Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 38
  1. #11
    profesionisti Maska e I-amėshuar
    Anėtarėsuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    Parlamenti kinez miraton njė ligj qė i jep tė drejtė ushtrisė tė sulmojė Tajvanin pėr ta bashkuar me forcė

    Kina autorizon pėrdorim force ndaj Tajvanit

    Parlamenti i Kinės miratoi njė ligj qė i jep ushtrisė sė vendit bazat ligjore pėr tė sulmuar Tajvanin, nėse ishulli shkon drejt shpalljes sė pavarėsisė. Ligji u miratua dje nga Asambleja Popullore - organ kryesisht kukull qė miraton vendimet e marra nga Partia Komuniste nė pushtet. Pekini e shikon Tajvanin si krahinė tė vetėn renegate dhe kundėrshton ēdo pėrpjekje tė ishullit pėr tė forcuar profilin e tij ndėrkombėtar. Nė fakt ishulli i Tajvanit gėzon prej gati gjysmė shekulli njė “pavarėsi de facto”, pavarėsisht se Kina vazhdon ta quajė territor tė vetin. Por meqė Kina sė fundi po pėrjeton njė bum tė madh ekonomik, e ndjen veten mė tė fortė edhe pėr t’u pėrballur me Perėndimin pėr ēėshtjen e Tajvanit. Pekini vazhdimisht ka thėnė se dėshiron ta bashkojė me forcė ishullin, ku jetojnė 23 milionė vetė, por vetėm tani guxoi tė ndėrmarrė njė hap qė ia mundėson kėtė qėllim.
    Ligji i ri thotė se Kina do tė pėrdorė edhe mjete jo paqėsore pėr tė bllokuar pėrpjekjet tajvaneze pėr pavarėsi, nėse pėrpjekjet pėr ribashkim paqėsor dėshtojnė. Presidenti kinez, Hu Gjintao, u bėri thirrje forcave tė armatosura tė vendit tė pėrshpejtojnė pėrgatitjet pėr njė betejė tė mundshme ushtarake. Votimi i ligjit ishte unanim- 2896 vota pro dhe asnjė kundėr, ndėrkohė qė pati vetėm dy abstenime. Menjėherė pas miratimit tė ligjit, Tajvani e konsideroi atė njė “provokim serioz”, qė nuk ndihmon nė zhvillimin e marrėdhėnieve mes palėve. “Ky ligj i solli njė dhimbje emocionale popullit tajvanez”, -tha zyrtari i Ministrisė sė Jashtme tajvaneze. “Nė kėtė kėndvėshtrim, ēėshtja mė e rėndėsishme ėshė qė qeveria kineze t’i kėrkojė falje sinqerisht popullit tajvanez pėr gabimin e rėndė”. Por, kryeministri Uen Gjiabao u tregua disi i kujdesshėm kur tha se ligji i ri nuk ėshtė ligj lufte. “Ky ėshtė njė ligj qė fuqizon dhe nxit marrėdhėniet tona, pėr njė ribashkim paqėsor, qė nuk ka si objekt popullin e Tajvanit dhe nuk ėshtė aspak njė ligj lufte”, -tha ai nė njė konferencė pėr shtyp, cituar nga “Rojteri”.
    Reagon Uashingtoni
    Tė dielėn, nė njė emision tė rrjetit televiziv amerikan ABC, sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, u bėri thirrje Kinės dhe Tajvanit tė shmangin veprimet qė mund tė rrisin tensionet. Sigurisht lėvizja e Kinės nuk ėshtė parė me sy tė mirė nė Uashington. Kėshtu dje njė zėdhėnės i Departamentit amerikan tė Shtetit, Scott McClellan tha se SHBA kundėrshton “ēdo pėrpjekje pėr tė pėrcaktuar tė ardhmen e Tajvanit me mjete jo paqėsore”. “Ne e shohim miratimin e kėtij ligji si tė pavend.. Ai nuk i shėrben qėllimit paqėsor dhe sigurisė nė ngushticėn tajvaneze. Ne besojmė se ai ėshtė kundėr progresit tė fundit nė marrėdhėniet mes Kinės e Tajvanit”. E vėrteta ėshtė se Kina po pėrgatitet seriozisht pėr luftė me Tajvanin. Njė gjė tė tillė e ka theksuar edhe presidenti kinez Hu Jintao i cili gjatė njė fjalimi tė tij kujtoi se edhe SHBA-tė bėnė luftė civile nė vitet 1861-1865 pėr tė mos lejuar ndarjen e shteteve jugore. Megjithatė zėdhėnėsi i Shtėpisė sė Bardhė McClellan nuk dha ndonjė pėrgjigje tė saktė nga Uashingtoni dhe pohoi se SHBA mbėshtet politikėn pėr “njė Kinė”, dhe se SHBA “nuk e mbėshtet pavarėsinė e Tajvanit”. “Ne kundėrshtojmė ēdo tentativė pėr ta zgjidhur nė mėnyrė tė njėanshme kėtė status quo. Nuk duam tė shohim njė pėrpjekje tė njėanshme qė tė rritė tensionet nė rajon. Kjo nuk do tė ishte e dobishme”,- tha zėdhėnėsi McClellan.
    Shekulli
    DASHURIA ĖSHTĖ MISTERI IMAGJINAR I SHPRESĖS QĖ BĖN TĖ JETOJĖ SHPIRTI NĖ PAQE DHE LIRI.
    THJESHTĖSIA DHE SINCERITETI JANĖ DHURATA QĖ ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TĖ REZISTOSH TI MBASH ATO ĖSHTĖ MREKULLI VUAJTĖSE QĖ TĖ BĖN TĖ JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unė)

  2. #12
    profesionisti Maska e I-amėshuar
    Anėtarėsuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    Shqiperia mbeshtet ligjin anti-Tajvan

    E Enjte, 17 Mars 2005

    Shqiperia mirekupton plotesisht dhe mbeshtet legjislacionin e ri te miratuar nga Pekini, qe e konsideron Tajvanin si nje ceshtje te brendshme te Kines. Sipas agjencive kineze te lajmeve, kjo eshte konfirmuar nga zv/ministri i Puneve te Jashtme, Luan Hajdaraga, gjate takimi me ambasadorin kinez ne Tirane, Tian Cang Cun. Ne kete takim, mesohet qe numri dy i diplomacise shqiptare te kete nenvizuar se pozicioni i Shqiperise mbi ceshtjen e Tajvanit eshte konsistent dhe i qendrueshem, se ka vetem nje Kine dhe ajo eshte Republika Popullore e Kines. Sipas agjencive te lajmeve, Hajdaraga eshte shprehur se kjo eshte ne interesin e popujve te te dy vendeve dhe te miqesise se tyre tradicionale.
    DASHURIA ĖSHTĖ MISTERI IMAGJINAR I SHPRESĖS QĖ BĖN TĖ JETOJĖ SHPIRTI NĖ PAQE DHE LIRI.
    THJESHTĖSIA DHE SINCERITETI JANĖ DHURATA QĖ ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TĖ REZISTOSH TI MBASH ATO ĖSHTĖ MREKULLI VUAJTĖSE QĖ TĖ BĖN TĖ JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unė)

  3. #13
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Me ne fund edhe Shqiperia mbajti nje qendrim dinjitoz dhe parimor. Kam frike se qe neser do ngrihen zerat ne Amerike per mungese "demokracie" ne Shqperi dhe nevoje per nje "revolucion demokratik" te tipit 97 me ane te Levizjes "Mjaft"!
    Me sa duket Ministria e Jashtme Shqiptare nuk e paska kuptuar qe ceshtja e Tajvanit eshte ceshtje e "brendeshme" e Amerikes bile dhe e Japonise!
    Jashte Kinezet nga Kina!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  4. #14
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kete te shtune (dt.26) pati nje demostrate te madhe ne Tajvan (shifrat ndryshojne nga 300.000 ne 1.000.000) kundra ligjit per te pushtuar Tajvanin ne rast se ky kerkon pavaresine. Nderkohe qe Tajvanezet pretendojne se ishte nje demostrate pro-paqes, gazetat Kineze e quajten si shenje perēarjeje kete demostrate. Nese duhet apo jo qe Tajvanit ti njihet pavaresia, eshte shume e diskutueshme, por diēka eshte e sigurte, nuk do ta kete te lehte perballe nje Kine qe i ka mare masat.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #15
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    a mendoni se ShBA-ja e do pavaresine e Tajvanit?

  6. #16
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Dihet qe Rusia eshte kundra pavaresise se Tajvanit, i ka shitur vazhdimisht arme Kines (dhe ne perpjekjet e fundit te Kines per te siguruar pushtimin e Tajvanit nese eshte i nevojshem Rusia ka qene burimi kruesor i nendetesve dhe shume armeve te tjera). Persa i perket SHBA-se, ka marredhenie te mira me Tajvanin, sidomos ekonomike. Kina i trembet dhe kundrapergjigjes Amerikane perveē kritikave nderkombetare ne rast se pushton Tajvanin. SHBA megjithese nuk del hapur mbeshtet pavaresine e Tajvanit. Nje Tajvan i pavarur aq prane Kines patjeter qe do tia kete nevojen SHBA-se, pra ai do te jete me teper se nje aleat.
    Statusi i tajvanit eshte ende i papercaktur, por pothuajse nen administrimin e SHBA-se, eshte pjese e USMG, Qeveria Ushtarake e Shteteve te Bashkuara (a mund te na sqaroje ndonje me teper per kete ēeshtje?) dhe nuk jane te pakte ata qe e konsiderojne si shteti i 51 i SHBA-se. Tajvani ka nje qeveri te veten, nuk ka lidhje ekonomike me Kinen. Eshte me larg Kines se SHBA-se. Por, SHBA nuk eshte e gatshme per nje konflikt me Kinen, dhe anasjelltas, keshtu qe as SHBA nuk mbeshtet haptazi pavaresine e Tajvanit dhe as Kina nuk ben hap para per bashkangjitjen e territorit Tajvanez.
    Te shohim ēdo te nxjerre ne drite koha.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #17
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    SHBA nuk eshte e gatshme per nje konflikt me Kinen, dhe anasjelltas, keshtu qe as SHBA nuk mbeshtet haptazi pavaresine e Tajvanit dhe as Kina nuk ben hap para per bashkangjitjen e territorit Tajvanez.
    e sakte......!

  8. #18
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    nqftse Kina do sulmoj Taivanin, athere Amerike do hidhet direkt, por ama ne lufte konvenciale une mendoje se amerikanet do humbin kunder kinezve

  9. #19
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ka nje shkallezim te tensionit ne zone. Me te vertete qe Kina dhe SHBA mundohen ti shmangin konfliktet e drejtperdrejta, po behet nje loje superfuqish per te cilen dhe kina dhe SHBA dhe akademiket dhe te interesuarit ne pergjithesi jane te vetedijshem. Dihet mire qe gjigandi u zgjua, Kina ka vite qe mban rekord per rritjen e GDP-se (si i thone ne shqip?) dhe thuhet qe ne mos ne 2025 ne 2040 do ti zere vendin SHBA-se si superfuqia ne globin tone. Per zhvillimin ekonomik dhe Kines i duhet petrol, dhe kjo eshte nje nder pikat kryesore ku perplasen interesat Amerikane me ato Kineze, lindja e mesme. Kina ka bere levizjet e duhura, permiresim i maredhenieve me Rusine, investim ne petrolin e Iranit.
    Po te gjitha keto parashikime nuk marin parasysh levizjet e SHBA-se dhe aleateve/rivaleve te saj (dhe po te perfshijme dhe keto nuk arrijme asnje konkluzion). Sidoqofte diēka eshte e qarte, SHBA po luan karten Japoni ne zone, por kjo eshte nje kart qe ngjall shume armiqesira, as Rusia as Kina dhe as Korea e Jugut(dhe kjo po i largohet SHBA-se se fundmi, qe te tre shtetet nuk nxitojne te ushtrojne presion mbi Korene e Veriut) nuk e kane harruar se sa agresiv, dhe ekspansionar (zgjerues) mund te jete Japonia. Shtetet fqinje mbase kane te drejte qe shqetesohen nga mbeshtetja e SHBA-se per te rritur influencen e Japonise ne rajon. Gjate vizites se fundit Rice, la te kuptohej qe me Japonine i bashkojne te ashtuquarturat "vlera morale" dhe se do te ushtroje presion mbi Kinen per te reformuar sistemin politik.
    Kina u pergjigj hapur, qe keto gjare bashke me Ēeshtjen e Tajvanit jane ēeshtje te brendshme, ashkush nuk ka te drejte te nderhyje. Se fundi dhe popullsia Kineze po tregohet armiqesore ndaj ēdo gjeje qe ka te beje me Japonine(sot kishte lajme per nje demostrate prane ambasades Japoneze, demostruesit dogjen dhe flamurin Japonez).
    Pershendetje.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #20
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar mė parė nga SuiGeneris
    Kina sapo aprovoi nje ligj per te pushtuar Tajvanin nese ky shpall pavaresine dhe u ka bere thirrje shteteve te tjera te mos nderhyjne. Tajvani megjithese nuk njihet si shtet i pavarur, ka marreveshje bilaterale me shume vende te botes, kryesisht ekonomike dhe megjithe mungesen e lidhjeve diplomatike ose transportit te drejtperdrejt me Kinen kompanite Tajvaneze perllogariten te kene investuar mbi 100 miliarde dollare ne Kine.
    Kina ka blere arme nga Rusia kohet dhe mendohet se tani mund fare lehte te pushtoje Tajvanin i cili ka si furnizues kryesor te armeve ShBA.
    Bashkim apo vetpercaktim (self-determination)?
    Pyetja eshte provokative dhe mendoj se nuk duhet bere ne kete forme duke perplasur arsenale armesh apo ceshtje ekonomike. Lexoni historine dhe binduni qe ajo eshte vetem nje krahine e Kine-s dhe asgje me tej. Eshte mese llogjike qe nje shtet mbron integritetin e tij territorial, e perse Kina sduhet ta beje qofte kjo edhe me forcen e armeve?
    Hidhni hipotezen e vetevendosjes gje e cila parimisht eshte e drejte por nacionalisht e shtremer, po ju bind me budallallekun e shqiptareve qe deshen te benin shkodren shtet ne vete apo edhe vloren, besoj ju kojtohen keto cmendurira shqiptaresh. Pra popullsia eshte nje turme e komandueshme lehte. Njekohesisht amerikanet adhurojne te kene ne kufijte e Kine-s nje aleat sepse eshte pika me e bukur strategjike per ta. Harroni te manipuloni historine sepse cdo gje shkon ne vendin e vet. Edhe hong kong-u u gjet mes dilemes se pavaresise por sot eshte pjese e vendit meme dhe asgje e keqe nuk i ka ndodhur perkundrazi eshte bere nje interlekutor i ekonomise Kineze.

    Dito.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  2. Intervista e deputetit tė pavarur Daut Rexhepi –LEKA
    Nga Faik nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-03-2009, 20:10
  3. Presidenti Sejdiu nė Vjenė: "Kosova e pavarur, faktor stabiliteti"
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-07-2006, 17:10
  4. Kosova, e pavarur, por jo sovrane!
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-04-2006, 05:52
  5. Teokareviq: Kosova e pavarur nėse bėhet Mali i Zi shtet i pavarur
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2005, 10:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •