kerkon vec pamvaresi e nuk pranon asnji opsion tjeter per Kosoven ..pra kush shkon ne linjen Rugova.. do te vritet.. ky eshte urdheri qe i eshte dhene nga kupola mafies KEK-iste..

    Hapni syt vllazen..

    Antare te forumit rinor te LDK-s mos flini gjum..
    Mbi ju bie pergjegjsia e ardhmerise se Kosoves..

    Edhe ne ju a vrafshin udheheqesit ..mos u tutni.. vazhdoni ne rrugen per Pamvaresimin e Kosoves..

  7. #187
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Vendndodhja
    aty-ketu
    Postime
    42
    Pritne tani edhe per Bajram Kosumin kur te fillojne zi e me zi kompania e gjarpnit me shoket e tij, po cka eshte me interesantja eshte se te gjithe te tjeret qe bejne koalicion me LDK jane radhetare e vetem "taqi" nese behet kryeminister (qe vetem mund te enderroj) eshte e lejueshme dhe heroike pa mare parasysh se i duhet me qene ne koalicion me LDK. Por per me mberri thaqi te behet kryeminister duhet ti coj ne Hage apo ti likuidoj dhe zhduke 70% te popullit te Kosoves.

  8. #188
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2005
    Postime
    46
    Citim Postuar më parë nga njani
    Pritne tani edhe per Bajram Kosumin kur te fillojne zi e me zi kompania e gjarpnit me shoket e tij, po cka eshte me interesantja eshte se te gjithe te tjeret qe bejne koalicion me LDK jane radhetare e vetem "taqi" nese behet kryeminister (qe vetem mund te enderroj) eshte e lejueshme dhe heroike pa mare parasysh se i duhet me qene ne koalicion me LDK. Por per me mberri thaqi te behet kryeminister duhet ti coj ne Hage apo ti likuidoj dhe zhduke 70% te popullit te Kosoves.
    Gjithmone keni pas problem me matematike...
    45 % ne te vertete, edhe mos manipulo me talente te njerzve , e dijm krejt kush(kush ka talent) qon njerz ne Hage...Me fal a din kush e ka nenshkru dosjen e LDK-es per ata qe duhet me shku ne Hage???
    Te tregoj une Eqrem Kryeziu vet pa e majt kush hiq...
    E ti ma nalt qe e keshillove Rugoven me nejt ne shpi se asht i rrezikum, i vetmi rrezik te ai asht mos mu rrotllu shkalleve kur te pihet...

  9. #189
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-03-2005
    Vendndodhja
    kanada
    Postime
    7
    Siapas mendimit tim politikanet tane duhen te bashkohen nejehre e pergjithmone, ta formojne qeverine gjithperfshirese, te bejne kete per hire te popullit qe ka vuajtuar per shekuj e shekuj. Tani eshte koha me vendimtare per popullin tone, eshte kohe qe ne duhet te jemi vigjilent, dhe ti hapim syte, nuk eshte koha per karrige.

  10. #190
    une jam
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Postime
    290
    Koalicioni duhet te qendroje. Nje koalicion gjitheperfshires dhe nje qeveri do ta bente "experiment"(ashtu sic u shpreh Blendi Fevziu dhe sic deshirojne shume qarqe pro-serbe) keto 100 qeverisje te Harajredinajt dhe do ta largonte paravarise te pakten 100 dite ndoshta dhe me shume.

    Ato qe kane kerkuar koalicion gjitheperfshires ne te vertete synojne qe ndalojne rrugen drejt pavaresise se kosoves. dihet qe BE ka nje qendrim kunder pavaresise, megjithese nuk jane shprehur hapur asnjehere por e kane lene te kuptohet indirekt. Sidomos Solana duket qe mban anen e serbeve dhe ne shume instanca ka treguar jo perkushtim ndaj ceshtjes se kosoves.
    Para disa ditesh kryeministri i luxemburgut do te shprehej se mbeshteste ne qeveri gjitheperfshirese por gjithashtu do te shprehej qe statusi perfundimtar i kosoves duhet te zgjidhet sipas rezolutes 1244 (ne mos gabohem) qe do te thote kosova duhet te mbetet nen serbi. Ketu mund te shohim qe "qeverine gjitheperfshirese" BE mund ta lidhe me nje ngadalesim te plotesimit te standarteve.

    Pra duhet te jemi te kujdeshem se jo gjithcka behet per te miren tone. une se kuptoj pse eshte e nevojshme nje qeveri gjitheperfshirese. Koalicioni ne te vertete ska pasur ndonje krize. Menjehere mbas doreheqjes se Haradinaj, nje kryeminister i ri u propozua, ky duke qene dhe njekohesisht pjesetar i qeverise dhe me siguri nje njohes i mire i rruges dhe politikave qe ndiqte Haradinaj. Pra une si kuptoj se pse erdhen keto thirrje per nje qeveri "gjitheperfshirese" kur dicka e tille spo permendej nga vete politikanet shqiptare. kjo erdhi menjehere si nje nderhyrje nga jashte.

    Solana mbi te gjitha udhetoi per ne kosove per ti rritur autoritetin vetes. Pra me ndermjetesimin e tij te formohej nje qeveri e re dhe Solana te na dilte si nje politikan i mprehte dhe diplomat i shquar. Qe pas suksesit qe pat ne maqedoni dhe ne ceshtjen serbi-mali i zi te fitonte dhe nje kupe tjeter diplomatike ne kurriz te shqiptareve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga rudo : 16-03-2005 më 01:50

Faqja 19 prej 23 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •