Eshte evident fakti qe diaspora e re dhe e vjeter shqiptare ka hyre tashme ne rrugen e plote te integrimit ne strukturat shoqerore dhe sociale kudo qe ajo ndodhet. Ndaj organizimi i saje ne nje strukture efikase qe te permbushe qellimin final, ate per te cilin i rreh zemra ne vazhdimesi, rilindjen e Shqiperise, eshte i domosdoshem. E kerkon vete koha, e kerkojne vete shqiptaret.
Diaspora shqiptare jo vetem eshte nje perfaqesuese e denje e vendit tone ne arenen nderkombetare por eshte dhe kolona vertebrale e ekonomise se brishte te vendit ame. Prandaj ka ardhur momenti i shumepritur, si bije te denje te asaj toke, qe edhe ne te merremi ne konsiderate e te ndikojme me peshen tone ne zgjidhjen e problematikave politike, shoqerore e ekonomike te Shqiperise, sidomos tani qe me ēlirimin e Kosoves edhe hapesira jetike e kombit tone po zgjerohet.
Ne kete kuader, nevoja e mbledhjes se nje Kongresi boteror te Diaspores shqiptare, per te shkembyer pervoje e mendime por edhe per te konkorduar nje strategji te perbashket pune per te ardhmen, eshte domosdoshmeri. Ndaj LZHK-Diaspora ne Europe ka vendosur thirrjen e ketij Kuvendi mbarekombetar ne kryeqytetin e turizmit Europian, pikerisht ne Rimini (ITALI) me date 28-29 maj '05, ku eshte e parashikuar dhe pjesemarrja e njeriut qe simbolizon bashkimin tone te pathyeshem panshqiptar, NMT Leka Zogu I.
Kemi nje enderr te perbashket, rilindjen e Shqiperise.
Kongresi i pare Boteror i Diaspores shqiptare mbahet ne megastrukturen "Palacongressi" te: Rimini (ITA), me 28-29 Maj 2005.
Te gjitha shoqatat kulturale e patriotike, grupimet apo individe qe kane ne zemer e ne shpirt te ardhmen e Shqiperise, jane te lutur te dergojne me shkrim (ne info@lzhk.org ) kerkesen e tyre per te qene delegate te ketij Kongresi si dhe per te pasur te gjithe informacionin e deshiruar.
Zyra e shtypit, informacionit dhe maredhenieve me publikun te LZHK-Diaspora ne Europe
Per me teper lexoni ne:
www.lzhk.org
Krijoni Kontakt