Ngulur syte te birra ime Jeremy po ma hiqte trunin duke mu ankuar per te dashuren,jo s'me le te qete eshte posesive dhe bla,bla dhe bla.Une e kisha mendjen vend tjeter nuk e di po se si mu kujtua Kalaja e Dodes ne ato momente dhe mendoja si s'kom qene asnjehere.Jeremy akoma bla bla bla.S'po fillonte karaoke.Njoni na qeras me dy birra.Na qeshi fytyra menjehere.U ngrita dhe thashe po iki te kercej me Charley.U ktheva shume i qeshur,i frymezuar dhe fillova une te flase.Sec me hypi nje inot dhe fillova te shaja te gjithe sllavet,greket,italionet dhe francezet.Jeremy u nxi ne fytyre dhe ai nga inoti aq keq sa pata frike se mos i binte atij serbit qe kemi te puna.E qetesova pak dhe i thashe ik futi nje te kercyme me Charley dhe ti.Qeshi direkt.Me sa shpejtesi iku dhe pse i shava Francen nuk i beri pershtypje fare.Muzika filloi.Per ters emri im ishte i pari per te kenduar,te gjithe po shifnin nga une se ca do kendoja.Paranoid-Black Sabbath,cfare tjeter?Kur mbarova klithmat dhe pergezimet s'kishin fund,hajt mo thash se do me ndihmoje te njof ndonje te "panjohur".Kur Ema vjen e ulet ne tavolin.Sa e mire eshte.Ndjehem aq me fat qe e njof.Per 6-jave do iki ne Manchester te punoj thote,tani e gjeti te ma thoshte ma prishi humorin fare.Vajta kerceva me Charley.Jeremy u be tape.Ai tipi prape ne solli dy birra.Kesaj rradhe e pame me habi.Zoti ja shtofte inotin ca me i thone.Shof nje goce qe po shifte drejt meje dhe po me qesh.I qesh dhe une kur ajo behet serioze.Dreq.Kthej koken e kishte me njonin mbrapa meje.S'po me ecte fare.Shof rrotull asnje nga ato qe une doja te ishin aty.Gjysmen se njof,gjysmen e gjysmes qe njof s'me pelqen,gjysmen e gjysmes qe me pelqen s'me pelqejne mua.Syte e mi jane fokusuar tek Ema.Nja dy tipa e kan rrethuar se ca i flasin,vej bast duan t'ja fusin me grusht njoni-tjetrit.Jeremy iku.Shyqyr.Iki kercej me Charley prape.S'po ja terheq dot vemendjen Emes.Po i fus nje kenge tjeter.Ngrihem dhe kendoj "Baby one more time".Skandal.Me keq se e kendova s'behet.Une doja te beja versionin e Mike Patton(Faith no more) po s'doli gje.Ema po qesh.Te pakten ja terhoqa vemendjen.Vjen drejt meje dhe thote se e kendova bukur.Ta besoj? pas disa pijeve dhe nje bisedimi qe nuk po shkonte atje ku doja une ajo iku te kapte trenin e fundit per ne shtepi se s'donte qe burri i vet te vinte ta merrte me makine.Une i futa nje te kercyme te fundit per shume kohe me Charley dhe vrapova per te stacioni im jo i Emes.
Krijoni Kontakt