Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 38
  1. #21
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Ne varrimin e Papa Gjon Pali II, Kina refuzoi te dergonte nje delegacion, ne shenje proteste, sepse Tajvan u perfaqesua nga "presidenti" gje qe implikon se Tajvan eshte identitet me vete. Nje varrim qe u shenua nga "doreshtrengime historike" midis presidentit Israelit, dhe atyre Sirian dhe Iran, Kina-Tajvan nuk gjeten dot nje gjuhe te perbashket.

    Jam pak a shume dakort me ate qe tha Odeon relax. Ne fund te fundit ndryshimet midis Tajvan dhe Kines, kane qene ne pergjithesi te natyres politike, (Can Kaj Shek, dhe opozita e tij u shperngulen ne Tajvan, pas fitores se Mao Ce Dung.) Nqs kufinje e shteteve do te percaktoheshin ne baza te tilla, harta boterore do te dukej shume me e copetuar.
    Fjala kyce per t'u aplikuar mund te jete "federate," dhe ta lene me kaq.

  2. #22
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Nje pyetje kisha une: Pse flasim qe Taivani te behet apo jo pjese e Kines, por nuk themi te behet Kina pjese e Taivanit. Fundi i fundit, qeveria e fundit legjitime e Kines, ndodhet ne Taivan. Qeveria komuniste e Mao Ce Dunit erdhi ne pushtet ne te njejten menyre qe Hoxha e Stalini ( ne pergjithesi te gjithe bolsheviket e kuq) me ane te dhunes e armeve. Totali i viktimave te komunizmit ne Kine llogaritet nga 25 deri ne 125 milione njerez! Kjo kosto jete qe baraz me disa here popullsine e Taivanit, vetem per te mbajtur ne kembe nje kaste njerezish qe duan vetem te ruajne pushtetin me dhune.
    "Who is John Galt?"

  3. #23
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Toro
    Nje pyetje kisha une: Pse flasim qe Taivani te behet apo jo pjese e Kines, por nuk themi te behet Kina pjese e Taivanit. Fundi i fundit, qeveria e fundit legjitime e Kines, ndodhet ne Taivan. Qeveria komuniste e Mao Ce Dunit erdhi ne pushtet ne te njejten menyre qe Hoxha e Stalini ( ne pergjithesi te gjithe bolsheviket e kuq) me ane te dhunes e armeve. Totali i viktimave te komunizmit ne Kine llogaritet nga 25 deri ne 125 milione njerez! Kjo kosto jete qe baraz me disa here popullsine e Taivanit, vetem per te mbajtur ne kembe nje kaste njerezish qe duan vetem te ruajne pushtetin me dhune.
    Toro, ai kendveshtrim eshte pak i komplikuar, ne fund te fundit, si qeveri te dhunshme, Rusia apo Kina (me miliona viktima) jane identite te ligjshme, te dyja anetare permanente te Keshillit te Sigurimit ne OKB. Legjitimiteti i tyre nuk eshte vene ne dyshim. Persa i perket ndryshimeve demokratike sidomos ne Kine, ato duhet te jene graduale. Therapia "shock" ne Rusi, e vendosur nga IMF dhe World Bank, nuk dha rezultatet e deshiruara.

  4. #24
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Dmth, i pavarur, autonom, apo pjese e Kines? Kina fjalen federate ne lidhje me Taivanin nuk ka per ta pranuar kurre; por edhe po e pranoi, buxheti kinez do te mbushet me te hollat taivaneze, sepse i tille eshte sistemi "komunist", dmth, shperndarja e barabarte e pasurive. Edhe sikur kjo te mos ndodhe, a u intereson taivanezeve kjo linje?
    Nese nuk u intereson asnje lloj marredhenie me Kinen, atehere, pse flasim kot ne; pse u dashka vendosur keshtu e ardhmja e nje kombi?
    Te ardhmen e tyre duhet ta vendosin vete dhe vetem taivanezet dhe pike; kjo eshte e drejta nderkombetare e vetvendosjes se kombeve; ne rast te kundert kemi te bejme me roberi dhe cenim madhor te drejtash.
    Eshte kollaj te rreshtosh ato qe dikujt mund t'i duken me mire ose si zgjidhje me e mire; po a po pyetet vullneti i popullit te Taivanit?
    Me duket se kur behet fjale per Kinen, kombet e tjera nuk pyeten fort, dhe ato qe arbitrarisht bejne pjese ne Kinen politiko administrative jane ne rruge drejt zhdukjes kulturore dhe kombetare.
    E thashe dhe me siper; le t'u jepet e drejta e nje referendumi, Taivani ka nje popullsi dhe siperfaqe qe i ploteson te gjitha kushtet baze dhe me tej per shtetformim; ndoshta, ploteson me shume kushte se shume shtete Evropiane, por, e drejta e vetvendosjes nuk po i lihet ne dore.
    Fjalet e tjera jane njesoj si te gjuash me gure nje tren qe po kalon me shpejtesi afer shtepise tende... Nuk ka ndonje zgjuarsi, dhe as ndonje trimeri aty.
    Buuum...
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  5. #25
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Banished

