Largimi i trupave siriane nga Libani eshte nje arritje historike qe deshmon edhe njehere se nderhyrja e SHBA ne Irak dhe procesi demokratik qe u vu levizje atje, po i jep frutet e veta dalengadale ne gjithe rajonin e Lindjes se Mesme.
Problemi i terheqjes se trupave siriane nga Libani eshte problemi me i vogel qe has Libani. Problemi me i veshtire qe do te hasi Libani ne ditet qe do te vene e ka emrin Hezbullah, nje organizate politike dhe ushtarake qe Departamenti i Shtetit amerikan e etiketon si terroriste. Hezbullah ka nje histori te hidhur 20 vjecare me SHBA, pasi ata i kane lyer duart me gjakun e 400 marinsave amerikane qe u hodhen ne ere me nje bombe ne vitet 1980, kur SHBA dergoi trupa per te ndalur luften civile ne vend. Presioni tashme do te bier mbi Hezbullah qe te carmatoset dhe ti kthehet procesit politik dhe zgjedhjeve demokratike qe do te mbahen ne maj. Shanset qe Hezbullah te carmatosen jane te vogla, pasi Siria nuk eshte i vetmi shtet qe e mbeshtet ate. Edhe Irani e ndihmon me arme, para dhe njerez.
Kjo eshte nje tjeter krize qe kerkon zgjidhje nga Washingtoni. Shpresat jane qe Hezbullah te carmatoset me deshire dhe te kerkoje pushtetin politik nepermjet zgjedhjeve, por nese Hezbullah u reziston kerkesave per carmatim, kjo organizate do te perbeje nje kercenim direkt per stabilitetin e Libanit, Izraelit e mbare rajonint.
Ngelet per te pare qendrimi i SHBA, ashtu sic ngelet per te pare edhe qendrimi i Damaskut tani qe nuk eshte i implikuar direkt ne Liban. A do ta perdori Siria presionin e saj mbi Hezbullah per ta carmatosur ate, apo si proxy per te destabilizuar politikisht Libanin.
Albo
Krijoni Kontakt