undefined MREKULLIA E FUNDIT E NIKOLA SAVINOS

Nikola Savino, i mbedhur brenda shtratit te tij, degjonte shiun qe derdhej pa pushim perjashta dhe renkonte. E ndjente qe ishte dita e fundit e jetes. Ai, nje plak qe s’kishte me fuqi t’i bente balle semundjes qe e mundonte prej kohesh, e ja ku ishte, i harruar nga bota- brenda vetmise se tij.
-Sa keq qe nuk kam nje njeri te me shtrengoje doren deri ne fund,-renkoi, e iu be sikur e gjithe jeta e tij kishte shkuar dem. Nuk kishte arritur te krijonte nje familje, te afermit e tij kishin vdekur ose nuk i flisnin me goje, asnje nga banoret e lagjies nuk shkembente nje fjale me te dhe qe kur kishte marre vesh semundjen, zgjodhi te mos nxirrte kembet jashte portes se shtepise.
-Jeta ime nuk me takon me mua,-tha Nikola, sikur te hiqte prej vetes dicka te tepert, qe i prishte pune, u ndje me i lehtesuar, e pergjoi shiun qe binte jashte. Kokrra bresheri trokisnin xhamat e dritares, atij i erdhi cudi qe dikush kerkonte me kembengulje te futej brenda asaj dhome e ta merrte me vete, pastaj ndjeu ftohte dhe frike.
-Kohe e mallkuar,-klithi me ze te larte, gjithe bota po permbysej afer asaj shtepie dhe kjo e bente Nikolen te ndihej me i vetmuar dhe i pafuqishem se ndonjehere. Priti nje kohe te gjate fundin e tij, e zuri gjumi dhe si ne enderr kerkonte te mbulohej me teper qe t’i pushonin te dridhurat. Kur i hapi syte prape, pa qe po erresohej.
-Njeriu i erret do futet nga dritarja dhe do te me marre me vete,-qeshi me hidherim, duke iu ndjere i pafat qe nuk i kishte erdhur nje goditje fatale ne gjume, qe mos kuptonte asgje. U kujtua per ata qe kishin ikur pa e marre vesh nga bota dhe i erdhi inat, pastaj kur ndjeu te afroheshin hijet e botes e nata te shtrohej dalengadale mbi gjithe qytetin, klithi me terbim:
-Dite e zeze, me shiun qe s’dashka te pushoje ndonjehere!
Pa levizur prej shtratit, zgjati doren ne raftin e ilaceve, nxorri dy hapje te kuqe dhe i pa me vemendje. Ishte e kote, Nikola e dinte qe kesaj dite nuk i shpetonte dot, ndaj i flakeriu hapjet pertoke per te pritur. Gjate asaj kohe, ndjeu nje merzi te madhe, sa mire sikur te kishte patur dike qe te shkembente dy fjale, por tani qe vone... Nisi te numeronte deri ne mberritjen e vdekjes, shiu qe binte jashte ia ngaterronte numrat, nje here e nxeu keqas dhe Nikola mendoi qe ishte me mire te pushonte ate loje e vetem te priste. Te priste. Te priste…
-Te pres? S’kam c’te bej tjeter!
Dhe beri te kunderten , duke u zbuluar prej kuvertes qe kishte persiper, zbriti te dyja kembet pertoke dhe u cua drejt. Ndjeu marramendje, levizi pak qafen dhe u zvarrit ne komodinen e dhomes tjeter. Shume shpejt u kthye me nje copez leter dhe nje stilolaps ne dore.
-Shtrihu Nikola,-i foli vetes,-plak i keq me nje jete qe s’ta ka zili askush! Shtrihu! Shkruaj si do te deshiroje te ishte jeta jote. Shkruaj dhe firmos ne fund. Bej testament nje jete tjeter, qe s’te eshte realizuar ndonjehere, shkruaj per gjera qe s’te kane ndodhur kurre, e kur te tjeret ta lexojne, te gjithe ata qe s’te njohin, do te te kene zili, e do te te mallkojne pertej varrit! Shkrihu dhe shkruaj i dashur, tamam ashtu!
Plaku qeshi me djallezi, iu bind vetes dhe e futi bishtin e stilolapsit ne goje, duke marre nje pamje serioze, per tu menduar mbare e prare gjate gjithe asaj pritjeje. Vizatoi nje Diell te madh siper fletes, e shkruajti:
-Sot ishte dita me e ngrohte e vitit. Gjithe kohes u mora me sistemimin e gjerave, i mbylla teshat e dimrit me celes ne papafingo dhe e pastrova shtepine. Duhet te me beje vizite im bir, Antonio, bashke me djalin dhe nusen e vet!
E la stilolapsin dhe buzeqeshi. Iu duk e gjitha nje prapesi idiote, e megjithate e theksoi me ze te larte emrin “Antonio”, e kjo i dha kenaqesi. Beri t’i mbylle syte prape, per te fjetur, por ndjeu nje shtrengim ne zemer, kujtoi se ishte fundi dhe degjoi hapat e nje njeriu jashte portes qe po perkulte dorezen.
-I mjeri une,-peshperiti, kur brenda u fut burre shtatlarte, qe e pa me kujdes dhe nxorri nje ze te larget, te huaj, sikur te mos kishte folur ndonjehere ne kete bote:
-Baba, baba, ndihesh mire?!-e rreshkiti me force brenda, iu gjend afer shtratit dhe e ndihmoi te pinte nje gote uje. Nikola Savino u spraps, e derdhi gjithi ujin pa arritur te fute nje pike ne goje, pastaj degjoi zerin e nje gruaje qe po therriste jashte:
Antonio, me ndihmo me djalin,duhet te futim valixhet ne shtepi!
Plakut i ra stilolapsi nga duart, ndjeu te dridhura deri ne palce, ngriti me mundim koken te shikonte Antonion qe po i thoshte qe kthehej shpejt, e pa i humbur akoma ndjenjat, pa te digjej perjashta nje diell i bukur, i madh, i papare ndonjehere!
& & &
-Ua, gjyshi, e harrova emrin tim. Si quhem une? Si quhem?!-dhe femija qe ishte siper shtratit, u shkeput nga perkedheljet e plakut e vrapoi me te shpejte tek i ati qe te mesonte emrin e vet.
Nikola nxorri me te shpejte fleten prej poshte krevatit, shkruajti emrin Alvaro mbi vizatimin e femijes dhe degjoi me kenaqesi Antonion qe po thoshte:
-Ti quhesh Alvaro, ke nje emer te bukur dhe nuk duhet ta harrosh asnjehere! More vesh?!
Nipi i tij u kthye duke klithur “Alvaro”, me te madhe, ngjante shume i gjalle, i bukur, me kacurrela te verdha qe i binin mbi fytyre. Iu afrua shtratit te gjyshit, ia mori doren dhe e pyeti Nikolen ne dinte apo jo t’i tregonte historira. Plaku rrudhi vetullat, u mendua nje cope here,pastaj e afroi pas vetes te nipin dhe zuri te flase duke kujtuar gjera te largeta ne kohe, qe i kujtoheshin neper mjegull, e nje pjese te personazheve ai i sajonte aty per aty, per te mos e ndalur ne vend historine. Alvaroja e degjonte, qeshte me te madhe ne ndonje vend dhe Antonio hynte here pas here brenda dhomes, i shihte qe te dy e iu thoshte:
-Jeni gjeja me e shtrenjte qe kam ne bote!
Plaku u perlot kur e degjoi te fliste ashtu Antonion, por kur pa qe nipi i tij po perpiqej te zgjatej, te arrinte lotet e t’i fshinte njeri pas tjetrit, i tha atij t’i mbyllte syte.
-Perse gjyshi?
-Eshte surprize, do ta shohesh!
Alvaroja i kishte qejf surpizat dhe i shtrengoi syte fort, qe mos shihte gje. Plaku mori stilolapsin dhe shkruajti dicka me te shpejte mbi flete, pastaj nxorri shamine prej xhepit dhe i mblodhi brenda te gjitha lotet, qe u bene margaritare te bardhe, te shndritshem, jashtezakonisht te bukur. E lidhi shamine dhe i tha te nipit t’i celte syte, pastaj ia dha duke e porositur qe ta hapte kur te vdiste gjyshi.
-Nuk e dua!-dhe Alvaros po i dridhej buza e poshtme. –Ti nuk do te vdesesh asnjehere. Nuk, do te vdesesh kurre!,-e plaku buzeqeshi, iu desh nje kohe e gjate ta marrte me te mira nipin dhe te pajtohej, pastaj si i premtoi qe nuk do te vdiste, e keshilloi ta merrte shamine e ta hapte kur te largohej nga kjo shtepi, me prinderit e tij.
Femija buzeqeshi, e puthi dhe pastaj e pyeti ne kishte apo jo lodra brenda shtepise.
-Duhet te ngjitesh lart, ne dhomen tjeter,aty eshte nje kale lekundes, nje tren eklektrik, makina me telekomande dhe cfare te duash! Shko tani!
Ndersa po i shkruante te gjitha keto ne flete, plaku e pa nipin qe po largohej. Mbeti vetem ne dhome, e nisi te mendoje seriozisht se c’dreqin kishte ndodhur valle.
-Ata jane te gjalle, une i shkruajta emrat e tyre mbi flete dhe ata erdhen te me benin vizite. Une shkruaj dhe gjithcka qe zhgarravit stilolapsi im, merr jete dhe realizohet. Te jete e mundur valle?! Apo jam cmendur, kjo eshte ora e fundit e jetes sime e po me ndodhin marrezira me trurin e raskapitur? Alvaro…-thirri qe te bindej ne e kishte gabim apo jo.
-Po, gjyshi!
-Te pelqejne?!
Femija klithi i kenaqur dhe plaku fshiu djerse te ftohta prej ballit. Domethene ishte e vertete. Ai nuk e dinte c’dreqin kishte ndodhur, ne e kishte patur me perpara apo jo kete aftesi, u mundua te kujtonte ndonje detaj te ngjashem, qe kishte ngjare ne te shkuaren dhe s’i nuk i ra nder mend asgje, u dorezua e mendoi qe duhej te gezonte ate mrekulli qe i ndodhi.
I hodhi nje veshtrim vizatimit te diellit, e kur pa qe perjashta digjej dielli i ngjashem me ate te fletes, tha qe kishte ndikim edhe mbi boten perjashta.
-Sa gjera mund te ndryshoj duke vizatuar fleten time,-mendoi gjithe gezim, e iu duk vetja i sheruar, i pushtetshem, brenda tij nisen te fryjne ererat e nje pasioni mbinjerezor, me stilolapsin e tij do i jepte ngjyra dhe forma jetes, te bukures, do krijonte kufij qe mund te kaperceheshin nga kushdo, nen kembet e lumturise.
-Antonio,-thirri, e s’i nuk iu pergjigj askush, degjoi zhurmen e eneve ne kuzine e mendoi qe po pergatisnin per te ngrene. Keshtu qe nuk vazhdoi me, u ngrit nga shtrati dhe iu afrua dritares, te sodiste nga afer ate dite te bukur me diell. I hapi te dyja kanatat dhe tmerr…jashte shtepise se tij nuk kishte me asgje. Gjithcka ishte e mbeshtjelle ne nje mjegull te bardhe, gati te tejdukshme, andej-ketej zgjateshin vija ngjyre blu, te ngjashme me ato te fletes se fletores. Dielli nuk digjte fare, rrezet e tij gllaberoheshin nga ai boshllek e nuk ktheheshin me mbrapa. Plaku mbeti pa fjale, diku larg, dalloi nje njolle te murrme, njelloj si ajo e fletes se tij, e u ndje akoma me keq. Kishte zhdukur boten dhe te gjithe njerezit brenda saj. Kjo ishte dicka e paimagjinueshme, perjashta ishte ajo c’ka mbetej nga fleta e tij, u kthye me vrap, e morri dhe dalloi qe kishte bere vizatime te medha te shtepise se tij, djalin e nipin, nusen dhe nje diell qe digjej kot.
-E pamundur,-tha, e iu duk enderr te krijonte boten sipas mendjes se tij. Te shpikte njerezit dhe gjerat qe donte prane.
-Une jam babai i botes,-foli me ze te tjetersuar, dhe ngriti koken drejt qiellit te bardhe ku vazhdonte te digjej dielli. Ai akoma nuk e kishte shpikur naten!
Vuri duart per te mos vrare veshtrimin, por nuk ndodhi aspak keshtu. Ai po e shikonte drejtperdrejt diellin dhe nuk ndjente asgje qe ta detyronte veshtrimin e tij te hidhej tutje. Rrezet nuk i benin asgje veshtrimit te tij. Rruzulli i zjarrte ishte nje stoli e bukur, pa asnje rol, e kur plaku e zbuloi kete gje, iu duk e poshter dhe artificiale. Ishte shume e hidhur te kuptonte qe gjerat e fletes materializoheshin por nuk merrnin me jete. E atehere…E atehere familja qe ai shpiku aty per aty? Nipi i tij po luante me lodra te vizatuara, por edhe ai vete ishte nje vizatim…
-Antonio,-klithi me te madhe, e u drejtua shpejt drejt kuzhines prej ku s’vinte asnje lloj zhurme. Djali i tij duhej te dinte dicka, le t’i jepte nje pergjigje, t’i thoshte nga kishte ardhur te pakten.
U fut brenda kuzhines dhe pa djalin qe ishte ulur mbi kanapen lekundese, i ngrire, pa asnje shenje jete ne fytyre. gruaja e tij qendronte e ngrire me thiken e madhe ne dore, kishte kaluar goxha kohe qe kur ata te dy nuk e kishin pare plakun, s’kishin shkuar afer krijuesit t’i benin lavde, e kishin ngelur ne vend.
-O zot, Alvaro,-e u ngjit me vrap ne dhomen e lodrave , e hapi deren me te shpejte dhe pa nipin qe po luante me trenin elektrik.
-Sa i bukur, gjyshi, sa i bukur!-klithi femija kur e pa, e la lojen dhe iu hodh ne qafe duke e puthur. Plaku nuk dinte me c’te bente, por ndjeu nje afsh te ngrohte, qe i dha kurajo, e mori nipin dhe zbriten shkallet. Gjeti copen e letres, shkruajti dicka me te shpejte dhe i tha te nipit:
-Eja te hama dicka!
U futen ne kuzhine, tavolina ishte e shtruar dhe babai i Alvaros, qe po priste buken, i pyeti pse ishin vonuar aq shume.
-Ai nuk di asgje,-mendoi plaku, i shtrengoi doren te birit dhe i tha vetes qe nuk ishte aq keq ta niste nga e para jeten. Afer kishte nje familje qe s’e kishte patur ndonjehere, nuk ishte pak e gjitha kjo. Vendosi fleten dhe stilolapsin mbi tryeze, me vone do mendonte c’te bente tjeter.
-Baba, deshiron edhe pak gjelle,-degjoi nusen e te birit qe e shihte me dashuri.
Tundi koken, pastaj mendoi qe brenda kesaj shtepie e donin te gjithe, ai mund te krijonte nje qytet, nje shtet, nje bote te tere, mjaftonte qe ta donin dhe t’i qendronin afer njerezit e tij. Buzeqeshi.
-Dua edhe une, edhe une, mami,-dhe Alvaroja zgjati pjaten ne drejtim te nenes. Kjo pa u menduar shume, mbushi lugen e madhe dhe ia hodhi ne pjate, por pa dashje kishte pikuar mbi fleten e plakut, qe klithi gjithe tmerr. C’kishte ndodhur?
E mori fleten ta pastronte, aty ishte nje njolle shume e madhe lyre e kur e keqyri me kujdes, pa qe njolla ishte rrezuar siper emrit te Alvaros. Ngriti syte i tmerruar, nuk arriti te degjoje tjeter vecse nje klithme te zbehte, nipi i tij u zhduk sa hap e mbyll syte, pergjithmone, plakut i ra luga nga duart kurse prinderit e femijes, pane njeri-tjetrin te habitur, per disa sekonda. Pastaj sikur te mos kishte ndodhur gje, harruan qe dikur kishin patur femije e nisen te hane ne qetesi gjellen e mbetur.
Plaku nuk po e mblidhte veten. Antonio i foli qe jashte ishte dita me e bukur e vitit, por plakut i vinte vetem nje zhurme shurdhuese ne veshe. Alvaroja nuk ishte me. Por s’ishte kjo cudia. Ai nuk kishte degjuar brenda vetes kercitjen e zemres, ishte njelloj sikur prej tavolines te kishte ikur dicka pa vlere, e jo te kishte vdekur nipi i tij, Alvaro. Ishte gjithcka fallco dhe e shtirur, nje bote artificiale, edhe ai qe ishte i gjalle, ndjente artificialisht per ate pseudo-familje. Mbaroi se ngreni, “Me falni, po largohem pak”, tha dhe u zvarrit ne dhomen e tij, duke hequr pas vetes fleten dhe stilolapsin. Sa shume qe kishin ndodhur ate dite. U fut ne shtrat, i penduar per fatin e tij qe e kishte braktur prape. Shkruajti mbi leter:
-Dua te jete nje dite e zeze, me shi dhe bresher, qe godet dritaret e shtepise sime. Ne fundin e mbremjes, dua te vdes ne gjume, pa e marre vesh, i vetmuar e pa njeri mbi koke qe te me shtrengoje doren!
E vendosi copen e letres mbi komodine, u kthye nga ana tjeter dhe ia futi gjumit…
& & &
Nderkohe, po ate dite, ne cepin tjeter te botes nje femije i vogel u zgjua nga gjumi, futi doren poshte jastekut te tij, ku kishte futur dhembin e pare qe i kishte rene naten qe shkoi, e gjeti dhuraten e Zanave. Klithi i habitur,ishte nje shami e madhe, e kur e hapi, zbuloi brenda saj margaritare te bardhe, te bardhe, te bukur, qe ngjanin si lotet e vetmise te njeriut para vdekjes!

07/03/2005