    Kush dėgjon fjalėn tėnde se? Ose, kush e pėrfill dėshirėn pėr pavarėsi tė Tajvanit?

    Po s'pate shtat, fjalėt, vullnetin, tė drejtat, tė gjitha i merr era.

    Pajtohem me mendimin tėnd 100%, pa marrė parasysh se s'vlen gjė.

  6. #26
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kina e India, zhvendosin fuqinė ekonomike drejt Azisė (Shekulli)
    Fuqia ekonomike zhvendoset nė Azi. Janė dy vendet me popullsitė mė tė mėdha tė botės, Kina dhe India, qė dje janė afruar me njėra- tjetrėn, pas shumė vitesh armiqėsi. Liderėt e tė dy vendeve janė takuar dje pėr tė lėnė pas armiqėsitė mbi ēėshtjet kufitare dhe pėr tė nxitur bashkėpunimin nė tregtinė e lirė mes tyre. Konflikti kufitar i ka mbajtur tė ftohta marrėdhėniet mes Kinės dhe Indisė qė nga viti 1962, kur ato hynė nė luftė me njėra-tjetrėn. Por pas disa vjet negociatash, duket se palėt mund tė arrijnė njė marrėveshje. Ndoshta ky hap po vėrteton atė qė ėshtė parashikuar sė fundi qė shekulli i 21-tė do tė pėrcaktojė fatin e Azisė. Njė nga prioritetet e SHBA-sė ka qenė tė ndihmojė Indinė tė bėhet fuqia mė e madhe botėrore e shekullit tė 21-tė, por pas kėsaj marrėveshjeje me Kinėn, nuk dihet nėse SHBA-ja do tė vazhdojė ta mbėshtesė Indinė, tė cilėn e furnizon edhe me reaktorė bėrthamorė. Kina ndėrkohė ka vėrtetuar se po pėrjeton njė bum tė madh ekonomik.


    Nje levizje taktike e Kines, e cila kerkon me te perforcoje poziten e saj si superfuqi, fillimisht ne rajon. Kina ka lene menjane merite dhe mosmarreveshjet e vjetra me fqinjet. SHBA (dhe aleatet Joponia dhe Tajvani) mjafton dhe tepron per kundershtar.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #27
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Fjollat, sigurisht qe nuk me degjon njeri, dhe as qe me shkon ne mendje se po degjohem; ne thjesht flasim me njeri tjetrin ketu, nuk eshte se po zgjidhim problemet e botes. Normalisht, mua me pelqen me teper te shoh formimin e shqiptareve dhe sa ka perparuar medimi i tyre, qofte dhe ne lidhje me probleme qe lidhen me vende kaq te largeta.
    Thjesht, me rastin e Taiwanit une desheroj te bej nje analogji me kombin tone dhe qendrimin qe mbahet ne lidhje me "kockat" tona qe na i kane shperndare ne te kater anet. Eshte pikerisht per aresye kaq banale qe Kina pritet te kundershtoje pavaresine dhe statusin e Kosoves ne keshillin e sigurimit te OKB-se; po ashtu edhe Rusia; dhe mesa shoh une, nje ceshtje e tille, po te ishte edhe ne duart e disa shqiptareve, sic i shohim edhe ketu, njesoj do te kundershtonin pavaresine e Kosoves, me te njejtin llojigjikim te rendit farefisnor sic llogjikojne edhe pavaresine e Taiwanit. Nuk e di sa larg do te shkojme, por une kete quaj hipokrizi; se kur vjen fjala per pavaresine kombetare, te gjithe na dalin patriote, por, po te kene gje ne dore, te shesin me shtepi e katandi.
    Per mua, e bardha eshte e bardhe dhe e zeza e zeze, si ne Evrope, si ne Azi... Analizat e tjera te tipit "t'i shtojme nje nuance" jane te kota.
    Te tilla qendrime une i pashe para nja dy javesh edhe ne qendrimin zyrtar te Tiranes, me shokun Nano ne krye, kur tha qe Shqiperia njeh vetem nje Kine, dhe nuk njeh Taiwan; te te thote mendja qe Kina plasi per Shqiperine dhe e zene ethet kur mendon qe Zoti "gabimisht" na paska hedhur ne kontinente te ndryshem dhe na ka vene nja 12 000 kilometra ne mes; si gjithmone, Shqiperia me politiken e saj te jashtme tregon se nuk merr ere fare nga politika dhe gjithnje ka patur ne krye njerez qe e shesin kombin dhe interesat e tij per 2 leke...
    Rrofte Kina dhe populli vella kinez qe ka patur lidhje te lashta me Iliret dhe epirotet dhe qe ndan te njejtat interesa, aspirata, tradita dhe kulture me kombin shqiptar!!!
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  8. #28
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Banished,
    Vetėm mund tė shprehi keqardhje pėr faktin se mendimet me vlerė nuk pėrfillen askund dhe mposhten nga menēuria e politikanėve "tė mėdhenj" qė kanė "zgjidhje ideale" pėr ēdo problem nė botė.


    dhe mesa shoh une, nje ceshtje e tille, po te ishte edhe ne duart e disa shqiptareve, sic i shohim edhe ketu, njesoj do te kundershtonin pavaresine e Kosoves, me te njejtin llojigjikim te rendit farefisnor sic llogjikojne edhe pavaresine e Taiwanit. Nuk e di sa larg do te shkojme, por une kete quaj hipokrizi; se kur vjen fjala per pavaresine kombetare, te gjithe na dalin patriote, por, po te kene gje ne dore, te shesin me shtepi e katandi.
    Kjo ėshtė tragjedia jonė.

    Pėr fat tė keq, mendimet mbeten nė kėtė copė forumi, sa pėr ti dhėnė rastin dikujt tjetėr tė pajtohet me to, ose tė shtojė diē tjetėr... round & round we go

    Ėshtė pėr respekt ēdo gjė qė shkruan.

  9. #29
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    E bukur kjo paraqitja e hipokrizise nga Banished. Gjithashtu te falenderoj qe e permende arsyen per kundershtimin e Rusise qe ben llogarite e Ēeēenise dhe Kines qe mendon Tajvanin. Perveē ketyre eshte dhe nje levizje kundra SHBA-se dhe aleateve te saj (nuk hoqen dore keto shtetet nga Balance of Power) dhe kane te drejten e tyre te kundraveprojne ndaj vendosjes strategjike te SHBA-se ne Kosove.
    Persa i perket politikes qe ndoqi Shqiperia, nuk eshte dhe aq injorante. Shqiperia nuk deshiron te prishe lidhjet me nje shtet si Kina, per nje Tajvan qe nuk dihet a do te jete me teper sesa pjese e Kines apo jo. Dhe me deklaraten e bere nuk humbi ndonje gje ne lidhjet me Ameriken (thjesht se nuk e perfill askush Shqiperine).
    Tajvani, Ēeēenia kerkojne pavaresi, shtetet aziatike (qofte India Pakistani, apo vendet Arabe) i hane koken njeri-tjetrit duke u nisur nga interesat vetiake, nacionalizmi nderkohe qe Evropa po shkon drejt Bashkimit... Formimin e shteteve, dhe konfliktet qe jetoi Evropa para nje shekulli bota i perjeton vetem tani. Mbase pas nje shekulli do fillojne ti heqin keto kufijte per te cilat po vriten tani...Bota ecen zvarre jo me pak se nje shekull pas Evropes (dhe Amerikes se Veriut).
    A mund te kemi nje kapercim drejt integrimit rajonal, pa i perjetuar veshtiresite e nacionalizmit, dhe politikat vetiake, perēarese?
    Me respekt, SG.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 13-04-2005 mė 05:28
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #30
    Fuqia bėn ligjin, qentė lehin, Kina e tė barazvlershmit e saj ecin pėrpara!

    Kush kujton se bota funksionon ndryshe le tė shkojė tė popullojė Marsin.



    KVS
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga KVS : 13-04-2005 mė 08:34

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  2. Intervista e deputetit tė pavarur Daut Rexhepi –LEKA
    Nga Faik nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-03-2009, 20:10
  3. Presidenti Sejdiu nė Vjenė: "Kosova e pavarur, faktor stabiliteti"
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-07-2006, 17:10
  4. Kosova, e pavarur, por jo sovrane!
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-04-2006, 05:52
  5. Teokareviq: Kosova e pavarur nėse bėhet Mali i Zi shtet i pavarur
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2005, 10:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •