Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 38
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Tajvani, autonom, i pavarur apo pjese e Kines?

    Kina sapo aprovoi nje ligj per te pushtuar Tajvanin nese ky shpall pavaresine dhe u ka bere thirrje shteteve te tjera te mos nderhyjne. Tajvani megjithese nuk njihet si shtet i pavarur, ka marreveshje bilaterale me shume vende te botes, kryesisht ekonomike dhe megjithe mungesen e lidhjeve diplomatike ose transportit te drejtperdrejt me Kinen kompanite Tajvaneze perllogariten te kene investuar mbi 100 miliarde dollare ne Kine.
    Kina ka blere arme nga Rusia kohet dhe mendohet se tani mund fare lehte te pushtoje Tajvanin i cili ka si furnizues kryesor te armeve ShBA.
    Bashkim apo vetpercaktim (self-determination)?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    ēfare pyetje! Sigurisht qe vetevendosje; si u konceptoka qe per nje popull te vendose dikush tjeter? Atehere kemi te bejme me pushtim te mirefillte dhe shtypje.
    Perderisa levizja per pavaresi e Taiwanit ka filluar qe ne vitet 60, dhe qe u paralizua prej ligjit ushtarak i cili u ngrit nga fundi i viteve 80; levizje e persekutuar prej partise komuniste. Tani, per mendimin tim, pse te mos gezojne Taiwanezet te njejtat te drejta si gjithe popujt e tjere?
    A kane potencial Taiwanezet per shtetformim? PO kane dhe PIKE!
    Perderisa sot njihet si shtet dhe Vatikani, me gati 1000 banore, dhe qe kurre nuk arrin 1 km katror; atehere ēdo popull tjeter mbi faqen e dheut ka te drejte te formoje shtet dhe te vetevendose; Sipas te gjitha rezolutave te kombeve te bashkuara, anetare e se ciles eshte dhe Kina.
    Te mos hyjme neper historira ketu, se vetem ngaterrohemi. Po flitet per nje popull te begatshem qe kerkon pavaresi; pse te mos ta fitoje?
    Referendumi, nese shihet me skepticizem qe te jete vertete i afte per te shprehur ndjenjat dhe pritjet e popullit te Taiwanit, atehere le te behet me klauzole perseritjeje pas, psh, 5 ose 10 vjetesh; e jo te mbytet ne vend prej nje shteti super te madh; qe fundi i fundit eshte nga te paret ne liste per shkeljen e te drejtave themelore te njeriut.Taiwani, mos gabohem duhet te kete diku tek 24 miljon banore, dhe nja 36 mije km katror. Popullsia vendase, nese do te perjashtonim migrimet e haneve prej Kines kontinentale, eshte e ndryshme nga ajo kineze; perfshihet ne grupin austronezian; persa i perket linguistikes; permban nja 12 grupe etnike; te ngjashme me ato te indonezise apo Malajzise. Megjithate, shumica flet Mandarin te paster, me dialekt Pekinez. Per mua, te gjitha shifrat flasin ne favor te Taiwanit ne lidhje me ēeshtjen; por, me e rendesishmja eshte mendimi i vete popullit. Nese flasin dhe ata ne favor te pavaresise, le ta kene!
    Nejse... Kete duhet ta vendosin vete ata qe jane te interesuar direkt me ēeshtjen.
    TAIWAN
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir ke fol or bano..

    taiwani ka te drejt te mos futet ne kthetrat e politbyrose kineze.. qe ze 10 rreshta nga 100 metra me antar biroje ne sallen me mijra e mijra feudal maoiste te Kongresit..

    Kina e Maos le te ujdise jetesen atyre 1 milirdeve qe i ka nen hyqem e le ti ujdise ato miniera ku i vriten cdo dite qindra puntore..

    qashtu..

  4. #4
    WASHINGTON Maska e AIR-FORCE-ONE
    Anėtarėsuar
    25-11-2004
    Vendndodhja
    Washington
    Postime
    17
    Ja do te shpiem aty nja dy aroplanembajtese , tre nendece U.S. dhe sdo ta bej Kina nje gje te tille se shume po i vjen rrotull nje nukleare. Pastaj sma ha mendja qe Kinezet duan lufte se nje lufte e tille i pengon bisneset qe polibyro po ben ne te gjithe boten e dim shume mire nga do po mbine Kinezet .............Po ashtu hajde dhe Kinese se Korene ne liste e kemi Siria IRani e kan prere bileten ,radhaaaaaaaaaa
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 08-03-2005 mė 21:40
    Nuk eshte atdheu qe ben per ju por jeni ju qe duhet te beni per atdheun.

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Vetvendosje, tingullon shume bukur, por nuk do te thote qe ēdo kerkese per vetvendosje duhet plotesuar. Perndryshe nuk do te kishim nje shtet te bashkuar per nje kohe te gjate. Shume shtete kane pasur brenda tyre nje grup separatist ne nje kohe te caktuar dhe e kane shtypur me dhune ose me politike. Nuk dua te them se jam kundra pavaresise se Tajvanit, por duhet ta dime qe jo ēdo kerkese per pavaresi duhet plotesuar. Eshte nje ekuiliber delikat qe duhet ruajtur. Mbase mire do te ishte qe Kosova, Palestina, Timori i Lindjes, Tajvani, Ēeēenia... te ishin te pavarur por ky nuk eshte realiteti dhe nuk e di nese eshte apo jo idealja.
    Pershendetje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 09-03-2005 mė 09:12
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #6
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    E c'hyn ketu vetvendosja? Ketu nuk kemi te bejme me dy popuj te ndryshem (Shqiptare Serbe) po me kineze!
    Eshte njelloj sikur 10-15 banoret e Sazanit ta quanin veten Sazanjote dhe te kerkonin vetvendosje!
    Ndryshon puna ne rastin e Tibetit, tibetianet po,..... te pakten nga pikpamja juridike kane te drejte te kerkojne nje gje te tille!
    Ato aroplanmbajteset Jankite ti fusin ..... se kohet e fundit Kina ka marre nje ngarkese te mire me "Sunburn", e specializuar ne menyre specifike ne gjuetine lundruese Janki!
    Rreziku me i madh per paqen eshte nderhyrja ne punet e brendeshme te shteteve te tjera apo dhenia e garancive qe ne cdo rast nuk mund te mbahen!
    Nese ju kujtohet keshtu kane plasur nja dy luftra boterore ketej......
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 09-03-2005 mė 17:17
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  7. #7
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Antares; ka te beje shume vetevendosja; te pakten si parim demokratik.
    Eshte vetevendosje edhe kur ju ikni nga shtepia e prinderve dhe vendosni te banoni me vete. Eshte vetevendosje edhe kur dy ose me shume persona, behen ne nje mendje dhe pajtohen te ndjekin nje ideal apo ndjenje.
    Ketu kemi te bejme me nje popull te tere prej mesč 24 miljonesh; te cilet jane dhe po aq te zhvilluar sa t'i ēojne marazin shume vendeve te kontinentit evropian.
    Tani; ju mos i mohoni katerciperisht te drejten per vetevendosje nje popullsie te tere, apo nje rajoni aq te madh, vetem e vetem sepse janikte e qelbur paskan dhene ndonje deklarate pro tyre. Nuk ka lidhje mendimi amerikan apo i diplomacise amerikane me ndjenjat qe ju shprehni ketu. Gjithsesi, ju keni mendimin tuaj; dhe po ashtu keni shume te drejte ta shprehni dhe mbroni ate.
    Thjesht une jam per vetevendosjen e kombeve; them KOMB, sepse kinezet ne Taiwan jane te shkuar; emigrante. Por, perseri, kjo nuk ka lidhje; Nese, shumica e popullsise Taiwaneze eshte PRO pavaresise nga Kina; pse te mos e fitoje? Madje, une mendoj qe ēdo njeri qe shpreson te shikoje respektimin e kartes se te drejtave dhe lirive te njeriut, duhet te beje ēfare ka ne dore dhe brenda mundesive qe te arrihet ky rezultat.
    Tjeter gje nese behet fjale per Taiwanin apo jo; kjo nuk duhet te ndryshoje konceptin e te drejtave themelore te njeriut.
    Une mendoj qe Taiwani ka te drejte te shprehet me ane te referendumit dhe te vendose vete per te ardhmen e vet. Nje Taiwan i pavarur nuk demton Kinen dhe nuk eshte rrezik per Kinen. Nese Kina sheh Taiwanin si Serbia Kosoven, qe "Kosova punon dhe Beogradi rron!", atehere kemi te bejme me nje qeveri parazite qe zhvat nje grup njerezish; popull te madh ne numer; Taiwanin.
    Nuk shoh pse Taiwani te mos jete i pavarur. Nese dyshohet se referendumi do te shprehe ndjenjat e shumices se vertete te popullit Taiwanez, atehere le te behet me te drejte riperseritjeje; pas nje fare kohe; kur mendojne disa se "shumica" mund te kthehet ne "pakice" dhe anasjelltas; psh; nese pas pavaresise, mendimi i gjere(shumices) i popullit taiwanez ndryshon per ribashkim me Kinen, atehere le te behet ashtu. Por, nuk mund te vazhdohet edhe keshtu perjetesisht. Megjithese eshte e drejta e tyre qe ne vendin e tyre te bejne ē'te duan.
    Prandaj, e drejta per vetevendosje i takon ēdo populli.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  8. #8
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Sipas kesaj llogjike eshte normale qe Korca, Shkodra, Vlora, Gjirokastra, Saranda te shpallin nga nje referendum dhe te kerkojne vetvendosje?
    Ti nuk e ke keq kur thua e drejte e popujve, dhe deri diku ke te drejte, po ketu kemi te bejme jo me dy popuj po me nje.....kinezet!

    Kur Komisioni Nderkombetar ecte neper kufijte e Shqiperise qe te caktonte kufijte, Greket benin manovra qe ato fshatra shqiptare ti paraqesnin si greke...... Pse?
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  9. #9
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Ngadale mor shpirt njehere!
    Nuk eshte e thene se nese u be referendumi ne Taiwan te fitoje pavaresia!
    Por; nese eshte kaq mundesi e larget,pse nuk behet referendum? Pse Kina eshte gati te mos njohe te drejten e popullit te Taiwanit per te vendosur per te ardhmen e vet?
    Ju dakord qe merrni shembull Korēen etj... por, nuk eshte aspak me vend kjo.
    Pse nuk merrni shembull Gjermanine, Austrine, Zvicren, Belgjiken, Hollanden, ēekine, Polonine, Italine, Francen dhe Liechtesteinin? Te gjithe keto shtete kane etni te pastra autoktone gjermanike, qe endč flasin gjermanisht. Pse atehere nuk bashkohen? Si i quani ju keto shtete, si rrethe te ndara arbitrarisht dhe padrejtesisht prej rrenjes meme gjermane?
    Me ngadale, shpirti...
    Nese Korēa, Saranda, Vlora, etj, do te ndiheshin te shfrytezuar dhe te shtypur prej nje Shqiperie dembele dhe te parendimentte, dhe te kerkonin te zhvillonin nje sistem te tyrin te pavarur qeverises, ndryshe nga sistemi shqipetar; atehere sigurisht qe kane te drejte te kerkojne ndarje.
    Por, keto entitete te trungut shqiptar, nuk mund te kerkojne kurre ndarje, perderisa psh, Korēen e dashuron gjithe pjesa tjeter e Shqiperise; po ashtu behet dhe me Gjirokastren, Shkodren, Kuksin, Elbasanin, Saranden, etj.
    Nuk mund te flasesh per shfrytezim te nje rajoni qe mund te quhej "miniere ari" ne Shqiperi, dhe pjesa tjeter e kombit te bente palle ne diell.
    Kina ka nje regjim komunist nga me te ndyret ne bote. Reforma kulturale ne Kine e udhehequr dhe ideuar prej ketij regjimi shkaktoi dhe endč po shkakton shume dhimbje.
    Duhet ta dini mire se Kina nuk perbehet vetem nga manēuret dhe hanet; ka me qindra etni te tjera qe bejne pjese ne RPK. Te gjitha jane shtypur me barbari prej sistemit komunist; aq sa nese do te vazhdonte te ishte Maoja ne pushtet, me te vertete do te flisnim per zhdukje totale kulturash, traditash, zakonesh dhe gjuhesh.
    Edhe bashkimi i Kosoves me Shqiperine nuk eshte se do te quhej nje urgjence e domosdoshme... Por, moralisht, ne do te bashkohemi, sepse e duam njeri tjetrin, dhe ne, nuk e quajme veten si dy kombe qe dashurohemi, por, si nje popull qe na kane ndare me force dhe dhune te papare. Prandaj ne e konsiderojme Kosoven jetike per egzistencen e teresise kombetare shqiptare, po ashtu siē e konsideron Kosova Shqiperine. Kur te bashkohet Kosova me Shqiperine, nuk do te kemi nje Shqiperi te dhunshme qe do te shfrytezoje Kosoven, e as nje Kosove dembele qe do te shfrytezoje dhe perule Shqiperine. Por, kjo gje nuk ndodh ne Kine dhe Taiwan. Prandaj, nuk eshte me vend qe te behen paralelizma te tille.
    Per mua, nese Taiwani do te ndahet prej Kines, dhe nese Kina e konsideron Taiwanin si te banuar me qenie njerezore, qe nder te tjera i kalojne 24 miljonet; atehere, e pakta qe mund te beje Kina, eshte qe te pershendese referendumin dhe t'i jape uraten. Nese Kina e konsideron Taiwanin si pjese te veten, te pandare, atehere, le te lejoje referendumin, dhe do te shihet qarte nese besimi Kinez do te ishte i bazuar, apo thjesht nje trill kolonialist i tipit stalinisto-cedunist.
    Prandaj, dhe ju, permbajuni llogjikes; se ka zogj qe mund te rrojne ne kafaz, por ka dhe zogj qe vdesin po t'i fusesh ne kafaz... Roberia nuk eshte njesoj per te gjithe...
    Shpresoj qe te jemi kuptuar sadopak...
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  10. #10
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Luan Hajdaraga ne takimin me ambasadorin Kinez Tian Changchun tha se Shqiperia mbeshtet unitetin tokesor te Kines. Perveē Shqiperise,edhe Franca, Siria, Kenia, Zambia, Mali, Nepali, Etiopia, Kuba, Venezuela dhe Dominika jane prononcuar ne favor te ligjit te ri qe Parlamenti Kinez aprovoi para disa ditesh.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  2. Intervista e deputetit tė pavarur Daut Rexhepi –LEKA
    Nga Faik nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-03-2009, 20:10
  3. Presidenti Sejdiu nė Vjenė: "Kosova e pavarur, faktor stabiliteti"
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-07-2006, 17:10
  4. Kosova, e pavarur, por jo sovrane!
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-04-2006, 05:52
  5. Teokareviq: Kosova e pavarur nėse bėhet Mali i Zi shtet i pavarur
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2005, 10:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •