Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812

    Celuliti! Si eliminohet?!

    Celuliti konsiderohet patologji dhe eshte nje nga problemet me shqetesuese tek femrat. Ne rastet me celulit themi qe sasia e yndyres eshte mbi limitin standart te normales d.m.th. mbi 22% te peshes trupore. Celuliti ka volum sepse ne fazen e zhvillimit te tij kemi zmadhim te qelizes dhjamore dhe si pasoje deformim te pjeseve te ndryshme te trupit. Ai eshte i dukshem ne pozicion vertikal dhe ka efekt pamor te ngjashem me lekuren e portokallit. Kjo zone eshte e mbingarkuar me uje dhe yndyre dhe keshtu deformon enet e gjakut e pengon qarkullimin normal te tij. Nese nuk marrim masa celuliti do te akumulohet ne vazhdimesi. Per ta luftuar ose parandaluar ate duhet nje aktivitet fizik i panderprere. Ne rastet ekstreme duhen bllokuar burimet e yndyrnave, te sheqerit dhe te brumrave. Duhet konsumuar nje sasi e madhe uji deri ne 3 kg ne dite sepse oksigjeni qe permban uji e eliminon celulitin ne nje mase te konsiderueshme. Ne trajtimet estetike, eshte mjaft efikase baltoterapia me produkte organike si: alga deti, kerpudha te konservuara ne parafine. Ky trajtim ndihmon rrezimin e celulitit dhe rezultatet jane te kenaqshme. Ky trajtim shoqerohet me tonifikimin e muskulatures, Detyrimisht duhet t`i nenshtrohesh aparateve me elektroda sic jane: Top Slimmer, Ultratonic etj. Kjo eshte gjimnastike pasive ose dobesim ne menyre dembele. Keto trajtime jane te kushtueshme por te rehatshme. Ndryshe mund te ushtroheni ne natyre ose palester por gjithmone mos harroni ujin qe eshte element i rendesishem. Me vullnet cdo gje arrihet. Pas ketyre trajtimeve do te keni nje trup perfekt. Humbja ne peshe te jep sadisfaksion dhe ndihesh me energjik dhe me i shendetshem.

  2. #2
    Virtualisht prane jush Maska e AlbanianQT
    Anėtarėsuar
    16-07-2002
    Vendndodhja
    $$town
    Postime
    99
    Eat healthy foods, and exercise. Thats It!!
    Our greatest glory, is not in never failing but in rising in each time we fall!

  3. #3
    Fragile Maska e Alesia
    Anėtarėsuar
    17-07-2002
    Vendndodhja
    Nder njerez
    Postime
    79
    Mina te lutem nqs ke informacion me te detajuar p.sh cfare ushqimi te perdorim, cfare ushtrimesh te bejme sepse une tani jam ne fazen fillestare te krijimit te celulitit.
    Duke qene se e ke hapur kete teme per rendesine qe ka problemi lutemi vazhdoje me informacione te metejshme.
    Te mesosh dicka eshte gje e mrekullueshme, sepse sa here qe meson dicka,SHNDERROHESH NE DICKA TE RE.
    Leo BUSCAGLIA

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-09-2002
    Postime
    126
    *
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lulja_e_dimrit : 06-11-2002 mė 17:26

  5. #5
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Amiet! Meqenese ne trupin tend konstatohet prania e celulitit duhet patjeter te marresh masa! Ne kete faze (fillestare) eshte me e lehte dhe te duhet me pak kohe dhe pune per ta eliminuar. Me vjen mire qe alarmohesh dhe nuk neglizhon karshi ketij fakti sepse nese e le pas dore te duhet shume kohe per ta rrezuar. Ne faze te avancuar ne e emertojme "celulit me themel". Je ende ne kohe per te bere dicka per veten! Se pari duhet medoemos te eliminosh ushqimet e skuqura dhe pikante. Nese ke mundesi ushqimet t`i gatuash ne avull dhe te eliminosh yndyrnat dhe kriprat. Edhe sheqeri duhet eliminuar. Megjithse e kam thene edhe me lart me duhet ta perforcoj qe uji te ndihmon shume per te rrezuar celulitin. Dikush thote qe uji te shendosh! Nuk eshte aspak e vertete sepse nuk permban kalori dhe sic merret nga organizmi ashtu shkarkohet por merr perpara toksinat dhe yndyrnat e organizmit te patretura dhe te akumuluara. Nga eksperienca ime kam vertetuar qe klientet qe jane rigoroze ne kete drejtim, kane humbje te pelqyeshme ne permasa. Nuk duhet te konsumosh fruta ne sasi, vetem nga tre cdo dite. Nese vendos te trajtohesh ne estetike, me tej merr keshilla nga estetistja. Nese deshiron dhe ke vullnet te merresh me fiskulture, te keshilloj qe perpara palestres ose vrapit, te marresh nje luge mjalte dhe nje vitamine B komplex qe sherbejne si karburant per te djegur energjite. Nese mendon qe mund te mbash diete, duhet patjeter te ushtrohesh fizikisht sepse celuliti ka volum dhe jo peshe, dhe mund te kesh probleme me lekuren dhe muskulaturen ne vendet ku gjendej celuliti me pare.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Marre nga SPEKTRI

    Celuliti. Si konceptohet, ēfar ėshtė, si eliminohet?




    Si konceptohet:
    Alba, studente: Celuliti ėshtė efekti "lekurė portokalli", ėshtė masė dhjamore e mpiksur qė duhet tretur. Humbet me fitness, me trajtime estetike dhe masazh. Shkaktohet nga konsumi i yndyrnave te tepėrta, jetėndėnja dhe gjėndja pasive e trupit. Mendoj se celuliti prek ēdo organizėm edhe personat me peshė normale. Femrat janė mė tė ndjeshme ndaj kėtij fenomeni.

    Sheila, sociologe: Celuliti ėshtė dukuri joestetike e lėkurės nė zonat me mė pak aktivitet. Shkaktohet nga mbushja e qelizave me ujė dhe dhjami i tepėrt dhe nuk ndikojnė nė peshėn trupore. Shkaku: Teprimi me sheqerna dhe yndyrna nė ushqim. Moskonsumimi i mjaftueshėm i ujit. Mungesa e aktivitetit fizik, regjimit dhe mosqarkullimi i mirė.

    Diana, strudente: Celuliti ėshtė pėrqėndrimi i yndyrnave qė bėjnė efektin lekurė portokalli. Shkaku; ushqimet e pėrpunuara me pigmente artificiale, mosha, jeta pasive. Celuliti reduktohet me sport dhe trajtim estetik. Personalisht kam celulit dhe ushtroj aktivitet fizik, por nuk pėrzgjedh ushqimin. Pėlqej tė gjitha ato qė mė shkaktojnė celulit; pijet me gaz, ēokollatat etj.

    Ēfar ėshtė
    Celuliti ėshtė njė lloj indi dhjamor nė shtresėn e nėnlėkurės qė pėrmban tufa indi lidhor. Ky ind lidhor, qė varion nė trashėsi dhe ėshtė i ndėrthurur me qelizat dhjamore, mbahet nė atė pozicion nga njė rrjet fibrash qė e mbron trupin tonė duke rrethuar muskujt dhe organet. Ai ėshtė i rrethuar nga njė lėng qė perveēse e ushqen, pėrbėn dhe njė sistem efektiv pėr eliminimin e mbeturinave. Kur gjithshka funksionon siē duhet, mbeturinat largohen jashtė trupit nga ky sistem, gjė qė rezulton nė kurba tė lėmuara tė trupit; kur yndyrnat, lėngjet dhe toksinat mbeten thellė nė lėkurė (poshtė shtresės epidurale), indi lidhor trashet dhe forcohet duke dhėnė njė efekt fryrės. Me kalimin e moshės, shtresat e lėkurės hollohen, ēka rezulton nė shfaqjen e pamjes sė valėzuar tė celulitit. Ndryshimi i celulitit me dhjamin ėshtė se celuliti, nė dallim nga dhjamosja, ndodhet vetėm nė disa pjesė tė caktuara te trupit; kofshėt, tė ndėnjurat, barku dhe gjoksi. Celuliti ka tė bėjė detyrimisht me peshėn. Megjithėse formimi i celulitit varet nga dieta dhe stili i jetesės, pjesa mė e madhe e tij ėshtė e formuar nga toksina dhe yndyrna tė formuara nė trup, qė mund tė prekin gra tė ēfardolloj pėrmase, peshe dhe strukture trupore.

    Tipet e celulitit:
    Celuliti i fortė ose solid, zakonisht gjėndet nė gratė aktive si: balerinat, atletet etj. Ky lloj celuliti ėshtė i vėshtirė tė eliminohet sepse nuk drenohet kollaj nga trupi. Nga ana tjetėr nė disa raste ėshtė i vėshtirė dhe tė diktohet sepse ngjitet direkt me muskulin.
    Celuliti i shkrifėt, nuk ėshtė aq i pėrqėndruar dhe ėshtė mė i dukshėm se celuliti solid. Zakonisht gjėndet nė zona tė mėdha, ėshtė i lėvizshėm dhe mund tė shkaktojė atoni muskulore (rėnie e tonusit). Edhe pse mė i dukshėm, celuliti i shkrifėt mund tė eliminohet mė lehtėsisht.

    Kush preket nga celuliti dhe pse
    Zakonisht janė gratė ato qė preken mė shume nga celuliti. Ai fillon tė shfaqet tek vajzat rreth moshės 14 vjeē dhe rritet si rezultat I hollimit dhe rishpėrndarjes sė shtresės sė lekurės me kalimin e moshės. Celuliti zakonisht formohet tek gratė pas lindjes dhe nė ato qė marrin kontraceptivė oralė sepse sistemi i eliminimit nuk mund tė pėrballojė fluksin tepėr tė madh tė estrogjeneve ne trup. Ai mund tė zhvillohet edhe pas traumave aksidentale qė dėmtojnė sistemin e qarkullimit tė gjakut ose nė ato qė bėjnė jetė sedentare (pasive). Shumė rrallė celuliti mund tė formohet edhe tek meshkujt, kjo sepse rrjeti i tyre i qelizave yndyrore ėshtė nė thellėsi tė lėkurės.

    Faktorėt qė kontribuojnė nė formimin e celulitit janė:
    1. Trashėgimia.
    2. Marrja e pamjaftueshme e ujit. Uji ndihmon nė sistemin e eliminimit tė mbeturinave duke nxjerrė jashtė toksinat nga trupi. Kėshillohet mundėsisht tė merren 7 gota ujė nė ditė. Konsumi i 3 litrave ujė nė ditė ėshtė optimale.
    3. Dieta. Zakonet e dėmshme tė ngrėnies (alkooli, kafeina, ushqimet pikante) ndihmojnė nė formimin e celulitit sepse toksinat qė ato prodhojnė, mbeten nė indin dhjamor.
    4. Pirja e duhanit. Nuk ėshtė e dėmshme vetėm pėr lėkurėn dhe mushkėritė por gjithashtu ngushton kapilarėt e gjakut dhe dėmton indin lidhor duke shkaktuar fryrjen karakteristike tė celulitit.
    5. Tensioni dhe stresi. Bėjnė qė muskujt dhe indi lidhor qė i mbulon ato, tė trashen. Nga ana tjetėr tensioni bllokon qelizat, duke dėmtuar eliminimin e mbeturinave dhe pastrimin e trupit.
    6. Marrja e mjekimit. Mund tė dėmtojė proceset natyrale tė organizmit tė njeriut. Barnat pėr dobėsim, sedativėt dhe diuretikėt, mund tė ēojnė tė gjitha nė krijimin e celulitit, kontraceptivėt orale, qė rrisin nivelin e estrogjeneve nė gjak, shkaktojnė zmadhimin e qelizave yndyrore qė ēon nė mbajtjen e ujit nė organizėm. Mbajtja e ujit nė organizėm pengon trupin tė eliminojė toksinat dhe krijon celulitin.
    7. Mungesa e ushqimeve dhe stili sedentar i jetesės. Ushtrimet ndihmojnė tonifikimin muskulor, qarkullimin e gjakut dhe mirėqenien e pėrgjithshme, duke shkaktuar copėzimin e indit tė bllokuar dhe pastrimin e trupit.

    Eliminimi: Mos prisni mrekullira kur bėhet fjalė pėr celulit. Por nga kombinimi i ushqyerjes dhe aktivitetit fizik tė duhur, me eliminimin e stresit dhe trajtimet estetike, mund tė rezultojnė nė zbutje tė lėkurės. Rritja e qarkullimit tė gjakut pėrmes masazhit padyshim qė ndihmon nė eliminimin e celulitit. Ēelėsi nė parandalimin dhe luftimin e celulitit ėshtė pastrimi i trupit i kombinuar me aktivitet fizik, dietė tė shėndetshme, reduktim tė tensionit dhe pėrmirėsim tė qarkullimit tė gjakut.

    Trajtimi anticelulit: Nuk mund t'i nėshtrohesh kėsaj terapie nė rastet kur vuan nga;
    1. Zemra
    2. Organet e frymėmarrjes
    3. Diabeti
    4. Variēet
    5. Mėlēi kronike
    6. Epilepsi
    7. Puēra masive
    8. Lėkura ėshtė e dėmtuar
    9. Shtatzania
    10. Gjatė ciklit menstrual
    11. Ka plagė te pa shėruara plotėsisht nė lėkurė
    12. Menjėherė pas ndėrhyrjeve kirurgjikale etj
    Pėr tė patur rezultatin e dėshiruar, duhet tė kemi parasysh rregullin e hekurt te bashkėpunimit me specialistin (estetisten). Ky trajtim ėshtė i thjeshtė, i pranueshėm dhe relaksues. Humbja e peshės bėhet gradualisht, pa shkaktuar eksese. Ėshtė e rėndėsishme qė tė konceptojmė faktin qė kemi tė bėjmė me bilanc energjitik dhe gjatė terapisė nuk duhet te shkelim limitet e kalorive te marra. Duhet hequr dorė nga konsumi i ushqimeve tė trajtuara nė vaj tė nxehtė pasi kėto produkte shkaktojnė vėshtirėsi nė tretje. Mėnyra mė e drejtė ėshtė tė ushqehemi me produkte tė trajtuara nė avull ose me zierje pasi janė plotėsisht tė asimilueshme dhe aspak tė dėmshme pėr organizmin. Gjatė kursit tė humbjes sė peshės, kėrkohet ekuilibėr nė marrjen e ushqimit, pėrtypje e mirė, konsum i 3 litrave ujė nė ditė. Lėnia e njė vakti pa marrė ėshtė e dėmshme. Organizmi ka nevojė pėr ushqim, zaharinė, proteina, yndyrna etj. Pėr tė humbur 1 kg peshė trupore duhen harxhuar 7000 kalori energji. Nė bazė tė kėsaj shifre mund tė llogaritet thjeshtė. Ky ėshtė thelbi i bashkėpunimit tė specialistit me pacientin.

    Si proēedohet
    Pėrcaktohet zona problematike qė shfaqet nė trajtėn e edemės. Nė kėtė zonė ushtrohet masazh anticelulit me produktin specifik (kremfoliant). Ky krem, nė sajė tė strukturės sė tij me kokrriza, ndihmon nė aktivizimin e ujrave dhe toksinave tė mbetura, te cilat eliminohen dhe dalin jashtė pėrmes djersės ose rrugėve tė jashtėqitjes. Mė pas lėkura trajtohet me njė serum i cili favorizon djersitjen. Kjo zonė e trajtuar lyhet me baltė, qė ka nė pėrbėrje alga deti dhe parafinė. Ėshtė e domosdoshme tė fashohet kjo pjesė disa herė me pelikola (material i hollė plastik), nė mėnyrė qė tė realizohet mė sė miri efekti sauna. Mbėshtillet klientja pėrsėri me ēarēaf plastik dhe mbyllet dysheku pėr 20-25 minuta. Nė pėrfundim tė kėtij proēesi, largohet balta nga lėkura dhe pėrgatitet klientja pėr proēesin tjetėr; tonifikimin e muskulaturės. Pėrpara kėtij proēesi, vendoset edhe njė produkt tjetėr nė trajtė kremi, lipoaminocel ose lipoaminodren, varet nga pėrmasat e celulitit. Sipas njė skeme tė veēantė, vendosen elektrodat qė kanė efektin e gjimnastikės pasive. Intensiteti i elektrodave lėshohet deri nė limitin e dėshiruar nga klientja. Njė seancė zgjat pothuajse 1 orė pa llogaritur qėndrimin nė dyshek. Trajtimi duhet tė kalojė pėrmes relaksit. Seancat bėhen me njė ditė pushim ndėrmjet, jo suksesive. Nė ēdo seancė klientja pėson humbje peshe. Kjo humbje ėshtė variabėl, asnjėherė nuk mund tė paracaktohet sepse ēdo organizėm reagon me mėnyrėn e vet. Kjo terapi ėshtė e studiuar dhe nuk shkakton efekte anėsore nė rast se i pėrmbahesh proēedurės. Terapia mund tė vazhdojė nga njė deri nė tre muaj sipas rendit qė pėrmėnda sipėr. Suksesi ėshtė i sigurtė nėse klientja zbaton me pėrpikmėri kėshillat. Haset vėshtirėsi nė konceptin e konsumit tė ujit. Duhet edukuar klientja me kėtė koncept. Nėse ajo ka tė qartė si funksionon sasia e madhe e ujit nė organizėm, proēesi shkon drejt rezultatit tė dėshiruar. Ky element ėshtė i rėndėsishėm sepse prania e konsiderueshme e ujit nė organizėm prish disa lidhje ndėrqelizore, qė pengojnė shkėmbimin e lėndėve dhe funksionin normal tė metabolizmit. Nga eksperienca, klientet qė i pėrmbahen kėtij rregulli kanė rezultat tė padiskutueshėm.
    Edhe me mėnyra tė tjera mund tė realizohet humbja e celulitit. Sauna e kombinuar me elektroda dhe masazh, por me efikase mbetet baltoterapia. Dieta e pėrdorur gjatė trajtimit ėshtė e domosdoshme. Nė rast se neglizhohet ky fakt, koha e trajtimit do tė zgjasė. Dietat me kalori tė pėrcaktuara nė ēdo asortiment na ndihmojnė pėr tė llogaritur vetė kaloritė. Nėse klientja kėrkon humbje tė pėrshpejtuar, sasia e kalorive qė duhet te marrė ėshtė deri nė 1200 kalori nė ditė, nėse kėrkon humbje mė tė ngadaltė sasia e ushqimit tė marrė nuk duhet tė kapėrcejė limitin e 1400 kalorive.

  7. #7
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Let the Reese cups go
    Stay out of the Haagen Das line
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  8. #8
    Kujdes me lengjet me gaz, dhe nga cigarja
    Keep it REAL!!!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    37
    Eshte interesant qe kurr nuk kam pas celulit,kurr nuk i kam pas me shume se 54 kg,jam 31 vjeqare kam pas nje shtatzani gjat te ciles kam arrit ne 70 kg dhe vetyem 3 muaj mbas lindjes prap jam ne peshen e me parshme.keshtu qe nuk di asgje per celulitin vetem e di se do te doja te jam pak me e plot,sepse nuk po me rrin bukur asgje se shume e dobet e e gjate.
    Pershendetje dhe mos u merzitni shume per celulitin.
    Unė dua mė shumė se
    Sa mundem e e di qė
    Mundem mė shumė se qė dua.

  10. #10
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913

    Celuliti dhe Dieta

    Po afron pranvera dhe pasojat e dimrit do behen gjithnje dhe me te dukshme ne trupin e femrave per shkak se ne dimer dieta eshte me e pakontrolluar dhe me e pasur me yndyrera.Si rrjedhim,kushdo qe ka probleme celuliti duhet ta luftoje ate sa eshte ne kohe per te hequr kete problem te trupit qe sa nga ana estetike ashtu edhe nga ajo shendetesore eshte i bezdisshem.

    Sa me shpejt te vihet re shfaqja e celulitit aq me mire dhe aq me kollaj arrihen rezultate nga terapia,por kjo nuk eshte shume e thjeshte pasi ndryshimet e para nuk jane te dukshme me sy,duhen pajisje te veēanta.
    Duhet dalluar pjesa dhjamore normale,dhe fiziologjike,me grumbullime patologjike qe ēojne ne celulit.kjo sepse ne dhjami i zakonshem eshte brenda qelizave specifike,kurse ai patologjik perfshin hapesirat midis qelizave dhe afer eneve te gjakut duke i ngushtuar ato,sda me shume shtohet,dhe rrjedhimisht pjesa e interesuar eshte gjithnje dhe me e ftohte,per shkak te mungeses se gjakut ne sasi normale.Keto jane hollesi sidoqofte qe dallohen nga mjeket dhe shkalla e celulitit percaktohet me ane te vizites mjekesore.

    sidoqofte parandalimi fillon ne tavoline nje diete e ekuilibruar dhe e pershtatshme ben qe , fryrjet dhe celuliti,te shkaktuara nga pengese e qarkullimit venal te mund te parandalohen ose kurohen.
    kapslleku dhe mbajtja e lengjeve tregojne qe ka mungese aktiviteti fizik te shoqeruar me regjim ushqimor te keq,
    Eshte thelbesore te kihet nje Edukate Ushqimore , dmth te dihet ēfare duhet ngrene dhe ne ē'sasi dhe cilesi.
    *Ka rendesi te veēante,konsumimi i ujit gjate ditesnje liter e gjysem ne dite uje eshte sasia minimale ,por jo afer ngrenies pasi ndikon keq ne tretjen e ushqimeve ne stomak.gjithashtu duhet te vihet re me kujdes etiketa e ujit,pasi permbajtje e larte e Na+ nuk eshte e leshillueshme.
    Jane te keshillueshme ujerat me permbajtje te pakte elementesh Oligominerale,sepse favorizojne pastrimin e kanaleve urinare dhe biliare.

    kripa eshte armiku nr nje i nje diete anticelulit sepse ka Na+ dhe ky ndikon ne mbajtjen e ujerave ne brendesi te qelizave duke mos lejuar shkembimin e lengjeve ne menyre te rregullte.Prandaj per te evituar mbiperqendrim te Na+
    duhet qe te kufizohet perdorimi brenda nevojave te perditshme te trupit (qe jane te perfshira ne 1,5 deri ne 8,8gr ne dite).Duhet gjithashtu pasur parasysh se kripe s'eshte vetem ajo qe hidhet nga ne po eshte prezente dhe ne salce,konserva etj etj.Humbja e shijes nga kripa mund te kompensohet me specie te tjera.

    Nje menyre (per ata qe kane problem te heqin dore nga shija e te ngrenit) per te evituar kete eshte te ndiqen disa keshilla:
    *te mos hidhet kripa direkt ne pjate po vetem gjate gatimit.
    *te evitohen konservat
    *te preferohet gatimi me avull ose sgare
    *te konsumohen fruta me vit C dhe substanca antioksiduese
    *Te lexohet me vemendje etiketa e ushqimeve dhe te evitohen ato qe shkruajne permbajtjen e kripes si element paresor qofte dhe ne menyra te tjera si psh:Na+,klorur natriumi,fosfat monosodic,bikarbonat natriumi,glutamat natriumi.
    *te evitohet perdorimi i ushqimeve shume te kripura: sallame,djathera,te skuqura,kutira,pije te sheqerizuara,lengje frutash me shurup,pije alkoolike,ēokollata,kafe,ēaj i forte.
    *konsumim i shumte i ujit te pagazuar , menyre qe te eliminohet me ane te urines elementet qe organizmi grumbullon.

    Duhet pasur kujdes te mos ekzagjerohet me kafe (jo me shume se 2-3 ne dite) me sasine e ēokollates dhe pijeve alkoolike te cilat lodhin melēine dhe e pengojne te eliminoje substancat e teperta dhe te kryeje fuknsionet e veta.


    i rendesishem dhe i keshillushem eshte perdorimi i ushqimeve te fresketa,me permbajtje vit C,kripera minerale dhe permbajtje te larte fibrash(te cilat ndihmojne kapsllekun dhe tretjen),te pasura me vit te tjera vit E dhe Kalium


    Frutat dhe perimet (kiwi,agjinare,asparage,karota,portokalle,kumbulla ,pjeshke,kajsi etj) duhen konsumuar ne sasi te medha pasi permbajne Kalium i cili kundershton efektin e na+ ne organizem qofte si lengje,apo te centrifuguara,bizelet,patatet,thjerrezat qepa(sidomos e gjalle) ndihmojne shume ne eliminimin e substancave te teperta dhe shkembimin e lengjeve.Gjithashtu permbajtja e tyre ne fibra ndihmon ne eliminimin e skorjeve te teperta dhe ne pastrimin e aparatin tretes,duke penguar thithjen e sheqernave dhe yndyrave,pa ndikuar ne thithjen e proteinave dhe oligoelementeve.(hekur,zink,magnez,kalcium etj)

    Figura e meposhtme.qe une s'e di si quhet shqip,permban substanca qe ndihmojne ne mbrojtjen e eneve te gjakut.
    Te gjitha frutat e ujshme si bostan,pjeper,luleshtrydhe kane efekt diuretik,dhe akoma me teper ato qe permbajne shume kalium si qershite,ananas,ribes,kajsite.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •